Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/23

Flet “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa


Margarita Xhepa



-Për çdo arritje i jam mirënjohëse popullit tim, familjes time, miqve dhe mikeshave

 Në këtë 90-vjetor i ndihem borxhlie gjithë popullit shqiptar që më ka duartrokitur dhe më ka dhënë forcë në tërë jetën time artistike.

-Nuk harroj fjalët e një kritiku grek: “Zëri i Margarita Xhepës shkërmoqi teatrin e Melina Mërkurit”.

 Ekuba tek “Trojanët” e Euripidit ishte një nga ëndrrat e realizuara.

 

Albert Z. ZHOLI

 

 

Më 2 prill 2024 “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa” mbushi plot 90-vjet. Plot 9 dekada jetë nga të cilat  72 vjet në skenë. E pabesueshme. Kushdo që e njeh nga afër habitet me energjitë e saj, me kujtesën fenomenale, me buzqëqeshjen karakteristike që se heq kurrë nga buza, me dashamirësinë të ndihmojë këdo që e kërkon, me aktivitetet e shumta që e përjashtojnë moshën, por mbi të gjitha ajo veçohet për vlerat e larta njerëzore dhe humane. Një grua tipike shqiptare, e bukur, vizionare, krenare dhe vitale. Kur rri me të koha ecën vetiu se ajo për çdo ditë ka një ngjarje, një aktivitet, një bisedë një shesh xhirimi, një dalje në skenë, një mesazh njerëzor, që di vetëm ajo ta japë. Takimi im i fundit ishte si gjithmonë duke na pritur me buzëqeshje dhe duke na përcjellë me buzëqeshje. Një kërkesë të një emigranteje në Itali, znj. Ervehe Hasanaj, për të interpretuar një pjesë nga libri i saj ajo ju përgjigj pozitivisht duke interpretuar në atë mënyrë sa kur u bë promovimi në sallë shpërthyen duatrokitjet. E tillë  është Margarita jonë, një Margaritar me vlera të larta njerëzore. Koha sa më shumë ecën aq më shumë e lartëson portretin e saj tek të gjithë bashkëkombësit. E kam njohur nga afër të madhen Margarita ku ka luajtur në Greqi filmin “Mirupafshim”. Që pas asaj njohjeje me të jam takuar shpeshherë dhe kam bërë disa intervista. Ajo që kam vënë re në punën, sjelljen dhe aktivitetin e saj është se “Nderi Kombit” është e thjeshtë, korrekte, e dashur, largpamëse, vizionare, punëtore, e palodhur dhe e kudo ndodhur. Në role, në sheshet e xhirimit apo në skenat e teatrit ajo tjetërsohet, ajo hyn në brendësi të personazhit dhe e zbërthen atë me detaje. Ajo nuk mundohet të bëjë zhurmë me rolet as të bëjë heroinën, përkundrazi do të përcjellë tek shikuesi, vërtetësinë e figurës së personazhit.

  •  Këtë 2 prill mbushe plot 90-vjeç, pra 9 dekada jetë. Portrtretin tuaj koha nuk e ka zbehur, përkundrazi e ka latuar me ngjyrën e bukurisë hyjnore pasi i tillë është shpirti juaj. Në këtë 90-vjetor si ndihet Margarit? A ka atë mall dashuri dhe pasion për skenën dhe sheshet e xhirimit?

Një gjë di të them me sinqeritetin e një nëne, me sinqeritetin e një gruaje të lidhur me punën se, sa më shumë më ikën mosha, aq më shumë lidhem me skenën, me sheshet e xhirimit me aktivitete kulturore. Sa herë më ftojnë nuk përtoj, dua t’i shmang problemet shëndetësore, t’i mënjanoj, pasi arti më largon dhimbjet, hallet, problemet dhe më afron me njerëzit, me ata që i dua dhe më duan. Edhe në këtë moshë kurrë nuk kam larguar role apo aktivitete veçse në raste shumë të veçanta kur mundësitë ishin të pamundura. Skena, sheshet e xhirimit për mëse 70 vjet kanë qenë jeta ime, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja ime. Aktrimi është drita e syve të mi që më ka mbajtur gjallë, më ka frymëzuar, më ka lidhur me popullin tim, me Atdheun tim. Në këtë 90-vjetor i ndihem borxhlie gjithë popullit shqiptar që më ka duatrokitur dhe më ka dhënë forcë në tërë jetën time artistike. Pa këtë popull të jashtzakonshëm, edhe unë nuk do isha këtu ku jam. Unë ndjehem mirë mes fëmijëve, nipërve, mbesave, të afërmve, miqve dhe shokëve. Ndihem mirë se jam rrethuar me dashuri dhe respekt. Kjo ka bërë që ta mposht moshën pasi jam gjithnjë në lëvizje, jam në aktivitete, jam mes librit dhe dëshirës për të qenë në korent të çdo gjëje. Jam një nënë e lumtur- e lumtur. Kam rritur tre fëmijë, me shumë mundim, për shkak të profesionit im. Gjithsesi, si çdo nënë ndjehem e lumtur, sepse mundimi nuk më shkoi dëm, pasi fëmijët e mi janë bërë të zotë për veten dhe shoqërinë, duke qenë vetvetja. Njëkohësisht ndihem e lumtur pasi dhe në këtë moshë nuk e kam lënë profesionin mbasi herë pas here aktivizohem.

–         Ju këto ditë keni marrë shumë urime. Urimi juaj për gjithë dashamirësit tuaj cili është?

