Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/04/26
Rusia nuk ka asnjë interes ushtarak apo gjeopolitik për të sulmuar shtetet e NATO-s, ka thënë ministri i saj i mbrojtjes.
Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn
Flet dëshmitarja Nexhmije Zhuti për vrasjen në Gllogjan: Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri

Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje të trefishtë, tha se në natën kritike e kishte parë një njeri të veshur me të zeza dhe gjysmë të fshehur te ferrat dhe bagremët.
Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, i privuan nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.
Dëshmitarja Zhuti tha se në natën kritike kur kishte ndodhur ngjarja në Gllogjan kishte qenë duke shkuar me veturë nga Raushiqi te babai i saj në Shaptej me burrin dhe fëmijët e saj.
Gjatë rrugës ajo tha se kishin kaluar nëpër Gllogjan, e ku rrugës së shkollës për Shaptej, kishte parë një njeri të fshehur në bagremë.
“Nuk kom fol se kom thanë se po tuten fmit, si kallxova as burrit se unë pashë diçka. Atë moment ka vetu dhe e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri. Ka qenë shumë shi”, tha dëshmitarja Zhuti.
Ajo tha se personin nuk e ka njohur dhe as fytyrën nuk ia kishte parë, por se e ka dalluar se kishte pasur të veshur një pallto të zezë të gjatë dhe ka pasur kapele në kokë.
Më pas dëshmitarja tha se kur ka mbërritur tek babai i saj, u kuptua ngjarja me autobusin dhe asaj iu ka kujtuar për personin që e ka parë të fshehur.
Përgjatë pyetjeve, dëshmitarja Zhuti tha se kur drita i kishte rënë ai person kishte hyrë më brenda ferrave anës rrugës për t’u fshehur.
“Kur o bo drejt me kerr ka vetu e kom pa se ka qenë njeri por nuk kam treguar askujt, se pi tuti fmin”, tha dëshmitarja Nexhmije.
Për deklarimin e saj në Polici, ajo tha se kishte qenë e ftuar pasi që kamerat e kishin kapur veturën e tyre.
Më pas, u dëgjua edhe dëshmitari Valdrin Dervishaj, i cili tha se për ngjarjen e natës kritike kishte mësuar nga një i afërm i tij, i cili i kishte dërguar foto në rrjetin social “Snapchat”, e ku më pas ai kishte shkuar te vendi i ngjarjes.
Aty kishte parë bashkëfshatarët dhe policët, e ku pas gjysmë ore aty ai tha se kanë vazhduar te lokali “24 Marsi”, që në atë lokal më pas tha se kishte shkuar djali i madh i Halil Mehmetajt, Kreshniku.
Ai tha se te Kreshniku kishte vërejtur se kishte pasur hundën me fasha nga një operim.
Dëshmitari Dervishaj tha se Kreshniku te vendi i ngjarjes kishte shkuar me veturën “Toyota” me ngjyrë të zezë, kishte ndenjur 3-4 minuta dhe më pas ka shkuar në shtëpi.
Ai më pas u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në polici, ku kishte thënë se Kreshnikun e kishin parë në veturën “Toyota” me ngjyrë të bardhë, bashkë me shokët e tij, deklarim për të cilin tha se “ndoshta kam thënë”.
Dëshmitari Dervishaj sërish u ballafaqua me deklarimin e tij të dhënë në Polici, ku kishte thënë se “para se të shkonte Kreshniku në shtëpi u sigurua që policia nuk po i kontrollon veturat dhe më pas ishte nisur për në shtëpi”, deklarim ky të cilin e pohoi se ishte e vërtetë, sipas Betimi për Drejtësi.
Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).
Dënim minimal që e ngarkon Serbinë me përgjegjësi shtetërore!
Mos prisni asgjë të mirë nga banda mafioze e Rilindjes së Edi Ramës!
Bajroni është evropiani i parë që e çoi këngën labe në Evropë.
Nga Keze Kozeta Zylo
Krenare që shkrimtari i shquar në botë, Bajroni, vizitoi dhe e çmoi aq shumë Tepelenën, vendlindjen time. Madje sipas Konicës, Bajroni është evropiani i parë që e çoi këngën labe në Evropë.
Një skulpturë madhështore duhet për Bajronin në Tepelenë dhe Tiranë!
Kam lexuar disa shkrime nga autorë të ndryshëm në përkujtim të 200 Vjetorit të ikjes nga kjo botë të Bajronit, por me keqardhje them se nuk është përmendur askund Tepelena, vendi i mikpritjes dhe i magjepsjes së tij. Kjo mikpritje madhështore ka vulën dhe firmën e Ali Pashë Tepelenës sundimtarit të Epirit me kryeqendër Janinën. Shtroj pyetjen përse nuk e përmendin Tepelenën, Ali Pashë Tepelenën, Janinën? Ku është Janina sot?
Historia e vërtetë duhet të shkruhet ashtu siç është me fakte kokëfortë, pa urrejtje dhe përbuzje, pa krahinizma…
Në verën e vitit 1813 piktori i shquar Thomas Philips realizoi portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar: “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian”. Më duhet të them se kjo veshje iu dha në Janinë atje ku u mirëprit nga djemtë e Ali Pashë Tepelenës dhe rojet e Aliut.
Eshtë mahnitëse, kur e shikon Bajronin me kostumin kombëtar shqiptar në Galerinë Nacionale të Portreteve në Londër pikturuar nga artisti i shquar skocez Thomas Phillips.
