Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/24

Pse e fsheh historinë e vërtetë për Dodonën dhe Epirin Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Kujtim Mateli: Sami Frashëri dhe akademikët e dështuar të Tiranës

Nga Kujtim Mateli


(Pjesa e dytë e parathënies së librit “E vërteta për Dodonën dhe Epirin)

Pas botimit të librit të tretë për Dodonën në vitin 2020, ku përcaktohej qartë vendndodhja e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit dhe mungesa e saj në luginën e Carakovistës, duhej të përcaktoja qartë edhe dy çështje të tjera:

1-A mund t`i gjendej emri këtij qyteti të luginës së Carakovistës që pretendohej si Dodona dhe cilit qytetërimi i përkasin gjetjet arkeologjike të këtij qyteti?

2- Cila është etnia që ka banuar në Dodonë dhe në Epir duke e parë në të gjithë rrafshin historik, nga orakulli i parë që i përket periudhës së para Luftës së Trojës deri në shekullin e IV-t pas Krishtit, kur Dodonës iu shkatërrua orakulli dhe tempulli nga Perandoria Romake për t`i hapur rrugën Krishtërimit. Përcaktimi i qartë i kufijve të Epirit me Helladën dhe përfshirja e Epirit si pjesë e Ilirisë gjatë periudhës romake. 






Gjatë viteve 2020-2023 kam punuar për librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin”, të cilin mund ta konsideroj si librin e katër tezave, të cilat me burimet që kam sjellë mund t`i konsideroj si të vërtetuara nga ana ime, por edhe të pranuara nga recesentët e këtij libri dhe nga disa studiues të tjerë që kanë shkruar artikuj për librat e mi dhe të botuara në shtypin e shkruar.

 Po cila është arsyeja që tezat e mia kundërshtohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë?

Në qoftë se Dodona do të shkojë në vendndodhjen e saj të vërtetë, pra në Dëshnicë të Përmetit, ku shënjohej kufiri midis Ilirisë dhe Pellazgjisë, atëherë historia do të shikohet në një këndvështrim të ri: Dodona, kryeqyteti i pellazgëve ka qenë edhe kryeqytet i ilirëve.

-Kjo lidhje vërtetohet nga fakti që hyjnia Di e Dodonës mbante në kokë një kësulë si takija e myzeqarëve të sotëm.

-Mali i Tomorit si mal i Ilirisë adhurohej me të njëjtin status si Olimpi pellazg, pra, të dy si male të shenjtë.

-Emri Dodona sipas gjuhëtarit italian Bonfate, është një emër ilir si të gjithë emrat që mbaronin me -ona, që gjendeshin në të gjithë Ilirinë. Që do të thotë se gjuha që përdorej në Dodonë i përket etnisë pellazgo-ilire dhe që pellazgët dhe ilirët flisnin të njëjtën gjuhë

-Hyjnia Di e Dodonës nderohej nga Ambraqia (Arta e sotme) deri në Rizon (Risani i sotëm, në veriperëndim të Malit të Zi). Që do të thotë që i gjithë ky territor ku sundonte hyjnia e Dodonës i përkiste së njëjtës etnie që ishte ajo pellazgo-ilire.

 Në kushtet kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nuk e kundërshton përkatësinë helene të Dodonës, do të ishte fatale për këtë Akademi, vendndodhja reale e Dodonës në kufijtë e Ilirisë. Ky lëshim i bërë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, që nuk i ka kundërshtuar deri më sot pretendimet absurde të Akademisë së Athinës për përkatësinë helene të Epirit dhe të Dodonës, ka krijuar në botën akademike evropiane dhe më gjerë keqkuptimin se Epiri antik ka qenë pjesë e Helladës.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë   me vështirësi (se ka edhe mendime që popullsia e Epirit nuk ka qenë as ilire dhe as helene) e pranon Epirin të banuar nga ilirët. Veç historia është e dokumentuar mirë. Që nga kohët e para ardhjes së helenëve, pra, disa mijëvjeçarë para Krishtit e deri në shekullin e lindjes së Krishtit, Epiri është njohur si Pellazgji dhe banorët pellazgë. Pas lindjes së Krishtit, kur panë se gjuha epirote dhe ajo ilire ishin të njëjta, atëherë Epiri u përfshi si pjesë e Ilirisë.

Mirëpo Akademia e Shkencave e Shqipërisë nuk e njeh vazhdimësinë pellazgo-ilire të Epirit, duke e dëmtuar rëndë të vërtetën historike. Ashtu siç e paraqet historinë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, të krijon përshtypjen se ilirët janë vendosur në Epir si pushtues, duke ia lënë Akademisë së Athinës ta pretendojë Epirin si helen në mijëvjeçarët para Krishtit. Ky shovinizëm i Akademisë së Athinës dhe kjo paqartësi e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka bërë që padrejtësia të ngjitet edhe në rrafshin politik dhe të përcillet deri në nivelet e larta të Bashkimit Evropian. Që Akademisë së Athinës duhej që t`i jepej një përgjigje shkencore është kërkuar edhe nga prof. Kristo Frashëri, i cili në artikullin “Shtrembërime të historisë së Epirit nga Akademia e Athinës” botuar tek “Gazeta Shqiptare” datë 07/08/2011, vë në dukje se disa botime gjoja shkencore nuk janë gjë tjetër veçse lakmi nacionaliste të fqinjit tonë jugor ndaj viseve shqiptare.

Prof. Kristo Frashëri: “Prej tyre meriton të veçohet botimi me pretendime shkencore që ka dalë nga shtypi në Athinë kohët e fundit. Fjala është për trajtesën që Akademia e Athinës botoi kohët e vona në anglisht në format të madh prej 480 faqesh, nën drejtimin e përgjithshëm (general editor) të M. B. Sakellariut, me titull “Epirus 4000 years of greek histori and civilization” (Epiri 4000 vjet histori dhe qytetërim grek), Athinë 1997.

Botimi i përmendur, që tani kemi në tryezë, ndryshon nga moria e botimeve të mëparshme nga tri pikëpamje: trajton nga pikëpamja kohore në mënyrë integrale historinë e Epirit gjatë 4000 vjetëve; e dyta, në të kanë marrë pjesë autorë ndoshta më të shquarit e historiografisë greke të ditëve tona; e treta, nga pikëpamja e përgjegjësisë shkencore, politike, morale mban vulën e Akademisë së Athinës, e cila pavarësisht nga emri që mban, është Akademia e Shkencave jo e Athinës, por e Greqisë”. ( marrë nga “Gazeta Shqiptare” datë 07/08/2011)

Megjithëse ky libër është botuar në vitin 1997, nuk e ka marrë ende një përgjigje. Të heshtësh do të thotë ta pranosh. Ky libër i botuar në anglisht është në tavolinat e punës së institucioneve akademike evropiane dhe të atyre botërore. Dhe të mendosh që institucionet politike të këtyre vendeve konsultohen me këto institucione shkencore, kuptohet se çfarë dëmi i vjen Shqipërisë, qoftë dhe me këtë libër.

Lind një pyetje. A ka historianë shqiptarë që ta trajtojnë shkencërisht periudhën e antikitetit?

Kësaj pyetjeje i jep përgjigje, po në atë artikull, prof. Kristo Frashëri: “Ne kemi pritur që me dobësitë e kësaj periudhe të merren historianët shqiptarë të specializuar në problemet e historisë së lashtë të Epirit. Arsyeja përse ata heshtin është puna e tyre”.

Vërtet, përse heshtin dhe nuk flasin akademikët e Shqipërisë?!