  • Një gjë dua të them me shpirt, që gjithë popullit shqiptar kudo që ndodhen ju uroj gjithë të mirat e botës. Këtij populli jam borxhli ndaj dhe unë dua që çdo familje shqiptare të gëzojë shëndet, begati, mirësi dhe të jenë sa më mirë ekonomikisht. Ky popull meriton shumë. Këtij populli punëtor dhe të sakrificës i takon një qeverisje ideale, i takon një respet i madh, i takon lumturi, begati, mirëqënie, dhe respekt. Ky popull nuk ka pse të marrë rrugët e botës për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë i ka të gjitha. Këtë vend e ka bekuar zoti, me dete, pyje, male, fusha, mbitokë dhe nëntokë të pasur me njerëz të zgjuar dhe punëtorë. Populli im i dashur ju dua shumë pasi ju jeni frymëzimi dhe mbështetja ime.
  • Netëve vonë si i kujton vitet e fëmijërisë dhe a ëndërroje të bëheshe aktore??
  • Gjithmonë e kujtoj fëmijërinë time. Nëse nuk kujton nga vjen asnjëherë nuk ecën para. Duhet ta them se ishte një fëmijëri e vështirë, por e bukur. E vështirë pasi ishim një familje e varfër, një familje tradicionale. Ishin vitet e para të çlirimit dhe varfëria ishte në çdo familje. Nuk ngopnim barkun me bukë, por kishim një dëshirë të madhe për dije, për arsim. Prindërit nuk na pengonin në rrugën tonë dhe pse nuk kishin mundësi financiare të na plotësonin dëshirat. Por ne kishim një harmoni të madhe në familje që nuk e ndienim shumë varfërinë. Kishim një dashuri për njeri tjetrin që ndanim dhe kafshatën e gojës. Nuk i mendonim kërkesat e fëmijëve të sotëm, nuk kishim kërkesa, por kishim etje për dituri, ky ishte ndryshimi. Prindërit në atë kohë ishin shumë fanatik. Por unë kam pasur fat. Mund të them se kisha dëshirë të bëhesha aktore, por dhe strukesha brenda dëshirës. Ishin vitet e para pas çlirimit dhe emancipimi nuk ishte si sot. Në atë kohë e vështirë që femra të largohej nga familja apo të realizonte dëshira jashtë dëshirave familjare, por ishte mirësia e prindërve të mi që nuk më penguan. Kur unë bëra kërkesën time ata e përkrahën. U jam mirënjohëse gjithë jetën. Në atë kohë rrallë ndodhte që prindërit të përkrahnin çdo dëshirë të fëmijëve. Nuk ishte kjo liri, ky emancipim, ky nivel jetësor. Por unë kisha ëndrra, dëshira, kisha synime dhe prindërit nuk me ndalën.
  • Sigurisht sistemi monist i dha rëndësi culturës, por dhe kishte disa korrniza. Ndoshat nga ai system kishit dhe pengje. Por a i keni realizuar tanimë?
  • Dua të theksoj se çdo system ka anët pozitive dhe negative. Në atë system kishte shumë demagogji, kishte edhe korrniza të ngushta, por arti vlerësohej. Artisti vlerësohej. Ndaj them kisha pengje dhe pse dyert i kisha të hapura kudo. Në atë sistem kisha peng dhe ëndërr antikitetin. Doja të luaja role të asaj periudhe të ndritur. Në demokraci kam luajtur një rol tepër interesant, Elektrën e Sofokliut, të cilin e vuri në skenë regjisori i madh grek, Dhimitër Mavriqo. Por jam ftuar edhe nga një tjetër regjisor i madh grek Sotiris Akzaqis. Më thirri për të luajtur një dramë. Një dramë që, me të vërtetë, nuk e prisja kurrë që ta sillte në skenë një regjisor grek. Është pikërisht drama “Kush e thirri Doruntinën”, ajo që më befasoi pasi e vendosi në skenë ky regjisor i talentuar. Regjisori Sotiris Akzaqis po sillte një frymë të re në skenën teatrale. Ai kishte lexuar të përkthyer në greqisht “Kush e solli Doruntinën”, të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, legjendë e shkruar në të gjitha vendet e Ballkanit, sipas mënyrës së tyre. Kanë afërsisht të njëjtën fabulë, personazhe, por në këndvështrime të ndryshme. Secili shkrimtar e ka përcjellë sipas karakteristikave, gojëdhënave, veçorive të vendit të vet, por me emra të ndryshëm personazhesh. Ndoshta, regjisori grek i kishte lexuar të gjitha variantet dhe si më të mundshmin më të realizueshmin, më të arrirë artistikisht, ka marrë variantin e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. Por, mbi të gjitha, me regjisorin tjetër grek, Vangjelis Theodhoropulos, kam luajtur në dramën “Trojanët” që e humbën mbretëreshën e Trojës, rol që e kisha ëndërr. Këtu luajta rolin e Ekubës, rol që vinte tamam në moshën time. Roli ishte brenda dramaticitetit dhe potencës time dhe duke thënë me modesti, në Greqi, për këtë rol kam marrë vlerësime që nuk i prisja kurrë. Kritikët grekë theksuan në dy gazeta: “Margarita Xhepa nga Tirana, na solli Katina Paksinu”. Katina është një ndër aktoret më të mëdha greke – së bashku me Milena Mërkuri dhe Irene Papas – që ka luajtur më bukur nga të gjitha rolin e Ekubës, mbretëreshës së Trojës. Madje, një kritik shkruante “Zëri i Margarita Xhepës shkërmoqi teatrin e Melina Mërkurit”. Me këtë vlerësim ndihem mirë, pasi Katina ka luajtur rolin më të bukur të Ekubës në Greqi. Por ajo ka mbi 25 vjet që ka vdekur dhe grekët thanë, na kujtove Katina Paksinu. Me këtë pjesë të sjellë nga antikiteti, që m’u besua nga Vangjeli Theodhoropulos, plotësova një ëndërr timen. Ishte rol i jashtzakonshëm, i cili mbante brenda vetes gjithë dhimbjen e Trojës. Atë mund ta vlerësoj edhe si një nga rolet më angazhues. U përfshiva kaq shumë në të, sa mbaj mend se edhe gjumin e braktisa. Për këtë rol, nga revista “Kult”, mora çmimin e atij viti. Nga kryetari i bashkisë, mora çmimin për rolin më të mirë të vitit.
  • Si i kujton miqtë e t’u, që tanimë i takojnë përjetësisë?
  • Ah, sa shumë kanë ikur! Sa më mungojnë! Kanë ikur yjet e artit, por më e keqe është se kanë ikur në moshë të re, kur kishin për t’i dhënë ende, artit shqiptar. Këto vdekje kanë lënë shumë gjurmë tek unë. Kanë ikur disa pa i mbushur të 60-at. Askush nuk e beson, askush nuk e merr me mend. Sa dhimbje e madhe! Ata ikën në kulmin e artit, në kulmin e pjekurisë artistike. Mund të përmend Bujar Lakon e madh, me të luajta “Kush e solli Doruntinën”. Ishte një kujtim i bukur, me atë aktor të madh, të mrekullueshëm! Po ashtu, mund të përmend Kadri Roshin, Fatos Selën, Agim Qirjaqin, Fadil Kujofska, Roland Trebicka, Edi Luarasi, Lazër Filipi, etj… Por kanë ikur dhe shumë artistë të tjerë: shumë. Iku dhe gazetarja Zenepe Luka. Kam luajtur me të gjithë këta yje dhe kam mbresa të veçanta. Ata mbeten në kujtesën e popullit për thjeshtësinë, për bukurinë që sollën në skenat dhe në sheshet e xhirimit. Ishin aktorë të mëdhenj dhe njerëz të mirë. Me vdekjen e tyre, arti shqiptar ka humbur shumë! Por i kujtoj.
  • Për rolin tuaj më të bukur ka shumë përcaktime. Kam ndjekur shumë kritikë arti, apo kolegë dhe thonë që roli më i bukur i Margaritës mbetet Ekuba tek “Trojanët” e Euripidit, mendimi juaj?
  • Por artisti si ndan rolet. Rolet për artistin janë si fëmijët. Por kur më përmend mendimin e artistëve të tjerë, apo regjisorëve edhe unë them që ka qenë një rol i spikatur. E pata ëndërruar këtë rol. Koha bëri të vetën. Në këtë dramë kam luajtur me aktorë të zëshëm të Teatrit Kombëtar, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku, Guljelm Radoja, Neritan Licaj dhe Arben Dërhemi. Ishte një rol i veçantë. Ekuba! Fjalëpakë, modeste, e thjeshtë. Ekub! Së pari mbretëreshë, më pas nënë e lumtur, pas kësaj e hidhëruar dhe e përvuajtur. Ekuba mbetet Ekubë. Tashmë kjo dramë u filmua nga regjisori i talentuar Ilir Bega që më krijoi një ndjesi të bukur.

