Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/05

Dëshmi autentike e atyre që përjetuan masakren e Tivarit





                                                               Nail Draga, Ulqin 

                    (Me rastin e 79-vjetorit 1945-2024)

Ndër ngjarjet tragjike të popullit shqiptar që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore është Masakra e Tivarit e cila ka ndodhur me 1 prill 1945. Në këtë masakër të realizuar nga njësitë ushtarake të Jugosllavisë aty janë likuiduar një numër i madh shqiptarësh nga Kosova, me përmasat e gjenocidit, të cilët ishin mobilizuar për të ndjekur okupatorët gjermanë në pjesën perëndimore të ish-Jugosllavisë. Mobilizimi i tyre në Kosovë ka pasur një prapavi të caktuar politike  sepse si qellim kishte spastrimin e Kosovës nga shqiptarët për të realizuar në praktikë  pushtetin ushtarak i cili ishte vendosur  nga data 8 shkurt 1945, duke bërë riokupimin e Kosovës, pa përfillur parimet e Kartës së Atlantikut, me pasoja për shqiptarët që është dëshmuar në vitet vijuese.

 Me 1 prill u bënë 79- vite(1945-2024) nga Masakra e Tivarit, ku u likuiduan në mënyrën më mizore shqiptarët nga Kosova. Sipas të dhënave del se ky numër shkon  minimalisht  nga 1560 shqiptarë, ndërsa sipas disa përllogaritjeve arrinë  deri në 3764 persona. Fjala është për shqiptarët  të cilët ishin të mobilizuar si regrutë ne aradhat partizane për të ndjekur armikun përfundimisht nga territori i ish-Jugosllavisë.Por, edhe pas shtëdhjetë e pesë vjetëve kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar nga studiuesit e ndryshem nga vet fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist marrja me një ngjarje të tillë ishte e pa preferueshme dhe me pasoja për autorët.

Edhe pse ne popull dihej për ketë tragjedi dhe përshperitej për numrin e të vrarëve, saktësisht pak kush dinte të dhëna të sakta, sepse arkivat për shqiptarët ishin nën embargo, madje dokumentët  gjegjëse ka mundësi që janë zhdukur nga ato të cilët kanë realizuar ketë masakër.

Dëshmi autentike e atyre që përjetuan masakren 

Por, vetëm pas dështimit të sistemit monist dhe vendosjes së pluralizmit nga viti 1990, opinioni i gjërë  filloi të njihej më ne detaje për ketë masakër, e ate duke iu falenderuar dëshmitarëve autentik të cilët kishin shpëtuar nga kjo kasaphane tipike naziste e bërë nga pjesëtarët e aradhave partizane jugosllave gjoja “nacional-çlirimtare”. Dhe janë këto individ të cilët e përjetuan personalisht ketë masakër të cilët kanë dhënë kujtimet e tyre për ketë kalvar të shqiptarëve nga mobilizimi i tyre në Kosovë dhe rrugëtimi ne relacionin Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.

Ndër ta bën pjesë edhe Azem Hajdini-Xani i cili opinionit i ka dhuruar librin “Tragjedia e Tivarit”, botuar në Shtutgard në Gjermani në vitin 1990, dhe më pas ribotuar në Prishtinë në vitin 1998. Po ashtu ky autor ka botuar edhe një botim tjetër me titull ”Masakra e Tivarit”-Memoare, Prishtinë 1998, duke prezentuar dëshmi autentike të personave të cilët kanë mbetur gjallë. Edhe pse ne ndërkohë janë botuar edhe disa studime nga autor të tjerë për ketë masakër(M.Pirraku. U.Butka etj.), botimi i këtyre materialeve nga autori i cili e ka përjetuar drejtëpëdrejt ketë masakër për momentin shërben si lëndë  bazë dhe e domosdoshme për të trajtuar ketë tragjedi të bërë nga komunistet ne prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sepse arkivat ende janë të mbyllura për hulumtuesit shqiptarë.

Nisja nga Prizreni  për në Tivar

Për të bërë plotësimin e Armatës IV të Jugosllavisë, për në Frontin VP të bregdetit të Adriatikut ne saje të të dhënave të publikuara del se ne mars dhe prill të vitit 1945, u deportuan 22.017 luftëtarë shqiptarë nga Kosova. Ata janë deportuar ne formacione ushtarake të cilat quhen eshalone qe gjatë muajve mars-prill 1945 nga Prizreni për në Tivar gjithsejt ishin gjashtë eshalone të tilla. Kështu në mars janë deportuar tre eshalone; eshaloni i parë, me 3.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 24.3.1945 dhe arrin në Tivar më 29.3.1945; eshaloni i dytë, më 4.700 luftëtarë, niset nga Prizreni më 26.3.1945 dhe arrinë në Tivar më 31.3.1945 dhe eshaloni i tretë me 2.700 luftëtarë shqiptarë, niset nga Prizreni me 27.3.1945 dhe arrin në Tivar më 1 prill 1945. Ndërsa gjatë muajit prill janë deportuar edhe tre eshalone të tjera: eshaloni i parë me 1.506 luftëtarë niset nga Prizreni më 19 prill 1945, eshaloni i dytë me 2.601 luftëtarë niset nga Prizreni më 20 prill 1945 dhe eshaloni i tretë me 1.216 luftëtarë niset nga Prizreni më 24 prill 1945.Ndërsa më pas nga Prizreni niset një eshalon i veçantë me 5.323 luftëtarë shqiptar, nga Maqedonia ne ditët e para të prillit të vitit 1945.

Pse po largoheshin luftëtarët nga Kosova 

Duke marrë parasysh se operacionet luftarake kundër nazistave gjermanë ne Luftën e Dytë Botërore kishin marrë fund nga fundi i viti 1944 me të drejt bëhët pyetja se pse i deportuan luftëtarët shqiptarë nga Kosova. Përgjigja ishte e qartë sepse planifikohej një hakmarrje ndaj shqiptarëve të Kosovës për humbjen qe kishin përjetuar formacionet ushtarake të partizanëve jugosllavë ne luftën ndaj luftëtarëve të Shaban Polluzhës. Ndërsa nga ana tjetër si qellim ishte largimi nga Kosova i atyre luftëtarëve të cilët mund të bëjnë rezistencë për vendosjen e pushtetit  ushtarak serb, gjegjësisht ripushtimin serb të Kosovës, ne saje të vendimeve të më vonshme.

Të mobilizuarit  iu ngjanin robërve 

Edhe pse të gjithë të tubuarit nga anë të ndryshme të Kosovës kishin premtime se do të deportoheshin me statusin e luftëtarëve për të ndjekur armikun ne vijen e frontit në veriperëndim të Adriaktikut(Istër-Slloveni), nga momenti i parë në Prizren u verejt se do të jetë tërësisht ndryshe.Nëse deri aty ata ishin të armatosur dhe të përcjellur me oficerë shqiptarë, më tu nisur nga Prizreni përcjelljen e moren oficeret serbo-malazez, ndërsa  po ashtu u detyruan për të dorëzuar armet me pretekst se rruga është e gjatë dhe do të lodheni pa nevojë, pra, ata u nisen nga Prizreni të paarmatosur, të pa ushqyer, të lodhur, të paveshur, dhe ne kushte higjenike të papërshtatshme. Ishte ky eshaloni i dytë që është nisur nga Prizreni  më 26 mars, ku pjesëtarët e tij  do të përjetojnë gjenocid të pa parë ne qytetin e Tivarit të Ri.

Gjatë rrugës atyre iu ndalohej dalja nga kolona qoftë për të pirë ujë apo kryer nevoja fiziologjike. Kush kishte guxim të vepronte ndryshe e pësonte me jeten, sepse pushkatohej në vend. Nga një sjellje e tillë e oficerëve përcjelles të cilët vrisnin kur kishin dëshirë e flisnin fyerjet më vulgare ndaj shqiptarëve tash të gjithë e kishin të qartë se nuk janë më luftëtarë por iu ngjanin robërve të luftës. Dhe nga një situatë e tillë dramatike gjatë rrugës deri ne Shkodër numri i të vrarëve kishte arritur deri në 800 luftëtarë të cilët janë gjuajtur në lumin Dri, Bunë etj.

