Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/23

Baca Adem hyri në thellësinë e legjendave të përjetësisë

 



(Çaste në ditën e varrimit të Simbolit të Rezistencës Kombët, Bacë Adem Demaçi)

Mesditë. Kompleksi i Varrezave, në Velani. Që në mëngjes ka filluar dyndja e liridashësve drejt Prishtinës, pastaj drejt vendit ku do të varroset, trupi i Bacë Adem Demaçit, i cili më 26 gusht u nda nga jeta.

Ceremonia e varrimit ka filluara qysh në orën nëntë në Qendër të Prishtinës.

Qysh para  mesditës, grupe të shumta vërshojnë drejt vendit ku në orën 12.00 do të kryhet ceremonia zyrtare, shtetërore,  e varrimit të Bacës së Madh, Adem Demaçit.

Unë së bashku me Xhemajl Pllanën, shok i studimeve i Bacë Adem Demaçit, i cili qysh në orën 9.00 erdhi nga Vushtrria në Radion-Kosova e Lirë me qëllim për të shkuar së bashku në varrim, pastaj me djalin tim, Zamirin, nisemi për në Kompleksin e Dëshmorëve, në lagjen Velania. Rrugës Xhemajli, tashmë në moshë 85-vjeçare më thotë:

– Ahmet, e kam vështirë ta shoh të vdekur Demaçin, duke menduar se do të ketë parakalim para arkivolit. I tregoj se homazhet janë kryer dje dhe sot ka mbetur vetëm ceremonia e varrimit.

– Mirë atëherë, nuk jam mësuar ta shohë shtrirë atë burrë, nuk e përballoj, thotë dhe mezi i ndalon lotët…

Afrohemi afër vendit, ku Bacë Adem Demaçi do të prehet në përjetësi, por një pjesë e atyre që kanë ardhur më herët për të marrë pjesë në varrim, kanë krijuar radhë të pa depërtueshme.

Dielli është në zenit dhe shpërndanë rreze mjaft të nxehta, jo lehtë të përballueshme.

Pas pak, aty ku kishin vendosur të qëndronim këmbë në fushën e gjelbëruar, në maje të Prishtinës, mes mijëra pjesëmarrësve në varrim, u takuam me  Salih Lajçin, nga Rugova, i burgosur politik, komandant i një Brigade të UÇK-së, vëlla i dëshmorit, Selman Lajçi. Ai kishte ardhur  me disa anëtarë të familjes.

Përshëndetemi dhe ngushëllojmë njëri-tjetrin për ndarjen nga jeta të Bacës. Pas pak përshëndetemi edhe me  Shefin e Shtabit të UÇK-së, gjatë luftës, komandant Agim Çekun i cili me disa veta depërton në vendin e rezervuar për zyrtarët. Ndërkohë, na bashkohet, Fetah Berisha. Ai përnjëherë shpalos një ombrellë nën të cilën fusim kokat. Fetahu është veteran i arsimit, po ashtu luftëtar i lirisë. Pastaj me disa shokë vjen  edhe Sheqir Zeneli, shok imi i studimeve dhe i burgut. Përshëndetemi me të dhe me shumë të tjerë të cilët kanë ardhur për të marrë pjesë në varrim.

Edhe Shyqri Gjinolli, i burgosur politik na heton nga larg dhe vjen për të na përshendetur dhe për të na ngushëlluar.

Në grupe nga gjashtë, tetë, dhjetë veta qëndrojnë të gjithë, qindra syresh në tërë fushën e gjelbëruar, duke shkëmbyer përshëndetje dhe ngushëllime,  në pritje të varrimit. Derisa po bisedonim na bashkohet, Lutfi Maqedonci, edhe ai ish i burgosur politik, nxënës imi në Akademinë Pedagogjike, vitin 1981,  me të cilin jemi dënuar me burg në mesin  e 24 të arrestuarve, në shkurt të vitit 1983. Me Lutfiun ndodhet edhe djali i tij.  Përshëndetemi ngrykas,  meqë ka kohë që nuk jemi parë. Të gjithë evokojmë kujtime, të gjithë jemi nxënësit dhe pasuesit e rrugës së Bacit Adem dhe sot po e varrosim më të dashurin, më të respektuarin, ndër më të paepurit për çlirim nga robëria,  që e ka dhënë Atdheu në kohën tonë.

