Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/10

Kampi i Bllacës ishte vazhdimësia e një gjenocidi shekullor, me vuajtje dhe spastrim etnik.

Na ndajnë dy dekada nga episodet e tmerrit. Kampi i Bllacës ishte vazhdimësia e një gjenocidi shekullor, me vuajtje dhe spastrim etnik.

 Sot, kur e kthejmë kohën pas, është pothuajse e pamundur të kuptohet se si ajo katastrofë humanitare u ngjiz në kontinentin e evropian në prag të mileniumit të ri. 

 Pas kampeve të përqendrimit ndaj hebrenjve, u tha “kurrë më s’do lejohet diçka e tillë”. 

Por, vula e kësaj djallëzie kaloi mbi trupa shqiptarësh. Në kufirin me Maqedoninë, në Bllacë, viti 1999 po përmbyllte një cikël ku çnjerëzorja po gëlltiste trupa. 

Prapa këtyre trupave mbeteshin tokat e stërgjyshërve, ëndrrat, kujtimet, lotët, lindjet, dashuritë dhe varret. 

Mbesnin luftëtarët të cilët patën guximin t’i kthenin pushkën njërës prej ushtrive më të fuqishme në Evropë. Ishte Serbia ajo që donte me çdo kusht zhdukjen nga kjo tokë të një populli të tërë, vetëm pse ky popull ishte shqiptar. 

 Pasardhësit e Lekës, Pirros e Skënderbeut po vuanin; kishin mbetur pa shpi e pa atdhe, të detyruar të merrnin rrugët e botës, këmbëzbathur e barkthatë, me sy të shterur nga lotët…

 Njëzet vite pas, një memorial trenash të cilët bartën mijëra shqiptarë, më ngjall një emocion të përzier. 

Kur e mendoj çfarë kemi kaluar, ndihem thellësisht i trishtuar; por kur e shoh që pas njëzet vitesh kemi një shtet, jam i lumtur.

 Le të jetë shenjë kujtimi për brezat që do vijnë vuajtja. 

 Mos të na humbas as një çast nga kujtesa momenti ku ishim dje, ku jemi dhe ku duam të shkojmë.

 Faleminderit NATO-s dhe presidentëve Blair e Clinton të cilët na ndihmuan. 

 Viti 1999 shënon një kthesë për shqiptarët: bota e kuptoi se ky popull nuk ushtroi gjenocid dhe dhunë ndaj askujt, veçse qe i detyruar me mish e shpirt të luftojë për të jetuar me dinjitet në trojet e veta që u lanë trashëgim dhe amanet nga të parët. Autori i librit, të promovuar për eksodin e vitit 1999 e njohur si Bllaca 99, Jahja Lluka, ka shpjeguar më shumë për këtë libër duke thënë se ky libër është mundësi që të mësohen sakrificat e shqiptarëve

 *****
Jahja Lluka së shpejti boton librin “Bllaca '99 – Përjetimet e të dëbuarve  me dhunë nga forcat serbe” - Telegrafi - Telegrafi

Lluka: Libri Bllaca ’99 ka për qëllim që fëmijët tanë të kenë mundësi t’i lexojnë sakrificat


 Nga Ernesa Abazi 

Lluka: Libri Bllaca '99 ka për qëllim që fëmijët tanë të kenë mundësi t'i  lexojnë sakrificat - Dukagjini


 Qëllimi i këtij libri, sipas tij, është që përjetimet të mbeten të dokumentuara dhe pasardhësit tanë të kenë mundësi që t’i lexojnë ato.

Kujtohet eksodi “Bllaca 99” - Albinfo

 “Qëllimi i këtij libri është që përjetimet e atyre që kanë kaluar nëpër Bllacë mos të mbesin në kafehane dhe tavolina të restoranteve, duke thënë kam qenë e kam vujt, por t’i grumbullojmë në një libër që fëmijët tanë të kenë mundësi t’i lexojnë të gjitha ato sakrifica që i kanë përjetuar 440 mijë shqiptarë që kanë kaluar nëpër Bllacë,” u shpreh Akademik Jahja Lluka.

 Sipas Llukës, Bllaca ka qenë ferri dhe tmerri i shqiptarëve dhe qëllimi përfundimtar i gjithë kësaj ka qenë shfarosja e popullit shqiptar të Kosovës. “Këtu kemi rrëfime autentike të njerëzve që kanë përjetu dhunën nga shumë njerëz eminentë të Kosovës, duke u nisur nga ambasadori Avni Spahiu për shembull që policia e Serbisë i ka dhënë 15 sekonda të largohet nga Prishtina”, shtoi Lluka.
Jahja Lluka së shpejti boton librin “Bllaca '99 – Përjetimet e të dëbuarve  me dhunë nga forcat serbe” - Telegrafi - Telegrafi

 Rasti tjetër që po ashtu është shumë prekës që një foshnje katërmuajshe ka vdekur në Spitalin e Shkupit, sipas Llukës, me përpjekje të mëdha të vullnetarëve shqiptarë është nxjerrë nga kampi i Bllacës. 
Përjetësisht në kujtesën shqiptare - Bllaca '99 - Telegrafi - Telegrafi

 “Foshnja kishte vdekur dhe vorrosur në Saraj.” 