Që të flasësh duhet një produkt shkencor për historinë dhe qytetërimin e Epirit. Akademia e Shkencave të Shqipërisë as nuk e ka dhënë një përgjigje shkencore, as nuk e ka mundësinë për ta dhënë një përgjigje të tillë. Si mund të jap një përgjigje shkencore, kur ajo nuk e ka një studim, qoftë dhe disa faqesh, për Dodonën?!  Shkenca ekziston si rezultat i lëvizjes së saj drejt së panjohurës, brenda së cilës ndodhet e vërteta.  Nuk  do të ketë kurrë histori të vërtetë për shqiptarët, për aq kohë sa Dodona, kryeqyteti i botës pellazgo-ilire të pretendohet në vendin e gabuar. Historia e Epirit, që është pjesë e rëndësishme e Historisë së Popullit Shqiptar, duhet të zgjidhet përfundimisht nga institucione të përgjegjshme të trojeve shqiptare, në një përballje shkencore me botën akademike evropiane dhe më gjerë.

Katër tezat e mia, janë përfundim i një pune më shumë se 20-vjeçare, pas leximit të më shumë se 2 mijë librave dhe dokumenteve arkivore, të revistave shkencore dhe artikujve studimorë, pas një meditimi të gjatë mbi materialin e grumbulluar dhe i konsultimeve të vazhdueshme me miqtë e mi studiues, që më kanë mbështetur me shkrimet e tyre të botuara në gazeta dhe revista, të cilët dua t`i falënderoj për kontributin e dhënë.

Një falënderim të veçantë dua të përcjell për recesentët e këtij libri: prof. dr. Eshref Ymeri, prof. dr. Murat Ajvazi, prof. dr. Afërdita Onuzi, prof. dr. Sejdi Gashi dhe prof. dr. Hakif Bajrami, të cilët i kanë vlerësuar si shkencore tezat e mia, të cilat e sjellin Epirin në një këndvështrim të ri, në dimensionin e vërtetë historik dhe popullsinë e saj pellazgo-ilire si krijuesit e vërtetë të Dodonës që është zanafilla e qytetërimit të gadishullit tone. Me dëshmitë arkeologjike që do të përfitohen nga vendndodhja e vërtetë e Dodonës, që është në Dëshnicë të Përmetit, do të dalë në dritë të diellit e vërteta historike që deri më sot ndodhet e manipuluar. Të gjithë bashkë të ndihmojmë në zbardhjen e kësaj të vërtete.

2024/02/22

KËRKESA E SËRBISË PËR DALJEN NË DETIN ADRIATIK NË SHQIPËRI

 

 

Nikë Gashaj

Nikë Gashaj(Autori është politolog)

Serbia donte të plotësonte ëndërrën e saj të vjetër, daljen në detin Adriatik nëpërmjet trojeve të shtetit shqiptar. Mirëpo, fuqitë e Antantës nuk e pranuan kërkesën e Beogradit për të hyrë ushtarakisht në Shqipëri, as në muajt e parë të konfliktit botëror dhe as në fillim të vitit 1915. Megjithatë, qeveria e Beogradit vendosi t’i shtinte në dorë këto territore dhe të dilte në Durrës, duke synuar të forconte këtu edhe pozitat shumë të tronditura të aleatit të vet, të Esat Toptanit.

Për përgatitjen e këtij agresioni qeveritarët serbë nisën të grumbullonin në fillim të muajit maj forca të shumta në Prizren dhe akoma më shumë në sektorët e Ohrit e të Dibrës, prej nga mësynë në Shqipërinë e Mesme. Pas disa përleshjesh të armatosura thyen forcat kryengritëse të Haxhi Qamilit dhe arritën deri në afërsitë e Durrësit, duke e shpëtuar E. Toptanin nga rrethimi disamujor. Për shkak të protestave energjike të Italisë forcat serbe nuk hynë breda në Durrës. Në këtë rast qeveria e Beogradit duket se iu përmbajt marrëveshjes me qeverinë e Athinës të majit 1913, sipas së cilës vija e kufirit, që ato kishin caktuar në Shqipëri, do të ishte pikërisht lumi Shkumbin. Forcat serbe që hynë nga ana e Prizrenit arritën deri në Orosh, ku masakruan patriotin Ded Gjo Lulin dhe u dhanë mundësi forcave esatiste të ndërmerrnin një ekspeditë policore në krahinën e Mirditës.

Agresioni serb i qershorit 1915 u krye në kundërshtim me udhëzimet e Fuqive të Antantës, të cilat, në shenjë mospajtimi, përgatitën edhe një not kolektive për t’ia dorëzuar qeverisë së Beogradit, por, për arsye të kontradiktave që lindën, nuk arritën t’ia paraqitnin asaj.

Qendrim i Austro-Hungarisë ka qenë pro Pavarësisë së Shqipërisë në vjeshtën e 1912.

Qeveria e Austro-Hungareze doli hapur kundra depërtimit të thellë të ushtrisë së aleancës ballkanike në tokat shqiptare dhe ndarjes së Shqipërisë midis tyre. Meqenëse, Vjena kishte shumë vite që kishte projektuar krijimin e shtetit shqiptar në rast të prishjes së status quo-së në Ballkan dhe tashmë qe erdhi momenti ajo nuk mund të lëjonte fuqitë ballkanike të hidhnin në erë gjithë interesat e saj në këtë rajon. Prandaj, Vjena filloi nga përgatitjet për krijimin e shtetit shqiptar dhe për caktimin e territorit të tij. Për këtë arsye u mbajt në Vjenë, më 16-19 tetor 1912, një konferencë me lloje të ndryshëm ekspertësh, ku u diskutua për Shqipërinë. Aty u diskutuan territoret e shtetit të ardhshëm shqiptar.

Në një vendim sekret të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë të nëntorit të 1912 në lidhje me statusin e shtetit të ardhshëm shqiptar dhe territorit të tij u vendos që” Paraqitet e dëshirueshme formimi i një Shqipërie autonome ose pas pushimit të sovranitetit turk një Shqipëri e pavarur. Kufijtë territorialë të këtij shteti të ri duhet të sigurojnë interesin, vitalitetin dhe stabilitetin dhe do të përfshinin, nëse është e mundur, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Perandorinë Osmane dhe qe kishin kufij natyral. Fatkeqësisht kjo dëshirë nuk do të mbahet lehtë për shkak të situatës etnografike të komplikuar në Vilajetet e Kosovës, Manastirit dhe Janinës dhe suksesit ushtarak të Ligës Ballkanike.

Problemi më i madh që kishte Austria ishte pikërisht Serbia e cila kërkonte të sfidonte Austro-Hungarinë në Ballkanë. Ajo kërkonte coptimin e Shqipërisë midis saj dhe Greqisë. Serbët ishin të mëndimit se populli shqiptar nuk është një element që të formoj një shtet se Shqipëria e Veriut është serbe, se një Shqipëri e pavarur ne fakt nuk ka ekzistuar kurrë se vetëm ata ruajnë të drejtat e trashëguara mbi Shqipërinë. Për Pashiqin, një Shqipëri e pavarur nuk është e dëshirueshme, por as është e mundur. Ish kryeministri i Serbisë, Vladan Georgeviq, që njihet për argumentimin e famshëm se shqiptarët ishin me bisht si dhe për planin e tij të detajuar për zhdukjen e shqiptarëve në lidhje me Shqipërinë autonome mendon se”do të ishte një shtet muhamedan në Evropë një anakronik për kulturën dhe idetë e Evropës moderne”.

Problemi më i madh që kishte Austria në nëntor të 1912 ishte çështja e portit serb. Serbia kërkonte me patjetër një port shqiptar nën sovranitetin e saj të plotë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, ndoshta do ti jepte fund ekzistencës së një shteti shqiptar i aftë për të jetuar, respektivisht atëherë do të minohej tërësisht plani i Vjenës për një Shqipëri të pavarur.

