Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/22

BE pajtohet për paketën e zgjeruar të sanksioneve kundër Rusisë

 

Bashkimi Evropian është pajtuar për paketën e re të sanksioneve kudër Rusisë, që është paketa e trembëdhjetë që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës pothuajse dy vjet më parë.

Belgjika, që po udhëheq Presidencën e bllokut, tha se “kjo paketë është prej paketave më të gjera të miratuara nga BE-ja”.

Paketa e re, për të cilën blloku u pajtua më 21 shkurt, do të shtojë edhe pothuajse 200 entitete dhe individë në listën e sanksioneve. Sanksionet do të përfshijnë kufizime që synojnë të bllokojnë blerjen e “komponentëve të dronëve që do të përfundojnë te ushtria ruse dhe më pas në fushëbetejë në Ukrainë”, thanë diplomatët e BE-së, të cilët shtuan se lista e sanksioneve përfshin edhe disa kompani ruse dhe disa shtete të treta.

Presidenca belge shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se paketa do të miratohet zyrtarisht më 24 shkurt, në përvjetorin e dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë parë listën e sanksioneve teksa po përgatitej të publikohej, thanë se sanksionet do të vendosen ndaj 27 kompanive, në mesin e tyre kompani nga Kina, India, Turqia, Serbia dhe Kazakistani.

Ambasadorët e BE-së po ashtu raportohet se kanë refuzuar një përpjekje të Hungarisë për të hequr nga lista tre oligarkë rusë: Alisher Usmanov, Vyacheslav Kantor, dhe Dmitry Mazepin Jr.

Në listën e sanksioneve përfshihen edhe 48 krerë të kompanive ushtarake si dhe mbi 50 udhëheqës kompanish që prodhojnë armë të rënda dhe të lehta, por edhe firma të logjistikës dhe udhëheqës të tyre që bashkëpunojnë me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Po ashtu janë përfshirë edhe 12 individë që kanë pozita të gjyqtarëve dhe ministrave në institucionet e vetëshpallura ruse në territoret e pushtuara në Ukrainë.

2024/02/21

Prokurorët: Ish informatori i FBI-së për rastin e Hunter Joe Biden-it kishte kontakte me shërbimin rus të zbulimit

 

Ish informatori i FBI-së që akuzohet se ka fabrikuar një skemë ryshfeti shumëmilionëshe, që përfshin Presidentin amerikan Joe Biden, të birin e tij Hunter dhe një kompani energjetike ukrainase, ka pasur kontakte me zyrtarë me lidhje me shërbimet ruse të zbulimit, njoftuan prokurorët.

Prokurorët i bënë publike lidhjet e tij, ndërkohë që i kërkuan një gjykatësi në Las Vegas ta mbante nën arrest ish-informatorin Alexander Smirnov deri në fillim të procesit gjyqësor. Gjykatësi Daniel Albregts vendosi ta lërë të lirë zotin Smirnov, me kusht që vendndodhja e tij të vëzhgohet me mjete elektronike.

Ai akuzohet se gënjeu FBI-në kur tha, se drejtuesit e kompanisë energjetike ukrainase Burisma, i paguan zotit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter, 5 milionë dollarë secilit në vitin 2015 – ky pretendim ishte në qendër të përpjekjeve republikane në Kongres për nisjen e procesit të hetimeve nga Dhoma e Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Biden.

Ish-informatori Smirnov, 43 vjeç, refuzoi të flasë me gazetarët kur doli nga gjykata të martën në mbrëmje. Në kyçin e këmbës së majtë ai kishte të vendosur një mjet elektronik vëzhgimi.

Sipas prokurorëve, zoti Smirnov e pranoi pas arrestimit të tij javën e kaluar, se “zyrtarë të lidhur me shërbimin rus të zbulimit ishin të përfshirë” në pohimin e fabrikuar që iu përcoll FBI-së për zotin Hunter Biden. Ata thanë se kontaktet e zotit Smirnov me shërbimin rus të zbulimit ishin bërë gjatë kohëve të fundit dhe ishin gjithëpërfshirëse. Prokurorët gjithashtu thanë se zoti Smirnov kishte planifikuar të takohej me një zyrtar gjatë një udhëtimi që kishte në plan të bënte jashtë vendit.

Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar këtë zhvillim.

Prokurorët thanë se zoti Smirnov, i cili ka shtetësi amerikane dhe izraelite, i dha FBI-së informacion të rremë në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e kompanisë Burisma i kishin paguar miliona dollarë zotit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter në vitet 2015 dhe 2016.

Por, sipas prokurorëve, zoti Smirnov kishte vetëm marrëdhënie normale biznesi me kompaninë ukrainase në viti 2017 dhe akuzat për ryshfet i bëri pasi, sipas tyre, ai kishte paragjykime ndaj zotit Joe Biden në kohën kur ai ishte kandidat për presidencial.

Ai akuzohet se ka bërë deklaratë të rreme dhe se ka krijuar një dosje bazuar në falsifikime dhe shpifje. Akuzat ndaj tij janë ngritur në Los Anxhelos ku zoti Smirnov ka jetuar 16 vjet para se të zhvendosej në Las Vegas në dy vitet e fundit.

Pretendimet e informatorit janë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve republikane në Kongres për të hetuar presidentin dhe familjen e tij dhe u përdorën për të filluar hetimet në Dhomën e Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Biden. Demokratët kanë bërë thirrje për mbylljen e hetimeve pas aktpadisë ndaj zotit Smirnov, ndërkohë që republikanët thanë se do të vazhdojnë “të ndjekin faktet.”

Hunter Biden pritet të japë dëshmi javën e ardhshme.

Ligjvënësit republikanë në Kongres kanë kërkuar nga FBI-ja që të publikojë listën e paredaktuar të akuzave. Ata pohuan se nuk mund të konfirmojnë vërtetësinë e akuzave.

Zbulohet specia më e madhe e gjarprit në pyjet tropikale të Amazonës

 

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të padokumentuar më parë të një anakonde gjigante në Amazonë, për të cilën thonë se arrin deri në 7.5m gjatësi dhe peshon deri në 500kg, çka e bën më të rëndin të njohur në botë.

Deri tani ishin  njohur katër specie anakondash, nje prej te cilave eshte anakonda e gjelbër që jeton në pjesët tropikale të Amerikës së Jugut pranë lumenjve Amazon, Orinoco, e Esequibo dhe në disa prej degëzimet e tyre.

Kjo specie njihej për shpejtësinë e lëvizjes dhe aftësinë për të shtrënguar prenë deri në vdekje duke u sjellë rreth trupit të kafshës për t’i asfiksuar.

Por një studim i ri disa-vjeçar tregon tashmë se anakonda e gjelbër vjen në dy specie gjenetikisht të ndara.

Studiuesit punuan me popujt indigjenë Waorani për të kapur disa prej tyre anakondat e gjelbra veriore (Eunectes akayima) në rajonin Bameno të Amazonës ekuadoriane.

Speciet u filmuan për një dokumentar të rrjetit National Geographic’s ku studiuesit dokumentuan anakondat e që silleshin në ujëra të cekëta “teksa prisnin gjakun e tyre në sistemet e lumenjve.”

Studiuesit thanë se dokumentari është i vlefshëm për ruajtjen e anakondave që janë nga predatorët më të suksesshëm dhe të rëndësishëm për balancimin e ekosistemeve.

Anakondat dhe habitati i tyre rrezikohen nga bujqësia e kulturave të industrializuara  si vaji i palmës apo aktivitetet minerare dhe ndotja e burimeve ujore./Independent/

FOTO GALERI
1/3
Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të padokumentuar më parë të një anakonde gjigante në Amazonë

Top Channel

Lyudmila Navalnaya, nëna e politikanit të ndjerë opozitar rus, Aleksei Navalny, ka dorëzuar një padi në një gjykatë ruse duke kërkuar lirimin e trupit të të birit, i cili vdiq në një burg në Arktik.

 


Një gjykatë në rajonin Jamalo-Nenets në Arktik tha më 21 shkurt se seanca dëgjimore për këtë padi do të mbahet më 4 mars. Kritiku i Kremlinit vdiq më 16 shkurt, por zyrtarët vazhdimisht kanë refuzuar që trupi i tij i pajetë t’i dorëzohet familjes, duke pretenduar se po kryejnë një “hetim” mbi shkakun e vdekjes. Ata kanë thënë se kjo procedurë mund të zgjasë deri në dy javë.

