Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/17

Ambasadorja amerikane në NATO porosi vendeve të Ballkanit Perëndimor: – Shpenzoni më shumë për mbrojtjen

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Julianne Smith, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të fokusohen në aspiratat e tyre euroatlantike dhe në vlerat e shoqërive të hapura dhe demokratike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Smith u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s nga Ballkani Perëndimor që të angazhohen më shumë për të arritur objektivin e aleancës, që secili anëtar të shpenzojë të paktën 2 për qind të Prodhimit të vet të Brendshëm Bruto (PBB) në mbrojtje, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ajo, po ashtu, i ka bërë thirrje Serbisë që të mos e thellojë bashkëpunimin me Rusinë dhe me Kinën, duke përsëritur paralajmërimin amerikan kundër tregtisë me kompanitë kineze, përderisa ka thënë se tani nuk është koha për forcimin e raporteve me Rusinë, teksa Moska ka nisur luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. “Rusia po bën çfarë po mundet për të lëshuar një lumë fushatash keqinformuese, të cilat shpesh nxjerrin të pavërteta për qëllimet e NATO-s. Ato shpesh përpiqen të pohojnë se NATO-ja është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, që gjë është absurde dhe e pavërtetë”, ka thënë Smith, duke theksuar se Rusia është agresorja që ka nisur luftën në Ukrainë. Ambasadorja amerikane në NATO ka thënë se përparimi në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është i rëndësishëm për ecjen para të Kosovës drejt integrimit në NATO. Smith ka thënë se SHBA-ja është e angazhuar në luftën kundër keqinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Ne bashkëpunojmë ngushtë përballë sfidës së keqinformimit, me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë në rajon, dhe i inkurajojmë miqtë tanë të mbajnë fokusin në vlerat tona të përbashkëta, në demokracitë dhe shoqëritë shumetnike”, është shprehur ajo. Radio Evropa e Lirë: Zonja ambasadore, të gjitha vendet anëtare të NATO-s nga Ballkani Perëndimor – Kroacia, Shqipëria, Mali e Zi, Maqedonia e Veriut – po i rrisin shpenzimet në fushën e mbrojtjes, teksa kjo përbën një çështje serioze për Shtetet e Bashkuara. A mendoni se ato po i përmbushin detyrimet financiare ndaj NATO-s? Julianne Smith: Secili vend anëtar i aleancës u pajtua, dhjetë vjet më parë, për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të vet të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtje. Në kohën kur aleatët e bënë këtë zotim, më 2014, tre anëtarë të aleancës e përmbushnin këtë detyrim. Deri në verë, kur të mbajmë samitin e Uashingtonit, ne presim që dy e treta e aleancës ta ketë përmbushur detyrimin. Tani, kemi një numër aleatësh në Ballkanin Perëndimor që janë pranë 2 përqindëshit. Ata kanë punuar zellshëm gjatë dekadës së fundit për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje, dhe ne i përshëndesim këto përpjekje. Këto janë vendime të vështira shtetërore, të cilat janë të zorshme kur ka kërkesa në nivelin e brendshëm për të shpenzuar para për prioritete të tjera. Prandaj, jemi thellësisht mirënjohës për lëvizjen që ka ndodhur gjatë dekadës së fundit nga këto shtete anëtare të NATO-s që ju sapo përmendët. Por, ne u bëjmë thirrje miqve tanë në Ballkanin Perëndimor: Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, që të angazhohen më shumë në përpjekje për të arritur objektivin prej 2 për qind para mbajtjes së samitit të NATO-s, në mesin e korrikut. Këtë po e them sepse presidenti (Joe) Biden po shpreson që në samit të shënohet numri më i madh i aleatëve me shpenzime prej 2 për qind, sesa që kemi pasur gjatë dekadës së kaluar. Pra, çfarëdo që mund të bëjnë miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor, për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje, do të çmohej shumë. Dhe, jo vetëm për shkak se kështu ndahet barra, por edhe për shkak të situatës aktuale të sigurisë. Kemi kërcënime gjithandej. Kemi agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, partneritetin e saj në rritje me Kinën, mbështetjen iraniane dhe koreanoveriore ndaj Rusisë. Rritjen e prodhimit brenda Rusisë. Pra, kemi shumë arsye që të gjithë ne t’i rrisim shpenzimet në mbrojtje. Dhe, vërtet duam që të arrijmë në situatë, ku secili anëtar i aleancës shpenzon 2 për qind. Radio Evropa e Lirë: Ka vende të tjera në rajon që nuk janë anëtare të NATO-s, si Kosova, Bosnja dhe Serbia. Sa po iu ndihmon SHBA-ja këtyre vendeve për të ndërtuar kapacitetet e mbrojtjes, pasi që nuk janë anëtare, por kanë një marrëdhënie të veçantë me aleancën? Julianne Smith: Keni të drejtë. Këto vende nuk janë shtete anëtare. Por, kemi situatën ku, Bosnja në veçanti, është kandidate serioze, që do të thotë se ajo ka shprehur haptas dëshirën për t’iu bashkuar aleancës. Së voni, të gjithë 32 ambasadorët udhëtuan drejt Bosnjës për të biseduar me udhëheqjen e atjeshme, rreth asaj se çfarë mund të bëhet më shumë për të thelluar partneritetin ndërmjet NATO-s dhe Bosnjës, për t’iu ndihmuar atyre t’i transformojnë forcat e veta, t’i modernizojnë forcat e veta, të angazhohen për ndërveprim, dhe për t’iu ndihmuar atyre të ndërtojnë infrastrukturën. Serbia ka një vendim sovran për të marrë, nëse do apo jo të angazhohet për anëtarësim. Tani për tani, përgjigja që vjen nga Serbia është jo. Por, ajo ka një partneritet me aleancën, në bazë të të cilit ne mund të kryejmë manovra të përbashkëta, të kryejmë stërvitje të përbashkëta, të bashkëpunojmë për nevojat e veçanta që ajo ka kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike apo për modernizimin e forcave të saj, ajo mund ta përcaktojë se si dëshiron të bashkëpunojë me aleancën. Kosova është çështje e ndërlikuar, për shkak se kemi katër vende në NATO që nuk e njohin atë, por Shtetet e Bashkuara kanë një partneritet shumë të ngushtë me Kosovën, dhe ne jo vetëm që po e mbështesim dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja – i cili ka për synim të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – por nga një perspektivë bilaterale amerikane, ne jemi këtu për të mbështetur miqtë tanë në Kosovë, teksa ata po angazhohen për aspiratat e tyre euroatlantike dhe po punojnë për t’i forcuar forcat e veta. Prandaj, qoftë në aspekt bilateral apo multilateral, Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’i mbështetur dhe për të punuar ngushtë me këto tri shtete, si dhe për të punuar ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Radio Evropa e Lirë: Përmendët bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Kinës, por ekziston një marrëdhënie dhe një bashkëpunim i veçantë i Serbisë pikërisht me këto dy vende. A jeni të shqetësuar për bashkëpunimin me Rusinë dhe me Kinën për çështje të mbrojtjes, dhe për blerjen e pajisjeve ushtarake që Serbia i realizon nga këto dy vende? Julianne Smith: Mesazhet amerikane në këtë drejtim kanë qenë shumë të qarta. Ajo që u kemi thënë miqve tanë në Serbi është se ata duhet të marrin vendime sovrane, se si bashkëpunojnë apo nuk bashkëpunojnë me Republikën Popullore të Kinës dhe me Rusinë. Këshilla jonë personale, nga Shtetet e Bashkuara, është se ata duhet të bëjnë hapa të kujdesshëm në lidhje me bashkëpunimin me kompanitë në pronësi të Kinës. Ne besojmë se ka rreziqe dhe sfida në një bashkëpunim të tillë, dhe ne, po ashtu, nuk besojmë se kjo është koha e duhur për asnjë vend që të thellojë marrëdhënien e tij me Rusinë, duke marrë parasysh faktin se Rusia po zhvillon luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Prandaj, ne u bëjmë thirrje miqve tanë në Serbi që të mos e thellojnë bashkëpunimin me këto dy vende, me të cilat ata takohen sot. Ato, në shumë mënyra, nuk ndajnë me ne vlerat e sundimit të ligjit, të demokracisë shumetnike, të të drejtave të njeriut, e të tjera, dhe ne po shohim se këto dy vende po varen gjithnjë e më shumë në taktika të ngjashme hibride, nga keqinformimi e sulmet kibernetike, deri tek aktivitetet e tjera të dëmshme. Prandaj, po dërgojmë mesazhe të sinqerta dhe të hapura në bisedat tona me miqtë tanë në Serbi. Por, ne, po ashtu, e kuptojmë se ky është vendimi i tyre sovran. Radio Evropa e Lirë: Sa të shqetësuar jeni për ndikimin e caktuar rus te një aleat tjetër në Ballkanin Perëndimor? E kam fjalën për Malin e Zi. Po shfaqet një ndryshim i narrativëve, një lëkundje parimesh dhe ndikimi i Kremlinit në këta narrativë. A jeni të shqetësuar nga ky ndryshim? Julianne Smith: Ne po inkurajojmë të gjithë miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor që të qëndrojnë të fokusuar në vlerat tona të përbashkëta dhe në aspiratat e tyre euroatlantike. Rusia po bën çfarë po mundet për të lëshuar një lumë fushatash keqinformuese, të cilat shpesh nxjerrin të pavërteta për qëllimet e NATO-s. Ato shpesh përpiqen të pohojnë se NATO-ja është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën në Ukrainë, që gjë është absurde dhe e pavërtetë. Ato, po ashtu, thonë të pavërteta për atë që bën NATO-ja në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe refuzojnë të pranojnë se NATO-ja është aleancë e mbrojtjes në thelb, dhe nuk kryen agresione apo merr qëndrim sulmues në ndonjë mënyrë apo formë. Rusia është, në fakt, agresorja në rastin e Ukrainës. Rusia e nisi këtë luftë në Ukrainë, dhe, sigurisht, mund ta përfundojë atë nesër, nëse do të donte. Prandaj, ne bashkëpunojmë ngushtë përballë sfidës së keqinformimit, me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë në rajon, dhe i inkurajojmë miqtë tanë të mbajnë fokusin në vlerat tona të përbashkëta, në demokracitë dhe shoqëritë shumetnike. Radio Evropa e Lirë: Shtatorin e kaluar ndodhi një sulm serioz në veriun e Kosovës, ku NATO-ja ka paqeruajtësit e saj. Sipas zyrtarëve, ai ishte sulm i drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të vendit. A ka SHBA-ja informacione nga inteligjenca rreth asaj se çfarë saktësisht ndodhi atë ditë, se cilat ishin motivet dhe se cilat duhet të jenë pasojat pas këtij sulmi? Julianne Smith: Në këtë rast specifik, kur e pamë këtë dhunë në shtator, ne sigurisht monitoronim situatën nga afër, këtu në aleancë. Arritëm të bëheshim bashkë dhe të diskutonim si 32 aleatë. Keni të drejtë, aleanca ka një mision në terren, misionin e KFOR-it, me rreth 3.000 trupa. Kemi qenë në kontakt të ngushtë me miqtë tanë në Kosovë, teksa kryheshin hetime. Nuk dua të flas për këto hollësi, por kemi bërë thirrje për llogaridhënie. Kemi folur me Serbinë për këtë incident. Dhe, jemi të fokusuar që t’i shtyjmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen dhe të bëjnë përparim në dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja. Radio Evropa e Lirë: Përmendët Kosovën, që vendet të cilat nuk e njohin, përbëjnë pengesë për të që të bëhet anëtare e Partneritetit për Paqe, që është një ndër objektivat strategjike të vendit. Duke marrë parasysh se SHBA-ja konsideron, dhe se kjo është thënë shumë shpesh publikisht nga zyrtarë amerikanë, se Kosova e ka vendin në këtë program, dhe duke pasur parasysh rrethanat për vendet që nuk e njohin, a mendoni se kjo çështje është shumë e ndërlikuar, por jo edhe e pamundur që të ndodhë? Julianne Smith: Kemi situatën ku katër anëtarë të aleancës janë vende që nuk e njohin dhe duhet ta kemi parasysh këtë. Dhe, kjo duhet të adresohet para se aleanca të mund të ecë përpara me ndonjë lloj partneriteti formal, ndërmjet aleancës dhe Kosovës. Por, për arsye të qarta, mendoj se NATO-ja po e mbështet plotësisht atë që BE-ja po përpiqet të bëjë, pavarësisht faktit se aleanca ka një mision në Kosovë, ne besojmë se të gjithë duhet të synojnë përparimin në dialogun e udhëhequr dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja. Vetëm me përparim shtesë në atë drejtim ne mund të kalojmë të çështjet më të mëdha për sa i përket marrëdhënies së Kosovës me aleancën.

