Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/04

Kosova dhe Serbia mbeten në konflikt të ngrirë, marrëveshja nuk është afër

 

Kosova dhe Serbia mbeten në konflikt të ngrirë, marrëveshja nuk është afër

Prof.dr.Muhamet Kelmendi


BE po përpiqet që para se të shkohet në zgjedhjet parlamentare, në disa muaj në vijim, të arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është një pikësynim që është vështirë të realizohet. Kjo, jo pse Kosova mbanë përgjegjësi, por për faktin se vetë BE e ka krijuar gjendjen për të mos pasur marrëveshje gjithëpërfshirëse.

-BE po ka mirëkuptim ndaj pretendimeve territoriale serbe. Shih: qëndrimin mbi dinarin. Dialogu pa status i Kosovës, të cilën BE e ka në bazë, ka krijuar gjendje te Serbia për të marrë aksione kriminale për të realizuar gjoja shtetësinë serbe mbi territorin e Kosovës. Në këtë kuadër nuk ka as marrëveshje. Kosova nuk mundet ta pranon ndonjë marrëveshje që nuk e garanton shtetësinë dhe integritetin territorial të Republikës. Ndërsa, shteti serb e donë ripushtimin. BE me përfaqësuesit e vetë Borel e Lajçak heshtë! Në këtë gjendje është BE.

Nuk po e përkrah pavarësinë e Kosovës. Kurrë z.Borel dhe z.Lajçak nuk e kanë deklaruar në konferenca dhe në çdo kontakt faktin se Kosova është shtet i pavarur. Çdo herë ka qenë për këta ndërmjetës statusi juridik i pazgjidhur. Me dialog me shtetin serb, ishte motoja se do të zgjidhet statusi. Këtu është shkaku i mos suksesit të BE-së. As në muajt e mbetur para zgjedhjeve në BE dhe në SHBA nuk pritet ndonjë hap pozitiv. Gjendja do të keqësohet. Me z.Borel, z.Lajcak dhe z Eskobar nuk arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse. Me këta ndërmjetësues dhe me përkëdhelje të Beogradit, për hir të animit të Serbisë nga BE, kundër gjoja Rusisë, nuk zgjidhet çështja Kosovë-Serbi. Ajo kështu dërgon te lufta.

ADEM JASHARI ME FAMILJE E NDRYSHOI EPOKËN HISTORIKE

 


ADEM JASHARI ME FAMILJE E NDRYSHOI EPOKËN HISTORIKE
ADEM JASHARI ME FAMILJE E NDRYSHOI EPOKËN HISTORIKE

Akademik Prof.Dr.Hakif  Bajrami


(Shkruar me lot e krenari 9 mars 1998) -Ato ditë kur gjithësia për ty lutej, atë javë kur Zoti për ty gjykoi, shqiptaria të mos frigohej, bota demokratike për kombin tënd ndryshe të mendoj. Atë muaj kur Zoti i gjithësisë, për popullin tënd po lutej, atë vit kur populli yt u nda në dy, një palë t` admironte e t` çante, një palë të mallkonte e besa mëtej! E ty liria e kuqe e gjaku yt i familjes sate, të gjitha civilizimet i përshkoi nëpër dejë. Atë ditë kur krenaria jote u bë NEO LUFTË, ta lind një familje një epokë të re historike, tërë bota për ty dhe në ty do të bëjë be, sepse asnjë popull si i bac Adem Demës, se nxënësit tuej Adem Jashari s`kanë më u frigua, pa bërë luftë për liri dhe për të shtrejtin atdhe.

Kështu është epoka në gjithësi po del, Adem JASHARI - Legjendari shembulli yt për liri, u bë për jetë e mot për tërë botën model.

NGA SHKOLLA KOMBËTARE E PREKAZIT DERI NË ÇLIRIM

Pas suprimimit të Kushtetutës Kosovës (1974) nga ana e Beogradit më 23 mars 1989, më nuk kishte dilema se me Serbinë do të na ndajnë vetëm krismat e pushkës. Do të pasojnë greva, demonstrata, reagime guerile në pjesë të ndryshme të Kosovës. Sidomos, vendimitare se do të ndryshojë lufta jonë në metoda dhe veprime ishin demonstratat studentore të 1 tetorit 1997 në Prishtinë. U zgjodh kjo datë sepse më 1 tetor 1991 në Tiranë kishte zbritur Zahir Pajaziti me 53 trima për ta filluar Epokën e UÇK-së. Nuk kishte më rrugë rezervë, por duhej treguar botës se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe, ekzistenca e UÇK-së do të dëshmohet ku tjetër përpos në Prekazin e Ahmet Delisë kryengritës dhe Adem Jasharit me familje, lajmëtar i çlirimit kombëtar. Okupatori në anën tjetër, do ta kthej Kosovën në vendin më të militarizuar në Evropë. Por, krahas këtij militarizimi, nga fillimi i janarit e deri në fund të shkurtit 1998 mentalitetin kryengritës shqiptar kishin filluar për ta studiuar: një strateg rus me gradë kolonel, një strateg francez me gradë të majorit dhe një stratreg serbian me gradë të gjeneral majorit. Ky trinom kah fillimi i shkurtit 1998, në bazë të hulumtimeve kishte ardhur në përfundim se: “Popullsia më kryengritse shqiptare, në Shqipërinë Kontinentale është në Drenicë”.


