Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/08/29

Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: – Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! – Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht

Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel, mbi 100 kontejnerë të bllokuar së fundmi në Singapor, me origjinë nga porti i Durrësit.

Organizata jo qeveritare amerikane ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ i tha Zërit të Amerikës, se ajo është e bindur se porti i Durrësit, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga Shqipëria, rajoni dhe me gjasë edhe nga vende të tjera evropiane, mbetje të rrezikshme helmuese drejt disa vendeve aziatike. Kolegu Artan Haraqija sjell kronikën në vijim.

Nga Porti i Durrësit, çdo tre apo katër muaj është eksportuar një material që dyshohet se është pluhur helmues i njohur si ‘EAF’, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike. Ky është pretendimi i Rrjeti i Aksionit të Bazelit (BAN), me seli në Seattle. Përfaqësuesi i tij, Jim Puckett i tha Zërit të Amerikës se të dhënat që BAN-i disponon janë marrë nga një sinjalizues nga Porti i Durrësit, i cili ka ofruar dëshmi për këtë.

“Para një muaji, ne krijuam një portal, ku individë nga e gjithë bota mund të raportojnë për mbetjet helmuese. Personi i parë që na sinjalizoi ishte një individ që vëzhgoi transportin e mbetjeve helmuese në portin e Durrësit. Ai kishte njohuri se ku shkonte pluhuri helmues dhe dokumentet që tregonin rrugëtimin e ngarkesave”.

Pas marrjes së të dhënave BAN-i thotë se ka kryer hulumtimin e veta dhe arrin në përfundimin se dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht nga porti i Durrësit.

“Ne ishim në gjendje të konfirmojmë se kontejnerët që raportoi sinjalizuesi, numrat e tyre identifikues, i vërtetuam përmes aplikacionit ‘Google Earth’ , po ashtu përmes imazheve satelitore të Google Earth, lokalizuam vendndodhjen e tyre të saktë duke e krahasuar me dritat dhe rrugët e portit. Kemi tre burime të dhënash të marra në tre kohë të ndryshme. Ne dyshojmë se kjo ndodh çdo tre apo katër muaj.”

Hiri i eksportuar nga porti i Durrësit i takon firmës ‘Sokolaj’ e cila e ka blerë atë nga fabrika e kompanisë Kurum në Elbasan që prodhon çelik dhe hekur. E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, firma Sokolaj deri në përgatitje e këtij materiali nuk ka kthyer përgjigje.

Firma turke Kurum, në një deklaratë të bërë më 21 gusht, ndonëse nuk jep sqarim të saktë nëse është ajo shitësja e kësaj lënde, thotë se

“Kurum International asnjëherë nuk ka eksportuar mbetje të rrezikshme ndaj edhe në këtë rast, kjo ngarkesë për të cilën bëhet fjalë nuk është eksportuar nga Kurum International”.

Puckett thotë se eksportimi i shpeshtë i këtij materiali nga Durrësi, ngre dyshime që ai n uk vjen vetëm nga fabrika e Kurimit, pasi kjo fabrikë nuk është aq e madhe sa të prodhojë sasi kaq të mëdha të pluhurit EAF.

“Ky material mund ta ketë origjinën nga vende të tjera të Evropës. Kudo ku ka fabrika për shkrirjen e çelikut, krijohet ky lloj hiri. Kompanitë duan ta heqin atë qafe, sepse kostoja është më e lartë për ta menaxhuar siç duhet. Po ashtu edhe zinku që nxirret prej tij nuk është aq i vlefshëm”, thotë zoti Puckett.

Sipas të dhënave që sinjalizuesi i dha Rrjetit të Aksionit të Bazelit, rasti i fundit ishte në muajin korrik, kur material i dyshimtë fillimisht u ngarkua në kontejnerë në Portin e Durrësit. Pasi largohet nga porti i Durrësit, kontejnerët udhëtojnë drejt portit të Triestes, në Itali. Aty kontejnerët ngarkohen në dy anije të tjera transportuese, që i përkasin firmës daneze ‘Maersk’. Prej portit italian, përmes Detit Mesdhe dhe bregdetit të Afrikës malli u nis fillimisht për në Singapor, prej nga do të vazhdonte rrugën për në destinacionin e tij përfundimtar, Tajlandën. Ndërsa malli lundronte në mes të ujërave të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut, një nga dy anijet që e transportonin atë u zhduk nga radarët. BAN-i thotë se kjo ndodhi pikërisht në kohën kur ata ngritën shqetësimin se një ngarkesë me pluhur helmues po transportohej nga Shqipëria për në Azi.

Firma daneze Maersk e konfirmoi për Zërin e Amerikës se sinjali nga një prej anijeve të saj me të vërtetë u ndal, por thotë se kjo nuk u bë për arsyen që ngre si dyshim BAN-i.