Tytti Tuppurainen: Europa po përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e KiE

Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Evropës, për t’u votuar nëse do bëhet pjesë e KiE-së,ka deklaruar deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen. Ajo ka thënë se zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. 

 “Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

 Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE.

 Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

2024/05/10

RREZOLUTA NR. 1244 E KS OKB (POLITIKA) APO VENDIMI I GJND ( DREJTËSIA)?

Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË  SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I  PIROTIT) - Orfeu.AL




Shkruan: Akademik Hakif Bajrami,PHD



 Nuk e di a më shumë e dua kishën apo xhaminë Por e di se shumë më tepër e dua SHQIPTARINË!

Në Kosovë u bë luftë për të drejta kombëtare (shqiptarët) dhe shtetërore (serbët) më 1989-1999. Ndërsa më 1999 në Kosovë fitoi kombëtarja shqiptare (UÇK) dhe e drejta e njeriut (NATO). Lufta në Kosovë dhe për Kosovën më 1999 do të pozicionohet si ngjarje që e vuloste një epokë në fund të shekullit XX-të. Më në fund fuqia e drejtësisë po vëndoste mbi fuqinë e intrigave dhe pafuqinë e të shtypurve dhe të shfrytzuarëve. Lidhur me këtë, nëse i lexojmë shkrimet kulmore që botoheshin në gazatat kryesore të Evropës sidomos, kur është në pyetje Kosova më 1999, atëherë na shtrohet pyetja: a më përparësi ka në ato rrethana politika (forca), apo drejtësia (jeta e dlirë). E vërteta, nepër faqet e gazetave: Le monde, El Pais, Herald Tribune, La Republica,Liberasion, Izvestia, Delo, Zi Dojçe Cajtung i hasim emrat më të njohur të letërsisë, filozofisë, drejtësisë, politikologjisë, historisë dhe doktrinave ushtrake, që shkruajnë për Kosovën dhe rreth saj. Nga shkrimet e tyre kuptojmë se bota jo vetëm evropiane, për Kosovën ishte e polarizuar në dy tabore: Taborri i PARË ishte fokusuar në të drejtat e nejriut; kurse taborri i DYTË ishte i fokusuar se gjithëmonë ka përparësi sovraniteti i shtetit (shteteve). Në këto shkrime mund të gjëndën nobelistë, filozof me famë botërore, eseistë të mendësisë hollë filozofike, gazatarë , politologë, pacifistë, historianë atj. Të gjithë pa një cenzurë e shtronin mendimin e tyre me plotë filozofema të dymendësisë dhe çmendurisë shoviniste sikurse që dallohej Rezhis Debre e të njejtë si ai. Pati në shkrimet e tyre për Kosovën qëndime të: “Konfliktit të civilizimeve” (Hantigntoni) dhe “Konfliktit Kulturave” (Fukujama). Më duket se zgjidhjën më pregnanate e bëri koha dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO-s, që e shënoi Epokën e Neo Luftës. Së këndejmi që studiuese ta kuptojë pozicionin e Kosovës, më së miri do të ishte për ta lexuar për fillim analizën eksplikative tëbotuar në: “ThE NEW YORK TIMES më 31 Decenber 1912, po edhe me dhjeta analiza që peshojnë drejtësi, dëlirësi njerëzore dhe saktësi të botuara nga: Leo Fraindling, Golgota Shqiptare, WIEN 1913. I shënova këto dy analiza për ta kuptuar se në çfar kushtesh uriokupua Kosova, në tetor 1912. E vërteta, Konferenca e Londrës më 1913 as që u muar me realitetin në teren, por u plasua në anën e Kryqzarës Ballkanike dhe fuqisë diplomatike Evropiane, e që e shfrytëzuan skajshmërisht me një marrëveshje sekrete të disa shteteve ortodokese ballkanike. Edhe më kjartë, shtrojmë pyetjën: a e çliroi Kosovën më 26 gusht 1912 Ushtria Çlirimtare e Vilajetit Kosovës-PO. Por, pikërisht në Shkup tre misionarë evropian e penguan Hasanin ta thot atë që e kishte të shkruar-Shpallim të pavarur Shqipërinë nga Stambolli. Pra, nga kjo qendër e Ilirisë-Dardanisë që sod Shqipëria është e lirë dhe e pavarur”.Por francezi së bashku me rusin dhe austriakun (sikur sot Makroni dhe Shollci) belbzoi: “Çfardo rrezultati të ketë lufta e juaj, ndryshim të kufijëve të Pernadorisë Turke, nuk ka”. E pse pati pas dy muajëve në nëntor 1912 në favor të kryqzatës ballkanike. Këtu, jemi dhe po na përseritët historia. (Mësonishqiptarë nga politika evropiane e kryqzatave 1096-1227, se historia po na përseritët).Po thuej se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Hasan Prishtinës, sepse shqiptarët nuk i thanë asnjë politike rreligjioze po, me zemër- pra as Stambollit e as Evropës.Ishim me Kanunin dhe mbetëm konstantë e atij Ligji të shenjët-me BESË. Unë mednoi se verdikti i GJND (Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) është në semafor të gjelbërt, por që shoferi politik i Kosovës ka qenë i nxënë në telefonin e injorancës me kalkulime boshe, dhe drita e kuqe pastaj ia ka humbur të dy shansat: as nuk po din për ta kultivuar verdiktin e GJND-ës, as nuk po guxon për t` i valorizuar të drejtat politike, sepse sovraniteti i ka marrë erë bllokuese nga miqët që presin ndonjë interes nga qielli, për ta përdorë Kosovën si kusur tregtie gjeopolitike, pastaj.Kështu politika ndaj Kosovës po u ngjan aporive të Zenonit. Taman plotësohet një kusht, shtohen dy ose tri kushte tjera në pambarim. Rrethnat e reja dhe kvadratura e rrethit si filozofi për Kosovën Metamorfozat politike sidomos të shteteve ballkanike nga viti 1913 e deri më 1999 janë të njohura, por edhe të sigmatizuara si “ballkanizim”, që do të thot shtypje dhe dredhi ndaj drejtësisë, duke ia shtuar intrigate lindore dhe perendimore, si përforcim rreligjioz. Pati më 1999 dijetarë të atillë që shqyrtuan Çështjën e Kosovës, por që nuk duan për të ditur asgjë për njerëzorën, e cili prej se ekziston njeriu është në luftë përmanente për hapësirë jetësore, për ajr të lirë dhe sovran. Pati në atë kaos më 1999 luftetarë që mësonin se SOVRANITETI SHTETËROR është e drejtë mbi të gjitha të drejtat (partizanë të Paleo luftës). Pati të atillë në anën tjetër, që i japin përparësi të DREJTAVE TË NJERIUT (Neo Luftës). Po pati edhe të atillë që nuk shkëputeshin nga klishetë e vejtra e që pozicionohehin në të drejtën e shtetit për t` i “diciplinuar qytetarët e vet” në emër të sovranitetit dhe në emër të forcës që e posedon, gjithënjë duke u fokusuar se mund të përdoret “represioni i kufizuar”, mbi të shtypurit edhe mëtej. Pati, sidomos nga radhët e mendimtarëve që e përkrahnin agresorin, me spjegim se koncepti historik i pernadorive është primarë. Pati sidomos ushtrak që kufijtë strategjik i venin në maje të falmurit tyre, dhe nuk çanin kokën për asnjë llojë padrejtësie njerëzore dhe nacionale të një populli që ishte planifikuar në Beograd se më në fund do të shfaroset: me “tokën e diegur”; me “Koridoret përplasëse”; me Planin “Patkoi”, krejtë me qëllim që më 27 maj 1999 në Beograd të promovohet unijatizmi dhe të shuhët shkizma nga viti 1054.Krejtë dedikuar “fitorës” 610 vjeare të Luftës së Kosovës, që kurrë nuk ishte zhvilluar. Po, luftë në mes klaneve dhe atentate të ulta për pushtet, por luftë të drejtë nuk ka pasë, atëbotë fare, na thonë dokuemnete e kohës. Ta gjeish kvadraturën e rrethit në këtë kaos qëndrimesh dhe filozofemash të shkrolagjive, është sikur të provoish për t` ua ndryshuar kontineteve os eoqeaneve vendet. Mbi të gjitha, ishin të rrallë ata që e ksihin mësuar se HOLLOKAUSTI në Kosovë kishte filluar më 23 mars 1999 pikërisht në Parlamentin e Kosovës. E kundërta, pati edhe ngjarje të shkruara me germa të pashlyeshme se HISTORIA për Kosovën fillon pikprisht në dyertë e Parlamentit Kosovës, më 2 korrik 1989 (Rrezoluta e 2 korrikut), por që u nevoit atij monumenti t` i shtohet edhe lufta e UÇK-ës për disa vite. Pra, të interesuarit nga katedrat dhe kabinetet që shkruanin për Kosovën më 1989- 1999 sidomos, do të mësojnë se RSFJ më nuk ka. Kështu, me verdiktin e Badinterit më 4 korrik 1992, RSFJ u shpall e shpërbërë. Pra, ngjau ajo në fud, që shqiptarët e kërkonin: shpërbërja e Jugosllavisë. Dhe, ajo shpërbërje ngjau, pa e pyetur askend