Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/24

Në intervistën ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka demaskuar Edi Ramën. Sipas tij, Rama ka dhënë tokën, ajrin, detin, dhe leje duke ngrënë qofte te veranda.

 

Çim Peka: Jeton në një shtëpi bashkie, ndërkohë që Altin Dumani i ka bërë kërkesë Facebook për FB tuaj dhe nuk i paska bërë bashkisë së këtij qyteti për ju.

Arben Ahmetaj: Nuk besoj se është e vërtetë, nuk besoj se do të shkonte deri aty sa t’i kërkonte FB-së ku është ky përdorues, e bllokoje. Edhe të qenit Robespier i revolucionit siç është sot SPAK-u Robespier i anti revolucionit të demokracisë. Pra, pyetja ku janë 60 mln mos të venë në ambasada, që ky na zhgënjeu. Për çfarë i zhgënjeve. Që fjeta me gruan time në hotel dhe i pagova paratë kesh. Apo se kam pirë kafe e kam ngrenë drekë me Mirelin. Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta.

Unë jam ai që po, e kam pirë kafen me Mirelin, por letra për interesin publik ka qenë atje e zeza mbi të bardhë. Unë vij këtu si një njeri që pas 3 muajsh i është kërkuar të arrestohet. Unë jam një njeri që jam persekutuar familjarisht dhe politikisht. Kam një jetë që punoj për të mos firmosur gjëra që cënojnë integritetin zyrtar, timin personal dhe të familjes time. Ja arriti Edi Rama ta bëjë këtë bashkë me Robespierin. Më nxori në pritë.

Të të jap një shembull. Të kërkoj ndjesë se të duket se të sulmoj, por nuk të sulmoj. Unë kam shumë respekt për ministrin e Drejtësisë, aktual. Doli me dinjitet ashtu siç duhej dhe tha; policët e burgut të Peqinit nuk duhet të jenë në burg. E drejtë, po Ben Ahmetaj pse duhet të jetë në burg. Pse nuk e ngriti zërin ministri. Pse? Pse duhet të jetë. E lexove dosjen 320 faqe. Po dosjen e kompanisë amerikane nga më prestigjiozet, 480 faqe. Po të investigohet Tirana sqarohet pazëlli. Pse SPAK nuk i shkon pas parave, cila është arsyeja që merret me pllaka banjosh e kuzhinë. Pse, sepse zbulohet kush i merr këto para.

“Shperthen Arben Ahmetaj”.

 Të enjten në mbëmje, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do japë një intervistë për Çim Pekën.

Sipas Pekës, Ahmetaj do bëjë akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe pazaret e oligarkëve me Ramën e Veliaj.

Pritet që Ahmetaj të rrëfejë detaje nga marrëdhënia me Ramën dhe pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pasi urdhërarrestit.

Ahmetaj, i cili nuk ka folur që nga koha që ka ikur në arrati pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij pas hetimit pasuror të bërë nga prokurori Altin Dumani.

Ahmetaj akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Postimi i plotë i Çim Pekës: 

“E Enjte 20.45! “Shperthen Arben Ahmetaj”.

Jo thjesht pergjigje, por akuza te renda per Edi Ramen.

Kush jane pronaret reale te inceneratorit te Tiranes.

Pazaret e oligarkeve me Ramen dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndane me Edi Ramen?

Pse vendosi te mos kthehet ne Shqiperi pas vendimit per arrest? Dhe kercenimet me jete… Nje rrefim si kurre me pare”, shkruan Peka.

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se si janë bërë letrat e inceneratorëve.

 Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben  Ahmetaj ka treguar se si janë bërë letrat e inceneratorëve.

Ahmetaj ka pyetur SPAK se ku janë 60 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës, se ku kanë shkuar, pasi janë pa adresë.

Çim Peka: Kush i merr paratë e inceneratorëve?

