Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/03/21

Dokumenti i CIA-së ( Central Intelligence Agency ), trojet shqiptare bashkohen në 2035, ja harta e Shqipërisë së Madhe nga Preveza, Shkup dhe Nish







Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i ...



Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS.

 Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon, që kjo gjë të ndodhë edhe 12 vjet (në vitin 2035)


 Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur. Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA-s, e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash. Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA ( Central Intelligence Agency ) dhe Agjencisë Ruse GRU: ( Гла́вное управле́ние Генера́льного шта́ба Вооружённых сил Росси́йской Федера́ции Glavnoje upravlenije General’nogo shtaba Vooruzhonnykh sil Rossiyskoy Federatsii ). Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare. Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare. Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi. Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU. Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike. Evropa Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës. Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore. Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë. Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez. Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës. Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën. Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen e Maqedonisë, SHBA faktor nxitës Alarmohet Greqia dhe Serbia: Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen Shqipëria Natyrore e ka frikësuar Beogradin dhe Athinën. Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalojnë rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon, fenomen i cili po mbështetet nga SHBA. Nga paniku i Shqipërisë së Madhe, Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalin këtë fenomen, duke kërkuar shpërbërjen e Maqedonisë. Disa ekspertë të rajonit janë shprehur për gazetën serbe “Novosti” se, Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Ata madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit. Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë. Analisti grek Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real. Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania. Shqipëria Natyrore E përditshmja New York Times në një artikull, marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte. Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri të Madhe” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’i ndihmojë ato që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Për t’i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së”. “NYT” thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës. Marrëveshja Serbi-Kosovë Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2000, ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe. Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.

https://fjala.info/dokumenti-i-cia-se-central-intelligence-agency-trojet-shqiptare-bashkohen-ne-2035-ja-harta-e-shqiperise-se-madhe-nga-preveza-shkup-dhe-nish/

https://www.balkanweb.com/raporti-i-cia-s-per-shqiperine-deputeti-i-lsi-te-vertetat-e-dhimbshme-nuk-mund-te-mbulohen/

https://gazetadielli.com/raporti-sekret-i-cia-s-me-1984-cili-do-te-ishte-fati-i-shqiperise-pas-diktatorit/

https://top-channel.tv/2024/03/10/raporti-i-cia-s-per-shqiperine-numri-i-popullsise-me-i-larte-se-ai-qe-nxjerr-instat-zaloshnja-ja-pse-nuk-perputhen1/










Vepra e Ismail Kadaresë nominohet për çmimin ndërkombëtar ‘The Booker 2024’

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare ka arritur që me librin e tij “Kur sunduesit grinden”, të nominohet në listën e gjatë të çmimit ndërkombëtar “The Booker 2024”. 



 Vepra e Kadaresë arriti që të jetë pjesë e 13 librave në listën e gjatë, në një garë prej 149 librash të tjerë. Juria vlerësuese ishte e përbërë nga gazetarja në kryesi Eleanor Wachtel; poetja e vlerësuar me çmime Natalie Diaz; romancieri i njohur ndërkombëtarisht Romesh Gunesekera; artisti novator vizual William Kentridge; dhe shkrimtari, redaktori dhe përkthyesi Aaron Robertson. Lista e ngushtë me gjashtë libra do të shpallet më 9 prill, ndërkaq vepra që do ta fitojë trofeun do të shpallet më 21 maj. Vepra e përkthyer në gjuhën angleze quhet “A dictator calls” dhe flet për historinë e shkrimtarëve të mbijetuar ndaj diktaturave. Një nga ta është historia e shkrimtarit rus Boris Pasternak.


Sot në RTK ishte Prof.Dr.sci.Migena Arllati, poete, gjuhëtare, publiciste.




Sot është Dita Botërore e Poezisë. Me rastin e kësaj dite, e ftuar sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ishte Migena Arllati, poete, gjuhëtare, publiciste. Ajo theksoi se nuk është koincidencë që sot është edhe Dita e Pranverës. “Gjërat e bukura vijnë bashkë. Nuk është koincidencë që sot, në Ditën Botërore të Poezisë, nis pranvera, e cila sjell muzat, frymëzimet, inspirimet të cilat i duhen njeriut pas një stine të lodhshme e të gjatë sikurse është dimri. Shpërthimi individual, shpërthimi shpirtëror, më së shumti vihet re në art. Arti është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, e mes arteve poezia është mbretëresha”, tha Arllati. Ajo tha se poetëve u duhet dashuria që ua jep natyra, raportet njerëzore, raportet shpirtërore. Sipas saj, të flasësh për poezinë është si të notosh në një oqean të pafund ku duhet të kesh aftësi dhe zotësi të mirë. “Poetët e mirë, që dinë ta ndërtojnë vargun, që i njohin metrikat e poezisë, ata dinë edhe ta sjellin bukur mesazhin”, shtoi ajo. Sipas saj, poetë të mirë janë ata që më pak gjë krijojnë mesazh të fuqishëm dhe, po ashtu, poezia e mirë u mbijeton të gjitha kohëve.

SHËNOHET DITA BOTËRORE E POEZISË ME NJË TAKIM LETRAR NË KULLËN E ZOTNISË TË LSHK-S

SHËNOHET DITA BOTËRORE E POEZISË ME NJË TAKIM LETRAR 







Më 21 mars 2019, në orën 12, në LSHK të  Prishtinës shënohet Dita botërore e poezisë me kumtesa e krijime poetike të anëtarëve të LSHK-së

 Dita botërore e poezisë – 21 Marsi 

Kryetar i LSHK-së rizgjedhet Prof. Dr. Shyqri Galica - Bota Sot

Keyetari i LSHK-së Prof.dr. Shyqri Galica 


 Diversiteti gjuhësor ishte objektivi kryesor i UNESKO-s, kur në vitin 1999 mori vendim në Kongresin e saj të 30-të në Paris, për ta shpallur 21 Marsin – Ditë botërore të poezisë. 