Beogradi e kishte Planin për serbizimin e Kosovës dhe shfarosjen e shqiptarëve

Pas konkluzës aksiom matematikore ushtarake, me urdhër të kryetarit të RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë, ose si quhej Jugosllavia e tretë, në përbërje: Serbi, Mali i Zi), TRE gjenralë të Ushtrisë Jugosllave dhe një oficer i lartë policie (lexo serbiane), do të vëndosen në Skenderaj. Nga ky vend strategjik pjesërisht përmes konfidentëve special serbianë do të fillohet për t` u hetuar çdo lëvizje e guerilës kryengritëse shqiptare se cili lokalitet në Drenicë është qendër e UÇK-së. Lidhur me këtë, nëse hulumtohen me kujdes tratktet dhe proklamatat e Lëvizjes kryengritëse çlirimtare shqiptare, gjatë tërë vitit 1998, hapur para luftës së UÇK-ës kishin shtruar dy pengesa-dy forca kundërshtare si: pushteti i okupatorit serbian me ushtri dhe polici speciale me shumë mercenarë nga tërë bota, në një anë dhe n` anën tjetër propoganda e politikës paqesorë që ishte koncentruar kryesisht në tri parti politike si: LDK, Partia Demokristiane e Kosovës dhe Partia Fshatare e Kosovës. Pra, gjatë tërë vitit 1998 në Kosovë kishim një shoqëri politike të organizuar: në ata që janë për zgjidhjen e Çështjës Kosovës me mjete paqësore dhe ata që ishin për përdorim të politikës jopaqësore. Tani, lufta politike shqiptare, do të zhvillohet për çdo imtësi, për çdo individ që ka ndikim në popull. Kuptohet, ndikimi i tri partive të lartë theksuara në Kosovë kishte një përparësi të pakrahasuar. Dhe kjo përparësi vinte nga një propogandë se, Kosova do të avansohet në Republikë pa luftë, por duke e internacionalizuar çështjen me propogandë. E mos të harrojmë, se partitë e “paqes” si quheshin e kishin një qeveri në ekzil, e cila kishte edhe mjete materiale që i tubonte nga Diaspora patriotike shqiptare, sidomos nga Evropa dhe SHBA. Lidhur me këtë, Qveria në ekzil (e Bujar Bukoshit) dihej dhe propogandohej se kishte themeluar edhe ushtri “shumë të profesionalizuar” (!), nga ato forca shqiptare që kishin bërë përvojë lufte në Kroaci dhe Boasnje; që kishin marrë emrin FARK (Forca e Armatosur e Republikës Kosovës). Mos të harrojmë, se nepër Kosovë gjatë gjithë vitit 1998 vepronin çeta dhe treshe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i kishte rrënjët historike, por nga viti 1993 ishte bërë forcë e shpresës dhe e idealit, e që kishte edhe një pervojë profesionale lufte, që e profeksiononte zanatin e luftës së drejtë në poligonet që i kishte ngritë në Shqipëri, atje pra ku oficerët patriotë të Shkollës “Skenderbej” ishin në dispozicion në çdo kohë. Madje ata profesor u larguan nga puna nga Qeveria “demokratike”, sepse ndryshe nuk shkohej në Evropë, përpos duke e shtriqë qafën në mënyrë biblike. E JO, lufta jonë nuk ishte me themel as Biblike, as Kuarnore por me Besë të Zotit, me fe SHQIPTARE, me adete dhe zakone tona Pellzgo-IliroArbërore. Atje, pra në Shqipërin MËMË, duke marrë mësime nga oficerët e Akademisë “Skënderbej”, UÇK ngadal do të avansohet në ushtri të vërtetë popullore, fama e së cilës po rritej me shumë sakrifica. Aty nuk ishin si “nxënësit e parë” rastësisht: Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Adrian Krasniqi me shokë. Kjo berthamë  e oficerëve që do të mësojnë në Tiranë mendohej se: ishte një kualitet shqiptar, do të më tjhot oficeri i lartë Gjeneral Halil Katana, sepse gati të gjithë ushtarët e UÇK-së vinin nga: LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) dhe LKÇK (Lëvizja Kombëtare e Çlirimit Kosovës) .Pra, do të jetë kjo bërthama e Ushtrisë popullore e cila me kohë e mori emrin famë lartë UÇK qysh më 1993 në një lagje të Prishtinës, pikërisht në shtëpinë e një familje të sakrificës që quhet: Braishori.