Arben Ahmetaj: Nuk është detyra ime ta zbuloje. Unë detyrat e mia i kam bërë. Kam qenë ministër Financash, e kam marrë në kulmin e krizës, dhe e kam lënë me deficit më të ulët rekord, 1.6 dhe me borxh vetëm në ulje dhe të ardhura në rritje. Më dha rindërtimin, nuk kam fjetur tre muaj për të bërë strukturën dhe për të bredhur me të tjerë për të gjetur paratë. Po në pandemi. Nuk kam lënë brimë miu për të kërkuar vaksinat.

Çim Peka: Kur është firmosur kontrata e inceneratorit të Tiranës, çfarë funksioni keni pasur?

Arben Ahmetaj: Nuk kam qenë pjesë e kabinetit. Kur është firmosur kontrata e Tiranës ka qenë 29-30 gusht.

Çim Peka: Kur ka nisur procedura, keni qenë ministër se keni refuzuar disa herë Erion Veliajn. Ministrja që kishte ndërlidhjen e parlamentit me qeverinë në atë kohë, Ermonela Felaj i ka dërguar një shkresë Ramës për firmën, se nuk mund ta marrë kjo firmë se nuk ekziston. Jo vetëm që e mori, por mori dhe 8 pikë bonus. Rama u vu në dijeni nga Felaj, ju vetë e keni vënë në dijeni kryeministrin se këto procedura janë të paligjshme, se kjo kompani nuk ekziston. Jeni munduar ta mbroni kryeministrin nga ky megaabuzim.

Arben Ahmetaj: Të presim një hetim dhe gjykim të pavarur, gjë që nuk po ndodh, për të kuptuar se kush dhe sa ka abuzuar me Tiranën. Detyra e ministrit të Financave nuk është të vlerësojë kompanitë. E ka thënë Irena Beqiri, se çfarë bën ministri i Financave. Ministri i Financave nuk ka punë me procedura. Neni 42 i koncesioneve thotë shprehimisht; ministria e Financave si institucion dhe jo ministri, siç e do Robenspieri i SPAK. Jo ministri, gjykon anën fiskale, e mban apo jo buxheti. Unë kam gjykuar gjatë gjithë kohës që ky nuk duhet të financohet nga buxheti i shtetit. Duhet të financohet nga privati dhe siç kam shkruar në të gjitha letrat për koncensionet dhe këtu mund të ketë ardhur edhe ftohja e ish-miqve të mi, risku i biznesit i takon privatit, risku i këmbimit i takon privatit, dhe kam thënë që përderisa, pasi erdhi letra. Neni 42 kërkon të thotë, jep para nga buxheti apo jo. Në momentin që nuk jep para nga buxheti për këtë koncesion nuk është më detyrë e këtij institucioni të thotë po apo jo. Nuk është. Nuk mori para nga buxheti. Nuk kemi komente, por risku i buxhetit i kalon biznesit, risku i këmbimit duhet ti kalojë biznesit dhe duhet marrë dakordësia, por ka ardhur si procedurë, dakordësia e të gjithë bashkive të qarkut. Pra nuk është dakordësi. Dhe mund ta lexoni te raporti i KLSH-së, janar 2022, është e shkruar e zeza mbi të bardhë qartësisht. A duhej ndërtuar incenerator në Tiranë. Unë mendoj që Erion Veliaj në kërkesat e tij ka ndërtuar një rast të qëndrueshëm dhe të domosdoshëm për të ndërtuar inceneratorin në Tiranë. Duhej ndërtuar nga qeveria? Jo. Pse jo, përsa i përkiste ministrit të financave të asaj kohe, dhe ish-ministrit përballë teje; nuk e mbante dot buxheti 128 mln euro. Privati le ta ndërtonte.

