Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/19

Kujdes nga 10 bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil. –


 https://www.shqiperia.com/blog/4436-2/

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se në sipërfaqen e celularëve që përdorim gjatë ditës, ndodhen rreth 80% e baktereve më të zakonshme të njeriut.

Disa madje thonë se ato janë edhe më të ndotura me bakteret edhe sesa kapaku i WC-ve, ndërkohë që atë e prekim mesatarisht 150 herë në ditë.

Telegrafi më poshtë iu sjell se cilët janë 10 bakteret më të rrezikshme që ndodhen në telefonat tonë.


1. Pseudomonas aeruginosa.

Është bakteri që gjendet me shumicë në telefonat mobil që përdorim. Kjo për faktin se ky lloj bakteri nuk ka shumë nevojë për ushqim që të shtohet në koloni.



2. Clostridium difficile.

Ky bakter është nga më prezentët dhe është përgjegjës për forma të ndryshme diarreje dhe irritim të zorrës së trashë. Ai përgjithësisht prek persona që kanë një mbrojtje të dobësuar imunitare.

3. Staphylococcus aureus.

Ky lloj bakteri që ndodhet normalisht në lëkuren tonë, në raste të veçanta ka të gjitha mundësitë që të gjenerojë fenomene dhe simptoma të patologjive të ndryshme, shpesh herë edhe të rënda. Prezencë e këtij bakteri, është vërejtur në telefonat e një përqindje të madhe të punonjësve të sistemit sanitar.


4. Staffilococchi coagulasi negativi.

Këto baktere janë përgjegjëse për infeksionet sanguine që hasen më së shumti nëpër spitale. Janë vështirësish të prekshëm prej antibiotikëve.

5. Streptocoku.

Njihen dy lloje të këtij bakteri shumë të dëgjuar. Tipi A është përgjegjës për faringitet dhe tonsilitet tek fëmijët, ndërsa tipi B është përgjegjës për një gamë të madhe patologjish në moshë adulte, që nga polmonitet deri tek infeksionet e traktit urinar.

6. Escherichia coli.

Ky në fakt është një bakter që ndodhet normalisht në aparatin tonë tretës, por fakti që ai eliminohet përmes fekaleve, ndërkohë që gjendet edhe në ekranet e telefonave, është një tregues domethënës për kontaminim e tyre.

7. Coliformi. 

Edhe për këtë bakter mund të thuhet e njëjta gjë sikurse edhe për Escherichia coli.

8. Corynebacterium. 

Ky bakter është në origjine të difterisë, një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me mundësi të shumta komplikacionesh edhe të organeve të tjera.

9. Candida albicans. 

Bakteri i mësipërm ndodhet gjithashtu normalisht në trupin e njeriut, por në raste të virulentimit të tij, ai bëhet përgjegjës për infeksione të kavitetit të gojës dhe zonave publike.

10. Myshqet.(Brofitet) 

Janë të njohura rreth 30 mijë lloje . Në bazë të ndërtimit dhe pamjes të tyre , divizioni i myshqeve ndahet në dy klasë : Myshqet Rrezhdore , me pamje talusore dhe Myshqet e Vërteta , të pajisura me kërcell dhe gjthëza.

Cikli i zhvillimit seksual të myshqëve

Këto ndodhen kryesisht nëpër frutat që janë harruar me kohë nëpër frigoriferë, por janë hasur edhe në 10% të telefonave të kontrolluar. Këto shkaktojnë fenomene të tilla që lidhen me vështirësi në frymëmarrje, hunde të zëna dhe në raste të rralla edhe në infeksione pulmonare.

Përgatiti : Flori Bruqi 

Si duhet thënë: Çifut, hebre apo izraelit?

