2024-05-07

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

 

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara më parë në vendin tonë, që tronditi mbarë opinionin publik.

39-vjeçarja dyshohet se u largua në datën 2 maj nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e vegjël, dy vajzat 9 dhe 6 vjeçe, dhe djalin 3 vjeç, dhe u pa për herë të fundit duke pirë kafe në një lokal në Shkodër, afër urës së Bunës.

Pas kësaj bashkëshorti denoncoi në polici zhdukjen, ndërsa nisën kërkimet për lokalizimin e tyre.

Ishte një peshkatar i zonës ai që në orët e para të mëngjesit të 4 majit, teksa kishte dalë për peshk në ujërat e Bunës, pikasi trupin e pajetë të vajës 9 vjeçare.

Menjëherë më pas forca të shumta polumbarësh nisën kërkimet përgjatë këtij lumi, Drinit, e po ashtu edhe në ujërat malazeze, për të gjetur trupat e pajetë të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, pasi panorama ishte e qartë… ata ishin mbytur të katërt.

Dje pasdite u gjet trupi i pajetë i vajzës së dytë, ndërsa sot u gjet 3-vjeçari e më pas edhe Alma Arrazi.

Sipas një harte, trupi i vajzës së madhe u gjet në Darragjat, 6- vjeçarja u gjet në Dajlan afër urës së Bunës, ku mendohet që janë hedhur, djali u gjet në Zues, e ndërsa nëna në Pentar.

Nga rrjedha e lumit trupat janë shpërndarë në një distancë prej 14 kilometrash.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje tronditëse, ndërsa bashkëshorti i Almës, Erdys Arrazi, është lënë në burg këtë paradite, pasi dyshohet se ishte ai që ka shtyrë të shoqen drejt aktit të vetëflijimit.

Edi Rama duhet të ikë, se ndryshe”Shqipërisë nuk do t’i mbesë më asnjë copë”.

 

“Ti Shqipëri më jep nder, më jep shqiptar”/ Aktori Mehdi Malkaj përlotet në podium: – Ka ardhur koha t’i japim një hu kryeministrit që të mos..

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është përlotur sapo ka nisur fjalën e tij në podiumin e ngritur para Kryeministrisë, gjatë protestës së opozitës. Ai ka bërë thirrje që të mos ketë më grindje, por të vihet zemra para fjalëve. Ai tha se Rama duhet të ikë, se ndryshe”Shqipërisë nuk do t’i mbesë më asnjë copë”.

“Kam një kërkesë për ju, meqë jetojmë në momente historike, kam një dëshirë të themi katër vargjet e para të Naim Frashërit. ‘Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr…’

Është moment historik. Duhet secili nga ne të vejë Zemrën, jo fjalën. Nuk ikën Rama, Ramën duhet ta përzëmë. Ik ore qërohu, thyej qafën! Nuk kemi kohë për t’u grindur. Rroftë Shqipëria, se po qe ky në pushtet nuk do mbetet asnjë copë Shqipëri, asnjë shqiptarë se e shet”, tha ai.

Ambasadori britanik Nigel Casey, u thirr në një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Rusisë pasi Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha javën e kaluar se Ukraina kishte të drejtë t’i përdorte armët britanike për të goditur Rusinë

 Rusia paralajmëroi Britaninë të hënën se nëse armët britanike do të përdoren nga Ukraina për të goditur territorin rus, atëherë Moska mund të godasë objektet dhe pajisjet ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe jashtë saj.

Ambasadori britanik Nigel Casey, u thirr në një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Rusisë pasi Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha javën e kaluar se Ukraina kishte të drejtë t’i përdorte armët britanike për të goditur Rusinë.

Britania e mohoi lajmin për thirrjen e zotit Casey, duke thënë se ai kishte biseduar me zyrtarë rusë “në një takim diplomatik” në të cilin ai “përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën përballë agresionit të paprovokuar rus”.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se citimet e zotit Cameron e bënin të qartë se tani Britania ishte de fakto pjesë e konfliktit, duke rënë në kontradiktë me një garanci të mëparshme se, armët me rreze të gjatë të dhëna Ukrainës nuk do të përdoreshin kundër Rusisë.

“Casey u paralajmërua se në rast të përdorimit të armëve britanike nga ana e Ukrainës për të sulmuar territorin rus, çdo objekt dhe pajisje ushtarake britanike në territorin e Ukrainës dhe jashtë saj” mund të viheshin në shënjestër nga Kremlini, tha ministria e jashtme ruse.

Moska tha se i konsideron komentet e zotit Cameron si përshkallëzim serioz.

“Ambasadorit iu kërkua që të reflektonte mbi pasojat e pashmangshme katastrofike të hapave të tillë armiqësorë të Londrës, dhe të përgënjeshtronte menjëherë deklaratat agresive dhe provokuese të kreut të Ministrisë së Jashtme në mënyrën më të prerë dhe të qartë”.

Gjatë një vizite në Kiev javën e kaluar, zoti Cameron i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukraina kishte të drejtë t’i përdorte armët e ofruara nga Britania për të goditur objektivat brenda Rusisë dhe se i takon Kievit që të marrë vendimet.

