Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/20

Kosova pa përgjigje ndaj kërcënimeve me bomba

 


Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin e panikut mes popullatës.

Që nga fillimi i agresionit së Rusisë mbi Ukrainën, alarmet për bomba ishin të zakonshme edhe në vendet e tjera të rajonit. Edhe pse ende nuk dihet nëse kërcënuesit me bomba të rrejshme kanë lidhje me shtetet prej ku u dërguan mesazhet, mënyra dhe institucionet ku u dërguan kërcënimet ishin të ngjashme në të gjitha shtetet. Cak ishin kryesisht shkollat dhe aeroportet. Kërcënimet vijnë si nga akterët joshtetërorë, ashtu edhe nga ata shtetërorë. Prandaj, siguria kibernetike po bëhet gjithnjë e më shumë një çështje kritike për sigurinë kombëtare.

Në Kosovë, shumica e sulmeve ndodhën në periudhën e pranverës 2022, ku u targetuan disa nga vendet më të frekuentura publike, si shkollat publike, Universiteti i Prishtinës dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Kërcënimet ndodhën në një momentum të vështirë për vendin, në kohën kur tensionet në veri ishin të larta, me ç’rast i kontribuuan rritjes së panikut.

Policia e Kosovës (PK) raporton për Sbunker se në vitin 2022 në Kosovë janë evidentuar gjithsej 48 raste të kërcënimeve me bomba përmes sistemeve kompjuterike, ndërsa vetëm 9 në vitin pasues. Me gjithë numrin e madh të kërcënimeve, institucionet relevante nuk kanë treguar nëse i kanë identifikuar autorët dhe nuk dihet nëse ata operojnë brenda apo jashtë vendit.

Megjithatë, këto kërcënime vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të madh për vendin dhe institucionet kosovare mbeten jo të mbrojtura mirë. Në këto rrethana, është i domosdoshëm krijimi i një infrastrukture më të mirë kibernetike, në mënyrë që të evitohen sulme të tilla në të ardhmen.

Kërcënimet ndaj shkollave dhe aeroportit

Kërcënimi i parë serioz që rriti panikun mes popullatës dhe mori vëmendjen mediatike ishte kërcënimi ndaj gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, në maj 2022. Sulmuesit dërguan këtë mesazh në email-in zyrtar të shkollës: “Bombing Xhevdet Doda School”.

Personeli i shkollës ka lajmëruar rastin menjëherë dhe, brenda pak minutave, objekti i shkollës ishte rrethuar me shirita dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës (PK) e specialistë për eliminimin e mjeteve eksplozive. Drejtori i shkollës, Azem Jaha, rrëfen për Sbunkerin situatën me të cilën u provuan për herë të parë:

Pasi erdhën policët, i njoftuam për kërcënimin që kemi pranuar“, tha Jaha. Tutje, ai shtoi: “Nxënësve u kemi thanë që duhet me liru shkollën, pa panik. Brenda pak minutave, objekti është zbrazur”.

Pas evakuimit të nxënësve, hapësirat e shkollës janë kontrolluar nga njësitet policore antibombë, përfshirë njësitin e qenve të stërvitur për identifikim të objekteve të dyshimta. Megjithatë, njësiti policor nuk ka arritur të identifikojë asnjë bombë, duke e vlerësuar situatën si alarm të rrejshëm.

Shkolla e mesme “Xhevdet Doda”, Prishtinë

Sipas Jahës:“Policia nuk ka lënë vend pa kontrolluar. Por, nuk është gjetur asgjë, fatmirësisht. Si pasojë e kësaj, disa orë mësimore u humbën atë ditë”. E gjithë kjo procedurë e kontrollimit, që rezultoi me alarm të rremë, zgjati rreth tri orë.

Mirëpo, kërcënimi me bombë në shkollën “Xhevdet Doda” nuk është rasti i vetëm.

Azem Jaha, Shkolla e mesme “Xhevdet Doda”

Fillimisht, në janar 2022, u dha alarm i rrejshëm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Pas hetimeve të Policisë, krejt çfarë u gjet ishte një çantë, por jo edhe bombë brenda saj.

Kërcënimi tjetër ndodhi në maj ndaj Universitetit publik “Hasan Prishtina”. Pas dy muajsh, ky universitetet u kërcënua sërish. Por, njësitet “antibombë” të PK-së nuk gjetën asnjë bombë, në asnjërën prej rasteve.

