Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/17

Zbulohet vrima e dytë e zezë më e madhja në Rrugën e Qumështit

 


Astronomët kanë zbuluar një vrimë të zezë me një masë rreth 33 herë më të madhe se ajo e Diellit, më e madhja që gjendet në galaktikën tonë të njohur si “Rruga e Qumështit”. Një vrimë tjetër e zezë, supermasive, gjendet në qendër të galaktikës sonë.

Vrima e zezë e sapo identifikuar ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka, relativisht afër në aspektin kozmik, në konstelacionin Aquila dhe ka një yll shoqërues që rrotullohet rreth saj, thanë studiuesit të martën. Një vit dritë është distanca që përshkon drita gjatë një viti, rreth 9.5 trilion km.

Vrimat e zeza janë pjesë e hapësirës në univers ku graviteti është aq i fuqishëm sa edhe drita nuk mund të shpëtojë, çka e bën të vështirë zbulimin e tyre. Kjo vrimë e zezë u identifikua përmes vëzhgimeve të bëra nga misioni Gaia i Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pasi shkaktoi lëkundjen e yllit që e shoqëron atë. Misioni Gaia po harton një regjistër madhore.

Për verifikimin e masës së vrimës së zezë u përdorën të dhëna nga teleskopi shumë i madh i Observatorit Evropian Jugor me bazë në Kili dhe observatorë të tjerë tokësorë.

“Kjo vrimë e zezë nuk është vetëm shumë masive, por edhe shumë e veçantë në shumë aspekte. Në të vërtetë është diçka që kurr nuk e prisnim ta zbulonim”, thotë Pasquale Panuzzo, inxhinier kërkimor në agjencinë franceze të hulumtimeve CNRS, që punon në Observatorin e Parisit. Ai është autori kryesor i studimit të botuar në revistën “Astronomy & Astrophysics”.

Një nga veçoritë është se vrima e zezë, e quajtur Gaia BH3, dhe ylli i saj shoqërues po udhëtojnë brenda galaktikës në drejtim të kundërt të mënyrës se si yjet sillen zakonisht në orbitat e tyre në Rrugën e Qumështit.

Gaia BH3 ndoshta u formua pas shpërbërjes së një ylli që ishte rreth 40 herë më masiv se dielli, thanë studiuesit. Vrimat e zeza që formohen nga shpërbërja e një ylli të vetëm quhen vrima të zeza yjore. Gaia BH3 është vrima e zezë yjore më e madhe që njihet deri tani, sipas astronomit dhe bashkautorit të studimit Tsevi Mazeh nga Universiteti i Tel Avivit në Izrael.

Kur ylli në fjalë shpërtheu në fund të jetëgjatësisë së tij, fenomen që njihet si supernova, një pjesë e materialeve përbërëse u përhapën në hapësirë, ndërsa pjesa e mbetur shpërtheu dhunshëm duke krijuar vrimën e zezë. Universi mendohet se ka një moshë prej 13.7 miliardë vitesh.

Ylli shoqërues i vrimës së zezë, Gaia BH3, është po aq i vjetër sa ylli tjetër që shpërtheu dhe është rreth 76% e masës së diellit dhe pak më i ftohtë, por ka një ndriçim rreth 10 herë më të lartë.

Ylli rrotullohet rreth vrimës së zezë në një orbitë eliptike në një distancë rreth 4.5 herë të madhe se ajo midis Tokës dhe Diellit, matje që quhet si njësi astronomike, shkurtimisht AU dhe 29AU. Për krahasim, Jupiteri rrotullohet rreth pesë AU nga dielli dhe Neptuni rreth 30 AU.

“Zbulimi befasues për mua ishte fakti se përbërja kimike e këtij ylli shoqërues nuk tregon asgjë të veçantë, kështu që nuk u ndikua nga shpërthimi i supernovës së vrimës së zezë”, tha astronomia dhe bashkëautorja e studimit Elisabetta Caffau, e cila punon me Observatorin e Parisit.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa të mëdha mund të jenë vrimat e zeza yjore. “Masa maksimale e një vrime të zezë yjore është çështje e debatit aktiv shkencor”, tha shkencëtari Panuzzo.