Zëdhënësi i zyrës së jashtme britanike tha të hënën se ambasadori Casey kishte ritheksuar gjithashtu “qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Ukrainës” në takimin me zyrtarët rusë.

“Sa është gjetur në lum edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë”

 Pas 2 ditë kërkimesh polumbarët kanë mundur të gjejnë pasditen e së hënës edhe trupin e Greisit, fëmijës së dytë të familjes Arrazi, e cila së bashku me nënën, motrën më të madhe dhe vëllanë e vogël dyshohet se janë hedhur nga ura e Bunës në datën 2 Maj.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, pas një vizite në vendin ku dhe janë përqendruar kërkimet.

“Sa është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë”, tha ai.

8-vjeçarja u gjet e pajetë në një zonë me bimësi rreth 100 metra larg nga ura e vjetër e Bunës. Kjo sipas ministrit të Brendshëm ka forcuar bindjen te grupi hetimor se edhe trupat e nënës dhe fëmijës së tretë gjenden në zonën afër urës së Bunës.

“Sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarjeje tepër të rëndë dyshohet që edhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë”, tha Balla.

Pavarësisht kësaj kërkimet janë shtrirë në një zonë më të gjerë, deri në ujërat e malazeze.

Kërkimeve për gjetjen e trupave të dy fëmijëve dhe nënës së tyre, iu bashkuan dhe Forcat e Armatosura, të cilat i erdhën në ndihmë palombarëve të RENEA-s, ndërsa ndihmë po japin dhe njësitë e Policisë së Malit të Zi.

Peshkatari që gjeti trupin e Ergesës, vajzës së madhe të familjes Arrazi atë moment e kujton kështu.

“Isha punë 1 metër a 1 metër e pak ujë. M’u duk kukull a, për momentin u shokova”, tha ai.

Trupi i pajetë i 9-vjeçares u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit, nga familjarë të Erdgys Arrazit, babait të saj, që është vënë në pranga pasi dyshohet se shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij. Të martën ai do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Para hetuesve ai i ka mëshuar idesë se bashkëshortja e tij ka pasur probleme psikologjike dhe kohët e fundit kishte nisur të trajtohej.

Ai ka pranuar megjithatë debatet në çift, Por ka mohuar dhunën. Mësohet se hetuesit kanë verifikuar edhe deklaratat e tij për vendin ku ndodhej në momentin kur dyshohet se ndodhi tragjedia. Hetuesit dyshojnë se ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike që 39-vjeçarja ka përjetuar muajt e fundit, që dyshohet se u bë shkak që ajo bashkë me fëmijët e saj të hidheshin në lumin Buna duke i dhënë fund jetës.

Në urën e Bunës këtë të hënë, qytetarë të Shkodrës hodhën lule në nderim të jetëve të prera në tragjikisht në mes.

19 shqiptarë nga të cilët 9 ndodhen në burgjet kurde dhe 10 të tjerë dyshohet se janë të lirë në territorin Sirian.

 Shqiptarët të cilët ndër vite i janë bashkuar organizatës terroriste Isis janë në vëmendje të drejtorisë së antiterrorit në policinë e shtetit e cila po bën një punë voluminoze në bashkëpunim dhe me partnerë të huaj për të identifikuar të gjithë shqiptarët që janë ende gjallë në burgjet kurde apo në territoret.

Nga shkëmbimi i informacionit me partnerët janë identifikuar 19 shqiptarë nga të cilët 9 ndodhen në burgjet kurde dhe 10 të tjerë dyshohet se janë të lirë në territorin Sirian. Për ta po grumbullohet informacione të detajuara për t’ia dorëzuar drejtësisë.

Ndërkohë edhe për të tjerë që në rrugë të ndryshme është marrë informacion se janë vrarë në luftë dhe që më parë gjykata e krimeve të rënda të kohës i ka dënuar me burg në mungesë informacionet vijojnë të analizohet duke qenë se në autoritetet shqiptare nuk është dorëzuar asnjë certefikatë vdekje. Duke qenë se në Siri shqiptarët përdorin identitete të tjera është e veshtirë identifikiimi i tyre dhe në morinë e të dhënave të shkëmbyera mes autoriteteve të huaja dhe antiterrorit ka rezultuar se shume prej personave të dyshuar shqiptarë janë nga Kosova ose Maqedonia e Veriut.

Ambasadori i saj në Moskë, Alexander Graf Lambsdorff, është tërhequr në Berlin nga qeveria gjermane për konsultime.