Çim Peka: Ka një moment. Ju keni qenë, ministër Ekonomie, Financash, për rindërtimin, zv-kryeministër. Keni qenë gjatë gjithë kohës pjesë e kësaj mazhorance. Nuk është bërë me procedurë të përshpejtuar por me tenderim gjithçka përsa i përket tenderimit, që ishte emergjencë kombëtare, se njerëzit ishin jashtë dhe është bërë me emergjencë kombëtare kjo e mbetjeve, inceneratorët, emergjenca kombëtare në 2014, vetëm që aty të mos kishte tenderim dhe të jepej atyre që ishte përcaktuar. Arben Ahmetaj a e ka ngritur ndonjëherë zërin se këto janë procedura me shkelje, si ministër i asaj qeverie.

Arben Ahmetaj: Juve ju referoheni Fierit. Që komiteti i mbetjeve shpalli emergjencën. Komiteti ka kryesisht zv/ministra dhe madje ish-zv/ministra që sot dalin e flasin kundër inceneratorëve, sepse kanë firmosur. Sepse bëhen qesharak, kur unë i shoh sot me më shumë qetësi.

Çim Peka: Njëri prej tyre është Dritan Hila, ky i mbrojtjes.

Arben Ahmetaj: Nuk më interesojnë emrat.

Çim Peka: Më interesojnë mua, se kanë zv/ministria që nuk kanë firmosur.

Arben Ahmetaj: Komiteti ka shpallur emergjencën. Tani ka një raport për këtë emergjencë, ka një raport nga pas. Prandaj duhen parë procedurat një për një. Përsa i përket procedurës së Elbasanit, në këndvështrimin tim ka qenë korrekte, përsa i përket ndjekjes së hapave. E njëjta gjë edhe për Fierin. Është zbatuar ligji i koncesioneve, është paraqitur kërkesa. Po kur unë kam thënë se nuk kam fuqinë…

Çim Peka: Është bërë pa garë, sepse komiteti kishte shpallur emergjencën për këtë qëllim.

Arben Ahmetaj: Unë mendoj që i takon atyre që hetojnë të shohin procedurën dhe e kanë parë, x apo y prokuror e ka parë procedurën dhe ka vendosur që kjo procedura mund të ketë këto difekte apo të mira.

Çim Peka: Emergjenca është bërë që të shkohet në procedurën pa garë, ku një person me 1 mijë euro në llogari, të merrte 30 mln euro për inceneratorin e Elbasanit dhe pas 1 jave ta shiste për 15 mln euro dhe ta bënte dikush tjetër. U bë apo jo, është tjetër gjë.

Arben Ahmetaj: Të sugjeroj miqësisht, që është e drejta juaj të provokoni me shifra, por do të ju sugjeroja kur flisni me shifrat mirë është t’i referoheni të zezës me të bardhë, sepse ekspertimi ka treguar se është shpenzuar më shumë. Mund të pyesni edhe Faraudin Arapin…

Çim Peka: Nuk është institucion për tu besuar, është ky që u mor me menaxhimin e parave të fajdeve…

Arben Ahmetaj: Ekspertimi ka treguar se tek Elbasani është harxhuar më shumë se sa tek kontrata, dhe tek Fieri thotë Arapi, dhe unë i besoj, është shpenzuar më shumë se kontratat, pavarësisht se unë mendoj se autoriteti kontraktor e ka sabotuar Fierin për të rënduar Lefter Kokën në burg, duke mos e financuar kontratën. Dhe ky është …

Çim Peka: Kush është kjo kompani që merret me biznes, që vjen e futet në një garë të paracaktuar, që qëllimisht bëhen të tilla, kush është ky biznesmen që vjen e futet për të dalë me humbje…

Arben Ahmetaj: Mos më pyet mua. E kishe atë që ti mendon që kanë bërë Fierin dhe Elbasanin dhe mund ti pyesësh sërish si është llogaria.

Çim Peka: E pyeta dhe ai nuk kishte përgjigje.

Arben Ahmetaj: Janë punët e tyre, nuk ngatërrohem me ta, në respekt të halleve dhe punëve të tyre.

Çim Peka: Kjo del se vetëm te Tirana është vjedhur.