Ja si e kujton ajo jetën e saj të vështirë dhe fillimet e para në aktrim.

Isha një vajzë e brishtë, që më pëlqenin fustanet me lule, të cilët derdheshin mbi kërcinjtë e gjatë, e që ecja këmbë zbathur nëpër rrugët e Myzeqesë. Nëna ime Maria u nda prej meje, kur isha 9 vjeçe, as fëmijë dhe as e rritur, duke më krijuar një boshllëk ! Eh, një fëmijëri në një kohë dhe vend të varfër, që nuk dinim se çfarë ishin lodrat, përveç kërcimit me litar. Në shkollë, shkoja me një çantë lecke dhe shpesh këmbëzbathur. Kujtoj mësuesen e parë, Sofie Kushi, që më mësoi të flas, të recitoj dhe të këndoj bukur. Sidoqoftë, si për cilindo edhe për mua, fëmijëria është një pasuri e madhe, e pazëvendësueshme, një dhimbje, që do të më shoqëronte tërë jetën. Nuk e di, por më është krijuar bindja se ishin pikërisht rrëfimet e saj, ato që ndezën tek unë dëshirën për të ndjekur më pas rrugën e bukur të artit.”

 Jetëshkrimi me pak fjalë

Kudo mes shqiptarëve ajo njihet si një ndër Zonjat e Mëdha të Teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Margarita Xhepa në tërë jetën e saj artistike vlerësohet për kontributin e saj në teatër, të cilin e nisi në vitin 1950, kur u aktivizua si artiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Njëkohësisht me punën ajo ka bërë edhe studimet në Liceun Artistik, Dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Dafina tek “Lumi i vdekur” (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek “Cuca e maleve” (Loni Papa), Zonja Mëmë tek “Kush e solli Doruntinën” (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna “Përballë vetes” (Ruzhdi Pulaha) etj. Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, Vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, Dado tek “Romeo e Xhulieta”, Mbretëresha Margaret tek “Rikardi i III”, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena tek “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford tek “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling tek “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol), Marsela tek “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka tek “Mashenka” (Afigenov), Shejla tek “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë. Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me Kristaq Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me Ibrahim Muçajn e Kristaq Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me Esat Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me Piro Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me Sajmir Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gjergj Xhuvanin “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Edhe 3 anëtarë të rinjë të Akademisë së Shkencave Shqiptare në Tiranë

Prof.Dr.Flori Bruqi - Një dritare e re

    Shkruan Akademik  Flori Bruqi, PHD

Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj Asambleja e Akademisë së Shkencave miratoi pranimin si akademikë të jashtëm të saj, të disa personaliteteve që jetojnë e punojnë larg Shqipërisë si studiuesja e shkencave të informatikës,Ermira Murati, koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi.

Një ndër emrat më të njohur të botës së teknologjisë, shqiptarja Ermira Murati do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vendimi u mor sot, teksa Asambleja e Akademisë së Shkencave votoi dhe miratoi pranimin si akademikë edhe të disa personaliteteve të tjera si koreografi Angjelin Prejlocaj dhe shkrimtarja Lea Ypi

Të tjerë personalitete që u pranuan ishin dhe Gëzimi Alpion dhe Lulzim Tafa

Ermira Murati është padyshim një emrë i spikatur dhe u shpall një ndër femrat më me influencë në vitin 2023.
Ermira Murati  është përgjegjëse e ‘Open Artificial Inteligence’ që nga viti 2018. 

Gjithashtu pas një bashkëpunimi të suksesshëm prej më shumë se 7 vjetësh u bë udhëheqësja e punës në Chat GPT. 
Ermira Murati do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ka qenë kryeministri Rdvin Rama që e bëri të ditur një lajm të tillë në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur më 8 dhjetor 2023. 
Edvin  Rama u shpreh se në një bisedë telefonikë që ka pasur, i ka kërkuar që ajo ta ndihmoj me anëtarësimin e vendit në BE. 
Gjithashtu ai shtoi se Ermira Murati pranoi që legjislasionin e Shqipërisë për në BE, të bëhet me ChatGPT dhe jo me përkthyes dhe juristë, pasi janë shpenzime të shumta.

 Koreografi Angjelin Prejlocaj është personalitet i spikatur në koreografinë bashkëkohore. 
Ai dominon skenën franceze që prej vitit 1980 me mjeshtrinë dhe origjinalitetin në artin e tij. 

 Lea Ypi  njihet dhe vlerësohet ndërkombëtarisht për studimet e saj të cilat janë botuara në disa gjuhë të ndryshme si në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, holandisht, spanjisht, italisht dhe në gjuhën kineze.



Kush është Ermira Murati?

Shqiptarja më me ndikim në teknologji Kompania OpenAI ka shkaktuar bujë me chatbotin e tyre të lëshuar së fundmi të quajtur ChatGPT. 

Inteligjenca artificiale pushtoi internetin me natyrën e tij elokuente dhe përgjigjet progresive, ku roboti madje kaloi një provim përfundimtar në një universitet elitar pa asnjë problem. 20min.ch shkruan se teknologjia bazë është nën drejtimin e Mira Muratit. 

Si shefe e Teknologjisë, ajo drejton zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së OpenAI. 

Për shkak të kësaj, ajo konsiderohet si një nga gratë më me ndikim në industrinë e AI

 Por kush është Ermira Murati? 

Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1988

Që në fëmijëri, ajo ka shfaqur një interes të shtuar për matematikën dhe zbatimin e saj praktik.
 Megjithatë, u shfaq një problem: Kur u rrita në Shqipëri, nuk kishte shumë mundësi për të vënë në praktikë teorinë.
 Për shkak të kësaj, Ermira Murati u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku studioi inxhinieri në Kolegjin Dartmouth në New Hampshire.

Më pas ajo filloi karrierën e saj profesionale si analiste verore në gjigantin e investimeve Goldman Sachs, përpara se të fillonte në industrinë e teknologjisë. 
Murati ka mbajtur pozicione duke përfshirë Menaxher të Lartë të Produkteve për Modelin XTesla dhe Zëvendës Presidente e Produkteve dhe Inxhinierisë në Leap Motion. 

 Në vitin 2018 ajo më pas iu bashkua OpenAI. Ajo ka mbajtur pozicionin e CTO që nga maji 2022 dhe është përgjegjëse për zhvillimin e ChatGPT, ndër të tjera. 