“Një organizatë jo qeveritare ka spekuluar se pse gjurmuesi i anijes tonë Campton ishte fikur. Ndërsa situata e sigurisë në ujërat rreth rajonit të Lindjes së Mesme është e ndjeshme, nuk është e pazakontë që disa pronarë anijesh të çaktivizojnë gjurmuesin e tyre”.

Kjo lë të kuptojë se mund të jetë bërë për të shmangur një sulm nga grupi militant jemenas, Houthi që prej nisjes së luftës në mes të Izraelit dhe Hamasit ka kryer një mori sulmesh mbi anijet transportuese që kanë lundruar afër Jemenit.

Maersk gjithashtu i tha Zërit të Amerikës se ata vendosën ta transportonin mallin pasi dokumentacioni shoqërues thoshte se ishte i pa rrezikshëm.

“Nëse do të ishte deklaruar se përmban mbetje të rrezikshme, Maersk do të kishte refuzuar ta transportonte. Për shkak të spekulimeve në lidhje me përmbajtjen e tij, Maersk ka bashkëpunuar me autoritetet e Singaporit… Anija jonë Campton ka shkarkuar kontejnerët në Singapor dhe tani ato po riatdhesohen për në Shqipëri nga një kompani tjetër”.

Një tjetër argument që përmend “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” për dyshimet e transportimit të këtij materiali nga porti i Durrësit është dërgesa e parafundit që shkoi nga Durrësi për në Kinë. Nga muaji prill, sipas drejtorit ekzekutiv Jim Puckett, kjo dërgesë është bllokuar në një port kinez, afër Hong Kongut.

“Kjo dërgesë u nis nga i njëjtë port. Sipas sinjalizuesit tonë, kinezët e kanë refuzuar atë. Janë 115 kontejnerë nga Shqipëria që ende janë të bllokuar në Kinë. Kinezët e kanë analizuar materialin dhe kanë gjetur nivele të larta të metaleve, përfshirë mbi 8% plumb”, thotë zoti Puckett.

Dy ministri të qeverisë shqiptare në fundjavë thanë në një deklaratë të përbashkët se “Shqipëria nuk mundet të pranojë apriori rikthimin e ngarkesave të tilla vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekulimeve, pa realizimin e analizave shteruese …”

Nëse konfirmohet se fjala është për hirin që del nga oxhaku i fabrikave metalurgjike, atëherë pasojat, sipas BAN-it janë të rënda, për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, por mund të ketë edhe pasoja politike.

Pluhuri EAF përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Në fotografitë e sinjalizuesit të BAN-it për rastin e muajit korrik, sipas zotit Puckett, shihen grumbuj të hirit që ishin lënë në mjedis të hapur në portin e Durrësit. Fotografi të ngjashme shihen edhe në aplikacionin ‘Google Earth’. Një e tillë, e bërë më 11 tetor të vitit të kaluar, tregon grumbuj të hirit brenda hapësirës së portit të Durrësit.

“Fjala është për një mbetje të rrezikshme nëse nuk trajtohet si duhet. Ju nuk do të donit ta mbani këtë afër fëmijëve apo personave me sëmundje kronike”, tha zoti Puckett.

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën se ka nisur hetimet, në bashkëpunim me Zyrën Evropiane kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF).

Kjo zyrë nuk pranoi të komentojë.

“Ne nuk jemi në gjendje të japim detaje në lidhje me rastet që OLAF mund të trajtojë pasi duhen mbrojtur të dhënat e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që do të pasojnë…”, tha për Zërin e Amerikës zyra për informim e OLAF-it.

Dogana shqiptare megjithatë e konfirmoi për Zërin e Amerikës se ishte OLAF-i ai i cili e njoftoi Strukturën Antitrafik të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për rastin. Kjo zyrë gjithashtu nuk pranoi të komentojë, pasi rasti tani është nën hetim. As kompania gjermane ‘EMS Shipping’ që menaxhon një pjesë të portit të Durrësit, pikërisht pjesën ku bëhet ngarkimi i këtij materiali në kontejnerë, nuk pranoi të bëjë komente.

“Duke qenë se rasti është nën hetim nga autoritetet me të cilat po bashkëpunojmë plotësisht, nuk mund të komentojmë detajet e rastit derisa të përmbyllet”.

Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se ishin ata që e njoftuan OLAF-in për rastin.

“Ne i jemi shumë mirënjohës OLAF-it dhe prokurorisë në Shqipëri që po merren me këtë rast, pasi unë kam përshtypjen që kjo është maja e një skandali shumë më të madh”, thotë Drejtori Ekzekutiv i BAN-it, Jim Puckett.