Nëse autoriteteve do t’iu duhen dy javë të plota për të ekzaminuar trupin e Navalnyt, trupi nuk do t’i dorëzohet familjes deri më 4 mars. Navalnaya ka tentuar që të ketë qasje te trupi i djalit të saj që kur autoritetet e burgjeve njoftuan se ai vdiq. Zyrtarët rusë të burgjeve thanë se 47-vjeçari vdiq pasi humbi ndjenjat pas ecjes.

Gjykata në qytetin Salekard i tha gjencisë Tass se seanca dëgjimore për padinë e Navalnayas është caktuar më 4 mars dhe do të mbahet prapa dyerve të mbyllura. Navalny vdiq në qytetin Karp, afër Salekardit.

Më 20 shkurt, Navalnaya publikoi në rrjetet sociale të incizuar jashtë burgut të ashtuquajtur “Ujku Polar”, duke i bërë thirrje për ndihmë presidentit rus, Vladimir Putin.

“Po ju drejtohem juve, Vladimir Putin. Zgjidhja e kësaj çështjeje varet vetëm nga ju. Më lejo që ta shoh djalin tim. Kërkoj që trupi i Alekseit të lirohet menjëherë, në mënyrë që të mund ta varros si njeri”, tha ajo përmes videos.

Një ditë para kësaj, e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, akuzoi Putinin për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe akuzoi zyrtarët se janë “frikacakë” duke fshehur trupin e tij dhe duke refuzuar që t’ia dorëzojnë atë nënës së tij.

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje në vdekjen e kritikut më të zëshëm të Putinit.

Vrasja e pilotit të dezertuar rus Kapitenit Maksim Kuzminov në Spanjë/ Zbulohet biseda në telefon me ish-të dashurën para se të ekzekutohej, në vendngjarje u gjetën…

 

Detaje të reja janë publikuar për pilotin e helikopterit ushtarak rus të vrarë në Spanjë, i cili dezertoi.

Sipas Daily Mail, dyshohet se ai mund t’u ketë dhënë vrasësve vendodhjen e tij përmes telefonatës që bëri me të dashurën ku e ftonte ta vizitonte në Alicante.

Kapiteni Maksim Kuzminov u gjet i ekzekutuar me plumba në një parking nëntokësor në Villajoyosa afër Alicantes në fillim të këtij muaji, ngjarje   që dyshohet se ishte një goditje e orkestruar nga Kremlini.

28-vjeçari u kthye në objektiv të skuadrave ruse pasi u largua nga atdheu gushtin e kaluar me një helikopter Mi-8 të vjedhur dhe duke e ulur atë në një aeroport ushtarak ukrainas.

Me një identitet të ri në Spanjë dhe i pasuruar nga ukrainasit pas dezertimit, ai kishte nisur të ndërtonte një jetë të re larg tmerreve të luftës.

Por ai besohet se ka bërë një gabim fatal duke kontaktuar ish të dashurën.

“Ne e dimë se ai kishte ftuar ish-të dashurën në Spanjë dhe më pas ai u gjet i vdekur. Ajo telefonatë mund të ishte përgjuar nga shërbimet sekrete ruse”, raportuan mediat spanjolle.

Ndërkohë, burime pranë hetimit pohuan se municione ruse u përdorën në sulmin ndaj tij për t’u sinjalizuar dezertorëve të tjerë shtrirjen e sigurisë së Kremlinit.

“Megjithëse kalibri ose marka e saktë nuk është zbuluar, fakti që municioni është i prodhimit rus konfirmon dyshimin se i vdekuri nuk është 33-vjeçari ukrainas që tregonte dokumentacioni që mbante, por 28-vjeçari kapiten Kuzminov.


1/6

Top  Chanel 

2024/02/20

Turpi më i madh në historinë e OKB-së

 


photo: BIRN

Enver Robelli, “Ratko Mladić dhe banaliteti i të keqes – një kronikë mbi luftën e Bosnjës dhe karrierën e një krimineli”, Koha, Prishtinë, 2022. 

