Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/20

Shkruan :Flori Bruqi :Personazhet me te famshem ne botë e artit dhe kulturës ....


Shqiptarët më famshëm në botë
Tuesday, February 20, 2024

Përgatituni! Katër këngëtaret shqiptare me famë botërore kanë një surprizë

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bebe Rexha ka kërkuar një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe  Ava Max.Përgatituni! Katër këngëtaret shqiptare me famë botërore kanë një surprizë

Këngëtaret me famë botërore Ava Max, Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora


Këngëtarja me famë botërore bëri një status në rrjetet sociale dhe i zgjoi të gjitha koleget e saj shqiptare. “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max,”-  shkruan Bebe Rexha duke e shoqëruar postimin edhe me ngjyrat kuqezi.

Ishte Dua Lipa ajo e cila i ka kthyer e para përgjigje Bebes, duke shkruar: “Hajde shqipeee”. Më pas ka ardhur edhe reagimi i Ava Max e cila shkruan: “Një ‘Lady Marmalade’ e re”. “Lady Marmalade” është një këngë e realizuar nga Bob Creëe dhe Kenny Nolan, e cila për herë të parë u bë e popullarizuar në vitin 1974 nga grupi amerikan i vajzave, “Labelle”.

2024/02/19

“Kanceri” Rama duhet “operuar” urgjent

 



Prof.dr.Eshref Ymeri, shtigjeve të fjalës artistike - Bota Sot

                     Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri


 

Që kur diktatura neokoministe e Ramës izoloi në shtëpi Kryetarin e opozitës, Prof.dr. Sali Berisha, mbështetësit e tij, çdo pasdite, kanë organizuar tubime proteste pranë pallatit ku ai banon, për të ngritur zërin kundër pushtetit të Ramës, i cili, që prej shtatorit të vitit 2013 dhe deri tani, i ka bërë gjëmën popullit shqiptar me politikën e varfërimit të pandalshëm nëpërmjet rritjes së pandërprerë të taksave dhe të çmimeve, çka ka sjellë si pasojë shpopullimin katastrofik të vendit tonë. 

U bënë disa ditë që organizatorët e atyre tubimeve, të gjithë anëtarëve dhe smpatizantëve të Partisë Demokratike, u janë drejtuar me thirrjen për të marrë pjesë në protestën madhështore të 20 shkurtit, ditës simbol të rrëzimit të diktaturës komuniste, kur shtatorja e kryekriminelit Enver Hoxha në Sheshin “Skënderbej” qe flakur në tokë 33 vjet më parë.

Duke pasur parasysh këtë ditë simbol, çdo qytetar opozitar me vetëdije të lartë kombëtare, ka krijuar bindjen se 20 shkurti do të jetë dita e fundit e sundimit të diktaturës neokomuniste të Ramës, çka, normalisht, do të pasohet me krijimin e një qeverie teknike dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme. Por kur qytetari opozitar me vetëdije të lartë kombëtare, njihet me deklaratën e fundit të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ai ndien një zhgënjim të thellë tronditës në qenien e vet.

Në një njoftim, të botuar në një faqe interneti, thuhet:

“Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka mbledhur paraditen e kësaj të diele, strukturat e PD-së në Devoll. Bardhi foli për rezultatin e dobët në zgjedhjet vendore të opozitës, teksa u shpreh se nuk ishte ai që ne prisnim. Megjithatë, ai shprehu bindjen se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 PD do të dalë fituese” (Citohet sipas: Bardhi: PD do të jetë fituese në zgjedhjet e 2025-ës”. Faqja e internetit “CAN”. 18 shkurt 2024).

Në qoftë se me këtë deklaratë Gazment Bardhi shfaqet në publik si përfaqësues i të gjithë Partisë Demokrtatike dhe i krejt simpatizantëve të saj, atëherë duhet ardhur në përfundimin se organizatorët e tubimeve pranë pallatit të Prof.dr. Sali Berishës po luakan një komedi të lezetshme para elektoratit të djathtë, të cilin po e mashtruakan në një mënyrë sa të pahijshme, aq edhe të pabesë. Atëherë rezultuaka se elektoratit të djathtë iu bëka thirrje për t’u mbledhur thjesht për një teferiç në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” , ku do t’u mbakan disa fjalime të ekzaltuara dhe mandej njerëzit do t’u shpërndakan secili në shtëpinë e vet. Nëse Gazmendt Bardhi dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike menduakan për fitoren e zgjedhjeve në vitin 2025, atëherë përse u organizuakan ato tubime pranë pallatit të Prof.dr. Sali Berishës? Përse u dashka organizuar protesta e 20 shkurtit? A nuk do të ishte më mirë që drejtuesit e partisë dhe organizatorët e tubimeve t’i futeshin punës në të gjitha strukturat e partisë, që nga Tirana deri në zonat më të thella, duke trokitur në çdo derë, në qytet dhe në fshat, për t’i zgjuar njerëzit nga letargjia e skllavërisë, ku i ka zhytur gënjeshtari dhe mashtruesi i regjur Rama?