Pamjet e Tivarit paralajmëronin masakren 

Me të arritur në Tivarin e Ri është vërejtur një moblizim i madh i popullatës vendore ku me ta ishin së bashku edhe njësitë ushtarake të Brigadës së Dhjetë Malazeze, të armatosur ne çdo aspekt, athua se janë duke pritur njësitë  e armikut. U pa qartë komploti dhe gracka e pregatitur, por ata  prisnin vetëm shkasin.Ne qendër të Tivarit të Ri pasi i kanë udhëruar për të pushuar ne afërsi të tyre ishte një krua, ku shqiptarët shprehen kërkesën për të pirë ujë, por oficeret reaguan ashper duke mos iu mundësuar dhe fyer ata ne aspektin nacional, duke vrarë tre shqiptarë, ndërsa nga plumbat e tyre kishin vrarë “gjoja” një ushtarë malazias. Ky ishte një tjetër pretekst për të vrarë shqiptarë, andaj për ketë “vepër “ e cila nuk ishte bërë nga shqiptarët ata pushkatuan 100 ushtarë shqiptarë, sikurse nazistatët gjermanë kohë më parë. Nga kjo e papritur shqiptarët ishin të vetdijshëm se një tragjedi e tillë  nuk do të përfudnoj më kaq, sepse ishin të rrethuar nga të gjitha anët.

Ndërtesa e Monopolit të Duhanit ferri i shqiptarëve 

Ata më pas ne kolonë i detyruan të ecin dhe i vendosen ne objektin e Monopolit të Duhanit në afërsi të portit.Ishte kjo një ndërtesë tre katëshe, ku i detyruan të hyjnë brenda ndërsa të tjerët u vendosen në oborr, pra të gjithë grumbull e jo ne kolonë, sepse kështu mundësia për ti shfarosur ishte më e madhe. Dhe nuk ka vonuar shumë ne të gjithë shqiptarët si brenda ne ndërtesë e ne oborr është qitur me të gjitha mjetet luftarake rreh dy orë dhe ne oborr dhe shesh  ku ishin rreth 3000 veta nuk mbeti njëri i gjallë në këmbë, sepse u bë kasaphanë e vërtetë dhe kudo u bë lumë gjaku. E tërë kjo masakër ka zgjatur rreth një orë e gjysmë duke filluar në ora 14 të datës 1 prill 1945. Patën fat të shpetojnë vetëm ata qe ishin ne katin e lartë të ndërtesës, dhe disa nga eshaloni i parë të cilët për momentin ishin në Tivarin e Vjetër. Por, tragjedia nderpritet duke iu falenderuar një automobili i cili brenda kishte disa vëzhgues amerikanë, të cilët më gjasë kishin dëgjuar të shtënat e armëve dhe kishin ardhur për të parë vendin e ngjarjës.Por, kriminelet  iu dolën përpara dhe i binden të largoheshin  dhe të vazhdojnë rrugën për në Ulqin.Pra, nga frika se do të zbulohet krimi, ata u detyruan ta nderpresin plojën. Ishte kjo një rastësi që të shpëtojnë disa luftëtarë kosovarë, të cilët do të jenë dëshmitarë të kësaj masakre, edhe pse qellimi i forcave shfarosëse të partizanëve jugosllavë ishte për ti vrarë të gjithë për  të mos pasur dëshmitarë.

Mungojnë varret e të masakruarve 

Me pas u mobilizuan të gjithë qytetarët si pleq, gra, të rinj, punëtor e ushtarë për të pastruar oborrin për të humbur gjurmet e kësaj vepre mizore. Me kamion kanë ngarkuar të vrarët dhe të plagosurir për ti deportuar ne varreza të ndryshme kolektive. Madje ne ketë transport kanë angazhuar edhe ata shqiptarë të cilët kanë mbetur gjallë.Ende nuk dihet se ku janë bartur kufomat dhe varrosur ata. Bëhet fjalë për disa vende si ne Tivarin e Vjetër, Tugjemil, Zalef dhe ne një shpellë ne malin e Vollujicës pranë detit. Por, nuk ka dilemë se pjesen më të madhe të tyre e kanë gjuajtur në det.

Bëhët pyetja sa janë vrarë ne këtë masakër, e sa kanë mbetur gjallë.Pasi nuk ka të dhëna arkivore, andaj  i vetmi burim është A.Hajdini-Xani i cili thot se të gjallë kemi mbetur 810 individ, ndërsa nga Kosova janë nisur 4700 luftëtarë, nga del se gjatë rrugës dhe ne ketë masakër janë vrarë e zhdukur 3.890 shqiptarë të Eshalonit të dytë dhe 420 të Eshalonit të parë, pra gjithsej 4310 individ kanë humbur jetën, çështje që mbesin për hulumtime..

Ne këtë regji shfarosëse ka pasur raste qe individ të ndryshëm të shpëtojnë dhe të ikin ne drejtime të ndryshme, por edhe aty nëse janë zbuluar janë likuidur, sepse të gjithë shqiptarët janë cilësuar si armiq, nga pushteti ushtarak. Ka raste të veçanta që kosovarët janë strehuar e mbajtur nga familje shqiptare duke iu shpetuar jetën, si ne Tivar, Anë të Malit dhe Krajë, ku për raste të tilla egzistojnë dëshmi autentike.

Objekti i Monopolit të Duhanit në Tivar-vendi i masakrës të 1prillit 1945!

Hakif Bajrami për Albin Kurtin: Nga 1945, Kosova nuk ka pasur politikan më të fuqishëm e më intelektual Hakif Bajrami, këshilltari i Adem Demaçit, ka folur për personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e vlerësuar si politikanin më të fuqishëm dhe më largpamës që ka pasur Kosova

Historiani Hakif Bajrami i bashkohet Vetëvendosjes – Epoka e Re


Historiani i njohur i Dardanisë Akademik Prof.Dr.i AAAS-it në New York,Prishtinë,Tiranë dhe Shup,  Hakif Bajrami, ish këshilltari politik  i Adem Demaçit, ka folur për personalitetin e kryeministrit të Kosovës,z. Albin Kurti, duke e vlerësuar si politikanin më të fuqishëm dhe më largpamës që ka pasur Republika e Kosovës deri më tani .

“Albin Kurtin e kemi pasur në shtab të zyrës politike të Adem Demaçit, edhe unë mendoj që nga 1945 e këndej, Kosova njeri më të fuqishme dhe më intelektual e politikan më largpamës nuk ka pasur. Kur jemi të ky personalitet, unë dua ta përmend edhe një që ka qenë shumë i fuqishme e ai është Ramush Haradinaj, i cili Federica Mogherinit i ka përplasur hartë për fytyre, ata vetëm Demaçi ka mund ta bëjë një gjë të tillë. E ky (Albin  Zajmi -Kurti) vazhdimisht i thotë [presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, ti ke humbur Kosovën me luftë, prandaj nuk kemi çfarë të bisedojmë”, ka thënë  Profesor Hakif Bajrami.

Çfarë mendoni për Asociacionin e Komunave me shumicë serb dhe përmbylljen e kapitulli një herë e përgjithmonë me Serbinë?





“Unë e i kam shkruar nja 4-5 shkrime për këtë planin franko-gjerman, dhe aty ngadalë iu bashkuan dhe italianët ngadalë, erdhën edhe amerikanët që janë imamë janë kryesorët, erdh edhe ai [i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës] Gabriel Escobar, çfarë kanë biseduar ata brenda unë nuk e di, por si historian … çfarë kam arritur të lexoj mes rreshtave, është se ata nuk e kanë mbajtur rastësisht në Ohër. Ohër më së paku që 2 mijë vite është qendër kishtare. Zakonisht këto mbledhjet e mëdha që ndërrojnë epokat historike mbahen në vende të tilla”, ka deklaruar ai.

