Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/01

Pse ren në "debate" të nxehta televizive Opinionisti Nexhmedin Spahiu ?

Prof.dr. Eshref Ymeri: Në indin e jetës amerikane – Gazeta ...

Nexhmedin Spahiu është virus i Serbisë, të cilin ajo e ka injektuar në trupin e Dardanisë. Pra, ky farë burri është një mercenar që duhet marrë në ndjekje penale nga organet e drejtësisë për tradhti kombëtare. Për mercenarët nuk duhet pasur mëshirë. Në trevat e Labërisë thuhet me vargje:
Mercenari nuk ka fre,
Shet shtëpi dhe shet artdhe.

Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 

*****************************************************


Shkruan :Flori Bruqi


Nexhmedin Spahiu (Mitrovicë, 20 shtator 1964) është matematikan dhe politolog, autor i Teorisë për Kombin Kosovar. Ka qenë profesor në Universitetin e Tiranës, në Universitetin e Tetovës, në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetin e Hamburgut.


Nexhmedin Spahiu 


Sipas platformës Wikipedia në gjuhë shqipe  thuhet se Nexhmedin Spahiu "Ka botuar punime shkencore edhe në fushen e matematikës edhe atë të shkencave politike. Ka botuar 11 libra:

1.“Ekuilibret Shqiptare”, Tiranë, 1997

2.“Shqiptarët dhe serbët në luftën finale për Kosovën” Tiranë, 1998

3. “Drejt Protektoratit Ndërkombëtar në Kosovë”, Tirana, 1998

4.“Serbian Tendencies for Partitioning of Kosova”, Central European University, Budapest, June 1999 (Tendencat Serbe për Copëtimin e Kosovës).

5.“Drejt Kombit Kosovar” , Mitrovicë, 2004

6.“National Awakening Process among Orthodox Albanians”, Hamburg, 2006. ("Zgjimi kombëtar në mesin e shqiptarëve ortodoksë”)

7. “Kombi në Inkubator” Prishtinë, 2010

8. “Foshnjeria e Kombit Kosovar” Prishtinë, 2014[1]

9."Kosova and Albania in the Future Closer or Further Apart from Each Other"? Prishtina, 2021

10."Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen më afër apo më larg njëra tjetrës"? Prishtinë, 2021

Analizat e tij politike shquhen për kah sensi kritik, guximi për t’u marrë me çështjet më delikate në situata të rrezikshme dhe parashikimi i saktë proceseve politike. Në një ese të botuar në fillim të vitit 1992, Spahiu ka paraparë epilogun e luftërave në ish Jugosllavi, bombardimin e Beogradit nga NATO, dhe shumë zhvillime tjera politike.

Më 1987/88 ka qenë udhëheqës studentor i Universitetit të Kosovës, kurse më 1988/89 koordinator i udhëheqësve studentorë të ish-Jugosllavisë.

Më 1999 themeloi Radio Televizionin e Mitrovicës, ku promovoi debatin për çështjet më të nxehta politike e kulturore. Që nga viti 1999 ka drejtuar Kuvendin e OJQ-ve të Kosovës si një trup përfaqësues i shoqërisë civile kosovare.



Kurse kohë më  parë Gazetari dhe Editori i tv, z.  Berat Buzhala e ka quajtur Nexhmedin Spahiun, “një oportunist budalla” opinionistin politik Nexhmedin Spahiun, një debat mbi doktoraturën e së cilit është bërë temë në një studio televizive të enjten.

Buzhala, në një deklarim në rrjetet sociale, është shprehur sot se Spahiu rend nëpër debate televizive “me ftesë ose pa ftesë”.

“Me ose pa diplome, me ose pa doktoraturë, Nexhmedin Spahiu është thjeshtë dhe vetëm një oportunist budalla që rend nëpër debate televizive me ftesë ose pa ftesë”, ka thënë ai.

“Nëse edhe në moshën 60 vjeçare për çdo natë vrapon prej një studio në një tjetër, prej një TV në një tjetër, kacafytesh sa me njërin sa me tjetrin, nuk je asgjë tjetër pos një clown me PhD ose pa të, me doktoraturë ose pa të”, ka thënë ai.

“Nëse edhe në moshën 60 vjeçare për çdo natë vrapon prej një studio në një tjetër, prej një TV në një tjetër, kacafytesh sa me njërin sa me tjetrin, nuk je asgjë tjetër pos një clown me PhD ose pa të, me doktoraturë ose pa të”, ka thënë ai.