Përfundimisht, nëse protesta e 20 shkurtit nuk do të shënojë përmbysjen e neokomunistit Rama dhe të bandës së tij nga pushteti, nëse ajo protestë do të përfundojë ashtu si edhe protesta e 07 korrikut 2022, atëherë duhet thënë me bindje të plotë se për demokratët e vërtetë dhe simpatizantët e Partisë Demokratike, ajo “Rruga e Shpresës” do të shndërrohet një herë e mirë në “Rrugën e Mashtrimit dhe të Zhgënjimit të Madh”. Dhe Partia Demokratike jo vetëm që nuk do t’i fitojë zgjedhjet e vitit 2025, por do t’i duhet që të presë fitoren e neokomunistëve të Ramës edhe në vitin 2041, me rastin e festës së 100-vjetorit të themelimit të prostitutës komuniste të Miladin Popoviçit dhe të Dushan Mugoshës.

Feniks, Arizona, 18 shkurt 2024

 

 

 

Çka e zbehi festën e pavarësisë së Kosovës?

Opinionisti Fehmi Ferati ka folur për mënyrën se si po festohet pavarësia e Kosovës viteve të fundit ku rezervoi kritika edhe për partitë politike por edhe për një grup qytetarësh. “Ajo që më ka shqetësu gjithmonë është që tash 16 vjet në çdo festë partitë politike vazhdimisht ka nuanca ku gjithmonë kur e shënojnë përvjetorin, seicla parti politike thotë që ka nuancë elektorale të festës, këtë e shohim në diskursin e tyre të fjalimeve, të tendencave të përkujtimit që ne jemi meritorë”, ka thënë Ferati në Info Magazine. 


 “Kjo edhe më shumë e huton masën, edhe popullatën, edhe shoqërinë – kjo e para”. closevolume_off “E dyta, kjo e ka tjetërsu në njëfarë forme edhe festën. Kemi qytetarë që në anën tjetër ia fusin shkojnë në Selanik, do dalin në Shqipëri. Ne jemi në demokraci edhe s’muj kërkujt me ia ndalu me shku ku të don, por në ditën e pavarësisë me e lëshu shtetin, mu personalisht nuk më duket që është patriotike mjaftueshëm”. “Në këtë ditë ne duhet të presim qytetarë nga Shqipëria, qytetarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, nga Lugina”.

Liqeni i cekët në Kanada që mund të tregojë për ‘origjinën e jetës në tokë’


Në këtë panoramë vullkanike pa florë ose faunë në provincën kanadeze British Columbia shihen disa trupa cekët uji me një përzierje të sakte kushtesh kimike e fizike, aq sa kanë bindur ekspertët thonë se mund të shërbejë si model i ‘pikënisjes se jetës në planetin tonë.’

Liqenet e cekëta të kripura në tokën vullkanike të njohura si ‘Last Chance Lake’ — ngjajnë me liqenet e lashtësisë të pasura me karbon qe kishin qenë djepi i jetës, thotë bashkë-autori David Catling, profesor gjeo-shkencash në Universitetin e Uashington.

“Ne mund të kërkonim për kushte të caktuara që funksionojnë si blloqet e ndërtimit të jetës në natyrë. Mendojmë se ky është një vend premtues për origjinën e jetës”, tha Catling.

Vemendja e tyre u fokusua këtu pasi një dokument në vitet 1990 zbulonte sasi të mëdha fosfatesh.

Dhe kur ata erdhën për të kontrolluar zbuluan se liqeni i cekët i Last Chance Lake në lartësi rreth 1,000 metra, ka nivelet më të marta të fosfateve të çdo trupi ujor në tokë.

Uji i Last Chance Lake ishte i mbushur gjithashtu jo vetëm me fosfate por dhe me mineralin dolomit, që ndihmon akumulimin e fosforit në mjedis dhe të krijimit të kushteve të cilat studiuesit besojnë se kanë sjellë lindjen e jetës në tokë, thotë Haas.

“Po punojmë me idenë se ky tip mjedisi ishte favorizues për jetën në tokë,” tha ai, duke shtuar se liqenet Last Chance Lake nuk janë 4 miliardë vjet të vjetër por vetëm 10,000. Prandaj vendi është një mjedis analog natyral që i ofron shkencëtarëve të kuptojnë sesi është dukur toka primitive.

“Kemi arsye të besojmë se liqene të tilla kanë dalë në tokë 4 miliardë vjet më parë pasi  liqenet Last Chance Lake qëndrojnë mbi shtresa që krijojnë ujin e sodës, që është parakushti për nivele të larta fosfati”.

Vetë soda formohet nga bashkëveprimi i ujit me shkëmbin vullkanik. Ajo gjendet kudo në botë por është shumë e rrallë në ujëra të kripur, siç janë liqenet në fjalë.

Njësi të tilla uji kanë qenë në fokus të shkencëtarëve dhe më parë si origjinë e mundshëm e jetës, teksa në vitet 1800, Charles Darwin krijoi teorinë e “pellgut të vogël të ngrohtë” të liqeneve me fosfate, ku mund të jenë formuar molekulat e para të jetës.

