Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/22

Në Kosovë nuk do të ketë luftë, por pritje për në OKB, do të ketë derisa Uashingtoni dhe Moska t’i normalizojnë raportet e tyre ndërshtetërore

 







Në Kosovë nuk do të ketë luftë, por pritje për në OKB, do të ketë derisa Uashingtoni dhe Moska t’i normalizojnë raportet e tyre ndërshtetërore

Akademik Prof. Dr. Mehdi Hyseni,PHD.

Zëvendës president në AAAS, New York,Tiranë , Prishtinë, Shkup.











Në Kosovë nuk do të ketë luftë, por pritje për në OKB, do të ketë derisa Uashingtoni dhe Moska t’i normalizojnë raportet e tyre ndërshtetërore

-Kështu e thotë realpolitika e fuqive të mëdha botërore,  anëtare të Kombeve të Bashkuara (1945-2024), të cilat  kanë “anashkaluar”  konceptin pragmatik të koekzistencës aktive paqësore, pas mbylljes së kaptinës historiko-politike të Luftës së Ftohtë (1948-1990).

Ky konstatim hipotetik  nuk më pëlqen aspak, por gjendja faktike në skenën politike të marrëdhënieve ndërkombëtare nuk paralajmëron ndonjë opsion tjetër optimist  dhe paqësor, që Kosova sa më parë të pranohet në OKB, duke qenë se ligjërisht i plotëson të gjitha kushtet sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, që të njihet si anëtari i 194-të të Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, padrejtësia  e VETO-së së Rusisë dhe vota abstenuese e Kinës kanë “gozhduar” drejtësinë, që Kosova të fitojë subjektivitetin juridik ndërkombëtar si shtet i pavarur dhe sovran.

Ndonëse, realizmi, e drejta ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara janë në anën e aderimit të Kosovës në OKB. Këtë e dëshmoi edhe vlerësimi juridik ndërkombëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, se pavarësia e Kosovës është në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.


Mirëpo, këto i ka bllokuar VETO-ja e Rusisë në Këshilin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke u thirrur në Rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse Serbia kolonialiste e Aleksandër Vuçiqit.

Sa më sipër, sa do të jetë kohëzgjatja e pritjes së Kosovës, që të fitojë karrigen në OKB, këtë askush nuk e di, por në bazë të treguesve të tanishëm, që karakterizojnë zhbalancimin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, mund të nxirret konkluzioni se, tek pas normalizimit të marrëdhënieve mes Amerikës dhe Rusisë, Kosova me gjasë do të fitojë cilësinë  de fakto dhe de jure të anëtarit me të drejta dhe detyrime të plota të OKB-së.

Deri atëherë, JO! Si rrjedhojë, mbetet q֝ë Kosova  të “kënaqet”  me ndonjë marrëveshje të përkohshme të kompromisit politik me Serbinë, të arritur në Dialogun e Brukselit (2011-2024) nën patronatin e Miroslav Lajçakut dhe të Josep Borelit ( ndërmjetësues specialë të BE-së), si rrjedhim i imponimit  të rrethanave momentale të interesave hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë dhe të Rusisë.

Me një fjalë, anëtarësimi i Kosovës në OKB, do të jetë një “rrugëtim” dhe pritje e gjatë, që fare nuk është në interesin  nacional e as shtetëror të Kosovës së pavarur dhe sovrane.

Mirëpo, për një realpolitikë të tillë aspak nuk janë të vetëdijshëm dhe pragmatikë liderët politikë dhe “lexuesit”  e tyre së bashku me opozitën, të cilët po ushqejnë iluzione se gjoja Kosova “shumë shpejt do bëhet anëtare e OKB-së” ! Ndoshta, por kjo varet nga intensiteti  i përmbylljes së  mosmarrëveshjeve të Rusisë dhe të Amerikës.

Ndryshe, Kosova deri në normalizimin de fakto dhe de jure të raporteve midis Moskës dhe Uashingtonit, do të jetë jashtë OKB-së. Ndaj, nuk ka opsion tjetër politik a diplomatik që do të mund të “shkrinte” VETO-n e Rusisë në Këshillin e Sigurimit  lidhur me mbrojtjen e Rezolutës 1244, që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, por të  “drejtën” e Serbisë mbi Kosovën.

