Shpifja godit zakonisht njerëzit me dinjitet, ashtu si puna e krimbave që
parapëlqejnë t’u turren frutave më të mira.
Xhonatan
Suift
Gjatë shtegtimit nëpër faqet e
internetit, për herë të parë hasa fare rastësisht në Portalin “Zemër Shqiptare” të datës 21 shtator
2022, ku lexova reagimin e Pirro
Priftit, me titull “Një kujtesë për ateistin komunist Eshref
Ymeri”, ndaj artikullit tim “Shakaja
serioze e Pirro Priftit”, të botuar po në këtë Portal më 16 shtator 2022.
Reagimi
i Pirro Priftit përmban një arsenal të tërë shpifjesh në adresën time, me të
cilat dëshmohet fare qartë se ai është një njeri i vulgut të shoqërisë
shqiptare, si puna e atyre njerëzve dembelë endacakë, të cilët sillen rrugëve,
duke rrëmuar nëpër koshat e plehrave
Nuk
e di nëse këtë arsenal shpifjesh ia ka bërë të ditur ose jo bashkëshortes dhe
fëmijëve të tij, ashtu sikurse nuk jam i sigurt nëse do t’ua japë për të lexuar
edhe këtë Esenë time antishpifografike apo jo. Nuk e besoj se do t’ua japë.
Sepse Pirro Prifti nuk është burrë
me rr të fortë, ai është
thjesht bur. Për arsye se ata
që janë burra me rr të fortë nuk e njohin absolutisht
zejen e shpifografisë.
Ai
shkruan:
I. “Eshrefi ka harruar se nga ka ardhur”.
Jo,
ore mjeshtër i shpifografisë, nuk kam harruar absolutisht se nga kam ardhur. E
kam shumë për nder që, siç ia kam bërë të ditur edhe nëntë vjet më parë,
prejardhjen e kam nga Smokthina e Vlorës, nga fshati Mesaplik, një zonë me
tradita atdhetarie. Jam i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së
Vlorës, i dekoruar në vitin 1965 me Medaljen “Për veprimtari patriotike”. Gjyshja e tij, Kale Hodja, ka qenë e
bija e Hodo Ali Nivicës, bashkëluftëtar i Zenel Gjolekës dhe i Tafil Buzit në
kryengritjen antiosmane të mesit të shek. XIX. Stërgjyshërit e Babait tim,
vëllezërit Lulo dhe Mukë Bajrami, kanë qenë bashkëluftëtar të Bilbilenjve të
famshëm të Progonatit të Kurveleshit dhe, bashkë me ta, me urdhër të valiut të
Janinës, janë varur në Rrapin e Janinës. Rapsodi smokthinjot, Xhevit Zeneli, ka
botuar një libër, kushtuar trimave smokthinjotë. Në atë libër janë edhe
vargjet:
Lulua me Mukë Bajramë
Gji në gji e dhanë xhanë.
Unë
vij, gjithashtu, edhe nga koha e diktaturës së egër komuniste, që vendosi në
vendin tonë kryekrimineli Enver Hoxha, njeriu askush, pa kulturë universitare. Pikërisht një nofkë të tillë i
pati vënë Mustafa Kaçaçi në Konferencën e Labinotit të marsit 1943, ku i qe
drejtuar publikisht me shprehjen:
“Ti Enver ke qenë askushi”.
Kurse
Mustafa Gjinishi, po në atë konferencë, duke iu drejtuar me gishtin tregues, i
tha:
“Ti Enver je një tradhtar”.
Duke qenë askushi, kryetradhtari i vendit tonë Enver Hoxha, si kryeargat i
serbosllavizmit, pasi hodhi në dorë të gjitha pushtetet me patericën e
Beogradit pas 28 nëntorit të vitit 1944, për shkak të kompleksit të tmerrshëm
të inferioritetit, shfarosi tërë elitën intelektuale që kishte studiuar në
universitetet perëndimore. Po përmend si shembull njërin nga përfaqësuesit e asaj elite të
shquar - Ibrahim
Biçaku. Ai i kishte përfunduar
studimet në dy fakultete në Vjenë, por kryekrimineli Enver Hoxha e shndërroi në
pastrues të banjave të Elbasanit.
II. Duke m’u drejtuar mua, Pirro
Prifti deklaron se unë paskam luajtur “me
dy porta njëherësh, duke bërë gola në kohën e diktaturës, dhe në demokraci…”.
Kjo është një shpifje e
kulluar. Të nxjerrësh nga pena kësisoj fjalësh, duhet të nisesh nga fakte
konkrete. Se vetëm faktet, vetëm e vërteta janë dhe duhet të jenë yll karvani
për një intelektual me dinjitet dhe me personalitet shembullor. Gjatë diktaturës
unë s’kam botuar në shtyp as edhe një rresht të vetëm për t’iu servilosur
diktaturës apo kryediktatorit. Me këto fjalë, Pirro Prifti mua nuk më rëndon,
vetëm më revolton.
Po ashtu, pas diktaturës,
në të ashtuquajturën demokraci, së cilës, unë, i vetmi, në disa analiza të mia,
i kam vënë nofkën “demoshëmti”, nuk i
jam drejtuar askujt me elozhe ose lëvdata. Jam shprehur mirë për Prof.dr.
Berishën, sepse është i vetmi nga politikanët që ka mbrojtur dhe vazhdon të
mbrojë Kosovën dhe ka denoncuar marrëveshjen e fshehtë të Ramës me Vuçiçin në
Nish për copëtimin e Kosovës. Për atë marrëveshje Pirro Prifti është patjetër
në dijeni, se e ka denoncuar edhe Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të
drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
III. Pirro Prifti shpif kundër meje, kur më përfshin në atë
listën prej 120 mijë bashkëpunëtorësh të sigurimit, të larguar “nga sytë këmbët nga Shqipëria, që të mos i
zërë mallkimi i popullit për zullumet që kishin bërë”. Ky shpifografi Pirro
Prifti pse nuk flet me fakte konkrete se kur “qenkam larguar nga sytë këmbët për të mos më zënë mallkimi i popullit”,
pse nuk shprehet hapur, po me fakte konkrete, se çfarë “zullumesh i paskam
bërë” popullit tim, cili popull “më paskej mallkuar” dhe për cilat “zullume”?