 Ai tregoi se është dashur kohë që të punohet në këtë libër dhe të mblidhen informacione. 

Dëbimi i shqiptarëve me dhunë, 24 vjet nga eksodi i madh në Bllacë (Pamje)  - Gazeta Express

 “Një vit kemi punuar në këtë libër dhe ne na është dashur të gjejmë familjen e djalit, meqenëse na u tha se është nga Sllatina, unë dojsha me vërtetu krejt rrëfimin që mos të dalë diçka e pavërtetë në libër, pastaj shkuam në Saraj”. 
Plot 30 vite nga eksodi i madh i shqiptarëve - Shqiptaret per Shqiptaret

 Në Saraj ai tregoi që e kanë gjetur varrin dhe familja ishte nga Shkabaj, e rrëfimi i tyre kishte qenë njëjtë si i komandantit Daim Hysenit. 
Eksodi i Bllacës, golgota që as nuk harrohet, e as falet! As pas 25, e as  pas 250 viteve! - Agjencia Zhurnal.mk.

 “Në këtë libër janë të dokumentuara shumica e varrezave, shqiptarët nuk kanë ditur as ku po shkojnë e më së keqti kanë kaluar njerëzit e fshatrave të Kaçanikut, që kufirin e kanë kaluar nëpër fshatin Bllacë”, tregoi Lluka.

30 vite nga 2 korriku '90, aty ku eksodi i shqiptarëve i dha grushtin e  fundit komunizmit | Gazeta Shqip

Përgatiti "Floripress"


Presidenti slloven Borut Pahor në vend të Lajçakut? Kjo është deklarata që jep BE-ja

Bashkimi Evropian nuk ka konfirmuar nëse ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të jetë pasardhës i Miroslav Lajçakut në pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Një zëdhënës brenda Bashkimit Evropian, tha se po presin verën për të folur për diçka të tillë, atëherë kur edhe votohet nga shtetet anëtare. “Në fakt, aktualisht është i angazhuar një përfaqësues special, dhe ai është Miroslav Lajçak. Mandati i tij aktual vazhdon ende dhe pritet të ndryshojë në verë nga shtetet anëtare. Tani nuk duam të përfshihemi në spekulime se çfarë mund të ndodhë më pas”, u shpreh një zëdhënës nga BE-ja për reporterin closevolume_off Gazeta sllovene “Delo” ka raportuar të martën se Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë është duke ndihmuar në lobim me qëllim që Pahor të emërohet në pozitën e të dërguarit special të BE-së për dialogun. Sipas gazetës, është Pahor, ai i cili duhet të bëjë kërkesë personale në Shërbimin Evropian për Çështjet e Jashtme. Bashkimi Evropian ka hyrë në fazën e procesit zgjedhor, në të cilën marrin pjesë aktive edhe disa nga figurat kryesore të institucioneve të BE-së. Më 24 prill, Parlamenti Evropian do ta mbajë seancën e fundit plenare në këtë përbërje, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen nga 6 deri më 9 qershor. Dhe pas këtyre zgjedhjeve do të formohet edhe Parlamenti i ri, pastaj do të zgjidhet shefi apo shefja e Komisionit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe, po ashtu, edhe një varg krerësh tjerë institucionalë në BE. Lajçakut i përfundon mandati në muajin gusht. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog Mirosllav Lajçak tashmë është përzgjedhur të jetë ambasador i BE-së në Zvicër nga 1 shtatori i këtij viti. Para se të caktohet se kush do ta zëvendësojë Lajçakun, BE-ja duhet të vendosë se si e sheh atë proces dhe rolin e saj në të.

“Qëndruan bashkë deri pranë mesnatës”/ Vuçiç zbardh detaje të rëndësishme nga takimi me Macron: – Më shumë se dy orë biseduam për Kosovën

 Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Francë, saktësisht gjatë takimit që ka pasur me kreun e shtetit francez Emanuel Macron, ka biseduar në loidhje me Kosovën.

Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç ka thënë se me Macron ka pasur një takim më tepër se tre orë.

“Mbrëmë kam pasur një bisedë me presidentin Macron, kemi ngrënë darkë dhe më pas kemi qenë vetëm deri në orën 23:15. Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, sepse mundëm të diskutonim të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe të arrijmë disa marrëveshje konkrete”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Por, ai ka theksuar se më shumë se dy orë kanë biseduar vetëm për Kosovën, por përveç kësaj kanë biseduar edhe për Srebrenicën dhe Ukrainën.

Në këtë drejtim, Vuçiç pretendon se beson se kanë arritur të shpjegojnë qëndrimin e Serbisë. “Kemi pasur një bisedë edhe për Kosovën, nuk ka qenë një bisedë e thjeshtë, por i jam mirënjohës Macronit që na dëgjoi dhe mendoj se e kupton se për çfarë ramë dakord”, tha Vuçiç.

Veç këtyre, presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vizitën e presidentit të Francës në Serbi. “Pres vizitën e presidentit Macron në Serbi së shpejti, në muajt e ardhshëm”, tha ai.

