Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/20

Perëndimi nuk ka një plan shpopullimi dhe Rusia nuk është e vetmja që hulumton vaksinë kundër kancerit

 

Postimi përdor termin “Rusi vëllazërore” për të portretizuar Rusinë si të kundërtën e plotë të Perëndimit, i cili portretizohet si armiqësor. Sipas postimit, Perëndimi po bën plane për të vrarë njerëz dhe Rusia për t’i shpëtuar ata përmes vaksinave kundër kancerit. Por nuk është e vërtetë se Rusia është i vetmi vend që punon në prodhimin e vaksinave kundër kancerit. Vitin e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkroi një marrëveshje me gjigantin farmaceutik gjerman Biontech për të filluar studimet klinike mbi trajtimet e personalizuara të kancerit, me synimin për të arritur 10,000 pacientë deri në vitin 2030, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet: “Ndërsa në Perëndim po bëjnë plane për të shpopulluar planetin, në Rusinë vëllazërore po punojnë për të shpëtuar njerëzimin! Ka një ndryshim, a? Aty janë BE dhe NATO…”.

Si pjesë e postimit, një foto e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shpërndahet me titullin në serbisht: “Sensacion, Putin shpalli vaksinën kundër kancerit” dhe nëntitull “Rusia po i afrohet krijimit të një vaksine kundër kancerit, Presidenti rus Vladimir Putin tha sot.

Nuk është e vërtetë ajo që thuhej në njoftimin se Perëndimi po bën plan për shpopullimin e planetit. Ky postim është në kontekstin e narrativës kundër BE-së dhe NATO-s, gjë që duket nga fundi i postimit, por gjithashtu promovon një teori konspirative të paargumentuar dhe të pabazuar se Perëndimi dëshiron disi të shpopullojë planetin. Një nga elementët karakteristikë të kësaj teorie konspirative është i ashtuquajturi shpopullim, në kundërshtim me të vërtetën e padiskutueshme, që është se numri i njerëzve në tokë po rritet dhe do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim.

Vendet perëndimore kujdesen për shëndetin e popullsisë dhe Bashkimi Evropian po përmirëson vazhdimisht legjislacionin për të ofruar kujdes më të mirë shëndetësor për njerëzit. Në Perëndim zhvillohen mjekësia moderne, vaksinat, trendet e reja moderne mjekësore në trajtimin e sëmundjeve, publiku informohet për llojet e ndryshme të ushqimeve dhe ndikimin e tyre në shëndet, industrinë ushqimore, emetimin e gazrave etj. E gjithë kjo është në funksion të një jete më të mirë dhe më të gjatë. Sipas Eurostat dekadën e kaluar, jetëgjatësia në BE u rrit me një ritëm relativisht konstant deri në vitin 2019 kur jetëgjatësia ishte 81.3 vjet. Që atëherë, vitet 2020 dhe 2021 kanë parë një rënie të jetëgjatësisë. Në vitin 2021 jetëgjatësia në BE ishte 80.1 vjet.

Më 1 janar 2023, mosha mesatare e popullsisë në BE arriti në 44.5 vjeç. Që do të thotë se pothuajse gjysma e popullsisë në BE ishte më e vjetër se 44.5 vjeç. Mosha mesatare e popullsisë së BE-së është rritur me 2.3 vjet që nga viti 2013, kur ishte 42.2 vjeç.

Metodat e zakonshme që përdoren në mënyrë të rreme për të manipuluar publikun që Perëndimi dëshiron të shpopullojë botën ndaj atyre që kundërshtojnë vaksinat. Qarqet kundër vaksinimit abuzojnë me hapësirën e internetit dhe përhapin gënjeshtra se vaksinat janë plan shpopullimi dhe në këtë mënyrë shkaktojnë kaos pavarësisht se qëllimi i vaksinave është pikërisht i kundërti, që është mbrojtja e popullatës nga sëmundje të ndryshme dhe në këtë mënyrë të jetojë më gjatë dhe të kursehen jetë, të cilat, përndryshe, do të kishin vdekur për shkak të sëmundjeve.