Unë nuk kam bërë kurrfarë
zullumesh kundër popullit tim, sepse jam bir, nip dhe stërnip patriotësh, siç e
përmenda më lart. Po ashtu, daja im, Selim Tahiri, dhe xhaxhai im, Baxhul
Ymeri, janë dëshmorë të luftës dhe eshtrat e tyre prehen në varrezën e
dëshmorëve në Vlorë. Unë nuk jam larguar nga atdheu im nga sytë këmbët, siç
shpif lepitka e Ramës Pirro Prifti. Në fillim të viteve ’90, kur u pa që
“veprat” e përkthyera të kryediktatorit, si edhe ato që qenë botuar në gjuhën
shqipe në 71 vëllime, do të përfundonin në karton apo në pirgun e mbeturinave,
Rektori i Universitetit të Tiranës, Akademik Prof.dr. Et’hem Lika, më 01 janar
1992, më riktheu në detyrën e pedagogut në fakultet, për çka i kam qenë dhe i
jam shumë mirënjohës sa të jem gjallë. Aty vazhdova punën, derisa dola në pension më 01 shtator 2003.
Edhe pas daljes në pension, nuk u largova nga atdheu “nga sytë këmbët”, siç shpif Pirro Prifti. Këtu në Amerikë kam
ardhur te fëmijët pasi dola në pension, pra, në vitin 2003. Që asokohe kam
ardhur disa herë këtu në Amerikë dhe përsëri jam kthyer në atdhe. Herën e fundit
kam qenë në Tiranë në periudhën maj-qershor 2021.
IV. Pirro
Prifti përsëri shpif kur shkruan;
“… edhe z. Eshref e ktheu shpejt timonin dhe
me ndihmën po të atyre njerzve, doli si bukinist i madh, përkthyes i madh nga
rusishtja, dhe filloi të shajë Rusinë (Serbinë e gjithë lindjen)
pikërisht aty ku dhe studjoi në Rusi”.
Unë nuk kam kthyer
kurrfarë timoni. Se nuk e kam pasur kurrë në edukatën prindërore dhe në
karakterin tim ta kthej gunën nga fryn era. Pirro Prifti shpif pa iu skuqur
faqja se nuk i vjen aspak turp nga vetja për gënjeshtrat me bisht që hedh në
qarkullim. Sigurisht që shpif, sepse fakte konkrete nuk ka për të përmendur ata
njerëzit që “më paskan ndihmuar” të bëhem “bukinist
i madh, përkthyes i madh nga rusishtja…”.
Unë rrugën e jetës e kam
çarë vetëm me aftësitë e mia, se prindërit e mi nuk kanë pasur kurrë ndonjë mik
me pozitë të lartë. Dhe po të kishin pasur, ata kurrë nuk do t’ia lejonin vetes
të ndërhynin, se më patën edukuar që rrugët e jetës t’i çajë vetëm me
shpatullat dhe me aftësitë e mia.
Timonin e ka kthyer vetë shpifografi
Pirro Prifti, si njeri i ulët, pa kurrfarë morali dhe pa kurrfarë dinjiteti, i
cili, si ortodoks, bashkë me grigjën e tij ortodokse, braktisi Kishën e Nderuar
Ortodokse Shqiptare Fanoliane dhe përqafoi filialin e kishës ortodokse greke,
me në krye Janullatosin. Pra, argati i shovinizmit grekokaragjoz dhe tradhtari Pirro
Prifti, ka shkelur mbi Amanetin e Nolit të Madh për mbrojtjen e Kishës Sonë
Ordodokse nga kisha greke, tradicionalisht armiqësore ndaj kombit shqiptar, nga
kisha e djall Kozmait, i cili, me fermanin e sulltanit të errësirës otomane në
xhep, bridhte nëpër trojet tona etnike, duke mallkuar gjuhën tonë, Shqipen tonë
Hyjnore. Servili i regjur Pirro Prifti, si bythëlëpirës i Janullatosit, ka fyer
rëndë veprën e pasardhësve të Nolit, si Visarion Xhuvani dhe Kristofor Kisi, ka
shkelur mbi gjakun e martirëve të Ortodoksisë Sonë, si Atë Stath Melani, Papa
Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi dhe të tjerë.
Ky malukati Pirro Prifti
a e di kuptimin e fjalës bukinist, të cilën e ka futur këtu fare
kuturu? Meqenëse ai nuk i paska dijet e duhura në kulturën gjuhësore, po e
sqaroj se ç’do të thotë kjo fjalë.
Kjo fjalë ka dy kuptime.
Në kuptimin e parë përdoret si term historik dhe do të thotë: tregtar që merret
me blerjen dhe me shitjen e librave të përdorur, të rrallë dhe të vjetër.
Në kuptimin e dytë
përdoret si term në tregti dhe do të thotë: shitës librash.
Atëherë ç’lidhje ka kjo
fjalë me mua, sipas trulajthiturit Pirro Priftit?
Pirro Prifti i dhembka
shpirti që unë kam demaskuar politikën shoviniste të Rusisë dhe të Serbisë kundër
kombit tonë.
Pra, ja ku fleka lepuri: Pirro Prifti qenka
simpatizant i Rusisë dhe i Serbisë dhe prandaj shprehet me kaq qejfmbetje ndaj
meje. Këtu lindin dy pyetje:
E para: Pirro Prifti nuk e paska
ditur dhe nuk e ditka ende që Rusia dhe Serbia kanë qenë dhe mbeten armiq të
betuar tradicionalë të kombit shqiptar? Kam parasysh politikën e këtyre dy
shteteve në raport me kombin shqiptar.