Por ky vendim kishte për qëllim edhe t’ia kthejë kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore. Kështu, nëpërmjet takimeve letrare e artistike synohen të krijohen lidhje ndërmjet poezisë dhe formave të tjera të artit, si muzika, vallëzimi, piktura, teatri etj., që në një aspekt ndërlidhen në mënyrë imediate. 

Dita botërore e poezisë reflekton edhe në nxitjen e një krijimtarie sa më cilësore, sepse arti poetik gjithnjë është konsideruar krijimtari elitare, që pa dyshim kërkon nxitje dhe përkushtim të veçantë.

 Kjo ditë ishte e pranishme ndër popuj nga viti 1505 dhe është shënuar në periudha të ndryshme të vitit me organizime të llojllojshme, duke pasur qëllim përkrahjen e kësaj gjinie dhe stimulimin e krijimtarisë poetike në përgjithësi, tha mes tjerash Kryetari i LSHK , prof.dr.Shyqri Galica .

Me gjithë mendimet e ndryshme për leximin e poezisë, duke pasur parasysh teknologjinë moderne, internetin, mendoj se poezia edhe sot është arti më i lexuar dhe që kultivohet me dashuri e fanatizëm nga shumë poetë anembanë botës.

 Kësisoj, fjala ka mundësi shumë të gjerë që nga dora e artistit të artikulojë ide dhe ndjenja të nduarnduarshme, ndaj kjo e bën letërsinë, përkatësisht poezinë të jetë arti më i përhapur e më i konceptueshëm për shumë e shumë dashamirë të artit e të letërsisë, theksojë shkrimtari Flori Bruqi,nga Prishtina.

 Duke shprehur ndjenjat, mendimet, shqetësimet, pasionet e mbresat e tij, poeti arrin të artikulojë motive që kanë të bëjnë me artin, me atdheun, me dhembjen, me pavdekësinë, me lirinë dhe gjithsesi me dashurinë e motive të tjera, që në fakt janë të përjetshme dhe që posaçërisht frymëzojnë krijuesin. Gjuha e poezisë është specifike, sepse janë specifike edhe mendimet e ndjenjat që i shpreh krijuesi nëpërmjet vargjeve. Në të vërtetë, është diçka e bukur e fisnike që në mënyrë imediate futet në mendje, në zemër e në shpirt të receptuesit, por gjithsesi edhe të krijuesit. Lirika përherë gjen mënyrën për t’iu qasur realitetit, ngase edhe gjërat e rëndomta, ndodhitë dhe mendimet marrin konotacione të reja me një ndërtim të veçantë figurash artistike e mjetesh të tjera stilistike, duke i dhënë ngjyrime e tone tërheqëse krijimit poetik. Elemente të veçanta që shquajnë poezinë janë shkurtësia dhe dendësia, ndërtimi me shije e me mjeshtëri, bota komplekse që ngërthen ajo dhe artikulimi shumëdimensional i saj.

 Poezia shpreh përvojën e drejtpërdrejtë, atë të çastit dhe vetjake, që në realitet bëhet e përgjithshme dhe shijohet e konoton edhe në rrethana e kohë të tjera. Lulëzimin e parë të madh poezia lirike e pati në shekullin VII-V para Krishtit në Greqi me poetët e njohur Alke, Safo, Pindar e Arkilok. Vazhdoi me zhvillime të tjera te romakët, pastaj në shek. XII deri XV në Persi me poetë si Sadiu, Omar Khajami etj.

 Ndërkaq, në shek. XIII shfaqen lirikë të shquar në Itali si Guido Kavalkanti, Cino, Lapo Giani e ku gjejmë dhe të madhin Dante Aligieri. Periudhës së Rilindjes i përkasin emrat e mëdhenj – F. Petrarka në Itali dhe Ronsardi në Francë, pastaj Shekspiri në Angli etj. Në shek. XVIII kemi një varg poetësh të vendeve të ndryshme që shquhen me vokacionin e tyre, siç do të shohim edhe në shek. XIX poetët modernë me shfaqjen e simbolizmit, përkatësisht me vëllimin poetik “Lulet e së keqes” të Bodlerit dhe me poetë të tjerë pasues. Letërsia jonë gojore është shumë e pasur me lirika të bukura, që kanë qenë dhe frymëzim jo rrallë për poetët e krijimtarisë artistike, veçanërisht nga shekulli XIX. Janë të njohura krijimet poetike të Naim Frashërit, të Pjetër Zarishit, të Filip Shirokës, të Çajupit, të Asdrenit, të De Radës, të Zef Serembes etj. Në shekullin e kaluar janë shquar emra të tjerë si Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Fan Noli, Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci etj. Nga fundi i shekulli XX kanë bërë emër shumë poetë me krijimet e tyre poetike duke mbetur gjithsesi në sfondin më të lexuar e më të kërkuar të artit – Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Bardhyl Londo, Dhori Qiriazi, Visar Zhiti, Esad Mekuli, Ali Podrimja, etj, theksojë profesor Dr.Shyqri Galica , ne ekspozenë e tij  për nderë t1% 21 marsit Ditës botërore të poezisë.  Edhe sot kemi mjaft emra që shquhen me krijimet e tyre poetike dhe pa dyshim midisi atyre që dallohen ndodhen edhe ndër ne. 