Në postimin që po rishikojmë, termi “Rusi vëllazërore” përdoret për të paraqitur Rusinë si krejtësisht të kundërtën e Perëndimit, i cili paraqitet si armiqësor. Në postim, Perëndimi bën plane për të vrarë njerëz dhe Rusia për t’i shpëtuar ata përmes vaksinave kundër kancerit. Një term i tillë është jashtëzakonisht i papërshtatshëm dhe i pasaktë nëse dihet se Rusia, ndër të tjera, e deklaroi edhe Maqedoninë e Veriut si shtet armik.

Putin tha se Rusia ka ardhur shumë afër krijimit të vaksinave të kancerit të gjeneratës së ardhshme dhe barnave imuno-moduluese, por pa specifikuar se cilin lloj kanceri do të synonin këto vaksina:

“Shpresoj se së shpejti do të përdoren efektivisht si mjete në terapinë individuale”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, nuk është e vërtetë se Rusia është i vetmi vend që punon në prodhimin e vaksinave kundër kancerit. Vitin e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nënshkroi një marrëveshje me gjigantin farmaceutik gjerman Biontech për të filluar studimet klinike mbi trajtimet e personalizuara të kancerit, me synimin për të arritur 10,000 pacientë deri në vitin 2030.

Kompanitë farmaceutike Moderna dhe Merck po zhvillojnë një vaksinë eksperimentale kundër kancerit, e cila në një studim tregoi se zvogëlon mundësinë e kthimit të meanlomës ose vdekjes nga melanoma (kanceri më vdekjeprurës i lëkurës) përgjysmë pas 3 vitesh trajtimi.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë. Nuk është e vërtetë që Perëndimi po bën një plan për të shpopulluar planetin dhe Rusia, megjithëse po zhvillon një vaksinë kundër kancerit, nuk është i vetmi vend me përpjekje të tilla. Përkundrazi, vaksina të tilla po zhvillohen edhe në vendet perëndimore, ku janë në një fazë më të avancuar.

Si u zbulua hidrogjen në Shqipëri, si shkencëtarët gjetën depozitën më të madhe në botë

 


Një rezervuar i madh hidrogjeni mund të fshihet thellë nën një minierë kromi në Shqipëri. Të dhënat premtuese dalin pas studimeve të bëra nga një grup shkenctarësh francezë të udhëhequr nga profesori i Gjeokimisë, Loren Troshe (Laurent Truche), e që janë botuar në revistën Science, raporton EN.

Trushe dhe kolegët e tij eksploruan në thellësi të minierës së kromit në Bulqizë dhe regjistruan sasi të mëdha hidrogjeni, i cili rrjedh nga shkëmbinjtë dhe krijon flluska nëpër pellgje uji. Matjet tregojnë se të paktën 220 ton hidrogjen humb çdo vit, që është një nga normat më të mëdha të rrjedhës natyrore.

Hidrogjeni është një gaz i djegshëm. Përqendrimet e larta të matura brenda minierës së Bulqizës mendohet se kanë shkaktuar tre shpërthime që nga viti 2011, duke vrarë katër minatorë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Nxjerrja e hidrogjenit nga miniera e Bulqizës ka të ngjarë të jetë grumbulluar në thyerje tektonike midis dy blloqeve shkëmbinj thellë brenda ofiolitit, sugjeron studimi duke krijuar edhe përmasat e depozitës.

Sipas studimit, deri në 55,000 ton hidrogjen mund të fshihen në rezervuarin poshtë minierës, mjaftueshëm për të mbajtur rrjedhën e lartë për 238 vjet.

Depozitat e hidrogjenit natyror janë një burim premtues i energjisë pa karbon, nëse ato janë të nxjerrshme dhe në sasi të konsiderueshme.

Agjenti i FBI-së amerikane McGonigal ,shok i Edvin Kristaq Ramës , u dënua me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve, fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë

 Nga Flori Bruqi


Gjykata federale e Uashingtonit dënoi të premten me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama, transmeton VOA.

Gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly tha në sallën e gjyqit para dhënies së dënimit se fakti që zoti McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze” dhe se mesa duket në fund të karrierës së tij, McGonigal kishte humbur “kompasin moral”.

Në seancën që e ndoqi në sallën e gjyqit Zëri i Amerikës, gjykatësja tha se nuk mund mund të kishte motivacion tjetër përveçse “pangopësi por edhe arrogancë” që McGonigal kishte menduar se mund të bënte veprime të tilla, pa pasoja.