Malli e pikëllimi janë ngurtësuar në atmosferën e mobilizimit, nuk ka vaje e ofshamë, sepse trimat nuk vajtohen, ata këndohen, përkujtohen dhe mbesin kurdoherë në zemër e në mendje. Pastaj na përshëndet, Bedri Halimi, një veprimtar i njohur, po ashtu i burgosur. Një ish-nxënës nga Gllareva njeh nga larg profesor Xhemajl Pllanën dhe e merr ngrykë, Po shiheshin pas më shumë se 3o vitesh…

Krejt këta bashkëvuajtës e qytetarë liridashës frekuentojnë vetëm në tri katër metra katrorë ku po qëndrojmë. Vendi ka mijëra metra katrorë.

Pak më tutje shoh bijën time, Arbanë Qeriqi-Gashi, djalin tim Epirin dhe Fatmir Graiçevcin.  Disa grupe Ppresin në radhë për ta vendosur kurora në shenj nderimi e mos-harrimi.

E marr me mend se sot, këtu në varrim, janë të pranishëm mijëra ish  të burgosur, pasuesit e rrugës së Bacës, bashkëveprimtarët e tij, bashkëluftëtarët e UÇK-së, sepse Baca për gjashtëdhjetë vjet të jetës së  vrullshme atdhetare  kishte  ofruar bashkëmendimtarë nga të gjitha trojet e robëruara të Shqipërisë dhe qysh moti jemi bërë një armatë, armatë e cila filloi me Adem Demaçin  e më në fund me ndihmën e popullatës liridashëse i solli lirinë atdheut, një armatë e luftëtarëve të përjetshëm, në krye me legjendarin, Adem Jasharin, të cilët nga lufta vijnë e në luftëra shkojnë…

Në orën 12,00 fillon ceremonia zyrtare e varrimit.

Prezantuesi i ceremonisë shpalos programin…

Përmes megafonit dëgjohet zëri i Selatin Novosellës, disa herë i burgosur, bashkëveprimtar i Bacë Adem Demaçit gjatë tërë jetës, njëri ndër njohësit më mirë dhe më të përkushtuar të jetës dhe veprës  së Bacës së Madh. Ai thotë: “dhembja jonë sot bacë, ka emrin e Kosovës për lirinë e së cilës flijove rininë, shëndetin, familjen, dhuntinë tënde krijuese. Dhembja e pakufi ka emrin e nënës, e cila të porositi të mos kujdesesh për të, por për nënën Shqipëri. Dhembja jonë Bacë sot mban emrin e atdheut tënd, Shqipërisë, të cilën e quaje Nëna Shqipëri. Baci ynë i mirë, ti më përpara zgjodhe lirinë në burg se sa burgun në liri të rrejshme. Baca Adem sot kur po ndahemi prej teje na ngushëllon vetëm një moment se patëm fatin të jetojmë në epokën tënde…” Fjalët e tij janë mobilizuese, të goditura, kuptimplote që burojnë nga zemra dhe i japin madhështi ceremonisë së varrimit.

Pastaj varrimi, shkrepja tri herë e armëve të Togës ceremoniale të varrimit në nderimin lamtumirës së Bacë Adem Demaçit…

Fillojmë të shpërndahemi, secili në rrugën e tij, me kujtimin që kurrë nuk do të shlyhet  nga kujtesa, kujtimi për Bacin e Madh të kohës së madhe të lirisë.

Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet…

Profesor Ahmet Qeriqi, studiuesi që ka ndriçuar dhe po ndriçon biografinë e atdhetarëve e liridashësve të trojeve etnike

 

Ahmet Qeriqi, studiuesi që ka ndriçuar dhe po ndriçon biografinë e  atdhetarëve e liridashësve të trojeve etnike – Dardania Press

                                                Prof.Ahmet Qeriqi 


   Janë të shumta shkrimet e studiuesit, Ahmet Qeriqit, që kanë afirmuar biografitë e personaliteteve të shquara të kombit por do të mjaftohemi për të folur për disa prej tyre.