Pasojat politike, nëse konfirmohet pretendimi i organizatës amerikane, mund të jetë shkelja e Konventës së Bazelit, Traktatit të Kombeve të Bashkuara, që rregullon tregtinë e mbetjeve të rrezikshme. Vendet nënshkruese të konventës, një prej të cilave është edhe Shqipëria, nuk lejohen të dërgojnë mbetje helmuese tek një vend tjetër, nëse nuk marrin paraprakisht miratimin nga vendi mikpritës.

Qeveria shqiptare i hodhi poshtë gjatë fundjavës akuzat se ajo nuk ka vepruar në lidhje me rastet e dyshuara.

Në deklaratën e përbashkët të dy ministrive të qeverisë shqiptare thuhet se Shqipëria është klasifikuar si një vend i sigurt, pasi është verifikuar dhe certifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit.

“Unë do të këshilloja që Shqipëria të marrë përgjegjësinë për atë që po ndodh në portin e Durrësit. Dikush duhet të analizojë ato grumbuj që gjenden në port dhe mallin që po kthehet nga Singapori. Por unë e them me 95% siguri se fjala është për hirin EAF, të cilin të gjithë në industrinë metalurgjike e njohin si mbetje helmuese”, thotë për Zërin e Amerikës, Jim Puckett, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Baselit.

Puckett thotë se e kupton që Doganat mund të jenë mashtruar nga eksportuesit, të cilët mund ta kenë deklaruar atë si material të parrezikshëm, por:

“Është shumë e dyshimtë se si mund ndodhë kjo gjë para syve të tyre. Unë jam i sigurt se kjo është një histori më e madhe që përfshin shumë eksporte që nuk janë vërejtur më parë dhe që ndoshta e kanë burimin diku në Evropë, apo edhe në vende të tjera. Unë nuk besoj që kjo histori ka marrë fund”

Odiseja e këtyre mbetjeve është vetëm në hapat e parë, ndërsa pritet përfundimi i analizave laboratorike se çfarë përmban në të vërtetë malli në kontenierët që po udhëtojnë për t’u rikthyer në Shqipëri./VOA

Bοmba demografike me sahat: – Në vitin 2050, popullsia e Shqipërisë parashikohet të zbresë në 800 mijë banorë.




Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka komentuar gjendjen e vështirë të pensioneve përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi. Në një intervistë, Z. Hoxha u shpreh se ne ishim populli me moshën më vitale në Europë dhe sot jemi në listën e vendeve që po plaket me shpejtësi të frikshme.

Sipas tij, Shqipëria po zbrazet, edhe sot që po flasim nga 710 mijë pensionistë, 160 mijë janë pensionistë të punësuar. Ai thotë se për të rregulluar këtë problematikë qeveria duhet të stimulojë mbështetje të madhe financiare. Z.Hoxha shprehet se drejtuesit e këtij vendi aktualisht nuk u garantojnë asgjë qytetarëve dhe nuk japin asnjë mbështetje për pensionistët. Sipas tij, qeveria duhet të rrisë më shumë pensionet dhe jo me 3%-4% në 5%, duke u tallur me pensionistët.

-Një studim i fundit tregoi se vendet e Bashkimit Europian po plaken, njerëzit jetojnë më gjatë. Më shumë se një e pesta e popullsisë në BE është mbi 65 vjeç ose më të moshuar. Në vitin 2050 do të jenë një e treta. Edhe në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë. Si ndikon kjo te skema e pensioneve dhe cilët janë rrugët që mund të dilet nga kjo krizë?

Tendenca për plakjen dhe zvogëlimin e popullsisë në Shqipëri këtë drejtim ka patur gjithmonë. Në lidhje me plakjen e popullsisë në vend unë jam i mendimit se në vitin 2010 kemi qenë 4 milion e 302 mijë qytetar dhe pas censusit të 2023, popullsia ka qenë në kufirin e 2 milion e 400 mijë. Pra, ka qenë një boshatisje gjatë periudhës e barabartë me diferencën ndërmjet 4 milion e 302 mijë dhe 2 milion e 400 mijë, nëse të dhënat janë të sakta. Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ne kemi një popullsi që është në moshë pensioni prej 710 mijë pensionistë që marrin pensione në skemën e Sigurimeve Shoqërore.