Lexoni nëse nuk pritoni opinionin e ish gazetarit të ndjerë Kastriot Miftaraj nga Tirana: 

https://m.facebook.com/permalink.php?story_fbid=753038761421597&id=630189970373144&locale=hi_IN,

Poashtu edhe opinionin e akdemik prof.dr.Eshref ymerit ,për Nexhmedin Spahium datë 1 shkurt 2021":


Dy fjalë për kujtesë Profesorit Nexhmedin Spahiu

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri

Në faqen e internetit “Kosova “Sot” të ditës së sotme, 01 shkurt 2021, lexova një shënim të shkurtër të Profesorit Nexhmedin Spahiu, me titull:“E kundërshton ashpër profesori i njohur: Ideja e bashkimit kombëtar, fyerje për Kosovën dhe për Shqipërinë”.

Në këtë shënim të shkurtër, Profesori shkruan:

“Kombi shqiptar ekziston qe një shekull dhe është i njohur nga të gjithë kombet e botës qe një shekull, kurse  kombi kosovar ekziston qe dy dekada dhe është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës”.

Ore Profesor Spahiu! A jeni në vete apo keni lajthitur? Ç’janë këto broçkulla kalamajsh që keni nxjerrë në publik? Gjysma e botës ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar, jo kombin kosovar, prandaj thirrini mendjes dhe ejani në vete! Në deklaratat e shteteve të botës thuhet se njohin pavarësinë e një shteti të caktuar, nuk thuhet se njohin kombin e atij shteti.

Sa herë që ndokush nga politikanët shqiptarë, në të dyja anët e kufirit, në kuadrin e shakave politike, karakteristike këto gjatë fushatave zgjedhore, hedh idenë e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Profesor Nexhmedin Spahiu menjëherë mpreh penën e vet dhe, si puna e asaj pulës që del nga koteci, fillon kakarisjet kundër idesë në fjalë.

Me këmbënguljen e vet “shkencore” kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Profesor Spahiu e mundon veten kot, se një ribashkim i tillë nuk ka për t’u bërë kurrë në kushtet ekzistuese, kur edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë sundojnë kasta politike mercenare, në shërbim të grekosllavizmit dhe të brukselizmit. Por kur Profesori deklaron se ekzistuaka një komb shqiptar dhe një komb  kosovar, atëherë këtu ndryshon puna. Profesor Spahiu, këtu e ca vite të shkuara, ka pasë shkruar për ekzistencën e kombit shqiptar dhe të “kombit kosovar” dhe asokohe unë kam pasë polemizuar me të.

Personalisht jam shumë i befasuar që Profesor Spahiu hedh përsëri në tregun politik idenë e “ekzistencës së kombit kosovar”, sepse një ide e tillë i vjen shumë në osh rusoserbizmit, armikut tradicional të mbarë kombit shqiptar.

E kam pasë theksuar edhe herë të tjera dhe po e theksoj përsëri. Në dy artikuj me tituj “Kur Kosovën unë e pashë” dhe “Dertet e një përkthyesi”, të botuar në vitin 1999, si mbresa nga vizita në Kosovë në rolin e përkthyesit të gazetarëve ukrainas dhe rusë, pata theksuar se gjatë takimeve me qytetarë të thjeshtë kosovarë, gazetarët në fjalë dhe sidomos gazetarët rusë, në majë të gjuhës kishin pyetjen: “Si e shikoni të ardhmen e Kosovës?”. Dhe qytetarët kosovarë, që nga Kaçaniku deri në Pejë, që nga Prishtina deri në Prizren, që të gjithë, pa përjashtim, jepnin të njëjtën përgjigje: “Duam që Kosova të jetë e pavarur dhe pastaj të ribashkohet me Shqipërinë”.

Beogradi, për të krijuar truallin e “ekzistencës” së një populli kosovar që “nuk ka lidhje fare” me popullin e Shqipërisë Londineze, pra, që “janë dy kombe të ndryshme”, pati hedhur edhe idenë e “ekzistencës” së një gjuhe tjetër në Kosovë. Kështu, Beogradi, ku ligjin tradicionalisht e ka pasë bërë shovinizmi sebomadh, e kishte ndarë gjuhën shqipe në ”allbanski jezik”, që flitej në Shqipëri dhe ”shiptarski” apo ”shiftarski jezik, që duhej, sipas tij, të flitej në Kosovë.

Me idenë e “ekzistencës së kombit kosovar”, Profesor Spahiu, lexuesit me vetëdije kombëtare në të dyja anët e kufirit, i bën të shtrojnë pyetjen:

“Profesor Spahiu është naiv apo i shërben me vetëdije shovinizmit serbomadh?”.

Dhe një pyetje e tillë  i bën lexuesit ta hedhin vështrimin prapa, te Kongresi i Berlinit dhe te Konferenca e Londrës. Shovinizmi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, për shkak të përçarjes tragjike ndërshqiptare, me trojet tona etnike kënaqi orekset e grekosllavizmit, duke trefishuar sipërfaqen e territoreve të sllavëve dhe të grekëve. Synimi përfundimtar i shovinizmit evropian ishte shpërbërja tërësore, deri në zhdukjen nga harta të Shqipërisë Etnike. Një synimi të tillë iu vu fre vetëm në saje të Presidentit Uilson në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Paris.

