2024-05-06

BASTARDËT E INTERNETIT SIPAS ERUDIT SHQIPATR AKADEMIK PROF.DR.ESHREF YMEREIT...


Prof. Eshref Ymeri – Carlson vs. Putin – The Galway Review

                                      Prof.Dr. Eshref Ymeri 


 Bastardi Pirro Prifti, tradhtar i kombit shqiptar, vazhdon të kryejë misionin e vet në mbrojtje të  kryetradhtarit Rama për shpopullimin Shqipërisë.


 Ky bastard është anëtar i lukunisë së langonjve- kryeservilë të Ramës, si Alban Dudushi, Baton Haxhiu, Dritan Hila, Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli, Mentor Nazarko, Mero Baze, Mustafa Nano, Rudina Xhunga, Skënder Minxhozi, Shpëtim Nazarko etj, të cilët të kujtojnë lukuninë e langonjve-kryeservilë të kryefashistit Putin, si Dhimitër Kiselov, Margarita Simonian, Nikita Mihallkov, Olga Skabejeva, Vladimir Solloviov etj. 

Ai faqezi (fjala është për prof.dr.Pirro Priftin-vërejtja e redaksisë ) ka shpifur për mua, pa sjellë asnjë fakt konkret. 

Kurse unë, në analizën që po Ju dërgoj për ribotim, kam folur vetëm me gjuhën e fakteve. 


Nëse bastardi Pirro Prifti do t’i vazhdojë shpifjet kundër meje, atëherë, në analizat e mia do t’i drejtohem me emrin Pirro Jashtqitja dhe me vargun e poetit Arban Duka për grekët - Ore Pirro i pabesë, O haleja i halesë.


Kaliforni, 05 maj 2024

Redaksia : 

 Eshref Ymeri (lindi në fshatin Mesaplik, 25 dhjetor 1938) është përkthyes  dhe studiues i njohur shqiptar. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin "Ali Demi" tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. 

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. 

Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin "Histori Filiologji", të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. 


Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990.

 Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. 

Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.

Ka shkruar shumë libra  shkencor dhe më mija studime në shtypin e kohës.Jeton dhe vepron në USA dhe në Tiranë.

Flori Bruqi

2024-05-05

Akademik PHD Fehmi Agani i shërbeu vendit me gjithë qenien e tij prej dijetari e ideologu nacional

  Nga Flori Bruqi,PHD


Fehmi Agani (Gjakovë, 1932 - Lipjani, 6 maj 1999) ka qenë sociolog dhe politikan i Kosovës, çmohej si prijësi mendor LDK-së në vitet '90. Përfaqësonte LDK-në ndër bisedimet ndërkombëtare para luftës së Kosovës, por u vra nga forcat jugollave të sigurisë, gjatë luftës. 
Фехми Агани — Википедија

Është nderuar me urdhrin Hero i Kosovës.

 Biografia Familja e tij njihej me mbiemrin Mullagani, ishin me prejardhje nga Plava, i ati ishte imam në Rahovec, ndërsa axha i tij Bajrami, në Gjakovë.

 U lind në Gjakovë, ku ndoqi dhe mbaroi shkollimin fillor, ndërsa  shkollën normale në Gjakovë.

  
Përvjetori i lindjes së Akademikut Fehmi Agani me origjinë nga Plava –  PLAVA E GUCIA SOT

Studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit. 
Studimet pasuniversitare në shkencat politike i mbaroi poashtu në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave politike me temën "Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani, më 1965." 

Gradën doktor i shkencave të sociologjisë(PHD) e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën "Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore." 
Osmani: Fehmi Agani i shërbeu vendit me gjithë qenien e tij prej dijetari e  ideologu nacional - Telegrafi - Telegrafi

Në vitin 1951, iu kundërvua politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të parë u konfrontua me PKJ. 

 Edhe pse shumë i ri, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. 

24 vjet nga vrasja e akademikut Fehmi Agani – Lajmet e fundit - Lajme.Org


Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981 e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e social-demokracisë moderne perëndimore. 

 Në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 punoi profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën Rilindja. 

Në vitet ’60 nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik, ku luajti një rol të dorës së parë për zgjerimin e mësimdhënies në gjuhën shqipe dhe për zhvillimet e mëvona të përgjithshme shoqërore. 

 Në vitin 1967 u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. 

Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës. 

Rugova e Agani, dy figurat e rëndësishme shqiptare


Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. 

Ishte kryeredaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema. 

 Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore. 
LDK BOS - Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova për shqiptarët ishin si shpirti me  trupin e pandarë 30 Nëntor 2018 Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve  politike, profesor Sulejman Mehazi Shqiptarëve sidomos



 Pas vitit 1981, për shkak të mospajtimeve me vlerësimin dhe me qëndrimet e politikës ndaj demonstratave dhe ndaj çështjes shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme, ishte në trysni të përhershme politike, ndërsa më 1984 iu mor e drejta të jepte mësim.

 Ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ndër kryesorët në hartimin e dokumenteve të rënëdsishme për Kosovën. 

Fehmi Agani – GAZETA PAPIRUS


 Më 1993 u zgjodh anëtar korrespondent, ndërsa më 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. 

 Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës Urdhri i Lartë Skënderbeg me të cilën e dekoroi presidenti i Shqipërisë dhe Urdhri i Lidhjes së Prizrenit me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.

 Për idetë dhe angazhimet e tij për çlirimin e Kosovës, u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999 . 

Fehmi Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës Akademik  Fehmi  Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimi e shoqërisë shqiptare në të gjitha lëmitë e jetës. 

 Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës në vitet -ta. 

Kryetari Abdixhiku përkujton Heroin Fehmi Agani


 Duke pasë studiuar për filozofi, specializuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, F. Agani, pas një përvoje si profesor  i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit - tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.

Veprimtarinë e frytshme prej profesori universitar Fehmiu e kishte nisur para Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë. 

Pikërisht në atë kohë të çlirimit të energjive krijuese të shqiptarëve shquhet roli i grupit të intelektualëve që përpiqeshin që ato energji t‘i kanalizonin në drejtime pozitive. 

Fehmiu ishte ndër ata që shquheshin posaçërisht qoftë sa i përket angazhimit për demaskimin e shtypjes barbare të ushtruar mbi shqiptarët, qoftë edhe më shumë në kërkimin e hapësirave të reja për zgjerimin e të drejtave shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve me synim barazimin me të tjerët në ish-Jugosllavi.

 Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mishëron teorin dhe praktikë dhe e bën gati të pamundshëm ndarjen e tyre. Në drejtimin politik - në kërkimin e rrugëve për përparim institucional të këtyre të drejtave, krijimin e klimës politike dhe pastaj edhe të kërkesave juridike-kushtetuese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të federatës jugosllave.( vitet 1967) 

Fehmi Agani - the brain of the peaceful movement - KOHA.net

Në ndërtimin e mëtejmë të rrjetit të shkollave të larta dhe të fakulteteve, për të kaluar në organizim universitar me mësim të plotë në gjuhën shqipe. 

Në themelimin dhe ngritjen e institucioneve shkencore. Më 1967 Fehmi Agani qe emëruar drejtor i Institutit të sapo ri-themeluar Albanologjik në Prishtinë.
The President: Fehmi Agani was the right hand of the historic president Dr.  Ibrahim Rugova - President of the Republic of Kosovo - DR. VJOSA OSMANI -  SADRIU




 Në angazhimin për hapjen e komunikimit të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me shqiptarët e tjerë, posaçërisht me Shqipërinë.
Profesor Fehmi Agani Lavdi Rimi | By Dr.Ibrahim Rugova DardaniFacebook

 Në situatën e re të Kosovës në federatën jugosllave, pas Amendamenteve kushtetuese dhe Kushtetutës së vitit 1974. 



Në rritjen e infrastrukturës së brendshme të institucioneve të Kosovës dhe të cilësisë e gjerësisë së punës brenda tyre. 

Pas Demonstratave të vitit 1981 përjashtohet nga shoqëria komuniste dhe i merret e drejta e ligjërimit.

Në fillim të viteve ´90 Fehmiu është në kreun e lëvizjes së madhe politike për pavarësinë e Kosovës, në udhëheqjen e ngushtë të LDK-së (nënkryetar dhe "lapsi" i LDK-së)

 Në hartimin e të gjitha dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë peshë dhe vlerë ndërkombëtare. 

Në ndërtimin dhe selitjen e raporteve sa më të afërta midis grupeve dhe partive në Kosovën e viteve ’90. 

Akademik PHD Fehmi Agani ishte aktiv me "laps
dhe trup e shpirt në ngjarjet politike që ndodhnin në Kosovë në vitet 90-ta, ndër të cilat duhet vequar ngjarjet si: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992.