Akademik Ermira Murati,PHD


Ajo është optimiste për zhvillimin e teknologjisë, por sheh edhe rreziqet që vijnë me të. “AI mund të keqpërdoret, ose mund të përdoret nga aktorë me qëllime të dyshimta”, tha Ermira Murati në një intervistë për revistën Time. 

 Për këtë arsye, ajo angazhohet për rregullimin e UA.

 Sipas saj, pyetja kryesore është: Si e rregulloni përdorimin e AI në një mënyrë që është në përputhje me vlerat njerëzore? 
 Përgjigjet për këtë pyetje nuk duhet të jepen vetëm nga kompani si OpenAI, por edhe nga rregullatorët dhe qeveritë

Ajo gjithashtu mendon se nuk është shumë herët për ndërhyrjen e qeverisë. “Duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji, është shumë e rëndësishme që të gjithë të përfshihen”, tha Murati.

Mediat indiane shkruajnë se Mira Murati, është vajzë e dy prindërve me origjinë indiane. 'Hindustimes.com' raporton se shqiptarja që udhëheq operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E, ka një lidhje indiane.

'Prindërit e saj janë me origjinë indiane. Murati ka lindur në San Francisko në vitin 1988 dhe është rritur në Amerikë. Në Tesla, ajo mbajti pozicionin e Menaxherit të Lartë të Produkteve pasi mori diplomën e saj Bachelor në Inxhinieri nga Shkolla e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.'- shkruhet në mediat indiane. Të njëjtën gjë raporton edhe 'Wionews'.Edhe pse vetë Murati ka deklaruar se ka lindur dhe rritur në Shqipëri, në Indi raportohet se prindërit e saj janë me origjinë Indiane. Edhe për shenjtoren Nënë Tereza, në Indi besohet se është me origjinë indiane.Ermira Murati është nga qyteti i Vlorës dhe në vitin e dytë gjimnaz fitoi të drejtën të studionte në Amerikë. Murati u largua nga Shqipëria në vitin 2005 pasi fitoi një konkurs që organizonte Ambasada Amerikane. E ëma ishte mësuese letërsie dhe babai mësues fiskulure. Murati, ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.

Ajo ka udhëhequr operacionet teknologjike të Open-AI e projekteve Chat-GPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja nga San Fancisko, ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajrore. Ajo ka mbikqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion. 

ChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur. Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë. Murati udhëheq ekipet e DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar vepra arti bazuar në kërkesë, dhe ChatGPT, chatboti jashtëzakonisht i popullarizuar i AI, që mund t’u përgjigjet pyetjeve më të ndërlikuara me aftësi të frikshme njerëzore.Inxhinieria shqiptare që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mira Murati, ka qenë gjatë kësaj kohe në qendër të vëmendjes për shkak të sukseseve që ka arritur së fundmi. Ajo udhëheq operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E.

Në një konferencë të mbajtur muaj më parë, Murati tregoi se ka lindur dhe është rritur deri në një moshë të caktuar në Shqipëri. Mirëpo, ajo thotë se pasioni që kishte qysh në moshë të herët për matematikën nuk mund të praktikohej në Shqipëri, pasi s'ka shumë mundësi. Më pas, ajo shton se kur u zhvendos në SHBA, nisi studimet për inxhinjeri mekanike.Isha shumë e interesuar për fushën e matematikës. Por, kur rritesh në Shqipëri nuk ke shumë mundësi ta praktikosh, kur erdha në SHBA studiova inxhinjeri mekanike ne Dartmouth College'- dëgjohet të thotë në video shqiptarja.

Mira Murati është shqiptarja që po udhëheqë operacionet teknologjike të kompanisë OpenAI e projekteve ChatGPT dhe Dall-E. 35-vjeçarja e nisi rrugëtimin e saj në OpenAI si zëvendëspresidente e Inteligjencës Artificiale të Aplikuar dhe Partneriteteve për tu zhvendosur më pas si zëvendëspresidente e Kërkimit, Produktit dhe Partneriteteve.

Gjatë periudhës 2013-2016 Murati punoi pranë Tesla si Menaxhere e Lartë Produkti për seritë Model X përpara se të punonte për dy vite të tjera për Leap Motion si zëvendëspresidente e produktit dhe inxhinierisë.

Sot OpenAI mbështetet nga Microsoft dhe ka një histori të gjatë me disa prej emrave më të shquar të Silicon Valley. Vitin e kaluar kompania publikoi një sistem me inteligjencë artificiale që mund të krijonte imazhe reale të veprave të artit falë Dall-E.

Në intervistat e mëparshme, Murati shpjegonte sesi Dall-E funksiononte.




Angelin Preljocaj (lindi më 19 janar 1957) është valltar dhe koreograf francez me origjinë shqiptare.


Koreografia e tij përshkruhet si interpretim i baletit klasik dhe modern. Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Ai iu bashkëngjit Beletit të Operës Nacionale në Paris në vitet '90 dhe dhëhoqi Kompaninë e tij që nga viti 1985.Ai eshte me origjine nga Kelmendi Malsise se Madhe .

Krijimtaria

  • 1984 : Aventures coloniales
  • 1984 : Marché noir
  • 1985 : Larmes blanches
  • 1985 : Peurs bleues
  • 1986 : À nos héros
  • 1987 : Le Petit Napperon bouge
  • 1987 : Hallali Romée
  • 1988 : Liqueurs de chair
  • 1989 : Noces (répertoire)
  • 1989 : Un trait d'union
  • 1990 : Amer America
  • 1990 : Romeo and Juliet
  • 1992 : La Peau du Monde
  • 1993 : Parade (répertoire)
  • 1993 : Noces (new version)
  • 1993 : Le Spectre de la rose (répertoire)
  • 1994 : Le Parc (répertoire) for the Ballet de l'Opéra national de Paris
  • 1995 : Annonciation (Bessie Award in 1997)
  • 1995 : Petit Essai sur le temps qui passe
  • 1995 : L'Anoure (répertoire)
  • 1996 : The Firebird (répertoire)
  • 1996 : Romeo and Juliet (new version) in collaboration with Enki Bilal
  • 1996 : L'Annonciation (répertoire)
  • 1997 : La Stravaganza[1]
  • 1997 : Paysages après la bataille
  • 1998 : Centaures
  • 1998 : Casanova (répertoire)
  • 1999 : Personne n'épouse les méduses
  • 2000 : Portraits in Corpore
  • 2000 : MC/14-22 (Ceci est mon corps)
  • 2001 : The Rite of Spring
  • 2001 : Helikopter on a composition by Karlheinz Stockhausen
  • 2002 : Near Life Experience
  • 2003 : L'Annonciation (video version)
  • 2004 : MC/14-22 (new version, répertoire)
  • 2004 : Le Songe de Médée (répertoire)
  • 2004 : Empty Moves (part I) on a music by John Cage
  • 2004 : N (répertoire)
  • 2005 : Les 4 saisons... in collaboration with Fabrice Hyber (répertoire)
  • 2007 : Empty Moves (Part I and II) (répertoire)
  • 2007 : Eldorado (Sonntags Abschied) (répertoire) with a dedicated composition for the ballet by Karlheinz Stockhausen
  • 2008 : Blanche Neige (Snow White)[2]
  • 2009 : Un funambule
  • 2010 : Siddharta
  • 2011 : Suivront mille ans de calme
  • Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave në Tiranë.



