Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/04/24

Nuk sanksionoi Rusinë: – Rama kërkon mirëkuptim për Serbinë: – Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Beogradin mund të jetë i dëmshëm për rajonin thotë vëllau sijamez i Vuçiçit, zt.Edi Rama.

 

Edi Rama

Në një intervistë për “Politico” kryeministri Edi Rama thekson se mbështet idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE-së.

Por sa i takon mos vendosjes së sanksioneve nga Serbia drejt Rusisë, Rama kërkon mirëkuptim për pozicionin e Beogradit.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha ai.

”Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi Rama.

Pjese nga intervista

Mbështetje për Macronin

Rama theksoi gjithashtu se ai mbështet idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE-së.

“Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë… sepse kjo është vizionare”, tha Rama, ndërsa nuk pranon të hyjë në detaje për formën që duhet të marrë komuniteti.

“Kjo mund të diskutohet, por në parim, të kesh një komunitet politik i cili organizohet në mënyra të ndryshme … është shumë e rëndësishme dhe është përtej Bashkimit Evropian që kemi sot … i cili qartësisht nuk është në gjendje të përballet me sfidat e kohës që janë përpara”, tha ai.

Macron e përcaktoi planin e tij pjesërisht si një përgjigje ndaj luftës në Ukrainë, duke sugjeruar se komuniteti i propozuar do të ishte një mënyrë më e shpejtë për Kievin për t’u integruar në strukturat politike evropiane sesa procesi i gjatë i pranimit në BE.

Lufta e Rusisë ka nxjerrë në pah gjithashtu ndarjet në Ballkanin Perëndimor.

Disa vende, si Shqipëria, e kanë ndjekur BE-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa të tjerët, si Serbia, jo.

Megjithëse Serbia dhe Shqipëria kanë qenë shpesh në mosmarrëveshje gjatë dekadave, Rama kërkon mirëkuptim për pozicionin e Beogradit.

“Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjerë, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, tha ai.

Ai tha se besonte se Serbia duhej të vendoste sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër nxitjes së Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji, për të bërë shumë dhe shumë shpejt.

“T’u kërkosh që ta bëjnë tani, dhe në të gjithë diapazonin, është praktikisht e pamundur… Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre”, tha ai.

”Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi Rama.

“Ne ndonjëherë duhet të durojmë bashkë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira”, theksoi ai.

“Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqejë apo mund të dëshirojmë. Por, më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të këqij për të gjithë dhe, veçanërisht, për këtë rajon”, tha Rama.

Ja si koncesioni i “Sterilizimit” pritet t’i “hajë kokën” Beqajt.

 Nga Sidorela BRAÇJA

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar e para, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar

dhe Korrupsionit Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve

mjekësore, një prej aferave të shumta të sistemit të shëndetësisë. Pas grumbullimit të dokumenteve dhe

shqyrtimit të kontratave dhe vendimeve, prokurorët e SPAK kanë nisur marrjen në pyetje të punonjësve

të Ministrisë së Shëndetësisë dhe anëtarëve të Komisionit të Ofertave. Mësohet se, anëtari i parë që është

marrë në pyetje është Saimir Kadiu. Ndërkohë, që pas Kadiu, mësohet në pyetje është marrë për gjashtë

orë ish zv-ministri i Shëndetësisë Klodian Rrapaj në lidhje me hetimet në kuadër të koncensionit të

sterilizimit me vlerë 100 mln euro. Ai është pyetur për rreth 6 orë nga prokurorët e SPAK-ut lidhur me

procedurat që janë ndjekur nga institucioni ku ai ishte vartës në dhënien në dhënien e këtij koncesioni,

dëshmi kjo që pritet të fundosë personat e përfshirë në këtë aferë, njëri prej të cilëve është ish-ministri

Ilir Beqaj. Pra duket qartë se dëshmia e tyre është kambanë alarmi për ish-ministrin e asaj kohe, Ilir Beqaj,

i cili duket se është kumbari i koncesionit. Nëse ka një person që duhet të përballet me drejtësinë për të

gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi ai është ilir Beqaj. Sterilizmi, Check Up dhe hemodializa,

janë 3 koncesione korruptive që vetëm vidhen qytetarët shqiptarë dhe pasurohen disa oligarkë.