Thënë ndryshe është e barabartë me 30% të gjithë popullsisë së regjistruar në regjistrin e shtetasve shqiptar. Me këto trende, duke marrë parasysh dhe lindjet e vdekjet në katër vjeçarin e fundit, na rezulton që një femër në Shqipëri është e barabarte me 1.4 lindje, e duke qenë se janë të çiftëzuara një femër e një mashkull, i bie që nga dy persona do të mbeten 1.4. Në vitin 2050, popullsia e Shqipërisë parashikohet të zbresë në 800 mijë banorë. Kjo është një shifër katastrofike për Shqipërinë, sepse me politikat që ndjek sot qeveria rezulton që kjo popullsi po largohet. Duhen politika shumë të holla në mënyrë që të mbrojë popullsinë që është gjendje në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndësishme dhe për faktin tjetër, shtresat e popullsisë që plotësojnë moshën për pension pleqërie, ata që i quajnë të moshuar, do të vij koha që popullsia te ne të jetë tejet e plakur.

Nëse ne ishim populli me moshën më vitale në Europë, sot jemi në listën e vendeve që po plaket me shpejtësi të frikshme. Ndaj, duhen politika që të dalë nga kjo gjendje. Kjo gjendje ndryshon duke patur parasysh faktorin e pensioneve se ku do të punojë pensionisti. Ky vend po mbetet i zbrazët, e në këtë mënyrë, edhe sot që po flasim nga 710 mijë pensionistë, 160 mijë i bie të jenë pensionist të punësuar. Mund të them se nga kjo shifër vetëm 5% punon në moshë pensioni pasi e dashuron profesionin ndërsa pjesa tjetër punon pasi nuk mbulon dot shpenzimet mujore pasi pensionet janë shumë të vogla.

Duhet një koordinim shumë i madh mes të gjithë faktorëve politik dhe vendimmarrje që të realizojnë pikërisht këtë detyrë patriotike për mos zbrazjen e popullsisë. Pra të ketë një angazhim shumë më të madh të qytetarëve në vendin e tyre, atë kontribut që do e japin në vendet e tjera, ta japin në Shqipëri. Dhe kjo bëhet me politika mbështetëse në të gjitha fushat, duke filluar që nga shtimi i popullsisë. Nuk mund t’i thuash një qytetari që për lindjen e parë do të jap 400 mijë lekë e për lindjen e dytë 800 mijë lekë të vjetra. Janë gjëra shumë qesharake dhe vendet e tjera të cilat e kanë kaluar krizën për shtimin e popullsisë, e kanë zgjidhur duke stimuluar me mbështetje financiare shumë më të mëdha sesa rasti në Shqipëri.

Edhe popullsia që do të kontribuoje për pensionet, duhet të mendojë që këto politika të jenë funksionale dhe t’i shërbejë interesit të qytetarëve për të paguar kontribute dhe faktor i dytë është shtuar numri i qytetarëve që paguajnë kontribute pasi në të kundërt skema e Sigurimeve Shoqërore vihet në rrezik dhe diferenca do të mbulohet gjithmonë nga buxheti i shtetit. Me të ardhurat e veta nuk mund të përballohet.

-Shohim shumë të rinj të cilët bëhen palë dhe pranojnë të punojnë në punë të pa siguruar krahas një page më të lartë dorazi, pa menduar vitet e pensionit. Çfarë metode mund të ndiqet për t’u vënë një lloj hendeku në kulturën e rinisë shqiptare, për t’u frenuar ky fenomen?

Kjo bëhet vetëm me politika qeveritare. Nuk mund të bëhet vetëm me diktat. P.sh., nëse do të kishte interes që pensionistët të paguanin kontribute, duhet t’ju njihen. Fakti që pensionistëve iu lejohet të punojnë por kontributet që paguajnë nuk iu njihen, secili nga qytetarët mendon që t’i shmanget kësaj gjëje e të mos paguaj siguracione.

E si e tillë në mënyrë indirekte, këtë fenomen e vuan e gjithë shoqëria pastaj. Pasi duke mos paguar për kontribute, nuk do të ketë të ardhura në arkën e shtetit. Ky fenomen vjen si rezultat i pasigurisë në vendin e punës, ku qytetarët e veçanërisht të rinjtë në vendin e punës dhe në Shqipëri. Kjo është arsye se pse të rinjtë shqiptar nuk duan të paguajnë, pasi nuk ka garanci dhe siguri në të ardhmen.

-Çfarë mënyrash të thjeshta mund të ndiqen që të rriten pensionet, por jo në shifra qesharake, por të kënaqshme që pensionistët të mbyllin çdo shpenzimet e tyre?

E gjithë politika shtetërore është demagogjike. Qeveria aktualisht nuk u garanton asgjë në lidhje me qytetarët, prandaj ndodh kjo që qeveria aktualisht duke mos patur të ardhura nga qytetarët, i bie që të sigurohen dhe të ketë garanci. E kur ka konflikt qeveria nuk mundet t’i garantoj për këtë që ka interes e gjithë shoqëria, atëherë i bie që të shmangen. Ndaj qeveria të marr masa të tilla që të rrisë më shumë pensionet dhe jo me 3%-4% në 5%, duke u tallur me pensionistët. Kjo është e gjitha. 