 

Si duhet thënë: Çifut, 


Nga Kristina Jorgaqi

Botuar në DITA

Pasi kisha rilexuar me shumë kënaqësi, pas kaq e kaq vitesh, romanin  e famshëm të Fojtvangerit Çifutja e Toledos dhe përpiqesha të ndaja me një miken time mendimet dhe emocionet që më kish rizgjuar ai libër, mësova në bisedë e sipër një fakt të çuditshëm. Shqipëruesi i njohur i veprës, me origjinë çifute, ishte shprehur si në biseda private, ashtu edhe publikisht se e refuzonte prerazi përdorimin e fjalës çifut për shkak të ngarkesës negative që ka marrë kuptimi i saj në shqipe.

Në çast e kapa veten duke menduar se si do t’ia bënte përkthyesi me titullin në variantin e ri të veprës, të cilën kisha dëgjuar se do ta ribotonte të plotësuar? Do t’i vinte një titull tjetër, krejt të ri, apo do të zëvendësonte vetëm fjalën çifutja? E nëse bënte këtë të dytën, ç’mund të dilte? Hebreja e ToledosIzraelitja e ToledosJudeasja e Toledos …?

Në të vërtetë, asnjeri nga këta tituj virtualë nuk më rrinte mirë. Hebreja më tingëllonte tepër librore, prandaj dhe disi e panatyrshme, ndërsa izraelitja dhe judeasja, me atë ngarkesën e tyre biblike, më dukeshin krejt të papërshtatshme …

Nejse, nuk ia vlente që të vazhdoja të vrisja mendjen gjatë për të gjetur titullin e ri të romanit, që afërmendsh s’ishte puna e lexuesve si unë, por e përkthyesit[1]. Për mua si gjuhëtare kishte më shumë rëndësi fakti që refuzohej të përdorej një fjalë e ngulitur dhe aq popullore e shqipes për shkak kinse të ngjyrimit përçmues që ajo kishte  marrë.

Sot në shqipe ka, siç dihet, tri emra që përdoren për të shënuar pjesëtarët e atij populli, i cili ka pasë jetuar deri në shekujt e parë të erës sonë në Palestinë, por që më vonë u shpërnda në vende të ndryshme të botës. Dhe këta janë: çifut, hebre e izraelit. Ndër këto, fjala çifut – me prejardhje nga turqishtja – është më e vjetra, prandaj dhe më popullorja në shqipe. Përpara pushtimit turk, në shqipe përdorej një fjalë tjetër, e huazuar nga italishtja, fjala xhudhi, të cilën e ndeshim tek të gjithë autorët tanë të vjetër: Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani. Ndërsa fjalët hebre dhe izraelit janë shumë më të reja, të ardhura në shqipe nga gjuhët neolatine (italishtja e frëngjishtja), kryesisht nëpërmjet rrugës librore.

Fjala çifut, duke qenë një fjalë e vjetër dhe njëkohësisht me njohje e përdorim shumë të gjerë në mbarë shqipen, ka pësuar natyrisht edhe ndryshime kuptimore. Kështu, përveç kuptimit si etnonim, domethënë si emër që shënon përkatësinë apo prejardhjen nga një popull i caktuar, fjala ka zhvilluar edhe një kuptim tjetër: “njeri shumë dorështrënguar dhe që në çdo gjë sheh përfitimin e vet” (Fjalori i shqipes së sotme, 2002). Madje një kuptim të tillë me ngjyrim keqësues nuk e gjejmë vetëm në shqipe, por edhe në shumë gjuhë të tjera të Europës.

Prapa këtij kuptimi “fshihet” një fakt historik: shumë çifutë, për shekuj me radhë, kanë ushtruar profesionin e fajdexhiut, çka do të thotë se ata janë identifikuar shpesh me të keqen. Veç kësaj, të mos harrojmë imazhin aspak të mirë që u kultivua për ta për shekuj me radhë në botën e krishterë si vrasës të Krishtit. Letërsia, gjithashtu, për hir të së vërtetës, ka ndihmuar për të gdhendur arketipin fizik e moral të çifutëve. Mjaft të kujtojmë figurën e Shilokut te Tregtari i Venedikut apo të Kolbit te Paraja e Emil Zolasë. Tëgjitha këto, kuptohet, nuk kish si të mos linin gjurmë edhe në gjuhë.