Po faktori nderkombëtare cilën anë e mbante

Në tërë atë mozaik politiko ushtrak që mbretëronte në Kosovë dhe po piqej në Shqipëri, ishte edhe një forcë intelektuale që quhej “Forumi i Intelektualëve”. Në këtë forum një kohë të gjatë është zhvilluar “luftë” speciale se kush ka të drejtë: krahu i luftës, apo krahu i paqes. Të kuptohemi, nuk ishte forumi ndonjë fuqi arbitrare, por me ndikim në popull e sidomos në shtresën intelektuale, sa të duash. Prandaj çështja e luftës dhe çlirimit duhej të matej mirë e ngjeshur, sepse vinte duke u diferencuar dukshëm në kohë e hapësirë, sepse përbrenda forumit kishte intelektual që ditën ishin me forumin-për luftë; në mbramje ishin me LDK-në për paqe. Dhe numri i tyre nuk ishte i vogël dhe pa ndikim. Dhe, në forum do të debatohet hapur (Ndërtesa e Institutit Albanologjik një kohë) kah duhet drejtuar politikën shqiptare në rrafshin ndërkombëtar, për ta çliruar Kosovën. E vërteta, në këtë forum një fakt e kishin të njohur se Kosova nuk çlirohet me llafe e deklarata. E kuptueshme, se krahu i paqes ishte pozicionuar se çdo lëvizje politike në Kosovë duhet konsultuar në Vatikan dhe me disa qarqe në Gjermani, prej kah u vinin haberet rreligjioze dhe ‘riplomatike” por edhe paratë e shumta, që e kishin firmën e djersës së rinisë sonë partiotike, që kishte bërë burgje në Jugosllavi e tash bënte punë, madje shumë të rënda, në disa mese. Madje në diasporë, krahu paqësor do të propgandojë një politikë shumë primitive se: “Nëse armiku të bjen shpullë në njerën anë të fytyrës, ktheja edhe tjetrën faqe”. Kjo politikë shumë shpejtë ishte përhapur edhe në Kosovë, madje edhe me moton se do të “konvertohemi të gjithë një ditë në katolik ose protestant”. E Vatikani këtë rreshtim, sidomos pas shembjes së komunizmit, e shiqonte si shans që ka mundësi të realizohet, jo në formë kryqzate, por me akribi politike, dymendësi që po e tregon edhe sot në mos pranimin e Republikës Kosovës. E vërteta, Republikën e Adem Jasharit nuk po e pranon as Irani, Rusia, Kina e ndonjë Greqi apo Rumani e Spanjë, dhe jo se nuk e njohin realitetin, por i frigohen modelit të UÇK, lufta e së cilës është enciklopedi fitimtare. Dhe okupatori nuk pritonte për ta shpjeguar këtë propogandë se: “Në Kosovë nuk ka rrezistencë ushtrake, por ka luftë në mes grupeve shqiptare për status quo, apo për konvertim në fenë e moçme.” E për okupatorin ky rreshtim si politikë ishte shumë frytëdhënës. Por në anën tjetër po të hulumtohen dokumentet e KLDMNJ, për çdo ditë mund të lexoish se lajmërohen rrahje publike të shqiptarëve nepër sheshe dhe në polici sidomos. Madje ngjanin edhe vrasje mizore nepër burgje. Ndërsa, varrimet e viktimave shqiptare, ishin bërë një përditëshmëri ordinere. Ndërsa, atentatet në anën tjetër ndaj eksponentëve të pushtetit, siç ishte ai ndaj rektorit të Prishtinë, me pozicion terrorist kundër çdo realiteti shqiptar, ishte kthyer në një guxim për çdo patriot që ia kthen grykën e pushkës. Gjithnjë në forumin e Intelektualëve, aty kah fillimi i vitit 1998 do të dominojë mendimi se Washingtoni Protestant dhe Brukseli militarist (NATO) nuk preferonin “në katër sy” politikë paqësore të shqiptarëve me RFJ-në komunisto çetnike, plus pro ruse. Të kuptohemi, edhe në kohën e Epopesë së Jasharajve nuk dihej se sa do të zgjatë lufta për Kosovën, ku sipas Kishës serbiane, sipas qarqeve ushtrako-policore serbe, nuk kishte teori se Beogradi do ta humeb luftën. Madje flitej se në Kosovë do të sillën, ose i kishin siellë mbi 200 000 serbianë nga Kroacia dhe Bosna e Hercegovina për serbizim të mëtejmë. Bile nepër botë, në anën tejtër, ishte lansuar propoganda se: “Shqiptarët po i vrasim se po na detyrojnë, se i kemi vrarë me 1945 dhe prap do t` i vfrasim, sepse janë fundamentalistë islam”. E për çudi krahu politik paqesor shqiptar, këtë “gjuhë” propogandistike, shtihej se nuk e kuptonte. Madje nuk u kuptua as atëherë kur njëfarë organizate e quajtur “Shën Exhidio” me një diplomaci zik zake i pati liruar disa lokale për shkolla, e të cilat ishin uzurpura, por jo asnjë shkollë e mesme. Ku shpjente kjo “gjuhë politiko rreligjioze”, që shtihej si paqesore, u kuptua vetëm në Konferencën Nderkombëtare për Kosovën në Rambuje, se në cilën anë është Washingtoni dhe NATO. E mos të harrojmë se në Partinë Parlamentare të Kosovës që ishte pro UÇK, për politikë jopaqësore, pas 31 marsit 1998 kur KS OKB e aprovoi Rezolutën nr. 1160 për Kosovën, duke u mbështetur në Kartën e OKB-së, Kapitina VII (nenet 39-52, sidomos neni 42 dhe 43), Beogradi kërcënohej hapur se po eskaloi politikën e krimeve do të përdoret mundësia e BOMBRDIMIT të RFJ-së. Kjo çështje që u debatua në Partinë Parlamentare të Kosovës u spjegua se jo vetëm PPK, por edhe të gjitha partitë tjera duhet për t` u shpërndar dhe duhet të kalojnë në UÇK. Askush në anën tjetër në LDK, PDK dhe PFSH nuk e studioi Rezolutën e 31 marsit 1998 nr. 1160, sidomos atë pjesën ku potencohej Kaptina e VII-të e Kartës OKB-s. Dhe jo vetëm kaq, në krahun paqësor, nuk e kuptuan as Prononcimin e Grupit Kontaktit të 9 marsit 1998. Por të gjithë tokë, u turrën për t` i treguar botës se “ne mbajmë zgjedhje parlamentare më 22 mars 1998 dhe kjo tregon se Serrbia po aporvon “demokraci të dhëmzorëve të tankeve të përgjakura”. Kurrfarë përshtypje, do të na thotë një ushtrak në Minhen nuk ia ka bërë popullit shqiptar, çka ka ngja në Çirez dhe Likashan më 28 shkurt 1998, apo Prekaz më 5 deri më 7 mars 1998 pra krim pas krimi, që tregohej se çka po synon okupatori nazifashist serbian. Po, në Minhen (nëntor 1998) na u tha hapur ndër të tjera se: “Vatikani nuk ua ka hatrin për faktin se Kisha Ortodokse Serbe ka marrëveshje me Selinë e Shenjët në Romë, nga viti 1914” (Shiqo Konkordati KOS-Vatikani). 