Dalin të dhëna të forta dy vite pas vdekjes së Kastriot Myftarajt, si u mbyll me shpejtësi dosja duke lënë…

 


28 Gusht 2024
Dalin të dhëna të forta dy vite pas vdekjes së Kastriot Myftarajt, si u mbyll me shpejtësi dosja duke lënë dëshmitarë dhe prova të rëndësishme jashtë hetimit, gazetari i njohur mund të jetë helmuar nga shoku i tij i ngushtë, ja rrëfimi “bombastik” i mikut të tij Kastriot Myftarajt

Gazetari i njohur dhe drejtuesi i emisionit “Ju Flet Moska”, Kastriot Myftaraj ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare në 7 korrik të vitit 2022. Në njoftimin e dhënë për mediat ditën e ngjarjes, policia bënte të ditur se Myftaraj është hedhur nga kati i katërt i banesës ku jetonte në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Por miq dhe të afërm të të ndjerit, ngrenë hije dyshime mbi vetëvrasjen e analistit dy vite pas vdekjes së tij.

Njëri prej tyre është avokati i njohur, Kastriot Frashëri, i cili si mik i Kastriot Myftarajt tregon versionin e tij mbi këtë ngjarje të rëndë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Frashëri ngre habinë se si u mbyll me shpejtësi dosja e vdekjes së gazetarit Myftaraj, duke lënë dëshmitarë dhe prova të rëndësishme jashtë hetimit.

-Zoti Frashëri, u bën dy vjet që gazetari i njohur dhe miku juaj Kastriot Myftaraj është ndarë nga jeta. Si e përshkruani rolin dhe ndikimin e Kastriotit në shoqërinë dhe jetën publike? Çfarë e bëri atë të veçantë në sytë tuaj dhe të të tjerëve?

Është e vërtetë që Kastriot Myftaraj kishte një rol të veçantë në debatin publik shqiptar. Ai ishte prezent në shoqërinë shqiptare përmes shkrimeve të ndryshme, analizave, të cilat kapnin një sferë të gjerë që nga çështje të aktualitetit, problematika në lidhje me korrupsionin e deri në analiza të thella gjeopolitike të cilat janë të denja për institucione kërkimore e qendra të kërkimit shkencor ose me çështje të politikës ose të gjeopolitikës në përgjithësi.

Kastrioti u nda nga jeta në mënyrë më tragjike të mundshme dhe fare të papritur ku askush nuk e mendonte pasi siç dhe sot është bërë e njohur, ai u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme e si duket ajo e nxiti, pasi është çështje e brendshme e sëmundjes, e cila jep një gjendje suçide, siç kam folur dhe me mjek të ndryshëm në lidhje me këtë ngjarje. Tashmë kanë kaluar dy vite nga kjo ngjarje dhe Kastrioti i mungon jetës shqiptare, për shkak dhe të problematikës e problemeve të shumta që ka sot në lidhje me keqqeverisjen, çështjet e korrupsionit e shumë çështje të tjera ku në analizat e tija kanë dalë siç i ka pas parashikuar Kastrioti.

Nëse Kastrioti do të ishte sot gjallë, shumë nga këto gjëra nga këto ngjarje sot e çështje që përplasen në dyert e drejtësisë, në SPAK në lidhje me aferat e ndryshme të ministrave e zyrtarëve të kabinetit qeveritar apo të institucioneve të pushteteve të tjera, do të ishin në qendër të vëmendjes. Kjo e bën Kastriotin të veçantë por ndonjëherë e tepronte dhe në analizat e tija të cilat unë dhe i flisja pasi mendoj se nuk duhet të ishte me një gjuhë aq të ashpër sa Kastrioti ishte i tillë ku nuk e pranonte t’i flisje. Unë si mik i tij kisha ndikim te ai dhe shumë njerëz më thonin që t’i flisja pas teprisë që ai bënte në analiza.

-Ju përmendnit asokohe se e keni parë të pamundur që Kastrioti të kishte kryer vetëvrasje. A mund të na japësh më shumë detaje për arsyet që ju bëjnë të besoni se nuk është një vetëvrasje?