Me siguri do të kemi kënaqësinë që vargje të bukura të ndjekim edhe sot, kur po shënojmë 21 Marsin – Ditën botërore të poezisë, ku peozitë e veta i dekalmuan poetët nga LSHK dhe Diaspora. Poezitë e tyre i dejklamuan mbi dyzetë poet si Dr.Flora Brovian, Prof.dr.Adem Zejnullahu, Profesor Naxhije Doçi, Mr.sci. prof.Naxhije Kastrati, Profesor Behram Hoti , Profesor Qazim Berisha, Profesor Shqipe Hasani,Ilirida Ismajli , Xheladin Mjeku,Ibrahim Gashi ,prof.Agim Berisha e shumë të tjerë.



Me këtë rast, autorët e 40 poezive më të mira lexuan punimet/poezitë e tyre, të cilat konkurruan për punimin më të mirë, por nuk u ndanë çmime për leximin dhe deklamimin e tyre.

Flori Bruqi 

2024/03/20

Kujt i hyn në punë dialogu me Serbinë?

 Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 



Çështja e dialogut të Dardanisë me Serbinë është përsëritur dhe stërpërsëritur kaq shumë, saqë është bërë fare bozë. Madje ajo të kujton një gjellë kaq të thartuar, saqë të vjen pështirë t’i afrohesh. Kasta politike e bandës së kryetradhtarit Thaçi, në qëndrimin ndaj dialogut me Serbinë, nën soditjet tallëse të Brukselizmit, kaq shumë e pati poshtëruar autoritetin e Republikës së Dardanisë, saqë do të duhet kohë për ta rivendosur në kornizat që i takon.
Në përgjigje të pyetjes që shtrohet në titull, dëshiroj të theksoj se dialogu i Dardanisë me Serbinë i ka interesuar dhe i intereson kryekëput Serbisë. Sepse këtë dialog me kastën politike të bandës së Thaçit, Serbia, me mbështetjen dhe përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit, e pati kthyer në “pëlhurë të Penellopës”, me të vetmen arsye që Dardaninë, në përputhje me kushtetutën e Serbisë, të vazhdojë ta konsiderojë pjesë të territorit të saj. E theksoj përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit për Serbinë, sepse kam parasysh deklaratën e ish-Shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanieri, i cili, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, pati deklaruar:
“…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).
Dhe nënkuptohet që me shprehjen “bashkësi ndërkombëtare”, Zanieri kishte parasysh vendet e Brukselizmit dhe sidomos Francën. Prandaj edhe Brukselizmi e ka manifestuar hapur përkrahjen e vet për Serbinë kriminale në raport me Dardaninë, duke caktuar Lajçakun dhe Borelin, si ndërmjetës për dialogun, njëri sllovak dhe tjetri spanjoll, që të dy përfaqësues nga dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Dardanisë. Ky qëndrim i Brukselizmit është fyerje për popullin shqiptar të Dardanisë. Aq më tepër kur Lajçaku, në një dalje publike ca kohë më parë, në përtejanë (sfond) kishte një hartë ku Dardania figuronte si pjesë e Serbisë. Kjo ishte një sjellje e turpshme e Lajçakut, e këtij servili të neveritshëm të Beogradit dhe të Moskës, të cilit i duhet ndaluar rreptësisht hyrja në Dardani.

Pas fitores bindëse të formacionit politik “Vetëvendosja” në zgjedhjet e 14 shkurtit, udhëheqësi i tij emblematik Albin Kurti, deklaroi se dialogu me Serbinë do të jetë në vendin e gjashtë ose të shtatë në programin e qeverisë. Mandej ai e zhvendosi dialogun në vendin e katërt.
Albin Kurti është një intelektual i formuar i formatit nacionalist, një politikan i pjekur dhe me një vizion shumë të qartë për zhvillimet e ardhshme në Republikën e Dardanisë, në aspektin ekonomik dhe politik. Është fat i madh që Albin Kurti ka në krah një intelektuale të shquar, një zonjë shumë të nderuar dhe politikane me shumë autoritet, si Vjosa Osmani. Jam i bindur se çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, në personalitetin e këtyre dy politikanëve, shikon një rreze drite në fundin e tunelit shqiptar, një shenjë mbarësie kjo për mbarë kombin shqiptar.

Si dashamirës ndaj Albinit dhe Vjosës, dëshiroj të theksoj se, së pari, në respekt të plotë të autoritetit të Republikës së Dardanisë, dialogu me Serbinë që pati zhvilluar kasta e bandës së Thaçit, e meriton të hidhet poshtë kryekëput, se ka qenë tërësisht kundër interesave jetike të vendit. Aq më tepër që ajo bandë tradhtare jo vetëm që nuk pati menduar kurrë për të ngritur padi kundër Serbisë, por pati pranuar madje që të krijohej bashkësia e komunave serbe, e cila, në të vërtetë, do të ishte një “republikë serbe”, si një shtet brenda shtetit, dhe që Gjykata Kushtetuese, me shumë të drejtë, e pati hedhur poshtë krijimin e asaj bashkësie. Serbia pati ndër mend të krijonte republikën e Krajnës edhe në Kroaci, por Kroacia, si shtet me zot, në krye të të cilit ishte Presidenti Franjo Tuxhman (Franjo Tudjman 1922-1999), i cili, si një udhëheqës, i kalitur me ndjenja nacionalizmi të jashtëzakonshëm, bëri që ushtria kroate, Republikën e Krajnës Serbe brenda territorit kroat, ta zhdukte nga faqja e dheut midis 4 dhe 7 gushtit të vitit 1995 dhe jo pak nga banorët e saj, kryetradhtari Thaçi, si argat i regjur i Beogradit, i strehoi në Veriun e Mitrovicës.