Ky fakt që po tregohet edhe sot se ishte këshillë e sinqertë, sepse Republika e Kosovës nuk po pranohet, fakt ky që po reflektohet në një pjesë jo të vogël të shteteve ku dominon rreligjioni katolik, sidomos në Amerikën Jugore dhe në Spanjë. Edhe një fakt e plasojmë para opinionit shqiptar, se edhe sot situata është e polarizuar deri në skajshmëri se kush e çliroi Kosovën më 1999, politika e LDK-ës “historike”, apo lufta e UÇK-ës “legjendare”. Në Rambuje në anën tjetër deshmohet se me propozim të atyre që po thuej se i kishin ndez motorret e avionëve për bombardimin e RFJ-ës nga 24 marsi 1999, drejtues i Delegacionit shqiptar u zgjodh përfaqësuesi Politik i UÇK-së Hashim Thaçi, i cili po mbahet padrejtësisht në burgun e Hagës me shokë, krejtë me prapavi për ta “barazuar xhelatin(Serbian) me viktimën (Shqiptarinë). Madje jo rastësisht ky njerii u zgjodh për ta shpallë edhe pavarësinë e Kosovës edhe më 17 shkurt 2008 në Parlamentin e Kosovës, fakt ai që tregon një realitet që nuk do koment. Këto dy fakte i treguam, si shembull që duhet të nxirret mësim nga praktika se: Nuk ka politikë pa ushtri. Se të kaluarën nuk mundemi për ta përmirësuar, por ardhmërinë PO.