Arben Ahmetaj: Jo jo, pyetjen e kam tek SPAK, ku kanë shkuar 60 mln. Ku, kanë shkuar 60 mln ndërkohë që ti ndjek laminatin e kuzhinës së Erjolës dhe pllakat e banjos. Ku janë 60 mln dollarë, kush qëndron pas, kush ka dhënë garanci, kush e ka blerë, kush është 20%. Le të shikohen këto.

Çim Peka: Në gjykimin e Arben Ahmetaj, çfarë e shtyu Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, të firmoste dhe ti jepte inceneratorin e Tiranës një firme që sipas ministres së tij nuk ekzistonte dhe madje kësaj firme ju dhanë edhe 8 pikë bonus, dhe kryeministri e dinte se pas 8 muaj që do të firmosej kjo kontratë, kjo firmë do të ekzistonte. Çfarë e ka detyruar Edi Ramën të bënte këtë gjë.

Arben Ahmetaj: Unë nuk gjykoj dot, për mendjen e askujt. Unë kam gjykuar si ministër i Financave të atëhershëm se nuk duheshin paguar para nga buxheti për atë incenerator. Kam mbajtur qëndrimin në mënyrë perpetuale që bashkisë së Tiranës duhej të jepej subvencionim nëse për mbetjet dhe jo që buxheti të ishte përgjegjës për mbetjet e Tiranës. Kjo është arsyeja se pse ka vendim qeverie për të subvencionuar Tiranën, që të dallohej në terma juridiko financiarë, për të gjithë Robespierët me zemër dhe mendje të drejtë, që kur e lexojnë ta dallojnë tamam se çfarë është bërë se letrat janë letra. Aty sot, Çim Peka ka populizëm penal. Unë jam gjuajtur me gurë nga populizmi penal. Si ka mundësi që rrjedh në media dosja e plotë. Si ka mundësi që del një prokuror dhe del e thotë, do të ketë surpriza te dosja e Ahmetaj. Pse çfarë surprize gjete, që unë kam rrëzuar kullat binjake dhe kam vrarë Kenedin. Si mund ta kthesh në personale, cenon sistemin, tregon urrejtje personale, për çfarë e bën, për vullnet politik, kërcënim.

Çim Peka: Nuk është personale, nëse mungojnë 60 mln euro, këto shpërndahen.

Arben Ahmetaj: A shpërndahen, gjeji. Shumë bukur, ndiqi 60 mln euro dhe mos dil të thuash, se ne kemi merak ta sekuestrojmë se kemi merak arbitrazhin. Ke arbitrazhin merak, ti nuk mund të flasësh si ministër, kjo është detyra e ministrit të Financave, jo e SPAK. Nëse ke merak arbitrazhin hetoje thellësisht Beketin, është refuzuar dhe një komision hetimor. Hetoje për arbitrazhin apo ti do të më varrosësh mua. Kë kërcënon mua, i bën presion gjykatës se do të kërkosh dënim maksimal se nuk të rruhet për procedurat. Bravo të qoftë. Ne e bëmë drejtësinë e re për të qenë të gjithë të barabartë përballë ligjit, jo njëri mbi ligjin e tjetri poshtë. Pra rasti im z. Peka është shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Është tentuar të bëhet statistikë politiko-juridike. Është ndërtuar një narrativë e tërë që ky është njeriu që duhet ta hajë. Ky të vejë në të s’ëmës. Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut. Jam ndonjë trim, jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurtë.

Avokat i njohur Sokol Hazizaj “plas bombën”: – Arben Ahmetaj të fshihet në fundjavë pasi arrestimi i tij nga SPAK është firmosur

 Nga Rigels SELIMAN, Gazeta Sot


Ish-Ministri i Financave dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në udhëkryq, ndërkohë që në horizont dëgjohet tringëllima e prangave. Përballja me SPAK për aferën e inceneratorëve, duket se e ka vënë me shpatulla pas murit njeriun “hije” të financave shqiptare.