Me arrestimin e dy liderëve të sërbëve të Bosnje e Hercegovinës Radovan Karadžić-it më 2008 dhe të Ratko Mladić-it më 2011, Sërbia nën Presidentin Boris Tadić sikur bëri një përpjekje për ta mbyllur një kapitull të errët të historisë së saj më të re, të paktën sa u takon krimeve kundër civilëve boshnjakë. Ndërmarrja për ta mënjanuar njërën prej pengesave në rrugën drejt integrimeve europiane nuk qe e lehtë, ngaqë një pjesë e mirë e shoqërisë sërbe e shihte Tadić-in si ‘tradhtar të kombit sërb’, ‘shërbëtor të Perëndimit’ e ‘dorëzues të heronjve sërbë në Hagë’. Për fat të keq, kjo përpjekje e tij për t’ia shlyer këtë njollë Sërbisë, u shkatërrua tërësisht nga pasardhësi i tij Aleksandar Vučić, nacionalist virulent dhe aktualisht President i Sërbisë, i cili e lartësoi figurën e Ratko Mladić-it.

Për këtë kriminel sërb tashmë e kemi një biografi, ndonëse për momentin vetëm në gjuhën shqipe. Autori i biografisë së Mladić-it është gazetari Enver Robelli. Libri përbëhet nga 42 pjesë të shkurtra, një pjesë e mirë e të cilave mund të themi se do të funksiononin edhe si artikuj më vete.

Në pjesët e para të biografisë prezentohet kryesisht arrestimi i Mladić-it, për të vazhduar me krimin e tij më monstruoz, të njohur ndërkombëtarisht si gjenocidi në Srebrenicë, me ç’rast forcat sërbe në korrikun e vitit 1995 masakruan rreth 8 mijë boshnjakë myslimanë civilë të paarmatosur. Ky krim, siç thoshte atëherë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, paraqet “turpin më të madh në historinë e OKB-së”, sepse Këshilli i Sigurimit i OKB-së qysh më 1993 e kishte shpallur Srebrenicën zonë të mbrojtur.

Vend të rëndësishëm në këtë libër zë përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare për këtë krim. Autori këtu na ofron shumë të dhëna për veprimet, përkatësisht mosveprimet e përgjegjësve kryesorë ndërkombëtarë për ta parandaluar gjenocidin në Srebrenicë, konkretisht për të dërguarin special të OKB-së Jasushi Akashi, komanduesit e trupave të OKB-së nëpër Bosnjë e Hercegovinë Philippe Morillon e Bernard Janvier, pastaj komandantin e helmetkaltërve të OKB-së Thom Karremans, e me radhë. Autori këtu na ofron të dhëna tronditëse, si bie fjala fragmente nga dëshmia e komandantit Karremans në Tribunalin e Hagës, kur e pranon se gjatë negociatave me palën sërbe më shumë kishte menduar si t’i mbronte dhe nxirrte ushtarët holandezë me automjetet e tyre nga Srebrenica, sesa ta mbronte popullsinë boshnjake të kanosur nga forcat sërbe.

Robelli vë në pah përgjegjësinë e afro 400 trupave holandeze, që në emër të OKB-së duhej ta mbronin popullsinë civile, madje na ofron informata rrënqethëse se si trupat holandeze në ikje i kishin lënë banorët e Srebrenicës në duart e Ratko Mladić-it, si ishin pritur në Zagreb nga Princi i Kurorës Willem Alexander, i cili u kishte thënë: “edhe në emër të nënës sime dua t’ju shpreh admirimin për atë që keni bërë në Srebrenicë”.

Mirëpo, autori sjell edhe të dhëna se si Qeveria e Holandës e ka trajtuar përgjegjësinë e vet për gjenocidin në Srebrenicë: Më 2002, shtatë vjet pas masakrës, pasi e kishte shqyrtuar një raport prej shtatë mijë faqesh, të shkruar me kërkesë të Qeverisë nga Instituti Holandez për Dokumentimin e Luftës (NIOD) e të mbushur me akuza të rënda kundër udhëheqjes ushtarake dhe politike të Holandës, Qeveria socialdemokratit Wim Kok, kishte dhënë dorëheqje për shkak të gabimeve më 1995.