Kërcënimet dhe fyerjet e Metës ndaj kreut të SPAK, reagon BE: Sulmet apo intimidimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk kanë vend në demokraci


Bashkimi Europian ka reaguar për akuzat që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë së fundmi ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Në reagimin e bërë në rrjetin social “X”, BE thekson se sulmet ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve, nuk kanë vend në demokraci. Gjithashtu, Bashkimi Europian mbështet deklaratën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke i cilësuar sit ë papranueshme akuzat e bëra ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Reagimi i plotë i BE:

Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK.

BE qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

El Nino ka përfunduar! Shkencëtarët të shqetësuar për të ardhmen: Ajo çfarë do ndodhë… Priten stuhi dhe uragane

 


Ngjarja e fuqishme e motit El Niño, e cila së bashku me ndryshimet klimatike ka ndihmuar në shtyrjen e temperaturave globale në nivele të reja, ka përfunduar, thonë shkencëtarët.

Byroja Australiane e Meteorologjisë thotë se Oqeani Paqësor është “ftohur ndjeshëm” javën e kaluar. Ky episod i natyrshëm që filloi qershorin e kaluar solli ujëra më të ngrohta në sipërfaqen e Paqësorit, duke shtuar nxehtësi shtesë në atmosferë.

Por ajo që do të ndodhë më pas është e pasigurt, thonë studiuesit. Një varg rekordesh të fundit mujore globale të temperaturave të larta ka bërë që disa shkencëtarë të frikësohen se bota mund të jetë duke u kthyer në një fazë të re të ndryshimit edhe më të shpejtë të klimës.

Shkencëtarët thonë se muajt pas përfundimit të El Niño do të japin një tregues të fortë nëse temperaturat e larta të fundit janë për shkak të ndryshimeve të përshpejtuara klimatike apo jo.

Çdo disa vjet, fillimi i El Niño sjell ndryshime dramatike të motit në shumë pjesë të botës. Rritja e ujit të ngrohtë që del në sipërfaqe në brigjet e Perusë në Amerikën e Jugut është e lidhur me thatësirat dhe përmbytjet në pjesë të ndryshme të botës. Emri i plotë i modelit është El Niño-Southern Oscillation ose ENSO.

Ai karakterizohet nga tre faza të ndryshme, El Niño i nxehtë, kushte neutrale ose një periudhë më e ftohtë e quajtur La Niña.

Ky El Niño aktual u shpall qershorin e kaluar dhe arriti kulmin në dhjetor. Uji më i ngrohtë që rezulton në Paqësor ka ndihmuar në shtyrjen e temperaturave mesatare globale në nivele të larta, me muajin mars që ka bërë dhjetë muaj rresht për të thyer rekordin për atë periudhë.

Por tani, ndoshta më shpejt se sa pritej, El Niño është zhdukur. Pyetja kritike është se çfarë ndodh më pas dhe për këtë shkencëtarët janë të ndarë. Studiuesit amerikanë kohët e fundit thanë se kishte 60% mundësi që një La Niña të zhvillohej midis qershorit-gushtit dhe një shans 85% që kjo të ndodhte deri në vjeshtë.

Por Byroja Australiane thotë se deklarata të tilla të trajtohen me kujdes. Ata presin që kushtet neutrale të zgjasin të paktën deri në korrik. Ata tregojnë për gjendjen aktuale të nxehtë të oqeaneve globale që ata besojnë se po ndikon në ENSO.

“Meqenëse kushtet aktuale globale të oqeanit nuk janë vëzhguar më parë, konkluzionet se si mund të zhvillohet ENSO në vitin 2024 që bazohen në ngjarjet e së kaluarës mund të mos jenë të besueshme,” thanë ata në një deklaratë.

Nëse formohet një La Niña ka vërtet rëndësi, thonë studiuesit. Mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në stuhitë dhe uraganet, me disa ekspertë që parashikojnë se nëse La Niña arrin, do të paralajmëronte një sezon shumë aktiv uraganesh në Atlantik.

Efekti ftohës i La Niña-s gjithashtu mund të ngadalësojë pak shpejtësinë e ngrohjes globale. Kjo mund të tregojë se temperaturat rekord të përjetuara gjatë vitit të kaluar ishin diçka si një mister dhe jo dëshmi se bota ka kaluar në një fazë më të shpejtë të ngrohjes.


Von Cramon , raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian,thirrje Beogradit: – Ndaloni së turpëruari veten!



Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka reaguar në lidhje me bllokimin e autobusëve nga Serbia në kufirin me Kroacinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Von Cramon shtoi se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe duhet të lejojë menjëherë kalimin e qytetarëve që kanë pasaportën e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe t’i lërë qytetarët që posedojnë letërnjoftimin/pasaportën e Kosovës të kalojnë menjëherë kufirin! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar Cramon “X”.