Më 8 nëntor 1912, Vjena i bën të ditur Beogradit qëndrimin e saj për krijimin e Shqipërisë së pavarur në tokat që Serbia kërkonte t’i aneksonte. Po ashtu ministri i jashtëm gjerman i kishte deklaruar ambasadorit serb se, Austria dhe Italia janë kundra daljes në Adriatik të Serbisë, sepse kjo do ta ndante Shqipërinë, i ngarkuari me punë i Serbisë i ishte përgjigjur që Serbia kërkonte të gjithë Shqipërinë. Ministri i jashtëm gjerman vë në dijeni Anglinë për pretendimet e Serbisë. Sipas tij”Serbia kërkon gjithë Shqipërinë me përjashtim të një cope të vogël në jug që do ta marr Greqia. Pra Serbia jo vetëm që nuk e diskuton çështjen e portit por do të ketë gjithë Shqipërinë.

Sipas historianes Elena Kocaqi Levanti, Bogiqeviqi ambasadori serb në Berlin ju ankua Kiderlenit kancelarit Gjerman, se sipas opinionit në gazeta të Vjenës:”Austro-Hungaria nuk do të durojë që Serbia të shkel tokën shqiptare, as qe të ngulet ajo në breg të Adriatikut”. Sipas tij ”nëse kjo gjë ishte e vërtet atëherë puna është edhe më keq, duke qene se të katërta shtetet ballkanike që janë në luftë paskan rënë në një marrëveshje, sipas së cilës, pothuajse e tërë toka shqiptare do t’i binte Serbisë… këtë punë e dika edhe Rusia dhe e pëlqyeka plotësisht… në rast se Austro-Hungaria do ta ndalojë me armë në këtë punë Serbinë, atëherë Rusia do t’i shpallka luftë Austro-Hungarisë”. Përgjigja e Kiderlenit ishte po aq kërcënuese sa ajo e Bogiqeviqit se “Po të jenë të vërteta fjalët e tij dhe në dashtë luftë jo vetëm Serbia, por edhe Rusia atëherë urdhëroni, veçse atëherë do të jenë krah për krah me Austro-Hungarinë me forcat e tyre jo vetëm Gjermania por dhe Italia.

Në Vjenë ishin shumë të vendosur që të zgjidhnin luftën, nëse do të ishte e nevojshme për të ndaluar daljen e Serbisë në bregdetin shqiptar. Pasi u vu në dijeni për pretendimet serbe, në 3 nëntor 1912, Austria iu drejtua Rusisë duke i shpehur mos aprovimin e saj në lidhje me portin serb. Austria shprehet, se ajo nuk mund të japi votën kurrsesi që të lidhet Serbia me Adriatikun nëpërmjet tokës shqiptare.

Vjena ishte e vendosur që të mos e lëjonte Serbinë në bregdetin shqiptar edhe me koston e një lufte Evropiane dhe Botërore. Mirëpo, Serbia e injoronte kërcënimin e saj. Kjo sepse Serbia donte të nxiste një luftë Evropiane dhe me anën e Antantës me në krye Rusinë të shkatërronte Austrinë dhe ti merrte asaj tokat. Andaj, Serbia synonte të kapte portin e Shëngjinit dhe të Durrësit sa më parë me qëllim që ta bënte marrjen e tyre fakt të kryer përpara opinionit publik ndërkombëtar.

Në anën tjetër, Ministri i jashtëm i Rusisë Sazanov, ishte i mendimit se ”Serbia dëshiron të provokojë, me çdo kusht, një luftë evropiane duke varur shpresën në përkrahjen e Rusisë, por atë nuk do ta ketë kurrë, sepse ajo nuk do luftë.

Kur u pa se qëndrimi i Vjenës në lidhje me kërkesën mbi portin ishte i palëkundur dhe mund ta çonte çështjen deri në luftë, Fuqitë e Antantës filluan të reflektonin dhe të mbanin një qëndrim të moderuar për të shmangur luftën me Austrinë. Kështu, më 12 nëntor, Sazanov i shfaq diplomacisë franceze qëndrimin e qeverisë ruse ndaj Serbisë. Sipas tij”qeveria perandorake i deklaron kategorisht Serbisë se ajo nuk duhet të shpresojë të tërheqë Rusinë, e cila është e vendosur të mos shkojë deri në luftë të armatosur për një port serb në Adriatik…

Kështu Sazanov, përfundimisht e konsideroi daljen e Serbisë në det një çështje të humbur….. Më tutje ministri i jashtëm i Rusisë, Sazanov porositi Pashiqin për vetëpërmbajtje me qëllim që të mos hynë në luftë me Vjenën. Në qoftë se do të vazhdoni të kërkoni Durrësin do të humbni edhe Beogradin. Kini kujdes. Vjena e ka humbur durimin. Pashiqi i mbetur pa përkrahjen e aleatëve kryesore u përkul para këshillave kërcënuese të Rusisë.

Përfundim: Austria i bindi Fuqitë e Mëdha ku me diplomaci dhe ku me kërcnim për luftë që çështja e portit serb në Adriatik nuk pajtohet në asnjë mënyrë me ekzistencën e Shqipërisë si dhe politikën e jashtme austriake. Kjo ishte fitorja e madhe për diplomacinë vjeneze por edhe për të ardhmen e Shqipërisë. Andaj, më 23 dhjetor Pashiqi komentoj se kjo disfatë e Serbisë”ishte për shkak të kërcnimit të Austro-Hungarisë me luftë të madhe”.Gazetat serbe”fajsonin Rusinë duke thënë se qëndrimi i Rusisë ishte jashtëzakonisht i keq dhe është një tradhti e vërtet ndaj Serbisë”.

Më tutje, historiania e njohur serbe, Llatinka Peroviq, ndër të tjerat, thotë: “Serbinë e kanë lodhur luftat për territore të huaja. Gjatë 125 viteve, ajo ka luftua për çdo 14 vite… Sot kur një orientim i tillë ka ardhur kah fundi, kur është zbraz një model politik, bëhet e qartë se duhet për ta ndërrua atë që quhet mentalitet. Mirëpo, në lidhje me të parashtrohet pyetja, A është e mundur? E pranoj, dhe vet shpeshherë ndalemi para asaj pyetje, meqenëse nuk kam përgjigje”. Në anën, ka shqiptarë të cilët konstatojnë, se ajo ka qenë kohë e vjetër, se atëherë kanë qenë tjerë serbë, ndërsa sot janë tjerë serbë. Mirëpo, ata sikur duket nuk i njohin mirë serbët, respektivisht mentalitetin e tyre, psikologjin dhe historinë e tyre. Po ashtu, ata nuk kanë njohje të duhura nga gjenetika- shkenca e trashëgimisë.

Në filozofinë popullore, thuhet: “gjaku nuk bëhet ujë”, ose” Ujku qimen e ndërron, por vesin nuk e ndërron”. Prandaj, mentaliteti serb për okupumin e tokave të huaja akoma mbetet aktual! Ndërkaq, udhëheqësit shtetërore shqiptarë në Tiranë dhe Kosovë duhen të jenë vigjilente për ndonjë skenar eventual të prapaskenës politike serbo-ruse të rrezikshëm për Ballkan, respektivisht për trojet shqiptare.


FJALA – QENËSI NË POEZINË E AZEM SHKRELIT

 



Sabahajdin Cena

Prof.dr.Sabahajdin Cena

“Mos e ndy fjalën, biro, se pastaj
Kot e ke t’falesh para lterit të saj!”