T` i kthehemi Eopopesë së Prekazit

5-7 mars 1998 Për ta gjetur rrugën e re, për ta çliruar kombin, Adem Jashari me shokë e panë të nevojshme se duhej lexuar shumë, se duhej mësuar në çdo rast. Por të kuptohemi lexues i nderuar se: Adem Jasharit më tepër i shkonte automatiku se sa një libër në dorë. Ky fakt do të mësohet gjatë qëndrimit për ushtrinë ushtarake në Akademinë “SKENDERBEJ” në Tiranë. Kuptohet, patriotët shqiptar mësuan te profesorët patriot dhe shkenctar të Akademisë pretigjioze kombëtare. Pikërisht për këtë, gjeneratës së Adem Jasharit i duheshin njohuri të plota mbi luftën, e cila nga mësimet në Akademin “Skenderbej” në Tiranë u kthye në luftë speciale çlirimtare. Në lidhje me këtë, luftën speciale çlirimtare Komandanti Legjendar Adem Jashari e filloi për ta avansuar duke u mbështetur jo vetëm nga leksionet speciale, jo vetëm në litraturën profesionale ushtarake, por edhe në traditën e ndritur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899), në trimerinë e Ahmet Delisë, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës, Ramë Vllasës, Osman Pollatës, Dan Dorocit, Shaqir Igrishtës, Ilaz Raçalkut, Bajram Currit, Nazim Gafurrit, Luftës antifashiste të Qemail Stafës, Emin Durakut, luftës antifashiste dhe antiçetnke të Shaban Polluzhës, në luftën politike të NDSH së Halim Spahisë, LRBSH-ës ADEM DEMAÇIT e deri te Ruzhdi Xhakja me shokë në Besi më 2 prill 1981, kur e themloi çetën e armatosur, deri te lufta e Tahir Mehës me familje në Prekazin e Ahmet Delisë më 13 maj 1981. Kështu Demonstratat rrevolucionare të drejtuara nga Hydajet Hyseni dhe Mehmet Hajrizi, do të shëndrrohen në një shkollë që kërkon simbiozë të librit dhe pushkës në një front të drejtë për liri dhe pavarësi. Adem Jashari duke u mbështetur në këtë traditë, duke e begatuar traditën e luftës për liri, e lidhi politikën e Adem Demaçit dhe NDSH-së në rrafshin horizontal dhe vertikal, duke e bërë luftën e DREJTË TRODIMENZIONALE- Lartësia, gjërësia dhe gjatësia e saj, e begatuar me moral të pashterrur se nuk i vërsulet askujt pa hak, që nuk është violent ndaj atyre që luftojnë për liri, pasi që ishte proklamuar se atdheu-Kosova nuk duron më robëri, se do të organizojë luftë të drejtë, deri në fitore. Adem Jashari –Komandnat i një ushtrie në themelim i interesoi deri në përkushtim politika e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.Mësoi për luftën e drejtë dhe rrolin e demonstrimit popullor, me theks të posaçëm për Demonstratat shqiptare në Kosovë dhe viset tjera të robëruara shqiptare më 1968. Adem Jashari mësoi se Demonstratat e viteve 1981-1989 e kishin një mison civilizues, sepse e nxirrnin popullin nga letargjia dhe politika e diferencimeve dhe e forconin bindjen se çlirimi i Kosovës kërkon sakrifica sublime, duke shtuar se ideologjia nuk mundet të kryej punë aty ku kërkohet të flet gryka e pushkës dhe orës dhe çetës Ali Ajetit me shokë. Adem Jashari në Akademinë “Skenderbej” dhe nga rrethi shoqëror me të cilin jetonte në Shqipëri, sidomos, mësoi se okupatori serbian po i ushtron dy politika robërie ndaj shqiptarëve: me një anë po vret ushtarë shqiptar nepër kazermat e tyre (1981-1990), në anën tjetër po vret demonstrantë civilë në kontinuitet nepër sheshe e bulevarde. Lidhur me këtë, vrasja e Jusuf Gërvallës me shokë, vrasja e Enver Hadrit, vrasjet e e të rinjëve dhe të rejave në vijim në Kosovë, ishin bërë një alarm se kombi duhet të zgjohet. Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasnjqi etj. afruan rreth veti një forcë të organizuar djalërie të cilët ishin të dlirë, sepse prindërit e tyre kishin një shkollë tradicionale shqiptare, që lirisht mund të quhet se kishte për “kryeqytet” odat patriotike: Oda e Sylë Hys Popovës, Oda e Isa Boletinit, Oda e Prekazit dhe Oda e Junikut. Së këndejmi, lufta e Ruzhdi Hajdinit dhe Tahir Mehes (1981) për Adem Jasharin dhe ushtarët e tij, ishin pjekë me kohë dhe përgaditë për një luftë të programuar dhe të komanduar, gjithnjë të drejtë, në çdo aspekt. ADEM JASHARI ishte i udhëzuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do ta komandoj, nuk guxon të jetë kundër civilëve të cilit do komb qoftë, që jetojnë me bindje se të gjithë qytetarët duhet të janë të barabartë. Adem Jashari, nuk ka bërë luftë selektive. Çdo dhunues të lirisë, qoftë ai sllavë apo shqiptar, mëson se duhet ta ndiej peshën e luftës, prej së cilës kishte krijuar bindje se shteti dhe politika koloniale e atij shteti okupator serbian, do të dali HUMBËSE e dyfishtë. Dhe doli. Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari kishin mësuar në Akademin “Skenderbej” në Tiranë: se ngritja në kryengritje don përkrahje gjithëkombëtare, don përgatitje teorike dhe praktike, don armatim dhe logjistik që nuk është në funksion vetëm për një ditë e tri ditë siç ka ngja në histiorinë tonë kryengritëse, e që të gjitha janë të humbura. Por lufta e Adem Jasharit, lufta e UÇK-së e komanduar nga një institucion ishte e përgatitur që të bëjë sakrifica për një kohë shumë të gjatë. E kur të sigurohet ky qëndrim në masë apsolute, paralelishtë me këtë, duhet jo vetëm përkrahja verbale por edhe materiale e miqve që do të sigurohen me luftën tonë politike dhe civilizuese, duke spejeguar të drejtën shqiptare, si e drejtë imediate dhe e domosdoshme deri në pashmangshmëri për vetëvendosje. Historia e UÇK-së pra, gjatë viteve 1992-1999, gjthnjë e më shumë po merrte përmasa të gjëra në lëminë e hulumtimit të shkencave të historisë, filozofisë, politologjigjisë, sociologjisë ,diplomacisë, gjeostrategjisë, etnopsikologjisë dhe të organizimit në përgjithësi, kudo në glob. E tërë kjo, për faktin se u themlua një ushtri që nuk kishte kazerma ushtarke, nuk kishte banka, nuk kishte fabrika armatimi, nuk kishte shtete të fuqishme që e përkrahnin luftën e saj të drejtë, në fillim. Historikisht pra, UÇK e ka ndarë mendimin për LUFTËN, sepse kjo ushtri e Adem Jasharit, u krijua në kushte SPECIALE, prej një populli jospecial, për të bërë luftë SPECIALE. E lufta e saj e drejtë do të quhet substancialisht NEO LUFTË (sepse nuk vret civilë), për dallim nga PALEO LUFTA( që vret dhe bënë kërrdi edhe civilë, e sidomos masakron edhe ushtarë të zënë robër!). Në PALEOLUFTË çdo gjë zhvillohet me qëllim kriminal. Paleolufta ishte mizori, që vrasjet në mes palëve ndërluftuese të jenë sa më të mëdha, por që fundi të sjellë jo vetëm fitore ushtarke, por edhe politike, duke krijuar njëfar MITI religjioz, duke i thurë kryeheroit veprime imagjinare. Në NEOLUFTË të Adem Jasharit qëllimi është (i palës që bënë luftë të DREJTË) që vrasjet të jenë sa më të pakta në numër, në mënyrë që fundi i saj të merret me çështje të viktimave, me çështje të humanizmit të kundërthënjeve. E vërteta, për herë të parë (ata që bëjnë luftë të DREJTË) në histori, fitimtarët nuk janë ma uzurpues të industrisë së kotë siç janë reklamat për ndonjë luftë të re lokale për të shitur armë. Por çdo popull i robëruar me NEO LUFTË, vihet në shansë dhe në shembull që drejtësia demokratike e jo totalitarizmi, qoftë i majtë, apo i djathtë-pra të dy ekstremet, t` i fryjnë xhepat e tregtarëve të armëve dhe të sigurojnë para. Neolufta, është pra një filozofi që mund t` i FAKTUROHET Ushtrisë së Adem Demaçit, Adem JASHARIT, Zahir Pajazitit, Tahir Sinanit si parathënje e zbritjës së njeriut nga “ajri në tokë”, për t` u këndellë truri i çdo kujtë, me moton se EDHE TJETRI që nuk është si Ti, ka të drejtë në jetë, ka të drejtë në çlirim kombëtar dhe ekonimik. Me fjalë tjera, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e Adem JASHARIT i ka humanizuar vlerat e luftës, sepse nuk vret e nuk dhunon: civilë, gra, fëmi, pleq, plaka, njerëz pa armë në dorë, siç ka vpruar okupatori serbian.Me fjalë tjera Adem JASHARI nuk i kishte rrokë armet me shokë shumë, për ndonjë avanturë. Avanturën e Beogradit, UÇK-ja ia fakturon okupatorit që nuk po dallonte mjete duke vrarë e dhunuar civilë, duke synuar spastrim total që shënoi në kulmin e luftës edhe GJENOCIDIN, sepse nga Kosova u detyruan të shpërngulën 985655 civilë shqiptarë, duke u shpërndarë të katër anët e Botës , gjithnjë me programe: Shpronësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve, përmes tre eskponentëve vrasës si: Koridoret përplasëse; Toka e Djegur dhe Patkoi, secili eksponent me specifika striktive kriminale dhe gjenocidale . Pra, gjenocidi nuk mund t` u përshkruhet rreth 14000 të vrarëve, por gjenocidi konceptualisht vërtetohet me 1 500 000 shqiptarë të zhvëndosur civilë, nga shtëpitë e tyre, sidomos më 1998/99. Gjatë kësaj kohe nga 1315 katunde dhe qytete shqiptare, u bombarduan 1008 lokalitete. E vërteta, Adem JASHARI dhe FAMILJA e tij famëlartë, kishin pësuar më shumë sepse ishin vrarë e maskaruar, gati të gjithë. Edhe më saktë, okupatori për të humbur gjurmë kishte filluar të bartë kufoma nepër Serbi, për t` i varrosur aty dhe andej kah nuk do të dihej ma kurrë (mars-prill 1999), të masakruarit tjerë anën e mbanë Kosovës së “mbiellur” me varre. Lufta e Adem Jasharit, në anën tjetër kishte adresë, kishte mision e jo fiksion që të vrasi këndo që i del përpara. Mu për këtë, okupatori dhe agjentuart e tij, në bazë të dokumenteve u PËRKUJDES që t` i vrasi disa figura të njohura shqiptare, krejt me qëllim që të mbetën ENIGMA, pale mos do të fillohet lufta qytetare ndërshqiptare, e cila do të ishte shumë më e egër se lufta klasike-paleo lufta. Lufta e UÇK-ës e Adem JASHARIT e ka edhe një çështje dalluese nga ajo që bëri okupatori. Ushtria Çlirimtare e Kosovës- Adem Jasharit nuk rrënon ura, nuk djeg shtëpia, nuk djeg arkiva e bibiloteka, nuk rrënon objkete të kultit, nuk lëshon qoft edhe një plumb mbi objektet që e përfaqësojë okupatorin, sepse e kishte në ndrëgjegje se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë. Pra, shqiptarët si autokton mendojnë të jetojnë në trojet e veta, pra nuk rrënojnë asgjë, por okupatori që e ka të qartë misionin dhe fiksionin provon që mos të mbetët asgjë pa u dëmtuar në Kosovë, duke proklamaur edhe stilin e luftës për: “TOKËN E DJEGUR dhe pa shqiptarë”. E kundërta, shqiptarët si i vetmi popull në Evropë gjatë Luftës Dytë Botërore e japin një porvim para njerëzimit: I mbrojnë me çdo kusht HEBRENJËT e rrezikuar kudo dhe kurdo. E shtrohet pyetja: kush e ktheu jetën në “tokën e djegur dhe pa shqiptarë”, përgjegja historike është se, vetëm lufta e drejtë e UÇK-ës. Dhe, kur t` i shtohet kësaj lufte edhe fuqia ushtrake e NATO-s, që u rreshtua në anën e Adem Jasharit dhe ushtrisë tij, atëherë fitorja e saj është e dlirë si hëna e plotë, si dielli që shëndritë gjithësinë. Në fund shumë është folur për karakterin e atyre që e lëshuan Kosovën dhe atyre që SAKRFIKUN dhe mbetën, qoftë në varre qoftë duke i ndërruar vendstrehimet por kurrë nuk e lëshuan Kosovën me UÇK-në në ball, duke vlerësuar se kemi të bëjmë me një dallim cilësor të veprimit. E veprimi i Adem Jasharit dhe familjes së tij që qëndroi dhe u sakrifikua në shtëpi, u bë shembull i luftës që nuk mund të përshkruhet tani për tani vetëm me fjalë, sepse parvarësia e Republikës Kosovës, vlen më tepër si në kohë ashtu edhe në kuptimin tredimenzional: lartësi morale, gjërësi jetësore dhe largësi kohore, sepse koha nuk vdes kurrë, mesa Adem Jashari me familje, as për neve e as për civilizmin, sepse mbetet këta komb edukimi për njeriun aktiv dhe liridashës-lirindërtonjës historik. Lufta e Adem Jasharit me familje, ishte një neoreferendum, që njeriu t` i besoi vetit, t` i besoi bukës së vet, zakoneve të veta, armëve të veta, t` i besoi fuqisë popullore mbrojtëse, t` i besoi fuqisë tij civilizuese, që janë në dobi të kohës, sepse misioni dhe vizioni i lirisë, nuk vdes kurrë. Pra, Adem Demaçi, Adem Jashari dhe UÇK-ja janë një projekt civilizues kombëtar trodiemnzional, si Theorema e Pitagorës, që do të rrezatojnë si dielli gjatë historisë . T` ia japim BESËN shqiptare këtij projekti, se do t` e kujtojmë këtë vepër, se nuk do ta lëshojmë nga zemra dhe mendja kurrë, deri sa të ketë jetë mbi tokë. Respekt dhe përkulje para dëshmorëve të kombit dhe veprës sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Neo Luftës, që i priu krenarishtë emri dhe vepra e Adem JASHARIT-LEGJENDARIT me familje.