Alarmet me bomba u dhanë në periudha të caktuara, jo vetëm kur kishte zhvillime të brendshme politike, por edhe gjatë tensioneve Kosovë-Serbi.

Kërcënimet vazhduan në qershor, në kohën kur u organizuan dy protesta në Prishtinë. Pati kërcënime në rajone të ndryshme, përfshirë komunat veriore që popullohen me shumicë serbe.

Kjo situatë sfidoi kapacitetet e PK-së, e cila hasi në vështirësi që të kryejë kontrolle të detajuara në lokacione të ndryshme në të njëjtën kohë. Megjithëkëtë, në fund, të gjitha alarmet rezultuan të rrejshme. Pavarësisht nga kjo, situata u vlerësua shqetësuese për faktin se cak ishin institucionet arsimore të të gjitha niveleve. Me këtë rast, zyrtarë qeveritarë i shtuan thirrjet që të mos krijohen shqetësime dhe panik, por nuk dhanë ndonjë informacion për burimin e kërcënimeve.

Saga e fluturimeve Prishtinë-Mynih dhe Prishtinë-Romë

Me kërcënime për bomba nuk u kursye as Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Aeroporti ishte alarmuar dy herë në qershor 2022.

Fillimisht, u dyshua se një mjet shpërthyes ishte në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë. Kërcënimi për bombë ishte bërë gjatë kohës sa aeroplani ishte në fluturim, duke krijuar shqetësim të madh tek udhëtarët. Pas aterrimit të aeroplanit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është bërë evakuimi i pasagjerëve nga Policia e Kosovës, e cila kreu edhe kontrollet brenda në bagazh, por nuk gjeti asgjë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Me datë 16 qershor 2022, pati një kërcënim tjetër me bombë. Udhëtarët që ishin në bordin e linjës Prishtinë-Mynih kanë treguar se kërcënimi ishte i nivelit të lartë. Kësisoj, aeroplani ishte detyruar të devijojë për në Shkup, në pritje të udhëzimeve bazuar në situatën në Aeroportin e Prishtinës dhe askush nuk ishte lejuar të dalë nga avioni. PK, pas verifikimit dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ishte raportuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese, kishte vërtetuar se këto informacione ishin të rrejshme.

Kërcënimet me bomba në Aeroportin e Prishtinës krijuan probleme të jashtëzakonshme për autoritetet. Përveç aspektit të sigurisë, kërcënimet ndikuan në vonesa të shumta, gjë që e ndërlikoi punën në aeroport.

Valentina Gara, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”

Çdo alarm i rrejshëm ka shkaktuar vonesë në fluturime“, u deklarua për Sbunker zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara. Sipas saj, në rast të kërcënimeve me bomba, të cilat ishin prezente edhe më 2023, aeroporti ka një plan emergjent që aktivizon të gjitha autoritetet relevante të sigurisë, përfshirë PK-në, FSK-në dhe KFOR-in.

Në kohën kur u intensifikuan alarmet për bomba, në Beograd u mbajt festivali i përvitshëm “Mirëdita Dobërdan”, që ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit nëpërmjet kulturës e artit. Por, ceremonia hapëse ishte ndërprerë pas një alarmi për bombë në Qendrën për Dekontaminim Kulturor (CZKD). Për rreth gjysmë ore, hapësira ishte kontrolluar nga njësiti për çminim, që më pas konfirmoi se alarmi ishte i rrejshëm. Njoftimi për bombë kishte ardhur nga e njëjta adresë elektronike prej nga është lëshuar një tjetër njoftim për bombë pas hapjes së ekspozitës “Gjithë lotët tanë”. Edhe ky doli të jetë alarm i rrejshëm.

Sulme nga kompjuterë të paidentifikuar dhe IP të ndryshme

Gjatë vitit 2022, edhe sistemet qeveritare të Kosovës janë ballafaquar me sulme kibernetike të llojit “DdoS”, duke shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Faqja e Kryeministrisë, ato të disa ministrive, ajo e Policisë së KosovësPlatforma e-Kosova dhe disa media, kanë qenë në shënjestër të sulmeve kibernetike.

Me sulme kibernetike u përball edhe një prej telefonive kryesore – Telekomi i Kosovës. Zyrtarë të tij patën thënë se sulmi është kryer nga 30 mijë kompjuterë të paidentifikuar dhe me IP adresa të ndryshme.