EMRAT| Këta ishin 60 punëtorët e Adem Demaçit në Zyrën e UÇK-së në  Prishtinë – Demokracia


PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: ADEM DEMAÇI, LIDER I LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE


 Adem Demaçi është njëri ndër liderët më të mëdhenj shqiptarë në këtë shekull. Lindi në një familje të varfër në Prishtinë më 1938, atëherë kur në fshehtësi diplomacia jugollave po i bënte bisedimet e fundit me Qeverinë turke, për të i përzërë të gjithë shqiptarët në Anadoll. Si rezultat i atyre bisedimeve në Beograd dhe Stamboll do të përpilohej dhe aprovohej Konventa jugosllavo – turke, përmes së cilës shqiptarët e trojeve etnike, që ishin rirobëruar më 1912, planifikoheshin që nëpër etapa vjetore të spastroheshin tërësisht deri më 1944. Këtë politikë antishqiptare, Adem Demaçi do ta hetojë se po riaktualizohet më 1953, prandaj me kohë doli për ta luftuar në mënyrën e vet politike, deri sa i dha fund shkatërrimit të Jugosllavisë në Kosovë, më 10 qershor të vitit 1999. Kosova me këtë datë triumfale, po i kthehej idealit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për Programin e së cilës Adem Demaçi bëri 28 vjet burg të rëndë. Ishte një luftë tejet e vështirë por e programuar drejtë, koha e së cilës do të njihet në histori si: Epoka e Demaçit. Adem Demaçi në vitet pesëdhjetë të shekullit njëzetë do të paraqitet si meteor në skenën politike shqiptare, për ta shpëtuar një popull nga shfarosja totale, sikur synonte okupatori serb (1945-1966). Së këndejmi, të shkruash për Adem Demaçin nuk është vetëm nderë, por edhe krenari shkencore, civilizuese dhe akt i lartë kulturor. Jo vetëm nga shkaku se ky patriot është prijës ideor dhe programatik, i çdo lëvizje politike, por është njëherit njeriu ma i vuajtur dhe më i sakrifikuari për të drejta të kombit të vet dhe të njeriut në Evropë. Adem Demaçi sipas njohurive që i kemi do ta fillojë veprimtarinë politike kombëtare derisa ishte në bankat e shkollës së mesme, më 1954. Shtrohet menjëherë pyetja, cilat ishin ato fusha për të cilat Adem Demaçi do ta ngritë zërin e ndërgjegjes aq herët, aq me dinjitet, aq me krenari të pathyer, kur dihet se ishte shumë i ri me moshë. Këtë pyetje e shtrojnë problemet kryesore të historisë shqiptare nëpër të cilat kaloi, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit XX. Prandaj, të përgjigjesh në këtë pyetje do të thotë ta njohësh kapakun e historisë së Ballkanit në përgjithësi, ta njohësh Adem Demaçin e ilegales, e qëndrimit para hetuesve dhe gjyqit dinjitoz dhe krenar, i gatshëm që të shkoj edhe në vdekje, si me le për Kosovën, për Shqipërinë etnike. E vërteta, Adem Demaçi nuk është historia e Ballkanit, por është metafora e të gjitha psimeve të tij, është kryqëzata më fitimtare dhe më dinjitoze e luftës dhe sakrificës, është simboli më sublim i daljes së historisë shqiptare nga inferioriteti, është zëri i ndërgjegjes së një populli, është amaneti i Bajram Currit në vazhdim, është mësues i gjeneratës së Fehmi Lladrovcit: Nuk ka nderë ma i madh për mua se me vdekë për Kosovë«. Kjo shkollë jo që është shembull, por mbetet edhe obligim për gjeneratat e sotit dhe ato që do të vijnë se si duhet flijuar çdo gjë për liri dhe barazi. Adem Demaçi Nëse Balzaku e ka vënë letërsinë franceze në ballë të Evropës për kah atavizmi realist, nëse Hegeli e ka vënë filozofinë gjermane në ballë të shkencës botërore për kah spektri analitik, nëse Ernest Hemingvei e ka bërë literaturën amerikane kulturë që dëgjon, mendon dhe studion, nëse Omar Khajami me Rubairat e tij e ka bërë Orientin përmendore të diturisë së urtë, e ka bërë Magreb dhe anasjelltas, nëse Aristoteli e ka bërë filozofinë Antike kulturë të të menduarit, nëse Ajnshtajni ka siguruar se relativiteti është i kontrolluar, atëherë, Adem Demaçi ka bërë me burgun e tij, me sakrificën dhe qëndresën e tij politike, me diplomacinë e tij të përkrahur në përmasa ndërkombëtare, me luftën e tij kundër urrejtjes, të luftoi me letra të mëdha (1955 – 1999 si e njoh), që historia dhe ardhmëria shqiptare mos të mbeten të kontrolluara, të stepura dhe të nëpërkëmbura, duke e bërë me sakrificën e tij një popull të ndërgjegjshëm, që të dalë me program afatgjatë në skenën historike, për ta merituar lirinë, për ta merituar jetën dinjitoze, për ta patur populli i tij ushtrinë dhe politikën, të drejtuar dhe të komanduar në funksion të lirisë, për ta patur diplomacinë të tëholluar sikur të i kishte njëqindë ambasada, duke menduar diplomatët më në zë, jo publikisht (pse nuk e di !!!) se „Demaçi, është i përkryer dhe spiritual, duke mos bërë as më të voglin turr në kolltuk dhe pozitë“, fakte këto të pamohuara që e kanë bërë këtë liridashës shembull shkollor, për çdo ekzamplar të lirisë dhe politikës kombëtare dhe ndërkombëtare. Politika grabitçare serbe e udhëhequr përkah egërsia permanente me shekuj kundër kombit shqiptar, po thuaj se nuk ka lënë guri pa lëvizë me të vetmin qëllim për t’i shfarosë shqiptarët me një anë, ndërsa po thuaj se nuk ka shembull të tillë në kontinentin e vjetër, pra në Evropë, si inteligjencia dhe institucionet shkencore dhe ushtarake serbe t’i kenë bërë 24 programe për ta shfarosur fqiun e vet të parë sikur kanë bërë regjimet e Beogradit ndaj shqiptarëve, sidomos nga viti 1878 e këndej. Këtë ralitet, Adem Demaçi jo vetëm që e hetoi që në rininë e herëshme, por ky patriot politikën grabiqare serbe do ta njohë duke e përjetuar si tragjedi personale, sepse ajo politikë gjenocidale bërhej mbi kurrizin e popullit të tij, që aq ahumë e donte, fakt që dëshmon sakrifica e bërë nëpër burgje prej një kohe 28 vjeçare. Por pse krimi dhe gjenocidi serb kishte marrë përmasa vetvrasëse do të dëshmohet aty kah viti 1992 me luftën sllavët kundër sllavëve, kur çdo konturë e Jugosllavisë integrale dhe e Serbisë homegjene ishte djegë dhe vetshkatrruar. Shtrohet pyetja, kur vet sllavët nuk mund të ndërtojnë shtet të përbashkët, si do të detyrohen shqiptarët kur nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët. Pse serbët dhe malazezët nuk mund të bashkëjetojnë, pse shqiptarët të detyrohen në një pikësynim të „reintegrimit“, kur kosovarët me luftë çlirimtare kanë dalë nga Jugosllavia. Kjo pyetje, me argumentet e dëftuara e bëjnë luftën e Adem Demaçit që nga viti 1954 VIZIONARE, për ndarjen e Kosovës përgjithmonë nga Jugosllavia. Lidhur me këtë, ai që është urrejtur, poshtruar dhe përsekutuar afër tridhjetë vjet në burgjet serbe, dhe prapë të gjesh guxim, virtyt, krenari dhe zemër për t’iu drejtuar popullit të pushtetit dhunues me këshilla, si u dëgjuan botërisht ato në TV B.92 më 1993, të gjinden fjalë dhe qëndrime prej atij që do të mbetet i gozhduar në të gjitha kazamatet jugosllave, duke përdorë çdo mjet të luftës qytetare në fillim vetëm në formë të mospajtimit, por gjithmonë duke i mbetur besnik parimit të luftës, se liria do të fitohet me rrugë paqësore, ishte vetëm Adem Demaçi. Në këtë rrugë të programuar Adem Demaçi, do të qëndrojë stoikisht afro gjysmë shekulli, kur aty kah vitet 1995/96 do të orjentohet për realizimin e qëllimit të tij me mjete jopaqësore, pra me luftë të aramatosur për ta bërë Kosovën të lirë. Këtë konstatim e gjejmë si vizion në Programin e Adem Demaçit më 1964. Po, Adem Demaçi në luftën e herëshme politike nuk i njihte të gjitha programet serbe kundër kombit shqiptar, emër për emër. Por, në bazë të tërë atij aktiviteti që ka zhvilluar me akribi, del se me kohë i kishte përthekuar të gjitha këndet metodologjike, strategjike, taktike dhe dokrtinare se si duhet të luftohet kundër atyre programeve, kundër atyre intrigave, kundër atyre skenareve, të cilat jo vetëm që i kishte mësuar në teori, por po i perjetonte ai dhe populli i tij në praktikë, në Kosovën e tij martire, të cilën e mbajti për ideal, për ta çliruar. Luftën kundër robërisë – Adem Demaçi, do ta