Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/08

Serbia dhe Rusia po planifikojnë edhe një qark të ri të përgjakshëm në Evropë dhe në Ballkan



Rusia dhe Serbia po krijojnë një qark të ri të përgjakshëm në Evropë dhe në Ballkan. Kjo natyrisht së do të ishte disfata më e madhe e botës demokratike, kundrejt forcave të errëta dhe retrograde të këtij fillim shekulli. Këto dy shtete përditë po ecin nga një ekstrem në ekstremin tjetër nga ambiciet e sëmura të tyre. Vuçiq dhe Dodik përmes argatëve të tyre kanë marrë direktiva nga Putini për destabilizim të rajonit, që i hyn këtij të fundit në funksion të madh për shkak të luftës në Ukrainë. Themeli i “botës serbe”, pra i aleancës së vendeve serbe që përfshin Serbinë, Republikën Srpska, Malin e Zi dhe veriun e Kosovës, u hodh moti nga Dobrica Qosiqi, SANU etj.

-Ideja mesjetare e “botës serbe”, është ide e spastrimeve etnike. Kjo ide ka konceptin fashizoid të gllabërimit duke filluar qytet më qytet, vend pas vendi, territor pas territori. Çdo miratim apo mos ndalim i kësaj marrëveshje të shovinizmit serbomadh në rajon, do të prodhonte kaos dhe luftë të re ndërmjet popujve. Kjo është një mitologji mizore, është luftë për territore të huaja, e ushqyer nga gjaku. Kjo është plotësim i egove të sëmura për Aleancat e Vendeve Serbe. Ideja “të gjithë serbët në një shtet”, është kategori fashiste, është urdhër për të vrarë, dëbuar, dhe për të shkatërruar gjithçka që është e huaja.

 Orgjinë për Serbi të Madhe, po e vazhdon pas Millosheviqit edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më klikën e çetnikizmit në pushtet. Përfitimeve të reja nga ana e Serbisë të territoreve të Malit të Zi, Bosnjes dhe Hercegovinës e të Kosovës, ku ka dorë edhe diktatori rus, Vladimir Putin, ishte dashur të ndalohen nga NATO. Vuçiqi më së shumti në këtë drejtim është angazhuar që më luftë të ndanë Kosovën, duke e instrumentalizuar minoritetin serb në veri, përmes strukturave terroriste të Radojçiqit të Listës Serbe. Në Mal të Zi, Vuçiqi përkrahës të madh ka gjetur kryetarin e Kuvendit, Mandiq, kurse në Bosnje dhe Hercegovinë, Dodikun e Republika Srpska, i cili po mban lidhje të forta më Putinin, dhe i cili këtyre ditëve kishte takuar në Mal të Zi, Mandiqin, duke kërkuar haptazi realizimin e konceptit të idesë të “botës serbe”.


Vuçiç i bën thirrje Zelensky-t dhe Putin: Uluni nënshkruani marrëveshje,  nëse prisni fitoren…


Pse Begaj u thirr në Komandën Strategjike të NATO-s? Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Komandën Strategjike të NATO-s për Operacionet, ku pati një takim kokë më kokë me Komandantin Suprem, Gjeneral Cavoli.

 

Pse Begaj u thirr në Komandën Strategjike të NATO-s?


Siguria globale, siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, roli i Shqipërisë si kontributor në paqen, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit, si edhe fuqizimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe kontributi i drejtpërdrejtë në NATO ishin disa nga çështjet ku u fokusuan bisedimet Begaj-Christopher Cavoli .



“Sot situata e sigurisë është përkeqësuar dhe konflikti në Lindjen e Mesme, si dhe agresioni brutal rus kundër Ukrainës kanë tendencën të përhapen edhe në rajone të tjera. Situata në Ballkanin Perëndimor vijon të jetë e brishtë gjë që na rikujton sesa mund e përpjekje duhet që të mbrohen jo vetëm parimet demokratike, por edhe paqja e siguria e vendeve tona”, – u shpreh Presidenti Begaj.





Presidenti Begaj e siguroi Gjeneral Cavolin se “Shqipëria do të jetë gjithmonë aty, ku NATO ka nevojë, sikundër e ka dëshmuar me prezencën e saj në misionet dhe operacionet e NATO-s në Afganistan, KFOR (Kosovë), Letoni, Bullgari, Irak.

Nga ana tjetër, Presidenti Begaj vlerësoi në vecanti investimin që NATO bëri në Bazën Ajrore të Kuçovës, që u inagurua vetëm 4 ditë më parë theksoi se “Shqipëria ofron dhe mirëpret angazhimin dhe investimin e NATO-s për të shmdrruar portin e Porto Romanos në një bazë detare të saj.”

Dallaveret e Devollëve: SKANDALOZE: SHBA ia ndalon eksportin e dyshekëve 'Comoditës' pasi dyshohet për vendosje të 'çmimeve artificiale'

Ve ndimi për pezullim të eksporteve nga kjo kompani është marrë më 1 mars 2024 nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, pas një periudhe hetimore që ka zgjatur nga data 1 korrik 2022 deri më 30 qershor 2023.