Marrë parasysh përmasat e sulmit, ekspertë të sigurisë kibernetike i kërkuan Qeverisë që urgjentisht t’i bllokojë të gjitha IP-të nga Irani, Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

Sulmet kibernetike në Kosovë u bënë të njëjtën kohë kur u konfirmua se Irani kishte depërtuar thellë në të dhënat e Qeverisë së Shqipërisë.

Sipas një analize të Microsoft-it, sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë të motivuara politikisht dhe prapa tyre qëndrojnë akterë që janë të lidhur me Qeverinë e Iranit. Pas sulmit, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke përzënë stafin diplomatik të Ambasadës nga Tirana.

Institucionet e Kosovës në terr informativ

Edhe pse numri i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve ishte tejet i lartë, autoritetet relevante kosovare, përfshirë këtu Ministrinë e Brendshme, Prokurorinë dhe Gjykatën, nuk kanë arritur të identifikojnë burimin e sulmeve dhe nuk kanë deklaruar asgjë rreth hetimeve apo ndonjë aktakuze potenciale.

Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që merren me çështje të sigurisë, thonë se kërcënimet zakonisht vijnë kur ka tensione politike ose sociale, që kanë për qëllim shkaktimin e frikës, polarizimin e shoqërisë dhe fryrjen e ndarjeve etnike.

Gjatë vitit 2022 sistemet qeveritare u ballafaquan me sulme kibernetike të llojit “DdoS”

”Zhvillimet politike brenda Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë mund të influencojnë situatën e sigurisë. Kujdes të shtuar duhet pasur me deklaratat publike, në ato momente kur mund të shkaktojnë tensione”, ka deklaruar Leureta Lumi (QKSS).

Sipas Lumit, alarmet mund të mendohen si përpjekje për rritjen e ndjenjës së pasigurisë, por ajo nuk e përjashton as mundësinë që situata të tilla të ndikojnë në vendimmarrjen politike.

“Në të njëjtën kohë e kemi faktorin ndërkombëtar, i cili në momente kritike mund të bazohet në situatat e krijuara, tensionet në vend, për marrjen e vendimeve të rëndësishme për Kosovën”, thotë ajo.

Leureta Lumi, QKSS

Lumi shton se kërcënimet kanë për qëllim shqetësimin e publikut dhe ndërprerjen e aktiviteteve të rregullta, deri në përpjekjen për të shkaktuar panik dhe pasiguri në shoqëri.

“Por, kjo nuk do të thotë që këto kërcënime nuk janë pjesë e një strategjie më të gjerë gjeopolitike”, ka thënë ajo.

Shkollat kanë qenë më të prekura nga kërcënimet me bombë, sepse prindërit dhe komuniteti janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo lloj kërcënimi që mund të ndikojë në sigurinë e fëmijëve, shton Lumi.

Kjo e bën shkollën një objekt të lehtë për ata që duan të shkaktojnë trazira ose të marrin vëmendje”, shprehet ajo.

Në kohën kur sistemi i arsimit në Kosovë konsiderohet i dobët, sidomos pas pandemisë, sipas Lumit, këto kërcënime vetëm sa e kanë thelluar këtë gjendje, për shkak të humbjes së orëve të mësimit.

Zgjerimi i njohurive për t’u ballafaquar me kërcënime të rrejshme

Sulmet kibernetike kanë shtruar nevojën për zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla. Kjo për faktin se përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është zgjeruar me shpejtësi prej vitit 2000.

Sipas statistikave botërore, përdorimi i internetit në Kosovë është në masën 90.4 për qind.

Megjithatë, institucionet përkatëse nuk duket se kanë ndërmarrë ndonjë hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Por, kjo nuk i ka ndalur nxënësit kosovarë t’i zgjerojnë njohuritë për t’u ballafaquar me kërcënime të rrejshme.

Përdorimi i internetit në Kosovë është në masën 90.4 për qind

Drejtori i shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Azem Jaha, ka treguar se pas kërcënimit që kanë pranuar, nxënësit tashmë organizojnë ligjërata vetëdijesuese rreth sulmeve kibernetike.

Edhe në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) thonë se përmirësimi i protokolleve të reagimit në rastet e kërcënimeve me bomba është jetik.

Kjo përfshin trajnimin e stafit të shkollave dhe institucioneve të tjera, përmirësimin e komunikimit ndërmjet autoriteteve dhe publikut, si dhe investimin në teknologji për identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve të tilla. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e ndikimit të kërcënimeve të rrejshme dhe në rritjen e sigurisë së publikut”, ka theksuar Leureta Lumi.