Së dyti, dialogu dinjitoz me Serbinë, në këndvështrimin tim, mund të fillojë vetëm pas plotësimit të tre kushteve themelore.
Kushti i parë: Serbia duhet të dalë me një pendesë publike para opinionit ndërkombëtarë dhe t’i kërkojë ndjesë Republikës së Dardanisë për gjenocidin e rëndë dhe për të gjitha shkatërrimet që kreu atje, të informojë për fatin e të zhdukurve, si edhe të njohë pavarësinë e Dardanisë.
Kushti i dytë: Mbi bazën e dokumentacionit konkret, të parashtruar nga Kryeministri Albin Kurti, Serbia duhet të paditet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e rëndë dhe për të gjitha shkatërrimet që i shkaktoi popullit shqiptar të Dardanisë gjatë viteve të luftës dhe t’i kërkohet asaj Gjykate që Serbia t’i kompensojë financiarisht në mënyrë tërësore. Jo vetëm kaq, por, siç e parashtroi në programin e qeverisë Kryeministri Albin Kurti, Serbia duhet t’i kthejë Bankës Qëndore të Dardanisë 3 miliardë euro që i pati grabitur si depozita të qytetarëve, dhe 400 milionë euro të pensioneve.
Kushti i tretë: Serbia, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të kalojë në Bankën e Shtetit të Republikës së Dardanisë kompensimin e plotë financiar të krimeve, të shkatërrimeve dhe të grabitjeve të lartpërmendura. Prandaj, paraprakisht, qeveria e re duhet të bëjë gati krejt inventarin e krimeve serbe në Dardani dhe të përurojë muzeun e përhershëme të atyre krimeve, me të gjitha materialet ilustrative.

Pa plotësimin e këtyre tre kushteve, rifillimi dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë, është vetëposhtërim i Republikës së Dardanisë, një vetëposhtërim ky, të cilit kasta e bandës së Thaçit i dha një status të veçantë. Vetëposhëtërimi i Republikës së Dardanisë nuk mund të vazhdojë më, duke zhvilluar dialog me një shtet agresor që e ka fyer dhe nëpërkëmbur rëndë një popull të tërë, jo vetëm me gjenocidin e egër që ushtroi dhe me shkatërrimet e përmasave masive që kreu, por edhe me përdhunimin e 20 mijë femrave shqiptare. Dhe nëse ky vetëposhtërim do të vazhdojë edhe pas 14 shkurtit, atëherë Republika e Dardanisë do të ndjekë shembullin e kastës politike të Tiranës, e cila e pati poshtëruar rëndë dinjitetin e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet me Greqinë pas vitit 1949, pikërisht për shkak të servilizmit të pështirë të Enver Hoxhës ndaj shovinizmit grekokriminal.

Në veprën shkencore “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), historiani i njohur, Prof.dr. Beqir Meta, ka hedhur mjaft dritë mbi traditën e këtij servilizmi me të vërtetë skandaloz. Interes të veçantë paraqit kreu III, që bën fjalë për përpjekjet e diplomacisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Autori na zbulon një faqe që mund ta quash me të vërtetë të turpshme në historinë e diplomacisë shqiptare, e cila, me servilizmin e saj të neveritshëm, pati njollosur dinjitetin tonë kombëtar me hapat që pati ndërmarrë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin shovinist grek. Janë 49 aksione të pastra diplomatike të qeverisë shqiptare, të fiksuara në periudhën mes viteve 1954 - maj 1971, kur ajo s’la gur pa lëvizur për ta zbutur qeverinë greke që kjo të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë, ndërkohë që Athina, siç thekson Profesor Meta, qe mjaftuar vetëm me tri kërkesa të vakta për vendosjen e marrëdhënieve në fjalë. Për çfarë zbutjeje të Greqisë mund të bëhej fjalë, kur dihej fare mirë që Greqia kreu ato masakra aq të përbindshme kundër popullsisë së Çamërisë?

Si shpjegohet ky poshtërim që i pati bërë vetvetes diplomacia shqiptare? Si shpjegohet që Enver Hoxha këmbëngulte aq shumë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, të cilat na përfaqësuakëshin një “çështje që u interesonte më shumë shqiptarëve”, - siç shkruhej në një shënim të tij mbi një propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 8 dhjetor 1970 (f. 230). Ai shënim ka mbetur si njollë turpi dhe vetëposhtërimi të papërfytyrueshëm në historinë e diplomacisë shqiptare në raport me një shtet kriminal, si Greqia fashisto-naziste me gjenocidin e egër që pati kryer në truallin tonë amtar Çamëri. Mos vallë Enver Hoxha e kishte ngritur ndonjëherë zërin pas vitit 1949 në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Çamërisë dhe të minoritetit shqiptar në Greqi, i cili është shumëfish më i madh se minoriteti grek në Shqipëri, që kështu shqiptarët të bindeshin se gjoja u paskej interesuar më shumë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në mënyrë që të ishin të pranishëm në Athinë me ambasadën e tyre? Aspak! Atëherë çfarë e pati shtyrë Enver Hoxhën të mbante një qëndrim aq servil ndaj diplomacisë shoviniste të një shteti armik për vdekje, siç ka qënë, është dhe do të vazhdojë të mbetet shteti shovinist grek me ligjin e luftës në fuqi? Qëllimi kryesor i Enver Hoxhës, me siguri, ka qenë ruajtja dhe forcimi i pushtetit personal, i cili e çoi në braktisjen e interesave kombëtare, madje në tradhti kombëtare. Nuk ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Nga analizat e prof. Metës lexuesi e kupton fare qartë që Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, duhej të shtronin para saj disa kërkesa kryesore.