Sidoqoftë, kuptimi i dytë që ka marrë fjala çifut, edhe pse me ngjyrim keqësues, nuk ndikon aspak në përdorimin normal të saj si etnonim. Zhvillimet e kuptimeve të ndryshme brenda të njëjtës fjalë dhe bashkekzistenca e tyre bën pjesë në “fiziologjinë” e çdo gjuhe. Heqja e një fjale nga përdorimi vetëm pse kjo ka zhvilluar një kuptim keqësues, nuk mund të kryhet në mënyrë voluntariste, aq më pak prej një njeriu të vetëm. Është pak a shumë njësoj sikur ndonjë intelektual erudit, adhurues i Ciceronit, oratorit të lashtësisë, të ngrihet sot e të thotë se duhet gjetur një fjalë tjetër për të shënuar “personin që shpjegon e drejton vizitorët në një ekspozitë, vend turistik etj.” e jo të përdoret fjala ciceron, pasi kjo e ul figurën e oratorit të shquar.

Në gjuhë, krahas ndryshimeve të brendshme, ka edhe ndryshime të cilat imponohen nga jashtë. Si një shembull, ndonëse jo dhe aq të zakontë, do të përmendja faktin që në SHBA, në vitet 60 të shekullit XX, u zhvillua një lëvizje e fuqishme feministe, në kuadrin e së cilës u ndërmor edhe një fushatë kundër përdorimit seksist të gjuhës. Feministet kërkonin, ndër të tjera, që gjithë emrat e gjinisë mashkullore që përdoreshin për të shënuar si meshkujt dhe femrat, të eliminoheshin. Në vend të tyre të përdoreshin trajta neutrale. Kishte edhe kërkesa të tjera nga më të habitshmet, por që çuditërisht, siç doli nga një studim i kryer pas dhjetë vjetësh që nga fillimi i fushatës, ishin pranuar dhe kishin gjetur zbatim mjaft të gjerë në gjuhën e shkruar.

E pra, nëse për një çast  do të hamendësonim që një numër i madh shqiptarësh me prejardhje hebreje nesër-pasnesër do të ngrihej dhe, në kuadrin e një lëvizjeje të gjerë për mbrojtjen e të drejtave të tyre si komunitet, do të kërkonte nxjerrjen nga përdorimi të fjalës çifut, mund të ndodhte që, nga gjuha zyrtare, ajo edhe të dilte. Sidoqoftë, tani për tani të paktën, kjo nuk ka gjasë të ngjajë. Le të vazhdojmë atëherë ta përdorim fjalën çifut e krahas saj edhe sinonimin hebre (jo ebre). Por kujdes me izraelit. Ky emër do të ishte mirë të përdorej kryesisht për të shënuar “shtetasin e Izraelit”. Apo, së bashku me judeas, edhe si term biblik e historik.

Presidentja e Kosov1%s Prof.dr.Vjosa Osmani për Edvin Kristaq Ramën :- E patolerueshme mbështetja e politikave të Serbisë

 

Presidentja Vjosa 


Pak ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për gazetën austriake “Die Presse” se nuk duhet ushtruar më presion ndaj Serbisë për t`i vendosur Moskës sanksione, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e la këtë koment pa përgjigje.

Në një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës, të fokusuar tek njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë, ajo gjeti momentin të fshikullonte dhe shefin e ekzekutivit shqiptar, duke lënë të kuptohet se nuk është sekret që ka disa mosmarrëveshje mes tyre, të cilat siç tha ajo, janë të natyrës zyrtare.

“Unë nuk mendoj që qasja ku politikanët shqiptarë, pavarësisht se a janë nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia e Veriut apo nga Mali i Zi apo Presheva, shndërrohen në apologjetik të politikave të Serbisë është diçka që i ndihmon qoftë Kosovës qoftë shqiptarëve.