Duket se përballja me deklarata mediatike me shefin e tij, Edi Ramën do të vulosë edhe fatin e tij jo vetëm politik, por edhe personal. Gjatë gjithë periudhës së aferës së inceneratorëve, Ahmetaj nuk ka bërë deklarata publike, madje edhe kur u largua nga Rama nga posti i zëvendëskryeministrit. Arben Ahmetaj kishte vite që akuzohej nga opozita si i korruptuar., ndërkohë që zgjodhi heshtjen vetëm kur ‘hija’ e fatit të ish-kolegut të tij Saimir Tahiri po e ndjek nga pas. Mirëpo sot që flasim gjërat kanë ndryshuar dhe deputeti socialiste është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur edhe me aferën inceneratorëve.

Madje ka zëra nga korridorët e SPAK, medias dhe politikës se ish-ministri pritet të arrestohet brenda kësaj jave.

Ndërkohë një paralajmërim të kësaj natyre ka bërë dje edhe konstuticionalisti dhe juristi i njohur, Sokol Hazizaj gjatë një prononcimi për “Top Channel”. “Sot që flasim deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë pa imunetit, pas ndryshimeve që i janë bërë ligjin me konsensuse të plotë mes mazhorancës dhe opozitës. Në këto kushte dhe referuar rasti të zotit Arben Ahmetaj, i cli është deputet, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do kërkojë nga Kuvendi i Shqipërisë vetëm një autorizim të thjeshtë që e lejon atë të arrestojë ish-ministrin socialist.

Kuvendi është i detyruar të t’i japë lejën SPAK që të arrestojë deputetin ose në rastin konkret z. Ahmetaj. Megjithatë për të qenë i drejtpërdrejt e teksa analizojmë gjithë procedura e SPAK dhe hetimet e saj për ish-zv/kryeministrin, unë mendoj se ka shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, autorizimi që kërkohet leja nga Prokuroria e Posaçme për të arrestuar Arben Ahmetajn. Pra, nëse janë të vërtete këto që thuhen edhe në media dhe nëse ka vajtur autorizimi në Kuvend, Arben Ahmetaj arrestohet, çka do të thotë se ai të premte, të shtunë ose të dielë nuk duhet të flejë në shtëpinë e tij”, deklaroi Hazizaj në “Top Talk”.

Ja rruga që do ndjekë Ahmetaj

Ndërkohë gazetari i “Report Tv”, Adriatik Doçi deklaroi se akuzat ndaj ish-zv/kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Në një emision televiziv, zoti Doçi theksoi se deputeti Ahmetaj se mund të ndjekë rrugën e arratisjes si ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ose të zgjedhë përballjen me drejtësinë si Saimir Tahiri. Po ashtu, Doçi u shpreh se ka dyshime që Ahmetaj të ketë korruptuar ILDKPI nga fakti që ka shumë pasuri të padeklaruara. “Po çfarë duhet të bëjmë, të presim thesin e lekëve në kurriz? Ka firmosur në 14 prill 2014 për inceneratorët. Do ta vlerësojë gjykata. Edhe nëse i ka marrë si dhurata, duhet t’i deklarojë në ILDKP. Pastrimi i parave, vilat çfarë janë këto? Nuk janë pastrim parash dhe korrupsion. Ku është burimi? Akuzat janë të rënda dhe kolegët e tij për këto akuza janë në burg dhe unë mendoj që ditët në vijim SPAK do të kërkojë heqjen e imunitetit. Do kemi dhe kontroll të banesave që posedon në emër të tij, që janë 2-3, të tjerat i ka në emër të familjarëve dhe biznesmenëve dhe mendoj që do të kemi masë arresti ndaj Arbën Ahmetajt. Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla ose do të përballet me drejtësinë si Saimir Tahiri”, deklaroi ai.