Nevoja për ngritjen e kapaciteteve

Informatat që ka kërkuar Sbunkeri nuk janë vënë në dispozicion nga PK-ja dhe institucionet e tjera hetuese. Në dokumente qeveritare konfirmohet se sulmet kibernetike që janë shtuar vitet e fundit përbëjnë problem serioz.

Natyra pa kufij e krimit kibernetik ka kontribuar në përhapjen e gjerë të aktiviteteve kriminale, kupërfshihen kompjuterët dhe sistemet e informacionit. Qeveria, vitin e kaluar, miratoi Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2023-2027, ku tregon hapat e ndërmarrë në ngritjen e infrastrukturës ligjore që synon parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit kibernetik. Aty parashihen gjashtë objektiva strategjikë në adresimin e këtij problemi, mes të tjerash krijimi i kapaciteteve ligjore dhe institucionale të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, promovimi i programeve vetëdijesuese për sigurinë kibernetike, mbështetja në zhvillimin e sektorit privat në sigurinë kibernetike, ndërtimi i bashkëpunimit të qëndrueshëm kombëtar e ndërkombëtar, avancimi i aftësive hetimore dhe ushtarake të sigurisë kibernetike.

Edhe pse Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në kuadër të Policisë së Kosovës posedon kapacitete teknike dhe trajnime të nevojshme për t’i hetuar krimet kompjuterike, mbetet sfidë një përgjigje më efektive e zbatimit të ligjit, duke u fokusuar në zbulimin, gjurmimin dhe ndjekjen penale të kriminelëve kibernetikë. Institucionet duhet të angazhohen që të ndërtohet besimi te qytetarët se të gjitha llojet e krimit trajtohen me përgjegjësi dhe efektivitet.

Deri tash nuk ka pasur raste të depërtimit dhe dëmtimit serioz të sistemeve me të dhënat shtetërore, por ky rrezik mbetet real.

Aktivitetet e ndryshme kriminale kanë mjaftuar për t’i evidentuar dobësitë e rrjeteve kompjuterike në Kosovë. Sipas të dhënave, target i sulmeve kompjuterike deri më tani janë llogaritë e përdoruesve, sistemet bankare dhe faqet e internetit. Qeveria duhet t’i përmirësojë kushtet që policia t’i kryejë detyrat e veta në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe trendet e krimit. Referuar zhvillimeve në këtë fushë, Qeveria duhet ta aplikojë një metodologji për mbledhjen e statistikave kibernetike dhe të konsiderohet mundësia që çdo vit të publikohen të dhëna mbi sulmet kibernetike.

Kjo do të siguronte rritjen e njohurive të punonjësve të organeve hetuese, por edhe të qytetarëve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike.

 

As rajoni nuk është imun

 

Nga marsi i vitit 2022, kërcënime pati edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. 

Serbia i ka ndërlidhur kërcënimet me situatën në Ukrainë, ku zyrtarë shtetërorë atje thanë se po synohet t’u bëhet presion për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Policia në Serbi pati njoftuar se tetë kërcënime kishin burimin nga Polonia, katër nga Gambia, dy nga Irani dhe Nigeria, si dhe nga një nga Ukraina, Sllovenia dhe Rusia.

Serbia arrestoi edhe tre të mitur, që dyshohen se kanë porositur mbi 80 kërcënime me bomba në shkolla ​​në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Detyra e intelektualit dhe kërcënimet e saj

Për të legjitimuar punën e tij, intelektualit i duhen njerëz që mendojnë me të dhe përkundër tij, jo ithtarë që ndjekin verbërisht idetë e tij. Intelektuali që është vënë në kërkim të ithtarëve të tillë, ka mbjellë farën e tifozerisë, e cila e delegjitimon tërësisht veprimtarinë e tij, ngase ndjekja jokritike e ideve të tjetrit është në kundërshtim me idenë e mendimit të lirë.

Nëse me termin “intelektual” shënjojme një person që ka arritur kapital të caktuar kulturor në fushën e krijimtarisë letrare a artistike ose në fushën e studimit dhe specializimit të tij/saj dhe është angazhuar në diskutimet me interes për publikun ose në betejat politike, bëhet e qartë se nuk flasim thjesht për një profesionist, që mjaftohet me përdorimin e punës intelektuale vetëm brenda profesionit të tij, po për diçka më shumë se aq. Sipas kësaj, duke synuar të imponojë në publik vlerat të cilat janë të pranueshme në fushën e tij krijuese ose shkencore, intelektuali  i atribuon vetes një mision në shoqëri, të cilin e përjeton si një “vokacion” a “detyrë jetësore” për të arritur tek e vërteta në lidhje me çështjet me interes për publikun, ose për të zhvilluar vetëdijen ideore, politike a kulturore të grupeve të caktuara shoqërore.