Krijuesi ynë i madh, dhe një emër tashmë i njohur në fushën e krijimtarisë letrare, Azem Shkreli, mbi të cilin hetoheshin dhe sot hetohen ndikimet dhe përkimet me poezinë e Martin Camajt,  me fjalën e folur dhe të shkruar, ka raport kulti ndaj fjalës,  dhe me po  këtë raport  e vendos edhe  në panteonin e kulteve tona fjalën poetike, krahas me gurin, me ujin, me drurin me zjarrin, me  mikun, me  pushkën, me varrin, me atin, me vatrën e penatëve e me  kulte të tjera.

Me këtë krijim të parë të zanafillës së njeriut, pra, me fjalën, ky poet shtegton deri në frymën e fundit; edhe kur hesht, edhe kur shkruan, edhe kur dërgon mesazhe si në “Biblën e heshtjes”, ose kur dëgjon “Këngën e hutinit” edhe kur nxirrte fjalë prej cikojve e cikalëve të alpeve, pra edhe kur e dinte një fjalë prej guri. Pra, është fjala e thënë dhe e pathënë, fjala dhe heshtja, fjala dhe shkëmbi, “çile gur gojën!”

Temën bosht të këtij takimi, e shohim si përpjekje që ta trajtojmë krijimtarinë letrare të poetit që hapi shtegun me “Bulzat” e pastaj i takoi “Engjëjt e rrugëve” për t’u përfytur me “Karvanin e bardhë” duke zbuluar “Fosilet” e kundruar mbi “Varrin e qyqeve” dhe përherë i gurtë dhe i fortë  si shkëmb graniti me një fjalë prej guri, me porosinë e shquar të kësaj përmbledhjeje që është porosi e famshme dhe lajtmotiv pothuajse në tërë krijimtarinë letrare  të Azem Shkrelit.

Fjala, si lëndë e parë e krijimit dhe e ekzistencës njerëzore dhe poetike, është diçka e shenjtë, është kult prandaj edhe gjendet nën pushtetin e tabusë duke ruajtur fuqinë magjike; pra është ajo që mund të të kënaqë, por edhe të të gjymtojë e të lë shkatërrojë, sipas formulës së tabusë: “Mos e bëj këtë e këtë se do të të ndodhë kjo e kjo!” dhe “Bëjë këtë e këtë, që të të ndodhë kjo e kjo!” siç e pati formuluar etnologu dhe kulturologu Theodor Frajzer në “Degën e artë”.

Së këndejmi, duke e matur mirë  e mirë fjalën, krijuesi ynë përherë është edhe më i matur dhe më  gjakftohtë, nuk e ha fjalën e gatshme, por e përtyp shumë herë sipas poetikës së gnomës “Tri herë mendo, e një herë fol!”

“Nuk di,
A unë rri shtrembër,
A bota shtrembër më rri?!”

Së këndejmi del se për Azem Shkrelin, poezia është gjithçka dhe  është jetë, prandaj edhe fjala e vendosur në një strukturë të tekstit e në një sistem të caktuar poetik, bëhet pjesë e jetës dhe del si refleksion i anës së brendshme të unit krijues e të unit të marrësve të mesazhit poetik.

Pra, “Fjalën mos e ndy!” ajo është nën tabu prandaj nderimi të sjellë dobi, ndërsa shkelja  e tabusë të çon në theqafje: “Azem Shkreli është poet i ideve dhe i gjykimit, poet i cili sintetizon në mënyrë harmonike urtësinë dhe mençurinë popullore me reflekset dhe gjykimet intelektuale”[1] dhe se “Poezia e Azem Shkrelit nuk shkëlqen nga fjala e vetmuar, ajo shkëlqen nga dinamika e kombinimeve, nga shkathtësia e lidhjeve të panatyrshme, nga përmbysjet e kuptimeve, shmangiet stilistike dhe kontekstualizmet individuale”[2].

Pra, fjala mbetet kult dhe simbol i kultit, po poeti? – Poeti del një luftëtar i denjë që për armë ka vetëm fjalën duke na kujtuar sentencën latine “Sa plagos arma, plagos edhe fjala”, ku vargu është shpirt i poetit, varri trupi i tij, e vdekja del me një parafrazë apo parafrazim me eufemizëm “Një darkë për nënën tokë!”

Aplituta e kultit të fjalës në vargjet e Azem Shkrelit lëviz prej “E di një fjalë prej guri” e deri te heshtja në përmbledhjen “Nga bibla e heshtjes” dhe e këtillë i del fjala me një “daltë-fjalë” në dorë si daltën, e në gojë si mjaltin, edhe kur i këndon idolit të tij “Martin Camajt, sepse fjala e zgjon edhe njeriun nga gjumi, por edhe të vdekurin nga varri:

“A e din, djalë, shka m’ki pas thonë?!”,

e kundërta e saj, pra heshtja, në frymën e poezisë gojore sajon binomin homeopatik, apotropeik dhe profilaktik: “Dy veta e prishin muhabetin në odë. Njoni osht’ aj qi nuk din send dhe flet, e tjetri osht’ aj që din shum’ e hesht!” Këtë maksimë të njohur nga Anton Çetta e pati mësuar mirë Azem Shkreli edhe  prej të parëve rugovasë, prandaj edhe e nderon fjalën, e kursen atë, i frikësohet fjalës së dhënë; ajo është e shenjtë, ndriçon errësirën, është gur i kështjellave të veçanta dhe armë që në çdo çast mund ta vrasë kundërshtarin.

Pra, fjala në poezinë e Azem Shkrelit del krijesë shpirtërore: “Me këtë kult, poeti përpiqet t’i zëvendësojë kultet ekzistuese të cilët me kohë e kanë humbur kuptimin e tyre duke u kthyer në qëllim për vete, duke u tjetërsuar nga ai që i ka krijuar, nga njeriu”[3]. Pra, edhe kulti i fjalës do të ishte kulti i parë dhe i fundit në botën njerëzore, apo do të ishte kulti mbi kultet[4], “i vetmi mbi të cilin do të duhej të betohej njeriu:

“Ve dorën dhe betohem
Në kokë të fjalës e në gur”[5].
Apo:
“E tash, vëne dorën në zemër dhe
Pyete vetën:
A ka vdekje më të mirë se
Me vdekë për liri?!

siç shkruante me dorë në zemër edhe Fahredin Gunga që në “Pëshpëritjet e mëngjesit” nuk u largohej shumë besimeve për fjalën dhe mbrojtjen e saj pasi që është kult dhe i nënshtrohet rregullave të tabusë.

Sipas vargjeve të Azem Shkrelit, fjala, sikurse edhe kultet e tjera, është pjesë e panteonit dhe ka altarin e vet. Përpjekjet e poetit shkojnë në drejtimin e kërkesës së mundësive për t’i gjunjëzuar të gjitha refleksionet e përkohshme e krahas tyre edhe të gjitha lajthitjet:

“Në hiret e tij,
E di mirë, e di.
M’tallin dhe lajthime që ndoshta s’i zura.
Po të kishte kohë
Edhe ndonjë trohë
Para lterit t’ fjalës n’ dy gjunjët i vura”[6].

Pra, si shenjtëri dhe vend i shenjtërisë, altari i kultit, sikurse edhe të gjitha vendet e shenjta, vende kulti, duhet të jetë i papërlyer, i pandyrë, i mirëmbajtur dhe shumë i pastër, prandaj edhe imperativi i Shkrelit del se fjalëve e frazave përherë duhet shkundur pluhurin, e nëse jo atëherë poeti gjendet para çështjes hamletiane; në një pozicion të këtillë mbetet edhe Azem Shkreli:

“Nuk po e di, për zotin, për kokë të fjalës,
Të mbytem në det a të Bajramcurrem në male.”[7]

Në poezinë e Azem Shkrelit fjala dhe gjuha janë objekte të estetikës, madje jo vetëm fjala, por çdo njësi e saj duke u nisur prej tingullit e rrokjes e deri te fjala e togfjalëshi, si njësitë e vargut që këtu nuk janë më në funksione leksikore, por estetike.