Ambasadori i saj në Moskë, Alexander Graf Lambsdorff, është tërhequr në Berlin nga qeveria gjermane për konsultime. Ambasadori i Gjermanisë në Rusi pritet të qëndrojë për dhjetë ditë në kryeqytetin gjerman përpara se të kthehet në Moskë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme gjermane, ndërsa marrëdhëniet gjermano-ruse janë përkeqësuar edhe më shumë. Sipas Deutsche Welle, arsyeja e këtij zhvillimi janë sulmet e vazhdueshme kibernetike nga grupet elitare të hakerëve rusë dhe më konkretisht konfirmimi, siç tregon gjithçka, i informacionit për sulmin kibernetik në shkallë të gjerë në adresat e postës elektronike të zyrtarëve socialdemokratë. Sipas mediave gjermane, grupi i hakerëve ATP 28, i cili nga ana tjetër është pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, qëndron pas këtij sulmi të veçantë kibernetik. “Lufta e informacionit” “Qeveria federale e merr këtë ngjarje shumë seriozisht si një akt kundër demokracisë liberale dhe institucioneve që e rrethojnë atë,” tha të hënën një zëdhënës i ministrisë së Jashtme gjermane, duke vënë në dukje se ky nuk ishte një incident i izoluar, por “në përputhje me incidente të tjera të ngjashme të muajve të fundit” Sulmi ndaj e-mail-eve socialdemokrate nuk është me të vërtetë rasti i vetëm i sulmit kibernetik ose spiunazhit rus, me incidente të ngjashme që janë shtuar për disa kohë edhe në tokën gjermane. Berlini akuzon hapur Moskën për “luftë informacioni” dhe shërbimet e inteligjencës flasin për kërcënime të stilit të Luftës së Ftohtë. Autoritetet gjermane, nga Ministria e Brendshme deri te Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës, po paralajmërojnë për rrezikun e sulmeve kibernetike ruse ndaj organeve shtetërore si dhe kompanive private aktive në sektorë kritikë: nga industria e armatimeve dhe sektori i IT ose i hapësirës ajrore. Dy spiunë gjermano-rus, të moshës 37 dhe 39 vjeç, u arrestuan së fundmi në Bayreuth të Bavarisë, pas hetimeve nga Prokuroria Federale në Karlsruhe. Jo shumë kohë më parë pati gjithashtu një zhurmë për rrjedhjet në televizionin rus të inteligjencës sekrete ushtarake gjermane rreth një dislokimi të mundshëm të raketave me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë. Rrjedhjet u bënë përmes bisedave të përgjuara të zyrtarëve të forcave të armatosura gjermane në internet.

2024-05-06

Vedat Xhymshiti,thotë për Gabriel Escobarin,se bashkëshortja e tij ka kontrate ligjore ndermjet Republikes se Serbise dhe Zyres ligjore amerikane ,McGinnis Lochridge më 2019,....

 
10 vjet luftë për drejtësi - Lajmet e fundit - Zëri

      Gaztari kosovar Vedat Xhymshiti


 “Zv/ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkakuar nga detyra e tij. Të gjithë diplomatët e karrierës ndërrojnë detyrë çdo katër vjet si pjesë e një praktike të rregullt,” thuhet në njoftimin e zëdhënësit. 

 Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin,  gazetar, ku pretendon se i dërguari Escobar është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor për shkak të, siç pretendohet në shkrim, konfliktit të interesit që komprometon pozitën e tij si ndërmjetës neutral në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. 

 Në deklaratën për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, i hedh poshtë pretendimet e zotit Xhymshiti “si pretendime të rreme lehtësisht të verifikueshme.”

 Në postimet e tij në rrjetin X dhe shkrimet e tij, zoti Xhymshiti pretendon se diplomati amerikan Escobar është larguar nga detyra si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve financiare të familjes së tij me institucione shtetërore serbe, respektivisht të bashkëshortes së zotit Escobar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë si dhe një kontrate ligjore ndërmjet Republikës Serbe dhe zyrës ligjore amerikane McGinnis Lochridge më 2019, ku sipas Xhymshitit partner është një familjar i zotit Escobar.

 Departamenti i Shtetit i hodhi poshtë këto pretendime si të rreme. “Vudi Xhymshiti së fundmi ka bërë një numër deklaratash në internet për zotin Escobar të cilat janë të verifikueshme si të rreme. Përkundër pretendimeve të zotit Xhymshiti, bashkëshortja e zotit Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë dhe zoti Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me të ashtuquajturin partner të zyrës së avokatisë në Texas, McGinnis Lochridge LLP,” thuhet në deklaratën e DASH. 

 “Është e papërgjegjshme të botohen gënjeshtra të tilla.

 Nxisim gazetarët të verifikojnë faktet para se të përhapin thashetheme ofenduese dhe të pabaza,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit. 

 Dezinformimet, thuhet më tej në deklaratë, paraqesin një kërcënim të jashtëzakonshëm për shoqëritë demokratike.

 “Ato helmojnë diskursin shoqëror, thellojnë ndasitë dhe paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, aleatëve dhe partnerëve tonë,” thuhet në deklaratë. Zëdhënësi thekson se Departamenti amerikan i Shtetit “fuqimisht mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rrugën për vendosjen e marrëdhënieve paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Uashingtoni është në të njëjtën linjë me partnerët evropianë dhe do të vazhdojë të luajë rol aktiv në përkrahje të dialogut, përfundon njoftimi i zëdhënësit të DASH.
 VOA

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...