për një sovraitet të “garantuar” me kushtetutë të vitit 1946-1874. Por le të dihet se ata që po krrokateshin se janë popull i nënshturar (Shih: Serbianët nepër tubime shekncore kishin filluar ta quajnë vetën popull i nënshtruar, pra jo popull nënshtrues-“Ugnjetetna i ugnjetaka nacija”, për çka autori i këtij studimi do t` u kundervihet se me ndryshim të tezave, ju po avnasoheni në shkatrrues të sigurtë dhe jeni kah ndihmoni në rrënimin total-15 maj 1985 në mes Beogradit!!), por që zoti i tyre po vdiste nepër istikame dhe fronte ku psonin më shumti (1991-1999) dhe në një formë të re të viktimizimit, sidomos duke masakruar civilë që nuk ishin serbianë. E pse mos ta themi se në luftën e fundit në Ballkan (1992-1999), që në çdo 100 të vrarë, 92 ishin civilë, kurse 8 ishin ushtarë. Shovinizmiserbian si kurthë dhe e keqe njerëzore Kurtha serbiane në tragjedinë e Kosovës nga 23 marsi 1989, u tregua se është dogmë rreligjioze dhe politike, nga arsenali i robërisë se popujve tjerë, por që do bëret edhe më tragjike për ata që e përkrahin. Në lidhje me këtë, më kujtohet kur vinin misionarët e shumtë në Zyrën e Adem Demaçit dhe shtronin hipoteza se deri ku mund të shkojë Kosova, sespe “sovraniteti serbian” për ta kishte përparësi. Madje ata-të gjithëhapur pa asnjë ekivok na quanin “terroristë”. Po, më kujtohet kur Jirzhi Dinsbirit Adem Demaçi iu drejtua me tonë të lartë: “Në Kosovën e UÇK-ës që do të themelohet, nuk mund të ketë as shqiptarë, po as serbianë e të tjerë e që diskriminohën”. Në këto rrethana , me që “miku” nuk ndalej por e përseriste çdo të dytën fjali se “UÇK është terroriste”, mikpritësi u detyra t` i tregoi derën “mikut” diploamt pa asnjë droe se me këso “mbrojtjesh” Serbia do të bombradohet një ditë RFJ (Serbia dhe Mali i Zi). Kjo për faktin luftën nuk e ksihim nis as për hatër të Rusisë agrsive, as për hatër të NATO-s humantare. Kjo për faktinse UÇK ka lindur nga një brez i “padiciplinuar” sepse nuk pajtohej me robërinë. Kësi soji deri sa ranë bombat e para, UÇK është ndrydhur në mes NATO-s dhe Rusisë, për ta kuptuar se në luftë ishte e drejta (Amerika dhe Shqiptarët) dhe agresori (Rusia me Serbinë edhe atëherë). Në këtë luftë të dukshme pacifizimi qëndronte diku i strukur në mes duke u dridhur jo nga friga, por nga humbja e prestigjit fatamorganë se shtetin “do ta krijojmë me urti poltronesh, sespeKosova po plasohej me një kërkesë që të hyn në rrethin koncentrik të “NOBELISTËVE”, pa nderë dhe asnjë rrugdalje, sespe ishte kohë e vringllimit të armëve.Së këndejmi filozofia e pacifizmit doli në sqenën historike atëherë kur doli edhe lufta. Pra çështja kombëtare është në histori një zbulim i vonë dhe si i tillë është zbulim relativ me mundësi apsolute që t` i krijojet forca adekvate, për ta ruajtur pozitën klasore, jo të drejtën njerëzore. Në bazë të këtij ndryshimi historik në gërmadhat e shembjës së komunizmit më 1989, shtrohej një “tepih pyetjesh historike”: bje fjala Evropa më 1900 i kishte 19 shtete, më 1938 u bërën 29 shtete, më 1999 u bërën 39 shtete. Në këtë frymë deri më 1992 Jugosllavia ishte një shtet. ( Kurse më 1999 u bërën 7 shtete).Pra apsolutja politike ka të drejtë në ndryshim, kurse rrelativja njerëzore ka të drejtë ta gëzojë ndryshimin. Nga ky proces, sa më shumë që zhvillohet çështja kombëtare aq më e pakthyeshme është hsitoria e shkatrruar e perandorive. Prandaj, aty kah viti 1995 për Jugosllavinë do të shtrohet një kerkesë, që askush nuk e ka shtruar që të themelohet një INSTITUT i OKB për të i pajtuar misionarët, të culët bënin eksperimente me synime të ‘reja” por me rrobe të vjetra të kongreseve dhe konferencave imperialiste, e ku kishte psuar Çështja shqiptare pamëshirshëm. A u arritë “paqa” në Kosovë në bazë të pacifizmit apo pas luftës së drejtë shqiptare? Kuptohet se pacifizmin deri më 23 mars 1999 e kanë përktahur të gjitha diplomacitë e Evropës dhe Azzisë. Këtë pyetje ata të pacifizmit do ta spejgonin se ja, “ne kemi të drejtë, prandaj nuk e mbështesim luftën”. Por e vërteta është lakuriq ndryshe sikurse sot. Serbia pa i bërë të gjtiha ato varreza masive, pa bartur kufoma sepse ishte mësuar në epokat tjera historike të shpërblehet, sidomos nga hollokasuti në Sanxahkun e Nishit ndaj 714 katundeve dhe 6 qyteteve shqiptare, në dhejtor 1877, me përsritëje më 1913 ku 395 anije ervropiane do ta bartin shqiptarë në Anadolli dhe dyfish më tepër më 1918-1941, dhe trefish më tragjikisht 1945-1999. Pra, një ditë humanistët dhe shkenctarët e vërtetë do ta shtrojnë pyetjën, a u sheruan palgët e Kosovës me ato 78 ditë bombardimesh të 1058 aeroplanët e NATO-s më 23 mars-10 qershor 1999, pa luftën e drejtë të këmbësorisë saj e që ishte UÇK 1994-1999, e që nuk do të kishte kurrë nënshkrim të kapitullimit në Kuamnovë më 10 qershor 1999. Sidomos sikurse më 1912 në Francë që konsiderohet se është mushkria e Evropës (Gjermania konsiderohet se është zemra e Evropës), më 1999 do të ketë aq shumë oponencë ndaj qëndrimit SHBA-ve, sa që e tërë përkrahja e Zhak Shirakut për doktrinën e Bill Klintonit për ta çliruar Kosovën, cinikët francezë do ta portretizojnë me një karikaturë: “Qeni i Klintonit prezantohet, në karikaturë i lidhur për rrypin e pantollonave të Klintonit”. Kurse, koka e qenit Klintonit ishte portretizuar si koka e Zhak Shirakut. Këtë politikë hipokrite e bluante në “mullirin” e vet Rezhis Debre, me shumë agjentë të cilët përmes Renata Fllotaos portretizuan çdo gjë në krreun politik të pacifizmit, por që për ato shkrime “diplomatike” sot pushtetarët nuk dijnë asgjë.E le të dihet se me këtë nivel diturie dhe maratoni se kush po folë më rrjedhshëm anglisht, pa provar të armatoset me argumente të nëntokës diplomatike, hapur po shihet se pa vetëdije janë duke dërguar ujem në “magje” të Millosheviqit, në mjrgullat e varreve të kasapit të popujve, brenda ish Jugosllavisë. Madje, Rezhis Debre në pozitën e një ciniku shkon aq largë sa që e shtron një paralele në mes Kosovës dhe Allzasit në Francë, krahinë kjo që sipas “shembullit Kosovës, një ditë do ta fitonte pavarësinë”. Gjithnjë sipas Rezhis Debres rendin dhe ligjin në Allzas, do ta garantonin 30 000 ushtarë të NATO-s.Aludimi është i njohur-Kosova e garantuar me ushtarë të NATO-s. Po si njerëz të lirëe shtrojmë pyetjën: pse nuk na lejohet të kemi ushtri që të mbrohemi. Në lidhje me këtë, nxënsit e Rezhis Debresë –agjent i UDB serbiane së bashku me Renata Fllotaon (gjermane), do të shpërndajnë lajme se në sulmet e Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore kishin mision të vrasin sa më shumë civilë gjerman. Së këndejmi edhe S. Millosheviqi synonte të vrasi sa më shumë civilë shqiptar. Madje mbi gjysmën e shqiptarëve të Kosovës fashizmi serbian i largoi nga trevat e tyre, duke themeluar edhe kampe përqëndrimi në: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës dhe nja 400 kampe më të vogla nepër Kosovë. Madje kjo tragjedi, ky gjenocid bëhet në emër të pansllavizmit që ishte promovuar nga popat e Patrikut Pavle, dhe i cili provoi S. Millosheviqin ta shpalli të “shenjët” më 27 maj 1999, në një koncil të Kryqzatës që ishte planifikuar të mbahet në Beograd. Shtrohet tash pyetja, ai ishte ajo Evropa, që për dy shekuj e bëri Shqipërinë etnike copum copë, dhe tash në fund të shekullt XX nuk mund të “qepej prej atij shtofi” diçka e drejtë. Mendoi se prej atij shtofi të planifikuar nuk mund të çepek as edhe një jelek.Edhe më kjartë, spastrimi etnike i shqiptarëve nuk fillon me Konferencën e Versajit (1919) nga Mbretëria SKS, por rrënjët e spastrimeve janë diku nëMesjetën e mesme, pikërisht kur erdhën barbarët sllavë në Iliri. E vërteta, shqiptarët (mbi gjysma) nga viti 1945 do të vajtojnë si humbës, por do ta largohën nga shekulli XX si fitimtar, pikërisht në saje të prishjës së pazareve të Evropës në Berlin (1878), në