Skema e abuzimit

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes Ilir Beqaj dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët

e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”,

me kosto 100 mln dollarë. Paketën më të madhe me 40 për qind të aksioneve e zotëron Investital LLC-

një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Rrapaj kishte një

kompani ndërtimi në Peruxhia me vetëm një punëtor dhe me kapital 1500 euro. Në 2013 Rrapaj

zhvendoset në Shqipëri, ku intensifikon takimet me Beqajn. Gjatë kësaj kohe duket se farkëtohet edhe

pazari i madh. Rrapaj hap një kompani (Investital LLC) në Kosovë. Të dyja kompanitë nuk kishin lidhje

me mjekësinë. Pas dy vitesh, pra në vitin 2015, Ilir Beqaj i jep shokut të tij koncesionin e sterilizimit të

pajisjeve mjekësore me vlerë 100 milionë euro. Për të maskuar skandalin, pjesë e konsorciumit bëhen edhe tre kompani të tjera si “U.Jet S.r.l”, “Servizi Italia” dhe “Tecnosanimed”. Kompanitë që humbën u ankuan tek KPP. Ata thanë

se oferta fituese e shokut të Beqajs tejkalonte fondin limit me 9.6 miliardë lekë. KPK kërkoi rivlerësimin e

vendimit të shpalljes së fituesit, por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i zgjedhur nga Beqaj, shpalli sërish

fitues shokun e Beqajs, Ilir Rrapajn. Pasi fitojnë tenderin, kompanitë Investital Llc, Servizi Italia S.p.a,

U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed hapin një kompani të re, me emrin SaniService Sh.p.k, për të ofruar s

hërbimin. 40 % të aksioneve i merr shoku i Beqajt, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë.

SPAK tërheq dokumentet e sterilizimit

SPAK ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe ‘Check Up’ në spitalet vendit. Burime për gazetën

“SOT” bëjnë me dije se 4 spitale nuk i kanë kthyer përgjigje, duke mos sjell dokumentet, si shërbimet

që kryesojnë sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionarët që kanë fituar tenderin. Sipas informacioneve

nga grupi hetimor ata kanë afat për kthyerjen e përgjigjes deri në fund të kësaj jave, dhe nëse një gjë e

tillë nuk ndodh atëherë ata do përballen me drejtësinë për pengimin  e veprimeve hetimore. Kujtojmë se

Përfaqësues të Nismës ‘Thurje’ kanë kallëzuar penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të

procesit të sterilizimit. Përfaqësues të Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Artan Koni deklaruan se kanë

kërkuar hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit. Sipas tyre ky koncesion është i panevojshëm pasi sjell çmime më të larta, është 10-vjeçar duke

kaluar edhe afatin e mandatit të qeverisë dhe ngre detyrime vetëm ndaj shtetit shqiptar dhe jo ndaj palës

tjetër të përfshirë në kontratë.





Si nisi “loja” me farmacitë në 2006? – Gruaja e Ilir Beqajt lidhte kontrata me aksionerët

 


Fijet për kompanitë farmaceutike që u kontrolluan nga SPAK, në hetimin e ish-ministrit Ilir Beqaj duket se nisin prej vitit 2006. Kur u krijua kompania e parë e Eduard Currajt dhe Dorjan Sadikut, që sipas opozitës janë miq të ish-anëtarit të kabinetit qeveritar. Madje një nga kompanitë që ka në pronësi Curraj rezulton ta ketë themeluar bashkëshortja e ish-ministrit.

Rrjeti i farmacive “Ditë e Natë”, dhe “Delta Pharma” që u kontrolluan gjatë së enjtes dhe të premten rezulton të kenë kryer një sërë veprimesh për ndryshime të aksionerëve, por edhe të emrave të kompanive.