Nezir Kraki: Vuçiç nuk ka HEQUR DORË nga “shpartallimi” i…


Nezir Kraki (@nKraki) / X


Nezir Kraki
i ftuar në Breaking diskuton në lidhje me zhvillimet në Kosovë. "Breaking me Xhoi Malësia", është emisioni më i ri informativ që nis në 4 shtator 2023, në Top News dhe që ka në fokus pasqyrimin e çdo ngjarje politike, ekonomike, sociale dhe çdo gjë tjetër, në kohë reale. Çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 13:00-16:00, nën moderimin e Xhoi Malësia, publiku do të ketë mundësi të njihet me të rejat më të fundit nga vendi, rajoni dhe bota. Në këtë hapësirë televizive do te mundësohen diskutime në studio, lidhje live me analistë, politikanë, ekspertë dhe gazetarë të terrenit për të komentuar zhvillimet e fundit të aktualitetit.

Dritan Goxhaj: AMERIKA, SHQIPËRIA DHE AXHENDAT E FSHEHTA



Më 15 Shkurt 2024, na begenisi me vizitën e tij Sekretari i Shtetit të Amerikës Z. Antoni Blinken.

Dhe sigurisht që, në kësi lloj rastesh të rralla për një vend periferik të Perandorisë, ashtu si jemi edhe ne, nuk do mungonin në asnjë mënyrë vrapimet e shumë politikanëve dhe zyrtarëve për të shtrënguar duart me mikun e fuqishëm, që pastaj t’i hedhin ato foto në faqet e tyre personale nëpër rrjetet e ndryshme sociale, për t’i përdorur për nevoja të kapitalit të tyre politik në këtë kasabanë tonë periferike të Perandorisë Perendimore të udhëhequr nga SHBA.

Nga të gjithë më tërhoqi vëmendjen edhe deklarata në FB e saj, e zv/Kryeministres së qeverisë sonë, zonjushës së preferuar të vezirit të këtij vilajetit tonë, Belinda Ballukut.

Ajo shkruan: “Vizita e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken tregoi qartë edhe një herë raportet solide, të konsoliduara tashmë prej vitesh, e që forcohen çdo ditë, mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Aleati strategjik i shqiptarëve në çdo kohë. Sot bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivelet më të larta, si asnjëherë më parë, dhe kemi hapur rrugën për të forcuar më tej këto marrëdhënie në sektorë me rëndësi për të dyja vendet”.

Nuk ka asgjë të veçantë deri në momentin që ajo shkruan: “Sot bashkëpunimi mes dy vendeve është në nivelet më të larta, si asnjëherë më parë, dhe kemi hapur rrugën për të forcuar më tej këto marrëdhënie në sektorë me rëndësi për të dyja vendet”.

Dhe këtu më lind pyetja se: çfar kupton, ose dëshiron të thotë kjo zojusha (zonjusha) me shprehjen “Bashkpunimi është në nivelet më të larta”? Mos vallë e ka në nivelin e takimeve? Sepse, do më dukej çudi që një Sekretar Shteti të vij në këtë vilajetin tonë e mos të takojë ata që po drejtojnë këtë vilajet, apo ndoshta e ka për marëdhëniet, pamvarësisht se marëdhënia më e lartë dhe e vetme strategjike në kuadër të bashkpunimit, ashtu si pretendon kjo zojusha, është vetëm në vitin 2003; vit kur Shqipëria pranoi që, për hatër të Amerikës, ta fuste Shqipërinë për herë të parë në historinë e saj si shtet, pjesë të një koalicioni pushtues, në Irak.

Pas këtij në nivel bashkëpunimi, nuk ka pasur asnjë lloj marëdhënie tjetër.

Ndërsa në Afganistan, Shqipëria nuk mori pjesë në kuadër të pushtimit amerikan, por në kuadër të NATO-s, me rezolutë të OKB-së.

Në rast se i referohet dhënies nga ana e amerikanëve të dy helikopterëve për ushtrinë, ajo nuk është marëdhënie strategjike, por lëmoshë strategjike e amerikanëve në kuadër të gjith Ballkanit Perendimor, pasi edhe vende të tjera në ballkan morën helikopterë të tillë.