E dyta: Ku e paska burimin dhe si
shpjegohet kjo simpatia e tij për Rusinë dhe për Serbinë? Se simpatia për
Rusinë dhe për Serbinë s’është gjë tjetër, veçse tradhti. Për më tepër,
simpatia për një shtet fashist, si Rusia, e cila, pas agresionit barbar kundër
Ukrainës më 24 shkurt 2022, ka kryer dhe vazhdon të kryejë krime të rënda kundë
popullsisë civile dhe infrastrukturës së atij vendi, do të thotë që Pirro
Prifti qenka dyfish tradhtar. E kam ditur me kohë që Pirro Prifti ka rënë në
batakun e servilizmit dhe të shpifografisë, por tani, me simpatinë e tij për
Rusinë dhe për Serbinë, e vërtetuaka vetë që qenka rrokullisur edhe në batakun
e tradhtisë së dyfishtë.
Prandaj Pirro Prifti s’ka reaguar kurrë
ndonjëherë ndaj thirrjeve fashiste të tifozëve të tërbuar serbë nëpër shkallët
e stadiumeve: “Vrite, digje,
there shqiptarin, shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur”!
Pirro Prifti nuk pati
reaguar absolutisht edhe ndaj thirrjve të ushtarëve fashistë grekë në paradën
festive të Greqisë, të cilët ulërinin me zë të lartë:
“Me zorrët e shqiptarëve do të bëjmë
lidhëse këpucësh!”.
Asokohe patën reaguar
intelektualë me vetëdije të lartë kombëtare, midis tyre edhe unë. Reagoi
asokohe edhe i ndjeri poet i talentuar Arben Duka, me poemën Grek o grek…!”,
nga e cila më janë ngulitu në kujtesë vargjet:
“… dhe i donin zorrët tona / për oshkure per nallona /
pse kështu, o cipeplasur, / shume urrejtje paski pasur”.
Para pak ditësh, në Tiranë ka dalë nga shtypi libri im me
rreth 500 faqe, me titull “Shqiptarët
përballë politikës rusomadhe”. Atje kam përfshirë analiza, në të cilat,
mbështetur në fakte konkrete, kam nxjerrë në pah politikën e hershme të Rusisë
kundër kombit shqiptar, që prej Kongresit të Berlinit (1878) deri në ditët
tona. Një pjesë të analizave ua kam kushtuar edhe ngjarjeve pas sulmit të ushtrisë
fashiste ruse kundër Ukrainës.
Për Serbinë kam botuar disa analiza për
politikën e saj antishqiptare. Por Pirro Prifti nuk i paska lënë kurrfarë mbresash fakti
që historiani i njohur, Profesor Hakif Bajrami, citon priftin serb Nikollaj Velmiroviç, i cili, në vitin
1942, ka deklaruar:
“Atë që po bën sot Hitleri kundër
hebrenjve, atë e ka bërë Shën Sava (1169-1236) në
mesjetë kundër arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë” (Citohet sipas: “Pse Serbia sot është në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës së
Kosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni
Floripress”. 11 dhjetor 2020).
Pirro Prifti nuk i paskan bërë kurrfarë përshtypjesh
faktet tronditëse që renditen në materialin me titull “Vrasja e 500 mijë
shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut, botuar më 1913”. Faqja e internetit “alpeneës”. 19 mars 2018.
Pirro Prifti nuk i ka ngjallur asnjë emocion masakra e Tivarit, ashtu si
nuk i paskan bërë përshtypje fare krimet e bishës fashiste serbe gjatë viteve
1990-1999.
Pra,
me simpatinë e vet të ndezuar për Rusinë dhe për Serbinë, Pirro Prifti ndjek
traditën e majtizmit shqiptar, të përfaqësuar nga partia komuniste, e cila, si
puna e asaj femrës së përdalë që kalon nga njëri dashnor te tjetri, e ndërroi
emrin nga komuniste, në të pu(dhu)nës dhe mandej në socialiste. Prandaj me
simpatinë për Serbinë, Pirro Prifti ndjek me zell porosinë e “themeluesit” të
asaj partie, kryeargatit të Beogradit Enver Hoxha, i cili ka deklaruar:
“...Dashuria
e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë
për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që
kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë
siç është Jugosllavia. Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tone.., do të shohim
se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të
përzemërt me popujt sllavë.” (Citohet sipas: “Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të
rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV të rinisë popullore”. Gazeta “Bashkimi”,
22 gusht 1947).
Enver Hoxhës, të verbuar nga tradhtia, si kryeargat dhe
kryeservil i Beogradit, nuk i ngjallnin kurrfarë emocionesh tronditëse krimet barbare të serbosllavëve në
mesjetë dhe në vitet 1912-1913. Ai anashkalonte paturpësisht masakrën e
Tivarit, sepse vetë, si kryekriminel i lindur, ka bashkëpunuar me
serbosllavizmin e Titos për kryerjen e asaj masakre të përbindshme
V. Pirro Prifti thotë se kam shkruar tre libra. Pra. sipas
këtij mjeshtri të shpifografisë, unë “vetëm këto tre libra paskam” në iventarin
e punës sime mbi 50-vjeçare!!!
VI. Pirro Prifti, duke vazhduar serinë, e shpifografisë,
shkruan:
“…ajo që e dëmtoi më
shumë pensionistin Eshref ishte ndrrimi i sistemeve, sepse i u çorientua busulla që
i tregonte drejtësinë e fjalës së partisë dhe të shokut Enver që e deshte dhe
aq shumë…”.
Me këto fjalë shpifëse, Pirro Prifti a është vallë i
vetëdijshëm që ka zbritur në nivelin e bërllokut, e vulgut të shoqërisë? Me
çfarë e vërteton ai “dashurinë” time për krykriminelin Enver Hoxha dhe për
partinë e tij kriminale, e cila e përçau dhe e varfëroi rëndë popullin tonë
përmes përbindëshit të luftës së klasave?