 Më 6 maj 2004 nga ana e kryetarit të Kosovës, Akademik PHD Ibrahim Rugova,  shpallet "Hero i Kosovës". 
 Veprimtaria shkencore Vitet e hershme të 60-ta : Gjatë gjithë kësaj kohe ai punonte në projektin për shoqërinë civile, njëherësh me pretendime teorike dhe me zbatime konkrete në shoqërinë kosovare dhe shqiptare në përgjithësi. 

Në këtë drejtimi ai kishte pregatitur disa libra të cilat përshkak të luftës nuk arriti të i botoj në vitin 1999. 

 Vitet e 60-ta : Punime sociologjiko-politike për proceset e participimit të punëtorëve në drejtimet e ndërmarrjeve (Mitbestimmung) në Gjermani. 

Këto punime janë publikuar në revista të ndryshme në  ish YU.

 Punime hulumtuese-shkencore për proceset shoqërore-politike në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, sidomos në studimin e veprimtarisë së partive politike. Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani Vitet e 70-ta : Shkrime më ngushtësisht sociologjiko-teorike, përfshirë dhe tekste për nevoja të shkollave.

 Vitet e 80-ta : Projekti i studimit të historisë së mendimit sociologjik. 

Rezultat i pjesërishëm i kësaj pune është libri i vetëm i atij lloji ndër ne ...

Në rrjedha të mendimit sociologjik, i botuar më 1990. 

Dorëshkrime në tërësi librin rreth 200 faqesh të hartuar për nevoja të instancave shqiptare.

 Vitet e 90-ta : Argumentimet dhe shpjegimet shkencore politike të të drejtave shqiptare dhe të Kosovës në raport me sllavët e jugut përreth, projektimet e lëvizjeve konkrete politike përbrenda shoqërisë sonë, projektimet dhe argumentimet e pavarësisë shtetërore dhe shtetformuese të Kosovës dhe në mbrojtjen dhe përhapjen e këtyre ideve ; ana tjetër dhe gati paralele me këtë ka të bëjë me çështjet e organizimit të jetës shoqërore, përgjithësisht me organizimin e shoqërisë civile dhe me proceset e demokratizimit. 

 Pas vdekjes : Është botuar një përmbledhje e punimeve të tij e titulluara "Pavarsia - Gjasa dhe Shpres".

Prodhimtaria  hulumtuese dhe shkencore-e akademik PHD Fehmi Aganit është shkruar pjesën më të madhe në gjuhën shqipe.

 Për një pjesë ajo është hartuar serbisht, por ka dhe shkrime që janë ruajtur në përkthim anglisht.

 Në vitin 2002, në 70-vjetorin e lindjes së tij, Shtëpia botuese Dukagjini botoi Veprat në 8 vëllime : Vepra 1, Në rrjedha të mendimit sociologjik, f. 1-375. Vepra 2, Për shoqërinë civile, f. 1-411. Vepra 3, Demokracia, kombi, vetëvendosja, f. 1-376. Vepra 4, Partitë dhe grupet politike në Shqipëri (1939-1945), f. 1-486. Vepra 5, Sindikatat gjermane dhe shkrime të tjera, f. 1-304. Vepra 6, Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes, f. 1-437. Vepra 7, Pavarësia- gjasa dhe shpresë, f. 1-487. Vepra 8, Intervista, reagime, f. 1-386. 

 Rrethanat e vrasjes së  Akademik PHD Fehmi Aganit nga ana Doktrinës së shenjtë serbe, mbeten të paqarta. 

Më 6 maj 1999,  Fehmi Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. 

Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Fehmi Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private.

 Kufoma e Akademik prof.dr. Fehmi Aganit ,  u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. 

Qeveria serbe ngriti pretendimin se Fehmi  Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luante rolin e negociatorit midis Ibrahim Rugovës e qeverisë serbe. 

 Një deklaratë e policisë e publikuar më 7 maj 1999, tha : Hamendësohet se terroristët e të ashtuquajturës UÇK e kanë mbajtur Aganin të izoluar me synimin për të penguar angazhimin e tij në negociatat midis Rugovës dhe qeverisë së Serbisë. Kur Rugova u nis për në Romë, ata nuk kanë pasur interes për ta mbajtur më tej të izoluar, kështu që e vranë. Ky akt terrorist mund të interpretohet pa asnjë dyshim si një konfirmim i vendimit tashmë të shpallur të UÇK-së për të bërë të njëjtën gjë edhe me zotin Ibrahim Rugova.
Veprat e Akademik Prof.dr.Fehmi AGanit : 

Në rrjedha të mendimit sociologjik - Vepra I 1990 ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-001-8 Për shoqërinë civile - Vepra II ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-002-6 Demokracia, Kombi, Vetëvendosja - Vepra III ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-003-4 Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë luftës së dytë botërore (1939 - 1945)- Vepra IV ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-004-2 Sindikatat Gjermane dhe shkrime tjera - Vepra V ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-005-0 Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes - Vepra VI ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-006-9 Pavarësia gjasa dhe shpresë - Vepra VII ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-05-007-7. Intervista, reagime - Vepra VIII ISBN 9951-05-000-X dhe ISBN 9951-008-5.