Pastaj Balluku thotë se: “Kemi hapur rrugën për të forcuar më tej këto marrëdhënie në sektorë me rëndësi për të dyja vendet”.

A mundet dikush ta pyesi këtë zojushën se cilat janë ata sektorë të bashkpunimit që t’i dimë edhe ne të tjerët. Sepse deri më sot, me sa unë kam dijeni, qofsha i gabuar!, nuk ka asnjë investim amerikan, qoftë ai ekonomik apo strategjik.

Dhe, po në dijeninë time, është po Qeveria e kullandrisur nga veziri Rama, ku që në vitin 2015 largoi nga Shqipëria të vetmen firmë amerikane strategjike në Shqipëri, Koorporatën Amerikane “Lockheed Martin Global Inc (LMGI)”, e cila ishte kontraktuar për ndërtimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare”, miratuar me ligjin nr.9384, datë 4.5.2005, Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 133, datë 22.03.2006, për “Lejimin e Ministrisë së Mbrojtjes të përdorë procedurë të veçantë prokurimi me Koorporatën Amerikane “Lockheed Martin Global INC (LMGI)”, për ndërtimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapesirës Detare, – si një “Vepër e veçantë e Mbrojtjes dhe e Sigurisë Kombëtare”.

Pamvarësisht se vizita të tilla, të cilat në pamje të parë të japin përshtypjen se janë pa një axhendë të vërtetë, dhe që po përdoren politikisht nga qeveriu dhe gjithë pinokët e qeverisë, për ta paraqitur si një mbështetje të Amerikës ndaj tyre, në thellësi është zhgënjyese që vizita të tilla bëhën ndaj këtyre kleptokratëve, të cilët, edhe vetë Departamenti i Shtetit në raportet e tij vjetore i ka konsideruar në çdo vit qeverinë e këtyre kelptokratëve, me korrupsion në rritje.

Por, më zhgënjyese e bën këtë vizitë fakti që, kjo vizitë vjen menjëherë pasi ish zv/kryeministri, Arben Ahmetaj, akuzon me zë e figurë direkt Kryeministrin Rama për lidhje mafioze dhe zhvatje të parave publike.

Të tilla vizita, të cilat nga pas kanë vetëm axhendën e tyre të fshehtë për interesa vetëm të ngushta strategjike dhe vetëm të amerikanëve, e de-inkurajojnë çdo lloj force dhe përpjekeje politike, qofshin ato të organizuara, ose edhe individuale ndaj kësaj qeverie kleptokratike.

Dhe, në kuadër të vetëm interesit të tyre të ngushtë amerikanët u japin mbështetje hajdutëve, që ata të konsolidojnë pushtetin dhe sistemin e tyre kleptokratik në këtë pjesë periferike të Perandorisë.

Po cila ishte axhenda e fshehtë e Blinken në Tiranë?!

E gjitha ka të bëjë vetëm me gjëndjen në Lindjen e Mesme, dhe veçanërisht me Izraelin.

Tashmë ka pothuajse rreth 10 ditë që Izraeli ka deklaruar se, po përpgatitet që të sulmojë edhe qytetin e fundit në Rripin e Gazës, qytetin e Rafës, atë që në fillim e kishte konsideruar si një “vend të sigurt” për palestinezët që i përzinte nga pjesa tjetër e këtij territori.

Tashmë Izraeli ka deklaruar se do të sulmojë edhe qytetin e Rafës, ku janë përqëndruar rreth 1,5 milionë refugjatë palestinezë.

Dhe, për ta bërë këtë, në mënyrë që numri i civilëve që mund të vriten gjatë këtij sulmi të mos rritet edhe më shumë seç ka vajtur deri më tashti, rreth 28 mijë civilë të vrarë, ku 75% janë gra e fëmijë.

Izraeli ka karkuar nga vendet arabe përreth tij, që të pranojnë palestinezët si refugjatë. Në këtë përpjekje për t’i mbushur mendjen, veçanërisht Egjiptit, që t’i pranojë, është angazhuar edhe SHBA.