Unë jam një mik i tij dhe nga ana tjetër jam dhe një profesionist i ligjit pasi jam avokat. Unë kam parë nga tërësia e dinamikës së ngjarjes si ndodhi, nga rrethanat e vendit ku ndodhi dhe sot pas dy vitesh vijon të ngjall debate si çështje. Shpesh ende më thonë njerëz që i takoj më thotë se nuk na besohet si ngjarje, as mua e as nënës së tij. Unë në cilësinë e avokatit dhe mikut të tij, kam parë dosjen e hetimit të bërë nga ana e policisë, e cila shkoi në Prokurori, por disa gjëra aty çedonin dhe pse kam parë që aty ka patur një punë jo disi profesionale, por ajo që nuk më ka pëlqyer ka të bëj me cilësinë e dobët profesionale të Policisë Gjyqësore, që janë hetimet paraprake ku merren deklarata të paqarta ose mungonin, duke lënë shtigje e si e tillë duke mos dhënë një tablo apo një imazh të qartë të asaj që ka ndodhur.

Dhe nga ana e Policisë Gjyqësore, dëshmitë që janë marrë nga dëshmitarët okular, janë pyetje të thata ku janë marrë vetëm përgjigje me po ose jo, duke mos u thelluar më tej. Gjatë kohës së hetimit unë nuk mund të isha avokat i tij, por nga hetimet rezulton se vrasja nuk mund të ketë ndodhur nga persona të tretë e si e tillë e çoi në Prokurori për ta mbyllur si çështje. Unë dhashë një deklaratë para Oficerit të Policisë Gjyqësore për momentet e para që kam mbërritur në banesën e tij apo bisedat e fundit, e si e tillë nuk mund të isha avokati i familjes së tij. Ndaj u zgjodh një tjetër avokat e nga ana tjetër dhe nëna e tij nuk kishte më fuqi që ta ndiqte më si çështje. Sakaq, nëna e tij vijon të ketë dyshime të tjera në lidhje me këtë çështje duke ia atribuuar për një shokun e Kastriotit, i cili rrinte shpesh me të.

E ëma dyshon se ai mund t’i ketë dhënë ndonjë gjë për të pirë, sepse thotë se ka ardhur nga një drekë me të, fill një javë pasi të jepte shenjat e para të sëmundjes si të fikët e më pas e dërguam në spital. E nga ana tjetër u bë ekzaminimi, ku Kastrioti ma ka thënë vetë informacionin ku Policia i ka kërkuar spitalit fletën e kartelës së tij. Por dhe vetë Kastrioti më tha që në skaner janë identifikuar dy masa tumorale në kokë. Por për ta përcaktuar këtë, ai u bë gati madje që të hynte në sallën e operacionit, por në një moment i thirri mendjes dhe iu kishte thënë mjekëve se unë si mund të futem në sallë operimi pa patur një biopsi të kësaj mase dhe nuk hyri në operim.

-Çfarë ndodhi konkretisht në momentin e ngjarjes dhe cilat janë informacionet që keni mbledhur që përforcojnë këtë qëndrim tuajin?

Unë sapo kam shkuar në banesën e tij kam dhënë një deklaratë për oficerin e Policisë Gjyqësore se në cilat rrethana e njihja Kastriotin, por për të gjithë ne dukej e pamundur sa i përket pjesës së parë që ky njeri me këtë karakter shumë të fortë e guxim të lartë të bëj këtë akt. Por nga ana tjetër, kam pyetur mjek të huaj se simptomat e sëmundjes tumorale të japin një gjendje suçide që sëmundja jep fuqinë dhe sigurinë nga ana e brendshme. Si ngjarje më duket shumë intriguese, por në rrethana të tjera unë kam komunikuar me mjek e me të ëmën e tij, ku e telefonoj dhe sot e gjithmonë më përsërit faktin si ndodhi ngjarja dhe ku shpreh dhe merakun e saj.

-Ndërkohë nëna e Kastriot Myftarajt akuzonte shokun që e shoqëronte për vdekjen e gazetarit të njohur. Keni një koment dhe sa qëndrojnë këto akuza?

Unë atë e njoh dhe e di miqësinë që ka patur e sikundër Kastrioti shoqërohet edhe me persona të tjerë. Mua vetë nuk më besohet për këtë, unë kam biseduar personalisht për këtë gjë dhe me shokun e tij, por më pas dhe rrethanat si mos ardhja e atij në ceremoninë e varrimit e kjo gjë bëri përshtypje dhe te të tjerët. E nga ana tjetër kishte publikuar një shkrim denigrues ndaj tij e për të cilin dhe e ëma e Kastriotit nuk e fal, pasi ka dhe shumë gjëra të pavërteta me origjinën e tij e duke e bërë Kastriotin dhe të sëmurë.

Unë personalisht nuk e besoj që ai të ketë gisht në këtë pjesë por mesa di, nuk ma ha mendja që mund të jetë ky qëndrim mund të jetë mbajtur në Gjykatë, sepse një çështje që ishte nën hetim, çohet në Gjykatë për ta mbyllur. E ndërkohë thuhet se edhe Gjykatës i është thënë për dyshimet ndaj shokut të tij, por nga ana tjetër duhej të merrej një deklaratë, por unë nuk e di t’i jetë marr një dëshmi.