Londër (1913) në Versaj (1919), në Paris më 1946. Dhe parap në Rambuje ( 19 mars 1999), ku do të nënshkruhet një status kvo e kufijëve, satus ai që u plagos për vdekje në Kumanovë më 10 qershor 1999, me kapitullimin e ushtrisë Serbiane. Drejtësia ndërkombëtare a është aksiomë e gjyqeve apo e rrezolutave të KS OKB-ës? Republika e Kosovës prej shumë mendimtarëve konceptohet se ka mbetur në gjysmë të rrugës, sepse po lëvizë në mes argumetit të politikës me frcë dhe argumentit të forcës me drejtësi gjyqësore. Lidhur më këtë fenomen “diskutabil” në dhjetor 1993 në Sorbonë është mbajtur një Kongres mbi ndërhyrjën ndërkombëtare kudo që është nevoja në Glob. Aty dominoi qëndrimi në mes dijetarëve se e drejta për vetëmbrojtje është parim i vjetër evropian.Ky parim është spjeguar në mënyrë origjinale edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Në anën tjetër u shtrua pyetja e denimit me vdekje- çështja e KURBANIT; çështja e KIRURGUT; çështja e mosdenimit me vdekje për shkak të mendimit; çështja e dhunës kundër dhunës; çështja e gjyqsorës dhe njerëzorës. Në një simpozium të historianëve ishte shtruar çështja e vdekjës në shtart të: Hitlerit, Salazarit, Frankos, Stalinit, Mao Ce Dunit, Pol Potit, Pinoçetit, Sadam Hyseinit, Amin Dadas, etj. Ne sot e shtrojmë pyetjën a ka vdekur në krevat apo është gjallë S. Millosheviqi.Pse po e theksojmë këtë pyetje. Për faktin se S. Millosheviqi e dinte se ushtria e tij nuk mumndet për t` i bërë ball fuqisë së 1058 aeroplanëve që ishin fjala e fundit e industrisë ushtrake karshi disa aeroplanëve që ishin demoduar, ose koha i kishte qitur në “pension”. Tani si përfundim e shtrojmë pyetjën bosht Lufta e UÇK-ës kundër APJ-ës kishte filluar më 1993. Ajo luftë për palën e UÇK-ës në fillim kishte karakter moral dhe gjysëm ushtrak, sepse sulemt bëheshin në prita dhe në raste të rralalla kohore. Kjo metodë e luftës do të zgjatë deri më 28 XI 1997. Ndërsa deri më 10 qershor 1999 luftohej me moton: dy duar për një kokë- për çlirim popullor. Më 10 qershor 1999 KS OKB nuk pati fuqi të çlirohet nga e kaluara dhe Lufta e Ftoftë u konvertua në luftë të rrezolutave që në një mënyrë Kosovën dhe shqiptarët në te i riplasonte në shtratin e vjetër eleltrik, e që UÇK as që do të binte në te për të “pushuar” as për një minutë. Në këto rrethan lindi Rrezoluta 1244 e KS OKB, e cila Kosovën defakto e plasonte aty ku kishte qenë më 22 mars 1989, me plot plagë në trupine saj. Jo vetëm kaq, UÇK u detyrua të demobilizhet, t` i dorëzojë armet dhe në pozicionin e saj erdhën ushtarët e KFOR-it me kompetenca edhe më koloniale se sa kishin qenë ushtarët e Millozheviqit. Këta ushtarë kishin mundësi të vrasin shqiptarë dhe vranë dhe kurrë nuk iu përgjegjën asnjë drejtësie. E vërteta TMK ishin “forcë” që në rend të parë nuk kishin të drejtë për të poseduar armë as të lehta, e as të rënda, me përjashim të rojeve ku ishin të stacionuar ish ushtarët e UÇK. Dhe nuk ka pas rast të till në histori që një ushtri të çaramtoset dhe të demonstrojë çarmatimin në stadion. Por, koha sikur punonte për idealin e UÇK-ës, Më 2006 Presidenti i SHBA do ta vizitojë Tiranën. Aty iu bë një pritje që nuk kishte ngja për asnjë presient amerikan ndokund në botë. Kështu në një atmosferë festive më 10 VI 1999 në Tiranë Bushi i r Ri do të shprehet : “Çla është mjeftë, është mjaftë, Kosova duhet shpallë pavarësinë”. Kështu fillo finalja historike për shtetësinëe Kosovës. Në këtë flilozof Mali i Zi më 2007 do të shkëputet nga RFJ dhe Serbia do të mbetët vetëm. Dhe, kur qendrat e fuqisë e panë se kur 500 000 Malazezë nuk mund të jetojnë me serbian, atëherë si mundën 2000 000 shqiptarë të jetojnë me fashizmin serbian, me të gjitha ato palgë dyshekullore. Mbi këtë proces histrik qarqet e fuqisë i sinjalizuan Kosovës se mund ta shpallë pavarsinë nga Serbia në shkallë legjtime, sespe ishte bërë luftë.Kështu më 17 shkurt 2008 Kuvendi i kosovës e shpalli Kosovës të lirë dhe shtet sovran që garntohej me Kushtetutën e Ahtisarit. Menjëerë qeveria serbiane do ta paditë shpalljën e Kosovës shtet sovarn në OKB, duke pasë për bazë Rrezolutën 1244 të KS OKB-ës. E kuptueshme dhe Sekretari Gjeneral i OKB padinë serbiane do ta dergoi në GJND, sikurse Qeveria Albin Kurti vje fjala ta dërgoi raft Statutin e asociasionit serbian në Gjykatën Kushtetuese. Në rastin konkret të paisë serbiane, GJND do të sjellë verdikt se “Shallja e pavarësisë Kosovës nuk është në kundërshtim me Drejtësinë Ndërkombëtare”. Kush ka përparësi Si përfundim shtrohet pyetja: a ka përparësi në trajtimin e Çështjës Kosovës Rrezoluta e KS OKB nr. 1244 (Vendimi politik) i 10 qershorot 1999, apo verdikti i GJND i vitit 2010 (Vendimi i Drejtësisë-Gjykatës).Unë mednoj se Rrezoluta e KS OKB ka ra në plehun e historisë sespe është politike.Kurse Vendimi GJND është përfunditar dhe ka dëshmuar se Serbia ka marrur AUTOGOL. Prandaj, çdo dialog i Qeversië Kosovës me Qeverinë e Serbisë është pa baza juridike sepse çdo gjykatë ndërkombëtare e ka primatin dhe përparësinë për suspendimin e çdo vendimi politik. Së këndejmi, nga studimi i gjatë i të gjitha rrezolutave të KS OKB për Kosovën (1994-1999), mund të përmblidhet sinteza përfundimtare se sovraniteti shtetëror , si koncept akademik e ka bazamentin politik. Madeje disa herë superfuqitë kanë provuar të “dëshmojnë” se sovraniteti i kufizuar, u jep atyre të drejtë që ta spjegojnë drejtësinë sips kutit të forcës. (Hulumto doktrinën e L. Brezhnjevit, Sovranieti i kufizuar dhe Çekosllovakia 1968; shiqo: Sovraniteti i kufizuar i Katarit dhe Algjerisë). Ndërsa koncepti i të drejtave të njeriut provohet të nxirret nga thelbi i drejtësisë morale. E vërteta, të dy konceptet nuk mund të përkufizohën pa faktori n e filozofisë historisë, sepse në rastin konkret shqiptarët e Kosovës kanë prejardhje: Pellazge-Ilire (Dardane)-shqiptare. Ky realitet i krijon përparësi çdo realiteti perandorak apo shtetëror, sepse ato vijnë e shkojnë, janë në kalim, kurse autoktonia është aksiomë juridike. Në lidhje me këtë, çdo përpiekje e serbianëve për lashtosllavi, shkencorisht është e rrxuar në relacion me faktorin shqiptar kur është në pyetje Iliria-Ballkani. Pikërisht më 7 maj 2024 Zavendës Ministrat e vendve të Këshillit Evropës nuk e plasun në agjendë pranimin e Kosovës.Në këtë “matematikë”, sigurisht se historia ka përparësi. Ka sepse politika Gjermane dhe Franceze, e aty është edhe ajo Italiane, i frigohën Rusisë, dhe në këtë prizmë i japin të drejtë çshtjës së paleo sovranitetit se sa neosovranitetit. Në esencë, Gjermania dhe Franca nuk e kanë në fokusin e dashurisë asociacionin, jo që i frgohën ndonjë republike në shtetët e tyre, por që “qitelia” e tyre duhet të mbetët në dyzen (harmoni) me interesat gjeopolitike të Rusisë që nga koha e Pjetrit Madh. Së këndejmi, politikanët shqiptar sikur kanë harruar kohën, kur RFJ (Serbia dhe Mali i Zi) ishin nën sanksione (hulumtoni Rrezolutat e KS OKB 1992-1999) dhe: Gjermania nga pasuritë private bankare ia dedikoi RFJ-ës fashiste Një miliardë dollarë; Franca 800 milionë; Italia 750 milionë, Vendet arabe 2 miliardë dhe ato para përfundonin në bankat e Rusisë sepse Beogradi blente armatim, madje edhe naftë për tanke nga Sali Berisha (Shqipëria demokratike). Edhe sot (2024), as Gjermania, e as Franca nuk do t` i acarojnë mardhënjet me Rusinë (kush e peshon as në qosh të hambarit Serbinë), për një “Republikë serbe” në Kosovë. Së këndejmi këto detyrime janë një lojë e sovranitetit kufizuar. Dhe për fund po e citoi një diplomat që ma tha një fjali para 12 ditësh: “Për të drejta të njeriut shkoni dhe i gjeni të gjitha në Shoqatën Nëna Tereze, ju e keni sovra itetin e kufizuar”. E kur ia përkujtova verdiktin e GJND, diplomati me famë, paksa pushoi por u shpreh: “Jam për ngutë se kam një ushtrim me skia në Brezovicë”!???.

 Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe Tahir Sinanit!

Martin Segoni erudit e humanist i madh dardan

Nga Gjon Keka

-Një nga figurat humaniste që ka dhënë kontribut me vlerë në historinë e kombit tonë arbëror është edhe ipeshkvi i Kosovës Martin Segoni.I lindur në vitin 1426( disa autor thonë se ka lindur më 1439) nga ati i tij Gjon Segoni në Novobërd të Kosovës,ai studio në Padovë ku edhe mori doktoraturën për drejtësi civile dhe kishtare,si një mendje e ndritur e kohës tërë dijen e tij e shkriu si në shërbim të besimit ashtu edhe të historisë së kombit tonë arbëror europian. Lexoni edhe: Është ndoshta humanisti e urtaku më i frytshëm i Kosovës në këtë drejtim e udhë-sakrificën e tij të cilën e hapi edhe për pasardhësit tjerë humanist sikur që ishte Pjetër Bogdani ,Shtjefën Gjeqovi etj. Duke qenë i përgatitur dhe i formuar në një nga Universitetet e njohura të Padovës aty ku dolën shumë llamba ndriçuese të humanizmit europian e arbëror ,ai arriti që gjithë dijen e fituar dhe farën e saj që kishte marrë nga atje ta mbillte në atdheun Dardan,aty ku mbante lidhjet si dhe në Ulqin aty ku shërbente si ipeshkvë, duke mos harruar edhe Kotorrin e paraardhësve të tij. Por humanizmi, ashtu si Kisha, kishte një element kozmopolit dhe aftësinë për t'u bërë pronë e përbashkët e të gjitha kombeve. Prandaj ai u ngjit nga Novobërda e Kosovës mbi Alpet dhe hyri në Padovë të Italisë pasi ishte konsoliduar dhe thelluar me dije e formuar deri në disertacionin e Doktoraturës,ai aty pastaj nxorri më shumë dritë për humanizmin europian e arbëror dhe historinë e saj. Kështu “Martin Segoni, nga Novobërda, i bashkohet panteonit të madh të Rilindjes Europiane. Ky klerik i shkolluar në Padovë, doktor i së drejtës civile dhe kishtare, në kohën e fundit të jetës së tij kishte shërbyer ipeshkëv në Ulqin, ku edhe kishte vdekur në vitin 1485. duke qenë bashkëkohanik i Skënderbeut dhe i epokës së bujshme historike të tij, nuk është çudi, që ky humanist, i cili, për vete thotë se është natione chatarensis (me kombësi kotoras), shkruan për shqipatrët dhe luftrat e tyre kundër osmanëve. Siç ishte e zakonshme në atë kohë, ai shqiptarët i quan epiriot (Epirotice gentes); te ai kemi të dhëna edhe për qytetin Arbana, të cilin e lidh rruga me Apoloninë.”Pas vdekjes së tij,selia e Ulqinit kishte mbetur pa ipeshkvin e saj dhe për ta zëvendësuar atë „vend vakant u dërgua Marin Gamba.“ Megjithatë është e panevojshme të thuhet, kushtet për depërtimin e shpejtë të jetës së frymës antike nuk ishin askund aq të pranishme sa në Itali, e cila në këtë mënyrë mori një trashëgimi të drejtpërdrejtë të kohës së saj parahistorike. Popujt e tjerë, mendja dhe shpirti i të cilëve ishin të ndryshëm,por jo edhe aq të ndryshëm kur është në pyetje populli arbëror-dardan, Sepse nëse flasim për Arbërinë ajo ishte në kontakt shumë të ngushtë fetar e kulturor me Italinë,Raguzën dhe Prelaturën e cila në fakt ishte në gjendje të përvetësonte përpjekjet humaniste.Vetë fakti që shumë nga arbërorët gjendeshin në djepin ku lindi humanizmi europian, tregon se edhe tek ne nuk mungonte kultivimi i mendjeve të tilla humaniste europiane.Kështu edhe Segoni duke u formuar në një vend të tillë ai sëbashku me humanistët tjera që ishin aty si nga Spanja, Anglia, Gjermania ,Franca etj,përçuan edukimin humanist në ato vende prej nga edhe vinin. Duhet thënë se pasuri e madhe ishte edukimi i asaj gjenerate arbërorësh në Universitetet europiane të asaj kohe,ndoshta duhet vënë këtë re se në atë kohë kur gadishulli Ilirik ishte pushtuar dhe qëndronte çizmja turke e sulltanit mbi kurriz nuk kishte frymë lirie e shkollimi, dhe as mundësit e kushtet për një formim të tillë të gjeneratave. Prandaj,e vetmja mundësi ishte shkollimi dhe edukimi në Universitete tjera europiane ku ende nuk kishte shkelur këmba e pushtuesit turk dhe ku bazat e fushave të shkencave dhe dijes ishin në lartësin e tyre të dinamikës së kohës dhe arritjeve të tyre.Kështu edhe Martin Segoni u formua në ato Universitet prej nga edhe solli frymën humaniste dhe dritën e saj në trojet e Arbërisë e Dardanisë. Nuk ishte vetëm Novobërda e në këtë rast Kosova me fat që kishte një humanist të tillë si Segoni,atë fat e pati edhe Ulqini në Mal të Zi ku ai edhe shërbeu dhe realizoj projektet e tij që i kishte nisur që nga studimet e tij në Padovë.Shenjat e para të sigurta të humanizmit arbëror europian shfaqen nën mbretërimin e Gjergj Kastriotit i cili nuk kishte vetëm shpirt luftarak ,por edhe të një humanisti të madh të kohës bashkë me ipeshkvin sekretarin e Shtetit dhe këshilltarin e tij politik Pal Engjëlli,astronomin dhe diplomatin Gjon Gazullin etj. Segoni, i cili me erudicionin e tij të madh që përfshin të gjithë fushën e kulturës humane europiane të asaj kohe, fuqia e tij e veprës e punës tejkalon shumë nivelin e studiuesve të sotëm, ai në fakt me veprat e tij na jep një shembull të lavdishëm se si mund të mësohet njëkohësisht historia jonë dhe e drejta në sallat e leksioneve të Universitetit dhe si mund të punohet me forcë në shërbim të së vërtetës dhe vlerave humane europiane të arbërorëve. Në kohën e Segonit vetëm sa shohim se si humanizmi kishte hedhur themelet dhe ishte përqafuar në tokën arbërore dhe jo vetëm por në përgjithësi në gadishullin Ilirik,saqë në kohën e tij ,në të vërtetë ai e përgatiti dhe vuri në praktikë më të lartë të asaj kohe shpirtin dhe edukimin human si dhe zhvillimin e tij vazhdimisht që nga ajo kohë. Kështu që në popullin arbëror, humanizmi fitoi drejtim,vetëdije dhe formoi thjesht humanen në kontrastin e tij të ashpër me atë të mëparshmin në veprat e larta morale dhe fetare. Kështu që ai nga ajo që bëri në Itali ,por jo vetëm ishte pjesë e rezultateve frytëdhënëse të tij, por edhe të kontributit të pasur që dha në kohën dhe vendin e duhur.Nga e gjithë kjo shihet se Martin Segoni ishte një mik i edukimit humanist.