Edhe vetë fjala sajon hallkat e fjalëve çelës të vargut shkrelian, por edhe në prozë ku fjala oscilon ndërmjet të thënës dhe të pathënës, pra heshtjes dhe fjalës së ndikuar nga “Bibla”: fjala është e parë dhe krijimtari e parë, prandaj e këtillë edhe mbetet duke i paraprirë ose duke e shoqëruar botën e vërtetë, sepse edhe transmetimi i çdo besimi njerëzor bëhet përmes fjalës, prandaj edhe në vargjet e Azem Shkrelit, fjala është e parë dhe e fundit, ndërlidhet me lindjen, me  jetën dhe me vdekjen; për fjalën e dhënë, fjalën e pranuar dhe fjalën e bërë si në krijimet e fazës së parë, “Bulzat” dhe “Engjujtë e rrugëve”, si në fazën e dytë “E di një fjalë prej guri” dhe “Nga bibla e heshtjes” ashtu edhe në fazën e tretë që njëherit është edhe fazë më e gjatë e opusit shkrelian, kulti i fjalës është lajtmotiv i të gjitha rrafsheve shprehëse kuptimore.

Edhe në vjershën “Grevë” që është pjesë e biblës së heshtjes, e filozofisë së heshtjes, e stoicizmit të formuar e të kalitur nëpër shekuj e shkrepa, Shkreli është i ngjizur me fjalën, por këtu me fjalën të cilën nuk e thotë, pra me të pathënën:

“Më kot i rrah
Muret e heshtjes sime
Duhe e fjalës që s’them.”[8]

Në këto pjesë të poezisë fjala është e rrethuar, është e fortifikuar ndërmjet katër mureve, që simbolizojnë heshtjen. Mirëpo, poeti i kundërvihet fjalës kur ka parasysh se në botë ka keqpërdorues të fjalës, shkelës të fjalës dhe humbjen e vlerës përballë antivlerave me të cilat qe i rrethuar edhe Azem Shkreli qysh në kohën kur e bekoi “Baladën në gur” përballë një shkëmbi në “Grykën e Carralevës” e deri te baladat e fundit, poezitë me tone elegjiake, nëpër të cilat poeti nuk ndalet për ta kërkuar “Tapinë e gjyshit jetik” edhe kur u nda përgjysmë zemra e kësaj bjeshke, por edhe sot e kësaj dite.


[1] A. Vinca, Orët e poezisë. Rilindja, Prishtinë 1990, f. 224.
[2] B. Çapriqi, Simboli dhe rivalët e tij. PEN Qendra e Kosovës, 2005 f. 165.
[3]  S. Bytyçi, Fjalë prej guri (Vepra letrare e Azem Shkrelit), Instituti Albanologjik, 2010 f. 107.
[4] S. Bytyçi, po aty.
[5] A. Shkreli, Kënga e hutinit. “Rilindja” 1986, f. 23.
[6] A. Shkreli, E di një fjalë prej guri, “Rilindja”, Prishtinë 1969, f. 84.
[7] A. Shkreli, Lirikë me shi, “Rilindja”, Prishtinë 1994f. 30.
[8] A. Shkreli, Nga bibla e heshtjes, “Rilindja”, Prishtinë 1975, f. 10.

Perla e re e mashtrimit serb – edhe Princi shqiptar Lekë Dukagjini, qenka “serb”!

 


Lekë Dukagjini - Kanuni

Nga Fahri Xharra

Lekë Dukagjini – serb ?! Për ditë e më shumë me ndihmën tonë të heshtjes ose të zhurmave tona antishqiptare heronjtë e së kaluarës shqiptare po na dalin se “ishin” serbë. Livadhi do kositur mixho se vijnë të tjerët e e lëvrojnë; dhe e pat trashëgimia.

“Lekë Dukagjini, trim i madh serb i cili ka jetuar në fund të shekullit 14, ka rënë heroikisht në Luftën e Kosovës. Ai mbeti historikisht i shënuar si luftarak i madh por edhe si ligjvënës, i cili me ligjet e veta i ka udhëhequr të gjitha fiset serbe të Shqipërisë së sotme si dhe ato të pjesës veriore të Malit të Zi, dhe ka bër që serbët gjatë shekujve të mbesin simbol i rezistencës kundër turkut.

Ai ishte shumë i ndikuar me Ligjet e Dushanit, gjatë shkrimit të Kanunit të tij. Lekë Dukagjini ishte i biri i Dukës, dhe ishte baba i dy djemve – Nikollës dhe Pavlit të Bardhë nga të cilët rrodhen shumë fise, dhe ndër to Palbardhët (Бјелопавлићи )”- shkruan Petar kaleziq-i. (Петар Калезић, директни потомак Леке Дукађина (Канон Леке Дукађина, Издавач, Школа гусала Сандић, Београд, 2014, www.skolagusalasandic.rs )

Pra na shkoi edhe Lekë Dukagjini ! E mjerë historia shqiptare !
Shqiptarët janë falsifikuesit e historisë -shkruan Kaleziq ( qenka trashëgimtari i drejtperdrejt i Lekë Dukagjinit, директни потомак Леке Дукађина ) sepse ata mundohen të na bindin që Lekë Dukagjini dhe Gjurahgj Kastriot Skenderbeg paskan qenë shqipttar e jo serb. Në të njejtën mënyrë, sipas tij falsifikohet edhe prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët, dhe me këte mundohen t`i bëjnë për veti tokat e Ilirisë.

(Фалсификовање историје. Фалсификатори исто ри је Албанаца покушавају да протуре тезу да су Лека Дукађин и Ђурађ Кастриот Скендербег били Албан ци, а не Срби. На сличан начин се фалси фи кује порекло Албанаца да су они наводно Илири, чиме сматрају да имају право да својатају оне об ласти на којима су Илири живели. Они су, наводно, старо седеоци Балкана, који су у миру живели на својој земљи. А онда су из неких туђих простора дошли насилници и отели им земљу. Пошто сила не може постати право, они траже да им се њихова земља врати и да им се призна сувереност на оном делу који су већ успели да “поврате”.)

Në anën tjetër, serbët gjatë historisë së tyre paskan qenë të quajtur Ilir, dhe se shteti i Car Dushanit qenka quajtur “Magnum Illyricum или Велика Илирија” ( Iliria e Madhe ). Përndryshe shqiptarët qenka sjellur nga Azerbajxhani dhe Dagestani si shërbëtor dhe mercenar të arabëve, ne dillim të shek të 11-të.

(Са друге стране, Срби су током своје историје на – зивани Илирима, а српска држава цара Душана називана је од стране народа са Запада Magnum Illyricum или Велика Илирија. Истраживања руских историчара Артамонова, Плет њеве и других, као и бројне старе мапе пока зу -ју да су нека албанска племена између 8. и 9. века,била потиснута са своје првобитне територије наобали Каспијског мора (у данашњем Азербејџану иДагестану) од стране Арапа и доспели су у Јужну Италију. Тамо су се водиле огорчене борбе између Нормана, Византинаца и Арапа. Албанци су дове дени као помоћна војска једног од арапских кали фата.)

Bravo Kaleziq, bravo serbografia; ne shqiptarët kemi vendosur të shkojmë ose përtej Kaspikut ose në Arabi.

Për shqiptarët mohues një shpjegim:
“Leke Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit te XV-te pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes se Heroit Kombëtar. Për studiuesit, me trashëgiminë e tij te “Kanunit”, ai gjykohet si një figure e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, qe ka luftuar per identitet.