Janë të shumta shkrimet e studiuesit, Ahmet Qeriqit, që kanë afirmuar biografitë e personaliteteve të shquara të kombit por do të mjaftohemi për të folur për disa prej tyre.

Gjatë viteve të ’90-ta të shekullit që lamë pas, ai merret me afirmimin e biografive të drejtuesve dhe pjesëtarëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, të njohur në popull si NDSH. Ishte ky një studim që kërkonte guxim sepse nëpër libra të historisë, në i thënçin histori asaj që tregohej në ato libra, ata paraqiteshin si armiq të popullit!!! Mënyra se si ka pasqyruar studiuesi, Ahmet Qeriqi biografitë e më meritorëve të kombit, gjuha e përdorur, mbarështimi i fakteve, të bënë të kesh admirim të jashtëzakonshëm për drejtuesit dhe pjesëtarët e Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare në njërën anë ndërsa në anën tjetër të bën të kesh revoltë për keqtrajtimin e tyre për gjysmë shekulli nga “historia” që prodhohej nëpër Komitetet e pushtetit Titist – Rakoviqist në Jugosllavi.

Ndriçimi i biografisë së plejadës së atdhetarëve të NDSH-së ndriçon edhe të vërtetën e errët të Jugosllavisë, në të cilin u vranë e u varrosën pa shenjë e pa nishane, qindra mijëra liridashës shqiptarë. Nga leximi i biografive të tyre, mësojmë se në kryeqendrën tonë – Prishtinën, u hap një varrezë masive buzë së cilës për vite me radhë, u pushkatuan e më pastaj në brendi të saj u varrosën patriot shembullorë,  që kishin dhenë gjithçka për komb e atdhe, pasurinë, djersën, familjen dhe jetën e tyre, të cilën u shuan plumbat e regjimit Titist – Rankoviçist, pas torturave dhe dhunës barbare të ushtruar ndaj tyre. Por jo vetëm kaq. Edhe më e dëshpëruese është fakti kur lexon proceset gjyqësore kundër tyre dhe emrat e prokurorëve e gjykatësve që morën vendimin kapital ndaj këtyre patriotëve e liridashësv: Dënim me vdekje – pushkatim! Shumica e këtyre shpirtshiturve që kanë hise në këtë dënim, janë shqipfolës. Iu themi shqipfolës sepse është absurde të quhen shqiptarë,  ata që vrasin liridashësit e popullit të vet, që gjithë jetën kanë luftuar për komb e atdhe, deri në pushkatim!

Mbase studiuesi shembullor, Ahmet Qeriqi, nëpërmjet ndriçimit të biografive të plejadës së atdhetarëve e nacionalistëve të NDSH-së, nëpërmjet gjuhës diplomatike, ka dhënë edhe një porosi tjetër – që duke afirmuar jetën dhe veprimtarinë e tyre të jashtëzakonshme, të na tregoi se si duhet luftuar për komb e atdhe, duke mos kursyer asgjë, as djersën, as gjakun, as familjen e as jetën, deri në rënien heroike dhe të ju tregojmë pushtuesve se ëndrra e drejtuesve dhe pjesëtarëve të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, Gjon Serreqit, Ajet Gërgurit, Kadri Bebes, Azem Jashanices, Osman Bunjakut, Sali Rexhës, Januz Bajçincës, Sadri Duhlës, e qindra e mijëra dëshmorëve të tjerë, as nuk është vrarë e as nuk është varrosur në varrezën masive në Tauk Bahçe në Prishtinë, por është ëndërr që ka ushqyer me ndjenja liridashëse e ka brumosur me atdhedashuri mijëra liridashës anekënd viseve të Shqipërisë etnike.

Studiuesi Ahmet Qeriqi, ka dhënë një kontribut të madh edhe në hedhjen dritë të personaliteteve të tjera të kombit, të cilët janë përvetësuar nga historia biografia serbe, sikur është rasti i Milush Kopilit i cili nga historia serbe është quajtur Millosh Kopiliq. Është libri “Millosh Kopili, serbe apo shqiptar” i studiuesit, Ahmet Qeriqi, që e grishë vëmendjen e studiueses Anna di Lellio, për t’u marr me këtë personalitet të jashtëzakonshëm të kohës së mesjetës, të përvetësuar nga historiografia serbe, në i thënçin histori!

