2024-05-06
Akademiku Artan Fuga: Autoriteti i Dosjeve ka shkelur ligjin. Kallëzim i bërë nga Ilir Meta veprimi i duhur, hodhi dorashkën, tani të vendosë drejtësia
Vatikani mohon: “Papa Françesku nuk tha se s’ka Ferr”
Visar Ymeri: Tre arsye pse Rama duhet të anulojë vizitën në Serbi
Shkarkimi i Escobar/ Bugajski: Koha që ShBA të emërojë një të dërguar të pakorruptuar në Ballkan
Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ka komentuar pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në një reagimi në llogarinë e tij në “X”, Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd.
Bugajski shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.
Postimi i plotë:
Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.
OKB për gjenocidin në Srebrenicë.
Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai “nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje”. Dodik më tej: “Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur”. E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.
Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqëues nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e shohin si damkosje kolektive të popullit serb.
Irrituese janë po ashtu spekulimet verbale të Milorad Dodik, se si duhet të veprojë me 150.000 të kthyerit boshnjakë, pra ata myslimanë boshnjakë që u dëbuan gjatë luftës në vitet 1992-1995 dhe pas luftës u rikthyen. Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetojnë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opcioni i vetëm është ndarja paqësore nga Bosnje-Hercegovina. “Njerëzit në Republikën Srpska janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të jetojnë me myslimanët boshnjakë.”
Mohimi i gjenocidit në repertorin e deklaratave të Dodikut
Deklarata e 25%-it e Dodikut të kujton në mënyrë shumë të qartë retorikën që u parapriu spastrimeve etnike në Bosnje-Hercegovinë. Krimet sistematike të planifikuara kishin si qëllim të eliminonin në pjesë të mëdha të Bosnje-Hercegovinës gjithçka jo serbe. Këto krime u dokumentuan nga Tribunali i Hagës, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe në rastin e Srebrenicës u cilësuan si gjenocid. Megjithëse ligji boshnjak e parasheh dënimin në rast të mohimit të gjenocidit, Dodik pikërisht këtë mohim e ka futur në repertorin e zakonshëm të deklaratave të tij. Në një tubim masiv së fundmi në mes të prillit në Banja Luka, në prani të mijëra serbëve dhe kryetares së parlamentit serb, Ana Brnabiq, ai përsëriti sërish mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. Fjalimin e tij ai e mbylli me fjalët. “Rroftë Rusia.”
Pak më vonë Dodik udhëtoi në Rusi me mikun e partisë së tij, Nenad Neshiq, ministër Sigurie në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, Dodik u takua edhe me sekretarin e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev. Dodik dhe Neshiq postuan një foto nga avioni i tyre, ku tregojnë përshëndetjen me tre gishta, simbol i etno-nacionalizmit serb. Në televizionin serb, Neshiq tha së fundmi, “Vendi im është Serbia. Vendi im është Republika Srpska. Pikë.”
Ajo që të bie në sy është se megjithë shkeljet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në vitin 1995, roja i kësaj marrëveshjeje, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt hesht. Në vjeshtën e vitit 2023, Schmidt e kërcënoi Dodik me “pasoja serioze”, nëse ai vazhdon të shkallëzojë gjendjen. E megjithëse Dodik vazhdon me përpjekjet separatiste, Schmidt vazhdon të heshtë.
Duhen përgatitje për skenarin më të keq
Trupat e EUFOR-it të vendosura nga BE e që sigurojnë Marrëveshjen e Dejtonit, do duhet të shtojnë patrullimet në zonat e të kthyerve, gjë që kërkon edhe rritjen e numrit të tyre. 150.000 viktimat potenciale, të cilat ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Lordi Paddy Ashdown që ka ndërruar jetë, i quajti “më të shkretët e të shkretëve”, u është dashur të kalojnë njëherë nëpër ferr. Kërcënimi nga Dodi dhe ritraumatizimi është iminent. Perëndimi duhet të veprojë në mënyrë preventive, për shembull përmes zonave të mbrojtura të siguruara ushtarakisht, aksione të mundshme evakuiimi dhe zona të ndaluara fluturimi.
Kjo ndoshta tingëllon joreale, por të mbijetuarit e masakrave serbe në pranverën e vitit 1992 jetojnë në një klimë të frikës. Kjo mbetet reale, për sa kohë që shoqatat e çetnikëve serbë çdo vit e kujtojnë me festime masakrën e tyre në Vishegrad dhe mbeten të pandëshkuar, për sa kohë që bandat nacionaliste të çiklistëve “Ujqit e natës” kalojnë nëpër Republikën Srpska dhe presidenti i RS mohon gjenocidin.
Potencial për shkallëzim
Për kryekomandantin e trupave të NATO-s për Europën (SACEUR), gjeneralin Christopher Cavoli, gjendja është serioze. Para kongresit amerikan më 17 prill ai tha: “Situata në Ballkanin Perëndimor është ashpërsuar. Tensionet etnike në Bosnje e kanë potencialin të shkallëzohen. Republika Srpska, sipas Cavoli, përpiqet të “dobësojë autoritetin shtetëror” dhe marrëdhënien me BE dhe NATO-n dhe njëkohësisht të mbajë lidhje të forta me Rusinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se është “thellësisht i shqetësuar” për vazhdimin e “politikës secesioniste” në Bosnje-Hercegovinë.