Më saktë, ky është koncept i “intelektualit publik”, që emërton  një profesionist të një fushe të shkencës a të artit, të cilit i interesojnë të vërtetat politike që mund të nxirren nga metoda dhe logjika e fushës së specializimit të tij dhe që mund të përdoren për të adresuar çështjet publike të një shoqërie. Metoda dhe logjika, bashkë, përbëjnë universin ku validohet e vërteta dhe brenda të cilave mendon intelektuali, pavarësisht autoriteteve të jashtme nga ky univers, siç mund të jenë, bie fjala, mendimi ose idetë mbizotëruese të një elite pushteti a establishmenti kulturor ose idetë e popullarizuara të një shumice.

(Është qartë se një përkufizim i tillë nuk lejon që termi “intelektual” të përcaktohet sipas ndonjë kriteri universal. Çështja e përkufizimit duhet të shihet si pjesë e betejave (përsëri) intelektuale rreth përcaktimit të “intelektualit të vërtetë”, domethënë betejave për të vënë autoritetin që vendos se kush është intelektual e kush jo dhe që imponon përgjigjen se cila është a duhet të jetë detyra “e vërtetë” e intelektualit dhe raporti që ka, si me elitën politike e kulturore, ashtu me publikun e gjërë.)

Së këndejmi, këtu e kemi fjalën pikërisht përe këtë koncept të intelektualit, domethënë një mendimtar që nuk e ndërlidh mendimin e tij me një garë për të fituar pranimin e publikut. Mendimtari nuk synon që idetë, të cilat dalin nga mendimi i tij, të jenë të popullarizuara apo në përputhje me idetë mbizotëruese. Prandaj, ai nuk mërzitet kur idetë e tij injorohen, kundërshtohen ose nuk kuptohen nga shumica. E vetmja arsye me mendu për shumicën është kur idetë e tij përputhen me idetë e shumicës ose mbizotëruese. Në atë rast, duhet të sigurohet që mendimi i tij nuk është vendosur nga këto forca, por është bërë përpjekje që të mendohet pavarësisht dhe përkundër tyre.

Andaj, është e panevojshme përpjekja e intelektualëve për pranim dhe simpati nga publiku, duke propozuar ide banale që nuk thonë asgjë të re, nuk zbulojnë ndonjë të vërtetë të rëndësishme ose me të cilat pajtohen të gjithë ose një shumicë e rëndësishme. Një paraqitje e figurës banale ose të zakonshme të intelektualit, që e asocion atë me mendimin e sigurt, mbizotërues ose të shumicës, është rrënuese e vetë konceptit të intelektualit. Sidoqoftë, nga një intelektual nuk mund të burojnë ide banale ose të zakonshme: mendimi i tij nuk mund të prodhojë ide që nuk thonë asgjë të re, së paku për një pjesë të publikut, dhe që nuk ia prishin qetësinë mendimit mbizotërues.

Intelektuali nuk ka nevojë të propozojë ide që pajtohen me mendimin e shumicës ose që janë të përhapura në shoqëri me qëllimin për të fituar miratimin e publikut. Këtë e bëjnë ideologët politikë dhe predikuesit fetarë. Ata shkëmbejnë ideologjitë dhe utopitë për besimin dhe miratimin e publikut. Duke u ofruar opium gjindjes hallkeqe, që të mund ta durojnë botën në të cilën jetojnë dhe duke u premtuar më të mirën e botëve, që gjithmonë është tjetërkund dhe tjetërherë, ata fitojnë besimin e njerëzve që iu duhet për të rekrutuar ithtarë të vizioneve të tyre ideologjike ose utopike.

Përkundrazi, intelektuali nuk i premton asgjë askujt, as lumturi në këtë botë, as shpëtim në botën tjetër. Në të vërtetë, intelektuali nuk ka çfarë t’u ofrojë asgjë masave në këmbim të besimit të tyre. Përveç nëse veprimtarinë e tij mendore e përzien me ndonjë veprimtari sipolitike ose fetare, intelektuali nuk u premton masave utopi në këtë botë ose parajsë në botën tjetër. Ai mendon dhe rimendon mbi atë që e rrethon dhe si rezultat propozon ide që i arsyeton sipas ndonjë logjike të vlefshme në fushën mbi të cilën ka ekspertizë.