Pas hulumtimeve intensive, edhe studiuesja Anna di Lellio arrin në të njëjtat rezultate që kishte arritur studiuesi, Ahmet Qeriqi se heroi i Betejës së Kosovës ( 15 qershor, 1939 ) është shqiptar e jo serb, sikur pretendonte historiografia serbe. Lirisht mund të themi se atë që nuk e bërë për ndriçimin e biografisë së Milush Kopilit, Akademia e Shkenca dhe Arteve të Kosovës e as Instituti i Historisë, e ka bër, studiuesi, Ahmet Qeriqi. Mbase ky studiues ka edhe një meritë – meritë që shpirti i krye heroit të Betejës së Kosovës, Milush Kopilit, të pushoi në qetësi pasi lufta e tij kundër pushtimit të trojeve të Arbërit, po vlerësohet edhe nga bashkëkombësit e tij, për lirinë e të cilëve ai luftoi deri në frymën e fundit! Ndërsa në anën tjetër, ndriçimi i biografisë së krye heroit të Betejës së Kosovës, Milush Kopilit, përgënjeshtroi pretendimet e historiografisë serbe sipas së cilës, sulltan Muratin në fushën e betejës e vrau serbi, Millosh Kopiliqi prandaj ata nuk mund të heqin dorë nga Kosova sepse është tokë e tyre, përndryshe përse krye heroi i tyre, Milosh Kopiliqi do ta jepte jetën!?

Por studiuesi, Ahmet Qeriqi, nuk është mjaftuar me kaq. Ai e ka bërë më të afirmuar në botën shqiptare edhe biografinë e një prej personaliteteve më ndikuese në Perandorinë Osmane dhe rrjedhat e saj, shqiptarin, Halil Arnauti apo Halil Patrona, i njohur në historiografinë turke por jo në atë shqiptare! Kryengritësi Halil Patrona ka frymëzuar për të shkruar për veprimtarinë e tij edhe shkrimtar ndërkombëtar me famë botërore, sikur është shkrimtari  më i madh i Hungarisë Jokai Mur (“ Trëndafilit i Bardhë”, “A fehér rózsa” (The White Rose), 1854 (in English: Halil the Pedlar – translated by R. Nisbet Bain, 1901). Por ja që për shkrimtarët, historianët e biografët tonë, i vogël është Halil Patrona për t’i kushtuar kohë e mund kokat e mëdha të historianëve, shkrimtarëve e biografëve tonë. Ahmet Qeriqi ka përthyer  për herë të parë në gjuhën  shqipe edhe dy romane të shkrimtarit të madh hungarez Jokai Mor, botuar  në vitin 1853 për Halil Patronën, i titulluar “Trëndafili i bardhë” dhe tjetrin për Ali Pashë Tepelenën, “Luani i Janinës”.

Por jo vetëm kaq. Studiuesi, Ahmet Qeriqi, pas përfundimit të luftës çlirimtare, duke pa prirjen tonë për të harruar e margjinalizuar veprimtarinë e më meritorëve të kombit, që ne sot frymojmë e flasim lirshëm, vazhdon edhe me një mision tjetër, mision për të cilin u zotuan edhe shumë të tjerë që do ta mbështesin realizimin e  tij por u tërhoqën një nga një (!) – atë për botimin e të gjitha biografive të dëshmorëve të kombit të tri luftërave të fundit çlirimtare të drejtuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Me shumë mund e sakrifica, dhe me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, studiuesi, Ahmet Qeriqi me anëtarët e Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së” ka nxjerrë në dritë 18 vëllime të edicionit “Feniksët e Lirisë”

Numri i vëllime  do të ishte edhe më i madh dhe me kohë do të përfundonte një nga projektet më fisnike e monumentale të pasluftës – ajo e jetëshkrimit të jetës dhe veprës atdhetare të Dëshmorëve të Kombit të rënë në tri luftërat e fundit çlirimtare  sikur drejtuesit e institucioneve tona të ishin të përgjegjshme e në nivel të detyrës por ja që ato as edhe njëherë të vetme nuk kanë treguar interesim meritor për këtë projekt. Jo për ta financuar këtë projekt por për të blerë këto libra dhe për t’i shpërndarë anekënd bibliotekave të Shqipërisë etnike dhe për ta bërë të pranishëm biografitë e Dëshmorëve të Kombit në Presidencë, Kryeministri, Ministri, zyra të kryetarëve të Komunave dhe në çdo shkollë.