E para: të shfuqizohej ligji i luftës me Shqipërinë.
E dyta: të kërkohej nga shteti grek që të dilte me pendesë publike para opinionit ndërkombëtar për gjenocidin e rëndë fashist që pati kryer në Çamëri.
E treta: të kërkohej nga shteti grek rikthimi i popullsisë së dëbuar çame në trojet e veta stërgjyshore.
E katërta: të njihej minoriteti shqiptar në Greqi.
Paskëtaj, Republika e Shqipërisë duhej të kishte ngritur padi kundër Greqisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të kërkonte nga ajo Gjykatë që Greqia të bënte kompensimin e plotë financiar të gjenocidit dhe të të gjitha shkatërimeve që pati kryer në Çamëri. Por kryekriminelit Enver Hoxha, ushtruesit të luftës së egër të klasave, me pasojë tragjike përçarjen e rëndë të popullit shqiptar, nuk i pati shkuar kurrë ndër mend për ngritjen e një padie të tillë.
Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar, kur në faqet e veprës së Prof.dr. Beqir Metës njihet me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj kërkesave pa bosht kombëtar që pati bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Çdo shqiptar që respekton vetveten dhe mbarë etninë shqiptare, nuk mund të mos shtrojë pyetjen e thjeshtë: cili është ai shtet në botë që paska pranuar të vendosë marrëdhënie diplomatike me një shtet fqinj, cili ka në fuqi një ligj lufte? Sigurisht që nuk mund të ekzistojë një shtet i tillë në rruzullin tokësor. Por ja që ekziston vetëm shteti i atdheut amë, që ia ka lejuar vetes një vetëposhtërim të tillë, i cili ka shërbyer si shkak për përbuzjen dhe nëpërkëmbjen e tij të hapur nga grekosllavizmi dhe të heshtur nga Perëndimi evropian.
Pikërisht për shkak të atij qëndrimi servil të Enver Hoxhës ndaj shovinizmit grekokriminal, Greqia edhe sot e kësaj dite vazhdon të tallet me Shqipërinë, vazhdon ta nëpërkëmbë dhe të sillet me të si i do qejfi, tamam si agai me shërbëtorin. Prandaj s’e pati fare problem ta detyronte Shqipërinë t’i dhuronte Greqisë drejtimin e kishës ortodokse fanoliane, e cila, që prej vitit 1992, vazhdon të mbetet e pushtuar nga kisha shoviniste greke.
Le të shpresojmë që Albini dhe Vjosa do të nxjerrin mësime nga servilizmi politik i diplomacisë shqiptare në atdheun amë dhe veçanërisht nga servilizmi me aromë të theksuar tradhtie i Enver Hoxhës ndaj grekosllavizmit, dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që Serbia të vazhdojë të tallet me Republikën e Dardanisë dhe ta poshtërojë, siç e poshtëronte dikur përmes kastës politike të deridjeshme, me në krye tradhtarin Thaçi.
Nënkuptohet që, për rivendosjen e autoritetit të Republikës së Dardanisë në shinat që meriton, Albinit dhe Vjosës do t’u duhet që në Kuvend të rishikojnë Kushtetutën, duke hedhur në koshin e mbeturinave pakon Ahtisaari, të pasqyruar në Kushtetutë, sipas së cilës, paradoksalisht, vendi nuk na paska të drejtë të bashkohet me një vend tjetër. Ky nen i Kushtetutës është në përputhje të plotë me orekset shoviniste të politikës serboruse.

Albinit dhe Vjosës do t’u duhet të rivendosin autoritetin e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, duke e ndarë atë përfundimisht nga banda tradhtare e Hashim Thaçit. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, e cila bashkëpunoi ngushtë me aviacionin e NATO-s për ndëshkimin e Serbisë, duhet të zërë vendin që meriton jo vetëm në historinë e popullit shqiptar të Dardanisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar. Beogradi, me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, e ka pasë parashikuar tërmetin që do të shpërthente në Dardani dhe pati marrë masat me kohë për rekrutimin e agjentëve të vet, me pikësynimin që këta të kapnin pozita kyç gjatë zhvillimit të ngjarjeve të mëvonshme. Prandaj edhe pikërisht agjentët e tij, me Thaçin në krye, u vendosën në postet udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, me objektivin afatgjatë diskretitimin e veprës së saj në shërbim të popullit shqiptar të Dardanisë.
Gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, Albini dhe Vjosa do të duhet të rishikojnë dhe të rivlerësojnë statusin e kishës serbe, sepse, nëpërmjet saj, Serbia kërkon të krijojë një “republikë ortodokse” brenda shtetit të Republikës së Dardanisë. Megjithëse iliroshqiptarët, pas Dekretit të Milanos të Perandorit Konstantin të vitit 313, ishin të parët që pranuan katolicizmin në Gadishullin Ilirik dhe krijuan objektet e kultit katolik, për shkak të përçarjes së tyre tragjike, nuk qenë të aftë t’i mbronin ato nga grabitja e ardhacakëve sllavë, të cilët i shndërruan në objekte të kultit ortodoks. Prandaj Albini dhe Vjosa, kërkesës së Serbisë pë status të veçantë të kishës serbe, duhet t’i përgjigjen me kërkesat e Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, dërguar mbretit Milutin dhe Stefan Dushanit më 1346, për lirimin e kishave katolike, të uzurpuara në Graçanicë, Artane, Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren.