Shkrimi i kushtohet Shaban e Zahide JASHARIT, që si mësues të mirë krijuan histori të ndritur, për brezat që vijnë. 

Prishtinë,  3 mars 2024

Gjykata e Lartë vendos pro kandidimit të Donald Trump në garën presidenciale

 

Gjykata e Lartë vendos pro kandidimit të Donald Trump në

Gjykata e Lartë të hënën unanimisht mbajti anën e Donald Trump, duke lejuar ish-presidentin të qëndrojë në fletëvotimin zgjedhor dhe duke anuluar një vendim të Kolorados që e skualifikoi atë nga kthimi në detyrë për shkak të sjelljes së tij rreth sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA .

Gjyqtarët thanë se Kushtetuta nuk lejon një shtet të vetëm të skualifikojë një kandidat presidencial nga posti kombëtar, duke deklaruar se një përgjegjësi e tillë "i mbetet Kongresit dhe jo shteteve".
Gjykata paralajmëroi për përçarje dhe kaos nëse një kandidat për postin mbarëkombëtar mund të shpallet i papërshtatshëm në disa shtete, por jo në të tjera, bazuar në të njëjtën sjellje.

 Vendimi i gjykatës për ta mbajtur Trumpin në fletëvotim e lë atë si kandidatin kryesor për nominimin republikan dhe për momentin e largon Gjykatën e Lartë nga përcaktimi i drejtpërdrejtë i rrugës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Gjyqtarët e përshpejtuan sfidën e votuesve në Kolorado dhe dhanë vendimin e tyre një ditë përpara Super tw Martës, kur ai shtet dhe më shumë se një duzinë të tjerë mbajnë gara nominuese. Vendimi zbatohet për shtetet e tjera me sfida të ngjashme me kandidaturën e Trump.

Në shenjë të ndërgjegjësimit të gjykatës së lartë për kalendarin zgjedhor, gjyqtarët ndërmorën hapin e pazakontë të shpalljes së opinionit në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë në një ditë kur gjykata nuk është në seancë, në vend që ta nxirrnin nga seanca në fund të këtij muaji.