“Në këtë rast, duhet thënë, se mbi jetën dhe veprat e Martin Segonit, mund të flasim në bazë të të dhënave të publikuara të Agostino Pertusit, i cili, edhe i ka zbuluar dorëshkrimet e tij në Bibliotekën Amboziane të Milanos, kurse shkollimi i Martin Segonit në Padovë, ku, do të botojë librin e tij Pjetër Bogdanit më vonë, tregon për lidhjet, që kishin trevat tona me qendrat më të mëdha të humanizmit europian.“ Por duhet nënvizuar se nuk është vetëm Pertusi ai që është marrë me këtë figurë humaniste të Dardanisë. Sikur mund të shihni në dokumentet shoqëruese më poshtë emri dhe vepra si dhe kontributi i humanistit Kosovar Martin Segoni është e pashmangshme edhe nga shumë autor tjerë të mëhershëm.“Këtë e dëshmojnë dokumentet e shek. XV, si dhe jetëshkrimi më i hershëm për Skënderbeun, i shkruar gjatë viteve 1481-1482 prej ipeshkvit të Ulqinit, Martin Segonit nga Novobërda. Jetëshkrimi « Tregim për Gjergj Kastriotin, i quajtur në gjuhën turke Skënderbe, d.m.th. Aleksandri i Madh » (Narrazione di Giorgio Castriotto, da i Turchi nella lingua loro chiamato Scanderbeg, cioë Alessandro Magno) është hartuar nga Martin Segoni në disa faqe dhe është shfrytëzuar si dorëshkrim nga disa autorë të vjetër, bashkëkohës me autorin apo më të vonë.“Vetë fakti që emri i tij nënvizohet fortë tregon se ai ishte një nga mendjet e ndritura dhe humane të kohës dhe se vepra e tij bëri dritë si atëherë ashtu edhe sot për shumë gjenerata e popuj që patën dhe kanë përqafuar humanizmin dhe ushqejnë mendjen nga i njëjti burim i dritës. Sikur që u përmend edhe më lartë Jetëshkrimi për Gjergj Kastriotin e cila si vepër është konsideruar e para nga një bashkëkohës sikur që ishte Martin Segoni ,e pas tij edhe Marin Barleti si një nga biografët e veprës së Skënderbeut ,vepër kjo e cila sigurisht që është bazuar edhe nga vepra e Segonit dhe është përkthyer në shumë gjuhë europiane e botërore ka vlerën e madhe si për kohën kur është shkrur ashtu edhe për ne sot,për historiografinë arbërore dhe europaine.Jo vetëm veprën mbi Gjergj Kastriotin ,ai shkroi edhe veprën tjetër „Varri i Krishtit, mbretit tonë“ si dhe vepra tjera që ai sigurisht ka lënë gjatë jetëveprimtarisë e shërbimit të tij në fushën e dijes dhe të besimit. Dhe krejt në fund, ajo që është me rëndësi të nënvizohet këtu se ai si një humanist i kësaj ane të Gallapit është dëshmia më e mirë e përkatësisë së besimit të këtij rajoni pra si shqiptarë të krishterë të ritit katolik.Në këtë rajon pra të Gallapit, Kamenicës e Gjilanit dhe vendbanimeve brënda tregojn se aty kanë banuar shqiptarët që nga lashtësia dhe para ardhjes së pushtuesit turk e më pas pushtuesit serb aty kishte shqiptarë të krishterë ,por që me vonë pas pushtimit turk u ndërrua struktura religjioze me anë të dhunës dhe shtrëngesave tjera të politikës demoniake të sulltanit, Poashtu edhe pas pushtimit serb aty prunë popullësi të ndryshme sllave dhe përzierja kishte si qëllim ndërrimin e identitetit etnik e religjioz dhe strukturës së përgjithshme të tij.

Deputeti Bekë Berisha me akuza ndaj Drejtorit të Policisë: E larguat me urdhër të politikës majorin që po hetonte Martin Berishajn e ministrat e Kurtit

Deputeti Bekë Berisha me akuza ndaj Drejtorit të Policisë: E larguat me urdhër të politikës majorin që po hetonte Martin Berishajn e ministrat e Kurtit Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Siguri, në mbledhjen e sotme të këtij Komisioni ku është ftuar për raportim Drejtori i Policisë së Kosovës, ka drejtuar akuza për emërime brenda Policisë së Kosovës të cilat sipas tij, rezultojnë të jenë të afërta me drejtues brenda Policisë së Kosovës dhe gjithashtu edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla,transmeton "Kosova Sot Online ". Berisha ka përmendur emra konkret të zyrtarëve policor, duke thënë se pas lëvizjeve nëpër pozita, tashmë po caktohet edhe kush do të merret me hetime të rasteve korruptive. Sipas Berishës, tashmë hetuesit brenda policisë së Kosovës që pushteti i konsideron si të opozitës, nuk do të kenë mundësi që të merren me procese hetimore ku për subjekt janë zyrtarë të Qeverisë Kurti. “Komplet këta shefa që janë emëruar në këto pozita, përzgjidhen se cilët hetues do ti hetojnë aferat korruptive. Tash e tutje aferat s’mund të hetohen nga hetuesit që etiketohen si të opozitës brenda njësisë së veçantë hetimore”, ka thënë Berisha, duke shtuar se ndaj të njëjtëve bëhen edhe diskriminime të tjera që lidhen me mos dërgim në trajnime apo edhe përdorim të veturave zyrtare. Tutje Berisha ka thënë se drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në korrik të vitit 2023 e kishte ftuar major Shemzi Hazirin dhe i është komunikuar vendimi për transferim. Berisha thotë se ky vendim ka qenë “nga niveli politik”. “Majori Shemsi Haziri kishte thënë se kjo është për shkak të hetimeve të fundit të Martin Berishës, Nagip Kransiqit, rezervave, Donika Gërvalla, zv.Liza Gashit, ministrit Hajrullah Çeku. Ky Hajrullah Çeku është tu u hetu për një arkitekt që ia kish qit nga 5550 euro për çdo muaj për dy vjet. Nëse iu intereson kush është ky arkitekti e dimë edhe ato. Është tu u hetu edhe ministri Elbert Rrahmani për fondin për komunitete për fondinpër komunitete për keqpërdorime rreth 200 miëj euro. Hysen Durimishi për tiketa ngjitëse dhe mirëmbajtje të Autostradës dhe rruga e Podujevës”, ka deklaruar Bekë Berisha. Berisha thotë se majori Shemsi Haziri kishte qenë njëherë Slloveni dhe dy herë në Mal të Zi për ambasadorin Martin Berishaj, dhe pas kthimit nga vizita e dytë në Mal të Zi, i është kumtuar vendimi për transferim. “Ky paska qenë pikë kontakti e vetme me hetuesin e Malit të Zi. Dhe si duket është afru hetimi kogja mirë dhe ky për këtë arsye është larguar nga hetimi”, ka thënë Berisha. Deputeti i ka thënë Drejtorit se me urdhër të politikës e ka larguar majorin Shemsi Haziri nga hetimet. Berish ka thënë se Drejtori i Policisë e ka shpikur një pozitë si zv.drejtor në anti-drogë, për ta trasnferuar majorin Haziri dhe për të mos e lënë pa punë të njejtin. Sipas deptuetit Berisha, tashmë në vend të major Haizirit është vendosur një shok i ministrit Xhelal Sveçla.