Sipas të dhënave zyrtare aksionerë pas tyre qëndrojnë Eduard Curraj dhe Dorian Sadiku, kjo përmes kompanisë “Delta Holding”, të themeluar në 16 janar të vitit 2023 dhe me administrator Eva Maria Kokot.

Subjekti i parë i krijuar rezulton të jetë delta pharma, e krijuar nga tre ortakë: Eduard Curraj, Dorjan Sadiku dhe Tahir Sadiku.

Vetëm një vit pas themelimit, ortak i vetëm rezulton të ketë mbetur Eduard Curraj.

Por në 16 janar të vitit 2023 aksioneri i vetëm e ka shitur kompaninë tek “Delta Holding”, e cila sapo ishte krijuar ku sërish është ortakë janë Curraj dhe Eduard Sadiku.

Vlera e kontratës rezulton në 903 milionë lekë, por me afat shlyerjeje 10 vite.

Ndërkaq në 3 dhjetor të vitit 2015 është themeluar kompania “Delta Building”, që më pas u emërtua “Metro Farmaci”, me ortak themelues Dorian Sadikun.

Në vitin 2023 kundrejt 100 mijë lekëve, Sadiku ia shet aksionet “Delta Holding”-ut që e themeloi së bashku me Currajn.

Në vitin 2020 krijohet subjekti “Ditë e Natë”, ku themelues janë Klodian Stopani dhe Redi Goga, të cilët krijojnë një rrjet të gjerë farmacish.

Por pesë muaj më pas kundrejt 700 mijë eurosh, 90 për qind të aksioneve ia shesin kompanisë “Metro Farmaci”, që ishte në pronësi në atë kohë të Dorian Sadikut.

Administrator në këtë rast rezulton edhe Eva Maria Kokot. Po në mars të vitit 2023, “Metro Pharma” blen edhe 10 për qindëshin e aksioneve të mbetura.

Por pas krijimit të “Delta Holding”, pronësia edhe e “Ditë e Natë” kalon te “Delta Holding”, ku aksioner është Eduart Curraj dhe Dorian Sadiku, bashkëthemelues të “Delta Pharma”, në vitin 2006.

Por Eduard Curraj rezulton të jetë pronar edhe i “Albanian Food Hospitality”. Subjekti në fjalë u krijua në janar të vitit 2019 nga Arti Malaj dhe gruaja e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, Adriana Beqaj.

Kjo e fundit i fal ortakut pak muaj pas krijimit duke mbajtur vetëm 15 për qind, por duke u larguar përfundimit në mars të vitit 2020.

Në përfundim rezulton se edhe Malaj me 100 mijë lekë ia shet gjithë kompaninë Eduard Currajt.

Ky i fundit nga opozita është akuzuar si miku i Ilir Beqajt, i cili sipas Ina Zhupës në vitin 2016 i hapi rrugën klientit të tij për ta bërë fitues për të futur ilaçe të pacertifikuara.

Vladimir Putin kërcënon Europën: – Nëse sekuestroni pasuritë tona…

 


Një aleat i presidentit Vladimir Putin paralajmëroi sot Europën se Rusia tashmë ka hartuar legjislacionin për t’u hakmarrë nëse Perëndimi sekuestron afro 300 miliardë dollarë në asete ruse dhe i përdor ato për të ndihmuar Ukrainën.

Pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaluan transaksionet me bankën qendrore të Rusisë dhe ministrinë e financave, duke ngrirë rreth 300 miliardë dollarë në asetet shtetërore ruse të mbajtura në Perëndim.

Zyrtarët e lartë amerikanë duan të konfiskojnë asetet dhe t’i përdorin ato për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës, megjithëse disa bankierë dhe zyrtarë europianë kanë shprehur shqetësimin se kjo do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi të shtunën legjislacionin që përfshin një projekt-ligj që do të lejonte sekuestrimin e aseteve shtetërore ruse, megjithëse pjesa më e madhe e këtyre aseteve ndodhet në Europë.