Sipas njoftimit zyrtar të institucioneve amerikane, dyshohet se dyshekët e kompanisë “Comodita” nga Kosova janë shitur me çmime artificiale në tregun amerikan, apo me çmime shumë më të ulëta se çmimi i tregut.


Praktikë ‘dumping’ kemi kur një kompani futet në tregun e një vendi tjetër me çmime artificiale, apo shumë më të lira se sa çmimet reale në një treg përkatës. Kjo zakonisht bëhet për të fituar më shumë treg përmes një konkurrence jo-lojale.

Një praktikë e tillë dyshohet se është zbatuar në tregun amerikan nga kompania kosovare e dyshekëve.

“Dyshekët nga Kosova: Përcaktimi Preliminar Pohues i Shitjeve Më Ulët se Vlera e Drejtë, Shtyrja e Përcaktimit Përfundimtar dhe Zgjerimi i Masave të Përkohshme”, kështu thuhet në titullin e njoftimit zyrtar nga “Federal Register”, një gazetë ditore e qeverisë amerikane.

Në njoftim thuhet se Departamenti Amerikan i Tregtisë “paraprakisht përcakton se dyshekët nga Kosova po shiten, ose ka të ngjarë të shiten në Shtetet e Bashkuara me çmim më të ulët se vlera e tregut”.

“Në përputhje me nenin 733(d)(2) të Aktit, Departamenti Amerikan i Tregtisë do të kërkojë nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA që të pezullojë likuidimin e hyrjeve të mallrave për këtë subjekt, siç përshkruhet në Shtojcën I, të futura ose të tërhequra nga magazina, për konsum pas datës së publikimit të këtij njoftimi në Regjistrin Federal”, thuhet në njoftim.

Më 28 janar 2024, kompania kosovare kishte kërkuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë që masat e përkohshme për ndalim të importit të zgjateshin jo më gjatë se gjashtë muaj. Kjo kërkesë është miratuar. Gjatë kësaj periudhe pritet të merret edhe vendimi final mbi dyshimet e ngritura.

Në njoftim ceken po ashtu afatet kur pritet të merret një vendim përfundimtar, siç thuhet aty,  “për të parë nëse importet e dyshekëve të Kosovës dëmtojnë materialisht ose përbëjnë kërcënim për industrinë amerikane”.

Fabrika e dyshekëve “Comodita Home” është prodhuesi më i madh i dyshekëve në Kosovë. Fabrika është nën pronësinë e “Devolli Corporation”.

“Comodita Home” sot nuk i është përgjigjur Buletinit Ekonomik lidhur me këto dyshime nga autoritetet amerikane deri në publikimin e shkrimit. Edhe kontakti me zyrtarët e kësaj fabrike, ka qenë i pamundur gjatë tërë ditës së hënë.

Në anën tjetër, lidhja mes kompanisë “Ventius International L.L.C” dhe fabrikës “Comodita Home”, dëshmohet përmes të dhënave në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës (ARBK). Aksionar në “Ventius International L.L.C” është kompania “Ventius Investment Internation Holding”. Në të dhënat e kësaj të fundit, figurojnë informata zyrtare të fabrikës “Comodita Home”.

Buletini ka kontaktuar në numrin zyrtar të “Ventius International L.L.C” të lënë në ARBK. Personi që është përgjigjur në këtë thirrje, ka thënë se më herët ka punuar në fabrikën “Comodita Home”, por që aktualisht nuk është më pjesë e kësaj kompanie. Ai e ka konfirmuar lidhjen mes të dyjave, kur është pyetur se a është kompania “Ventius International L.L.C” prapa fabrikës “Comodita Home”.

“Po është e njëjta”, ka thënë shkurt.

Buletini Ekonomik ka provuar të marrë një deklaratë zyrtare edhe nga drejtori ekzekutiv në “Ventius International”, Eroll Shabi, por kontakti me të ka qenë i pamundur. 


Më amerikanët s'ka hajgare dhe allashvereshe siç bëjnë Devollët më shtetët tjra dhe vndor1ët në Koosvë dhe Republikën e SHqipërisë.

Ish-Presidenti Donald Tramp (Trump), e konsideroi fjalimin e Xho Bajden (Joe Biden) për gjendjen e Bashkimit si polarizues dhe të mbushur me urrejtje.

 Fjalimi i Bajden, reagon Tramp: Polarizues dhe i mbushur me urrejtje


Donald Tramp shprehet se Bajden nuk do e rregullojë kurrë emigracionin ndërsa paralajmëroi rritje të niveleve të krimeve.

“Ai duket shumë i zemëruar kur flet, gjë që është një tipar i njerëzve që e dinë se po e ‘humbin’. Zemërimi dhe të bërtiturat nuk janë të dobishme për të bashkuar vendin tonë! Ky ishte një fjalim i zemëruar, polarizues dhe i mbushur me urrejtje.

Ai mezi përmendi emigracionin, ose kufirin më të keq në Historinë e Botës. Ai nuk do ta rregullojë kurrë Emigracionin, as nuk dëshiron. Ai dëshiron që vendi ynë të përmbytet me emigrantë. Krimi do të rritet në nivele të paparë më parë dhe po ndodh shumë shpejt!”, tha Tramp.