Republika e Dardanisë, nën drejtimin e Albinit dhe të Vjosës, do të bënte shumë mirë të ndjekë shembullin e Zvicrës në praktikën e zhvillimit të referendumeve në bazë republike dhe rajonale, në mënyrë që opinioni publik të jetë pjesëmarrës i përhershëm në marrjen e vendimeve më të rëndësishme, duke shërbyer si shembull edhe për Republikën e Shqipërisë, ku kasta politike antikombëtare, trashëgimtare e servilizmit politik të kryediktatorit Enver Hoxha ndaj grekoserbizmit, nuk e di absolutisht se ku bien me adresë referendumet popullore.
Shqiptarët e ndershëm kudo që janë, brenda trojeve tona etnike dhe në Diasporë, janë të mbushur me shpresë se Albini dhe Vjosa, në udhëheqje, do të ringjallin dinjitetin kombëtar të Dardanisë, çka do të shërbejë si zanafillë e ringjalljes së dinjitetit për kombin shqiptar në mbarë trojet tona etnike, pa harruar kurrë Çamërinë, e cila ka qenë dhe mbetet themeli i etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik. Ringjallja e dinjitetit kombëtar ka shumë rëndësi për Republikën e Shqipërisë, të cilën Rama e ka katandisur në një gjendje aq katastrofike, saqë drejtoresha e INSTAT-it paska deklaruar se “nga 2013 e deri në shtator 2020 janë larguar zyrtarisht 610 mijë shtetas” (Citohet sipas: Flamur Hoxha. “Të prekësh me dorë dëshpërimin në Kukës”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 01 prill 2021). Pra, Rama po zbaton me besnikëri strategjinë e kahershme të grekosllavizmit për shpërbërjen e kombit shqiptar, çka dëshmohet edhe me vendimin e paradokohshëm që mori Kuvendi i deledeputetëve për ekzistencën e 9 minoriteteve në Republikën e Shqipërisë. Domosdo që s’mund të ndodhë ndryshe, se, siç shkruan një nacionalist i njohur shqiptaro-amerikan me banim në Nju Jork, “para pak kohe në Jerusalem, një grup priftërinjsh grekë deklaruan me madhështi e krenari fetare greke se kryeministri Rama është kalorës i ortodoksisë helene (greke)” (Citohet sipas: Sali Bollati. “25 prill - zgjedhje apo referendum”. Faqja e internetit e gazetës “Illyriapress”. 22 shkurt 2021).

Akademik Prof. Dr. Eshref Ymeri : Nderim për një studiues me autoritet shkencor

 