Politikania serbe, Ana Brnabic i quajti deklaratat e Cavolit “një mesazh shqetësues” dhe kërcënoi, se “do të krijohej një rast precedent, nëse ata kalojnë rezolutën e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ata do të hapin kutinë e Pandorës. T’i ruajë zoti pastaj me atë që do të shkaktojnë pas kësaj.”
Tani perëndimi i lirë duhet të marrë masa për të shpëtuar një nga projektet më të suksesshme të paqes që nga Plani Marshall. NATO tregoi në mënyrë impresionuese në Kosovë në shtatorin e vitit 2023, se brenda pak ditësh mund të shuajë një konflikt që rindizet. Perëndimi duhet të veprojë kështu në mënyrë preventive për të shpëtuar Bosnje-Hercegovinën./DW
Ivica Daçiç: Gati të ndërhyjmë ushtarakisht në Veri. Kundërpërgjigjet Prishtina. –
Prishtina zyrtare i është përgjigjur deklaratave të Beogradit se është gati të ndërhyjë ushtarakisht në veri të Kosovës, nëse rrezikohen serbët. Për zëvendësministrin kosovar të Mbrojtjes, Burim Ramadani, paralajmërimet janë një luftë dezinformimi e nisur nga Serbia.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Beogradi i ka gati për veprim trupat ushtarake në rast se Kosova tenton të ndërhyjë në veri.
“Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht në veri të Mitrovicës në rast të ndonjë përpjekje të Kosovës për të sulmuar serbët, apo për të zaptuar Trepçën”, ka deklaruar Daçiç.
Në të njëjtën linjë, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç ka bërë me dije se edhe trupat policore serbe janë në gjendje gatishmërie. Teksa ka publikuar një raport të dikasterit të tij, Stefanoviç ka nënvizuar se përveç disa incidenteve sporadike të lidhura sipas tij me pakicat, situata e sigurisë në Kosovë është relativisht e qetë.
Ndaj deklaratave të ministrave serbë ka reaguar numri dy i Ministrisë kosovare të Mbrojtjes, Burim Ramadani, i cili i ka etiketuar si “luftë speciale” paralajmërimet e tyre. Në një prononcim për gazetën “Ekspres”, Ramadani nuk ka përjashtuar ndërhyrjen në veri, por ka nënvizuar se çdo aktivitet i trupave të Kosovës do të jetë i koordinuar me KFOR-in. “Kjo është një luftë speciale dhe dezinformuese e Serbisë dhe është shumë agresive. Pretendimet se Kosova do të sulmojë qytetarët e vetë janë një absurditet dhe një tufë broçkullash si ato të viteve ‘90”, ka deklaruar Ramadani. Ai ka shtuar se një fushatë e tillë e Beogradit është e kuptueshme përsa kohë në pushtet janë të njëjtët njerëz që kanë qenë edhe gjatë viteve ’90, ndonëse në poste të ndryshme.
Ndërkohë zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, teksa ka komentuar deklarimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, për një intervenim ushtarak të Serbisë në veri të Kosovës, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë shenjë se diçka e tillë mund të ndodh.
“Sipas situatës aktuale nuk ka asnjë shenjë se ngjarje të tilla të tmerrshme mund të ndodhin. KFOR-i mban marrëdhënie të vazhdueshme dhe të mira me të gjithë akterët e sigurisë në Kosovës, si dhe me Forcat e Armatosura Serbe, me qëllim të parandalimit të ndonjë veprimi të papritur që mund të jetë i dëmshëm edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, ka thënë Grasso për Gazetën Express.
I pyetur nëse KFOR-i dhe NATO-ja janë të shqetësuar lidhur me këto deklarata, Grasso thotë se e vetmja arsye aktuale për shqetësim janë deklarimet që po përdoren.
“Nuk kemi ndonjë indikacion apo arsye për t’u shqetësuar. Shqetësimi i vetëm është për shkak të retorikës që po përdoret, sepse krijon një mjedis ku një incident i izoluar mund të përshkallëzohet”, ka thënë ai.
v.l/ Dita
A ekziston rreziku që Serbia të sulmojë ushtarakisht Kosovën?
A ekziston rreziku që Serbia të sulmojë ushtarakisht Kosovën, siç kanë artikuluar liderët politikë në Prishtinë?
Kjo pyetje iu bë Komandantit të Misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas
“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i ka burime të mira dhe është krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që ndikojnë sigurinë”, ka thënë ai në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Kosovo Online.
Pra ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi, ndaj është pyetur nëse në të ardhmen e planifikohet të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.
“Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit. Jemi reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit EULEX – ishte përgjigja e kryeushtarakut Ulutas
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...