Kremlini ka thënë vazhdimisht se çdo sekuestrim i aseteve të tij do të ishte në kundërshtim me të gjitha parimet e tregut të lirë perëndimor dhe do të minonte besimin në dollarin amerikan dhe euron, ndërsa do të pengonte investimet globale dhe do të dëmtonte besimin në bankat qendrore perëndimore.

Rusia ka thënë gjithashtu se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo sekuestrimi të aseteve të saj.

Kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin, tha të hënën se Rusia ka arsye për të sekuestruar asetet perëndimore pas vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.


Pandemia e ardhshme mund të shkaktohet nga kjo shpellë në Kenia

 


Shpella më vdekjeprurëse në botë Kitum, e vendosur në Parkun Kombëtar Mount Elgon në Kenia, mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme.

Sipas një raporti të Science Times, shpella më vdekjeprurëse në botë Kitum, e vendosur në Parkun Kombëtar Mount Elgon në Kenia, mund të shkaktojë pandeminë e ardhshme.

Shpella doli të ishte shtëpia e disa prej viruseve më vdekjeprurëse në historinë njerëzore. Virusi Ebola dhe virusi Marburg u raportuan se kishin filluar atje.

Tani, ekspertët shqetësohen se mund të jetë shtëpia e pandemisë së ardhshme – virusi Marburg, Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi ​​një paralajmërim, duke deklaruar se virusi Marburg ishte “i prirur ndaj epidemisë”.

Sipas raportit, Marburg është një “sëmundje shumë virulente që shkakton ethe hemorragjike”. Sëmundja ul kapacitetin funksional të trupit dhe dëmton sistemin kardiovaskular.

Me një shkallë vdekshmërie deri në 88 për qind, virusi lidhet me virusin që shkakton Ebola.

Lakuriqët e natës, të cilët janë të përhapur në të gjithë Afrikën Qendrore, gjithashtu mund të përhapin virusin nga personi në person duke kontaktuar me lëngjet e trupit të një personi të infektuar.

Përveç kësaj, sëmundja mund të transmetohet te njerëzit e tjerë duke prekur peshqirët ose objekte të tjera që kanë rënë në kontakt me një individ të infektuar.

Veçanërisht, virusit i duhen të paktën tre javë për t’u “intubuar” përpara se një pacient të fillojë të shfaqë simptoma.

Kriza në Lindjen e Mesme po mbush “arkat” e Putinit, lulëzon sërish tregtia e naftës ruse

 Rusia po ndjek nga afër përhapjen e tensioneve në Detin e Kuq në tregun global të energjisë, tha të enjten një zyrtar i lartë i Moskës, dhe jo pa arsye. Huthi të mbështetur nga Irani kanë nisur më shumë se 30 sulme ndaj anijeve tregtare dhe anijeve detare që nga 19 nëntori, tha Pentagoni të martën.

Kriza në Detin e Kuq ka reduktuar ndjeshëm transitin e anijeve tregtare, por cisternat që transportojnë naftë ruse kryesisht kalojnë nëpër rajon të papenguar, me më pak rrezik se konkurrentët e tyre, sipas zyrtarëve të kompanive të anijeve, analistëve dhe të dhënave mbi flukset tregtare. SHBA dhe Britania u përgjigjën në mes të janarit me sulme ndaj objektivave në Jemen me shpjegimin se donin të siguronin lundrimin.

Grupi jemenas zgjeroi listën e objektivave për të përfshirë anijet e lidhura me SHBA-në dhe Britaninë. Ndërkohë, kompani të shumta logjistike kanë devijuar anijet rreth Kepit të Shpresës së Mirë, gjë që zgjat udhëtimin dhe rrit kostot.

Lundrimi i anijeve ruse

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, eksportuesit rusë kanë transportuar mallra kryesisht përmes Detit të Kuq për shkak të sanksioneve evropiane. Shumica e naftës ruse tani shkon në Kinë dhe Indi, dhe para luftës blerësi kryesor ishte Evropa. Në dy javët e fundit, lundrimi i cisternave të naftës përmes Detit të Kuq ka pasur ndërprerje të konsiderueshme. Dërgesat e naftës dhe karburantit të avionëve nga Lindja e Mesme dhe Azia në Evropë janë ndalur vetëm në ditët që nga vala e parë e sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë në Jemen, sipas të dhënave nga firma e analizës Vortex.