Në këtë proces, intelektuali ofron vegla konceptuale e metodologjike për të menduar me to, duke ia paraqitur publikut parimet logjike dhe metodologjinë e pranuara në universin e tij. Mirëpo, këtë ai e bën jo me forcën e popullaritetit që e ka politikani ose kleriku, por me forcën e argumentit. Andaj, intelektuali thëret në përdorimin e trurit për të menduar dhe jo të zemrës për të besuar.

Për të legjitimuar punën e tij, intelektualit i duhen njerëz që mendojnë me të dhe përkundër tij, dhe jo ithtarë që ndjekin idetë e tij në mënyrë të verbër dhe pa i shqyrtuar ato. Intelektuali që vihet në kërkim të ithtarëve të tillë, ka mbjellë farën e tifozerisë. Tifozeria e dëmton mendimin e lirë të intelektualit duke e bërë atë rob të miratimit të ithtarëve të tij. Intelektuali që krijon tifozë, herët a vonë, do të bëhet pasues i tyre, do të ndjekë opinionet e tyre, në vend se të jetë lider i mendimit të lirë dhe pionier i ideve novatore. Tifozeria e delegjitimon deri në vdekje veprimtarinë e intelektualit, ngase ndjekja e ideve të dikujt është në kundërshtim me idenë e mendimit të vazhdueshëm dhe të lirë, që është vetë detyra e intelektualit. Ndjekja e mendimit të dikujt pa e testuar atë në vazhdimësi shpie në rrugën e besimit të pamenduar në të vërtetat e dhëna, ndërsa shtrimi i pyetjeve, mendimi dhe rimendimi i vazhdueshëm është e vetmja garanci që mendimi të mos shndërrohet në besim.

Ky është vokacioni i intelektualit: të mendojë e të rimendojë, ndërsa puna e jashtme  tij, detyra shoqërore e tij, është të promovojë përdorimin e mendjes dhe t’u ndihmojë pjesëtarëve të shoqërisë në këtë rrugë. Në çastin që intelektuali e braktis punën e tij të brendshme, ai pushon të jetë intelektual, ndërsa në çastin që detyrën e tij në shoqëri e përzien me thirrje dhe promovim të besimit në të vërtetat e dhëna, ai e ka tradhëtuar vokacionin e tij në shërbim të ndonjë detyre ideologjike a utopike.

Ose intelektual ose ideolog; këto të dyja nuk mund të qëndrojnë bashkë. Intelektuali lyp mendim, ideologu, politikani a predikuesi, lyp tifozë. Në kërkim të mendimit, intelektuali do të bëjë kurban tifozerinë. Në kërkim të tifozëve, ideologu do të bëjë kurban mendimin.

Flori Bruqi(29.06.1952--)

 

Flori Bruqi


Flori Bruqi

Flori Bruqi was born on 29 June 1952 in Isniq, DecanKosovo.

He studied defectology at the University of Belgrade, while postgraduate (Magistrates) at the University of Pristina - faculty of Physical Culture and Sports (2004). He collaborated with the daily and periodic press of the country and the foreign since 1974 until now ("New World" - Pristina, "Renaissance" - Pristina, "Danas" - Zagreb, "Dello" - Ljjjana, "Dnevnik" - Ljjjana, "Veqer" - Maribor, "Le Mond", "Corriera della Sera" etc).

He is a member of the League of Writers of Kosovo (2000).

He is the manager of the company "Flomed" from Pristina and general manager for Kosovo in distribution of pharmaceutical preparations of "Schulke-Mayrof Germany and "Borer Chemie AG" of Switzerland.

Flori Bruqi, defended the master's work entitled "Differences in some physiological variables between sports students and non-athletes, before and after running 400 meters before the scientific commission - of the Faculty of Physical Culture and Sport in Pristina, in composition - Prof. Dr. sc. Hasim Rushiti, Chairman, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. Sc. Mustafë Aliu, members.

The current Master of Science of "Kinesiological Physiology", Flori Bruqi has applied an advanced scientific methodology during this research in 22 morphological-physiological parameters using the advanced criteria of the "International Biological Program" of Weiner and Louri; Buzin's "Practice of Biological Anthropology" with collaborators; "The Parktikum of Sports Physiology", by Heimer with collaborators; "National Guidelines for the American Health Association" etc.