 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt Akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për Vepra Trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

 Duke e shpallur këtë vendim në 6 Maj 2004, Presidenti Rugova theksonte se, “së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij”.

 Serbia – agresioni dhe agresori nuk duhet shpërblyer, theksonte para 30 viteve Akademik Fehmi Agani në deklaratën botuar në gazetën e rezistencës, të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, “Bujku”, në 26 Shtator 1994, ku është botuar edhe intervista e parë ekskluzive, që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”. “Agresori nuk duhet shpërblyer” është titulli në faqen e parë të gazetës, ku shkruaja se, i pyetur lidhur me qëndrimin rreth vendimit të Këshillit të Sugurimit për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë e Malit të Zi, nënkryetari i LDK-së Dr. Fehmi Agani deklaronte: Edhe pse përkrahim të gjitha përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje për Bosnjën në bazë të propozimit të Grupit të Kontaktit, megjithatë lajmi për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë, edhe pse është fjala për një zbutje të përkohshme e të kufizuar, në Kosovë nuk është për t’iu gëzuar. Pikërisht, në kohën kur Serbia po pret zbutjen e sanksioneve ndaj saj, në Kosovë me brutalitet po zbaton sanksionet që ajo u imponoi Kosovës dhe shqiptarëve. Megjithatë, shpresojmë se, siç është deklaruar shpesh nga instanca të ndryshme ndërkombëtare, sanksionet kryesore ekonomiko-financiare dhe bojkotimi ndërkombëtar i Serbisë nuk do të mund të suspendohen pa zgjidhjen e problemit të mdh të Kosovës, si dhe problemit të Krainës dhe problemeve tjera të ish-Jugosllavisë. Përndryshe, do të ishte kjo një shpërblim i agresionit dhe i agresorit, përfundonte Dr. Fahmi Agani. -Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt Akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për Vepra Trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës AGANI-16 SHKURT 1996: NË GJYKATËN E HAGËS, DOSJET E KRIMEVE SERBE MBI SHQIPTARËT Në një nga konferencat për shtyp në Prishtinë, në 16 Shkurt 1996, duke u përgjegjur në një pyetje rreth asaj se çka është ndërmarrë në Kosovë për dërgimin në Gjyqin e Hagës të të dhënave për autorët e krimeve mbi shqiptarët në Kosovë, Dr. Fahmi Agani, nënkryetar i LDK-së, tha se Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut dhe Qeveria e Kosovës i kanë drejtuar këtij gjyqi dosjet e krimeve serbe mbi shqiptarët. “Shpresoj se ky gjyq do të punojë drejt dhe do të vijë në radhë edhe dosja e Kosovës”, tha Agani. Fehmi Agani 6 MAJ 2004: AKADEMI PËRKUJTIMORE NË KUJTIM TË 5 VJETORIT TË VRASJES SË AKADEMIK PROF. DR. FEHMI AGANI Forhåndsvisning av bilde FJALIMI I PRESIDENTIT RUGOVA 6 maj 2004, Prishtinë, KOSOVË E nderuara Familje Agani, E nderuara Zonja Agani, I nderuari Kryetar Daci, Të nderuar akademikë, Të nderuar deputetë, ministra e kryetarë të komunave, Të nderuar pjesëmarrës, Zonja dhe Zotërinj, Jemi tubuar sot këtu, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në këtë Akademi Përkujtimore në kujtim të 5 – vjetorit të vrasjes së Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani, Nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Gjendemi sot së bashku në kujtim të përjetshëm të Profesorit tonë të madh, të Profesorit tim dhe të mikut tim të çmueshëm e bashkëpunëtorit, bashkëmendimtarit dhe bashkëvepruesit tim e tonë shumëvjeçar, Profesor Aganit. Ju lutem t’i them disa fjalë në këtë përvjetor përkujtimi. Zonja dhe Zotërinj, Profesori ynë Agani, me këtë titull që u bë emër i Tij për të gjithë ne në jetën tonë publike e private, gjithë jetën dhe veprën ia kushtoi vendit tonë Kosovës dhe popullit shqiptar. Për decenie të tëra Profesor Agani ishte i njohur për veprën e Tij arsimore universitare, shkencore e filozofike. Ishte i dashur dhe i çmuar nga të gjithë. Forhåndsvisning av bilde Me themelimin e LDK-së, që ishte njëri ndër themeluesit e saj, Ai dhe të gjithë ne hyri në jetën aktive politike e shtetërore për të mbrojtur vlerat dhe ekzistencën e kombit të Kosovës dhe të popullit shqiptar. Ai mori pjesë aktive në aktet madhore të vendit tonë siç janë: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992. Së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij, që sot në botë njihet si “shtet i shqiptarëve të Kosovës” apo si “shtet paralel”, si kontribut yni në historinë e lëvizjeve të botës për pavarësi. 

