Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/20

Disidenti rus i burgosuri Ilya Yassin zotohet të luftojë tiraninë pas vdekjes së Navalny

 

Nga Flori Bruqi

schedule11:58 - 20 Shkurt, 2024

“Për sa kohë që zemra ime rreh, do të luftoj kundër tiranisë. Për sa kohë të jetoj, nuk do të kem frikë nga asnjë e keqe. Për sa kohë të marr frymë, do të jem me njerëzit e mi. Ju betohem”, shkruan Ilya Yassin në një letër, e cila është bërë publike nga të afërmit e tij në rrjetet sociale.

Yashin tha se ishte i bindur se Vladimir Putin urdhëroi vrasjen e Alexei Navalny, mikut të tij të vjetër.


“Ai nuk e vrau vetëm atë. Ai e vrau atë në një mënyrë për t’u dukur. Sidomos para zgjedhjeve (presidenciale ruse), në mënyrë që askush të mos dyshojë në përfshirjen e Putinit”, shtoi ai.

“Në mendjen e Putinit, pushteti shfaqet në këtë mënyrë: me vrasje, brutalitet dhe hakmarrje. Ky mendim nuk është mendimi i një burri shteti. Është mendimi i një kreu bande”, vijoi kreu i opozitës.

Në prill 2023, Ilya Yashin, 40 vjeç, u dënua me tetë vjet e gjysmë burg për raportimin e “vrasjes së civilëve” në qytetin ukrainas të Bucha, afër Kievit.

Në nëntor ai u transferua në një koloni penale në Safonovo, afër Smolensk, në Rusinë perëndimore.

Republikanët i kanë kërkuar Biden të fshijë llogarinë e tij TikTok

 



Një grup prej 18 ligjvënësish republikanë i kanë kërkuar presidentit amerikan Joe Biden të fshijë llogarinë e tij TikTok, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare.

Në letrën e tyre, ligjvënësit theksojnë se Biden po injoron rreziqet e sigurisë të paraqitura nga TikTok. Si mund t’i paralajmërojë qeveria federale amerikanët për rreziqet e aplikacionit kur kreu i shtetit po e përdor atë?”

Fushata e demokratit krijoi së fundmi një llogari në TikTok, ku ai postoi për herë të parë video më 11 shkurt, duke synuar të tërheqë votuesit më të rinj.


Videoja e parë ka 9.6 milionë shikime deri më tani, ndërsa llogaria e Biden ka 162,000 ndjekës. Ndër ligjvënësit që nënshkruan letrën janë senatorët Marco Rubio, John Barrasso, Marsha Blackburn, Rick Scott dhe Josh Haëley.

Ata po i kërkojnë Biden të “fshijë llogarinë tuaj dhe të pranojë publikisht kërcënimin e sigurisë kombëtare që paraqet TikTok”. Shtëpia e Bardhë dhe TikTok nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment mbi letrën, ndërsa ekipi i fushatës së Biden refuzoi të komentonte.

Javën e kaluar, senatori demokrat Mark Ëarner shprehu shqetësimin për implikimet e sigurisë kombëtare të vendimit të fushatës së Biden për të krijuar një llogari në aplikacion.

“Unë mendoj se ne duhet të gjejmë një mënyrë për të ndjekur Indinë, e cila ka ndaluar TikTok,” tha Ëarner, i cili kryeson Komitetin e Inteligjencës së Senatit.

TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është akuzuar nga shumë politikanë amerikanë si një mjet propagandistik i qeverisë kineze, gjë që kompania e ka mohuar.

Përpjekjet në Kongres për të ndaluar aplikacionin ose për të krijuar mjete të reja për ta kufizuar atë deri më tani kanë qenë të pasuksesshme, ndërsa disa ligjvënës duan që Departamenti i Tregtisë të përfshijë ByteDance në listën e kompanive, eksportet e të cilave kontrollohen.

Në janar, një ekzekutiv i TikTok i tha Kongresit se 170 milionë amerikanë përdorin aplikacionin, nga 150 milionë një vit më parë.

Mësimet e NATO-së nga lufta Rusi-Ukrainë

 

Nga : Flori Bruqi

schedule12:19 - 2 Korrik, 2022

Nga Franklin D. Kramer and Barry Pavel, Atlantic Council

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në samitin e qershorit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, mbështetja e Ukrainës, aplikimet për anëtarësimin në NATO nga Finlanda dhe Suedia, dhe prezantimi i Konceptit të ri Strategjik ishin në qendër të vëmendjes.

Në mënyrë të veçantë, parandalimi dhe mbrojtja efektive kërkon: aftësi të përmirësuara të forcave, dislokimi i forcave shtesë, duke përfshirë një komponent thelbësor europian; elasticitet i përmirësuar i sigurisë kibernetike dhe kufizimet afatgjata në tregtinë me Rusinë për të kufizuar kapacitetin e saj për të modernizuar forcat e  armatosura.