Etnia shqiptare, dikur, në mesin e shek. XIX, ka pasë qenë etnia më e madhe në Gadishullin Ilirik. Asokohe Greqia kishte 1,1 milion banorë, Serbia 600 mijë banorë, kurse Shqipëria 1,6 milionë banorë. Sipërfaqja e territoreve shqiptare, sipas Fjalorit Enciklopedik Rus të vitit 1896, botim i Akademisë së Shkencave të Peterburgut, arrinte në më shumë se 120 mijë km². Kurse sot ku janë Shqipëria, Greqia dhe Serbia me sipërfaqen e territoreve të tyre?

Sipas Profesor Spahiut, “kombi kosovar qenka krijuar” 20 vjet më parë! Interesante deri në gajasje kjo deklaratë. Po si qenka e mundur që Profesor Spahiut s’i paska vajtur në mendje dhe të arsyetojë për një çast për një fakt fort domethënës në rastin e kombit gjerman? Dihet që Gjermania, në vitin 1945, u nda në dy pjesë - në Lindore dhe Perëndimore. Gjermania Lindore, në pronësi të komunizmit sovjetik, qëndroi e ndarë gjatë 45 vjetëve. Megjithatë, nga radhët e saj nuk doli ndonjë profesor që të deklaronte se na qenkej krijuar kombi gjermanolindor dhe të shprehej kundër ribashkimit me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1990. Koreja e Jugut ka gati 70 vjet që është ndarë nga Koreja e Veriut, por asnjë profesor korean nuk ka marrë kurrë guximin dhe të deklarojë se koreanët e Jugut dhe koreanët e Veriut na qenkan kombe të ndryshme.

Populli shqiptar i Kosovës ka plotësisht të drejtë të jetë shumë qejfmbetur me atdheun amë, sepse ky s’e ka pasë ndihmuar absolutisht në shumë ngarje tragjike që kanë ndodhur në Kosovë, si ato të vitit 1945, kur krytradhtari i Kosovës Enver Hoxha lejoi kryerjen e masakrës së Tivarit, kur në vitin 1956 Beogradi shpërnguli nga trojet amtare mbi 450 mijë shqiptarë dhe i degdisi në Turqi, kur shpërthyen demonstratat studentore të vitit 1981, kur në vitin 1989 krimineli Milosheviç e zhveshi Kosovën nga autonomia, kur në fundin e viteve ’90 nuk ndërhyri për t’i dhënë Kosovës ndimë ushtarake. Intelektuali i njohur ushtarak nga atdheu amë, Dilaver Goxhaj, ish-zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një pyetjeje që i pata drejtuar para disa ditësh për të mësuar diçka nëse Shqipëria, në fundin e viteve ’90,  kishte ose jo trupa tankiste në Veriun e vendit, më dha përgjigjen në vijim:

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju them se deri atëherë kishim vetëm gjysmat e tankeve, se gjysma qenë shitur, nga 1250 që ishin, ndodheshin rreth 800 në gjendje luftarake”.

Megjithatë, atdheu amë, nuk e vuri absolutisht ujët në zjarr që të niste drejt Kosovës qoftë edhe një tank të vetëm, për të mbrojtur vëllezërit kosovarë nga bisha fashiste serbe.

Populli shqiptar i Kosovës ka plotësisht të drejtë të ketë qejfmbetje të madhe me atdheun amë, të cilin Rama e trajton si pronë private. Prandaj edhe midis Kosovës dhe Shqipërisë vendosi trarin e turpshëm. Ai tra ka ndikuar tmerrësisht shumë që populli shqiptar i  Kosovës, i cili dikur, në masën gati 90%, ishte për ribashkim, tani kundërshtimi është shtuar deri në 54%.  Ky është krimi më i madh që Rama ka kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Vallë të mos e kuptojë Profesor Spahiu që Kosova më vete dhe Shqipëria më vete po shkojnë drejt shpërbërjes tërësore? Sepse gjendja tragjike, ku e ka katandisur Kosovën banda tradhtare e Hashim Thaçit, ka bërë që Kosova të zbrazet nga popullsia çdo vit. Në garë me bandën e Hashim Thaçit, kasta politike e Ramës, gjithashtu, po e zbraz çdo vit atdheun amë nga popullsia. Një zbrazje e tillë është në strategjinë afatgjatë të grekosllavizmit, i cili, në bashkëpunim  të heshtur me brukselizmin, ka si pikësynim pikërisht shpërbërjen përfundimtare, deri në zhdukjen e plotë të kombit shqiptar. Prandaj kështu, të ndara dhe të armiqësuara në heshtje, Kosova dhe Shqipëria shpërbëhen dhe zhduken më me lehtësi. Kurse ribashkimi i tyre grekosllavizmin e tmerron. Sepse ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, nën qeverisjen e një tjetër klase politike në të dyja shtetet, si ajo që përfaqësojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osman, në rrjedhën e mëvonshme të ngjarjeve, do të sjellë si pasojë të pashmangshme ribashkimin me trojet tona etnike në Maqedoninë Veriore dhe, në fund, ribashkimin e Çamërisë me trungun amë. Pikërisht pas një ribashkimi të tillë, shteti shqiptar, si administrator i të gjitha trojeve tona etnike,  do të bëhet me të vërtetë shtet me autoritet në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, sepse grekosllavizmi dhe brukselizmi nuk do të guxojnë më të tallen dhe ta shkelin me këmbë kombin  shqiptar, siç po tallen dhe po e shkelin me këmbë Kosovën, e cila, faktikisht, është koloni e Serbisë, e shtetit më kriminal të Evropës (çka u vërtetua me ndalimin e Albin  Kurtit dhe të Vjosa Osmanit për të hyrë në Mitrovicën e Veriut), nuk do të guxojnë më të tallen dhe ta shkelin me këmb Shqipërinë, si deri tani, e cila, faktikisht, është koloni e Greqisë, e shteti më racist dhe më karnaval të Evropës. Të gjithë shqiptarët me vetëdije kombëtare janë të bindur se ribashkimi i trojeve tona etnike në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur, është vetëm në dorën e shqiptarëve, kur ata, edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, të kenë në krye një klasë politike dinjitoze, si ajo që përfaqësojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, klasë, për të cilën duhet të shpresojmë se do të dalë në skenë edhe në Shkup.