USA :Shikimet e pretenduara të UFO-ve mund të jenë teste sekrete ushtarake

 


SHBA: Shikimet e pretenduara të UFO-ve mund të jenë teste sekrete ushtarake

Një rritje e numrit të shikimeve dhe zbulimeve të UFO-ve në vitet 1960, ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga testet e avionëve të avancuar të spiunazhit amerikan, si dhe të teknologjisë hapësinore. Kjo theksohet në një raport  të Pentagonit, publikuar të premten.

Gjetjet, të paraqitura në një raport në Kongres të premten, thanë gjithashtu se nuk kishte "asnjë provë" se qeveria amerikane kishte ndërveprime me alienët.

Shumica e shikimeve të UFO-ve ose "fenomene anormale të paidentifikuara" (UAP) ishin objekte të zakonshme, thanë zyrtarët. Por ata pranuan se raporti nuk mund të shuajë  besimin tek njerëzit për mysafirëve të huaj nga të tjera planete.

"Përhapja e programeve televizive, librave, filmave dhe sasia e madhe e përmbajtjes së internetit dhe mediave sociale e përqendruar në tema të lidhura me UAP, ka shumë të ngjarë të ketë ndikuar në bisedën publike mbi këtë temë dhe ka përforcuar këto besime brenda disa pjesëve të popullsisë.", thuhet në raport.

Një zëdhënës i Pentagonit tha se zyrtarët i ishin qasur raportit pa paragjykime dhe me mendje të hapur, por ata thjesht nuk kishin gjetur prova të vizitorëve jashtëtokësorë.

"Të gjitha përpjekjet hetimore, në të gjitha nivelet e klasifikimit, arritën në përfundimin se shumica e pamjeve ishin objekte dhe fenomene të zakonshme dhe rezultat i keq identifikimit," u tha gazetarëve gjeneralmajor, 

Negociatat për rikthimin e Kuvendit në normalitet, zbardhet takimi i Nikollës me Çuçin dhe Bardhin. Dy kërkesat e Rithemelimit që PS është gati t’i pranojë

Pas lajmit të një dite më parë për nisjen e negociatave mes maxhoracës dhe Rithemelimit për të rikthyer në normalitet Kuvendin, Top Channel mëson detaje të bisedimeve mes palëve.

Burimet bënë të ditur se në negociata ka hyrë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila ka thirrur në një takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreun e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për të dakordësuar një zgjdhje.

Siç mësohet, PS-ja është e gatshme të votojë pro ngritjes së dy komisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që objekti i veprimtarisë së tyre të jetë i dakordësuar.

Në të njëjtën kohë socialistët janë gati të pranojnë edhe ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës Zgjedhore, ku në këtë rast do të largohej Enkelejd Alibeaj dhe në vend të tij do të emërohej, Oerd Bylykbashi.

TCH

2024/03/07

Libraria “Altera” në Prizren më 14 mars promovon librin "Epoka e inteligjences artificiale"

.

Libraria “Altera” në Prizren, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Fan Noli”, njoftojnë se më 14 mars 2024, në orën 16:00 në mjediset e librarisë “Altera” organizojnë veprimtarinë e promovimit të  librit shumë të rëndësishëm mbi inteligjencën artificiale me titull "Epoka e inteligjences artificiale", bestseller ndërkombëtar, me autorë  Henry A. Kissinger ( ish-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe laureatin e Çmimit Nobel për Paqen në vitin 1973), Eric Schmidt( ish-CEO i Google-t, ish-kryetar i bordi i drejtorëve të Alphabet), Daniel Huttenlocher (dekani i Kolegjit Schëarzman të Shkencave Kompjuterike në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe ish-drejtori i platforms Amazon), përkthyer nga z. Krenar Hajdëri.

Në këtë liber të tre këta autorë me emër të madh dhe me autoritet të jashtëzakonshëm synojnë t'i përgjigjen pyetjes se si njerëzimi po transformohet dhe si ndikohet nga teknologjitë e reja, përfshirë edhe fushën e politikës e të sigurisë.


Kontradikta kryesore e epokës dixhitale është se sa më i madh të jetë potenciali dixhital i një shoqërie, aq më e cenueshme bëhet ajo. Kompjuterët, sistemet e komunikimit, tregjet financiare, rrjetet elektrike (dhe sistemet dixhitale të komandës dhe kontrollit, nga të cilat varen), madje edhe mekanizmat e politikës demokratike janë të gjitha të cenueshme ndaj një shkalle manipulimi ose sulmi. Ndërsa ekonomitë e avancuara integrojnë sistemet dixhitale të komandës dhe kontrollit në termocentrale dhe rrjete, zhvendosin më shumë programe qeveritare në serverë të mëdhenj dhe sisteme cloud dhe transferojnë më shumë të dhëna në librat elektronikë, cenueshmëria e tyre ndaj sulmeve kibernetike rritet, ndërsa shtetet me teknologji të pazhvilluar dhe organizatat terroriste humbasin relativisht më pak. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar për të marrë pjesë. Prizren, Rr. Tirana pn.


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...