Serwer: Escobar dhe Lajcak e nisën keq, përfunduan edhe më keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata

Serwer: Escobar dhe Lajcak e nisën keq, përfunduan edhe më keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata.

 Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon dhe procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka shkruar rreth takimit lamtumirës në Uashington në mes të dy emisarëve, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak.

 Serwer ka thënë se të dy janë diplomatë me përvojë që e njohin mirë rajonin dhe që kanë bashkëpunuar pa shumë fërkime. 

Ai kujton se një prej çështjeve ku ka pasur mospajtim ka qenë Ballkani i Hapur, me SHBA-në që kanë pasur qëndrim përkrahës ndërkohë që BE-ja e ka konsideruar si të panevojshëm dhe dyfishim i Procesit të Berlinit. 

 Serwer tutje shkruan se megjithatë Escobar dhe Lajcak nuk arritën të prodhonin normalizim politik në mes të Kosovës dhe Serbisë, synim ky që ishte prioritet i tyre kryesor. 

 Profesori amerikan thotë se të dy e kishin nisur keq dhe përfunduan edhe më keq. 

 “Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës.

 Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, shkruan Serwer.

Serwer duke rikujtuar gjithë ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë këtyre tri viteve potencon se politika ndërkombëtare ka nevojë për një rivendosje. 

Sipas tij, është e qartë që politika perëndimore ndaj Serbisë nuk është duke funksionuar dhe se Uashingtoni e Berlini s’janë duke bërë shumë më mirë në Kosovë.

 “Prishtina ka refuzuar të lëvizë drejt Asociacionit, megjithë “pasojat” e kushtueshme evropiane dhe denoncimet e ashpra amerikane. 

Vetëm nëse Beogradi zbaton dispozitat e tjera të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, Prishtina do të përgjigjet në mënyrë të njëjtë. 

Vuçiq nuk është në gjendje ta bëjë këtë”, shkruan tutje profesori amerikan. 

 Sipas tij, suksesi në negociata kërkon një ndryshim të politikës. 

Serwer thotë se dialogu për çështje teknike që në të kaluarën ka qenë më i suksesshëm, duke qenë se ishte fokusuar në çështje që prodhonin përfitime të dukshme për qytetarët e të dy shtete .

 “Pavarësisht zbatimit të ndotur, rezultatet ishin thelbësore. 

Edhe sot, Prishtina dhe Beogradi kanë bërë më mirë me çështje praktike si targat dhe dokumentet e identitetit sesa normalizimin politik”, potencon profesori amerikan. Serwer thotë se kjo është rruga e duhur për të ardhmen, duke qenë se normalizimi politik duket shumë larg. “Serbia nuk do të jetë e interesuar të dorëzojë pretendimet e saj për sovranitet në Kosovë derisa lufta në Ukrainë t’i japë fund aneksimeve ruse atje. Kosova nuk do të jetë e interesuar për formimin e Asociacionit derisa të ketë besim se Serbia e pranon sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.

 Por si Beogradi ashtu edhe Prishtina mund të mirëpresin zbutjen e lëvizjes përmes kufijve të tyre të ndërsjellë dhe duke mundësuar më shumë tregti dhe tregti të ligjshme”, shton tutje Serwer.

 Profesori amerikan duke folur për problematikën e përdorimit të EURO-s në Veri të vendit, thotë se ky është një vendim i drejtë i Kosovës, pro që ka krijuar probleme për komunitetin serb. Serwer thotë se çështje praktike si përdorimi i monedhës janë ato në të cilat BE dhe SHBA duhet të fokusohen “Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për transparencën për subvencionet e Serbisë për komunitetet serbe brenda Kosovës, gjë që do të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes së monedhës. Ky është drejtimi praktik në të cilin qëndrojnë perspektivat për sukses”, shkruan Serwer.

Shërbimi Inteligjent Amerikan;Enver Hoxha ishte homoseksual, ose të paktën biseksual”.