Flori Bruqi's master's work has been highly praised by the scientific committee and has used new sources of literature (cites 49 references of newer books from this scientific field) and has used 17 relevant web-address portals that deal with these researches of the world 'Kinesiological Physiology'.

Works 

So far, I have published these books:

  1. Fire of the Sun, Poetry, Pristina, 1995.
  2. Conscience, Roman, Pristina, 1995.
  3. The Killers of the Liberdons, Roman, Pristina, Tirana, 1996.
  4. Resurgence, Roman, Tirana, Pristina, 1996.
  5. Palace Snakes, Roman, Tirana, Pristina, 1996.
  6. Gloves, Roman, Tirana, Pristina, 1997.
  7. Burned Land, Roman, Tirana, Pristina, 1998.
  8. Man and Woman, scientific book, Tirana, Pristina, 2000.
  9. Akereon Palace, Roman, Tirana, Pristina, New York, 2000.
  10. Vademecum DDD, scientific book, Pristina, 2002.
  11. Factorial Structure of Anthropometric and Physiological Dimensions, Pristina, 2004.
  12. The influence of sport on human personality, scientific book, Pristina, 2004.
  13. Juvenile Delinquency and Physical Exercise, Pristina, 2004.
  14. Vademecum for hygienic preparations of "Schulke – Mayr", scientific book, Pristina, 2004.
  15. Differences in some physiological variables between sports students and non-athletes before and after running 400 meters (Master's Paper, Pristina 2005).
  16. Anthropometer-Skender Milaj "Albanian Race", expanded review published in Floart, 2005.
  17. How to Know the Internet, Flomed, October-2005.
  18. Sexual infectious diseases, Floart, October-2005.
  19. Brief Guide to Preparative Disinfectant, Flomed, 2006.
  20. Take up sports and exercise to relax, Floart, January 2006.
  21. Kosovo is not black, Floart, December 2005.
  22. Secrets and Truths about the Avian Virus, Flomed, 2005.
  23. The Economic Aspects of Sports Recreation and Health, Heart-Rhythm Sport, January 2006, etc.
  24. SOCIO-PSYCHOLOGICAL DETERMINANTS OF PHYSICAL EXERCISE (Socio-psycho-kinesiological research with students of the University of Prishtina), Flomed, 2006.
  25. The Courage of The 2008.

He published 21 publications in pristina's "The Renaissance" newspaper, in the 1974-1982 edition, as well as thousands of works on many websites (2003-2008).

ESI(Nisma Evropiane për Stabilitet) : Asnjë vëzhgues ndërkombëtar nuk ka parë “spastrim etnik” të serbëve në Kosovë

 


Nisma Evropiane për Stabilitet, tha se asnjë organizatë ndërkombëtare përfshirë ato të sigurisë nuk ka parë prova për pretendimet e Beogradit se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”, po mungesa e provave nuk u ka dhënë fund pretendimeve nxitëse, transmeton Zëri i Amerikës.

Në një raport me titullin “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, organizata kujton se në korrik të vitit 2023 presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi NATO-ja dhe OKB-ja kishin katërmbëdhjetë ditë për të çarmatosur forcat policore të Kosovës dhe për të mbrojtur serbët e Kosovës nga “pogromet dhe spastrimi etnik” i vazhdueshëm i shqiptarëve. Përndryshe, “dikush tjetër” do të duhej ta bënte këtë.

Raporti vë re se paralajmërimet se Serbia mund të ketë nevojë të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur serbët nuk janë të reja, duke iu referuar një deklarate të presidentit serb Vuçiç të gushtit të vitit 2018, në të cilën e kishte përshkruar Kosovën si një fuçi baruti.

“Të gjithë do të presin një mundësi për të goditur tjetrin për të arritur një avantazh në terren. Dhe çdo ditë do të shqetësohemi nëse do të na sulmojnë në veri, ku do të na godasin, me mbështetjen e kujt…”, kishte thënë president serb.

Mirëpo, në deklaratat e vitit 2018 argumentohej se nëse serbët sulmohen në Kosovë, Serbia do t’i mbrojë ata. Që nga viti 2023, deklaratat argumentojnë se serbët tani janë të sulmuar dhe duhet të mbrohen, thuhet në raportin e Nismës e cila në fund të korrikut të vitit 2023 kishte thënë se ky është një kërcënim serioz për paqen në Ballkan.

Disa muaj më vonë, paraushtarakët serbë sulmuan policinë e Kosovës në veri, kujton raporti, sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 të një grupi serbësh të armatosur që vranë një pjesëtarë të policisë së Kosovës.