Por ja që institucionet tona nuk kanë 10 euro për ta blerë një libër ku janë shkruar biografitë e dhjetëra dëshmorëve e nga këto 10 euro, të krijohej fondi për botimin e librave tjerë të radhës dhe të përmbyllej sa më parë ky projekt sa human e fisnik aq edhe kombëtar e patriotik por ja që kemi kryeministra e ministra, kryetar e krye kuvendar që shpenzojnë me qindra e mijëra euro për naftë, dreka e darka por jo edhe pakëz euro për libra për dëshmorë!!!

Por pavarësisht këtyre mosmirënjohësve të jetës dhe kontributit të atdhetarëve e liridashësve të kombit, studiuesi, Ahmet Qeriqi, vazhdon me një përkushtim të pashoq të merret me ndriçimin e jetës dhe veprës humaniste e fisnike të heronjve dhe dëshmorëve të Shqipërisë etnike. Kur kujton gjithë angazhimin e tij, para, gjatë e pas luftës çlirimtare, dhe kontributin e dhënë në fushën e arsimit kur bënte mësimdhënësin shembullor, kontributin e lëvizjeve ilegale duke marrë pjesë në protesta dhe duke frymëzuar kështu rininë liridashëse, angazhimin në luftën çlirimtare që në orët e para të saj, vazhdimin e angazhimit me elan edhe më të madh pas lufte duke ndriçuar dhe afirmuar jetën e heronjve dhe dëshmorëve të kombit dhe të personaliteteve të fushave të ndryshme, nuk ke se si të mos i urosh nga zemra edhe shumë vite jetë e suksese edhe më të mëdha sepse të gjithë jetën e tij e ka vë në shërbim të kombit e atdheut, lirisë e përparimit si dhe ndriçimit dhe afirmimit të jetës së heronjve dhe dëshmorëve të Shqipërisë etnike, fal djersës, gjakut dhe jetës së tyre, sot kush më shumë e kush më pak, kush me meritë e kush pa meritë, shijojmë frytet e lirisë dhe pavarësisë.

Fatmir Graiçevci

2024/04/22

Mashtruesit ndërkombëtarë Ursula von der Leyen dhe Eric Dupond Moreti ....





Nga Akademik Flori Bruqi,PHD 

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq është një nga kandidatët për Presidencën e Komisionit Evropian, organit më të rëndësishëm ekzekutiv të Bashkimit Evropian.

 Gazeta gjermane Bild i referohet një burimi të brendshëm brenda BE-së, duke qenë se ka gjithnjë e më shumë gjasa që Ursula Von der Leyen të mos merr mbështetje për një mandat tjetër. 

 Von der Leyen gjithashtu kërcënoi pozicionin e saj me dy raste të fundit që patën një ndikim negativ në publik. 

Së pari, doli informacioni se prokurorët evropianë kishin nisur një hetim për vepra të mundshme penale që lidhen me negociatat për furnizimin e vaksinës kundër koronavirusit midis Von der Leyen dhe kompanisë Pfizer.
Ursula von der Leyen : biographie et actualités - Challenges

                                        Ursula von der Leyen 



 Ai i referohej një shkëmbimi të supozuar të mesazheve me tekst midis Von der Leyen dhe shefit të Pfizer, Albert Bourla, përpara marrëveshjes më të madhe të vaksinës së BE-së në kulmin e pandemisë Covid-19, dhe çështja u quajt shpejt “Pfizergate. Një rast tjetër është përpjekja për të emëruar kolegun e tij partiak Markus Pieper si të dërguar të BE-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 

Megjithatë, pas kritikave dhe presioneve të shumta, Pieper hoqi dorë nga pozita. BILD shkruan se kjo është dëshmi se Von der Leyen ka kundërshtarë të fuqishëm, duke përfshirë ata brenda grupit të saj partiak, të thjeshtë evropianë.