 Lea Ypi Lindi  në Tiranë më më 6 shtator 1979,  është profesore dhe filozofe shqiptare.




Lea Ypi ka lindur në Tiranë më 8 shtator 1979. Ajo është profesore e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.

Ajo ka bashkëpunuar me Universitetin e Stanfordit (2017), Institutin për Studime të Avancuara në Berlin, Universitetin e Frankfurtit (2010, 2016), Universitetin e Tokios dhe Universitetin Federal të Santa Caterina në Brazil.

Ndër botimet e saj të shumta janë "Global Justice and Avant-Garde Political Agency", "The Meaning of Partisanship" (me Jonathan White), etj.. Vepra e saj është përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, holandisht dhe kinezisht (mandarinisht). Me studimet e saj ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ypi ka dhënë mbi njëqind leksione si e ftuara, duke përfshirë Universitetin e Çikagos, Princeton, Yales, Harvardit, Stanfordit, Kembrixhit, Oksfordit, Parisit, Romës, Frankfurtit, Berlinit, Pragës, Uppsalas, Barcelonës, ​​Oslos, Montrealit, Torontos, Pekinit, Kiotos dhe Melburnit. Ajo kontribuon rregullisht në mediat prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e radios dhe TV të BBC-së.

Në gjuhën shqipe ka botuar dy libra: “Vetëm për vete” dhe “Të lirë”.

  • Është anëtare i rregullt i Akademisë së Shkencave në Tiranë.

“BOTA SERBE” NUK ËSHTË SHUSHURITJA E FUNDIT E NEOFASHIZMIT SERBIAN!

 

Bajrami: Demaçi kërkoi të shuhen partitë, të mbetet vetëm UÇK-ja (VIDEO) -  Klan Kosova


Shkruan: Akademik Prof Dr: Hakif Bajrami, AAAS  New York,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup-


Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork - Kosova  Sot


Serbia është e ngarkuar me shovinizëm, por shovinizmi dhe krimet monstruoze do të ia hanë kokën si nacizmi Hiterit!

“Bota serbe-ruse” u pa hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB më 22 prill 2024 se Rusia e kërkon nga Serbia një luftë të re në Kosovë, në mënyrë që ta zhvëndosë vëmendjen Bota e civilizuar nga lufta në Ukrainë, ku soldatët fashist rus po bëjnë krime monstruoze. Në lidhje me këtë Serbia neofashiste nuk poe kupton se ka mbajtur të okupuara treva të hueja për dy shekuj, për faktin se në të gjitha kongreset dhe konferencat e paqës është mësuar të përkdhelet dhe t` i falen trevat e hueja. Tash, pa i paguar Serbia dëmet e luftës për dy shekuj ndaj shqiptarëve, agresionin sidomos ndaj Kosovës nuk e ndal. E vërteta, Serbia nazifashiste duhet denohët sikurse Rajhu i Tretë gjerman pas Luftës Dytë Botërore. Vetëm atëherë do të kemi paqe dhe siguri në Ballkan. Prandaj, me këtë tretman ndaj Serbisë sot nga ana e BE dhe SHBA, nuk vrehet se Serbia do të demokratizohet. Edhe më keq, Serbia me këtë tretman sot po stimulohet, pale mos po largohet nga “prehri” i Rusisë neofashiste, e ai realitet, për neve që e studiojmë shoqërinë serbiane qe 40 vjetë, e themi publikisht se nuk ka asnjë shansë të ndodhë.

Serbia nazifashiste në vagën e historisë Evropiane dhe Ballkanike

Po mbushën katër dekada që shkruaj se Qeveritë e Serbisë nuk mund të mbushën mend për deri sa t` i paguajnë reparacionet (dëmet e luftës), që ua kanë bërë shqiptarëve për dy shekuj. Sot Beogradi ka qitë fjalë se më 6 maj 2024 do ta publikojë programin e radhës, për të dëshmuar se ende qëndron në “vigun” e “Naçertanisë” 1844. Kuptohet se këtij plani do t` ia shtojë edhe Programin anti kroat: “Deri në shkatrrimin tonë ose të juajin” shkruar më 1902. Lidhur me këtë nuk kam informata se çka përmban programi “Bota Serbe” , por në bazë të 37 programeve të njohura deri me tash që i posedojë, mendoi se ofenziva neofashiste serbe do të përqëndrohet në dy pikaagresive: 1. Si të zgjërohet Serbia në Bosnje, nëse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk aprovon më 22 prill 2024 rrezolutë për gjenocidin në Sreberenicë më 1995. Do të përqëndrohet në lidhje më të ngushtë me Rusisnë, në mënyrë që çështjën e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore t` i mbajë në maje të thikës, për ta justifikuar agresionin latentë të anshllusit serbian, që planifikohet të ndodhë në Krahinat: Mostar dhe Banja Llukë. Lidhur me këtë Serbia do të fokusohet në një krijim të situatës së re konfliktuoze serbo-malazeze, duke e peshuar tërë çështjën me rreligjion, porjosikurse veproi serbia më 29 Nëntor 1918 kur ia shuan Malit Zi: shtetësinë, mbretërinë, kombësinë, rreligjionin, gjuhën dhe historinë malazeze me fuqinë e ushtrisë së huaj. E vërteta, ky realitet e ka avansuar politikën serbiane në një pozicion fatamorganë, të cilën shoqëria serbiane e ndjek si hieja trupin që lëvizë. Prandaj është shumë detyrë delikate të largohet Serbia me llafe nga kjo rrugë. Po, nëse denohet Serbia ndërkombëtarisht, disi në fillim do të duket paksa si çështje prekëse, por ai denim është në esencë ndihmë që kombi serbian të largohet nga “froni” i trillimeve rreligjioze dhe kaja politike.

Cila është filozofia politike e “Botës Serbe”

Sot janë nja 100 vende në Glob me kriza petenciale që shpiejnë në luftë zingjiore. Një ndër vendet me kësi potenciali është padyshim siellja e Serbisë që bartë me veti pesë vatra krizash ku planifikon të përzihet “kapitali” i saj si në: Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe sidomos me Kroacinë, që do të thot sipas porosisë ruse Serbia të mbetet në pozicion lufte me NATO-n. Nga ky pozicion e nxjerr aksiomën se Rusia e urren Serbinë, por e shfrytzon për tri përdorime shumë të ulta…

Me programin “BOTA SERBE”, nuk ka dyshim se do të ripromovohet që Serbia është shtet gjenocidal. Në lidhje me këtë, duhet theksohet për opinion se politika strategjike e NATO-s nuk do të lejojë një luftë të re në Ballkan, por shembulli i tragjedisë në Srebernicë e demanton këtë qëndrim se “Ballkanisit duhet të flejnë me duar në gjepa”.Jo Ballkanasit duhet t` i ndihmojnë NATO-s në mënyrë që NATO t` u ndihmojë Ballkanasëve.