Duhet thëne se, deri me sot, nuk mjaftojnë dokumentet për te treguar fytyrën e vërtete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut dhe si për një koincidence dhe ai u be i njohur, si Skënderbeu, kur mori ne zotërim, principatën qe i la trashëgim i ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qendër ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, përfshinte Zadrimën, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot janë te mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër te dyte, me qytetin e Ulpianës, dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit.

Referuar autorit te monografisë, Çobani, Leka kishte marre një kulture te gjithanshme, qe ne atë kohe i shkonte për shtat frymës humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkodër.

Duke iu kthyer kohës se tij, kontakti i pare me Skënderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhës me 1444 me Palin, te atin e Lekes. Emri i familjes, qëndron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se është e fokusuar vetme ne figurën e Skënderbeut, qe ne atë kohe, kishte një kontakt shume te madh, me Oborret me ne zë te Evropës dhe emri i tij ishte tepër i lakuar nga te gjithë.

Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës se Larte, krejt afër pragut te shtëpisë se vet dhe u bashkua realisht me rezistence e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti, venecianet pushuan se përfoluri Leke Dukagjinin“, thotë Tonin Çobani, ne një nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri.)

SHQIPTARËT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ

 


Milan Shuflay

Xhelal ZejneliXhelal Zejneli

Millan Shufllaj (Milan Šufflay) lindi Në Lepogllavë, më 8 nëntor 1879, vdiq në Zagreb, më 19 shkurt 1931. Është historian, politikan, përkthyes dhe shkrimtar kroat. Një prej themeluesve të albanologjisë. Autor i të parit roman fantastik-shkencor në letërsinë kroate. Fëmija më i vogël i mësuesit Augustin Shuflaj dhe i Franciska, e lindur Velle fon Forstern (Welle von Vorstern). Nëna e tij ishte gjermane nga Osijeku (qytet në Kroacinë e sotme). Millan Shuflaj kishte dy motra më të mëdha – Angella dhe Zllata. Në vitin 1897 kreu në   Zagreb gjimnazin klasik. Studioi në Universitetin e Zagrebit historinë.

Në vitin 1901 mbrojti disertacionin “Kroacia dhe dëshira e fundit e perandorisë lindore nën skeptrin e tre Komnenëve (1075-1180) dhe mori gradën e doktorit të filozofisë. Qysh si student, njihte frëngjishten, gjermanishten, italishten, anglishten, të gjitha gjuhët sllave, latinishten, greqishten e vjetër dhe greqishten e mesme. Më vonë mori njohuri për greqishten e re, shqipen, hebraishten dhe sanskritishten (indishtja e vjetër). Profesori Tadija Smiçikllas e konsideronte si studentin e vet më të talentuar. E kishte asistent në redaktimin e “Codex diplomaticus” të Akademisë.

Në vitet 1902-1903 studioi në Institutin e Historisë Austriake në Vjenë. U mor me studimin e historisë mesjetare kroate si dhe me të kaluarën e shqiptarëve. U bë edhe historian i Ballkanit. Kishte bindjen se e kaluara e kroatëve mund të hulumtohet drejt vetëm nga pozicioni ballkanik. Me këtë e ndërpret mendimin mbizotërues të historianëve kroatë se kroatët janë përfaqësues të Perëndimit dhe në oponencë ndaj Ballkanit. Historiani, politikani dhe diplomati dhe albanologu i njohur hungarez, i lindur në Sllovaki Lajosh Taloçi (Lajos Thallóczy, 1857-1916), e merr në Budapest ku punon në Muzeun Popullor.

Në vitet 1904-1908 aty punon si kustos. Në vitin 1908, Bani (guvernatori) Levin Rauh (Rauch), e emëron profesor inordinar në katedrën e shkencave ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Në vitin 1912 zgjidhet profesor ordinar. Kur bani Rauh zëvendësohet nga bani Nikolla Tomashiq, Millan Shufllaj u detyrua të largohej nga universiteti. Në fillim të vitit 1915 u mobilizua dhe u dërgua në shërbimin ushtarak austro-hungarez. Për shkak të sëmundjes, u lirua nga shërbimi ushtarak. Tani i shkruan punimet e tij më të rëndësishme.

*   *   *

Ishte një prej promotorëve kryesorë të idesë „kufiri në Drinë“, si kufi i religjioneve, i qytetërimeve dhe i ndarjes së botës katolike prej popujve jokatolikë.

Në vitin 1921, në shtetin e ri – Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (Mbretëria e SKS) u arrestua “për tradhti të lartë”, spiunim në dobi të shtetit të huaj. U nxor para gjykatës, bashkë me Dr. Ivo Pilarin dhe 14 të akuzuar të tjerë. Procesi gjyqësor kundër tyre zgjati prej 2 deri në 25 qershori i vitit 1921. Sipas aktakuzës së drejtësisë të regjimit të mbretit Aleksandar I Karagjorgjeviq (Cetinë, Mali i Zi, 1888 – Marsej, Francë, 1934), këta kishin punuar për shkëputjen e dhunshme të Kroacisë nga Mbretëria e SKS.

Shënim: Aleksandar I Karagjorgjeviq ka qenë i pari mbret i Mbretërisë së SKS. Në vitet 1929-1934 ka qenë mbret i Mbretërisë Jugosllave. U vra në Marsej të Francës. Për atentatin u fajësuan nacionalistët kroatë.

*   *   *

Shuflaj deklaron para gjyqtarëve se Kroacisë nuk i duhet një luftë e armatosur si ajo në Irlandë dhe as shkëputje e dhunshme.

Midis tjerash thotë: “Kroacia e ka të drejtën e vet shtetërore, ndërsa kroatët si një popull politik, e kanë të drejtën e tyre të natyrshme, të drejtën për vetëvendosje. Ndërprerja e lidhjes me ish-monarkinë më 29 tetor 1918, paraqet bazë për shtetin e pavarur kroat. Ky shtet nuk është pjesë e ndonjë kornize të vjetër … Këtu s’kemi të bëjmë me shkëputje! Përkundrazi, këtu kemi të bëjmë me një kornizë të re shtetërore, e cila juridikisht ende nuk është krijuar. Të më akuzoni se unë dëshiroj ta shkëpus shtetin kroat që ekziston, nga mbretëria SKS, e cila juridikisht nuk ekziston, nuk është veçse një lajthitje juridike dhe logjike. (…) Po qe se ndjenja kroate, dëshira dhe ideja për vetëvendosje, për shtetit kroat, besimi për Antantën paraqet mëkat, atëherë unë jam fajtor.

Por, këtë ndjenjë, këtë dëshirë, këtë besim e ka i tërë populli kroat dhe i ka shprehur nëpërmjet përfaqësuesve të Banovinës Kroate. Pushteti që më padit, mund ta fitojë procesin kundër meje, por duke qenë se e përndjek tërë popullin kroat, do ta humb procesin para fytyrës së Evropës… Për mua si filozof dhe si një kroat liridashës, fare s’ka rëndësi në qëndroj në bankën e vogël të kësaj gjykate ose të ndonjë ndëshkimoreje tjetër apo më shkarkoni nga akuza, për të dalë në liri, që nuk është veçse një burg i madh, ku mbahet nën robëri i tërë populli kroat, që me ndihmën e Zotit, besoj t’i vijë fundi”.

ShënimStjepan Radiq (Stjepan Radić, 1871-1928) është politikan, shkrimtar, përkthyes dhe publicist kroat. Personalitet i shquar i historisë kroate. I pari politolog kroat i diplomuar. Kryetar i Partisë Fshatare Kroate. Më 8 gusht 1928 u qëllua me revole në Kuvendin e Jugosllavisë në Beograd, gjatë seancës. Atentator ishte çetniku serb Punisha Raçiq. Me këtë rast u qëlluan edhe disa deputetë të tjerë kroatë. Stjepan Radiqi vdiq nga pasojat e plagëve të marra.