Për dijeninë e lexuesve të nderuar me vetëdije të lartë
kombëtare, urrejtjen në heshtje kundër partisë dhe kryekriminelit të saj Enver
Hoxha, mua ma pati futur në gjak Babai im i nderuar që në vitin 1948, kur isha
10 vjeç. Ja se si:
Vëllai im i madh, Sefua, atë vit kishte mbushur 21 vjeç
dhe, ashtu si të rinj të tjerë, iu përgjigj thirrjes për të shkuar vullnetar
për gjashtë muaj në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Tiranë dhe Peqin-Elbasan. Kur
u kthye pas gjashtë muajsh, prindërit u gëzuan shumë dhe nëna na shtroi një
darkë të mirë. Kur ishim duke ngrënë, Babai dhe Selfua pinë edhe nga një gotë
raki. Kur Babai ngriti gotën për t’i uruar mirëseardhjen, Selfua i tha:
“Baba! Në hekurudhë unë
hyra në parti”.
Babai uli gotën, nënqeshi me ironi dhe, paksa
fytyrëvrenjtur, iu drejtua vëllait:
“Po ç’t’u desh, more bir,
që paske hedhur një litar në fyt?”.
Që gjatë viteve të luftës, Babai, në heshje, kish filluar
t’i urrente komunistët në Smokthinë, sepse kishte krijuar bindjen që ata ishin
kriminelë, se vrisnin njerëz të pafajshëm, siç patën vrarë babain e shokut tim
Agron Deliaj, me të cilin kemi qenë shok në një klasë gjatë viteve të gjimnazit
(1955-1959). Komunistët patën vrarë baxhanakun e Babait tim, Murat Hasimin, i
cili nuk kishte shkelur as mizën me këmbë. E vranë nga smira, nga zilia, se
Murati kishte një dyqan fare të vogël në Vlorë, ku kishte punësuar një
varfanjak. Meqenëse Murati vishej me kostum dhe këmishën e mbante me kravatë,
meqenëse kishte sjellë nga Vlora një gramafon dhe në familjen e tij ushtonte
muzika, një komunist që banonte në një kodër, përballë shtëpisë së Muratit, sa herë dëgjonte tingujt e
muzikës, shpërthente nga inati: “në shtëpinë e Muratit filloi kuja”. Një ditë
të bukur, njësiti gueril e arrestoi, e çoi diku lart, në rrëzë të malit të
Çipinit, dhe e pushkatoi, kur ai të shoqen, tezen time, e kishte shtatzanë,
ishte fëmija i parë. E shkreta teze, e tronditur rëndë nga vrasja e të shoqit,
lindi vajzë para kohe, por ndërroi jetë në lindje e sipër. Vajzën jetime ia
rritën prindërit dhe dajat
Në vitin 1956 kishte filluar fushata për kolektivizimin e
Bujqësisë. Një ditë, në verë, kur po hanim drekë, Babai tha:
“Këta komunistët qenkan të bijtë e djallit, duan të na
marrin tokat dhe bagëtitë dhe të na kthejnë në argatë të shtetit”.
Pra, Eshrefi nuk është nga ata, të cilit, siç shpif Pirro
Priftinë në një mënyrë sa të ulët, aq edhe të poshtër, “iu çorientua busulla që i tregonte drejtësinë e
fjalës së partisë dhe të shokut Enver që e deshte dhe aq shumë…”.
Ata që kishin për busull “drejtësinë e fjalës së partisë dhe të shokut Enver, që e deshën aq
shumë”, shpifografi faqezi Pirro Prifti të mos i kërkojë tek unë, se s’ka
ç’gjen, por le t’i kërkojë mes atyre që i kanë bërë hosana publike
kryekriminelit Enver Hoxha, si Ismail Kadare, sipas të cilit, “kur flet Enveri, retë shmangen me nderim”, ose si i ndjeri Dritëro, që shkroi
vargjet “Nexhmije Hoxha, dibrania guximtare, / Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë,
/ Do të luftonte tërë jetën krenare, / Përkrah
“Shpatit”, viganit të Shqipërisë!”, apo poemën”Elegji për Enver Hoxhën”, ndërkohë që
populli i varfër i qyteteve tona dergjej në radhë para shitoreve të bulmetit që
në orën 12:00 të natës për një pako gjalpë apo për një shishe qumësht.
VII. Pirro
Prifti lëshon kundër meje shpifjen më monstruoze, nga ato më të përbindshmet që
mund të shpikë mendja e një të lajthituri, e një trushkunduri deri në atë
shkallë, saqë detyrohen ta shtrojnë në spitalin neuropsikiatrik:
“… pensionisti Eshref ishte një
anëtar i denjë i PPSH”.
Po unë s’kam qenë ndonjëherë komunist! Këtë shpifje të
ulët, trurrjedhuri Pirro Prifti e pati bërë publike edhe 11 vjet më parë, në
Portalin “Tribuna Shqiptare” të datës
12 gusht 2012, ku më quante “komunist”.
Më 08 gusht 2012, në
Portalin “Tribuna Shqiptare” të
moderatorit të nderuar, zotërisë Ajet Nuro, ishte botuar analiza ime me titull “Historiani
grek Nikolas Stavros:“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe
e jona në Shqipëri në shek. XX””. Këtë
deklaratë e ka bërë në librin e vet, me titull “Grekët dhe ballkanasit e
rinj”.
Katër ditë më vonë, më 12
gusht, vjen reagimi i mjeshtrit të shpifografisë Pirro Prifti, i cili më
sulmonte egërsisht dhe më vinte nofkën “komunist”. Dhe unë ia dhashë
përgjigjen që meritonte, duke demaskuar shpifjen e tij.