 Zonja dhe Zotërinj, Profesor Agani për një decenie të tërë ishte njeriu më aktiv në lëvizjen tonë për liri, pavarësi e demokraci. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të veprimit në planin publicistik, diplomatik dhe të veprimit në terren. 

Ishte ndër profesorët e rrallë që kishte pranuar të punonte me studentët e tij dhe me të gjithë njerëzit për të mirën e vendit të vet. Ishte i palodhshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të gjetur zgjidhje për çdo problem të veprimit shtetëror e politik si dhe për çdo çështje të veprimit të përditshëm duke ndërtuar dhe mbrojtur lirinë dhe pavarësinë, objektivin tonë madhor. Me këto cilësi Profesor Agani jepte kontribut të madh në formimin e kulturës politike, shtetërore e njerëzore të vendit tonë. Zonja dhe Zotërinj, Cilësi tjetër e madhe e Profesor Aganit ishte modestia e Tij njerëzore e morale dhe modestia e Tij e veprimit. Me këtë cilësi që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj, fitonte përkrahjen e miqve tanë dhe respektin për të si burrështeti dhe për Kosovën. Po ashtu me modestinë e Tij në veprimin politik fitonte përkrahjen e qytetarëve dhe të njerëzve për veprim të përbashkët. Zonja dhe Zotërinj, Ne edhe sot pas pesë vjetësh në liri, kemi dhembje për Profesor Aganin që nuk është më në mesin tonë që ra nga dora e armikut, por krenarinë e kemi më të madhe, sepse e kemi veprën dhe jetën e Tij të ndritur. Forhåndsvisning av bilde Presidenti i SHBA-ve Bill Klinton, në takim me Fehmi Aganin Në këtë përvjetor mund të themi se për ne është një përkujtim krenar i madh për Profesorin tonë të madh, që përmban dhembjen për humbjen e Tij fizike dhe është krenari e madhe për veprën e Tij që është fitorja e Tij. Për këtë jetojnë njerëzit. Për këtë jetoi dhe veproi Profesori ynë i madh. Profesor Agani me veprën e Tij është i pranishëm në jetën e të gjithë neve. Në familjen time është i pranishëm dhe në momente të mira e të vështira gjejmë mbështetje në jetën dhe veprën e Tij, si mik i shtëpisë. Këtë na e dhurojnë njerëzit e mëdhenj. Zonja dhe Zotërinj, Këto ditë isha për vizitë në SHBA. Mund t’Ju them se, si gjithmonë ishte një pritje madhështore nga miqtë tanë amerikanë dhe komuniteti shqiptar. Ishte i fortë kujtimi i mirë për Profesor Aganin. Mund t’Ju them se tash pesë vite të lirisë së vendit tonë, në SHBA po forcohet mendimi për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt. Pra, një Kosovë e pavarur, demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. Ky ishte testamenti i Profesor Aganit, testamenti ynë, që jam i bindur me përkrahjen e miqve tanë do ta arrijmë së shpejti. Zonja dhe Zotërinj, Ky është një lajm i mirë në këtë përvjetor të përkujtimit të Profesorit tonë të dashur, Profesor Aganit dhe lajm i mirë për të gjithë ne. Forhåndsvisning av bilde Zoti e bekoftë Profesor Aganin. Zoti e bekoftë Familjen Agani. Zoti e bekoftë Kosovën tonë të shtrenjtë. Ju falemnderit.
 Dr. Ibrahim Rugova President i Kosovës

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...