Pazaret Ahmetaj-Meta

Më tej gazetari Doçi zbuloi se ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro nga çështje e inceneratorëve. Këtë shifër thotë se e ka ndarë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin por pasi u prishën në pazare, nisën me hakmarrje. “Dyshohet që Arben Ahmetaj dhe Ilir Meta është i implikuar në çështjen e inceneratorëve. Dyshohet se ka marrë 4 milionë euro nga firma e tij, këto paratë i ka investuar në vila dhe një pjesë të parave i ka ndarë me Monika Kryemadhin. Do dalin dhe dëshmitarë.

Dyshohet që ka marrë 4 milionë euro dhe paratë i ka ndarë me Ilir Metën e Monika Kryemadhin. Duke qenë se ishin të pakënaqur, nisën të sulmonin shokët, bashkëpunëtorët e tyre në këtë histori. Ilir Meta iu sul Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës. Arben Ahmetaj iu sul Klodian Zotos. Po këta të tjerët që kanë firmosur, po Ilir Meta që ishte pararojë e çështjes së inceneratorëve. Ishte hakmarrje dhe prishje në pazare. Goditja e Kokës dhe Bllakos ishte hakmarrje e Ilir Metës”, nënvizoi Doçi.


Arben Ahmetaj kërcënon hapur kryeministrin Edi Rama si orkestrues të aferës së inceneratorëve


Nga RIGELS SELIMAN

“… ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa të quhej ‘koka e inceneratorëve’, sa të lëvizte qeverinë., duke shigjetuara hapur kryeministrin Rama”.

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar prej ditësh, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe kryeministri Edi Rama tanimë duket se kanë hyrë në një “luftë” të fortë politike, duke kërcënuar hapur njëri-tjetrin, madje duke i treguar edhe burgun. Deputeti socialist, Arben Ahmetaj ka folur dje në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan për herë të parë për aferën e inceneratorëve dhe lidhjet me krerët e kompanive që dyshohet se është paguar prej tyre.

Në SPAK ka një padi ndaj tij se Klodian Zoto i ka pagur disa udhëtime në hotele luksoze jashtë vendit, por Ahmetaj është justifikuar, duke mohuar akuzat dhe zënë be kokën e vajzave se nuk ka lidhje me inceneratorët. “Në inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe i Tiranës, unë kam zero përfshirje në procedurë”, deklaroi ai.

Më tej ish/ zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit një javë më parë, ku i sugjeroi të gjejë avokat sepse ai nuk e ndihmon dot. Ahmetaj u shpreh se nuk i ka kërkuar kurrë ndihmë, teksa e paralajmëroi Ramën që të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit. “Unë Ramës nuk i kam kërkuar asnjë herë ndihmë. Nuk do desha të isha në vendin e kryeministrit që të bëja gjykatësin. Ai për mua sikundër i kam sugjeruar, të bëjë punën që di të bëjë më mirë, atë të kryeministrit  dhe jo të gjykatësit”, u shpreh ai.

Ndërkohë Arben Ahmetaj është pyetur nëse kryeministri Edi Rama është gjithashtu i përfshirë në lidhje me inceneratorët. Ahmetaj tha se gjithçka që po bëhet është një infrastrukturë mafioze kundër tij. Ai nuk dha një përgjigje të prerë për përfshirjen ose jo të Ramës, por dha një mesazh. “Jeni në vete apo jo? E para dhe mbi të gjitha, dua të bëj një sqarim. Unë kam 33 vjet që punoj dhe perceptimi është krijuar, ia kanë dalë, kanë ngritur një perceptim negativ kundër meje. Është një miks. Kjo është një infrastrukturë mafioze ndaj meje. Unë sot kam shumë të qartë këmbët dhe duart e përpjekjes, trupin dhe kokën do e kem shumë shpejt”, shtoi ai.

Sakaq, ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se nuk ka qenë kaq i fuqishëm sa të quhej ‘koka e inceneratorëve’, sa të lëvizte qeverinë., duke shigjetuara hapur kryeministrin Rama. “A jam takuar në Maltë me Klodian Zoton? Kurrë! Ti flet me kolegët e mi dhe mua nuk ma thonë. Pse nuk e thonë në SPAK, i ftoj ta thonë në SPAK. Ti duhet të shohësh letrat. Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje qeverinë, bashkinë. Duhet të isha guru që të marr kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime. Cilët kolegë janë?’, tha ai për “Opinion”.