Në fund, Profesor Spahiut dëshiroj t’i kujtoj tekstin e këngës me bukuri mitike “Xhamadani vija-vija”. Në këtë tekst poetik me rimë fantastike, dëshiroj të ndalem në katërvargshin në vijim:

Është një qiell që na bashkon,

Është një diell që na burrnon,

Është një gjuhë që flasim të tanë,

Është një tokë q’e thërrasim nanë.

Po ashtu, Profesor Spahiut dëshiroj t’i kujtoj tekstin e këngës legjendare, me titull “Thërret Prizreni mori Shkodër”, të ekzekutuar me aq mjeshtëri artistike nga këngëtarja e talentuar me zë gjëmimtar Barbana Dini.

Kini parasysh, ore Profesor Spahiu, se këto vargje janë të shenjta dhe shenjtëria e tyre do t’ju ndëshkojë rëndë me një njollë të pahijshme në ballin tuaj prej mercenari në shërbim të grekosllavizmit dhe sidomos të rusoserbizmit, damkë që nuk do të shlyhet kurrë as nga balli i pasardhësve tuaj brez pas brezi. Është koha që të pendoheni dhe, si shqiptar, ju bëj thirrje për pendesë për ato fjalë të pamatura që keni nxjerrë nga ekrani i kompjuterit për konsum publik.

Los Anxhelos, Kaliforni

01 shkurt 2021


Burimi : https://www.zemrashqiptare.net/news/56332/eshref-ymeri-dy-fjale-per-kujtese-profesorit-nexhmedin-spahiu.html


Ndërsa në një Debat televiziv të TV "Dukagjinit" për zotriun Spahiu , thuhet se:

LAJME



 https://www.youtube.com/watch?v=bTZ40RNTDCw

Gazetari Lirim Mehmetaj, thotë në Debatplus se Nexhmedin Spahiu ‘nuk ka doktorraturë’.

‘Nexhmedin Spahiu nuk ka doktoraturë’, ka thënë Mehmetaj teksa ka elaboruar në emision live CV-në e Spahiut.

‘Në Scopus nuk ka asgjë për Nexhmedin Spahiun’, ka thënë veç tjerash

Nuk ka punime shkencore, AAB është kolegj, por është problem me pasë bartës të landës një profesor që nuk ka doktoraturë’, tha Mehmetaj.

‘Shkova te Dukagjini, libra nuk ke, qekjo ‘Tendencat e Serbisë për coptimin e Kosovës’, ky u shku në Dukagjin edhe ka thanë merrne këtë libër, Universitetet kanë shtëpi botuese dhe vendosin nëse po dojnl me ta botu. Menzi e kam gjetë e parëndësishme. Nëse Central Europian University, nuk e ka publiku asnjëherë asnjë libër’, ka thënë vec tjerash Mehmetaj.