Në të njëjtën kohë, numri i anijeve ruse që kalojnë tranzit në Detin e Kuq është ulur vetëm pak që nga dhjetori, sipas Vortex, dhe javën e kaluar ishte ende rreth 20 për qind më i lartë se mesatarja e vitit 2023. Anijet që transportojnë naftë ruse kryesisht nuk kanë lidhje me Izraelin, SHBA-në dhe Britaninë. Ata punësohen dhe sigurohen nga kompani të regjistruara në vende që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Anëtarët e G7 kanë kërcënuar me sanksione ndaj siguruesve dhe transportuesve që shërbejnë fuçi ruse më të shtrenjta se 60 dollarë.

Rreziku nga sulmet

Për shkak se lidhjet e tyre me kompanitë perëndimore s’janë të dukshme, këto anije kanë më pak gjasa të jenë në shënjestër të sulmit. Objektivat janë anijet e lidhura me vende të caktuara, thekson tregtari i naftës Adi Imsirovic. Shumë anije mallrash ruse sinjalizojnë se nuk kanë lidhje me Izraelin me Sistemin Automatik të Identifikimit (AIS), i cili transmeton një sërë informacionesh, duke përfshirë pozicionin dhe destinacionin e anijes, tha analistja e Vortex, Mary Melton. “Sulmi i javës së kaluar nga një lëvizje rebele jemenase në një cisternë karburanti të ngarkuar në Rusi nuk ka gjasa të ndikojë në transportin e mallrave ruse pasi anija është vënë në shënjestër për shkak të lidhjeve të saj me kompanitë britanike dhe amerikane”, tha Melton. “Cisterna ishte e lidhur me korporata me bazë në SHBA dhe Britani të Madhe, kështu që anijet e tjera që transportonin ngarkesa ruse, të cilat nuk janë të lidhura me kompani të tilla, nuk përballen me një rrezik të ngjashëm”, tha ajo. Dërgesat e naftës ruse do të vazhdojnë, me kusht që marrëveshja të paguhet dhe sigurimi të mund të merret, duke pasur parasysh nivelin e kërkesës nga India dhe Kina, tha për Reuters Ian Wilkinson, nënkryetar i shitjeve në Inchcape Shipping Services.

Manovrat e Perëndimit

Cisternat perëndimore, nga ana tjetër, ka të ngjarë të shmangin rrugën e Detit të Kuq dhe të lundrojnë rreth Kepit të Shpresës së Mirë, tha Shefali Shokeen, analist kryesor i anijeve në pronarin e anijeve me bazë në Dubai. Kompanitë e logjistikës presin kosto më të larta në çdo rast. Për rrugët përmes Detit të Kuq, transportuesit ngarkojnë më shumë tarifa mallrash dhe ekuipazhi, dhe primet e sigurimit kundër rreziqeve të luftës janë rritur gjithashtu. Kompensimi i ekuipazhit sot është dyfishi i asaj, dhe primet e rrezikut të luftës tani janë rreth një për qind e vlerës së një anijeje, dyfishi i asaj që ishte rreth 10 ditë më parë, duke përjashtuar zbritjet, thanë burimet e industrisë.

Pritet arrestimi edhe i Edi Ramës ?

 Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me intervistën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, duke thënë se përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe për aferën me inceneratorët.

Bardhi shkruan se SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Më tej ai thekson se Ahmetajt, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur aferat e qeverisë Rama.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-SE SE RITHEMELIMIT, GAZMENT BARDHI

Në vijim të intervistës së Arben Ahmetajt mbi përfshirjen në afera korruptive të Edi Ramës dje Erjon Veliajt, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka këtë reagim:

Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!

Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.

Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç.

Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës!

Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...