Ahmetaj: Nuk më ka pagur asnjë udhëtim Klodian Zoto

Po ashtu, ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka mohuar dokumentet që kanë dalë në media se ai ka përfituar udhëtime luksoze të paguara nga bosi i inceneratorëve, Klodian Zoto. Edhe pse gazetari i nxori faturat dhe komunikimet me email nga hotelet, Ahmetaj vijon të mohojë se s’ka lidhje. “O Blendi, unë nuk kam nevojë për të më sponsorizuar ato udhëtime. Ti më njeh. Nuk kam udhëtuar kurrë me të. Nuk kam pasur kurrë kartën e tij në dorë. Blend Fevziu, sulmi nuk është fakt, por është fakt i mercenarit. Nuk është asgjë e vërtetë. Po të jap autorizim, se skam kohë të merrem me këto. Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga 98-ta fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve ta bënin atë që kam bërë unë…”, tha ai, teksa iu hakërrye më pas edhe gazetarit Adriatik Doçi, i cili ndërhyri Live në emision dhe deklaroi se merr përgjegjësi penale nëse faktet që ai ka nxjerrë nuk janë autentike.

Ish-zv/kryeministri flet për Alda Klosin

Nga ana tjetër, ish-ministri Arben Ahmetaj ka folur dje për herë të parë edhe për ish-vartësen e tij Alda Klosi, e cila ndodhet pas hekurave për fshehje të pasurisë. Ahmetaj tha se me Klosin kishte pasur marrëdhënie pune korrekte, ndërsa telefonata e fundit me të ishte në tetor. “Jo nuk është e vërtetë! (Se ka telefonuar) E dija që kryeministrit i bëre 2 pyetje. Heqja e vëmendjes është instrument. Jo nuk është e vërtetë që ka qarkulluar emri im. Janë dy-tre media. S’të kërkova ndihmë. sa i përket personit në fjalë, Alda Klosi, s’jam te historia; përgjegjësi a është personale, se ajo është përgjigja e fundit. Erdhi nga Ujësjellësi i Tiranës, ka shkuar te Ministria e Financave, dhe ka qenë vetëm 9 muaj aty. Në sytë e mi ka qenë një punonjëse korrekte. Ka qenë gjithçka zyrtare, kam folur vetëm në herë në telefon diku nga fillimi i tetorit. I pyesja ‘ça bëni? ku keni nisur punë?’. Sugjerimi im ka qenë; ndiq procedurën ligjore dhe denonco. Sot ajo është para përgjegjësisë, e ka përgjegjësi para drejtësisë. I uroj që t’ia dalë.”, nënvizoi Ahmetaj.


Pas deklaratave të kryeministrit, Edi Rama për dokumentarin investigativ të emisionit “Report” në Rai3, që lidhej me marrëveshjen e kryeministrit shqiptar me homologen italiane, Giorgia Meloni, të cilën e konsideroi si skandaloz, ka reaguar autori i programit.

 

Investigimi i RAI3/ Pas 

Ai është shprehur se personi kyç që qëndron pas kësaj marrëveshje, Engjël Agaçi ka pranuar se ka qenë avokat i narkotrafikantëve dhe shton se të dielën e ardhshme do të publikojnë fakte të tjëra në lidhje me këtë ngjarje.

Më poshtë reagimi i autorit të programit dhe zëvendëspresidentit të RAI-t Sigfrido Ranucci:

Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon ‘Report’:

‘Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë’: kështu e përcakton kryeministri shqiptar Edi Rama investigimin e ‘Report’, të transmetuar të dielën (21 prill) në Rai 3, prodhuar nga Giorgio Mottola kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy qendrave të pritjes për emigrantët.