fillojë si fëmij, aty diku kah viti 1949 në formë të ëndrrës për liri, të mosdurimit të robërisë, por jo të një urrejtjeje horizontale ndaj serbëve. Nuk e kam dëgjuar Demaçin, se do të ketë treguar ndokund, edhe pse që nga fëminia kishte mësuar për masakrat serbe mbi shqiptarët, që do të ftonte ndokend në urrejtje. Gjithëmonë ky patriot do të shprehet se – lufta jonë është e drejtë. Adem Demaçi do të ketë dëgjuar për errfinë serbe mbi shqiptarët më 1878. Ky rrëfim, për errfinë në fillim, për Adem Demaçin ishte diçka abstrakte si kuptim, por narracioni për erfinë ishte përjetim për një egërsi barbare serbe, sepse serbët kurrë nuk i ndalën masakrat mbi shqiptarët, me qëllim që tokat shqiptare t’i kolonizojnë. Ato masakra do t’i përsëritin më 1912 – 1915 dhe më 1918 – 1941, për t’i vazhduar krimet në formën e gjenocidit nga viti 1945 e deri më 10 qershor 1999 në forma të ndryshme, gjithnjë me qëllim që populli shqiptar të asgjasohet. Nga vitet 1949 e deri më 1958 Adem Demaçi do të kalitet në opozitarin më të denjë të shqiptarit që po vuante nën robërinë serbe. Në fillim nuk do të kuptohet drejtë këmbëngultësia e tij. Prej këtij njeriu të rëndomt jo, por prej këtij karakteri të patundur që në start, me policinë sllave, çarqet e pushtetit që kishin sado pok njohuri lidhur me autoritarizmin serb, që kishin sado pak njohuri lidhur me „idealin mbi shtetin serb“,e kishin nuhatur me kujdes se ku mund të dali një karakter si Demaçi me luftën e tij. Ai nuk do të kërkoi vetëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Po në atë gjykatore hapur do të kërkoi edhe bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Po atë ditë kur Adem Demaçi (1959) do të denohet me PESË vjet burg të rëndë, po atë ditë ambasadori i Jugosllavisë në Athinë e njohtonte qeverinë greke. Miqtë e vjetër po i frigoheshin kryekundërshtarit të ri politik. Jo vetëm kaq, qëndrimi i Adem Demaçit para hetuesëve (prokurorit) se në gjykatore do të qëndroi i përmbajtur nuk ishte një taktikë e thjeshtë. Kishte vepruar Demaçi ashtu sepse po të paraqitej „kokëfortë“ në hetime, në rastin e gjykimit nuk do të kishte publik fare. Por, posa e kishte vërejtur se salla e gjyqit ishte plotë popull, Demaçi kishte pohuar në heshtje: tash janë minutat e mia për ta shprehë tërë realitetin që po mbretëronte në Kosovë: për krimet, për proceset e montuara, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, për flamurin, për… për pashmangshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këtë qëndrim të Demaçit, serbët do t’ia mbajnë në mend dhe do ta ndjekin për vdekje deri atëherë kur do të fillojë për të „dhënë shpirt Jugosllavia e tyre“ më 1990. Pushtetin që po e luftonte Adem Demaçi, me të gjitha mjetet po përkrahej prej blloqeve ushtarake (1949-1989), sepse Jugosllavia atyre forcave kundërshtare iu nevojitej si një nyje strategjike prej kah i testonin lirëshëm pozicionet e tyre doktrinaro – strategjike. Me kët ilustrim dëshiroi të theksoi se të dy blolloqeve ushtarake (Pakti i Varshavës dhe Pakti NATO), Jugosllavia u nevoitej si një oazë „lumturie“. Në këtë nye ku „amortizohej“ Lufta e Ftoftë, pra në ish’Jugoallavi, deri në shkallën më ekstreme pushtetit i lejohej eksperimenti me shoqërinë, përmes ndryshimeve të shpeshta kushtetutare. Me ndryshimet kushtetutare, që po bëheshin në ish’Jugosllavi, personaliteti prej patrioti dhe dijetari, siç ishte Adem Demaçi, do ta ketë hetuar, se ato ndryshime popullit të tij nuk i sillnin asnjë të mirë, asnjë fije lumturie, asnjë garancion se do të mbijetojnë të paktën si popull, edhe pse kushtetutat shpalleshin me një pompozitet megaloman. Nuk i bënte përshtypje Demaçit pse Kosova kishte fituar bije fjala Kushtetutë (1974). Adem Demaçi në intuitën politike, në vëmendjen shpirtërore, në intelegjencinë e tij mbinormale, aftësitë e tij për t’i kuptuar dhe seleksionuar drejtëpeshimet e interesave shoqërore-gjeostrategjike, të gjitha këto ia kishte nënshtruar peshës së grabitjes nga të huajt sidomos: çështjen e Toplicës, Plavës, Gusisë, Ulqinit, Kosovës, Çamërisë. Nga ky përceptim konceptual dhe thelbsor lind edhe kundërthënja e Adem Demaçit ndaj tërë atij sistemi vetqeverisës (që nuk kishte lidhje me vetqëverisjen), tërë asaj zhurme në shkallë aq të vrullshëm dhe aq të shkolluar, por mjerisht edhe të pranuar në disa qarqe botërore. Me këtë mbarështrim dua të theksoi edhe një të vërtetë se sa i vetmuar me një anë, dhe sa i fuqishëm në anën tjetër, është njeriu që lufton për liri, sa i pamposhtur ështe zëri, dhe se sa konsekuent deri në shkallë promotore është vepra e Adem Demaçit, për liri. Programi i LRBSH’së, përpiluar nga Adem Demaçi Nuk ishte e panjohur si në perëndim ashtu edhe në lindje padrejtësia që i ishte bërë kombit shqiptar nëpër kongrese dhe nëpër konferenca që pasonin pas luftave të mëdha lokale, sidomos pas dy luftave botërore. Pse ishte vepruar ashtu në dëm të shqiptarëve, dhe si duhej kundërvënë asaj politike Adem Demaçi, do ta konceptojë një doktrinë të re dialektike, do ta përpilojë një strategji të mirëfilltë kombëtare, për ta përballuar dhunën, për ta ruajtur substancën kombëtare, për ta ruajtur çdo pllambë të truallit arbëror. Ajo doktrinë me të cilën duhej kundërvënë tërë atij arsenali programesh, të cilat pas vitit 1945, nuk quheshin ma „programe serbe“, por e kishin marrë një sintagmë atraktive dhe pagzoheshin „programe jugosllave“. Lidhur me këtë fenomen të një shkolle të urrejtjes, të një shkolle të „resavës“, çdo gjeneratë serbe ia përshkruan mirë „notat“ e urrejtjës ndaj shqiptarëve dhe për tërë këtë fenomen krimogjen bota „demokratike“ evropiane, sikur kishte filluar për ta kultivuar si të drejtë religjioze, sepse më së shumti këtu kishte hise Kisha me mësimet e saj luftënxitëse. Të paktën kështu prezentohej i tërë ai sistem brenda mureve të pallateve të metropoleve evropiane, pra jashtë mureve të shtetit jugosllav. E Vërteta, ai shtet me kohë ishte cilësuar se mbahet në këmbë të çelçëta, por shfrytzuesit e të „mirave“ të tij ishin në gjendje që ta terrorizojnë deri në themel çdo forcë që e kundërshtonte. Kundërshtimi i Adem Demaçit në atë formë si do të manifestohet, ishte vetëm një manifestim i denjë, do të thoja më i n t e l e k t u a l, se sa kundërshtimi i paraardhësve të Demaçit, prej të cilëve e mësoi tërë shkollën e luftës politike dhe diplomatike, natyrisht duke e zbritur atë shkollë nga froni i folklorit në matematikën semiologjike, por duke e profillaksuar në fronin e kërkimit dhe krijimit të veprave. Ndoshta edhe më parë në radhët e kombit shqiptar ka mundur të lindet një Demaç, i denjë si ky, por mosdalja e karakterit të tillë në skenën historike ka qenë i penguar, sigurisht nga rrethanat, sepse populli nuk ishte i pjekur politikisht deri në atë shkallë sa që ta injektojë idealin e Demaçit në ideal shkollor – doktrinarar. Së këndejmi kur profilaskohen koncepti intelektual dhe koncepti patriotik në politikë, sado që lufta të bëhet e papërballuar dhe e egër, rezultati diplomatik vjen si sihariq i sojit të krenarisë „folklorike“ dhe sakrificës madhështore. Adem Demaçi politikan dhe filantrop Adem Demaçi edhe si politikan edhe si filantrop, pa asnjë ngarkesë duke respektuar konceptin e „luftës paqësore“, një kohë të caktuar do ti jap pëparësi dialogut, përkatësisht politikës „ngrehë e mos këput“. Ajo politikë ishte kryesisht e xhveshur nga taktika dhe taktizimet ose manovrimet e tipit diplomatik. E vërteta, politika e Adem Demaçit ishte nga të gjitha këndet luftë e konceptuar dhe e koncentruar në shkallë strategjike që mos të dëmtohet asnjë levë e fqinjësisë, të mos dëmtohet asnjë parim i drejtësisë universale i mbështetur në Kartën e OK’s. Adem Demaçi ligjet jugosllave të „drejtësisë“ me kohë dhe në shkallë vizionare i konsideroi si ligje diverzive, të padrejta, koloniale dhe ligje që mbiellin