Por përpjekja e SHBA në këtë drejtim pothuajse dështoi akoma pa filluar mirë, pasi, më datë 10 të këtij muaji të gjitha vendet arabe të Gjirit, Egjipti, Jordania, Saudia dhe Emiratet e Bashkuara lëshuan nganjë deklaratë zyrtare se, jo vetëm që nuk do e pranojnë këtë kërkesë të Izraelit, por edhe do marrin masa ndaj një veprimi të tillë.

Veçanërisht Egjipti, i cili deklaroi se do të rishikojë në këtë rast edhe marëveshjen e paqes që ka me Izraelin.

Menjëherë pas kësaj deklarate të vendeve arabe, ndërhynë SHBA-të, të cilët u kërkuan izraelitëve që të bëjnë një plan më të detajuar, për të siguruar që palestinezët në Rafah nuk do të preken nga kjo ndërhyrje ushtarake.

Dhe menjëherë erdhi edhe përgjigja e qeverisë Izraelite, se “ajo do t’i lejoë palestinezët që të evakuohen nga aty përpara se të filloi operacionin në shkallë të gjërë”, edhe pse tashmë bombardimet nga ajri i ka filluar që të premten që shkoi.

Dhe pikërisht, këtu hyn edhe vizita e Blinken në Tiranë. Pasi ka ardhur që t’i kërkojë vezirit tone, që të pranojë refugjatët palestinezë, ata që do pranojnë të evakuohen nga Gaza dhe qyteti Rafah.

Pra, po i kërkohet Shqipërisë që, për hatër të Amerikës, në kuadër të interesit izraelit, Shqipëria të bëhet pjesëtare në genocidin dhe pastrimin etnik që Izraeli po bën ndaj popullatës së pambrojtur palestineze në Gaza.

Prandaj këto lloj vizitash me shtrëngime publike duarsh e fotosh, më sjellin në mendje atë poezinë e të madhit e të ndjerit Arben Duka:

“ O moj Amerikë,

Për neve ‘u trete,

Me një stillopen,

Ç’na bërë për vete!”

Uroj që Shqipëria të mos bëhet pjesë e pastrimit etnik në Gaza vetëm për një foto.

16 Shkurt 2024

Prof.dr.sci.Shyqri Galica: Në LShK U SHËNUA PËRVJETORI I ALBANOLOGUT MILAN SHUFLAJ

 



Në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës U SHËNUA PËRVJETORI I ALBANOLOGUT MILAN SHUFLAJ Për jetën dhe veprën e studiuesit kroat, albanologut e ballkanologut të shquar, folën prof. dr. Hakif Bajrami, prof. dr. Sabile Keçmezi -Basha, prof. dr. Shyqri Galica, prof. dr. Flori Bruqi.

Historiani i shquar kroat, albanologu e ballkanologu i veçantë, dr. Milan Shuflaj, në mënyrë mizore u nda nga jeta prej të ashtuquajturve organizatorë të Jugosllavisë së Re, më 18 shkurt 1931, në moshën 52-vjeçare. Një muaj më parë, kjo figurë e shquar, njeri model i kombit kroat, studiues i veçantë e njeri fisnik, pikërisht më 12 janar 1931 shkon në Shqipëri për një marrëveshje pune, por pas kthimit i tërhiqet vërejtja që të hiqte dorë nga kjo veprimtari që po bënte dhe 8 ditë më pas, vritet në mënyrë barbare në Zagreb. Shuflaj befasoi parlamentin e Shqipërisë kur po fliste në gjuhën shqipe; ai njihte 11 gjuhë të huaja dhe të gjitha gjuhët sllave, ishte një poliglot i vërtetë dhe një studiues përmasash evropiane, madje që në moshën 24-vjeçare. Ai befason të pranishmit me argumentet bindëse për prejardhjen shqiptare, ndaj duartrokitet disa herë. Janë shumë emra që do të reagonin me rastin e vrasjes së Shuflajt, ndër të cilët Albert Ajnshtajn, Henrik Man, Lumo Skendo, Faik Konica etj., si dhe shtypi më i njohur i botës.