Pra,
ndërkohë që historiani grek Nikolas Stavros ka deklaruar publikisht se kisha
ortodokse shqiptare ka kaluar në pronësi të shtetit grek, Pirro Prifti, në
shpifografinë e vet kundër meje, e mbështeste historianin grek dhe më sulej mua
me fjalët: Eshrefi “derdh lot krokodili
për KOASH-in tonë”, duke u tallur edhe me lexuesit, kur dihej që kisha
ortodokse nuk mund të quhej më KOASH, se ajo tashmë ishte në pronësi të shtetit
grek dhe të kryekomisares së tij, kishës ortodokse greke. Me deklaratën e vet,
historiani grek nënvizonte një fakt konkret, që buronte jo nga mendja e tij,
por nga qeveria greke dhe kisha greke. Aq më tepër që shqiptaro-amerikani, Gary
Kokalari, shumë vite më parë, pati deklaruar: “Janullatosi është kolonel i
shërbimit sekret grek (Gazeta “Shekulli”, 06 qershor 2006). Dhe nënkuptohet që një
kolonel grek, i fshehur pas veladonit të priftit, nuk mund të jetë kurrësesi
kryepeshkop i kishës ortodokse fanoliane.
Pas
sulmit që Pirro Prifti kishte ndërmarrë kundër meje asokohe, unë pata menduar
gabimisht se ai qenkej thjesht një simpatizant i Janullatosit. Por në njërën prej faqeve të
internetit, të cilën nuk e kisha pikasur më parë, lexova informacionin në
vijim, të botuar nëntë vjet më parë. Aty thuhej:
“Kam përcjellë qe disa vite shkrimet e Pirro
Priftit dhe kam arritë me kuptue se ky njeri asht sherbëtor i
qarqeve antishqiptare të politikave greke…” (Citohet sipas: Selim Nëngurra. “Pirro Prifti, krahu i djathtë i Janullatosit të Greqisë”. Faqja e
internetit “Zemra Shqiptare”. 31
tetor 2014).
Pra, Pirro
Prifti nuk qenka thjesht simpatizant i Janullatosit, ai qenka kryekomisar i
tij, domethënë, atij duhet t’i jetë ngarkuar një detyrë me rëndësi në rrjetin
agjenturor grek, kundër interesave kombëtare të vendit tonë. E falënderoj zotin
Selim që më zbuloi të vërtetën.
Kështu,
është e dyta herë që mjeshtri i shpifografisë Pirro Prifti më prezanton
publikisht sikur kam qenë komunist.
Dikur m’u bë presion të bëhesha komunist, por nuk pranova
dhe e pagova shtrenjtë me një vit e gjysmë pa punë.
Kur mbarova
Fakultetin në vitin 1966, si studenti më i mirë në mësime, shefja e katedrës, e
ndjera Vitore Ballvora, docente, Profesoresha ime shumë e nderuar, meqenëse
ushqente respekt për mua, i kërkoi dekanatit të fakultetit dhe rektoratit
të universitetit që të më emëronin pedagog. Ata pranuan. Fillova punë më 01 shtator
1966. Në katedër kisha kolege një komuniste, e cila vëllain e kishte me pozitë
në parti. Gjatë një viti të tërë, ajo më kërkoi të bëja dokumentet për të hyrë
në parti. Kërkesa e saj nuk kishte të bënte me simpatinë për mua, ajo thjesht
donte të më kishte në organizatën e partisë në anën e klanit të saj, se ajo
biçim organizate ishte e ndarë në klane. Unë nuk pranova, për arsyet që shpjegova më lart. Kërkesa e saj e
vazhdueshme erdhi e u kthye në presion. U vura në pozitë të vështirë dhe, duke
iu druajtur ndonjë pasoje të paparashikuar, vendosa të plotësoja anketën e
pranimit, e cila kishte përmasat e katër faqeve të gazetës “Zëri i popullit”. Pasi e plotësova,
ia dorëzova sekretarit të organizatës. Ai e futi në kasafortë. Sipas rregullit
të brendshëm të asaj partie, anketa nuk mund të më jepej më. Pas dy ditësh, u
pendova, se kujtova fjalët e Babait. Shkova te sekretari i organizatës dhe iu
luta të ma kthente se doja t’ia jepja edhe motrës për ta pasur si model për
plotësimin e anketës së saj (sigurisht që e mashtrova). Ai u zu shumë
ngushtë, megjithatë ma dha. E mora dhe kur shkova në shtëpi, e dogja në sobë.
Kolegia komuniste u bë bishë. Një mbrëmje ajo shkon tek i vëllai dhe i thotë:
“Në
universitet kemi pedagogë që nuk duan të hyjnë në parti”.
Ishte
shtatori i vitit 1976. Kishte filluar fushata për zgjedhjet në organizatat dhe
komitetet e partisë. I vëllai i koleges vjen i deleguar në komitetin e partisë
të universitetit. Pas përfundimit të zgjedhjeve, ai merr fjalën dhe, ndër të
tjera, thotë:
“Kemi të dhëna se në universitet paska
pedagogë që s’duan të hyjnë në parti. A e meritojnë këta pedagogë të punojnë si
edukatorë në universitet?”.
Gjatë vitit
akademik 1976-1977, u përgatit në heshtje hakmarrja kundër meje.
Në një
mbledhje kolektivi, pasi u fol për probleme të ndryshme të fakultetit, më
sulmuan egërsisht. Në mbledhje kishin ftuar dhe një studentin tim, i cili
shpifi, sikur sillesha shumë ashpër me studentët dhe i ngarkoja me shumë
detyra. Sigurisht që e kishin yshtur paraprakisht kundër meje. Në diskutimin
tim thashë:
“Nuk është e vërtetë që me studentët sillem
ashpër, e vërteta është se me studentët jam i rreptë dhe u jap mjaft detyra
mësimore, sepse dua që ata t’i ngre në nivelin tim. Se po të jem i butë,
liberal, atëherë do të zbres unë në nivelin e tyre”.
Madje më
sulmoi edhe një tjetër kolege e katedrës, e yshtur edhe ajo, me të cilën nuk
kisha pasur kurrë fërkime. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi se kolegia komuniste,
në bashkëpunim me dekanatin, organizatën e partisë dhe zëvendësrektoren e
universitetit, e kishin kopsitur mirë hakmarrjen ndaj meje.
Më 20 gusht
të vitit 1977, më thërret shefja e kuadrit të universitetit, e cila më dorëzoi
vendimin, sipas të cilit isha transferuar në Kukës, me “justifikimin” se isha
emëruar pedagog direkt nga bankat e fakultetit, pa punuar fillimisht në bazë.