 Dhe për pozicionin drejtues në Bruksel, ai duhet të kapërcejë një pengesë të trefishtë, fillimisht të fitojë zgjedhjet (350 milionë votues me të drejtë vote në 27 vende), pastaj të bindë krerët e shteteve dhe qeverive dhe në fund Parlamentin Evropian. 

Një gjë është e qartë, edhe nëse konservatorët fitojnë 180 vende më 9 qershor 2024, siç pritej, ata do të jenë larg shumicës në parlamentin prej 720 vendesh.
Von der Leyen bëri disa lëshime për Të Gjelbërit dhe Social Demokratët në 2019, dhe disa grupe të krahut të djathtë gjithashtu e mbështetën atë.

 Por nuk ka gjasa që kjo të ndodhë përsëri këtë vit. Të Gjelbrit janë të zhgënjyer nga politikat e pamjaftueshme të guximshme të klimës, liberalët i shohin ato si problemin kryesor të burokracisë së madhe dhe socialdemokratët janë të zemëruar që Ursula Von der Leyen mbështeti Izraelin në konfliktin në Gaza. 

Éric Dupond-Moretti: El abogado más famoso de Francia

                                          Éric Dupond-Moretti




 Një burim i brendshëm i BILD  nga BE thotë se ka dy alternativa të mundshme. 

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ai kroat Andrej Plenkoviq thuhet se shprehën interes.

 Përflitet edhe për kryetaren e Parlamentit të BE-së, Roberta Metsola, e cila nuk ka përvojë në qeveri, por ka shumë vetëbesim dhe ambicie.

Ish ministri francez i drejtësisë tash avokat në Paris,  Éric Dupond-Moretti, gjatë  Qeverisjës së presidentit Emanuel Macron  është i njohur për disa mashtrime financiare . 

 Vlenë thesuar se Ursula Von der Leyen, është një mashtruese e paskrupullt  e cila mirret edhe më mashtrime financiare të donacioneve ndërkombëtare.

Ajo së bashku më ish ministrin e drejtësië zotriun Eric Dupond Moreti , kanë mashtruar edhe autorin e këtyre rreshtave në vitin 2023.

 Eric Dupond Moreti është i njohur për opinionin francez për disa mashtrime financiare në Qeverinë e  presidentit Emanuel Macron.

Emanuel Macron  dhe Ursula Von der Leyen i kanë tjetërsuar gjatë majit 2023  ,  875.000 euro donacion i autorit të këtij artikulli që është dhuratë nga e ndjera   shtetase franceze  Maria Hertz që i kanë dislokuar  në xhirollogaritë e tyre gjëja për ndihma franceze   për   Ukrainë, për çka është njoftuar edhe  Interpoli francez si  dhe vetë presidenti i nderuar  zoti Emauel Macron  si ministria e financave -  Agnes Arcier @ dgfip.finaces.gouv.fr) dhe Brice Blondel, shef Kabineti i presidentit  francez Emanuel Macron . 
Documenti  është i protokolluar  në Palaltin Elise në Paris :   PDR/CP/BCP/BR/H042992, më datën 20 qershor 2023.

 
       




P/

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci, ka bërë me dije se moshat që kërkojnë më shumë trajtime në këtë klinikë janë 20-40 vjeç, zakonisht me ankth dhe depresion.


Më së shumti ka të moshës 12-13 vjeç që abuzojnë me substanca psiko-aktive dhe droga të ndryshme, tregon Kutllovci.Kutllovci thotë se është në rritje numri i personave që përdorin droga të ndryshme e që kërkojnë të trajtohen.