*  *   *

Ndërhyrjeve të gjyqtarëve se askush nuk është duke e përndjekur popullin kroat, Shufllaj u përgjigjet: “Për këtë pyetni Stjepan Radiqin, ai është populli kroat”. Po kur të vdes Radiqi? Shufllaj ua kthen: “Populli kroat do të lindë Radiq tjetër”.

Shuflaj u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg. Dënimi bëri bujë në mbarë botën. Të akuzuarit e tjerë u dënuan: Pavao See me 12 vjet heqje lirie, Rudolf Vidak me 4 vjet, Dragutin Taborshak me 3 vjet e katër muaj, Franjo Shkvorc dhe Jakob Petriç me nga 3 vjet, Josip Drenski Shpolarec me 2 vjet e katër muaj, Ivan Havelka me 8 muaj, Gabriel Kruhak, Florijan Shtromar, Millan Galloviq dhe Ivan Kovaçiq me nga 6 muaj, Dr. Ivo Pilar me 2 muaj, me kusht një vit, ndërsa Sharlota Vidak, Antun Paviçiq dhe Andrija Medar u liruan nga akuza.

Lidhur me dënimet e sipërthëna ka pasur reagime nga shkencëtarë të shumë vendeve  të botës.

Shuflaj e vuajti dënimin në burgun e Mitrovicës së Sremit (Sremska Mitrovica). Pas transferimit në burgun e Zagrebit, u operua dhe u konstatua se lëngon nga tuberkulozi i mushkërive, nga emfizema dhe se ka probleme me zemrën. Më 2 tetor 1922, pasi e vuajti gjasmën e dënimit, u lirua nga burgu. U vendos te motra Zllata në Zagreb, në Rr. “Gunduliqeva” Nr. 25. Pasi doli nga burgu, përsëri iu përkushtua punës shkencore. Në pranverë të vitit 1928, pranoi ofertën e katedrës së historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Budapestit dhe më 1 qershor të po atij viti, u emërua profesor universitar, por nuk kishte mundësi të shkonte për arsye se kërkesa për pasaportë iu refuzua.

Në vjeshtë të vitit 1929, me kërkesën e qeverisë shqiptare dhe të Akademisë së Shkencave të Austrisë, e vazhdon veprën e historianit dhe ballkanologut çek, profesor i Universitetit të Vjenës, Konstantin Jireçek (Konstantin Joseff Jireček, 1854-1918) dhe të historianit, politikanit, diplomatit dhe albanologut të njohur hungarez Lajosh Taloçi (Lajos Thallóczy, 1857-1916) – përgatit vëllimin III të lëndës arkivore “Codex Albanicus”. Dy vëllimet e para të veprës përfshijnë periudhën prej vitit 344 deri në vitin 1451.

Në vitin 1929 e pranon ftesën e qeverisë shqiptare për ta vizituar Shqipërinë. Pas shumë peripecish dhe ndërhyrjesh, ia del të marrë pasaportë. Në dhjetor të viti 1930 Shuflaj vjen në Shqipëri. Është pritur me nderime të mëdha. E ka pritur edhe Mbreti Ahmet Zogu (1895-1961). Më 16 janar 1931 Shuflaj mban fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Shuflaj ka mbajtur letërkëmbim me personalitete të njohura të lëmit të shkencës, me institucione, me akademi të shkencave të Austrisë, të Gjermanisë, të Hungarisë, të Italisë, etj. Ka mbajtur letërkëmbim edhe me Mid’hat Frashërin (Lumo Skëndo, 1880-1949), me ministrinë Arsimit të Shqipërisë Abdurrahman Dibra (1885-1961). Ka botuar artikuj shkencor edhe në revistën “Dituria” të Lumo Skëndos. Letërkëmbim ka mbajtur edhe me albanologun italian Antonio Balldaçi (Antonio Baldacci, 1867-1960). Për letërkëmbimin e Shuflait, historiani Zekiria Cana (1934-2009) dhe profesori, përkthyesi e gazetari Ymer Jaka (1937-2009) kanë botuar një studim në revistën “Përparimi”, Nr.1/1988, Prishtinë.

Vepra Serbët dhe shqiptarët“, të përkthyer në shqip nga Zef Fekeçi dhe Karl Gurakuqi, është botuar edhe në revistën “Hylli i Dritës”, Shkodër 1938.  

Kah mesi i janarit të vitit 1931 i hulumton fondet arkivore të Dubrovnikut dhe të Kotorit, ndërsa kah fundi i janarit të po atij viti e përfundon vëllimin III të botimit të “Codex Albanicus”.

*   *   *

Me t’u kthyer nga Shqipëria, mori letër kërcënuese. Nëpër gazetat dhe revistat u sulmua në mënyrë të vazhdueshme. Kjo tregonte qartas se qarqet serbomadhe kishin vendosur ta likuidojnë. Pjesëtarët e organizatës së regjimit “Jugosllavia e Re” (Mlada Jugoslavija), e cila gëzonte mbrojtjen e mbretit, më 18 shkurt të vitit 1931 e pritën në prag të derës, e qëlluan me hekur në kokë dhe ia thyen kafkën. Pas kësaj, i kanë hyrë në banesë dhe e kanë marrë dorëshkrimin e përgatitur për botim të bleut III “Codex Albanicus”. Vdiq pas një dite, më 19 shkurt 1931, nga pasojat e plagëve të marra në kokë.

Agjentët e policisë Lubomir Bellosheviq dhe Branko Cveger (Zwerger) që e kishin kryer krimin, u strehuan në Beograd. Pas themelimit të Banovinës (Guvernantës) Kroate, u kërkua dërëzimi i tyre. por më kot. Prej 10 qershorit deri më 14 qershor të vitit 1940, u zhvillua procesi i rigjykimit të atentatorëve. Edhe tani gjykata nuk deshi të provojë të vërtetën e pamohueshme se atentati apo krimi barbar ishte kryer me urdhrin e shefit të policisë së Zagrebit, Janko Bedekoviq, me porosinë e Beogradit.

Pas një shqyrtimi treditor, më 21 qershor 1940, i shpalli fajtor Branko Cvergerin (Zwerger) dhe Lubomir Bellosheviqin, ndërsa personin e tretë, Stevo Veçerinac, e liroi nga faji. Branko Cverger (Zwerger) u dënua me dënim të përjetshëm dhe me humbjen e përhershme të të drejtave për të qenë i nderuar, ndërsa Lubomir Bellosheviqi u dënua me pesë vjet heqje lirie dhe me humbjen e të drejtave për të qenë i nderuar.

Prokurori shtetëror nuk ishte i kënaqur me lartësinë e dënimeve. Më 28 qershor 1940 i paraqiti Avokatisë Shtetërore ankesë dhe kërkesë për revizion. Kërkoi nga Tryeza e të shtatëve që lidhur me lartësitë e dënimeve të marrë vendim të ri. Tryeza e të shtatëve dënimin për Branko Cvergerin (Zwerger) e konfirmoi, ndërsa për Lubomir Bellosheviqin, gjatë dhjetorit të vitit 1940 dhe janarit të vitit 1941, në Gjykatën e qarkut në Zagreb, mbajti proces të ri. Më 25 janar 1941, nxori për të aktgjykim lirues.

*   *   *

Fizikani gjerman me prejardhje hebraike Albert Ajnshtajn (Albert Einstein, 1879-1955) dhe romancieri gjerman, autor veprash me tema sociale Hajnri Man (Heinrich Mann, 1871-1950), nëpërmjet Lidhjes ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me seli në Paris, e ftuan opinionin kulturor të botës të ngrenë zërin e protestës kundër krimit të kryer ndaj Millan Shuflait. Megjithëkëtë, vrasjet politike të kroatëve në Jugosllavi vazhduan.