Trump reagoi ndaj vendimit me një mesazh të shkurtër në faqen e tij të mediave sociale. “FITORË E MADHE PËR AMERIKËN!!!” ai shkroi.

"Është dëbuar për 12 vite", mediat greke artikull Irena Gjokës: Marrëdhënia e saj me Greqinë dhe “borxhi” ndaj Ramës

 

"Është dëbuar për 12 vite", mediat greke artikull

Mediat greke kanë dhënë detaje mbi arrestimin në Greqi të kryetares së GJKKO-së, Irena Gjoka (Maneku) dhe mbi përdorimin e mbiemrit të saj “Shpata”.

ADVERTISING

Artikulli i plotë: 

Gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës, i cili qëndron në paraburgim që në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, në maj 2023, Fredi Beleri është kthyer në një lojë diplomatike mes Athinës dhe Tiranës.

Një rast që Athina e ka lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe ka qenë cak i kritikave nga vendet e tjera anëtare të BE-së.

Krahas lojës diplomatike në vazhdim, interesant është edhe përbërja e gjykatës, e sidomos historia jonë e tre gjyqtarëve që gjykuan Belerisin.

Gjyqtari
Historia e Irena Shpatës së Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka.

Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë.

Arrestimi
Sipas dëshmive në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave.

Falsifikim
Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavias duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Deri atëherë, veri-pirotasit merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë.

Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi.

Gruaja në fjalë kishte falsifikuar periudhën e vlefshmërisë së vizës konsullore për t'u dukur se ajo kishte një kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri.

Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.

Hyrja në gjykatën e korrupsionit
Në vitin 2019 Irena Shpata -Gjoka ka aplikuar për anëtarësim në gjykatën antikorrupsion GJKKO. Gjykata që po gjykon aktualisht Belerisin.

Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (i njohur në shqip si OMN), i cili përbëhej nga të huaj.

Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem me të “ku e keni vendin” dhe e pushoi nga puna.

Më pas, megjithatë, ajo u kthye, pas ankimimit ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar të Provimeve dhe pasi komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull.

Paragjykimi
Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është – sipas shumë ndjekësve të çështjes – e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit.

Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleris.

Vlen të kujtojmë se gjykimi i Fredi Belerisit është caktuar të vazhdojë të martën, më 5 mars, me deklarimin e tij dhe përfundimin e procesit.

Historia e Irena Shpatës e bija e Hekuranit dhe Dallendyshës

 

“Ka tre mbiemra”, konfirmohen akuzat e Berishës, formulari i vetëdeklarimit nxjerr zbuluar gjyqtaren Irena Gjoka

Irena Gjoka, gjyqtarja e cila po gjykon çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri si dhe të kreut të PD Sali Berisha u akuzua sot nga mediat greke se është dënuar në Greqi për falsifikim të dokumenteve.

“Historia e Irena Shpatës, e bija e Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970 është e lidhur dhe me një ngjarje. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka. Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë”-shkruan media fqinje.

Sipas shkrimit, ajo ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false, me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Irena Maneku së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga A.T. Kakavias duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.

Deri atëherë, minoritarët grekë të Shqipërisë merrnin viza konsullore 100 ditë dhe shqiptarët deri në 90 ditë, ndërsa të parët mund të merrnin një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo rezultoi se kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga i ashtuquajturi Vorio-Epir.

Megjithatë, në formularin e vetëdeklarimit, ajo nuk pranon se është dënuar më parë, konkretisht nga asnjë shtet i huaj.

Po ashtu, në bazë të këtij formulari rezulton se gjyqtarja ka mbajtur tre mbiemra, ashtu siç e ka akuzuar edhe kryedemokrati Berisha.

Irena Shpata dhe më pas me mbiemrat Maneku dhe Gjoka, pas dy martesave, është edhe gjyqtarja që ka në dorë masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili është lënë para muajsh në masën e arrestit shtëpiak.

Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtares që po gjykon çështjen e tij, i cili ka hedhur dyshime se gjyqtarja është dëbuar nga një shtet i huaj, e për pasojë ka pasur një mbiemër tjetër.

Përpara qytetarëve që ishin mbledhur poshtë shtëpisë së tij, Berisha pretendon se Irena Gjoka ka përdorur edhe mbiemrin “Shpata”. Për këtë i është drejtuar me pyetje publike, e ndërsa nuk i ka kursyer as etiketimet si “hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral”.

“Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses. I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje. Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?

Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua. Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme”, deklaronte Berisha.

Formulari

ANALIZË E POEMËS “ HANKO HALLA” TË POETIT, ALI ASLLANI

 


url

prof_Zymer Mehani

Shkruan prof. Zymer Mehani

Një kurorëzim i origjinalitetit krijues të Ali Asllanit, ku ndeshën dhe mentalitetet e ndryshme të njerëzve në shoqëri, Hanko Halla është poema humoristike që u botua më 1933 në revistën “Minerva”. Botimin e parë të plotë të veprës e kemi në vitin 1942. Kjo vepër u bë shumë shpejt popullore dhe mbeti kryevepra e tij poetike, duke lënë prapa lirikat e dashurisë apo lirikën satirike. Kjo vepër shfaq karakterin krijues të Ali Asllanit si dhe metodën e tij krijuese.
Prandaj tërë vepra është një monolg i protagonistes, Hanko Hallës, ku ajo shpreh emocionet dhe qëndrimet e saj për mjedisin që e rrethon dhe për kohën e shkuar. Ndërsa Hanko Halla e kundërshton apo e interpreton botën nëpërmjet monolgut, autori e shfaq veten rrallë për të mbështetur monodramën e tij. Atëherë shtrohet pyetja , ku qëndron autori? A fshihet ai pas tonit elegjiak të ligjërimit të Hanko Hallës, apo në tonin e theksuar humoristik, që e përshkon gjithë tekstin e poemës, apo në të dyja rastet?
Grindja dhe pakënaqësia e Hallës nis brenda në shtëpi, fillon me nusen, pra brenda familjes. Këtu ndeshja bëhet ndërmjet dy grave; njëra plakë dhe tjetra e re.
Në thelb është një mosmarrëveshje brezash, jo vetëm në konceptin e jetës e të moralit , po para së gjithash të ndjeshmërisë së saj. Halla e ka humbur rininë dhe flet me emocionet e humbjes, kurse nusja do që ta jetojë rininë e saj. Prandaj në këto marëdhënie , kërkesa e Hanko Hallës është kërkesë për mbisundim; nusja duhet të jetë e nënshtruar dhe do të quhet e mirë vetëm nëse i urdhërohet vjehrrës.