 

2024/02/29

“Mësuesja ime e pashpirt, e cila më tha; mëso sa të duash se kazma të pret, një ditë u përdhunua nga disa ushtarë dhe…”/ Dëshmitë e rralla të vajzës nga Tirana, që u internua në moshën 10 vjeçare

 


Intervistoi: Violeta Murati   

Pjesa e parë

Memorie.al / Një lëndë romanore e rrallë, rrëfim historik nga diktatura se si e përjetoi persekucionin një adoleshente. Alma Gjurgji, në librin “Krahë të këputur”, të botuar së fundi nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave Komuniste, ka treguar në formë letrare, për historitë e tmerrshme përndjekjes në diktaturë…! Nëse “romani” e realizon misionin e tij, së shpejti ky libër, do të tregohet edhe nga kinemaja, nga regjisori Besnik Bisha       

Znj. Alma, ju keni shkruajtur një memuar të rrallë. Një vajzë 10 vjeçare që rrëfen të kaluarën, persekutimin. Si mundet ta organizonit një kujtesë të tillë, prej një vajze të vogël?

Mendoj se çdo qenie njerëzore, ka një rrugëtim të caktuar në jetën e saj, që në mënyrë të pashmangshme është e mbushur me ngjarje të thjeshta, apo mbresëlënëse. Këto episode jetike, fiksohen në memorien e secilit prej nesh. Sigurisht ngjarjet e pazakonta, ato që dhëmbin shumë, ato që lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë, është vështirë të harrohen. Të tilla kanë qenë ato, që shoqëruan vitet e brishta të fëmijërisë dhe të rinisë sime, ashtu si qindra e mijëra fëmijëve të tjerë, që së bashku me familjet e tyre, vuajtën në kampet e internimit.

Fëmijë të pafajshëm, që duhej të vuanin pafundësisht, brez pas brezi, për bindjet politike të gjyshërve baballarëve, apo të afërmëve të tyre. E si mund të harroj ditëlindjen time të 10-të, për të cilën kisha fantazuar një tortë me qirinj, urime dhe dhurata nga të gjithë të afërmit e mi. Pikërisht atë ditë, të hipur majë një makine përbindësh, familjarisht po internoheshim nga Tirana…! Këtë episod kaq të dhimbshme e kam përshkruar kështu në librin tim: […] 

“Nuk mbaj mend me saktësi sa orë zgjati ai udhëtim drejt ferrit. E hipur majë dengjeve, ndjeja lëkundjet e pamëshirshme të asaj makine të zezë në rrugët e pashtruara, me gropa e gurë, mes atyre kodrave me shkurre të përzhitura nga vapa e verës, që ishte në ditët e fundit të saj. Në të ngrysur mbërritëm në fshatin që ishte caktuar për familjen time, diku në kodrat e Dumresë.

Makina ndaloi në mes të fshatit dhe rreth saj u afruan disa banorë të tij. Me një kuriozitet të natyrshëm, por dhe me një gëzim të lig se “armiqtë” kishin marrë “ndëshkimin e merituar”, u munduan të orientojnë shoferin, të vijonte dhe disa metra më tutje, drejt asaj kasolleje që ishte caktuar për ne.

Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë më parë. Ishte vërtet një kasolle e ndërtuar me shkarpa dhe e mbuluar me kashtë. Dyshemeja me dhe. Ngjitur me atë vrimë që quhej derë, ishte një gur i stërmadh me forma të çrregullta, dhe unë nuk e kuptova kurrë si dhe pse ai gur ishte vendosur aty.

Ndoshta ishte shkëputur nga kodrat përreth dhe kasollja ngjitur me të, ishte ndërtuar shumë kohë më pas. Ndoshta. Deri në atë kohë kisha besuar se të tilla kasolle, ngrihen për kafshët shtëpiake, dhe më kishte ndodhur të shihja të tilla edhe në ndonjë film, për jetën e fiseve dhe tribuve të Afrikës.

Jo, nuk isha në ëndërr dhe as në kinema. Ajo kasolle ishte e vërtetë dhe ne duhej të banonim aty. Ishim të gjithë të mpirë, ndërsa mamaja nuk e mbajti më veten, ia plasi të qarit. Motra ime e vogël, vazhdonte të shtrëngonte kukullat e saj, ndërsa kaçurrelat e verdha i ishin ngjitur në fytyrë nga djersët dhe vuajtjet e rrugës.

Sytë e kaltër, më të bukura se qielli pranveror, e kishin humbur shkëlqimin e tyre. Ajo krijesë e vogël kishte inteligjencën dhe intuitën, të mos kërkonte asgjë, nuk kërkoi të hante, nuk kërkoi të flinte, vetëm na vështronte me radhë, si për të kuptuar shkaqet e asaj situate të panatyrshme”! […].

Me lejoni të kujtoj se gjatë këtyre viteve, është shkruar mjaftueshëm për historitë e tmerrshme të persekucionit komunist, por me keqardhje kam konstatuar dhe përjetoj një indiferencë të pazakontë dhe cinike, ndaj këtyre vuajtjeve. Sigurisht që kujtimet e atij trajtimi çnjerëzor, ishin të gjalla brenda meje, por nuk kisha menduar asnjëherë, që të shkruaja rreth tyre. Shtysë për këtë u bë një moment i veçantë, rreth tre vite më parë. E tmerrshmja “luftë e klasave”, në një formë tjetër, po riciklohej sërish në realitetin e tranzicionit të trazuar shqiptar.