urrejtje. Me kohë okupatorëve ua tha troq, „këto ligje nuk do të ua ngucim, ju jetoni me to, por ne shqiptarët kurrë nuk do të i pranojmë, madje një ditë do t’i luftojmë edhe me mejte tjera“. Në bazë të argumenteve të prezentuara del sheshazi se Adem Demaçi, është luftëtari më i madh në Evropë kundër urrejtjes dhe ksenofobisë në gjysmën e dytë të shekullit XX’të, sepse të gjitha ligjet jugosllave janë me përmbajtje urrejtëse dhe ksenofobe. Me fjalë të tjera, programi i Adem Demaçit e çmonte realitetin, por e respektonte mbi të gjitha luftën për drejtësi si synim i civilizimit, prej së cilës luftë shumë popuj kishin gjetur lumturinë, kuptohet pas shumë vargojëve të gjakut. Lufta politike e Adem Demaçit nga brendia konceptuale filozofike, e konceptuar si në Programin e tij, nuk është në asnjë çast luftë e mbyllur në klishe, nuk është luftë statike në përceptim, nuk është „fjala e fundit“ në gjenealogjinë e koncepteve shkencore mbi shoqërinë, nuk është pra as shkencë „qytetare“ e as „marksiste“. E kundërta, empirizmi politiko – filozofik dhe diplomatiko revolucionar i Adem Demaçit i përngjanë një kalaje me dy porta. E shprehur figurativisht, nëse porta paqësore për ta fituar lirinë, shqiptarët e mbetur nën robëri më 1912, nuk do të ketë sukses, atëherë për Bacë Ademin mbetej fare racionale që të hapet shansa dhe e drejta për ta hapur portën tjetër, për të hy shqiptarët në kalanë gjithëkombëtare të lirisë me luftë. Prap duhet potencuar se hapja e asaj porte ishte e mundur vetëm me dy metodat e ekzaminuara. Por, sikurse – metoda arsimore pasive paqësore dhe metoda aktive revolucionare e luftës për liri në heuristikën demaçiane janë të kornizuara, kanë sens të gjallërisë dhe dinamikës. Ç’është e vërteta politika serbe si për hapjen e portës me metodën pasive – paqësore, si me metodën aktive – revolucionare Adem Demaçi mendonte se e kishte gjetur çelsin për ta hapur kalanë. Çelësi për atë hapje në rastin e aplikimit të metodës së parë duhej t’i nënshtrohej një evolucioni ku pjekuria dhe serioziteti të shoqëruar me dituri doktrinare, kishin vend konstant. Së këndejmi edhe Adem Demaçi si patriot që nuk mund të ishte diç tjetër, përpos nxënës i asaj shkolle të traditës dhe Rilindjes Kombëtare, që ia kishte mësuar lufta e pashuar, tani gjeneratës së tij ia forconte një fenomen që i kishte munguar luftës shqiptare për lri. Ai fenomen, ishte froni i pamposhtur i luftës me mjete intelektuale që nuk ishte bërë sa kërkonte koha dhe rrethanat deri atëherë. Kudo që shkrepi fjala dhe vepra e Demaçit, kundërshtarët e tij si armiqë për vdekje që e kishin shpallur, e kishin hetuar intelegjecinë mbinormale të një intelektuali prej luftëtari stoik. Lidhur me këtë shtrohet tash pyetja, si ishte e mundur që një shtet shumë „atraktiv“ në botën modene, me të gjitha ata „miqë“ dhe atë pompozitet, me tërë atë zhurmë që ia bënin në formën lajkatare shumë matrapazë nga formati „botëror“ pra edhe disa shqiptarë, ndërsa Adem Demaçi ta lakojë atë rrugë, të deshmojë se ajo rrugë nuk është ajo e vërteta. Unë mendoj se edhe okupatori në fillim kishte iluzione se Adem Demaçin do ta blente me një çmim shumë të volitëshëm, me pak premtime dhe me disa ekzaminime teatrale, me disa molerime të drejtësisë siç ishte çështja e shkollimit dhe e avansimit të statusit të Kosovës (rregjion me statut, krahinë me statut, krahinë me Ligj kushtetues, kushtetë, statut, përpiekje për shfarosje) Ky ishte itinerari i lojërave politike të okupatorit me Kosovën dhe shqiptarët në të, për t’ia zgjatur jetën kolonizimit sllavë. Është e vërtetë se çështjen e shkollimit të popullit të tij Adem Demaçi e kishte vënë si faktor primar, por atë e kishte vetëm si mjet dhe subjekt iluminist. E vërteta, Adem Demaçi besonte në intelegjencinë, por kurrë ai nuk e ka anashkaluar në spekulimet e tij politiko – filozofike çështjen e katundarisë, çështjen e puntorisë, çështjen e zejtarëve, çështjen e qytetit dhe fshatit për t’u ngulitur populli sovran në fronin e luftës për liri univerzale. Po cili ishte ai „medikament“, për të cilin politika serbe mendonte se e kishte gjetur për ta joshë Adem Demaçin në qetësi dhe „vigjilencë“ qytetare të një kryengritësi „kryeneq“. Në këtë poliedri politike Adem Demaçi, do të duket më i freskët, më largëpamës, më i gjakëshëm për ta krijuar shkakun të paktën për shkatrrimin e shtetit që ia robëronte kombin e tij. Pse erdhi deri te ky pozicion, mendoi se përgjegja duhet të kërkohet pikërisht te pozicionimi doktrinar i patriotit, në lidhje me evitimin e frikës. Asgjë nuk i bënte përshtypje Adem Demaçit kur i kërcnoheshin se do të vrasim, se të kanë spiunuar shokët, se të kanë tradhtuar të gjithë, madje edhe më të afërmit. Në këtë ngushticë psikologjike, pushtetarët e okpatorit kishin ardhur shumë shpejtë në një përfundim se këtë njeri intelegjent deri në mbinormale, asnjë çmim nuk mund ta blejë, as ta shet, si ishin mësuar me shumë lakej të tipit të reagimit autoritar, të shqiptarit politikan marroq që shitet pas çdo flamuri. Lakejtë e okupatorit një kohë të gjatë mendonin se „shitja dhe blerja“ e shqiptarëve është shndërruar në një industri, e cila serbëve u kishte sjellë shumë përfitime, por te një person që quhej Adem Demaçi, u kishte hasë sharra në gozhdë. Aq më keq u zihej fryma në fyt robëruesve kur ky luftëtar kishte bërë një shkollë, kishte lëshuar shtat lufta e tij speciale, lufta e tij tejet intelegjnte, aq më parë kur ajo po nxinte shtat në institucionet shkollore dhe në uzinat e punëtorëve, në punëtoritë e zejtarëve të cilat në laboratorin më natyror të kombit shqiptar, në odën shqiptare po qiteshin në sitë e në shoshë, po qiteshin çështjet strategjike të kombit, ndoshta jo me atë dubiozën intelektuale politike, por me forcën e sriozitetit dhe kvantitetin e masës, në formën më të lirë të debatit më të vjetër demokratik. Seicili debatues në odën shqiptare e shprehë mendimin e vet kur i kërkohet deri në egersi, por në fund besa – besa i mbulon të gjitha kundërthëniet. Adem Demaçi në familjen shqiptare ishte bërë informata më e „ndaluar“ dhe më e përfolur, ishte bërë ora kombëtare që rrahë më sigurtë se kudo në botë, që nuk e huqë asnjë sekondë për çështjen madhore kombëtare të lirisë dhe bashkimit. Emri i tij njëherit për klasën politike e cila mendonte se „çdo gjë për sa u takon shqiptarëve, në shtetin e Jugosllavisë, shqiptarët kurrë nuk e kishin patur më mirë“. Këta „mendimtarë“, shkonin edhe më larg, sa që e theksonin edhe këtë, se shqiptarët gjatë historisë në „këtë sistem e kanë gjetë vetën“. Bile shtonin në emër të popullit se „shqiptarët janë shumë të kënaqur“. Kënaqësia si duket vlente vetëm për ata që i shqiptonin këto shprehje, sepse kudo shqiptarët ishin në „pëshpëritje“, në pakënaqësi të përgjithshme sepse substancialisht ishin të rrezikuar, sidomos deri më 1966. Treguesit për këtë gjendje nuk ishte vështirë, kush dëshironte për t’i shti hundët më thellë, për ta nuhatur të paktën robërinë, sepse „liria“ shqiptare në Kosovë nuk ishte sikurse liria e serbëve. Këtu Adem Demaçi ishte i pakaluar, e kishte kuptuar më holl se çdokush tjetër realitetin, e kishte konceptuar dhe studiuar deri në program diagnozën epidemiologjike robëruese shqiptare, që mos të kënaqen me propogandën, mos të vendnumrojnë dhe të geotiohen në frazat e kënaqësisë politike të disa triumfalistëve që mendonin se kanë arritur kulmet e zhvillimit, që menonin se fati i tyre, se pozita e tyre shoqërore, është poizta e kombit të tyre. E vërteta, shqiptari i mjerë dhe i vuejtur, që nuk ishte mësuar për t’i gëzuar të mirat e punës së tij, të mirat e luftës së tij, ishte vënë në iluzione, se është i çliruar. Dhe si mos të mendoi, kur luftën shqiptari duhej ta fillonte me njëzetë plumba të blerë mu prej armikut, kur nuk kishte fabrika ushtarke, nuk kishte mjekë, nuk kishte prapavijë të