Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/12

KËSHTU U VRA AHMET KRASNIQI, PASI QË KISHTE TRANSFERUAR MILIONA MARKA TE UÇK-JA

  Shkruan :Flori Bruqi 

Ahmet Krasniqi (15 01. 1948 – 21 .09.1998) ishte  Kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) gjatë Luftës në Kosovë. 
Periskopi

Lindi më 15 .01. 1948 në fshatin Zhilivodë të Komunës së Vushtrrisë në Kosovë dhe u vra në tradhëti më 21 shtator 1998 në Tiranë, Shqipëri.

 Gjatë Luftërave të Jugosllavisë, ai luftoi në Luftën Kroate të Pavarësisë dhe në Luftën e Kosovës.

 Pas përfundimit të luftës në Kosovë, ai u shpall Hero i Kosovës. 

Të gjitha lajmet nga Ahmet Krasniqi - Telegrafi

                     Shefi i SHIK-ut shqiptar e di kush e vrau Kolonelin .....

Njihet si "Ministri i Luftës" për nder të veprës së tij patriotike. 


Kolonel Ahmet Krasniqi është lindur dhe rritur në gjirin e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda. 



Shkollën Fillore katër vitet e para i kreu në fshatin e lindjes, pastaj e vazhdoi shkollimin deri ne klasën e tetë ne Hade ku banoj tek dajtë, lagjia Avdijaj (Grajqevcët) ndërsa Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë (1964–1969), ku banoj tek mbesa Elife Grajqevci, pasi që mundësitë e udhëtimit nga vendlindja në atë kohë ishin të pamundura. 

Ahmet Krasniqi që u vra gjatë luftës piu kafen e fundit me Xhavit  Halitin?Sinjali

Ahmet Krasniqi që u vra gjatë luftës piu kafen e fundit me Xhavit Halitin?


Gjatë kësaj kohe dallohet për veprimtarinë e tij patriotike, si bashkëpunëtor i afërt i patriotit të devotshëm, Metush Krasniqi dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore të vitit 1968 në Prishtinë. 

 Pas kryerjes së shkollës së mesme Ahmet Krasniqi arrin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore në Beograd, ku dallohet si njëri nga kadetët më të aftë dhe arrin të diplomojë me sukses të lartë, në afatin rekord (1969–1973).


 Oficeri i ri shqiptar nuk kënaqet me kaq dhe i vazhdon studimet në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues, që e kryen me sukses të plotë (1981–1983).

 Pas kësaj e fillon karrierën ushtarake në Zagreb, e pastaj caktohet komandant në Garnizonin e Gospiqit, ku e zë lufta kroato–serbe. 


Si njohës i mirë i historisë, i realitetit të kohës, i përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të federatës jugosllave, eksperti ushtarak, Kolonel Ahmet Krasniqi, i kishte plotësisht të qarta qëllimet e luftës së nxitur nga hegjemonizmi serbo-sllav, prandaj, në rastin e parë që i krijohet mundësia e ikjes, dezerton nga radhët e ushtrisë jugosllave dhe bashkohet në anën e ushtrisë kroate, të cilës i bën shërbime të larta e shumë të dobishme, çfarë nuk kishin mundur t’ia bënin as institucionet ushtarake kroate.

Lame: Ahmet Krasniqi ishte profesionist, me datë 30 do të takoheshim, me 21  e vranë - Epilogu

Gjeneral Kudusi Lame: Ahmet Krasniqi ishte profesionist, me datë 30 do të takoheshim, me 21 e vranë -



 Mirëpo, puna dhe mundi i tij i jashtëzakonshëm, jo vetëm që nuk i vlerësohen, por përçmohen dhe përbuzen deri në denigrim të plotë nga ana kroate, që pasi kryen punën e vet, ia kthen shpinën dhe e le në pamëshirën e armiqve serbë, të cilët e hetojnë aktivitetin pro-kroat të Kolonelit Krasniqi, prandaj e burgosin, me akuzën për "Rrënimin e fuqisë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të RSFJ-së!". 


 Pas hetimeve të para në burgun e Rijekës, Koloneli Krasniqi ekstradohet në Beograd. 

Bie në gojën e ujkut, dhe kur gjithçka duket se po i afrohej përfundimit, në rrëmujën e luftës serbe kundër Kroacisë, Kolonelin e nxjerrin nga burgu dhe e dërgojnë në frontin e luftës, ku i punon fati: arrin të ikë dhe përkohësisht strehohet në Kosovë, pastaj kalon në Maqedoni, në Shqipëri dhe nga Shqipëria prap kthehet në Kroaci.


 Pushteti i presidentit kroat Franjo Tuxhmanit dhe individë të lartë ushtarak, edhe pse e dinin kontributin e Ahmet Krasniqit në luftën kroate, kthimin e tij nuk e mirëpresin, sepse e kishin vështirë që të ja pranonin meritat madhështore një oficeri shqiptar, prandaj e lënë nën hije, si një qytetar të rëndomtë, i cili duhet të luftojë për kafshatën e bukës, të cilën e fiton si punëtor fizik. 