Gjykatësja tha se në vendimin e saj, ajo kishte marrë parasysh se ai kishte marrë përgjegjësinë duke pranuar fajësinë për marrjen e 225 mijë dollarëve nga Nezaj dhe lidhjet me zyrtarët e Shqipërisë dhe se kishte shprehur pendesë.

Prokurorët e Departamentit të Drejtësisë i kishin kërkuar gjykatës, dënimin e McGonigal me 30 muaj burgim dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, siç thuhet në memorandumin lidhur me akuzat për rastin e Shqipërisë.

Në seancë, prokurorja Elizabeth Ann Aloi, tha se shkeljet e McGonigal ishin flagrante dhe përbënin korrupsion.

Kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë të FBI-së që shiti postin “për 225, 000 dollarë”, tha ajo.

“Ai nuk mori para nga një mik i ngushtë, tha ajo duke iu referuar Neza, por nga dikush që po e lidhte me zyrtarë të huaj”, tha ajo.

Prokurorja vazhdoi më tej duke thënë se ai “kishte shkuar aq larg sa kishte hapur një hetim në FBI për një lobist”, nga informacionet që kishte marrë nga burimet e tij të lidhjeve në Shqipëri, tha prokurorja.

Vetë McGonigal shprehu keqardhjen për veprimet e tij.

Në përfundim të seancës, McGonigal nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të Zërit të Amerikës duke thënë “jo tani” ndërsa avokati i tij, Seth DuCharme tha se “jemi shumë të lehtësuar”.

Megjithëse avokatët e McGonigal kërkuan që dënimi nga gjykata e Uashingtonit të llogaritej në të njëjtën kohë me atë të Nju Jorkut, ku ai është dënuar me 50 muaj burg lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, gjykatësja vendosi që dënimi në Uashington të ishte i veçantë.

Nëse dënimet do të konsideroheshin të njëkohëshme, do të thoshte që dënimi i gjykatës së Uashingtonit të ishte pjesë e 50 muajve të caktuara për gjyqin e Nju Jorkut, por si prokurorët ashtu edhe gjykatësja ishin dakord se McGonigal duhet të vuante dënim të veçantë për akuzat e lidhura me Shqipërinë.

Sipas prokurorëve të çështjes, McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. Ai gjithashtu kishte fshehur takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, këshilltarin e tij Dorian Duçka dhe persona të tjerë.

“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, ishin shprehur prokurorët në dokumentin ku kërkonin dënimin e McGonigal.

Në shtator McGonigal pranoi fajësisë në gjykatën federale në Uashington, për të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e paraportuara me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Duçka, në këmbim të rrëzimit të 8 pikave të tjera që kishte akt-padia.

Kryeministri Rama ka deklaruar se Neza “nuk e kam njohur më parë asnjë herë. Nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e ish zyrtarit të lartë të FBI-së”.

Prokurorët: Akuzat mund të vërtetohen “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”

Marrëveshja e arritur në shtator mes McGonigal dhe prokurorëve, bëri të mundur që çështja të mos shkonte në gjyq. Por aty theksohej se përmes saj palët deklarojnë se “nëse çështja do të shkonte në gjyq” …Shtetet e Bashkuara (prokurorët) mund t’i provonin faktet për të cilat McGonigal pranoi fajësinë “përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”.

Në seancën e shtatorit, McGonigal iu përgjigj “po” të gjitha akt-akuzave për këto fakte.

Ato përfshinin mes të tjerash vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënieje të vazhdueshme me të” dhe Duçka, si edhe faktin se ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”.

Hapja e hetimit për lobistin amerikan

Në akt-padi nuk identifikohet lobuesi amerikan dhe as partia shqiptare.

Por më 14 nëntor të vitit 2017, lobisti Nick Muzin, depozitoi në Departamentin e Drejtësisë, ndonëse me vonesë, dokumentet mbi aktivitetin lobues të disa muajve më parë për llogari të PD-së.

McGonigal informoi Departamentin amerikan të Drejtësisë për këtë rast, më 25 nëntor, “pasi një ditë më parë ai kishte marrë informacion mbi lobistin amerikan” nga zoti Duçka.