furnizimit, ndërsa propoganda e okupatorit fliste për një armatë dhe polici, të „katërt në Evropë“. Vetëm ata që ia njohin mirë kombit të vet ndjesitë, ia njohin mundësitë e sakrificës do të ngriten dhe do të kundërshtojnë gjoks për gjoks, fyt për fyt, me faqe të bardhë. Politika dhe diplomacia e Adem Demaçit Adem Demaçi tërë diplomacinë e tij politike do ta dëshmojë me rastin e burgimit të parë më 1958. Prokurori dihet se e paraqet interesin më ekstrem të një pushteti, i shtron kërkesat më ekstreme që i përthekon ligji i atij pushteti, madje shpesh nga ai „nxitim“ shumë ekstrem, ngjanë edhe në vendet më demokratike se prokurori dëshmohet se ka dalë jashtë kornizave të „shejtërisë“ ligj. E tërë kjo rrugë empiriko – racionale për pushtetarët dhe mbrojtësit e ligjit, në rastin e Adem Demaçit, pashmangshëm, e gjejmë një fenomen. Për çka është fjala. I burgosuri që do ta dridhë ndërgjegjën evropiane më se tridhjetë vjetë, dhe më në fund po prej asaj ndërgjegje që ishte skalitur nga disa gjenerata të tjera tjetërfare, do të shndërrohet në legjendë dhe do të dekorohet me çmimin më të lartë për paqe – me çmimin „Saharov“. Në hetimet paraprake diku më 1958 prokurori sikur nuk dëshironte të prodhoi „armiqë“ dhe me një rast do ta lus klientin e tij që të pajtohet dhe pendohet me sinqeritet ndaj tërë asaj që kishte shprehur dhe vepruar. E vërteta, deri sa të dali në gjykatore Adem Demaçi sikur i kishte „pëlqyer“ kërkesa e prokuroit. Prokurori në atë luftën e tij hetimore sikur dëshironte një harmoni, sikur kërkonte një kompromis sepse shteti i tij dhe orjenetimi i tij ishte cilësuar se po shënonte rrezultate fantastike në spastrimin e shqiptarëve, të cilët në vargoj po rreshtoheshin në marrjen e vesikave për shpërngulje në Anadoll. Ishte e mjaftuar kjo gjendje për okupatorin, sigurishtë se po. Çka i kushtonte prokurorit për ta bërë një trik, për ta „pajtuar“ një disident që konsiderohej mu në start se nuk do të qëndrojë si të tjerët, se çmimi për te ishte tërësisht tjetër. E kishin testuar Demaçin edhe psikologët, edhe strategët e ushtrisë jugosllave, kishin hy ata në burg, ishin paraqitur si rrugaqë, me pseudonime të ndryshme, me lajka ndër më të ndryshmet, por asgjë nuk kishin vrejtur se „këtij njeriu mund t’i gdhendet ose të i instalohet“. Ky orjentim nuk vinte nga një akribi e prokurorit, por shtrohej si rrezultat se ishte fjala për një intelektual të sistemuar drejt dhe të mirëfilltë, i cili i njihte të gjitha rrymat politike dhe filozofike të kohës, mos edhe kishte shkuar pak më larg në stoicizëm dhe metaforën e hollë diplomatike. Kur do të dali në gjykatore Adem Demaçi, në vend që të pendohet, do të shpërthejë me tërë fuqinë e argumenteve kundër një sistemi gjakatar, kundër një rregjimi që shquhej me një tirani ndër më të egrat në Evropë, kur ishin në pyetje shqiptarët dhe të drejtat e tyre. Nuk kishte kërkuar asnjë lloj falje, ishte bërë më i „ashpër“ se prokurori, nuk këronte mëshirë, por kërkonte që lufta e tij të shënohet vetëm si fillim. 4. Përpjekja e okupatorit që ta amortizojë Liderin shqiptar, Prokurori kundër Adem Demaçit, synonte të arrij më tepër në programin e tij rrënues kunër shqiptarëve, përmes një kompromisi, prandaj ai pushtet kishte konsideruar se konflikti me një shkollë të tillë siç ishte ajo e Adem Demaçit, do t’i prolongonte shumë punë, do t’i lufonte shumë drejtime, që masa shqiptare të organizohet, të vetëdijësohet dhe të avansohet kombëtarisht. Adem Demaçi e kishte kuptuar këtë orientim, se koha dhe shkollimi i shqiptarëve po shkonin kah faktorizimi politik, prandaj në gjykatore do të ligjeroj ligjeratën e vet strategjike, për të cilën synonte të sakrifikojë çdo gjë, pra edhe jetën. Në gjykatore, gjatë procesit të gjykimit Adem Demaçi, nuk do të kalkulojë fare, me tërë aftësinë do të vërsulet në kërkesën që Kosova me vetëvendosje të orjentohet kah dëshiron populli, e jo kah i imponohet me dhunë atij. Orjentimi që Kosova përmes rrugës paqësore t’i bashkohet Shqipërisë, ishte kërkesa sublime e orjentimit politik të luftëetarit më të devotshëm të kombit, për lirinë e tokave shqiptare, të cilat ishin rirobëruar më l912. Adem Demaçi në pozicionin e Liderit i njihte aftësitë e personaliteteve shqiptare, i njihte mirë orjentimet politike në Evropë, prandaj në fillim do të tregohet individualist i madh në luftë, por ai individualizëm nuk ishte filozofia e tij strategjike, por ishte ajo luftë, ishte dobësia e përgjithshme e pjekurisë politike të popullit. Për fat të Adem Demaçit dhe të kombit të tij, epërsia e luftës për t’u shkolluar dhe për t’u emancipuar politikisht populli, ishte më e shpejtë, më e dukëshme në hapërim, karshi egërsisë së okupatorit. Pse programuesit antishqiptar të Beogradit më 1945 së pari, me të gjitha mjetet do të luftojnë për ta zhbi Flamurin shqiptar. Së dyti, pse politika, kisha dhe institucionet serbe nuk lanë guri pa lëvizë në dipolamci dhe politikë propogandistike vetëm që edhe një herë ta drejtojnë në saje të një dhune të paparë shqiptarin e Kosovës kah shkretëtirat e Anadollit. Ajo politikë triviale me shpërngulje të shqiptarëve në Anadoll, me kolonizim të serbëve në Kosovë, me politikë denacionaliuese përmes ideologjizimit të çështjes kombëtare, bëhej krejtë me qëllim që viset shqiptare një ditë të serbizohen dhe të kolonizohen me sllavë, nga çdo anë e botës, për t’u bërë hapsira unike jugosllave Serbi homogjene. Jo vetëm kaq, mbyllja e shkollave, politika diskriminuese investive nepër ato vise ku shtriheshin shqiptarët, aksionet barbare të policisë ushtarake, shtetrore dhe politike, kinse për t’i çarmatosur shqiptarët e „armatosur“, ishin kulmi i një tragjedie që manifestohej në tri akte: çkombtarizim, • çpronësim dhe • shpërngulje masive në Anadoll. Kuptohet në bazë të argumenteve që i posedojmë, Adem Demaçi ishte ai që politikën mostruoze jugosllave e lexoi me kohë dhe nga të gjitha dimenzionet, për çka u përcaktua pa asnjë dilemë për ta luftuar deri në shkatërrimin definitiv të tërë asaj force grabitqare. Adem Demaçi e dinte fare mirë se politika serbe mbi Kosovën kishte bërë plane një kohë të gjatë për t’i asgjësuar të gjitha gjurmët kombëtare shqiptare nga kjo pjesë e Shqipërisë etnike. Në atë politikë serbe, Adem Demaçi do të zbulojë një strategji antinjerëzore që Serbia e propagandonte pa asnjë hezitim deri më 1953, të paktën për t’i likuiduar personalitetet shqiptare dhe popullin shqiptar. Ndërsa, në kohën kur bota e civilizuar po krijonte një bindje se shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë, disi janë të liruar nga dhuna shtetrore dhe se dukeshin të „barabartë“ me të tjerët, ajo politikë e vjetër me metoda të reja e kishte perfeksionuar motodën e shfarosjes, prandaj synonte likuidimin e personaliteteve shqiptare, të institucioneve shqiptare dhe popullin shqiptar, po iu dha shansa në etapa ose për njëherë. Lidhur me këtë orjentim postfashist serb, ta hetosh politikën kanceroze, e cila një ditë do të vërsulet në „fëmijtë e vet“, nuk ka qenë vetëm akribi politike e Demaçit, por njëherit edhe vizion i begatimit të luftës civilizuese politike, me qëllim që një pjesë e një kombi të vetdijësohet me një sakrificë të nivelit jo të rendomt, duke iu kërcënuar asaj politike edhe me ftesë drejtuar popullit për luftë të armatosur, kundër një robëruesi, siç ishte Serbia, alias Jugosllavia në Kosovë. Adem Demaçi e dinte fare mirë se hapja e fakulteteve dhe shkollave të larta në Prishtinë, nuk e amortizonte luftën e tij, po përkundrazi e forconte dhe e ashpërsonte sepse, deficiti më problematik për politikën e Demaçit më 1958 ishte ai i mungesës totale të një politike intelektuale. E vërteta, Adem Demaçi kurrë nuk e ka mohuar se edhe para tij ka patur politikanë patriotë shqiptar. Demaçi do të dallohet prej të tjerëve që përpos sakrificës do të kërkojë luftë intelektuale.