Por nëse jeta ka lindur vërtet ne liqenet e sodës apo në fund të oqeaneve, njohuri të tilla mbeten vetëm teorike./CNN/

Liqeni i cekët në Kanada që mund të tregojë për

Vetë soda formohet nga bashkëveprimi i ujit me shkëmbin vullkanik. Ajo gjendet kudo në botë por është shumë e rrallë në ujëra të kripur, siç janë liqenet në fjalë.

Liqeni i cekët në Kanada që mund të tregojë për

“Ne mund të kërkonim për kushte të caktuara që funksionojnë si blloqet e ndërtimit të jetës në natyrë. Mendojmë se ky është një vend premtues për origjinën e jetës”, tha Catling.

Qytetarët rus dalin në protestë pas vdekjes së Navalny. – Raportohet për mbi 270 të arrestuar në të gjithë Rusinë

 



Të paktën 273 persona janë arrestuar në 32 qytete ruse që nga vdekja e Alexei Navalny, kundërshtarit të Presidentit Vladimir Putin, sipas grupit të të drejtave OVD-Info.

Sipas Reuters, ky është numri më i madh i arrestimeve në ngjarjet politike në Rusi që nga shtatori 2022, kur më shumë se 1300 u arrestuan në demonstratat kundër një “mobilizimi të pjesshëm” të rezervistëve për fushatën ushtarake në Ukrainë.

Navalny, një ish-avokat 47-vjeçar, ra pa ndjenja dhe vdiq të premten pas një shëtitjeje në koloninë penale të Arktikut, ku po vuante një dënim prej tre dekadash, tha shërbimi i burgut.

OVD-Info, e cila raporton për lirinë e tubimit në Rusi, tha se numri më i madh i arrestimeve ndodhi në Shën Petersburg dhe Moskë, ku lëvizja e Navalny-t ishte tradicionalisht e fortë, me 59 dhe 47 të arrestuar.

OVD-Info raportoi gjithashtu arrestime individuale në qytete më të vogla në të gjithë Rusinë, nga qyteti kufitar i Belgorodit, ku shtatë u vranë në një sulm me raketa ukrainase të enjten, deri në Vorkuta, një postë minierash në Arktik, dikur qendër e kampeve të punës gulag të epokës së Stalinit.

Pamjet e filmuara nga Reuters në Moskë treguan forcat e rendit duke grumbulluar njerëzit në tokë në dëborë, afër një vendi ku vajtuesit kishin lënë lule dhe mesazhe në mbështetje të liderit të vdekur të opozitës.

“Në çdo departament policor mund të ketë më shumë të arrestuar sesa në listat e publikuara”, tha OVD-Info. “Ne publikojmë vetëm emrat e atyre personave për të cilët kemi njohuri të besueshme dhe emrat e të cilëve mund t’i publikojmë”.

Reuters nuk mundi të verifikonte menjëherë numërimin, ndërsa policia nuk pranoi të komentonte.

Policia ruse vazhdoi të ndalonte protestuesit në Shën Petersburg që dolën në rrugë pasi kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny u raportua i vdekur.

Navalny, kundërshtari më i frikshëm i presidentit rus Vladimir Putin, u rrëzua dhe vdiq të premten pas një shëtitjeje në koloninë penale të Arktikut “Ujku Polar”, ku po vuante një dënim prej tre dekadash burg, tha shërbimi rus i burgut.

Vdekja e Navalny-t, një ish-avokat 47-vjeçar, i heq opozitës ruse një nga liderët më të guximshëm dhe karizmatik, ndërsa Putini përgatitet për një zgjedhje që do ta mbajë ish-spiunin e KGB-së në pushtet të paktën deri në vitin 2030.

Navalny u bë i njohur më shumë se një dekadë më parë duke folur publikisht – dhe duke dokumentuar – atë që ai tha se ishte korrupsioni dhe pasuria e madhe mes “mashtruesve dhe hajdutëve” që drejtuan Rusinë e Putinit. Njerëzit në qytete të ndryshme sollën lule në monumentet e viktimave të represionit politik.

Spitali i Berlinit: -Ja me çfarë u helmua lideri i opozitës ruse!

24 GUSHT 2020

Spitali Charite i Berlinit vuri në dukje se kritiku i Kremlinit është helmuar nga një lëndë që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtura frenues të kolinesterazës.

Spitali shtoi se Navalny, i cili u transferua në kryeqytetin gjerman nga qyteti siberian Omsk të shtunën në mëngjes, është në një gjendje kome artificiale. “Gjendja shëndetësore është serioze, por aktualisht nuk ka rrezik akut për jetën e tij.“, tha spitali sot.

Substanca specifike e përdorur për të helmuar Navalny ende nuk është identifikuar. Më parë, qeveria gjermane tha se me shumë gjasë Navalny ishte helmuar dhe për këtë arsye do të ketë nevojë për mbrojtje të veçantë.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...