Ja si shkruan vetë Bajroni:
“Kam disa petka shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend. Kushtojnë 50 ginea secila, dhe kanë aq flori të qëndisur sa në Angli mund të kushtojnë 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashën, të dy djem të vegjël, nipër të Ali Pashës në Janinë. Janë krejt ndryshe nga çunakët tanë, kanë fytyrë të kuqe si vejushat e lyera me të kuqe, kanë sy të zes, të mëdhenj dhe tipare fare të rregullt. Janë krijesat më të bukura që më ka zënë syri dhe të rrahur e të stërvitur që tani me ceremonira të Oborrit”.
Lord Bajroni u magjeps me mikpritjen dhe qytetin e Tepelenës. Këtë ia shpreh në letrën e parë nënës së tij në kohën, kur po largohej nga Shqipëria (Janina), vend në të cilin kishte mbërritur, më 11 tetor 1809.
Në letrën dërguar nënës së tij midis të tjerash shkruan:
“Kurrë s’do ta harroj pamjen e mrekullueshme me të hyrë në Tepelenë në orën 5 ndajnatherë, kur po perëndonte dielli. Më solli në mend (me pak ndryshime të veshjes) përshkrimin që i bën Skoti kështjellës Brankseme në këngën e tij dhe sistemin feudal. Shqiptarët me petkun e tyre (me më të bukurin në botë; me fustanellë të gjatë të bardhë, tallagane të qëndisura me ar me anteri e jelek kadifeje të kuqe të qëndisura me oje të arta), me jataganë e pisqollë të sërmët, tartarët me feste të gjata, turqit me qyrk të madh e turban, ushtarët togje-togje në qoshkun e madh të hapur në ballë të pallatit dhe skllevërit arapë në galeri të madhe, të gjatë me kuaj të vendosur në një qilar përposht, dyqind atllarë të shiluar dhe gati të sulen në çdo moment, kalorës duke sjellë e duke shpënë lajmet e ndryshme, daullet e mujezinët që thërrasin izanë nga minaretë e xhamive – të gjitha këto me pamjen e jashtëzakonshme të ndërtesës vetë sajonin një skenë të re gëzimi për sytë e një të huaji”.
Bajroni u dritësua si një nga emrat më të rëndësishëm të kulturës së romantizmit europian dhe botëror. Ne kemi fatin që ai të njihte më nga afër trimëritë e pashoqe, historinë dhe kulturën e popullit shqiptar me një mikpritje të pashoqe në kalanë madhështore të Ali Pashë Tepelenës. Në kalanë e ndërtuar buzë Vjosës, lumit më të bukur dhe më të egër të Europës, përballë Becishtit të Ali Pashë Tepelenës erdhi djaloshi anglez dhe ndjeu në rrembat e gjakut fjalën më të epërme të mikpritjes së popullit shqiptar: Bukë e krypë e zemër…
E sjelle aq magjishëm Tepelenën në letrën e nënës, sa të duket sikur ma ka rrëmbyer të gjithë kalanë, e ka ngritur peshë dhe e ka sjellë këtu në Manhattan si gurët e piramidave të Egjiptit, apo më hedh ca stërkala uji nga lumi i Vjosës si uji i kristaltë i Sollokushes, si për të mos ta harruar kurrë atë vend burrash të rreptë…
Bajroni në vepën letrare, siç ishte “Çajld Haroldi” shkruan per tokën e lashtë ilire plot mistere te njohura pak, ose shumë pak më parë nga bota e jashtme. Vargu epik i tij për ne është: ”Shqipëri, lejomë të kthej sytë e mi/ Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’ egër….”,
Ai sjelle madhështinë e saj, burrërinë, heroizmin e pakufij.
Sa aktual është shqetësimi i tij edhe sot! Të gjithë ne si emigrantë shpesh e kemi ndjerë peshën e dhimbjes mbi shpatulla, kur jemi ndeshur në tavolinat e punës me libra historik, harta të cilat janë memece për Shqipërinë tonë, por e vërteta është se nuk kemi heshtur kurrë për këto prapësira… Po sjellë në vemendjen tuaj se çfarë Bajroni i tha botës në veprat e tij pas vizitës historike: “Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë, mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën.”
Sipas Konicës këtij aristokrati të letrave shqipe shkruan në gazetën “Albania se:
”Lord Bajroni në një ndër udhëtimet e tij në Shqipëri, mblodhi disa këngë shqipe dhe i këndoi. Ai si një i ri në moshë e mësoi shumë shpejt polifoninë labe sot pasuri e UNESKO-s . Jo më kot disa vargje i përktheu dhe në anglisht si: “Në sevda tënde u lavosa/ Vetëm u përvëlofsha,/ Ah, vajzë më përvëlofshe,/ Zemërën më lavose,/ Unë të thashë rroba s’dua/ Po sytë e vetullat e tua..”
Bajroni do të ngelet një shkrimtar i sojit të lartë botëror që i shërbeu Shqipërisë me aq delikatesë, vërtetësi por dhe si një luftëtar i Lirisë në botë.
Adhurimi nga Bajroni për tepelenasit, shqiptarët dhe Shqipërinë janë ndjesi të blatimit shpirtëror, vrulle marramendëse dritësore, të një poeti fisnik që shndrit dhe vazhdon të flasë nga përjetësia.
Ç’mirënjohje dhe krenari në fatin tonë të udhëtimit drejt shtigjeve të njohura dhe të panjohura, por me fijëza dritëzash si pika referimi foshforente nga poetë të kalibrit botëror si Bajroni ynë “shqiptar”.
Prill, 2024
Staten Island, New York
Rreth Librit “Mezhgorani” vështrim enciklopedik me autor Veledin Durmishi
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...