Unë shkova në Kukës, takova zëvendëskryetarin e komitetit ekzekutiv, zotërinë
Jorgo Çollaku, i cili mbulonte sektorin e arsimit. Ai më priti shumë mirë, me
mjaft edukatë intelektuale, prandaj e kujtoj me shumë respekt. I thashë se
erdha për korrektesë, por në Kukës nuk mund të punoj se dimri është shumë i
ftohtë, prandaj i theksova se do të kthehem në Tiranë për të ndërhyrë në institucionin
përkatës për të më ritransferuar në ndonjë rreth në jug të vendit. Dhe u ktheva
në Tiranë. Kërkova takim me sekretarin e parë të komitetit të partisë të
Tiranës, Simon Stefanin. Më priti shumë vetullngrysur, pa lëvizur absolutisht
nga kolltuku. Ndoshta e kishte zor të çohej, sepse tryeza i vinte deri në
nivelin e mjekrës. Ai as që ia vuri
veshin fare shqetësimit tim. U largova shumë i dëshpëruar, dhe, si
kokëfortë që isha për qëndrimin e padrejtë që ishte mbajtur ndaj meje, vendosa
të rri pa punë.
Një vit më
vonë, në shtator të vitit 1978, në Redaksinë e përkthimeve në gjuhë të huaja në
Shtëpinë botuese “8 Nëntori” filloi puna intensive për përkthimin e disa “veprave”
të Enver Hoxhës. Në sektorin e rusishtes të asaj Redaksie nuk mjaftonin
përkthyesit. Përkthyesi dhe redaktori i atij sektori, i ndjeri Myfit Mushi,
dikur përkthyes gojor mjaft i talentuar i Enver Hoxhës në Konferencën e partive
komuniste në nëntor të vitit 1960 në Moskë, nguli këmbë deri te SevoTarifa në
Institutin e Nexhmijes në komitetin qendror, që të më emëronin mua përkthyes në
atë sektor. U kërkua dosja ime nga Kukësi. Por ngeci puna. Sepse hakmarrësit e
fakultetit dhe të universitetit, në dosjen time paskeshin vënë një shënim, në
të cilin qe shkruar që dosja të mos lëvizte kurrë nga Kukësi. U desh ndërhyrja
e instruktorit të kuadrit në komitetin qendror, zotërisë Xhevdet Pata, për dërgimin
e dosjes, e cila erdhi në zyrën e kuadrit të shtëpisë botuese. Por
hakmarrësit ndaj meje në fakultet dhe në universitet s’lanë gur pa lëvizur. Ata
nxitën dikë që drejtoria e shtëpisë botuese të mos më pranonte në punë. Megjithatë, edhe kjo hallkë hakmarrjeje u
kapërcye me ndërhyrjen e Sevo Tarifës dhe unë fillova punë si përkthyes më 26
mars 1979, pas një viti e gjysmë pa punë.
VIII.
Kur më bëri “komunist”, Pirro Prifti e përsosi edhe më tej mjeshtërinë e
shpifografisë, duke thënë, se unë, si “komunist” i shpikur prej tij, “detyrat
që më kishte vënë” partia, i paskam zbatuar “deri
në një sidomos prishjen e kishave dhe xhamive në 1967”. Mirë do të ishte që
Pirro Prifti të citonte ndonjë “thirrje” apo “ndonjë shkrim timin” për ato prishje, të përmendte ndonjë kishë apo
ndonjë xhami, në themelet e të cilave unë “paskam vënë kazmën për t’i
shkatërruar”. Sepse me “fakte konkrete” do ta pasuronte së tepërmi arsenalin e
shpifografisë, në mënyrë që për lexuesin të bëhej “shumë më tepër i besueshëm”.
IX. Në
vazhdim të epopesë’ së shpifografisë, Pirro Prifti del atje ku i dhemb më
shumë:
“… z. Eshref nga ateist i përbetuar, filloi
të besojë tek Zoti dhe për këtë goditjen e parë ja dha KOASH-it”.
Unë nuk
kam qenë kurrë ateist, se prindërit i kam pasur mjaft besimtarë, të cilët, sa
herë që uleshin të hanin, të shkonin të flinin apo sa herë që çoheshin nga
gjumi, gjithmonë i faleshin Zotit. Të
njëjtin ritual kam ndjekur dhe vazhdoj ta ndjek edhe unë.
Unë e kam theksuar me kohë, siç e përmenda edhe më lart,
se ajo kishë, të cilën argati i Janullatosit Pirro Prifti e quan KOASH (kisha
ortodokse autoqefale shqiptare), nuk është kishë shqiptare, ajo kishë është
FKOG (filial i kishës ortodokse greke), sepse kishë e pavarur shqiptare nuk
ekziston më, përderisa në krye të saj është një kryepeshkop grek. Kishë
shqiptare quhet vetëm KOPSHF (kisha ortodokse e pavarur shqiptare fanoliane).
Por kjo kishë, po e përsëris,, nuk ekziston më. I vetmi Nikoll Marku Elbasani
dhe disa ortodoksë të tjerë të nderuar, mbrojnë kishën ortodokse fanoliane, mes
të cilëve dallohet miku im, Petro Luarasi, i biri i Profesorit të Madh dhe
Nacionalistit të Shquar Skënder Luarasi, nip i njërit nga Kryeheronjtë e
Ortdoksisë Shqiptare, Petro Nini Lauarasi, të cilin, ashtu si Papa Kristo Negovanin
dhe të tjerë Korifenj të Ortodoksisë Sonë të
Nderuar, na e vranë paraardhësit e Janullatosit. Por Atë Nikoll Marku
dhe përkrahësit e tij janë të braktisur krejtësisht nga shteti, i cili nuk e
gëzon konkretisht statusin e shtetit të pavarur lidhur me kishën ortodokse,
sepse ligjin e bën Janullatosi, guvernatori faktik grek në Shqipëri, prandaj
edhe kryeministrin Rama, për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, e kemi të
dekoruar me medaljen e lartë të kalorësit të helenizmit.