Në këtë libër Robelli ofron përshkrime e të dhëna të vlefshme edhe për vende, personalitete të rëndësishme politike, ushtarake e intelektuale, si dhe ngjarje që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me kryepersonazhin e librit Ratko Mladić. Për shembull, të dhëna politike, ekonomike e kulturore nëpër periudha të ndryshme historike për fshatin Lazarevo, ku u arrestua Mladić-i, për qytetin më të afërm të këtij fshati Zrenjaninin, pastaj për vetë qytezën e Srebrenicës. Autori sjell të dhëna edhe për jetën e përditshme të këtyre vendeve, e edhe për jetën e përbashkët mes pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme etnike e fetare.

Mjaft me rëndësi janë edhe informatat e ofruara për individë të lidhur drejtpërdrejt me Mladić-in, si avokatin e tij Miloš Šalić nga Peja, pastaj kundërshtarin e tij Naser Orić-in, komandant i forcave boshnjake në Srebrenicë , i cili, siç na tregon Robelli, më parë kishte punuar në Ministrinë e Brendshme të Sërbisë, kishte shërbyer edhe në Kosovë, e madje kishte qenë edhe në ekipin e truprojave të Milošević-it.

Prezentimi i veprimtarisë së Orić-it është ndër elementët që këtë libër e bën neutral e objektiv, ngaqë përmenden edhe shkeljet e rregullave të së drejtës humanitare ndërkombëtare nga pala boshnjake, si dhe lidhjet e politikanëve boshnjakë me grupe kriminale. Në libër figurojnë edhe të dhëna për krimet e luftës të kryera nga disa oficerë kroatë, kryesisht kundër sërbëve të pambrojtur, shumica pleq e plaka. Këtu potencohen edhe përpjekjet e autoriteteve sërbe për të reflektuar mbi krimet kryera kundër boshnjakëve, sidomos në Srebrenicë, siç janë: Rezoluta e Kuvendit të Sërbisë, që ndonëse nuk e përmend nocionin gjenocid, dënon krimin masiv në Srebrenicë në kuptim të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pastaj prania e Presidentit Tadić në Srebrenicë, e me radhë. Këta janë disa hapa të vegjël përpara, të cilët janë rrënuar tërësisht me ardhjen në pushtet të Vučić-it.

Duhet thënë se për hartimin e këtij libri autori ka shteruar lakmueshëm shtypin rajonal (sërb, boshnjak e kroat), pastaj atë gjerman, zvicerian e austriak, por edhe atë britanik e amerikan. Po ashtu, ai ka përdorur dokumente me rëndësi të veçantë, si aktakuzat e Tribunalit të Hagës, jo vetëm kundër Karadžić-it e Mladić-it, por edhe të akuzuarve të tjerë të përfshirë në gjenocidin e Srebrenicës, e edhe në krimet e tjera në Bosnje, e plot dëshmi e vendime të gjykatave kundër të akuzuarve të ndryshëm. Robelli ka shfrytëzuar edhe një mori raportesh të hartuara nga organizata e përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Nuk duhen harruar as librat e vlefshëm të personaliteteve të ndryshme politike, ushtarake, diplomatike, shkencore e mediale, nga rajoni e nga bota.

Njohja e mirë e rajonit, pastaj e historisë, jo vetëm politike, por edhe ekonomike, kulturore, mandej e luftërave gjatë viteve ’90, njohja e gjuhëve të rajonit, por edhe e atyre europiane, përcjellja me vëmendje e kujdes të veçantë për pothuajse tri dekada me radhë e zhvillimeve që lidhen me temën e librit, i kanë mundësuar autorit që ta shkruajë këtë libër të vlefshëm. Do të ishte e dobishme që ky libër të botohet edhe në gjuhët e rajonit (boshnjakisht, sërbisht e kroatisht), e pse jo edhe në gjermanisht e anglisht.

Këtë libër duhet ta lexojmë që të mësojmë saktësisht e detajisht se çka ka ngjarë në Srebrenicë, por edhe ta përkujtojmë këtë krim, nga më të llahtarshmit që ka parë njerëzimi ndonjëherë, mes tjerash edhe sepse ndërhyrja ushtarake e NATO-s më 1999 për të parandaluar krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk do të kishte ndodhur pa dështimin kolosal të bashkësisë ndërkombëtare në Srebrenicë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...