Pos një numri të madh punimesh, që policia ia konfiskon me rastin e vrasjes së tij, ka botuar romanin e parë fantastiko-shkencor të letërsisë kroate, ”Në Paqësor”, si dhe vëllime historike; pastaj veprën “Shqipëria e Veriut”, studimin “Serbët dhe shqiptarët”, 1925, romanin me temë shqiptare “Konstantin Balsha” (1920) me pseudonimin Alba Limi e shumë punime të tjera. Ka shkëmbyer letra me emra të shquar të shkencës e të historisë botërore, ndër të cilët edhe me Mithat Frashërin. Ky albanolog e ballkanolog i shquar një jetë ia ka kushtuar albanologjisë, përkatësisht gjithë historisë kombëtare të shqiptarëve: antikitetit, mesjetës së hershme, mesjetës së vonë, periudhës osmane dhe Rilindjen Kombëtare.

Para disa vjetësh, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, duke shfrytëzuar sesionin shkencor “Shuflaj dhe shqiptarët”, të organizuar nga Akademia Shqiptare e Shkencave në Tiranë, e ka dekoruar Milan Shuflajn, pas vdekjes, me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, me motivacion: “Për kontribut të shquar në studimet albanologjike, për karakterin shkencor dhe objektiv të mbrojtjes së çështjes shqiptare në veprën e tij.” Prandaj, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Instituti për Siguri, Medie dhe Arsim i Prishtinës, të ndihmuar nga firma “Eltrisi” e Prishtinës, organizuan këtë ngjarje përkujtuese për albanologun e shquar, historianin kroat e ballkanologun dinjitoz në shenjë të 93-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Me veprën e tij jo që krenohet vetëm kombi kroat, por edhe ne për interesimin dhe dashurinë që ka treguar ndaj historisë dhe gjenezës sonë, duke u marrë me shumë përkushtim me historinë e periudhave të hershme. Punime të veçanta paraqitën edhe studiuesit prof. dr. Sabile Keçmezi – Basha, prof. dr. Hakif Bajrami, prof. dr. Flori Bruqi etj.

Prof.dr.sci.Muhamet Kelmendi: Besimi fetar duhet të ndahet nga çështja kombëtare(“Moska dhe Beogradi ishin organizator të tërë kësaj katrahure kombëtare” )


LDK BOS - Shefqet Dibrani: Puro stalinizmi i konvertuar në patriotizëm,  reagim ndaj shkrimit të Muhamet Kelmendit për “gënjeshtrat” e Jusuf  Buxhovit për LPK-ën Reagim: Reagim në shkrimin e prof. dr. Muhamet

Prof.dr.sci.Muhamet Kelmendi:
 Besimi fetar duhet të ndahet nga çështja kombëtare


 “Moska dhe Beogradi ishin organizator të tërë kësaj katrahure kombëtare” 

Profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se në bazë të fesë u bën propaganda në Kosovë.

 Ai përmend organizimin dhe ideologjinë ortodokese serbe u bë dhunë dhe terror i ashpër mbi shqiptarët. “Feja si ideologji është produkt i njerit, i cili duke mos qenë në gjendje të shpjegoj shumë fenomene në natyrë dhe në shoqëri, i ndërlidhi këto dukuri me një fuqi mbinatyrore, si krijues të tyre. 

Mbi këtë u krijua feja katolike, nga e cila u nda ortodoksizmi. Më vonë erdhi te organizimi i fesë muslimane, si ideoloogji që u përhap me shpejtësi të madhe. Këto fe luajtën dhe po kryejnë detyra të mëdha dhe të llojllojshme në shoqëri.

 Ka raste që tërësisht e kanë udhëhequr shoqërinë njerëzore. Edhe Kosova, Shqipëria dhe hapësira shqiptare është nën ndikimin e feve që po kultivohen. Shumë e ashpër dhe tejet raciste është feja ortodokese serbo-sllave.

 Kjo predikoj dhe mbështetet në ideologjinë e vetë të zhdukjes së pjesëve të veçanta të kombit shqiptar. 

Nën organizimin dhe ideologjinë ortodokese serbe u bë dhunë dhe terror i ashpër mbi shqiptarët. 

 E mbrojtur kjo ideologji me fuqi ushtarake dhe policore, për mbi 100 vite, disa ideolog të fesë katolike, si dhe disa të fesë muslimane, predikuan ikjen nga vendet stërgjyshnore në drejtim të shteteve ku ishte feja katolike, të besimit katolik, dhe në drejtim të Turqisë, të besimit musliman Sundoj ideologjia: "feja ruhet dhe kultivohet në vendet e origjinës". 