Përgatiti:Flori Bruqi

2024/04/04

144 VJETORI I DËBIMIT TË SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I PIROTIT)

 

Biografi e pjesshme për historianin Hakif Bajrami - DRINI.us

Akademik prof.dr. Hakif Bajrami-PHD
AAAS New York, TIranë, Prishtinë, Shkup

Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I PIROTIT)
 
 “Gjenocidi  serbian për dy shekuj ndaj shqiptarëve”.
 
SHQIPTARËT AUTOKTON TË SANXHAQEVE TË NISHIT DHE PIROTIT SHNDËRROHEN NË MUHAXHERË-RREFUXHATË MË 1- 28 DHJETOR 1877
 
Sipas hulumtimeve që i kam bërë më 1978-1982, nga sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit, si pasojë e Marrëveshjes sekrete Wienë-Peterbur më 15 janar 1877, tërë popullsia e Shqipërisë Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Shalqinit), e ku ishin edhe një pjesë të Kazave të: Gjilanit, Preshevës, Prishtinës  në madhësi popullore prej 346 286 personave u shndërruan në muhaxhirë për 28 ditë. Ishte kjo një tragjedi e paparë kombëtare. Në lidhje me këtë, në Kosovën Verilindore po thuaj se nuk ka lokalitet që nuk  e ka nga një emër nëpër male: “Kolibat e Muhaxhirëve”. Ishte kjo tragjedi shqiptare, të cilën e përgatitën në hollësi Gjeneral Franjo Aleksandrov Zah dhe Gjeneral Novosillov. Këta ushtarak, me urdhër të Vjenës dhe Peterburgut, punuan për dy vite në projektin e shekullit me moton: “Pastrojmë Evropën nga Osmanlinjtë dhe myslimanët”. Projekti më 15 janar 1877 mori emrin: “Synimi për t` iu afruar Serbia detit”.
Tragjedinë shqiptare  nga tërë arsenali i dokumenteve, me objektivitet e ka përshkruar Myderriz Faik FEFENDIA (I vjetri-HB), profesor në shkollën IDADIE në Arbanas afër Kurshumlisë. Myderriz Faik Efendia ndër të tjera shkruan se:’ për 28 ditë (1-28 dhjetor 1877) popullit shqiptar iu shkaktuan këto dëme nga fallanga sllave dhe mercenarët evropian-kryesisht në emër të Serbisë:
 
1.U shfarosën gjashtë qytete (Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti-Shalqoi) dhe 714 katunde. Të gjitha lokalitetet  mbetën të shkreta. Pra, emrat e katundeve nuk kishte kush për t` i treguar okupatorit serbian. Në lidhje me këtë, vetëm në maj 1879 filloi kolonizimi i familjeve të para malazeze në këto treva, sepse Serbia nuk kishte popull për kolonizim-sllavizim. Gjatë 28 ditëve solldateska serbiane nuk la institucion shqiptar, nuk la mejtep (shkolla), nuk la xhamia, nuk la varre pa i rrënuar. Sot, atje prania e shqiptarëve AUTOKTON, nepër ato vise nuk mundet të identifikohet, asgjë që ishte 99% shqiptare.
 