Në atë kohë, pikërisht dy ditë më parë, më 22 nëntor, BIRN, kishte bërë publik faktin se Muzin kishte deklaruar se kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike.

Ndërsa në janar 2018, ish zyrtari i FBI-së, merr sërish informacion, këtë herë nga shqiptaro-amerikani Neza. Ky i fundit, sipas aktakuzës, e ka marrë informacionin nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.

Kur vitin e kaluar foli në parlament për këtë çështje Rama tha se “koha së cilës i referohet ky moment, përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë, përveç informacioneve të dala në media se po t’i kishim, si do i mbanim, të fshehura?”, duke shtuar se “po të kisha patur çfarëdo informacioni, më shumë se ato që dolën në media, për faktin e tmerrshëm që rusët financonin opozitën më të madhe të këtij vendi për të rrëzuar qeverinë, do t’ia kisha përcjellë kujtdo që të mundja, pa asnjë diskutim, nga organizatat partnerë të ndjeshme për këto çështje dhe FBI-së patjetër, të parës fare”.

Por në fakt, në atë kohë, nuk ishte folur për financime ruse. Shkrimi i botuar nga BIRN nuk merrej fare me këtë çështje, e cila doli në dritë më vonë, në mars 2018, pas dyshimeve të ngritura nga një shkrimi i botuar nga revista amerikane “Mother Jones”.

Nga ana tjetër, kryeministri nuk ka dhënë asnjëherë shpjegime se përse Neza dhe Duçka u angazhuan drejtpërdrejt në këtë çështje, i pari duke u shërbyer si burimi konfidencial për FBI-së për këtë rast dhe i dyti, këshilltari i Rama, duke sponsorizuar udhëtimet e dëshmitarëve nga Evropa për takimet e tyre me FBI-në, ndërkohë që McGonigal nuk kishte informuar FBI-në për marrëdhënien e tij financiare me Neza, apo kontaktet e tij të vazhdueshme me Duçka.

Dokumentat tek të cilat ka qasje Zëri i Amerikës, dëshmojnë se hetimi ishte hapur në shkurt të vitit 2018, për disa mospërputhje në plotësimin e dokumentave të FARA-s, ligjit për regjistrimin e lobistëve dhe se kishte ngjallur pikëpyetje dhe te vetë personeli i FBI-së.

Pikëpyetjet e zyrtarëve të FBI-së lidhur me kërkesën për hetimin e lobistit

Në mbështetje të këtij fakti, prokurorët bashkangjisin një letër të një agjenti të FBI-së ku janë redaktuar disa të dhëna identifikuese. Letra mban datën 16 mars 2018 dhe zyrtari që e shkruan pyet se “pse në kushtet e burimeve të kufizuara dhe faktin që shumë zyra në terren kanë vështirësi të hetojnë kërcënime” më serioze, zyra e Nju Jorkut kërkon hapjen e një hetimi për të meta në regjistrimin si FARA, duke e paraqitur këtë si kërcënim për sigurinë kombëtare?”

Më tej, zyrari shkruan se kërkon që të jetë në gjendje t’u përgjigjet eprorëve nëse lindin pyetje. “Do të doja t’ju shpjegoja atyre se pse po punojmë për një çështje SIM/FARA të lidhur me Shqipërinë, kur çdo ditë unë luftoj për burime për disa çështje të sigurisë kombëtare që kanë lidhje me disa vende që paraqesin kërcënim të lartë si..”, thuhet në letër ku emrat e vendeve të tjera janë të fshira.

Po ashtu është bashkangjitur edhe vendimi për mbylljen e hetimit, që mban datën 25 korrik 2019, pas daljes në pension të zotit McGonigal, ku thuhet se “zyra e FBI-së e Nju Jorkut nuk ka arritur në përfundimin se —- (emër i redaktuar) ka kryer aktivitet kriminal ndërsa përfaqësonte një forcë politike të huaj dhe se kishte plotësuar dokumentacionin e duhur për FARA-n në Departamentin e Drejtësisë”. Në këtë vendim përmendet me emër Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ish-zyrtari i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, pranoi në gusht fajësinë, edhe në një gjykatë në Nju Jork, lidhur me akuzën për shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke punuar pas daljes në pension për oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin më parë ai e kishte hetuar. Me 15 dhjetor 55-vjeçari McGonigal u dënua nga gjykata federale e Manhatanit me katër vjet e dy muaj burg.