Me studiuesin dhe poetin e talentuar Kujtim Mateli jam njohur para pak kohësh përmes faqeve të internetit. Gjatë shtegtimeve nëpër faqet e këtij mjeti të shkëlqyer të komunikimit elektronik, fare rastësisht hasa në poezinë me bukuri të rrallë, me titull “More Naim Shqipëria”. Mbeta i emocionuar nga mjeshtëria e latimit të vargut dhe i mallëngjyer nga nervi epikolirik i dashurisë mitike të autorit për tokën amtare dhe i nderimit të thellë ndaj korifeut të Rilindjes sonë Kombëtare, poetit të madh erudit Naim Frashëri. Ajo poezi më solli në kujtesë menjëherë vargjet gjëmimtare që shpërthejnë në himnin poetik të Vaso Pashës, me titull “O moj Shqypni”.
Kujtim Mateli
Krijimtarinë e vet në lëmin e poezisë, Kujtimi e ka përmbledhur në tre vëllime: “Qetësojmë shpirtrat e trazuar”, “Kështjella e poezisë” dhe “Eci mbi një fije shprese”.
Gjatë komunikimit të mëvonshëm, Kujtimi më pati shkruar edhe për punën e tij në lëmin e studimeve për lashtësinë e etnisë shqiptare. Në njërin nga komunikimet tona, ai më dërgoi edhe një libër mjaft interesant, të cilin ia kushtonte vendndodhjes së Dodonës. E lexova me shumë kërshëri dhe mbeta i mahnitur nga puna e tij me aq pasion për zbulimin e rrënjëve të lashtësisë së etnisë shqiptare dhe shtrirjen e saj gjeografike.
Problemet që lidhen me prejardhjen e etnisë shqiptare, me shtrirjen e territoreve të saj dhe me lashtësinë e gjuhës shqipe, kanë pasë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj që prej lashtësisë deri në kohët moderne. Këto probleme domosdo që do të nxirrnin në pah edhe ballafaqimin e pikëpamjeve të ndryshme. Në ato ballafaqime sipërinë e ka pasë marrë mendimi shkencor se shqiptarët e kanë prejardhjen nga pellazgët.
Pikërisht për të nxjerrë në pah të vërtetat shkencore rreth etnisë shqiptare dhe shtrirjen e saj në Gadishullin Ilirik, Kujtimit i është dashur të derdhë shumë mund dhe djersë. Rezultatet e punës së tij kërkimore-shkencore janë pasqyruar në tre libra, të botuar në një hark kohor prej nëntë vjetësh.
Libri i parë titullohet “Gjetja e vendndodhjes së Dodonës sipas dëshmive të autorëve të vjetër” (2011), libri i dytë - “Dosja Karapanos” (2016) dhe libri i tretë - “Hyjnia e malit Tomor” (2020).
Këta tre libra të nivelit akademik, janë një kontribut i jashtëzakonshëm i këtij studiuesi të talentuar dhe intelektuali të formatit nacionalist për zbardhjen e së vërtetës për vendndodhjen e Dodonës. Një kontribut të tillë vështirë se mund ta kishte përballuar një sektor i tërë i studimeve historiografike në Akademinë e Shkencave.
Libri që i kushtohet vendndodhjes së Dodonës, përbën në vetvete një enciklopedi të tërë me faktet e parashtruara, me citimet e shumta nga autorë të lashtësisë, me hartat dhe me skicat e paraqitura me kujdesin e një hulumtuesi me vetëdije të lartë shkencore.
Nënkuptohet që Kujtim Mateli, pas botimit të librit për vendndodhjen e Dodonës, ishte mjaft i interesuar që të gjente mbështetjen e Akademisë së Shkencave. Prandaj i pati dërguar një kopje asaj akademie dhe priste reagimin e saj. Por, çuditërisht dhe fatkeqësisht, jo vetëm që nuk gjeti mbështetje prej saj, por, përkundrazi, libri u bë edhe objekt sulmesh nga ndonjë akademik, si Myzafer Korkuti, i cili e pati vlerësuar si një punim diletant. Sipas këndvështrimit “shkencor” të akademikut Korkuti, Dodona “ndodhet” në jugperëndim të Janinës. Dhe për një pohim të tillë, akademiku në fjalë, megjithëse është arkeolog, mbështetet në disa fjalë të Ismail Qemalit, i cili dikur paskej deklaruar se Dodona “ndodhet” në afërsi të Janinës. Dhe këtë “zbulim”, Ismail Qemali, pa qenë as historian, as historiagraf, as arkeolog, “e paskej bërë” kur, rastësisht, i kishte qëlluar të kalonte nëpër territorin që shtrihet në jugperëndim të Janinës.
Pra, akademiku Korkuti, në sulmin që ndëmerr kundër Kujtim Matelit për vendndodhjen e Dodonës, merr për bazë vetëm fjalët e Ismail Qemalit dhe jo përfundimin shkencor që pati nxjerrë misioni arkeologjik francez, sipas të cilit Dodona nuk ndodhet në afërsi të Janinës.
Në të vërtetë, Kujtim Mateli, mbështetur mbi dëshmitë e autorëve të antikitetit dhe gjetjeve arkeologjike, provon se Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës në jugperëndim të Janinës, por as në malin e Tomorit në lindje të qytetit të Beratit. Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë.
Me sa duket, akademiku Korkuti, si anëtar i Akademisë së Shkencave, është i interesuar që Dodona të quhet helene dhe jo pellazgjike. Por në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse Akademia e Shkencave ka shërbyer gjithmonë si një shtrat i ngrohtë për mbështetjen e kastave politike të Tiranës, të cilat janë të njohura mirë për formatin e tyre antikombëtar në raport me grekosllavizmin. A nuk është kjo Akademi e Shkencave, e cila e ka lënë vendin tonë pa një Enciklopedi të Madhe Shqiptare? A nuk është kjo Akademi e Shkencave, e cila nuk e pranon që shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, çka pranohet botërisht në Enciklopedinë e Madhe Greke, në të cilën shkruhet:
“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë” (Vëll. 19, f. 873).
Dihet që lashtësia e një etnie dhe shtrirja e saj gjeografike, në mënyrë të padiskutueshme, e gjejnë pasqyrimin e vet në shtratin e gjuhës amtare. Prandaj dijetari i shquar Italian Galileo Galilei (1564-1642) ka thënë:
“Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja”.
Dijetari i shquar gjerman Lejbnici (Gottfried Wilhelm Leibniz - 1646 - 1716) ka theksuar:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe”.
Albanologu i shquar austriak Maksimilian Lamberc ( Maximilian Lambertz 1882-1963) është shprehur:
“…historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët të marrin pjesë në shkrimin e saj”.
Është për të ardhur keq që Akademia e Shkencave jo vetëm që i është kundërvënë padrejtësisht studiuesit të talentuar Kujtim Mateli në fushën e hulumtimeve për shtrirjen gjeografike të trojeve tona etnike deri në Gjirin e Ambrakisë dhe vendndodhjen e Dodonës, por ka lejuar që të hidhet në qarkullim edhe një libër antishkencor për pasurinë leksikore të gjuhës shqipe, e cila, sipas Anila Omarit, punonjëse e Akademisë Albanologjike, autore e punimit me titull “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”, 93% të fjalëve “i paska të huazuara”! Vajmedet për Akademinë e Shkencave!