Kështu, në shkelje të çdo ligji u përjashtuan nga puna me qindra dhe mijëra persona, që kishin bindje politike të ndryshme nga partia në pushtet. Një luftë e pafund, një përjashtim mizor nga mundësitë e integrimit dhe mjetet e jetesës. Gjithë këtë ngarkesë negative dhe dhimbje që akumulova sërish, kisha nevojë ta shkarkoja diku…!

Kështu u ula të shkruaj, gjë që nuk e kisha bërë kurrë më parë. M’u duk sikur me mundim zgjidha grykën e një thesi të mbyllur mirë. Kujtimet ishin aty, mjaftonte vetëm t’i tregoja rrugën për të dalë jashtë. Po shkruaja vetëm për vete. Ishte një konfidencë që, nuk kisha menduar asnjëherë se, do ta ndaja me qindra mijëra të tjerë.

Fragment pas fragmenti, episod pas episodi, dhe rezultati ishte libri im i parë; “Krahë të këputur”. Familjarët dhe miqtë e mi të afërm, të mrekulluar për stilin e atij rrëfimi, sa të vërtetë, po aq dhe mbresëlënës, me inkurajuan që këtyre kujtimeve dhe fakteve të tmerrshme, duhej domosdoshmërisht t’i hapja rrugën e botimit.

Dhe kështu ndodhi. I vlerësuar nga Instituti i Studimit dhe Botimit të Krimeve të Komunizmit, si një kontribut në hedhjen dritë dhe denoncimin e këtyre krimeve, ky libër gjeti rrugën e botimit prej tij.

“Krahë të këputur” është quajtur libri, është gati në zhanrin e një historie pak të vështirë për t’u “besuar”, por lexohet si një histori romanore. Kurioziteti është i natyrshëm mbi përjetimet e kësaj fëmije, që u bë adoleshente, si mundet të reflektojë tani?

Teksa më drejtonit këtë pyetje, m’u kujtua një prononcim i At Zef Pllumit, dhënë në intervistën e fundit të tij, para se të ndërronte jetë. I pyetur për vërtetësinë e rrëfimeve në librin emocionues “Rrno për me tregue”, ai pak a shumë u përgjigj në këtë mënyrë: “….kam treguar shumë pak rreth të vërtetave të jetuara në ferrin komunist, pasi nuk dëshiroja të isha i pabesueshëm, për lexuesit e rinj…”!

Në këtë rast, unë do pohoja të njëjtën gjë për të vërtetat e jetës sime. Një kalvar persekucioni i shtrirë në 23 vite, sigurisht ka në përmbajtjen e tij, një numër të madh vuajtjesh, tmerresh, denigrimesh, shtypjesh dhe kërcënimesh për mua dhe familjen time. Për shkak të gjyshit të ekzekutuar nga regjimi komunist, konsideroheshim kundërshtarë politikë, ose për të qenë më e saktë, armiq të partisë.

Nëse do kujtoja e shkruaja rreth çdo episodi të jetuar në dhjetëvjeçarë, rezultati do të ishte një histori tejet e gjatë dhe interesi për të, do të ishte minimal. Për këtë arsye, bëra redaktimet dhe shkurtimet e duhura. Isha e ndërgjegjshme që në një material sa më të shkurtër të përmendja disa nga kujtimet e mia më të pashlyeshme dhe të dhimbshme…!

Qëllimi im ishte të përshkruaja me vërtetësinë më të madhe, përjetimin e atyre ngjarjeve fatkeqe,…çdo gërmë, çdo fjalë, çdo paragraf është i vërtetë, mbuluar me terror dhe tmerr. Eh, reflektimi i tanishëm…në realitet unë nuk kam mbajtur ditar. Kujtimet e mia shumë të sinqerta, janë sjellë në këtë libër, ashtu siç i kisha përjetuar.

Mendoj se, përpos të vërtetave të patjetërsueshme, libri im është ndërkohë dhe një reflektim për tragjeditë njerëzore të atyre përmasave. Ndonëse të vështirë dhe me kosto të mëdha për jetën e qindra e mijëra njerëzve, në fund të fundit e konsideroj gjithashtu një triumf, një ngadhënjim të së mirës mbi të keqen. Rënia e regjimit kriminal komunist, e konfirmon diçka të tillë.

Në libër tregoni mbi “refuzimet”…Ç’ishin këto përjetime për moshën tuaj?

Isha shume e vogël kur u përballa me refuzimet. Problemet që familja ime kishte me regjimin, i provova që në moshën 8 vjeçare, kur të dy prindërit e mi, u dëbuan nga arsimi për të punuar në Fermën Bujqësore “Gjergj Dimitrov”, në Sauk të Tiranës. Në të vërtetë, nuk e kuptoja çfarë ndodhte, pasi bisedat që kishin në themel padrejtësitë e sistemit, nuk mund të bëheshin kurrë në prani të një fëmije.