Më 22 shkurt 1931, edhe pse ishte ithtar i Partisë Kroate të Drejtësisë, Shuflaj u varros në pjesën e portikut të varrezave Mirogoj të Zagrebit, që i takonte Partisë Fshatare Kroate.

Veprat – Përpos veprave shkencore, Shuflaj ka shkruar edhe romanin “Në Paqësor, në vitin 2255”. Është i pari roman fantastik-shkencor në letërsinë kroate. Për këtë arsye konsiderohet themelues i letërsisë fantastike-shkencore kroate. Veprën e botoi më 1924 me pseudonimin Eamon O’Leigh. U botua në “Obzor” prej 23 prillit deri më 1 gusht 1924, në 75 vazhdime. Në këtë roman e parashikoi shpërthimin e Luftës së dytë Botërore, rritjen e temperaturës në tokë, përhapjen e feminizmit, rritjen e përdorimit të drogës dhe të stimuluesve të ndryshëm, kalimin në vegjetarianizëm, bioinxhinieringun etj.

Ka shkruar disa libra nga historia e Shqipërisë.                        

– Hrvatska i zadnja pregnuća istočne imperije pod žezlom triju Komnena (1075-1180), Zagreb, 1901; (Kroacia dhe dëshira e fundit e perandorisë lindore para skeptrit të tre Komnenëve, 1075-1180);

– Die Dalmatinische Privaturkunde, Vjenë, 1904;
– A két arbei iker-oklevél, Athenaeum irodalmi es nyomdai r.-t. nyomasa, Budapest, 1905;
– Biologie des albanesischen Volksstammes, Munchen, 1916;
– Die Kirchenzustànde im vorturkischen Albanien von Milan v. Sufflay, Budapest, 1916.

 Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia; Kjo përmbledhje diplomatike shqiptare, në dy vëllime, u punua bashkë me Konstantin Jireçekun dhe Lajosh Talloçin (Thallóczy)], Vëllimi I, Vjenë 1913; Vëllimi II, 1918. (repr. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë etj. Vëll. 1: Annos 344-1343 tabulamque geographicam continens. Vëll. 2: Annos 1344-1406 continens, Tirana, 2002.);

– Kostadin Balšić“ (1392-1402.): roman historik në tri pjesë„Kostadin Balsha“ (1392-11402), roman historik, Shtypshkronja Merkur, Zagreb, 1920. (me pseudonimin Alba Limi);

– Ludwig v. Thalloczy: (1854-1916), Weidmannsche Buchhandlung, Berlin, 1920;

– Stàdie una Burgen Albaniens hauptsachlich wahrend des Mittelalters, Vjenë-Lajpcig (Leipzig), 1924; Albanski gradovi i utvrde posebice u srednjem vijeku (Qytetet dhe kështjellat shqiptare në veçanti në mesjetë);

– Srbi i Arbanasi(Njihova simbioza u srednjem vijeku)Serbët dhe shqiptarët. (Simbioza e tyre në mesjetë), Beograd-Lubjanë, 1925. (Književna zajednica Kultura, Sarajevë, 1990; bot. Azur Journal, Zagreb, 1991; botimi anglez Serbs and Albanians, përkthyer në anglisht nga Wayles Browne dhe‎ Theresa Alt, Alerion, 2012);

– Serbët dhe shqiptarët“, përkthyer në shqip nga Zef Fekeçi dhe Karl Gurakuqi (Shkodër, 1895 – Palermo, Itali, 1971), Tiranë, 1926;

– Statuti i uredbe kaptola dračke stolne crkve (Statutet dhe dekretet e kaptolit të kishës ekleziake të Durrësit) (Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis, 1927, bashkautor historiani kroat, profesor i Universitetit të Beogradit dhe anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, Viktor Novak (1889-1977);

– Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike: dvanaest eseja(Kroacia në dritën e historisë dhe të politikës botërore: dymbëdhjetë ese); Shtypshkronja Merkantile (Gj. Jutrisha dhe shokët), Zagreb, 1928, (rishtypur, Darko Sagrak, Zagreb, 1999);

– Hrvati u sredovječnom svjetskom viru, 1931 (Kroatët në vorbullën botërore të mesjetës), 1931;

– Historia e shqiptarëve të veriut. Serbët dhe shqiptarët, Prishtinë, 1968;

– Dr. Milan Šufflay: znanstvenik, borac i mučenik: povodom 60 godišnjice od atentata 1931-1991, kryeredaktor përgjegjës Dobrosllav Paraga dhe Ante Paraxhik, Hrvatska stranka prava, Zagreb, 1991. (Dr. Millan Shuflaj: dijetar, luftëtar dhe martir: me rastin e 60-vjetorit të atentatit 1931-1991); Partia Kroate e Drejtësis;

– Kostadin Balšić(Kostadin Balsha)Bashkësia e shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Zagreb, 1997;

– Na Pacifiku god. 2255., Prosvjeta, Zagreb, 1998., (Në Paqësor, në vitin 2255: roman metagjenetik në katër libra, roman fantastik-shkencor; i regjistruar për herë të parë në vitin 1998);

– Izabrani eseji, prikazi i članci, Darko Sagrak, Zagreb, 1999. (Ese të zgjedhura, paraqitje dhe artikuj);

– Izabrani eseji, rasprave, prikazi, članci i korespondencija(Ese të zgjedhura, shqyrtime, paraqitje, artikuj dhe letërkëmbim);përgatiti për shtyp dhe redaktoi Darko Sagrak, Zagreb, 2000;

– Izabrani politički spisi(Shkrime politike të zgjedhura); përgatiti Dubravko Jelçiq në edicionin Stoljeća hrvatske književnosti (Shekuj të letërsisë kroate), Zagreb, 2000;

– Dalmatinsko-hrvatska srednjovjekovna listina. Povijest hrvatskoga notarijata od XI. do XV. stoljeća(Dokumente dalmato-kroate të mesjetës. Historia e noterisë kroate prej shekullit XI deri në shekullin XV), Zagreb, 2000, përkthimi Die Dalmatinische Privaturkunde nga 1904. Redaktoi dhe përktheu nga gjermanishtja Darko Sagrak. (botim i dytë, 2007).

*   *   *

Më 26 nëntor 2002, u mbajt në Tiranë konferenca shkencore „Shuflaj dhe shqiptarët“,  kushtuar veprës së Shuflait. Në të morën pjesë studiues nga Shqipëria, nga Kosova, nga Kroacia etj. I pranishëm ishte edhe Ismail Kadareja. Me këtë rast, kryetari i Shqipërisë Alfred Moisiu   i akordoi post mortem Shuflait çmimin „Naim Frashëri i Artë“;

Më 25 nëntor 2013, Posta e Shqipërisë ua kushtoi botimin e dytë të rastit, albanologëve të njohur Millan Shuflait, Konstantin Jireçekut dhe Lajosh Talloçit (Thallóczy).

Përpos pullës postare të Postës së Shqipërisë me portrtin e Shuflait, në Tiranë dhe në Prishtinë ka rrugë që e mbajnë emrin e tij.

*   *   *

Në vitin 1994, në shtëpinë që ndodhet në Rr. „Dalmatinska“ Nr. 6, para së cilës u krye atentati ndaj tij, Shoqata „Braća Hrvatskoga Zmaja“, („Vëllezërit e Dragoit Kroat“) vendosi pllakë përkujtimore.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zagreb e ndan Certifikatën për merita „Milan Šufflay“ personave, institucioneve dhe organizatave për kontribut të jashtëzakonshëm për forcimin e miqësisë dhe të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë dhe popujve të tyre; për kontribut të jashtëzakonshëm për paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon; apo për kontribut të veçantë në lëmin akademik, të kulturës, të artit dhe të shkencës që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe me kroatët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...