“Personat që më së shumti kërkojnë trajtim janë moshat 40-45 vjet, kjo determinohet edhe nga lloji i shërbimeve ose çrregullimeve psikike me të cilat ballafaqohen. Në çrregullimet neurotike ku bën pjesë, ankthi, depresioni, çrregullimi i personalitetit janë kryesisht mosha të reja 20-40 vjeç, ndërsa ajo që bie në sy është numri i atyre që abuzojnë me substanca psiko-aktive e që është në rritje numri i tyre që abuzojnë me këto substanca por është duke rënë mosha, ndërsa dominon mosha 12-13 vjet kur të rinjtë fillojnë te abuzojnë me substanca psiko-aktive, apo me droga të ndryshme”, tregoi Kutllovci. Vetëm 13 shtretër janë të lirë nga 65 sa është totali i shtretërve në dispozicion për pacientë në Klinikën e Psikiatrisë.

Mbi 5 mijë e 400 persona vetëm gjatë këtyre muajve të parë të 2024-es kanë kërkuar shërbime psikiatrike, e që nuk janë shtrirë në këtë klinikë.


Gjithsej, 210 persona kanë qenë të hospitalizuar gjatë këtyre muajve në Psikiatri.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci.

“Momentalisht në klinikë janë të hospitalizuar 52 pacientë nga 65 shtretër sa është numri aty. Sa i përket vitit 2024 nga të gjitha shërbimet del se janë 210 persona që kanë marr shërbime spitalore, do me thënë janë hospitalizuar, janë shtrirë në klinikë dhe prej saj 3751 prej trajtimit duke marr në konsideratë numrin e gjithmbarshëm e ditëve të trajtimit nga këta 210 persona të cilët janë trajtuar në klinikë e që llogaritet varësisht nga kohëzgjatja, qëllimit për të cilin janë trajtuar. Ndërsa persona që kanë kërkuar shërbime psikiatrike, por që nuk janë shtrirë në klinikë në vitin 2024 kanë qenë 5465 persona”, njoftoi Kutllovci.

Ngritje kanë shënuar shërbimet ambulatore në Psikiatri, ndërsa rastet hospitalore janë të njëjta me vitin paraprak, thotë Kutllovci.

“Në vitin 2024 shërbimet ambulatore kanë shënuar rritje për 30-40% më i madh i shërbimeve ambulatore se sa atyre hospitalore, numri i rasteve hospitalore është pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2023”, tha Kutllovci

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë ka bërë të ditur se moshat që kërkojnë më shumë trajtime në këtë klinikë janë 20-40 vjeç , zakonisht me ankth dhe depresion.

Ndërsa, dominon mosha 12-13 vjeç që abuzojnë me substanca psiko-aktive dhe droga të ndryshme, tregon Kutllovci.

Kutllovci tregon se është në rritje numri i personave që përdorin droga të ndryshme e që kërkojnë të trajtohen.

“Personat që më së shumti kërkojnë trajtim janë moshat 40-45 vjet, kjo determinohet edhe nga lloji i shërbimeve ose çrregullimeve psikike me të cilat ballafaqohen. Në çrregullimet neurotike ku bën pjesë, ankthi, depresioni, çrregullimi i personalitetit janë kryesisht mosha të reja 20-40 vjeç, ndërsa ajo që bie në sy është numri i atyre që abuzojnë me substanca psiko-aktive e që është në rritje numri i tyre që abuzojnë me këto substanca por është duke rënë mosha, ndërsa dominon mosha 12-13 vjet kur të rinjtë fillojnë te abuzojnë me substanca psiko-aktive, apo me droga të ndryshme”, tregoi Kutllovci.

Probleme me ankth dhe depresion, janë rastet më të shpeshta të pacientëve që po kërkojnë trajtim  në Klinikën e Psikiatrisë.

Kutllovci deklaron se  numri i shërbimeve ambulatore ka shënuar ngritje.

Ai tregon se cila ka qenë arsyeja që më herët qytetarët s’kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Dominon skizofrenia dhe problemet me të, numri më i madh i persona që kërkojnë ndihmë në klinikë janë për problemet me ankthin, depresionin dhe çrregullime të ngjashme me to. Më parë ka qenë stigmamtizimi që ka ndaluar qytetarët të kërkojnë ndihmë ndërsa kjo tashmë ka rënë dhe qytetarët po marrin trajtim psikiatrik dhe për këtë është rritur numri i shërbimeve ambullantore”, theksoi Kutllovci.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...