X. Pirro Prifti, deklaron:
“Ky Prof. Eshrefi… gjeti armikun që ka penguar Shqipërinë
dhe në çdo rast sa herë që sheh shkrimet e mia nuk përton ti shajë (jo ti
kritikojë, se kështu e kanë andej nga fshati)”.
Së pari, shkrimet e Pirro prifti unë nuk i kam sharë, vetëm i kam
demaskuar, sepse andej nga fshati dinë vetëm ta demaskojnë atë që gënjen, mashtron
dhe shpif. Sigurisht, sepse andej nga fshati nuk ia kanë haberin mjeshtërisë së
shpifografisë së atyre intelektualëve nga qyteti, të cilët i përkasin kallëpit
të shpifografit të pështirë Pirro Prifti.
Së dyti, Pirro Prifti e ka fjalën
për kryeagain e tij Rama, servilin e Vuçiçit, kriminelit të Kosovës,
sepse Ramën e vlerëson lart, si kalorësin e helenizmit. Pikërisht ky Pirro
Prifti ështe ai, i cili, në vjeshtën e vitit 2014, botoi në internet një
artikull, në të cilin e prezantonte veten si bythëlëpirës tejet të zellshëm të kryetradhtarit
Rama, pra, si bashkëtradhtar të kombit shqiptar. Artikulli titullohej:
“Pirro Prifti: Edi Rama,
një hero i kohës sonë”, botuar në
Portalin “Radio Kosova e Lirë” të datës 12 nëntor 2014.
Gjatë dhjetë vjetëve në
krye të qeverisë, Rama e ka dëshmuar me fakte konkrete se është jo heroi i kohës
sonë, të shpikur nga buthëlëpirësi i tij Pirro Prifti, por turpi dhe faqja e
zezë e mbarë kombit shqiptar. Dhe nami i tij si i tillë, ka arritur në mbarë
Evropën dhe deri në Amerikë. Prandaj para një viti, gazetari Briger Schuetz i
gazetës më të madhe gjermane në qarqet politike të Berlinit FAZ, përmendte “episodet kur Rama tallej me gazetarët
para kamerave, duke i etiketuar si kazanë, parazitë, derra dhe prostituta” (Citohet sipas: “Gazeta më e madhe gjermane godet keq Ramën”. Faqja e internetit “Lapsi”. 30 gusht 2022).
Duke pasur parasysh leksikun e
pistë që Rama nxjerr nga goja me vakt e pa vakt, analisti i njohur Agim Xhafka, në artikullin me titull
“Rama si “nevojtore” shëtitëse”, shkruan:
“Nuk u nisa nga forma e kapeles
së kuqe, as nga goja që i llap si sifon alla turka.
Me një shikim të çastit, kryeministri ynë ta sjell këtë ngjashmeri. Por kur
dëgjon çfarë thotë, çfarë shan e çfarë mallkon, thua prerë, kjo hale e madhe ka
një muaj që shëtit nëpër atdhe” (Faqja e internetit “Syri.net”. 28 qershor
2019).
Me sa duket,
servilskllavit Pirro Prifti, kutërbimi i asaj “nevojtoreje” shëtitëse i ngjan
si aromë trëndafili, prandaj s’rri dot pa ia nuhatur prapanicën Ramës orë e
çast.
Unë për Ramën kam folur
vetëm me gjuhën e fakteve, prandaj e kam quajtur kryetradhtar të kombit
shqiptar, për çka mjafton vetëm takimi i tij i fshehtë me Vuçiçin në Nish për
copëtimin e Kosovës.
Interesante! Po si është
e mundur që këtij Pirro Priftit nuk i paskan ngjallur asnjë shqetësim seritë e
analizave të shkëlqyera të Profesorit mjaft të mirënjohur Enver Bytyçi, i cili
i ka qarë ato “rezonancat magnetike” që i ka bërë Ramës? S’i kanë bërë
përshtypje, sigurisht, se, për servilin, kryeagai i tij “nuk ka asnjë të metë,
është qelibar”. Prandaj edhe ka shpalosur tërë arsenalin e shpifografisë kundër
meje, se servilizmin e tij ndaj kryegait të tij Rama ia kam shprehur publikisht. Duke iu servilosur
Ramës, kryetradhtarit të Kosovës, Pirro Prifti bën kauzë me të në tradhti.
Pirro Prifti është
plotësisht solidar me Ramën, i cili ka
hyrë në vitin e dhjetë që po i bën
gjëmën shumicës dërrmuese të
popullit tonë nëpërmjet diktaturës së varfërisë, mjeti më i përshtatshëm për
shpopullimin e vendit, që është në përputhje të plotë me strategjinë serbogreke
të vitit 1844. Dhe Rama, si argat i serbogrekëve, jo më kot është duke e vënë
në zbatim këtë strategji të gjëmshme. Prandaj tradhtarit Pirro Prifti i vjen
shumë në osh strategjia e shpopullimit që po zbaton kryetradhtari Rama dhe
domosdo që nuk mund t’i bëjnë kurrfarë përshtypjeje të vërtetat tragjike që
shpalosen në analizën e Profesorit të nderuar Lush Susaj, i cili shkruan:
“Në Shqipëri, sistemi i
korruptuar është ndërtuar dhe ushqyer për vite me radhë me anë të dhunës dhe
imoralitetit shtetëror e politik. Tashmë grabitja është shfaqur në trajtën e
korrupsionit elektoral, legjislativ dhe ekonomik, ku pjesa më e madhe e
shoqërisë varfërohet, degradohet dhe dëbohet nga Shqipëria” (Citohet sipas: “Dëbora që ‘ngriu’ fasadën e rrugëve dhe përmbytjeve
nga korrupsioni”. Faqja e internetit e gazetës “Telegraf”.
23 janar 2023).
Servilskllavi Pirro Prifti nuk e njeh këtë realitet tragjik në vendin tonë.