Shqiptarët dhe serbët në këtë histori megnetike duhet ta themi për herë të parë dhe pse mos të dihet se e kanë një armik të përbashkët. Ai armik i përbashkët është Rusia, sidomos për Serbinë, të cilën po e shfrytëzon për karrem qe dy shekuj pa shkëputje. Në lidhje me këtë Radojçiqët nuk mund ta nxierrin Serbinë nga humnera ku vet populli i saj e ka palsuar vetëvetën, duke bërë mitingje, duke lejuar pushtetin që t` i nxjerr nga burgjet të gjithë kriminelët dhe t` i mobilizojë për luftë (1992-1999), plus edhe t` i paguaj për të bërë mizori të papara sidomos më 1995 në Bosnje dhe më 1999 në Kosovë përmes tri programeve: Toka diegur; Koridoret përplasëse dhe Patkoi, që të tira për ta shfarosur popullin shqiptar në tërësi, ashtu si ishin marr vesh Millosheviq- Tuxhamn në mars 1991 në Karagjorgjevë.

Çka e veçon luftën e fundit serbiane me Luftëratë botërore 1914-1918 dhe 1939-1945

Në luftërat botërore muarën pjesë: në të parën 36 shtetet, në të dytën 61 shtete. Lufta e Parë zgjati 4 vjetë, 3 muaj e 15 ditë.Lufta e Dytë zgjati 6 vejtë.Numri i ushtarëve në luftën e parë ishte 1, 7 milionë.Numri i ushtarëve në luftën e dytë ishte 6 milionë.Luftërat në luftën e parë u zhvilluan në 14 shtete.Në Luftën e dytë, luftimet u zhvilluan në 40 shtete. Madhësiaarrijti në rastin e parë në 985 milionë . Kurse në Luftën e dytë madhësia arrijti në 1315 milionë.Madhësia ku u përfshi në luftë në rastin e parë ishte 4 milionë kilometra kator.Në rastin e dytë ishte 22 milionë kilometra katror.U mobilizuan 70 milionë 1914/18, ndërsa më 1939/45 u mobilizuan 110 milionë ushtarë.Në Luftën e Parë Botërore u vranë 10 milionë njerëz.Në Luftën e dytë u vranë 50 milionë njerëz.Në Luftën e Parë u plagosën 21 milionë njerëz.Në Luftën e dytë u plagosën 35 milionë njerëz.

Në Luftën e Parë Botërore në kampin që e shkaktoi luftën sepse kishte kapital po nuk kishte koloni siç ishin Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia. Në kampin e dytë që nuk ishin për luftë provizorisht sepse kishin koloni të maftuara ishin: Anglia, Franca dhe Rusia. SHBA hynë në luftë kah fundi më 1917 si borçli dhe dualën si huadhënës. Në luftën e Dytë Botërore ishin dy taborre kryesre ndërluftuese: Pakti Berlin-Romë-Tokio dhe Aleatët: SHBA- Anglia- Rusia dhe Lëvizjet antifashiste nepër botë me lëvizjet e rrezistencës.

Në Luftën e Parë muarën pjesë 190 000 avionë; në Luftën e Dytë muarën pjesë 710 000 avionë.Në luftën e Parë muarën pjesë 9000 tanke, në Luftën e Dytë muarën pjesë 287000 tanke.U aktivizuan 140 000 mjete ushtarake në rastin e parë, ndërsa u angazhuan 1 041 000 mjetet ushtrake, në rastin e dytë.

Në çdo 100 nerëz të vrarë në Luftën Ballkanike ishin 92% ushtarë ndrësa 8% ishin civilë. Në Luftën e Parë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 60% ishin ushtarë, kurse 40 % ishin civilë. Në Luftën e Dytë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 40 % ishin ushtarë, kurse përqindja e civilëve arrinë në 60%. Në Luftën për shkatrrimin e Jugosllavisë 1992-1999, aporksimativisht 91% nga numri i të vrarëve ishin civilë, kurse 9% ishin ushtarë të vrarë.Ky argumenti i fundit e veqën luftën jugosllave me luftërat tjera për kah vrasja e civilëve. Por luftën serbiane e veçdon edhe një fenomen e që ka të bëjë me bartjën e kufomave për të humbur gjurmë. Madje në luftën serbiane ka pasë edhe diegëje të kufomave dhe eksperimente të tipit : “Dr Resher”, që do të thot majte profesionale sa mundet njeriu për të u qëndruar torturave të programuara, sa mundet njeriu për t` i qëndruar temperaturës minus dhe plus. Këto eksperimenete oficerët serbian i kanë bërë vetëm në Kosovë, dhe për mos me u zbuluar e montuan aferën e “trafikimit organeve njerëzore”. Dhe kur u doli kjo aferë e montuar, atëherë Beogradi zyrtar filloi të instaloi skenar morbid përmes “dëshmitarëve të mbrojtur”, të cilët janë të strehuar nepër Evropë dhe jashtë saj, para se të fillonte Specialaja e Hagës kundër UÇK-ës dhe shqiptarëve në përgjithësi e jo “kundër individëve” si është bërë zakon të thuhet e shkruhet.

Çka duhet mësuar nga historia e gjykimeve dhe hetimeve sot

Në vitin 1946 në Nyrënberg u mbajt Procesi i denimit të krimeve të Luftës Dytë Botërore. Aty u denua Rajhstagu, SS trupat, ABVER trupat, Partia Nncional Socialiste dhe tërë kreu ushtrak dhe politik i shtetit. Gjermania u nda në katër zona të okupimit si dhe u detyra për t` i paguar reparacionet (dëmet e luftës). Nepër zonat e okupimit pati denime shtesë me burg: Në Zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në Zonën e okupuar nga Rusia u denuan me burg të rëndë 67000 persona; Në Zonën e okupuar nga Anglia u denuan me burgim 64000 persona; Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan me burgime 19000 perosona.

Gjithëashtu në nivel të Gjermanisë në zonën britanike u denuan pa të drejtë pune në profesion 320 000 persona.Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan pa të drejtë pune në profesion 7000 persona. Në Zonat Amerikane dhe Ruse nuk ka të dhëna sa persona janë denuar, ose nuk është denuar askush, sepse legjislacioni i këtyre vendeve, nuk e parashihte një denim të tillë.