“Rama, tradhtar dhe matrapaz”- Albana Vokshi thirrje qytetarëve: Le të zgjohemi dhe të reagojmë, ta ndalim këtë regjim

Deputetja e Partise Demokratike, Albana Vokshi nga protesta e opozitës u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ti ngrihen dhe të protestojnë. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se Rama nuk është më kundërshtar, por është tradhtar, pasi në cdo takim që bën shet diçka nga Shqipëria në kurriz të shqiptarëve. “Rama nuk është kundërshtari ynë, por është tradhtar dhe duhet larguar. Ramna është si një matrapaz. Ndaj sot është dita ti premtojë njëri tjetrit që Shqipërinë tonë ta mbrojmë. Le të zgjohemi, të reagojmë, historinë e këtij vendi do ta shkruajmë ne. Do të ngrihemi dhe do ringrihemi më të fortë se sot”, tha Vokshi e cila tha se ‘këtë regjim do ta ndali
m vetëm ne’.Ish-kryeministri Sali Berisha, nga banesa e tij, ka mbajtur një fjalim për protestuesit duke thënë se tubimi i mbrëmjes së sotme, bashkimi i PD dhe fjalimi i tij nuk ishin parashikuar të ndodhnin sepse qeveria kërkon asgjësimin e opozitës, por ai thekson se një gjë e tillë nuk ndodhi.

Berisha tha se lufta ndaj tyre ka nisur dy vite më parë, kur u shpall non grata, term që e ka krahasuar me ‘armikun e popullit, dikur.

“Duke përmbysur në Tiranë shtatoren e tij, zvarritur dhe copëtuar në rrugët e qytetit, ndërim përjetë heronjve të 20 shkurtit, Por sot për të parën herë në këto 33 vite, ku 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të 1991, sepse përdëllim nga 91 nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste leniniste, por përballemi me një lloj të ri të diktaturës të bashkëpunimit me krimin dhe trafikun e drogës, e cila ka shtrirë përtokë dollarin dhe monedhën europiane.

Nuk kemi shtatoren e brozit, por qëndron shtatorja e gjallë Edi Rama, i cili njëlloj si diktatori tjetër, ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij dhe do një pushtet pa opozitë dhe vret shpresën e qytetarëve më shumë se askush tjetër.

Gjatë sundimit 10-vjecar, 1 milionë Shqiptarë u larguan ndërsa integrimi u shndërrua në një horizont që largohet për qytetarët.

Sot është ditë besimi dhe guximi. Fjala e mbajtur pata jush ishte llogaritur të mos mbajhej, ky uraga ishte llogaritur të mos ndodhur. Bashkimi ynë ishte llogaritur të mos ndodhte dhe Shqipëria ishte llogaritu që sot të ishte pa opozitë, një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltra të Adiatikut.

E nisën kundra nesh këtë me dy fjalë famëzeza, nongrata’ term si armik i popullit. Menduan se do të na asgjësonin, por gabuan. Sot pas tre vitesh nuk kanë gjetur asnjë prove apo fakt për të provuar akuzën e tyre tëha. rreme”, tha Berisha.

Luçiano Boçi: Sot jemi të bashkuar si një zë i vetëm, luftojmë me pasionin e Sali Berishës dhe forcën e rinisë

 