Sigurisht që s’mund ta njohë, se e ka verbuar servilizmi që ushqen ndaj
kryeagait të tij Rama.
Në bindjen e patundur të çdo qytetari, varfërimi i shumicës dërrmuese të
popullit, është akti më i lartë i tradhtisë që kreu i qeverisë kryen ndaj tij.
XI. Në shpifografinë e vet, mjeshtri
i saj Pirro Prifti, jo pa nota ironie, përmend pleqërinë time. Unë dëshiroj që
Pirro Prifti të mos ketë kurrë pleqëri, të rrojë sa Mathusaili i legjendës biblike,
që ka jetuar deri në moshën 969 vjeç, në mënyrë që të jetë përherë, ashtu si
deri tani, i fortë, plot shëndet, energjik, me aftësi krijuese shpifografike. Sepse
shpifografia përbën një gjini të veçantë në letërsinë politike. Kjo lloj
letërsie zë fill që nga kryekrimineli Enver Hoxha, i cili hodhi themelet e saj
pas nëntorit të vitit 1944 dhe, në vazhdën
e krimeve kundër elitave intelektuale, erdhi duke e pasuruar gjithnjë e
më shumë gjatë një periudhe gjysmëshekullore, duke ia lënë në trashëgimi partisë
së Ramës, për të cilin Pirro Prifti përgjërohet aq shumë.
Dëshiroj që Pirro Prifti të mos pësojë gjë në jetë, pas shpifografisë që
ka bërë publike kundër meje. Por ka diçka që e vlen të theksohet: Hynia, me sa
dihet nga përvoja jetësore, sikur i ndëshkon ata që bëjnë mëkate, sidomos ata
që gënjejnë, mashtrojnë dhe shpifin. Ja, fjala vjen, ata katër veta që përmenda
më lart, të cilët gjatë një viti menduan se si të më bënin gjëmën, Hyjnia i
dënoi rëndë: dikush e mbylli jetën me një këmbë të prerë nga diabeti, një
tjetër u largua për në atë botë me dy këmbë të prera nga diabeti, personi i
tretë, një ditë të bukur, pati rrëshqitur në trotuar dhe qe rrëzuar në asfalt.
Aty kaloi një veturë me shpejtësi dhe i shtypi pëllëmbën e dorës së djathtë, e
cila i mbeti e paralizuar dhe nuk shkruante dot. Atij pesonit të katërt ia
shkurtoi jetën kanceri. Dikë tjetër, jashtë fakultetit, që deshi të më
groposte, Hyjnia e ndëshkoi shumë rëndë, çka nuk do t’ia dëshiroja as armikut
më të rrezikshëm: iu vra vajza në një aksident automobilistik.
Pirro Prifti, si mjek me karrierë të gjatë, si njëri nga anëtarët me
peshë të kopesë së servilëve, të cilët jargosen për Ramën nëpër studiot
televizive, të ketë kujdes për kryeagain e tij, se mos i shpifet ndonjë shqetësim
shëndetësor pas atij Skandalit McGonigal. Të ketë parasysh një gjë: Syrit të
Hyjnisë nuk i shpëton asgjë, sepse Ajo e ka ndjekur me shumë vëmendje epopenë e
bëmave të fshehta të Ramës për shpalljen “i
padëshirueshëm” në Amerikë të Prof.dr. Sali Berishës. Prandaj në Shqipen
tonë Hyjnore, që së lashti, përdoret ajo fjala e urtë me kuptim të thellë
filozofik: “Nuk mbetet hak pa larë!”.
Paskëtaj, në analizat e mia, shpifografit Pirro Prifti, sa herë të shpifë
dhe të mashtrojë për shkak të servilizmit të tij ndaj kujtdo që mendon dhe
punon kundër vendit tonë, si puna e kryetradhtarit Rama, do të imitoj dy
vargjet e poezisë së famshme të poetit Arben Duka, poezi që mban titullin “Grek,
a grek...!”:
Pirro, shpifës i pabesë, / o haleja i halesë.
Mendoj se është grumbulluar mjaft material për veprimtarinë e shpifografit
Pirro Prifti, si krahu i djathtë i Janullatosit, material që do të ishte mirë
të përmblidhej në një libër për botim, me titullin “Mjeshtri faqezi i
shpifografisë”, sepse, sipas të gjitha gjasave, shpifografinë ai e ka në
gjak. Si një intelektual me “paha të madhe” dhe me kulturë të gjerë në shumë
fusha të dijes, Pirro Prifti, me sa duket, që kryeherazi, e paska bërë të vetën
shprehjen e famshme “Shpif, shpif, se
diçka do të mbetet”. Domosdo, se kur shpifjet vazhdojnë për një kohë të gjatë,
diçka, do të arrijë të lërë gjurmë, të merret si e vërtetë. Këtë shprehje, Pirro Prifti e ka skeduar nga latinishtja “calumniare fortiter, aliquid
adhaerebit”. Aq më tepër, ajo i është
ngulitur edhe më mirë në kokë kur ka lexuar monologun e don Bazilios në komedinë “Le Barbier
de Séville” (Berberi i Seviljes) (1775) të dramaturgut francez Bomarshe (Pierre-Augustin Caron de Beaumarchais - 1732 - 1799): “calomniez,
calomniez, il en restera toujours quelque chose!”.
Pikërisht kjo shprehje do
të ishte mirë ta përshkojë si një fill i kuq përmbajtjen e librit të
lartpërmendur, kushtuar mjeshtërit të shpifografisë Pirro Prifti.
Me arsenalin e
shpifografisë kundër meje, Pirro Prifti dëshmon se është një jashtëqitje e
Ramës, prandaj edhe vetë jashtëqitje nxjerr nga goja. Prandaj, nëse ky bastard
do të vazhdojë të shpifë kundër meje, unë do t’i drejtohem gjithmonë me
mbiemrin “Jashtëqitja” - Pirro
Jashtëqitja.
Kaliforni, 01 shkurt 2023