“ lepe” fjalë e parë, “peqe” fjalë e dytë
Edhe asgjë tjetër, vetëm “ lepe”, “ peqe”

Halla vetë kur kujton rininë e saj, fluturon në kujtime të bukura e të dhimbshme, ndërsa veshja mer rëndësinë e dekorit. Duke përjetuar rininë e tashme të nuses, ajo vajton rininë e saj të bukur, por të humbur.
Halla ka përjetuar një tërmet shpirtëror; atë të ndërrimeve e të moskuptimeve.
Me kalimin e kohës çdo gjë është përmbysur. Është prishur rendi i mëparshëm dhe ky ndryshim merr dimensione fantastike në të folurit e në të menduarit e figurshëm të plakës.
Kjo natyrë e përzishme është një pasqyrë e botës shpirtërore të shkretuar të Hallës. Dhe ky shkretim ngriihet emocionalisht shkallë-shkallë, derisa arrin në nivelin e përmbysjes, të cilën e sjell situata, Hankoja tanimë sheh se nuk dallohet mbi të tjerat, se të tjerat kanë guxim të kërkojnë barazi në familje dhe shoqëri. Ajo shpreh në mënyrë të figurshme teorinë e famshme se nuk mund të barazohet ”kongjili i zjarrit” me “gjerdanin e arit”; si në rrethin familjar, ashtu nuk mund të bëhet barazimi i shtresave dhe në shoqëri.
Dallimet e shtresave shoqërore ( nëpër rrëmujën e të menduarit të Hanko Hallës) nuk kanë të bëjnë me dallime materiale por me dallime morale. Kalimi i Hanko Hallës nga bota e ngushtë e familjes në botën e gjerë të shoqërisë, nis me udhëtimin e saj për në Tiranë, ku mënyra e jetesës, që ajo nuk e do dhe nuk e kupton, e kthejnë atë përfundimisht në përmasën e saj njerëzore. Lutja që i bën ajo djalit pas këtyre njohjeve të botës: “Ik e thuaj nuses të ma bëj hallall”-është një zgjedhje e autorit që përmban në vete një simpati njerëzore për protagonisten e poemës së tij: plaka nuk ndryshon e nuk ka si të ndryshojë, ajo vetëm mund të shpëtojë shpirtin e saj në raport me nusen e vet. Autori nuk shfaq qëndrim të prerë dhe të hapur, por e lë hapur dritaren për lexuesin, që ai ta ndjejë vetë këtë pjesë të botës, por pa dyshim duke e veshur tekstin me një ton elegjiak.

Në vend të përkujtimit për historianin Prof.Rasim Bebon e ndjerë.

 Rasim_Bebo

                                                   Rasim Bebo





F A L E N D E R I M


Ju falenderojmë Zonja dhe Zotërinj për urimin e Shpaljes së Republikës së  Pavarur të Çamëris.               

Falenderoj Z. Prof. Dr. ESHREF YMERIN, në parashikimin e tij: “Çështja Çame nuk ka asnjë ndryshim nga çështja e kosovës”. Falenderoj Zotin Fatmir Terziu, Mero Baze, Flori Bruqi dhe të tjerë që un nuk i di, që me agjensit e tyre përhapën këtë njoftim të gëzuar an e kënd botës.  “U SHPALL REPUBLIKA E PAVARUR E ÇAMËRIS”. 

Kuvendi i  Çamëris krijoi një qeveri me të gjitha resort … Ahmet Gjani u zgjodh kryetari i kuvendit, dhe Kryeministër Festim Lato. Kjo qeveri ka mbështetjen Ndërkombëtare nga OKB-ja, Gjykata ndërkombëtare e Hagës, nga Parlamenti Europian, nga të gjitha istitucionet ndërkombëtare. 

Unë jam Çam, Unë jam vetë Çamëria mbi 90 vjeçar, Atë që nuk bëri këtë brezi im  e bënë fëmijt tonë, brezi pas ardhës. Duke kryer amanetin e atyre që kanë vdekur dhe gëzuan brezin tim që jeton sot. 

FESTIM  LATO thot: “Neser totalisht, ajo që ka qën ëndërr nesër do të bëhet

realitet”.                                                                               

Falenderojme: Zotin Fatmir Tereziu që me agjensinë që drejton “Fjala e Lire” e shpërndau artikullin i pari që: “U Shpall Republika e Pavarur e Çamris” gjithashtu Zotin Mero Base me gazetën “TEMA”, Zotin Flori Bruqi  me “Agjensionin  Flori Pres”, etj.                                                     

Falenderojmë Komentuesit për fjalët e mira dhe të ngrohta kushtuar Çamëris martire që sot doli në drit. Eshref Ymeri, Halit Elshami, Rustem Geci, Paskal Gjikdhima, Vojsava Delia, Fritz Radovani, Muharem Dino, Maliq Xhemali, Daip Greca, Mehmet Jashari, Shpëtim Gega  dhe 30 të tjerë.              

Ju falenderon Çamëria, ju falemderon plaku Çam. Me shumë respekt.
  Rasim Bebo  në Çikago  Addison  IL. USA.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...