Nuk mendoj që është e drejtë që të arsyetohet qasja dhe veprimet proruse të Serbisë, nuk mendoj aspak që është e drejtë që të arsyetohet Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë sepse kjo pastaj shkon në ato që quhen politika e “shpëtimit të fytyrës” së një regjimi në Serbi që po ashtu ka shërbyer edhe në kohën e (Slobodan) Millosheviçit.

Po ashtu nuk mendoj që duhet të reduktohen krimet që janë  kryer në Kosovë në spastrim etnik, sepse ajo çka ka ndodhur në Kosovë është gjenocid dhe duhet të quhet me emrin e saj të vërtetë”, tha ajo. Të mos harrojmë, shtoi Osmani, se Kosova si shtet i pavarur e Sovran është edhe projekt e sukses kombëtar, nuk është projekt e sukses vetëm i shqiptarëve të Kosovës është kombëtar, prandaj çdo shqiptar, kudo qoftë ka detyrimin  kombëtar që ta mbrojë e shtyjë përpara këtë projekt.

Deputeti socialist, kundër arrestit të Berishës: Ka kontribute speciale

 


Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i pyetur në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se në kuadrin personal mendon se masa të tilla janë të tepruara.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, ai tha se ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara dhe se masa të tilla nuk duhen marrë ndaj personave me kontribut të caktuar.

I pyetur si politikan këto janë çështje të drejtësisë. Jemi të detyruar t’i zbatojmë na pëlqejnë apo jo.

Ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara.

Njerëz të cilët kanë një kontribut të caktuar, kolegë tanët apo krahut tjetër që publikisht janë aty, nuk ke pse u jep masa dënimi të rënda deri në pamundësi të veprimeve të tyre”, tha ai.

“O Sali gjenerali sa mali, dil njëherë se na mori malli”- Demokrati i thur vargje Berishës!

 


Një demokrat, në protestën poshtë shtëpisë së Sali Berishës, ka thurur vargje për ish-kryeministrin, të cilat i lexoi para demonstruesve.

Ai u drejta nga  Prof.dr. Sali Berisha duke e cilësuar gjigant e legjendar e duke i kërkuar dalë nga shtëpia për të prirë demokratët.

Gjithashtu e krahasoi me Gjergj Elez Alianë, ndërsa tha se vetëm ai mund ta mundë Bajlozin e Zi, duke iu referuar këtu kryeministrit Edvin Kristaq  Rama.

Poezia e lexuar nga demokrati

O Sali, o legjendar

Dil njiher se dum me t’par

O Sali, gjeneral -gjigand  sa mali

Dil njiher se na mori malli...

“Gripi i syrit” po përhapet. Profesor Kalo shpjegon nga çfarë shkaktohet dhe poston pamjet: – Bëni kujdes, në asnjë rast vetëmjekim!

 

“Gripi i syrit” po përhapet. Profesor Kalo shpjegon nga çfarë shkaktohet dhe poston pamjet: – Bëni kujdes, në asnjë rast vetëmjekim!


FOTO: “Gripi i syrit” po përhapet, profesor Kalo shpjegon nga çfarë shkaktohet dhe poston pamjet: “Bëni kujdes, në asnjë rast vetëmjekim”!

Mjeku i njohur, profesor Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve të ruhen nga ajo që cilësohet si “gripi i syrit” dhe po përhapet me shpejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shkruan se nuk duhet të anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një keratokonjuctivites, ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës.

“Kohë kovidiane, 30.12.2021. Një RIKUJTESË në kontekstin e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19: Keratoconjunctivitis, një sëmundje për të cilin po flitet sot shpesh nën okelion “gripi i syrit”, është një proçes inflamator, i cili përfshin njëkohësisht konjuktivën, apo shtresën e jashtme veshëse të syrit (“Conjunctivitis”), dhe kornenë sipërfaqsore (“Keratitis”), me origjinë virale, bakteriale, autoimune, toksike dhe alergjike….