Gatishmëria dhe qëndrueshmëria

Si pikënisje, është e rëndësishme të pranojmë se pothuajse të gjitha vendet e NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, sipas një analize të fundit të Bashkimit Europian, nuk kanë shpenzuar shumë për mbrojtjen, duke çuar në një akumulim të mangësive në aftësitë ushtarake kolektive, raporton abcnews.al.

Më e rëndësishmja në kontekstin e mjedisit aktual, “kapaciteti për të operuar me spektër të plotë dhe me intensitet të lartë u neglizhua”. Gjithashtu kjo neglizhencë dhe nevoja  për t’u fokusuar në rivendosjen e kapaciteteve për beteja me intensitet të lartë, njihet edhe nga udhëheqësit ushtarakë të NATO-s.

Ajo që është e vërtetë për Francën është njësoj e vërtetë për ushtritë e tjera evropiane, duke përfshirë—ndoshta më e rëndësishmja Gjermaninë, e cila gjithashtu nuk ka investuar në mbrojtje. Megjithatë, këto mangësi mund të ndryshojnë nëse merren masat e duhura.

Analiza e BE-së përfshin nevojën për të “plotësuar stoqet” midis “boshllëqeve.” Duke marrë mësime nga lufta Rusi-Ukrainë, ato rezerva duhet të përfshijnë sisteme ajrore të lëvizshme dhe të mesme.

NATO duhet të përdorë procesin e planifikimit të mbrojtjes për të vendosur objektivat e nevojshme. Megjithatë, nuk duhet të ketë dyshim se arritja e nivelit të nevojshëm të aftësisë do të kërkojë rritje të konsiderueshme të buxhetit të mbrojtjes, pasi hendeku ka qenë shumë i madh, raporton abcnews.al.

Vetëm përmbushja e objektivit të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2 për qind nuk do të mjaftojë për të zgjidhur mangësitë thelbësore të gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë në çdo kornizë kohore të arsyeshme.

Sigurisht, qëllimi prej 2 për qind është i rëndësishëm, por NATO-ja duhet të krijojë një nismë shtesë gatishmërie/qëndrueshmërie për një periudhë më të shkurtër – ndoshta tre apo katër vjet  që do të rriste ndjeshëm gatishmërinë e forcave kombëtare.

Rritjet e mëdha në buxhetin e investimeve të Gjermanisë ofrojnë një model për një qasje buxhetore që duhet të ndërmerret nga vendet e tjera. Gjermania ka premtuar të rrise me 2 për qind mbrojtjen duke përfshirë edhe shpenzimin e njëqind miliardë eurove për një periudhë katërvjeçare për investime.

Vendet e tjera duhet të ndjekin qasjen gjermane dhe të krijojnë rrjedha të veçanta të financimit të investimeve të fokusuara në gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë që do të projektohen për të zgjidhur mangësitë në një periudhë tre deri në katër vjet.

Së bashku me rritjen e fondeve, dhe si pjesë shtesë e një përpjekjeje të gatishmërisë/qëndrueshmërisë së NATO-s, Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropën (SACEUR) duhet t’i jepet detyra (dhe autoriteti) për të shqyrtuar dhe raportuar mbi gatishmërinë e forcave në rast të një emergjence, raporton abcnews.al.

Një përpjekje e fokusuar për gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë, e krijuar përmes procesit të planifikimit të mbrojtjes dhe e mbikëqyrur nga SACEUR, do të rrisë ndjeshëm qëndrimin parandalues ​​dhe mbrojtës të NATO-s.

Gatishmëria e Rusisë për të përdorur forcën,  së bashku me zgjerimin e synuar të Aleancës për të përfshirë Finlandën dhe Suedinë, dhe nevojën që Shtetet e Bashkuara të kenë aftësinë për të vepruar njëkohësisht në Indo- Paqësor si dhe Europë, të gjitha kombinohen me vendosjen e trupave të NATO-s.

Përgjigja e vazhdueshme e NATO-s ndaj pushtimit rus të Ukrainës ka çuar tashmë në një prani dukshëm më të madhe në lindje. Megjithatë, forcat aktuale të NATO-s nuk janë të vendosura për të përballuar një sulm rus kundër Aleancës që lind jashtë kontekstit të Ukrainës.

Ndërsa kapaciteti i Rusisë për sulm ndikohet padyshim nga lufta e vazhdueshme në Ukrainë, veprimet e udhëheqjes ruse janë nxitur ndjeshëm nga konsideratat emocionale dhe se llogaritjet e drejtuara nga emocionet janë potencialisht mjaft të rrezikshme.

Prandaj, dy lloje konfliktesh kërkojnë planifikim.