Në një koment për ‘Shqiptarja.com’, një nga portalet më të rëndësishme informative shqiptare, Rama nënvizon se: ‘një transmetues i paguar nga taksat italiane është bërë protagonist i një episodi të turpshëm shpifjeje ndaj Shqipërisë, siç ndodhi në vitet në të cilat u shfaqën shqiptarët në mediat italiane vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, dhe Shqipëria u prezantua si djepi i krimit në Europë… ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë shqiptare, familjes së kryeministrit Rama dhe një prej  bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Engjell Agaci, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.’

Agaci, i cili deri në vitin 2013, kur mori postin e tij qeveritar, ishte pronar i një studioje të njohur ligjore në Romë, etiketohej si ‘avokati i besuar i shumë trafikantëve shqiptarë të drogës’, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, ku do të kishin vuajti dënime më të ulëta se ato të marra në Itali.

Kryeministri shqiptar pretendon se versioni i Agaçit nuk është marrë në konsideratë nga autorët e programit. ‘Sekretarit të Përgjithshëm të Kryesisë së Këshillit Shqiptar’, sqaron Edi Rama, ‘i janë dërguar disa pyetje nga gazetari i ‘Report’, i cili me paturpësi epike nuk ka publikuar asnjë nga përgjigjet që i janë dërguar me shkrim’, kështu Agaçi ka bërë me dije se ‘do të bëhet ankim ndaj shpifësit’.

‘Report’ përgjigjet se: Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohem shumë në emër të së vërtetës, kështu ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Raporti transmetohet çdo të diel në Rai 3 në orën 20:55”, shkruan ai.

“Vendosëm përgjues për trafikantët, me ta u ul ministri”. – Gazetari tregon çfarë i tha oficeri italian

 

“Vendosëm përgjues 


Artan Hoxha ka treguar një takim me një oficer të Guardia di Finanza, i cili i ka treguar se gjatë ndjekjes së trafikantëve dhe përgjimit të tyre, janë surprizuar kur në tavolinë ka qenë një ministër dhe një politikan.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se oficerët italianë janë shumë prezentë në Shqipëri dhe janë në dijeni për ngjarjet dhe lidhjet e krimit edhe me politikën.

“Një oficer drejtues i Interforce, më kërkon takim nëpërmjet një kolegu që punon për mediat e huaja. Takimin e bëmë në Rogner. Ai kishte ndjekur zonat problematike të kanabisit, nisi për këtë histori dhe në bisedë e sipër, oficeri i Guardia di Finanza, më thotë po ndjekim një organizatë kriminale, kemi dyshime që policia shqiptare nuk e godet dhe ne po e bëjmë vetë.

Në një moment, më nxjerr një foto, pak e zbardhur dhe më thotë nga dyshimet, një lokal në Gjirin e Lalzit, trafikantët takoheshin me pushtetarë të rëndësishëm dhe kishin vendosur përgjues. Përgjuesit i vendosëm për trafikantët, por aty erdhën politikanët shqiptarë.

Më thotë, a i identifikon fotot? I thashë doni që kjo gjë që publikohet, që të bëhet zhurmë. Ai e dinte kush ishte, por për çfarë po ma tregonte?

Në foto ishin dy trafikantë të rëndësishëm, të dënuar në Itali, kishin shpëtuar atje sepse kishin ndërhyrë politikanë shqiptarë.

Në tavolinë ishte një ministër dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm.

I thashë këtë foto po ma jep që ta nxjerr unë?

Pra italianët janë shumë prezentë në Shqipëri. Detyra funksionale e tyre është që të skanojnë territorin, të tregojnë dhe të ndihmojnë Shqipërinë.

Në rastet kur kemi të bëjmë me organizata që kanë aktivitet shumë të rëndësishëm, të bashkëpunojnë për ti goditur në të gjithë vendin. Italianët thonë nuk i sjellim dot të gjithë informacionet, sepse nuk kemi besim”, tha Hoxha.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...