Luçiano Boçi: Ajo që na ka sjellë nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të Hoxhës, ajo që na ka sjellë këtu është e sotmja, është ulërima e qytetarit për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na thirru në këtë protestë, grushti i mbledhur i intelektualit, zemërimi i biznesit që i ngushtohet laku në fyt. Revolta e të rinjve, fermerit që vajton produktin, ofshama e pensionisti, drama e shqiptarit. Siç e shihni, sot ne vijmë të bashkuar si një zër i vetëm kundër pushtetit të Edi Rmës. Diktakturat nuk mund të lulëzojnë nëse jemi të bashkuar. Duhet të vazhdojmë të mos gjunjëzohemi. Pushteti i korruptuar i Edi Ramës mbështetet mbi frikën, ato mposhten me guximin tonë. Këto godinat që kemi këtu nuk janë godinat tuaja, janë strofkulla hienash të narkopolitikës ku thuren intriga, merren vendime për penalizimin dhe dënimin e opozitës. Vende ku bëhen pazaret e pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve. Janë të lyera me turp, me korrupsion, me krim. E tillë është kjo qeverisje. Ai që është larguar si gjithmon, na takon ne ti shembim ato porta, ti hapim ato dyer. I korruptuar do gjendet pas hekurave, vetëm kështu ne bëjmë drejtësi, e marrin në dorë njerëzit fatin. Duhet të vazhdojmë betejën që nuk është e lehtë. Ne nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë luftën tonë se jemi të frymëzuar nga njerëzit, sot me ne janë qytetarët shqiptarë. Në vitet 90 studentët kishin ëndërr amerikane dhe përmbysën diktaturën ne Evropë, sot kemi një besim të madh dhe me forcën e këtij besimi do marrim zvarrë ngrehinën e korrupsionit. Unë e di shumë mirë, lufta jonë është e vështirë, kërkon angazhim por është lufta më e madhe në idealet e saj dhe ju ftoj ta luftojmë luftën tonë me pasionin e Sali Berishës, me forcën e rinisë, me mendjen e shëndoshë të qytetarit dhe të jeni të bindur që do ta fitojmë.

Aktori i njohur sulmon sistemin e drejtësisë nga protesta: Është më e vjetër se e vjetra

 

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka nisur i përlotur fjalën në podiumin e ngritur para Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës, ndërsa recitonte vargjet e Naim Frashërit të “Ti Shqipëri më jep nder”.

Aktori u bëri thirrje demokratëve që të mos ketë më grindje mes njëri-tjetrit, por të punojnë për të larguar Ramën ndryshe ”Shqipërisë nuk do t’i mbesë më asnjë copë”.

“Ju falenderoj të gjithëve. Kam një kërkesë të vogël për ju. Meqënse jemi mbledhur të gjithë bashkë në këtë moment historik, kam vetëm një kërkesë për ju. Të këndojmë 4 vargjet e Naim Frashërit. “Ti Shqipëri më jep nder me jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”.

Miq të dashur kam dëshirë të flas pak për këtë ditëzi sepse ne “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, sepse kemi nisur 24 kallëzime dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, qoftë edhe negative.

Por ama SPAK-u punon. Sepse miq të dashur kjo drejtësia e re është më e vjetër sesa e vjetra dhe kjo e vjetra më e re sesa e reja. Jam i lumtur që jam përball jush. T’ju tregoj një gjë të vogël në 2013 kur morën pushtetin hajdutët, Rama mbajti një fjalim para PS ku thoshte se “nga ky moment jam kryeshërbëtori juaj”. Mirëpo pasi kaluan disa muaj si ka mundësi që edhe kryeshërbëtor dhe të rrahesh pronarin. Ka ardhur momenti që ne pronarët ti japim një hu atij kryeshërbëtorit që të mos e gjej më rrugën e Kryeministrisë. Rama nuk ikën duhet ta heqim. Duhet të thyej qafën. Nuk bëhet fare, faleminderit që erdhët.

Shiko, nuk kemi kohë për t’u grindur. Duhet punuar fortë për ta bërë këtë Shqipëri sepse ndryshe jemi tralala. Rroftë Shqipëria”- tha Malkaj.

“Lideri i opozitës u arrestua njësoj si në Rusi”, Berisha flet online në protestë: Tentuan të na përçajnë, uragani ka pushtuar Tiranën

 