Një hap i tillë nga Serbia vjen pasi ditën e djeshme në Asamblenë e Këshillit të Europës u votua pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Vota e deputetëve të Giorgia Melonit kundër Kosovës në KiE.

 

Vota e deputetëve të 



Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk priste që deputetë të Partisë së kryeministres së Italisë, Giorgia Melonit, të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Parlamentare.

Komentet Basha i bëri në një intervistë televizive, ku tha se vota kundër e Fratelli D’Italia ishte një surprizë, por shtoi se deputetë të partive të tjera italiane bënë gjënë e duhur, duke votuar pro Kosovës.

Ai tha se duhet të vijojë puna edhe në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në maj, që të “vuloset” anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Te surprizat e pakëndshme disa prej kolegëve të Fratelli D’Italia (partia e Melonit) kishin marrë një drejtim, por nuk prismin që ata të ishin aq aktiv dhe të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Falë bashkëpunimit të susksesshëm me faktorët e tjerë të Itanisë, që bashkuan votën për Kosovën në KiE.

Edhe Partia Popullore Europiane bëri punën e vetë. Kemi një parathënie të gjërave që na presin në Komitetin e Ministrave, që mendoj se aparati politik i Kosovës di ti lexojë mirë, për atë që e pret në vendimmarrjen finale atje. Përpjekja për t’i diskutuar të gjitha në të gjitha forumet, nuk është e frytshme”, tha Basha.




Ku e ka vëllanë sijamez -Vuçiçin, Edvin Kristaç Rama ?

 

Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi që nga mesnata ka bërë të ditur Zyra e Kosovës në Serbi.

Pamjet e shpërndara tregojnë autobusët me targa të Kosovës në resht të cilat, ndodhen jashtë kufirit të Serbisë dhe nuk i lejojnë të lëvizin. Sipas një qytetari të Kosovës, kanë 12 orë që presin dhe brenda autobusëve ka fëmijë e familjarë, të cilët kërkojnë ndihmë, pasi nuk po e përballojnë dot këtë lodhje.

“Ndodhemi në doganën e Serbisë, sapo kemi kaluar doganën e Serbisë por është dhënë urdhër që autobusët e Kosovës të mos kalojnë. Këtu janë autobusët plot me pasagjerë. I lutemi shtetit shqiptar të na ndihmojë sepse ka 12 orë që ne presim në doganë. Ju lutem, ka kalamaj, ka familje, kemi probleme. Shikoni autobusët, 12 orë që presim, ju lutem na ndihmoni, na kanë bllokuar këtu dhe nuk kalojmë dot. Shikoji njerëzit dhe autobusët. Ka njerëz që në 8 të mëngjesit ditën e djeshme që nuk udhëtojnë dot. Nuk e di se çfarë problemi është. Autobusët janë me kalamaj dhe njerëz. Autobusët me targa të tjera kalojnë, kurse autobusët me targat e Kosovës nuk kalojnë dot”, shprehet një qytetar.

Ku e kijë skizofren vëllanë sijmezë-Aleksandër   Vuçiqin-Edvin Kristaç Rama ? 

2024/04/16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare, ku kërkesa për anëtarësimin më Këshillin e Europës mori një ‘po’.

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.Begaj u shpreh se e përshëndet vendimin e sotëm dhe falënderon të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

 Bajram Begaj:

Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.

Albin Kurti : 

Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.

Nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve!


Sali Berisha : 

Të dashur qytetare dhe qytetarë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare dhe misionare të shpresës, dinjitetit, lirisë së individit dhe shoqërisë shqiptare.

Ju përshëndes me shumë mirënjohje, me shumë nderim, ju dhe oratorët tuaj.
Por sonte dua të përshëndes në emër tuaj dhe të PD, një ngjarje historike për Kosovën dhe kombin.
Sot, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi me mbi dy të tretat e të pranishmëve për Kosovën anëtare të Këshillit të Europës.
Për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Të dashur miq, kjo është një arritje historike, është realizimi i një ëndrre fisnike të madhe të presidentit Ibrahim Rugova.
Realizimi i një ëndrre të mijëra e mijëra vajzave dhe djemve të Kosovës që ranë për t’u bërë të pavdekshëm për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe evropiane.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...