Media serbe: Beogradi “ngrin marrëdhëniet me Gjermaninë dhe kërkon “shpëtim” te Franca. – Ja detajet nga vizita më e rëndësishme e Vuçiçit në 35 vitet e fundit, si po armatoset Serbia nga Parisi me avionë të fuqishëm luftarakë

 Në një moment të vështirë për Serbinë, presidenti Aleksandër Vuçiç duket se po kërkon “zgjidhje” për të përmirësuar imazhin e vendit apo edhe për të gjetur aleatë të rinj, për të luftuar betejat e veta gjeopolitike. Ndaj, kësaj here ai duket se po kërkon “shpëtim” tek Franca.

Presidenti Aleksandër Vuçiç do të jetë sot edhe nesër, për një vizitë zyrtare në Francë, ku me presidentin francez Emmanuel Macron do të diskutojë drejtimet strategjike për përmirësimin e bashkëpunimit me Francën. Vuçiç do të takohet me Macron dhe pas takimit, presidenti do të marrë pjesë në një darkë gala të organizuar nga Presidenti, për nder të tij në Pallatin Elysee.

Vuçiç gjatë vizitës do të ketë takime të veçanta me kryetarin e Senatit francez, Gerard Larchet dhe ministrin e Mbrojtjes, Sébastien Lecornu. Gjatë vizitës, presidenti i Serbisë do të marrë pjesë edhe në një takim me përfaqësues të shoqatës së biznesit francez Lëvizja e Sipërmarrësve Francezë, MEDEF International dhe përfaqësues të kompanive franceze të interesuara për të investuar në Serbi. Analistët presin që ky takim “të vulosë Francën si aleatin më të madh të Serbisë brenda Bashkimit Evropian”.

Çështjet në tryezë

Hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës, energjia bërthamore, bashkëpunimi në fushën e industrisë së përkushtuar, forcimi i bashkëpunimit në sektorin e TI-së, bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe ekologjisë, janë vetëm disa nga temat që do të diskutohen në takim.

Pritet të nënshkruhen kontrata me vlerë miliarda euro. Siç shkruan media serbe “Blic”, me francezët, serbët do të punojnë në robotikë, helikopterë “Erbas”, por edhe në fushën e arsimit, shëndetësisë. Në tavolinë do të jenë edhe temat politike. “Ata do të diskutojnë për rrugën evropiane të Serbisë, por edhe për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia deri në momentin e fundit do të mundohet ta pengojë Prishtinën që të ketë dy të tretat e shumicës”, shkruan “Blic”. “Shumë ishin skeptikë dhe qeshën me mua për këtë ide, por nëse nuk ka probleme sigurie, Serbia do të ketë një automjet taksi fluturues për Expo, për të treguar se si duket. Ne punojmë me dy kompani, njëra është franceze, njëra është ndoshta nga Austria”, tha Vuçiç, teksa foli për vizitën.

Blerja e avionëve

Në intervistën e tij, presidenti tha se ndër të tjera do të diskutojë me presidentin Emmanuel Macron për blerjen e 12 avionëve të rinj Rafale. Ai tha se shpreson që gjatë vizitës së tij, të nënshkruhet marrëveshja për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale, të rinj, jo të përdorur. “Kjo na bën, brenda kuadrit tonë, një fuqi të madhe. Rafale është një nga tre avionët më të mirë luftarak në botë”, pohoi Vuçiç. Ai bëri të ditur se në Paris do të nënshkruhen edhe kontratat për blerjen e disa pajisjeve më moderne ushtarake, pa dhënë detaje të tjera. Sr?an Barac nga Qendra për Stabilitet Social thotë se, Franca, si vendi i dytë në botë në eksportet e armëve, është shumë i rëndësishëm për momentin. “Në këto ditë kur të gjithë po armatosen, është e rëndësishme që Serbia të armatoset në përputhje me teorinë e parandalimit, në mënyrë që të mos i pengojë të gjithë ata që mund të kenë ambicie të bëjnë diçka në rajon kundër interesave të Serbisë”, tha Barac.

Zëvendësimi i Gjermanisë

Vizita në Francë, siç shkruajnë mediat serbe, do të jetë më e madhja në 35 vitet e fundit dhe ndaj është ngritur në nivelin e një takimi strategjik. “Deri tani kam bërë gati 20 biseda me presidentin Macron, mendoj 19 biseda. Kjo do të jetë më e rëndësishmja, do të jetë strategjike, mendoj se francezët janë përgatitur për të dhe ne po përgatitemi”, tha Vuçiç. Boshko Jakshiç, analist i politikës së jashtme, thekson për “Blic” se ky është një takim që duhet të vulos Francën si aleatin e ri më të madh të Serbisë brenda Bashkimit Evropian. “Meqenëse marrëdhëniet me Gjermaninë ngrinë, është Franca ajo që duhet ta marrë atë rol. Vuçiç e quan Macron mik, janë paralajmëruar investime të mëdha dhe në Perëndim çdo miqësi matet me para. Duhet të presim rritje të investimeve franceze në Serbi, por jo përparim sa i përket Kosovës”, vlerësoi Jakshiç.


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...