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Zonja dhe zotërinj, uragani juaj sonte është uragani i lirisë. Përshëndetjet më të përzemërta për ju që jeni mbledhur, keni mbushur sot Tiranën nga anekënd Shqipëria, nga të gjitha vendet e botës. Fitimtarë, fitimtarë, fitimtarë. Zonja dhe zotërinj, 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre. Çdo vit më 20 shkurt kemi nderuar një ditë, e cila ndau historinë tonë. Ndau epokën e barbarisë së luftës së klasës, tiranisë së mjerimit dhe izolimit ekstrem nga epoka e triumfit të njerëzve më të shtypur të Europës dhe ndëshkimit mbarëpopullor pas vdekjes së Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. Duke përmbysur në Tiranë shtatoren e tij, zvarritur e copëtuar në rrugët e kryeqytetit, nderim përjetë guximtarëve, trimave, heronjve të 20 shkurtit për veprën e tyre të pavdekshme. Por sot, për herë të parënë 32 vite, ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991 sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature, e cila bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë, vjedhjen e lemerishme të qytetarëve nga pushtetarët dhe trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narkoeuro. Sot në sheshin Skënderbej ne nuk kemi shtatoren e bronzit të diktatorit stalinist, por para nesh qëndron shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama, pasardhësit të bllokmenëve hoxhistë, që njëlloj si diktatori tjetër, ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe që do një Shqipëri pa opozitë, dhe që vjedh qytetarët shqiptarë, vret shpresën e tyre më shumë se askush në historinë tonë kombëtarë. Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij, si kurrë ndonjëherë më parë, 1 milion shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi evropian i vendit u shndërrua në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët. Por sot kjo ditë, për ju, për shqiptarët, është ditë besimi dhe guximi. Le ta pranojmë miq. Fjala që unë po mbaj tani para jush ishte llogaritur që të mos mbahej. Ky uragan madhështor që ka pushtuar Tiranën, ishte llogaritur që të mos ndodhte. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur të mos ndodhte. Dhe Shqipëria ishte llogaritur që sot, në vitin 2024, të ishte një vend pa opozitë. Jo një kështjellë e socializmit si dikur, por një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltërta të Adriatikut. Zonja dhe zotërinj e nisën kundër nesh bashkë këtë betejë dy vite me parë me dy fjalë famëzeza që përdorën si plumba kundër opozitës shqiptare, non-grata, një term i përdorur në të njëjtën mënyrë si dikur, armik i popullit.Menduan se do na asgjësonin. Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Por gabuan! Sot pas tre vitesh hetime intensive në Shqipëri dhe kudo në botë, nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, apo dokument të provojë akuzën e tyre të rreme. Kurse vetëm katër ditë më parë, gjykata e Uashingtonit dënoi me 3 vjet burg McGonigalin, një lobist i korruptuar shpalljes time non-grata nga Edi Rama. Fill pas kësaj na grabitën vulën e partisë, ndonëse dy palë zgjedhje, tre votëbesime ju kishit shprehur vullnetin tuaj. E ndaluan emrin e Sali Berishës në fletën e votimit. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. Qeveria, mediat më të fuqishme, diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar nga narkoqeveria u frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis nesh. Dhe së fundmi, njësoj si në Rusinë e Putinit, lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë. Të gjitha këto vetëm e vetëm se ai, në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, denoncoi fuqishëm korrupsionin qeveritar dhe atë ndërkombëtar.
Denoncoi korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij si armikun më të egër të qenies së qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto vetëm e vetëm pse ai mbrojti i palëkundur interesin e kombit shqiptar, denoncoi projektet antishqiptare, por edhe antieuropiane, serbo-ruse, të Aleksandër Vuçiçit, argatit të tij Edi Rama, të mbështetura fuqimisht nga Sergej Lavrov, por jo më pak edhe nga Aleksandër Soros. Dhe në fakt, për të gjitha këto sot, ne nuk duhej të ekzistonim politikisht. Por ne fituam miq! E gjithë kjo luftë kundër nesh u bë që sot ne të ishim të përçarë, të ishim të shtrirë përtokë, që sot ne të mos ishim këtu. Që Shqipëria sot të mos kishte opozitë. Por ne realizuam të pamundurën, ne realizuam atë që nuk e parashikonte asnjë njeri. Asnjë opozitë në planet nuk do ekzistonte pas sulmeve barbare që u bënë ndaj ndesh. Siç nuk ekziston opozitë në Rusi, Bjellorusi, Iran apo Uganda ku janë marrë masa të të njëjta si këto kundër nesh.
Ndaj dhe ju vini sot në këtë shesh si heronj. Po, po. Si heronj të të vërtetës, heronj të guximit dhe dinjitetit njerëzor. heronj të pluralizmit, heronj të antikorrupsionit, heronj të atdhetarizmit. Ju vini si heronj të betejave të fituara.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...