Së pari, ekziston mundësia që në vend të një sulmi në shkallë të plotë, Rusia mund të ndërmarrë atë që disa e kanë përshkruar si një “rrëmbim toke” kundër një ose më shumë shteteve baltike.

Së dyti, veçanërisht ndërsa vendos forcat e saj pas konfliktit në Ukrainë, Rusia mund të ndërmarrë një përpjekje më domethënëse në shkallë të plotë që udhëheqja ruse e përcaktoi të nevojshme bazuar në llogaritjet e saj gjeopolitike.

Së treti, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të planifikojnë të marrin role të rëndësishme.

Së katërti, strukturat ushtarake europiane përfshijnë një sërë formacionesh ekzistuese shumëkombëshe, të tilla si Forca e Përbashkët e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar (dhe duke përfshirë Norvegjinë, Finlandën, Danimarkën, Islandën dhe shtetet baltike) dhe Korpusin gjermano-holandez.

Së pesti, forcat ajrore europiane janë thelbësore dhe do të luanin gjithashtu një rol të rëndësishëm në çdo konflikt. Shtimi i më shumë se njëqind avionëve luftarakë nga Finlanda dhe Suedia do t’i shtojë kapacitetet e NATO-s, si dhe blerja e vazhdueshme e F-35 nga Danimarka, Finlanda, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas raporteve të mediave, vendet baltike kanë “propozuar që një kontigjent prej rreth 20,000 trupash që të vendoset sa më shpejt në secilin prej vendeve nëse ata janë nën kërcënim”. Një forcë e tillë prej gjashtëdhjetë mijë trupash, sigurisht që mund të sigurojë mbrojtje të dobishme,

Siguria kibernetike

Në rast të një konflikti me Rusinë, një mbrojtje e suksesshme do të varet shumë nga aftësitë elastike të sigurisë kibernetike, në mënyrë që të ruhet funksionimi i infrastrukturave kyçe kritike të nevojshme për misionin e mbrojtjes.

Arritja e këtij qëllimi do të kërkojë jo vetëm përpjekje të qeverisë, por edhe krijimin e një mekanizmi efektiv koordinues ndërmjet qeverive dhe sektorit privat, pasi ky i fundit do të angazhohet ndjeshëm në luftën kibernetike. Lufta e konsiderueshme kibernetike e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon rëndësinë e një sigurie të tillë efektive kibernetike.
NATO duhet të parashikojë që në çdo konflikt me Rusinë, ajo do të përballet me të njëjtat lloje të sulmeve kibernetike.

NATO, deri më tani, ka zgjedhur ta përshkruajë detyrën e saj të qëndrueshmërisë së sigurisë kibernetike kryesisht si mbrojtje vetëm të rrjeteve të NATO-s. Aftësitë luftarake të NATO-s varen në një pjesë të konsiderueshme nga infrastrukturat kryesore kritike, si rrjeti elektrik, tubacionet, hekurudha dhe portet.

Të gjitha këto infrastruktura duhet të jenë funksionale për të mbështetur luftimet. Për më tepër, kështu duhet të jenë edhe aftësitë qeveritare. NATO nuk ka autoritetin për të vendosur rregulla për sigurinë kibernetike për infrastrukturat kritike, por ka aftësinë të vendosë qëllime që përshtaten me kërkesat e mbrojtjes efektive.

Kufizimet afatgjata për Rusinë

Ndërsa rekomandimet e mësipërme janë të dizajnuara për të rritur aftësitë mbrojtëse të NATO-s, rezultati më i mirë do të ishte që atyre të mos u kërkohet kurrë t’i përdoren në një konflikt. Tani që udhëheqja ruse ka dëshmuar qëllime agresive përtej çdo dyshimi, duke kufizuar kapacitetin e Rusisë  aftësitë e saj ushtarake do të reduktonin gjasat e përdorimit të tyre ose suksesin e tyre nëse do të përdoreshin.

Prandaj, NATO, së bashku me institucionet e tjera përkatëse, duhet të ndihmojë në vendosjen e kufizimeve afatgjata në tregtinë me Rusinë. Si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë, vendet e NATO-s – së bashku me Bashkimin Euopian, si dhe kombe të tjera kanë vendosur kontrolle të rëndësishme të eksportit dhe sanksione kundër Rusisë, duke përfshirë artikujt me përdorim të dyfishtë që lidhen me aftësitë ushtarake.

Kontrolle të tilla duhet të vazhdojnë në një bazë afatgjatë. NATO duhet të bashkëpunojë me të gjitha palët përkatëse për të siguruar që tregtia që do të ofronte mbështetje të konsiderueshme për aftësitë ushtarake ruse.

Sulmi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë ka treguar rëndësinë për vendet e NATO-s.

NATO i bën thirrje Moskës të tërhiqet nga kufiri me Ukrainën

Shkruan: Flori Bruqi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka thënë sot se NATO do e përkrah Ukrainën përballë agresionit, rus ndërsa i ka bërë thirrje Moskës që të tërheqë trupat nga kufiri.