 Në këtë kohë, Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës.

 I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

 Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhëtie) e qëllon me armë fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 .09. 1998, në Tiranë të Shqipërisë. 

 Ishte ky një atentat i kurdisur tradhëtie, që e indinjoi opinionin e gjerë liridashës shqiptar, i cili, tek Kolonel Ahmet Krasniqi kishte mbështetur shpresën e luftës çlirimtare dhe çlirimin definitiv të Kosovës. 

Pjesëmarrja tepër masive e njerëzve në ceremonialin e përcjelljes mortore, që iu organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin dëshmi e dashurisë dhe adhurimit të figurës madhore të Ahmet Krasniqit, ushtarakut dhe luftëtarit të devotshëm atdhetar, oficerit me përgaditjet më të larta shkollore dhe ekspertit të dëshmuar për aftësi të jashtëzakonshme në artin luftarak, që spontanisht dhe pa asnjë dilemë ia ofruan zgjedhjen Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, në të cilat detyra u vra me atentat, për t’u përjetësuar në dhembjen krenare duke zënë vendin e nderit në panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar. 

 Kolonel Ahmet Krasniqi është autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale.

 Gjithashtu, ka lënë të pabotuara edhe disa dorëshkrime dhe një ditar, që janë interesante dhe me interes. 

Nga shënimet e tij shihet se ka qenë një lexues i pasionuar i krijimtarisë letrare, ka shkruar vjersha dhe ka qenë adhurues shumë i madh i pikturës.

 Nga shokët dhe miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, mësohet se ka qenë një njeri tepër i veçant, me virtyte të larta njerëzore, humanist, trim i vendosur, guximtar e besnik, optimist dhe modest, një patriot i pastër, besimtar i madh në forcën e popullit të tij. 

Ahmet Krasniqi la pas dy fëmijët e tij djalin Florentin dhe vajzën Teutën.

****************


Kështu u vra Ahmet Krasniqi, pasi që kishte transferuar miliona marka te UÇK-ja

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.

Është ky një dokumentar që do të gërmojë thellë mbi milionat që Fondi “3%” i LDK-së dha për UÇK-në e Shtabit të Përgjithshëm, shtab ky kryesisht i përbërë nga LPK-istë që sot e drejtojnë PDK-në.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin

Në fillim të këtij dokumentari sillet edhe një herë në vëmendjen e publiku vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit. 


Sa muaj pasi që ai transferoi miliona marka te UÇK-ja u vra Krasniqi?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autorë Visar Duriqi dhe Vehbi Kajtazin do të bëhen publike dokumente të papara më herët. Flasin ata që akuzojnë për keqpërdorime, por rrëfehen edhe njerëzit kyç të UÇK-së. Ata që i pranuan milionat.

Sa miliona marka ia dha fondi i Qeverisë së Bujar Bukoshit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sa nga këto para i ka marrë Xhavit Haliti?

Cili nga komandantët i mori 5 milionë marka?

Cilët nga komandantët e zonave morën nga 3 milionë marka?

Ku janë shpenzuar paratë që u mblodhën për luftën?

Përgjigjet në këto pyetje dje shumë të tjera mësohen në dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi.

2024/04/11

Lufta mes USA-së Evropës dhe Rusisë “tek dera”

Prof.Dr.Flori Bruqi - Një dritare e re



Nga Flori Bruqi


 Më shumë municion, më shumë prodhim armësh, më shumë investime dhe koordinim në aftësitë mbrojtëse. Evropa po shkon drejt luftës luftës. Shtetet anëtare të BE-së po rrisin shpenzimet e tyre në mbrojtje dhe Bashkimi Evropian, një projekt që synon ruajtjen e paqes pa një komponent ushtarak, tani po shndërrohet katërcipërisht në një model me fokus të fortë në mbrojtje, pasi synon të mbrohet nga kërcënimet e jashtme në kohë të trazuara. Rruga e kësaj metamorfoze shënohet nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e tretë. Trupat e Kievit po luftojnë për shkak të mungesës së municioneve dhe paralizës së ndihmës amerikane, Kremlini po tregohet më elastik se sa pritej, Kina është gjithnjë e më e sigurt dhe ka shqetësime në rritje se çfarë do të ndodhë me mbështetjen e SHBA-së nëse Donald Trump kthehet në Bardhë ose nëse Uashingtoni i përqendron përpjekjet e tij në një fushë tjetër të interesit: gjigantin aziatik. Kontinenti i Vjetër e ka njohur pozicionin e tij të brishtë dhe mungesën e mjeteve nëse do të lindte një konflikt tjetër.