Shtrohet pyetja: ku është pozicioni i fajeve të Serbisë për krimet gjenocidale për dy shekuj ndaj shqiptarëve, sidomos në Luftën e fundit 1998-1999. E pse mos ta shtrojmë pyetjën: Në Serbia nuk është denuar Qeveria e Serbiaë, nuk është denuar Gjneralshtabi Serbina, nuk është denuar Partia Socialiste Serbe, nuk është denuar Partia Radikale Serbe, nuk janë denuar disa parti tjera e që me krime kanë qenë të ekspozara, dhe bota për peshën e atyre krimeve dinë ose nuk dinë fare, sepse të gjitha i janë fakturuar shtetit dhe drejtuesit të saj, me të drejtë, por…. Mbi të gjitha Serbia nuk është denuar për dëmet e lyftës, as që ia ka përmendur ndokush nga ndërkombëtarët reparacionin. Mu për këtë realitet politik, Serbia po sillet ende si xhandar i Ballkanit, sepse nuk e ka përfshirë pesha e përgjegjësisë penale.

Pse shqiptarët nuk krijuan miqë as në kohën e Gjergj Kastriotit në Evropë

Gjergj Kastrioti- Skenderbeu provoi për të krijuar miqë në Venedik, Vatikan dhe nepër Evropën e hallakatur sidomos pas vitit 1463.Por, Skenderbeeu askund nuk gjeti as miqë as përkrahës të interesit.Përkundrazi, gjeti një lloj helmimi misterioz, prej të cilit edhe u pushua nga jeta-nga lufta e shenjët për çlirim nga osmanlia okupator.

Së dyti, shqiptarët provuan në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe të Buhsatlinjëve të dëshmojnë Evropieizim, por muarën urrejtëje dhe pezmatim ps eishin musliman. E ky fenomen ndodhëte për faktin sepse Evropa e Kryqzatave nuk kishte ndryshuar, as vese e as adete makiveliste. E kundërta shqiptarët në të gjitha kryengritjët kombëtare gjatë shekullit XIX dhe XX kundër osmanlisë drejtoheshin nga personalitetet shqiptare të rreligjionit islam. Por, kjo nuk do të thot se nuk ka pasë edhe turkofilë dhe tradhtarë nga ky rreligjion. E po të peshohen me vagën e tradhtisë, atëherë hesapi del shumë i egër i rreligjioneve islame E vërteta, shqiptarët vetëm një herë në histori gjatë shekullit XX e kanë pasur një gjysëm dobie nga Lindja,por jo rreligjioze por ideologjike. Parndaj më 1955 kur projektohej: deprotimi i shqiptarëve nga Jugosllavia; kur planifikohej ndarja e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, posa Shqipëria u pranua në Paktin e Varshavës (më 1955) pushuan të gjithë skenarët e ndarjës Shqipërisë. Por shpërngulja e shqiptarëve nga Jugosllavia në Anadolli pushoi vetëm më 1966, me ndihmën e fuqisë SHBA-ve, të cilat e ndihmuan terthorazi në sigurinë e plotë për eliminimin e Aleksandër Rankoviqit në Brione. (shiqo: A. J. Brionski Plenum, “Tajna dokumentacija stoleça/66”).

Çka do të ngjanë nëse OKB e aprovon Rrezolutën për gjenocid në Srebernicë

Sot në Ist River (Nju Jork) ndërgjegja e njerëzimin është në peshojë. E kuptueshme se kundër drejtësisë do të provojnë të ngadhnjejenë Rusia, Serbia, Bellorusia, Irani, Kina dhe ndonjë shtet marionetë si këto. Por aprovovimi i Rrezolutës për gjenocidin në Srebernicë do t` i hapëte dy mundësi: 1.Që Serbia t` i paguaj dëmet e luftës në Bosnje. 2. Që Rusia një ditë të gjindet para peshës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe t` i paguaj dëmet e luftës ndaj Ukrainës. Pra Rrezoluta për gjenocidin në Srebërnicë do të ishte një fitore e demokracië mbi tiraninë.

E vërteta,auktalisht shembulli i Gjermanisë për t` i paguar viktimat e kolonializimit në Namibi, këto ditë (prill 2024) e venë çdo agresor para ÇEKANIT të gjyqtarit. E në këtë nye Serbia fashsite ka filluar të dridhet, sepse një ditë do duhet paguar dëmet e luftës për Kroaci, për Bosnje dhe për Kosovë sidomos.

Çka do të ngjan nëse Perendimi e lejon Rusisnë ta fitojë luftën në Ukrainë

Me aprovimin e ndihmës për Ukrainën për 61 miliardë dollarë këto ditë nga Senati Amerikan, pothuej se është e sigurtë se Ukraina nuk është vetëm, prandaj nuk do ta humbi luftën, por nuk do të mundet as për ta fituar. Kjo për faktin se për NATO-n është me interes politiko strategjik,që Rusia e Putinit të kompromitohet para opinionit botëror.Dhe, në këtë drejtim NATO nuk meerr kurrfar përgjegjësie morale, sepse është organizatë ushtarake, armike e imperializmit rus në përgjithësi.

Nëse Rusia eventualisht do ta fitonte luftën në Ukrainë, atëherë turrin e saj (Rusisë) do ta ndalte vetëm një Luftë e Tretë Globale, e cila po zvillohet para syve tanë në forma të ndryshme, por me mënyra të tjera makiaveliste. I mjeri ai popull sot, që është para ndrydhjeve të fuqive agrsiveushtrake ruse.

Çka do të ngjan nëse më 16 maj 2024 Kosova bëhet antare e Këshillit Evropës

Historia nuk mirret me fall. Por, nëse analizohën ngjarjet drejtë (faktorët objektiv dhe subjektiv), atëherë “zbulimin” i së vërtetës se çka do të ngjan ke shansë për ta rrumbullaksuar në 90-95% se si do të jetë përfundimi, kuptohet jo apsolut. Lidhur me titullin e shtruar si pyetje konjukturale- “Bota Serbe”, mund të theksojmë pra, nëse Kosova pranohet de jure në Këshillin e Evropës, atëherë hapet shansa që Kosova shumë më lehtë të pranohet në Interpol, në UNESCO, në OKB. E sa i takon pranimit në NATO, çështje e Kosovës është gati tërësisht e zgjidhur, sepse NATO është këtu. Por kjo ambicje e Republikës Kosovës është çështje që donë njohuri speciale ushtrake, sepse dëshira dhe përkushtimi në asnjë rrethanë nuk do të mungojnë. Me fjalë tjera, pranimi i Kosovës në KE hap rrugë që Kosova pas pranimit në OKB ta padisë Serbinë agresore për dëmet dhe gjenocidin që ka bërë ekskluzivisht nga koha kur KS OKB e ka aprovuar Rrezolutën për Gjenocidin më 1948 e këndej. Pra Republikën e Kosovës si shkencat objektiv-institucionet e saj i njohtoj se nuk ka padi retroaktive, nuk ka pasi për gjenocidin që ka bërë Principata Serbe duke i shfarosur 714 katune dhe 6 qytete me shumicë shqiptare për 28 ditë (1-28 XII 1877). Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për mizoritë më 1912-1914 nga 132 fshatrave shqiptare.Serbia përjashtohet nga definicioi i gjenocidit për 182 katune të bombarduara në Kosovë më 1919-1921.Serbia përjashtohet nga definicioni i gjenocidit për 215 katune të sulmuar me zjarrë dhe automatike më 1945.Por Serbia nuk do të mundet për t` u përjashtuar nga Padia dhe denimi që mund t` i bëret në GJND (Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë), sese krimet nuk vjetorhën. E vërteta, Serbia neofashiste për këtë realitet të drejtësisë është e njohur, por me asnjë çmim nuk po pushon që znatin e mizorive ta ndali, një ditë. E kjo nuk do të thot se shqiptarët do të mbesin në mëshirën serbiane, sikurse gjatë shekullit XIX dhe një pjese të shekullit XX-t.