Përballja e parë e vërtetë me diktaturën dhe refuzimet e saj, dhe ndërgjegjësimi im për atë që po përjetonim, ndodhi në moshën 10 vjeçare. Kjo lidhet drejtpërdrejt me internimin e familjes sime, i cili u pasua nga flakje të njëpasnjëshme…ja si e kam përshkruar në librin tim, ditën e nesërme të internimit: […]

“Ndesha në vështrimin e pashpresë të prindërve të mi. I pashë të shkatërruar. Sytë e tyre ishin përhumbur poshtë rrathëve të zinj. Im atë me ftoi të afrohesha pranë dhe për herë të parë në jetën e tij, më shpjegoi atë që po ndodhte dhe shkaqet e saj. Më foli për diktaturën e proletariatit, për luftën e klasave, për të atin e tij intelektual, të ekzekutuar nga komunistët dhe se ne duhej të paguanim për këtë.

Duhej të paguanim të gjithë, madje dhe motra ime e vogël trevjeçare, që ende flinte. Ndërkohë gjumin e saj të pafajshëm dhe engjëllor, po e prishnin mizat dhe grerëzat që ardhja e ditës, i kishte gjallëruar.

Në agresivitetin e tyre dhe ato krijesa të vogla të natyrës, ishin kundër nesh. E gjithë kjo ishte shumë për mua. Një ditë më parë kisha mbushur dhjetë vjeç. Deri aso kohe, isha indoktrinuar dhe unë nga propaganda komuniste. Në shkollë më kishin mësuar, të isha e lumtur për Partinë dhe xhaxhin Enver, se; “Partia ishte nëna e të gjithë fëmijëve”. Më kishin mësuar se fëmijët shqiptarë “ishin më të lumturit në botë”, e të tjera broçkulla si këto.

Sa e sa vjersha për Partinë kisha mësuar dhe recituar…?! Im atë nuk po fliste me një fëmijë dhjetë vjeç, por me një të rritur, që duhej të ndërgjegjësohej, për atë që e priste. U ndjeva aq konfuze, sa nuk isha në gjendje të bëja asnjë pyetje. Vetëm përpiqesha të kuptoja. U përfshiva nga një dhimbje e gjithanshme. Po më shembej bota nën këmbë. Brenda tri ditëve, çdo gjë ndryshoi në atë që ishte jeta ime, çdo gjë që kisha besuar apo dëshiruar në ëndrrat e mia fëmijërore, nuk ekzistonte më…!

…Ndonëse isha vetëm një fëmijë, rrëfimi i jashtëzakonshëm dhe emocional i tim eti për atë që po ndodhte, më bëri të ndjehesha menjëherë e rritur. E kuptova se fëmijëria ime kish marrë fund, dhe se do të më duhej të përshtatesha me këtë realitet të shëmtuar, do të më duhej të ndihmoja prindërit, në përballimin e asaj jete të vështirë në atë skëterrë! […]

Ju përmendni vende, ku jeni degdisur, rreziqet, aventurat, gjendjet emocionale por asnjë emër, përveç një shoqeje, që është një personazh real. Ja për shembull historia e mësueses na duket e tmerrshme për nga demoralizimi psikik, pse nuk keni emra?

Për hir të së vërtetës, kjo pyetje më është drejtuar dhe më parë. Siç jam shprehur më lart, nisa të rikujtoj dhe shkruaj këto të vërteta të dhimbshme të jetës sime, pa menduar se rezultati do ishte një libër, tashmë i mirë-vlerësuar. Personazhet që shkaktuan aq padrejtësi për mua dhe familjen time, kanë një emër, dhe unë i kam të gjallë në kujtesën time. Por ata mjeranë, ishin pjellë e atij sistemi mostër që fabrikonte krijesa të tilla, të përbindshme.

Nuk jam penduar aspak që nuk kam përmendur emra, pasi qëllimi im ka qene dhe është të denoncoj atë sistem të pashpirt, që kishte ndërtuar atë strukturë të stërmadhe kriminale, që mbillte terror dhe shtypje që asnjë vend tjetër nuk e kishte përjetuar. Edhe nëse do t’i rikthehesha librit e ta rishkruaja, sërish nuk do ta bëja.

Mendoj se publikimi i bëmave, si dhe ndëshkimi moral i këtyre shërbëtorëve të paskrupuj të regjimit, është dhe mbetet detyrim i politikanëve, analistëve dhe historianëve. Tashmë ata individë, nuk kanë asnjë rol në jetën time, as nuk e di ku ndodhen.