-Si e vlerësoni reagimin e policisë dhe institucioneve të tjera në lidhje me këtë çështje? A mendoni se ka pasur mangësi në hetim apo trajtim të ngjarjes?

Unë kam patur fatin të njihem me materialin hetimor, por ka disa pikëpyetje që kanë të bëjnë me çështjen që mund ta lidh me Kastriotit por ka të bëj me të gjitha aspektin kombëtar që aspekti i hetimit lë për të dëshiruar. Nga aktet hetimore që janë bërë nga Policia, janë bërë pyetje të mira dhe profesionale drejtuar institucioneve të ndryshme. Ndërsa pjesë të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e oficerit të Policisë Gjyqësore, lënë shumë për të dëshiruar, siç kundër dhe e thash që është pyetur një dëshmitar okular por me pyetje shumë të thata e jo të thelluara.

Por ndërkohë mua më dukej e pamundur që Kastrioti të hidhej nga ballkoni nga një hapësirë aq e ngushtë. Por gjëja që më preu shpresat ishte kur pyeta një mjek të huaj për sëmundjen e më tha në rastet kur ka politraum (hedhja nga lartësitë), është e pamundur që akti i ekspertimit të vërtetojë të kundërtën. E mjeku më tha që si e tillë nuk mund të gjesh aktin e ekspertimit e si e tillë nuk ke si të nxjerrësh të dhëna e fakte pasi nuk ke asnjë lloj analize e ekspertët nuk kanë si të dalin në një përfundim. Por mjeku thekson se nga një politraumë nuk mund të thuash që të gjenden goditje apo shenja të tjera për të arritur në një konkluzion vlerësimi.

-Çfarë veprimesh konkrete keni kërkuar nga organet kompetente për të siguruar që kjo çështje të hetohet në mënyrë të drejtë dhe të plotë?

Unë këtë e bëra që në fillim, në momentin kur dhashë një deklaratë të oficeri i Policisë Gjyqësore ku dhe i orientova për hetimin se ku duhet të konsistonte krahas hetimeve të Policisë, që janë aspekte të cilat i ndihmojnë në rrethana se ku mundesh ta gjesh provën. Unë jam interesuar për të marrë fashikullin e dosjes së hetimit dhe ia vura në dispozicion familjes, nënës së tij për ta parë çështjen hetimore. Këtu mbaron roli im pasi nuk mund të jem avokati mbrojtës i familjes. Më pas i rekomandova nënës së Kastriotit që duhet gjetur një tjetër avokat dhe çështjen e mori një i njohur i Kastriotit, avokati Arben Llangozi.

Por ndërkohë kam dhe disa pyetje që nuk iu gjej dot përgjigje si dhe nga ana e nënës së tij më janë thënë që Kastrioti ka bërë disa lëvizje që mund të çoj në një planifikim, ku dhe i kam rekomanduar që të bënte scanpet, ekzaminim me et/ct në Turqi apo në Maqedoni e më tha që këto ekzaminime do i bëj jashtë shteti. Ndërkohë nëna e tij më thotë që Kastrioti kishte tërhequr disa para dhe i kishte lënë te motra e tij pasi i kishte thënë që janë për nënën e tij që të kujdesej gjatë kohës që ai do të ishte jashtë shtetit. Kjo tregon si një lloj parapërgatitje nga ana e Kastriotit dhe nga ana tjetër dha sigurinë që do e bënte scan pet/ct e nuk kishte as problemin financiar.

-Si e përshkruani reagimin e publikut dhe mediave në lidhje me këtë ngjarje? Si ndiheni për mënyrën se si është trajtuar ngjarja nga mediat dhe publikun?

Sigurisht media dhe publiku, unë e kam provuar vetë pasi më kanë thënë dhe me mijëra vetë e kanë përjetuar largimin e tij pasi shumë vetë më kanë thënë që shumë sikur të ishte gjallë Kastrioti  pasi shumë gjëra që ka shkruajtur dhe analizuar, kanë dalë të vërteta dhe janë vërtetuar. Por nga ana tjetër, jo të gjitha mediat ishin dashamirëse me Kastriotin pasi njerëz të cilët janë të punësuar në media të cilat Kastrioti nuk ndante të njëjtat mendime dhe shumë prej tyre kanë qenë personazhe të analizave e kritikave të tija që nuk e kanë mirëpritur siç ishte rasti i kryebashkiakut Veliaj që tha në një deklaratë se ka njerëz që hidhen nga ballkoni.