 Kjo propagandë fetare, e përcjellur me masa të dhunës dhe me presione të ndryshme ekonomike, sociale dhe shoqërore, ndikuan që shumë shqiptare të besimit katolik të drejtohen drejtë Kroacisë dhe milionë shqiptarë të fesë muslimane u shpërngulën për në Turqi”, thotë ai. 

 Sipas tij, mbrapa gjithë këtyre punëve ka qëndruar Moska dhe Beogradi, të cilët kanë financuar për këtë katrahur kombëtare. “Ideologët që bënë dhe predikuan këto shpërngulje vinin nga klika serbomadhe, e përkrahur, e financuar dhe e organizuar nga Rusia. 

Moska dhe Beogradi ishin organizator të tërë kësaj katrahure kombëtare. 

 Thëniet që sot ndëgjohen në hapësirën shqiptare të besimit musliman që po përhapen nga disa predikues (hoxhallarë) të fesë muslimane, vijnë kryesisht nga Beogradi dhe Moska. 

 Thëniet: "Skënderbeu është tradhtar dhe qen" apo "Flamuri kombëtar është leckë me zogun në mes" apo "Çikën e axhës mund të marrësh për grua", apo, "Martesa me katolikë e një muslimane shqiptare është e ndaluar dhe më mirë është të vdes se të marre shqiptarin me fe katolike", thekson ai. 

 Në fund, thotë se të gjith këto që bëhen në emër të fesë kanë përqëllim zhveshjen e kombit shqiptar nga historia kombëtare . Më tej, deklaron se e gjitha kjo po përcjellet me kontaktet që BIK në Kosovë, sikundër edhe organizatat në Tiranë, po i bënë me shtetet dhe me shoqatat e ndryshme nga vendet arabe, e deri edhe me shoqata nga Moska, të krijuara nga Rusia. 

 “Ka ideologë që tregojnë se si "duket" xheneti a xhenemi, si "shkon" njeriu në xhenet apo çka ka "thënë" zoti për këtë a atë çështje shoqërore. Tërësisht në emër të zotit. Tamam sikurse me pas "ndejtur" me zotin në një tavolinë. Gjërat e tilla atyre u "paska" thënë zoti dhe ata po u tregojnë besimtarëve. 

 Marri e llojit të vetë. Të gjitha këto kanë për qëllim zhveshjen e kombit shqiptar nga historia kombëtare dhe nga vyrtytet zakonore tradicionale shqiptare.

 Krejt kjo po përcjellet me kontaktet që BIK në Kosovë, sikundër edhe organizatat në Tiranë, po i bënë me shtetet dhe me shoqatat e ndryshme nga vendet arabe, e deri edhe me shoqata nga Moska, të krijuara nga Rusia. Në emër të bashkëpunimit është rritur ndikimi i huaj në hapësirën shqiptare dhe po zhveshet kombi nga historia dhe vyrtytet zakonore shekullore. 

Organizatat e tilla mbajnë përgjegjësi pse nuk reagojnë dhe nuk distancohet nga dukuritë e tilla antikombëtare dhe nuk merrë masa kundër elementeve që në emër të fesë po bëjnë punë edhe vetë kundër fesë. Po e zhveshin fenë nga dukuritë pozitive. Shqiptarët e besimit musliman dhe katolik e kane një traditë shekulllore të besimit. 

Ato besime bashkëpunuan në mes veti dhe pati edhe lidhje familjare dhe martesore. Bashkëpunuan edhe në luftëra për liri dhe pavarësi. Fetë u bashkuan dhe u bënë një dhe së bashku ndihmuan luftërat çlirimtare të kombit shqiptar. Kjo duhet të kultivohet.

 Edhe në vendin tonë feja duhet të mbetet në kuadër të punes së vetë ideologjike fetare, pa u ndërlidhur dhe futur në historinë tonë kombëtare, sikundër edhe pa dalur me predikime kundër të drejtës pozitive. Feja është ideologji e besimit te zoti. 

E tillë duhet të kultivohet”, përfundon ai.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...