Ndoshta disa prej tyre, janë diku nëpër botë, apo ndoshta janë në role drejtuese të politikës aktuale dhe në mënyrë cinike, japin leksione për të drejtat e njeriut dhe demokracinë, ndërkohë që asnjëri prej tyre, nuk ka kërkuar ndjesë. Dëshiroj dhe uroj me gjithë shpirt, të reflektojnë dhe një ditë të pendohen për gjithçka kanë bërë. Për fat të keq, reagime të tilla njerëzore, të këtyre personave që shkatërruan jetë njerëzish, pothuajse nuk kam ndeshur asnjëherë.

Ndërsa personat e mësipërm në librin tim janë thjesht anonimë, nuk mund të rrija pa përmendur me emër, shoqen time të dashur të fëmijërisë, Ritën. Ajo ka qenë dhe është shumë më tepër se kaq. Është motra ime. Prindërit e saj më kanë bërë dhuratën më të bukur të atyre viteve. Pas vdekjes së gjyshes, më kanë mbajtur në shtëpi dhe më kanë trajtuar si bijën e tyre. Dhe kjo ndodhte në një periudhe terrori, kur të gjitha dyert e të afërmve, na ishin mbyllur.

Ajo familje më bëri të kuptoj dhe provoj mirënjohjen, ndoshta nga më të bukurat në botë. Ende sot e kësaj dite mbetet e tillë. Sa i takon marrëdhënies së vështirë me mësuesen e parë që pata në internim, pashpirtësinë e asaj, që duhej të ishte edukatore dhe prind i dytë, e kam përshkruar në këtë mënyrë:

[…] “Ndërsa marrëdhëniet me fëmijët e tjerë po ecnin drejt normalitetit, nuk mund të them të njëjtën gjë për mësuesen. E krahasoja me mësuesen time të mrekullueshme në Tiranë dhe ndjeja se ajo, nuk donte t’ia dinte fare për ata fëmijë, që ndonëse frekuentonin shkollën, ishin pothuajse analfabetë.

Ndryshe nga ata, unë kisha patur fatin të më rrinin mbi kokë, tre mësues në shtëpi. Sigurisht, këtu përfshij edhe gjyshen. Prindërit e atyre të ngratëve, gdhiheshin e ngryseshin arave për të siguruar bukën për fëmijët e shumtë, që sillnin në jetë. Në shenjë hakmarrjeje, me pushtoi dëshira ta sfidoja. Ishte një formë rebelimi. Veçanërisht në orën e matematikës, që ishte lënda ime e preferuar.

I bëja pyetje me të cilat e vija në vështirësi. Madje, ndjeja një lloj kënaqësie të pakuptueshme, kur asaj i ndryshonte ngjyra e fytyrës. Kishte raste kur i kërkoja mënyrat alternative, për zgjidhjen e disa problemeve. Duke kërcitur dhëmbët, ajo e duroi disa ditë këtë situatë, por një ditë në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjes sime, në kulmin e tërbimit më tha:

“-Mëso sa të duash, kazma të pret”. Ky shpërthim ndodhi në klasë, në sy të gjithë fëmijëve, të cilët shihnin të habitur herë mua, herë mësuesen. Unë kisha pritur një reagim prej saj, por kurrë kaq të pamëshirshëm dhe vrasës të shpresës dhe ëndrrave. Isha aq e mpirë, gati të qaja.

Në atë regjim çnjerëzor, kishe ndrojtje edhe të qaje…! Lotët mund të konsideroheshin pakënaqësi dhe sfidë për sistemin. Lotët e pafajshëm të një krenarie të vrarë ishin kërcënim. Ka disa momente në jetë, që lënë gjurmë të thella dhe ky ishte një prej tyre. Ndjeva të ndahesha në copëza të brishta e të dëshpëruara, të cilat më zbehën besimin se një ditë, do të arrija t’i mblidhja e t’i ngjisja sërish.

E urreva me gjithë shpirt atë mësuese. Është një nga personat e paktë që kam urryer. Jo se kanë qenë të paktë ata që më kanë lënduar, por isha unë që më pas, u mundova ta përjashtoja urrejtjen nga bota e ndjenjave të mia. Nuk më linte të jetoja. Ishte shumë sfilitëse si ndjenjë, gërryese, aq sa më zinte frymën. Unë e doja aq shumë shkollën dhe kisha thurur ëndrra, se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Pas kësaj, nuk u mora më me mësuesen, as ajo me mua. U vendos një “paqe” e akullt.

Një vit më pas, mësuesja ime u përdhunua nga disa ushtarë të cilët e zunë atë në befasi, teksa po kthehej në fshatin ku banonte familja e saj. Në atë moshë, nuk arrija të kuptoja çfarë ishte përdhunimi, dija vetëm se asaj i kishte ndodhur diçka shumë e keqe dhe e turpshme. Madje në fshat thuhej; “e kapën me zor”. Ushtarët paguan me burg për këtë, ndërsa mësuesja u transferua përgjithmonë, nga shkolla e atij fshati. Nuk ndjeva asnjë keqardhje për mësuesen time. Memorie.al

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...