Alarm në BE

Mesazhi më i përsëritur është se Perëndimi po shkon drejt luftës me Rusinë. Tani po i bashkohen edhe politikanët kësaj rryme. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në këtë pikë. Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë jehonë kohët e fundit. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz është “i frikësuar” nga provokimi i Rusisë. Dhe Evropa është e papërgatitur ushtarakisht. I fundit në listë është kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.  “Europa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme, pasi një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës nuk është më një fantazi, ka paralajmëruar ai së fundmi.  “Për të frenuar armikun duhet të kemi mjetet për ta bërë këtë”, nënvizoi Borrell teksa iu referuar Rusisë si kërcënimi më i madh për kontinentin, që pas nisjes së konfliktit në Ukrainë. “Rusia kërcënon Europën, si përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së. Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha Borrell. Është hera e parë që ish-ministri i Jashtëm spanjoll ka paraqitur kërcënimin rus në mënyrë kaq të qartë.

Dokumenti sekret

Media italiane “Il Foglio”shkruan për një dokument sekret “të përbërë nga tre kolona. E para rendit numrin e ushtarëve që shërbejnë aktualisht në çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian. Kolona e dytë rendit numrin e rezervave ushtarake, të cilat mund të përdoren nëse është e nevojshme. Kolona e tretë tregon numrat në lidhje me forcat e përgjithshme ushtarake që çdo vend duhet të ketë në dispozicion në rast se Evropa thirrej për të mbështetur një përpjekje lufte”. Gjithsej janë 1.368.510 ushtarë në detyrë aktive, 1.277.980 rezervistë. Duke bërë një shumë të shpejtë, arrijmë në forcën e përgjithshme ushtarake që mund të përdoret në rast konflikti: 2,646,440 ushtarë. Një shifër larg nga 3,154,000, përfshirë edhe 3,708,000 paraushtarakë në Rusi.  Dhe gazeta e drejtuar nga Claudio Cerasa e analizon situatën në dritën e dokumentit sekret si më poshtë: “Vendet evropiane, me disa përjashtime, kanë zgjedhur të nënvlerësojnë alarmin e lëshuar nga NATO në lidhje me mundësinë se kërcënimi ligji rus mund të shtrihet me kalimin e kohës edhe në vende të tjera përveç Ukrainës. nuk ndodh. Por nëse ndodh, po sikur të mos jemi gati?”.

Lufta “tek dera”

Pra, a ka kohë për të vepruar, apo Evropa tashmë ka “ecur në gjumë” në një pikë pa kthim ku një luftë më e gjerë është e pashmangshme?Megjithëse lufta mund të duket e pashmangshme, një fillim i shpejtë dhe një vendosmëri e vendosur në riarmatim do të dërgonte një sinjal të fortë për kundërshtarët e mundshëm. Do të kërkojë gjithashtu një mirëkuptim midis qeverive me Berlinin dhe Parisin në thelb, me vendet e tjera që do të bashkohen. Deri më tani, rreziku më i madh është se një agresor i mundshëm beson, jo pa arsye, se disa kombe evropiane jo vetëm që nuk janë në gjendje, por edhe nuk dëshirojnë të mbrohen.

63 vjet më parë ndahej nga jeta, në mërgim Mbreti i Shqiptarve, Ahmet Zogu

 Mbreti i Shqiptarve Ahmet Zogu vdiq në Paris më 9 prill të vitit 1961. Ai lindi më 8 tetor në fshatin Burgajet të Matit. Në vitet 1903-1912 mësoi në një shkollë ushtarake në Stamboll e pastaj në Austri.

Pas Shpalljes së Pavarësisë u angazhua në Lëvizjen Kombëtare e politike të vendit. Ishte ndër nismëtarët e thirrjes së Kongresit të Lushnjës, ku mori pjesë aktive dhe u zgjodh ministër i Brendshëm e më pas kryeministër (02.12.1922-25.02.1924).

Muzeu Historik Kombëtar kujton se, në vitet 1925-1928, me shpalljen e Shqipërisë Republikë, Ahmet Zogu u zgjodh president i saj. Në vitin 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Mbret të Shqiptarëve dhe sanksionoi formën monarkike të shtetit.

Në qeverisjen e vendit, Ahmet Zogu zbatoi një varg reformash në fushën sociale, kulturore e arsimore, nga të cilat më të rëndësishmet ishin ato në fushën e legjislacionit, si Kodi Penal (1927), Kodi Civil (1929) dhe Kodi Tregtar, i hartuar sipas modeleve të vendeve perëndimore.

Pas sulmit të Italisë fashiste kundër Shqipërisë, Ahmet Zogu bashkë me familjen e tij u largua nga Shqipëria. Ai jetoi si emigrant në disa vende, si Turqi, Angli, Egjipt dhe përfundimisht në Francë.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, ka paralajmëruar se lufta në Evropë është në horizont.


“Evropa duhet të përgatitet për një luftë të mundshme. Një konflikt në shkallë të plotë në kontinentin përtej Ukrainës, nuk është më një fantazi”, ka paralajmëruar kryediplomati i BE-së.

Ai ka shtuar se Rusia kërcënon Evropën përmes luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë ashtu edhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së.

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh. Një luftë me intensitet të lartë, konvencionale në Evropë nuk është më një fantazi”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi se Unioni ka nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar, i krahasueshëm ky me atë që u krijua gjatë krizës financiare në eurozonë.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...