2. Gjatë fushatës tragjike 28 ditshe shqiptare (1-28 XII 1877),nëpër shtëpia janë masakruar nga granatimet dhe therjet me bajoneta (kacaturra) 26 287 persona. Rrugëve duke u arratisë u vranë ose u masakruan 34 854 persona. Nga të ftohtit e dhjetorit 1877, kufoma të ngrira janë gjetur përskaj rrugëve të mbuluara me borë 11 253 persona.  Prej tyre  në gjendje të ngrirë janë gjetur 28 11 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 17 vjeç. Nga ky bilansim i tragjedisë shqiptare, rezulton se soldatët serbian dhe mercenarët evropian shkaktuar nga BLIC KRIGU i Franjo Zahut, 72 395 vrasje mizore të njerëzve, pa armë në dorë.
Sipas evidencës ekipit të medresantëve të Idadijës Arabanasit, hulumtuar nga Faik Efendia, me autorizim të Myderriz Ymer Prizrenit, nga 345 286 shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë 274 893 individë. Në librin që e botoi Shtëpia botuese “FAIK KONICA”: MURAT XHAKJA, Prishtinë 2020, f 480, është prezantuar sasai e varreve që i ka përgatitë ekipi i Faik Efendisë me MEDRESANTËT (nxënësit) e tij, për se cilin lokalitet.
Shtrohet pyetja kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe në pikë të dimrit dhe kush e strehoi. Përgjigja është sipas raporteve: POPULLI me vetorganizim deri më 10 qershor 1878.Pas kësaj date organizmin e merr LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, me Myderriz Ymer PRIZRENIN, që ishte për 20 vjet profesor në Medresenë e Arabasit afër Kushumlisë. Medreseja  e Arbanaisit u themelua më 1375 me urdhër të Sulltan Muratit,i cili po në këtë vit, pas Betejës Maricës (1371) u vendos me shtab në Nish. Aty së pari Osamnlia e themeloi kazermën ushtarake, e ndërtoi shkollën dhe si faktor i tretë, pa dhunë kërkoi të pranohet islami si religjion. Ky fenomen ishte praktikë për dy shekuj. Më vonë, konvertimi kaloi në ndërmarrje dhune.
Gjithnjë sipas Myderrizëve Ymer Prizreni dhe  Faik Efendia, Kongresi i Berlinit (në fund të qershorit 1878) e detyroi Serbinë (Jovan Ristiqin….) për t` i paguar dëmet ndaj shqiptarëve. Ato para, shkruan Myderriz Ymer Prizreni si kryetari i parë i shtetit shqiptar, ia hëngrën Stambolli dhe Vailiu i Kosovës, nëpër iftare dhe ndeja duke bërë dua për të vdekurit në tragjedi.

Sipas dokumenteve që ruhen në Arkivin e Londrës (FO 371), Stambolli i mori të gjitha paratë si një lloj dëmshpërblimi nga Serbia, Wjena dhe Peterburgu. Në këtë dëmshpërblim të përvetësuar nga Padishahu, kanë gisht, thuhet në dikumente: Austro-Hungaria dhe Rusia, me shuma të caktuara.Ndërsa në anën tjetër nga Rusia dhe Austro Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi në Berlin u shpërblyen me pranim të shtetësisë në rang principatash. Kurse, Bullgaria mbeti me autonomi nën mbikëqyrjen e Stambollit deri më 1908. Ja kjo ishte me pak fjalë tragjedia shqiptare në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit dhe një pjesë të Kosovës Verilindore. Ky realitet flet për një gjenocid, sepse 714 katunde mbetën të shkreta, pa asnjë banor shqiptar. Lidhur me këtë populli vargnoi:
 
Baba mbret mos ma shit Shipninë
Baba mbret a din më keq tjetër,
Pse ma shite Shipinë e Vjetër,
Shite Nishin, Vrajën, Kushumlinë,
Shite Ulqin, Plavën dhe Gucinë,
Po luan majtap me shiptarinë.
Fëmijët në djepa të kanë mallkue,
Pleqë e plaka të kanë nem e shitue,
Populli i ngratë ka metë nën qiell,
Mbetë shqiptarët pa buk e pa diell,
 Pse nuk e ndien vajin dhe muhaxherinë,
Die mirë dhe kot e ke përgjithëmonë
 Se nuk lejojmë kurrë me shitë Shipninë*!.
E pra qou Serbi ti kurva e vjetër,
Me Stambollin ka një lojë tjetër,
Të largohesh prej dheut tonë
Të bëjmë me die sa nuk asht vonë.
(Paria e 714 katundeve ndër Kulinë më 10 VI 1879).
 

2024/04/03

Ministria del me një njoftim: Disa pensionistë që cilët kanë kërkuar vërtetime

 Është duke u pergatitur  nga avokatët e autorizuar më të mirë të RKS një Padi kolektive  e pensionistëve në Gjykatat  Themelore të RKS nga të gjitha Komunat e RKS- kundër Qeverisë Kurti 2, lidhur më  mosrritjen e pensioneve të pensionistëve të Kosovës..., por të njjatat kanë mbetë të ngrira(pensionet) pa u shtuar asnjë cent edhe përkundër shtrajtimeve të ushqipimit( produkteve ushqimore) shtimit te energjisë elektrike(rrymës), shtimit të derivatëve të naftës, korpës më elemtare për jetesë ndërsa MF del më kumtesë qesharke.

Turpi brirë nuk ka...

KUsh më nuk i beson kësaj Qverie ?! 


"Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se ditëve të fundit zyrat e pensioneve janë duke i frekuentuar disa pensionistë që cilët kanë kërkuar vërtetime apo vendime që dëshmojnë se të njëjtit janë përfitues të pensioneve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


MFPT ka njoftuar se kanë informacione që “persona të papërgjegjshëm janë duke kërkuar dokumentacion dhe autorizim nga pensionistët me premtimin se do t’u sigurojnë përfitimin e shumave të caktuara monetare”.

Ministria ka thënë se këto informata janë të pasakta dhe kanë tendencë mashtrimin.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë qytetarët dhe përfituesit e skemave pensionale që informatat e qarkulluara nuk janë të sakta dhe konsistojnë në informatë të rremë me tendencë të mashtrimit.”

MFPT ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes.


“Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton qytetarët të kenë kujdes nga informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë që për theks kanë keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë. Po ashtu, ftojmë përfituesit e skemave pensionale që të kenë kujdes lidhur me dokumentacionin dhe autorizimin e bërë tek palët e treta, meqë mund të cenohet privatësia e të dhënave të tyre.”

“Po ashtu, lidhur me skemat pensionale dhe përcaktimin e shumës së pensioneve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa të kursehen nga njoftimet dhe shërbimet tjera jo zyrtare, të cilat mund të bëhen për interesa private të personave të caktuar. Ne do të sigurohemi që të shpërndajmë në kohë të gjitha informacionet e sakta lidhur me pensionet dhe çështjet me interes për pensionistët. Andaj, ju lutem që ti referoheni njoftimeve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve si kanali i vetëm zyrtar në lidhje me këtë fushë.”

Qeveria e dinë mirë se Koosva ka rreth 200 mijë pensionerë..., të cilët mund të shkaktojnë...tensione qeveritare në zgjedhjet që do të pasojnë....ndërsa pensioneret do t1% protestojnë për bukën e gojës....jo për rrëzim qeverije por për bukë dhe dinjitet më të mirë social....

F.B.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...