A Renaissance for Strategy? The NATO Summit 2021 | Royal United Services  Institute



 Rasmussen, duke folur gjatë vizitës në Kiev, i ka bërë thirrje Rusisë që “të tërhiqet nga kufiri dhe të mos e shfrytëzoj ruajtjen e paqes si arsyetim për të bërë luftë”, Ai ka thënë se Rusia në vend të uljes së tensioneve, po vazhdon ta destabilizojë Ukrainën, duke iu dhënë përkrahje separatistëve pro-rusë. 

 NATO ka thënë dje se 20 mijë trupa ruse janë mbledhur pranë kufirit me Ukrainën.

 Aleanca ka thënë se Moska është duke përdorur misionet humanitare apo paqeruajtëse që të dërgojë ushtarë në Ukrainë.

Femrat më të bukura në botë jetojnë në këto shtete






Erika Bruci - WeAudition


                     

Erika Bruci ,aktore shqiptare nga Kanda & Prihstina







 Femrat më të bukura në botë: Brazili, Kolumbia dhe Venezuela   Gratë latine janë të njohura në mbarë botën për bukurinë e tyre dhe fakti që shumë prej tyre jetojnë në tropikët e diellit nuk bën asgjë për t’i bërë ato të duken më pak ekzotike. 




 Venezuela renditet në krye të shumicës së listave të kësaj natyre, Brazili mund të quhet pa dyshim shtëpia e supermodeles (Gisele Bündchen, Adriana Lima, aktorja Morena Baccarin), dhe Kolumbia i ka dhënë botës bukuroshe të tilla të njohura ndërkombëtarisht si Shakira dhe Sofia Vergara. Rusia dhe Ukraina.



 Ndërsa moti në Rusi mund të jetë brutal, i ftohtë – bukuria mund të shkrijë shumë gjëra dhe gratë ruse me sa duket nuk dështojnë kurrë të shfaqin një ngrohtësi që e kapërcen lehtësisht klimën ndonjëherë të ashpër. Po ashtu edhe Ukraina njihet për gra të bukura. 



 Franca dhe Italia Asnjë listë e vendeve me femrat më të bukura nuk do të ishte e plotë pa shtuar femrat e bukura të Francës. 

E njohur si një vend i dashurisë, romancës dhe poezisë, Franca është shtëpia e shumë femrave të bukura, si aktoret legjendare Brigitte Bardot, Catherine Deneuve dhe Marion Cotillard. 

 Ashtu si Franca, Italia është e njohur si për kuzhinën e saj, ashtu edhe për furnizimin e saj në dukje të pafund të grave të bukura, të pasionuara dhe të gjalla, duke përfshirë Monica Bellucci, Sophia Loren dhe Isabella Rossellini mahnitëse. 

 Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Suedia E quajtur shpesh “Tanku i shkrirjes së madhe amerikane” falë origjinës së saj si një komb imigrantësh dhe refugjatësh, Shtetet e Bashkuara janë shtëpia e grave të bukura me një sërë etnish dhe kombësish. 

Çfarëdo tipare që dikush mund të shohë si të bukura, Amerika është praktikisht e garantuar të ketë shumë gra që e shfaqin atë. 

 Ndoshta një nga sekretet më të mëdha që ka Turqia është se ky vend euroaziatik është i pasur me gra të bukura.

 Së fundi, megjithëse jo të gjitha gratë suedeze i përshtaten stereotipit të të pasurit flokë bjonde dhe sy blu, ato janë padyshim të bukura, siç dëshmohet nga shembujt duke përfshirë yllin e hershëm të filmit Ingrid Bergman, këngëtarin Tove Lo dhe aktoren Malin Ackerman.

Sipas një listimi të bukurisë femërore, kryer nga “Digest Travel”, nuk janë aspak qytetet që gjenden në zonën mesdhetare, ato ku gjenden femrat më të bukura të globit. Përkundrazi. Femrat më të bukura sipas tij, gjenden në vendet e ftohta.

Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, zë vendin e parë në botë, për imazhin e bukurisë femërore.
Ndërsa vendi i dytë i këtij listimi mbahet nga suedezet, pra kryeqyteti Stokholm i Suedisë, të cilat janë në masën më të madhe bionde.

Duke u pasuar, nga metropoli amerikan, Nju Jorku, ku jetojnë shumë modele dhe femra VIP.

Vendi i katërt? Është Buenos Aires, në Argjentinë, atje ku femrat kanë një bukuri latine të veçantë, mes të qenit zeshkane dhe shumë të gjalla.

Vendi i pestë? Varna, qyteti i Bullgarisë, ku femrat janë shpesh brune, por me sy ekspresivë.


Flori Bruqi




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...