Serbia fashiste ka hy në një avanturë të re duke mos e ditur se Rusinë e ka armik

Në Serbinë fashizuar sot, askush nuk ka fuqi si individ për ta ridrejtuar kah demokarcia godinën shtetërore. Përkundrazi, sepse këtë shtet e ka mbuluar psikologjia e “pafajësisë”-përkatësisht e urrejtjës, megalomanisë , madhësisë territoriale, medje pasi që i ka huq të gjitha rrugët, po provon përmes një tog fjalëshi rreligjioz të quajtur “BOTA SERBE”, për të krijuar një atmosferë misterioze, ala asaj formulës së viteve 1990 kur propogandohej se: “Nikolla Teslla e paska shpikur një formulë, me të cilin Serbia do ta sulmojë tërë botën, nga Tokio e deri në Londër, dhe atë luftë do ta fitojë”. (Lexone deklaratën e Enriko Josifit më 1990 në TV e Serbisë)!!

Sot, vetëm një shkrimtar ala Emil Zola (1895), mund ta shpëtojë Serbinë fashiste nga katastrofa.Ai shkrimtar në Serbi nuk mund të gjëndet. Ndoshta do të ishte Vuk Drashkoviqi, por si duket ende ka nevojë shprti i tij të pastrohet, jo para ndonjë popi, por para Zotit dhe Krishtit nëse vërtetë don të imponohet si një Dimitrije Tucoviq. E ta them menjëherë se tigri i dikurshëm nuk mund të bëhet kapruell sentimental që iu kanë ther brienat diku nepër shkurret e shovinizmit.Prandaj, mendoi se Serbia do të paguaj haraç duke u hasmuar me tërë botën, sepse nuk ka shenja se do të largohet nga kthetrat e Putinit, i cili Serbinë po e shfrytëzon për t` i trembur “mizat në perpeç” të zotërisë.Ky realitet u pa dhe u ndie në KS OKB më 22 prill 2024.

Sot si historian mendoi se kapitali Evropian, duhet të jetë më agresiv ndaj Serbisë, sepse Ballkani si pasojë e sielljeve meskine serbiane është bërë vend i pasigurt për investime. E ky realitet nuk është shenjë i mirë për BE dhe për demokracinë Perendimore, sidomospër Amerikën demokratike. Në anën tjetër tërë bota ngadal por sigurtë po e mëson se shqiptarët e kanë kthyer me të drejtë tërë orientimin-rreshtimin ekonomiko shoqëror gjithëkombëtar kah Washingtoni dhe Brukseli.

A ka kaluar koha e kolonizimeve barbare serbiane në Kosovë

Më 1912-1941 Serbia arrijtë ta ngritë përqindjën e serbëve në Kosovë nga 4% sa ishte më 1912 në 27% më 1941. Këtë përqindje të popullsisë Serbia koministo-çetnike synonte pas vitit 1945 ta ngritë në 51% plus. Por realiteti tregoi më 1991 se në Kosovë për shkak se serbët nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie, të zbresin në 5,2% të tyre. Madje provuan qarqet fashiste përqindjën ta ngrisin me terror të programuar në 51% serbian më 1995. Por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e prishi atë planifikim, madje bombardime t e NATO-s jo vetëm që e prishën por e kthyen në një invalid që po derxhet në shovinizëm tërë Serbia edhe sot. E vërteta, pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999, filloi njëfar epoke e negociatave, të cilat janë bërë njëfar mode politike, por ajo “modë” nuk ka as strategji e as taktikë të zgjedhjes, sepse vet serbët nuk po duan të integrohën në shtetin e Kosovës, të cilin e kanë pranuar 59% të shteteve në tërë globin. Lidhur me këtë e shtroi pyetjën: A u larguan vet serbianët nga institucionet e Kosovës; a u mbajtën dy palë zgjedhje dhe i bojkotuan. Tani çka kërkohet nga shqiptarët, pse mos të thuhet se: “Serbia po kërkon territore, po kërkon kthim të pushtetit saj në Kosovë”.

Në fund e shtroi këtë aksiomë që mund të quhet në fillim edhe si theoremë që: Kombin shqiptar dhe Kombin serbian duhet t` i drejtojë një psikologji “demokratike” e shembullit franko-gjerman. Pra shembulli i pajtimit është i zbuluar, vetëm që ai zbulim duhet të zbërthehet me argumentin se drejtuesit shtetëror serbian duhat t` i parnojnë fajet e bëra ndaj fqiut të parë; duhet ta njohin Kosovën shetet; duhet t` i paguajnë dëmet e luftës. Për ndryshe viktimat nuk do të na i falin gabimet politikaneske nëse do të ndodhin. Pra, shkurtë e shqip: nuk ka pajtim as paq të vërtetë në Ballkan, pa u demobilizuar imperializmi serbian. Tni për tani, sa më shumë që Serbia t` i afrohet Rusisë, e ky fenomen po ngjanë, Shqiptarët duhet t` i afrohën për tri herë më tepër Perendimit dhe NATO-s me SHBA në krye.Politikë pra po, por dhëmb për dhëmb. Madje, rinia shqiptare duhet shkojë me kulturë aq largë sa që zyrtarisht të kërkojë nga Stej Departamenti dhe Pentagoni për të shërbyer një ditë në Ushtrinë Amerikane. Po medni si shkencat shqiptar që nuk e urrej asnjë popull se vetëm kur Serbia ta pranoi Kosovën, vetëm atëherë bota serbiane do të mendoi ndryshe, do të ndohet se është larguar nga pesha e krimt.Prandaj “Bota Serbe” që po promovohet nepër kisha dhe manstire, nepër parti dhe kazerma ushtrake, nepër shkolla dhe uzina, nuk është asgjë tjetër vetëm se një poltikë e re e Millosheviqit me një ambalazhë ngjyrë gjaku të njomë.

Shkrimi i kushtohet: Vojo Kushit, Tahir Sinanit, Ukshin Hotit, Fehmi Lladrofcit dhe ushtarit serbian që nuk pranoi në maj 1999 ta therr plakën shqiptare, por që me procedurë të shkurtë u pushkatua si “tradhtar”! Së këndejmi, konkludoi se ka edhe serbian partiotë dhe trima e humanistë të shkollës Dimtrie Tucoviqit!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...