Rreth 6.000.000 individë me Keratokonjunctivitis, paraqiten për ndihmë mjeksore çdo vit në ShBA. Rreth 40% e rasteve të tyre në tërësi janë me origjinë ALERGJIKE, dhe vërehen më shpesh në fëmijët e moshës para shkollore e shkollore të moshës 4-7 vjeç, por një dukuri e tillë mundet të observohet nga mosha 5 muajshe deri në grup moshat mbi 30 ose 40 vjeçare…

Përsa i përket shkaktarëve INFEKSIOZË: 1- Keratokonjuktivitet VIRALE janë më të shpeshtat pavarësisht moshës së të sëmurit, dhe përbëjnë 70-75% të Keratokonjuktiviteve infeksioze. Rreth 90%e tyre shkaktohen nga Adenoviruset dhe viruset e tjerë si Enteroviruset, Herpes simplex dhe Herpes zoster. 2- Keratokonjunktivitet BAKTERIALE vërehen më shpesh në moshat pediatrike, dhe përbëjnë rreth 50% të keratokonjunktiviteve infeksiozë në këto mosha….

Në këto “Kohë kovidiane”, të mos anashkalohet fakti se virusi Sars-Cov2/Covid-19 mundet të manifestohet me një KERATOKONJUNCTIVITIS (ose edhe vetëm me një prekje të konjunktivës : “Conjunctivitis”), në kuadrin e rreth 98 (nëntëdhjetë e tetë) shënjave klinike të ndryshme të observuara deri më tash, në milionat e të sëmurëve të prekur gjatë kësaj “flame mbarëbotërore”, ose mundet të jetë e vetmja shënjë e këtij infeksioni viral…

Konjunktivitet dhe Keratokonjunktivitet janë observuar në të gjitha variantet virusit Sars-Cov2/Covid-19, POR ato po observohen edhe më shpesh në dy variantet më në qarkullim të tij Delta dhe Omikron…

Bashkëngjitur janë fotot e tre rasteve të Konjunktiviteve apo Keratokonjunktiviteve të observuara personalisht, në të sëmurët e trajtuar nga unë për Covid-19….

semundja syrit (Gripi i Syrit

Mjekimi standart i një Konjunktiviti apo Keratokonjnktiviti bazohet: në Higjenën e kujdesëshme të fytyrës, si dhe në Trajtimin topik/lokal me antinflamatorë, përzierja antibakteriale dhe kortikosteroide (Tobradex me pika), me pomadat oftalmike me Tobradex, Aciklovir, Doxicyclin, Rifampicin, etj…

NË ASNJË RAST VETËMJEKIM, por konsultë e menjëhershme me mjekun e familjes dhe atë specialist….Together forever!!!”, shkruan Kalo.

Kujdes, e gjitha po më rezulton një alarm fals!– Kujdes me “sulmet kibernetike armike”!

 



Nga Ferdinand Drvishi

“Ekspertet pohojnë se kohët e fundit nuk është regjistruar asnjë sulm kibernetik i rrezikshëm”.
– Më shumë gjasa Qeveriu ka planifikuar, deri në detaj, një tjetër hajdutëri me procedurë të përshpejtuar, emergjente.
I doli flaka rrjetit dhe të gjitha mediave nga kjo historia e sulmit kibernetik dhe mbylljes për pasojë të aksesit të shërbimve publike online për qytetarët si dhe të sistemeve qeveritare “deri në neutralizimin e sulmeve armike”.
Kujdes, e gjitha po më rezulton një alarm fals!
As policia, as prokuroria nuk kanë asnjë dijeni se kush po sulmon, se kush po heton e të tjera. Nuk kanë marrë asnjë denoncim. Madje askush nuk e di se cilët janë “ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK”, që po merren më këtë çështje që “rrezikoka sigurinë kombëtare”, sipas komunikimit zyrtar për shtyp të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Ekspertet pohojnë se kohët e fundit nuk është regjistruar asnjë sulm kibernetik i rrezikshëm.
E gjitha, sa duket, po hëhet për të justifikuar diçka tjetër.
Më shumë gjasa Qeveriu ka planifikuar, deri në detaj, një tjetër hajdutëri me procedurë të përshpejtuar, emergjente.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...