Është me të vërtetë fatkeqësi e rëndë mbarëkombëtare që jo vetëm kastat politike shqiptare pas vitit 1920, por edhe Akademia e Shkencave në Tiranë, nuk u bënë kurrë të gjallë dhe t’i kërkonin me zë të lartë Perëndimit shovinist evropian t’i zhbëjë padrejtësitë e rënda që i shkaktoi etnisë shqiptare, si më e madhje në Gadishullin Ilirik në shek. XIX, padrejtësi këto, të cilat, për vetë fajin e shqiptarëve të përçarë tragjikisht, u vulosën në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe në Konfrencën edhe më famëkeqe të Londrës.
Sikur etnia shqiptare të kishte qenë e aftë për ruajtjen dhe forcimin e unitetit brenda radhëve të veta, ajo do t’i kishte njohur shumë më mirë fqinjët që ka në jug dhe në veri dhe nuk do të kishte lejuar që me trojet tona etnike të trefishoheshin sipërfaqet e territoreve të tyre. Por gjasat janë se ajo nuk do të bëhet kurrë e aftë për t’i njohur ata edhe në kohët moderne dhe nuk do të bëhet e vetëdijshme se çfarë rreziku përbëjnë ata për mbijetesën tonë si komb. Mirë do të ishte që ne shqiptarët t’i kemi parasysh orë e çast vlerësimet në vijim që u janë bërë grekëve dhe serbëve.
Presidenti grek Karamanlis, në vitin 1981, ka pasë deklaruar se “Greqia është një azil të çmendurish”. Kjo deklaratë e tij është botuar në librin e publicistit të shquar amerikan Robert D. Kaplan, me titull “Greqia - gruaja e Lindjes, dashnorja e Perëndimit”, të përkthyer në gjuhën shqipe, f.40.
Presidenti francez Zhak Shirak (Jacques Chirac - 1932-2019) ka bërë këtë vlerësim për serbët:
“Serbët janë një popull pa ligje dhe të pabesë. Ata janë një popull banditësh dhe terroristësh!” (Faqja e internetit “mekulipress”. 15 dhjetor 2019).
Kastat politike shqiptare dhe Akademia e Shkencave duhet të ulin kokën të turpëruara para miqve të huaj të etnisë shqitare, të cilët i qenë kundërvënë haptas Perëndimit shovinist evropian dhe patën kërkuar ribashkimin e trojeve tona etnike.
Materialin me titull “Fjala e Plotë e ImZot Luigj Bumçit në Konferencën e Paqes në Paris”, përkthyer për herë të parë dhe përgatitur për botim sipas origjinalit në frëngjisht nga Fotaq Andrea, faqja e internetit “Voal”, 18 gusht 2020, përkthyesi e ka shoqëruar me një parathënie, në të cilën thekson:
“Në Fjalën e vet, Luigj Bumçi përmend atë çka i shkruante lordi anglez Fritz Maurice, anëtar i Komisionit të Rumelisë orientale të Foreing Office-it dhe që është botuar në Livre Bleu më 1880.
Në letrën e vet, lordi, i cituar nga Luigj Bumçi, theksonte:
“… Konferenca e Paqes do të bënte një krim të vërtetë nëse, mbështetur mbi statistika absolutisht të gabuara, nuk do të urdhëronte kthimin Shqipërisë të territoreve shqiptare që u janë dhënë padrejtësisht nga Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Londrës serbëve dhe grekëve”.
Dhe më poshtë përkthyesi vazhdon:
“… që në dhjetor 1920, publicistja dhe mikja e Shqipërisë Elise Aubry parandiente tashmë fuqinë ripërtëritëse apo ringjalljen si një feniks të kombit shqiptar, tek shkruante gjithë besim :
“Më në fund, Shqipëria u njoh nga Fuqitë. E di fare mirë që ka dy coptime në Veri dhe në Jug, por jam e bindur që pak nga pak shqiptarët do t’i marrin të gjitha tokat e tyre”.
Kishin shumë të drejtë lordi anglez dhe mikesha franceze për krimin e rëndë që kreu Perëndimi shovinist evropian me copëtimin e trojeve tona etnike, për të cilat, në Fjalorin Enciklopedik Rus të vitit 1896, f. 396, botim i Akademisë së Shkencave të Peterburgut, thuhet se zënë një sipërfaqe prej më shumë se 100 mijë km².
Akdemitë e shkencave, kudo në botë, normalisht, shërbejnë si strehë e ajkës së elitave intelektuale. Prandaj ato luajnë një rol të rëndësishëm në shmangien e prapësive që mund të bëjnë kastat politike që hipin e zbresin nga pushteti. Edhe Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, një strehë e tillë duhej të ishte dhe, kohë mbas kohe, akademikët duhej të shërbenin si barrikadë e fuqishme kundër prapësive të tilla. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Akademikët e Tiranës le të bëhen një herë burra në jetën e tyre dhe t’u kundërvihen haptas kastave politike për prapësitë që kanë bërë gjatë këtyre tridhjetë vjetëve në dëm të interesave tona kombëtare, le të marrin shembull nga dy akademikë serbë, të cilët e kanë kundërshtuar publikisht politikën e Beogradit për qëndrimin e tij shovinist ndaj Republikës së Kosovës.
Vladimir Kostiç, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, në muajin tetor të vitit 2015, pati deklaruar:
“Dikush duhet t’ia shpjegojë këtij populli se Kosova nuk është as de fakto dhe as de jure në duart tona. Kam frikë se në këtë moment e vetmja urtësi politike është se në cilën mënyrë, me elemente të dinjitetit, ta lëshojmë Kosovën, e cila de fakto dhe de jure nuk është në duart tona. Dhe këtë duhet t’ia shpjegojë ndokush këtij populli… Çfarëdo goditjeje që mund të marrë Serbia, ajo duhet të vazhdojë të zgjerojë kapacitetet e saj demokratike dhe hapësirat e lirisë, përndryshe nuk ka për të ekzistuar...” (Citohet sipas: “Akademiku serb: mbytja e Serbisë me nyjen e Kosovës”. Faqja e internetit “Politiko”. 23 korrik 2020).
Akademiku serb Tibor Varady, i cili e përfaqëson Serbinë në proceset ndërkombëtare, në vitin 2017, në gazetën “Blic”, pati bërë deklaratën në vijim:
“Ne duhet ta dimë se Kosova de facto nuk është pjesë e Serbisë, pavarësisht çfarë duam ne. Nuk është as në aspektin legjislativ, as administrativ dhe as juridik. Në këtë situatë, nëse themi se po e ruajmë Kosovën, nuk është retorikë e përshtatshme” (Citohet sipas: “Akademiku serb: Kosova de facto nuk është pjesë e Serbisë”. Faqja e internetit “time.al”. 30 korrik 2017).
Studiuesi i talentuar i nivelit akademik Kujtim Mateli, e ka sfiduar haptazi Akademinë e shkencave, duke iu drejtuar publikisht me pyetjen se cila është arsyeja që “nuk janë kryer gërmime arkeologjike në trevën e Përmetit, ku përreth qytetit të Këlcyrës ndodhen tri kala antike dhe kalaja antike e Këlcyrës që prej 9 vitesh, nëpërmjet dy librave studimorë, është pretenduar si vendndodhja e Dodonës pellazgjike?”.
Me shqetësimin e një shkencëtari atdhetar, Kujtim Mateli është i befasuar nga qëndrimi shpërfillës i Akademisë së Shkencave ndaj popullsisë pellazge dhe ndaj Epirit që ka pasë qenë “zemra e Pellazgjisë, se kishte në territorin e vet Dodonën, që, të gjithë autorët antikë, e kanë përmendur me përcaktorin Dodona pellazge”.
Le të shpresojmë që dikur, në Akademinë e Shkencave, do të vijnë shkencëtarë me vetëdije të lartë kombëtare dhe do të dinë t’i përgjigjen me dinjitet shkencor pyetjes në vijim të studiuesit Kujtim Mateli:
“Kujt i lihet ajo trashëgimi historike me kryeqendër Dodonën, që përbën shkallën më të lartë të qytetërimit të antikitetit dhe bërthamën e qytetërimit të sotëm evropian?!”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...