Enver Hoxha ishte homoseksual, ose të paktën biseksual”. Kështu lexohet në një nga informacionet që CIA (Shërbimi Inteligjent Amerikan) ka administruar për diktatorin komunist shqiptar. Dokumenti i mëposhtëm, i deklasifikuar kohët e fundit, që i përket Shërbimit Inteligjent Amerikan, është hartuar më 28 dhjetor të vitit 1951. Informacioni i administruar nga CIA në këtë rast është i rëndë. Karakteri i Enver Hoxhës ndërtohet me të dhëna, që në kohën e komunizmit do të konsideroheshin shokuese. Janë të dhëna që jo vetëm e konvertojnë atë në një homoseksual, por e vendosin në cilësinë e një prostitute, që me këtë lloj profesioni nxirrte të holla për të ushqyer një jetë luksi. Të gjitha të dhënat kanë lidhje me veprimtarinë jetësore të Enver Hoxhës para okupacionit italian të Shqipërisë, apo thënë ndryshe kanë lidhje me rininë e tij, që përkon edhe me një kohë apo aktivitet vështirësisht të njohur nga të tjerët. Sipas përmbajtjes, Shërbimi Inteligjent Amerikan i ka marrë të dhënat në Greqi nga një mjek shqiptar i emigruar, për të cilin thuhet se e ka njohur Enver Hoxhën nga afër. I njëjti informues i CIA-s në një rast rrëfen se si në vitin 1943 ka qenë pranë Enver Hoxhës në një bazë. Nëse këto janë të vërteta, atëherë historianët dhe hulumtuesit edhe mund ta identifikojnë këtë personazh, duke vënë njëkohësisht në peshore edhe vërtetësinë dhe saktësinë e thënieve të tij. Pra, nëse informuesi identifikohet, atëherë nisur nga personaliteti dhe e shkuara e tij mund të shkohet në një konkluzion më të qartë për të dhënat që ai i ka kaluar CIA-s, nëse këto të dhëna kanë lidhje me hakmarrje personale, nëse kanë lidhje me shërbim përtej bindjes, apo janë dhënë sepse kështu thotë e vërteta. Sigurisht që mbledhja e këtyre lloj informacioneve ka qenë detyrë permanente e CIA-s. Ka shumë të ngjarë që zbulimi dhe provimi i faktit që vërtetonte se Enver Hoxha ishte homoseksual, të mund të përdorej eventualisht si armë për të goditur reputacionin e tij të padiskutueshëm në pjesën më të madhe të popullit. Gjithsesi, nuk dihet nëse këto informacione janë përdorur dhe, nëse jo, përse nuk janë përdorur. Ajo që dihet tashmë, është fakti se që të gjitha janë dokumentuar nga Shërbimi Inteligjent Amerikan mes emigrantëve shqiptarë në Greqi. Dihet se në këtë kohë në Greqi ka pasur një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë, një pjesë të larguar që pas përfundimit të Luftës së Dytë, një pjesë të larguar gjatë viteve në vazhdim, apo të arratisur, siç përdorej në leksikun e kohës së komunizmit. Po kështu, në Greqi presupozohet që numri më i madh i këtyre të emigruarve të ketë qenë nga Korça dhe Gjirokastra, që të dyja zona kufitare, që të dyja me influencë helene dhe njëkohësisht, që të dyja, vende ku Enver Hoxha kishte kaluar pjesë të rëndësishme të rinisë së tij. Pra, mund të supozohet se të dhënat janë mbledhur nga një numër personash që e kanë njohur Hoxhën në rininë e tij, qoftë në Gjirokastër, qoftë në Korçë, të cilët pas fitores dhe marrjes së pushtetit nga komunistët, duke e parë vetën në anën tjetër të medaljes, apo të mbetur të pakënaqur nga ndërtimi dhe ndarja e pushtetit, kanë qenë të detyruar ose kanë zgjedhur të emigrojnë në Greqi. DOKUMENTI DEPARTAMENTI I INFORMACIONIT DHE HULUMTIMIT 12/28/51 XI (50) 4285 ALBANIA KARAKTERI MORAL I ENVER HOXHËS Një informator në Greqi që e njeh Enver Hoxhën personalisht, ka nxjerrë faktin se bosi komunist i Shqipërisë është homoseksual, ose të paktën një biseksual. Burimi është një mjek me reputacion të respektuar që ka lindur në Shqipëri, duke e kaluar të gjithë jetën atje, derisa në vitin 1944 ia mbathi në Greqi për shkak të komunistëve. Që nga koha e arratisë nga Shqipëria, ai ka mbajtur lidhje të ngushta me zhvillimet në këtë vend. Mjeku tha se në rininë e tij Hoxha ishte shumë simpatik dhe e mësoi shumë shpejt se bukuria e tij kishte një vlerë të konsiderueshme në sytë e bejlerëve të Gjirokastrës, mes të cilëve homoseksualiteti ishte i shfrenuar. Hoxha, atëherë një burrë i pashëm, i dhënë pas qejfeve të shtrenjta, i financonte dëshirat e tij duke e punësuar veten si një prostitutë mashkull te bejlerë dhe homoseksualë të tjerë nga zona e Elbasanit. Informuesi njeh një rast kur Hoxha ka mbuluar humbjet e tij në kumar, me të holla të marra duke bërë shoqëri me homoseksualë të pasur nga Korça. Mjeku tha se Enver Hoxha është një frikacak psikik i regjur, pavarësisht reputacionit të tij sintetik (artificial, red.) si krijues i rezistencës shqiptare. Në një rast, në vitin 1943, informuesi ishte pranë Hoxhës gjatë një këmbimi zjarri mes trupave okupues italianë dhe partizanëve shqiptarë. Kur Hoxha dëgjoi krismat e pushkëve, atij pothuaj i ra të fikët nga tmerri, edhe pse rreziku ishte i pakët. Hoxha thuhet se po jeton nën frikën konstante prej ministrit të tij të Brendshëm, Mehmet Shehu, që është pushteti real në Shqipëri. Shehu, një komunist veteran, që ka luftuar në Spanjë, është një personalitet i fortë dhe vrasës i lindur. Thuhet se ai pëlqen të vrasë me duart e tij. Hoxha i frikësohet faktit se në kohën që nuk do të jetë më tej i dobishëm për sovjetikët, Moska do e ndërsejë Shehun kundër tij. Kjo është arsyeja pse ai me gjasa është më servili dhe më i mjeri nga të gjitha kukullat e Stalinit. 12-14-51 Dëshmia e Aleko Bimlit për CIA-n në vitin 1962: “Partneri i Enver Hoxhës ishte tregtari Samarxhiu” TIRANE/ Të njëjtin informacion, pra që Enver Hoxha ishte homoseksual, e ka dhënë në vitin 1962 edhe Aleko Bimli, një qytetar nga Korça, që dikur e kishte njohur Enver Hoxhën në raportin nxënësmësues në Liceun francez të Korçës. Në dokumentin që “Panorama” e publikoi në numrin e kaluar, ka një paragraf ku jepen të dhëna për orientimin homoseksual të Enver Hoxhës. Autori i këtij informacioni, Aleko Bimli, kujdeset që të paktën të dokumentojë se ai vetë nuk ka pasur dijeni për këtë “dobësi” të Enver Hoxhës dhe sqaron se gjithçka e ka mësuar në Greqi, ku këto dyshime shumëkush mes emigrantëve shqiptarë i ka marrë si të mirëqena. Sërish duke sjellë në informacionin e vet dëshmitë e bindjet e të tjerëve, Aleko cilëson me emër H. Samarxhiun si një prej partnerëve meshkuj të Enver Hoxhës. PARAGRAFI NË DOKUMENT “Këtu në Greqi kam dëgjuar së është edhe pederast. Sa kohë isha në Shqipëri, nuk ma kishte zënë veshi diçka të tillë. Përcaktojnë bile se H. Samarxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike tani në Selanik, – e ka pasur dylber të tij. Natyrisht, personalisht as mund ta përgënjeshtroj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë”. Dëshmia e Dushan Mugoshës për CIA-n “Enveri shkon nga fryn era, por është i djallëzuar” TIRANË/ Një nga dokumentet e deklasifikuara të CIA-s, që paraqesin interes të veçantë, mund të konsiderohet informacioni që agjentët e këtij shërbimi i kanë marrë më datë 6 shtator të vitit 1961 Dushan Mugoshës, qytetarit jugosllav, i cili në vitet 1941-1945, bashkë me Miladinin Popoviçin, asistuan lëvizjen komuniste shqiptare si të dërguar të mareshalit Josip Tito. Dushan Mugosha ka bërë për CIA-n një portret të shkurtër me elemente psikologjike të Enver Hoxhës, që ka të ngjarë të ketë qenë i përpiktë për periudhën e veprimtarisë së marrë në analizë. Mugosha u ka thënë amerikanëve se Enver Hoxha është një njeri që influencohet lehtë, që shkon andej nga fryn era, që merr si plastelinë formën që ti i jep e të tjera të ngjashme. Është shumë e habitshme se si ka mbërritur Shërbimi Inteligjent te Dushan Mugosha, por nga ana tjetër është edhe tejet mbresëlënëse. Dushan Mugosha e kishte njohur Enver Hoxhën në rrethana të tjera. E kishte njohur pothuaj krejtësisht të palatuar, në fillimet e karrierës së tij politike dhe, për më tepër, gjatë gjithë periudhës së Luftës e kishte pasur nën kontrollin dhe nën urdhrat e tij. Duket, këto të dhëna u kanë shërbyer amerikanëve që të ndërtojnë një profil psikologjik për Enver Hoxhën, një profil i kërkuar në vitin 1961, kur Shqipëria sapo ishte ndarë me Bashkimin Sovjetik për t’u hedhur në prehrin e Kinës. Askush nuk ka dijeni nëse investimi për marrjen e këtyre opinioneve nga Dushan Mugosha ka pasur një qëllim të caktuar. Sërish, askush nuk di të thotë edhe nëse ky informacion është kërkuar nga Departamenti i CIA-s për luftën psikologjike, i vetmi që mbeti aktiv pas ndërprerjes, në vitin 1954, të të gjitha operacioneve të dhunshme të anglo-amerikanëve për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës në Shqipëri. DOKUMENTI SEKRET Pikëpamjet e Dushan Mugoshës për Shqipërinë dhe shqiptarët në Jugosllavi EKA-01908 06 shtator 61 HOXHA, ENVER (…) Shqipëria drejtohet nga dy diktatorë. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu që plotësojnë njëri-tjetrin, që janë thelbësorë (të rëndësishëm, red.) për njëri-tjetrin. Dushan Mugosha i përshkruan si më poshtë: Është 52 vjeç, njeri me karakter jo të qëndrueshëm, që shkon andej nga fryn era. Ka studiuar në Francë dhe dëshironte të bëhej një mësues i frëngjishtes në Shqipëri. Gjatë regjimit të Zogut, për disa muaj ka shërbyer si sekretar i dytë në Legatën shqiptare në Bruksel. Hoxha është anëtar i edukuar i një vargu hierarkik diplomatësh (prejardhja familjare, red.). Edhe pse shumë aktiv në rezistencë, është vetëm një politikan. Ai asnjëherë nuk ka qenë një luftëtar në fushën e betejës, por ishte komisari politik i Shtabit të Përgjithshëm. “Unë e kam propozuar atë për komandant suprem të Ushtrisë, një post që ai fatkeqësisht e mori në vitin 1944”. Një njeri mund ta influencojë atë lehtësisht dhe për gjithçka, por ka dyshime për të gjitha influencimet, sidomos për ato të këqijat. Mysliman nga Gjirokastra, familja e tij ka prodhuar shumë hoxhë (klerikë). Ai nuk ka kualitete administrative, por ka dhunti për të organizuar procese gjyqësore. Ai është si plastelinë, që ju mund t’i jepni atë formë që doni. Jugosllavët gjatë periudhës së luftimeve e përcaktonin si një “ka”, si një lëkurë kau, që mund të tendoset në çdo drejtim. Është ekstremisht simpatik, por njeri i djallëzuar”. Dokumenti i CIA-s për biografinë e Hoxhës “Në Belgjikë hiqej si pasardhës i një familjeje princërore” Enver Hoxha ka pasur një rini plot aventura. Ky fakt vërtetohet edhe në një tjetër dokument të CIA-s në formën e një biografie telegrafike për veprimtarinë e liderit komunist shqiptar. Dokumenti përmbledh të dhëna të periudhës që nga lindja e Enver Hoxhës, deri në vitin 1952. Më interesantet duket se janë të dhënat për dekorimin në vitin 1945 me yllin e partizanit jugosllav, përmbushja e funksioneve të një të zgjedhuri apo figure të nderuar të Shoqatës Kulturore Jugosllavo-shqiptare më 1945, President Nderi i Shoqërisë Kulturore Ruso-shqiptare më 1946 e të tjera. Në fund të informacionit shkruhet: (…) tha se kur ishte sekretar i Ambasadës Shqiptare në Bruksel, bënte një jetë aventurore duke e prezantuar veten si pasardhës i një familjeje princërore”. Sigurisht që ka shumë të ngjarë që familja princërore, së cilës Enver Hoxha mashtronte duke thënë se i përkiste si pasardhës, duhet të ketë qenë familja e Ahmet Zogut. Por edhe në një tjetër dokument të CIA-s, këtë radhë të janarit të vitit 1957, për Enver Hoxhën thuhet se në rini ka bërë një jetë të pakontrolluar. Informacioni, në formën e një biografie të shkurtër, duket se është hartuar nga agjentët e CIA-s në Romë. Ai sërish nis me datëlindjen e vendlindjen e Enver Hoxhës dhe përfundon me një frazë, që e përkthyer nga anglishtja vjen me këtë kuptim: “Në rininë e tij ai ka lënë shumë për të dëshiruar”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...