“Është koha për ta marrë seriozisht atë që po thuhet aktualisht nga politikanët në Beograd. Nëse shpiken pogrome, atëherë pason dhuna. Nëse këto pretendime të rreme nuk kundërshtohen, situata do të përshkallëzohet më tej”, thuhet në raport, në të cilin nënvizohet se “nuk duhet të jetë e vështirë për organizatat ndërkombëtare të hedhin poshtë pretendimet e rreme, mashtruese dhe të rrezikshme për masakrat imagjinare sa herë që ato bëhen. Asnjë nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë me personel në terren në Kosovë, nga KFOR-i te EULEX-i, nga UNMIK-u te OSBE-ja, nuk ka parë apo përshkruar ‘spastrimin etnik të serbëve’ apo ‘terrorin’ shqiptar në vitet e fundit. Por mungesa e provave nuk i ka ndalur pretendimet nxitëse”.

Nisma thekson se një nga mjetet në këtë betejë të rrëfimeve kanë qenë edhe statistikat. Më 5 tetor 2023, presidenti Vuçiç tha se si pasojë e “terrorit shqiptar”, 11 për qind e serbëve të Kosovës janë larguar nga Kosova që nga fillimi i vitit 2021. Më 8 shkurt të vitit 2024, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiç e rriti ne “14 për qind” numrin e serbëve të Kosovës që ishin larguar për vetëm një vit.

Nuk është ofruar asnjë provë për pogromet e supozuara, dhunën sistematike apo “spastrimin etnik” të supozuar në vitet e fundit, thuhet në raportin prej 18 faqesh në të cilin bëhen krahasime të deklarimeve dhe statistikave të paraqitura nga vet autoritetet serbe.


Flori Bruqi

Pse disa media serbe spekulojnë duke përdorur informacione të një ish agjenti të CIA-n për ta sulmuar Kosovën

 

Nga Flori Bruqi

Është e njohur që prag të 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mediat serbe iu rikthyen spekulimeve për ngjarjet që i paraprinë çlirimit e Kosovës në vitin 1999 e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

 Këtë e bënë duke u shërbyer me deklarata të individëve por të cilat nuk kanë mbështetje nga institucionet që ata u takojnë apo ndonjë dokument i besueshëm ndërkombëtar, shkruan Sbunker.

Mediumi serb Alo.rs publikoi artikullin përmes të cilit pretendon se iu konfirmua ajo që dinin prej kohësh. Artikulli u publikua në ballinën e kësaj gazete me titullin: “CIA KRIJOI UÇK-në”.

 Në ballinë krahas logos së UÇK-së dhe CIA-së është postuar edhe fotografia e disa prej themeluesve të UÇK-së, përfshirë ish Drejtorin Politik, Hashim Thaçi.

Foto: Alo.rs
Foto: Alo.rs

Në përmbajtjen e artikullit është publikuar deklarata e një ish-zytari amerikan të inteligjencës Scott Ritter, i cili në llogarinë e tij në Platformën “X” ka skruar se “në vitin 1999, CIA bëri një pretendim se Serbia ishte e përfshirë në gjenocid kundër 1.6 milionë shqiptarëve në Kosovë”. Sipas Ritter, CIA krijoi ushtrinë e saj private të terroristëve, duke aluduar në UÇK-në.


Madje sipas tij, UÇK-ja dhe CIA punuan dorë për dore për të prodhuar trillimin e gjenocidit të kryer nga Serbia.

Ky artikull u shpërnda edhe nga mediat tjera serbe si SrpskaCafeRepublika,rsSrbija Danas24SedamNovosti.rs.

Raporte kredibile ndërkombëtare dhe media të njohura botërore konfirmojnë se megjithë dyshimet fillestare UÇK-ja u njoh si forcë guerile legjitime që i ishte kundërvënë regjimit të Millosheviqit që kryente masakra në Kosovë. Rrjedhimisht edhe CIA ka bashkëpunuar me UÇK-në e cila u formua në  vitin 1993


Organizimi i UÇK-së pati edhe mbështetje ndërkombëtare e cila kulmoi me fushatën e bombardimeve të Serbisë nga NATO-ja, pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Rambujesë nga Sllobodan  Millosheviqi.

Kjo nuk është hera e parë kur mediat serbe nxisin spekulime në lidhje me ngjarjet historike të cilat çuan në krijimin e shtetit të Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...