Kastrioti nëse ka thënë diçka për Veliajn apo ndonjë personazh tjetër, gjërat kanë dalë në dritë dhe në momentin në të cilën ka fol vite më parë dhe koha i ka vërtetuar në vite më vonë. Unë iu kam thënë dhe shumë drejtuesve të mediave që kur njëri prej kolegëve të tyre, pronar media përballet me veprime inatçore të një pushteti, këto në vend se të bëjnë aleanca, këto fërkojnë barkun sepse u godit x person apo y-i por pa harruar se një ditë ato gurë do të hidhen ndaj tyre.

Intervistoi: Rigels Seliman

Nga rrjedh emri “palestinë” dhe origjina e popullatës “palestineze”

 

Nga rrjedh emri “palestinë” dhe origjina e popullatës “palestineze”

Etimologjia e emrit palestinë

Në këtë rast trajtoj aspekte historike-ushtarake-juridike dhe diplomatike, që kanë të bëjnë vetëm me ndikimin e drejtëpërdrejtë në etimologjinë e emrit palestinë. Judea për herë të parë u vasalizu nga Perandoria Romake në vitin 63 para Krishtit.[1] Hebrenjët ishin përfshirë në një seri luftërash kundër Perandorisë Romake, në mes viteve 66 dhe 135 të Erës tonë,[2] e që Lufta e I hebrejo-romake, ishte në vitet 66-73, e cila rezultoi me shktaërrimin nga romakët të Tempullit të II të Jerusalemit,[3] si dhe Lufta e II e njohur si Revolta Bar Kokhba ndodhi në vitet 132-136 te Erës tonë, që përpiqeshin për ta rikrijuar shtetin e tyre të Judesë. Mirëpo Romakët posa e mposhtën kryengritjen, shumicën e hebrenjëve të Judesë, i vranë ose i shpërngulën dhe një numër të madh e shitën si skllevër si dhe shpopulluan rrethinat e Jerusalemit.[4] Perandori Romak Hadriani, përcaktoi revoltën e hebrenjëve të Judesë si nacionalizëm dhe e ndryshoi emrin e Judesë në Palestina Siriane ose Palestina romake,[5] madje disa studiues sugjerojnë se këtë perandori Hadrian e kishte bërë në shenjë ndëshkimi kundër Hebrenjëve,[6] por ka studiues që e kundërshtojnë këtë.[7] Derisa i populloi me veteran romak,[8] derisa pronat hebreje i kishte konfiskuar,[9] por kishin emigruar në këto territore edhe popullata nga rrethinat përfshirë edhe nga fqinjët e tyre nga Arabia, Siria, Fenikia etj,[10] kurse numri i popullatës hebreje dukshëm u zvogëlu pas revoltës Bar Kokhba,[11] gjegjësisht drastikisht ishte ndryshuar, e që hebrenjët pothuajse ishin zhdukur.[12]

Emërtimi Palestinë u përdorë nga Grekët, për shekuj të tërë,[13] derisa termi i mëparshëm, ishte tërësisht term etnik për Hebrenjët(Judea), termi Palestinë, ishte tërësisht term gjeografik e aspak etnik- Palestina Siriane.[14] Por sipas disa burimeve emri i ndryshuar rezultoi nga shfaqja e provincës së Judesë në vitin 132 pas Krishtit brenda provincës më të madhe të “Palestinës Siriane”.[15] Në vitin 358 pas Krishtit, pas kryengritjes ekonomike, provinca ishte ndarë në njësi më të vogla, e që këto i përkisnin Arabisë dhe ishin transform në provinca të ndara si Palestina Salutaris( ose Tertia),[16] Palestina Prima,[17] kurse rreth vitit 400 pas Krishtit, ishte ndarë nga Palestina Prima edhe në Palestina Secunda.[18] Këto ndarje madje ishin bvërë në kohën e perandorit romak Dioklecianit( 284-305).[19]

 

A ka apo jo komb a etni “palestineze”

Janë të pakët popujt, që nuk kanë një histori të tyre. P.sh: Egjiptianët kanë histori që nga mileniumet 3-1 para Krishtit, ngjajshëm edhe hebrenjët, e popuj të tjerë të Lindjes së Mesme. Mirëpo deri vonë, pas 1967-ës gjegjësisht 1988-ës, popullata islame e Izraelit filloi të emërtohej nga arabët me emërtimin “Palestinez.” Pra mund të kuptohet që kurrë më parë kjo popullatë nuk ishte komb, etni a bashkësi e veçantë gjuhësore( grup që kanë një gjuhë të veçantë) në vete, e kurrë nuk pati histori. Palestina si koncept nacional dhe politiko-juridik nuk ekziston as sot, siç nuk ka ekzistuar asnjëherë, por është koncept tërësisht gjeografik. Derisa edhe si problem dhe konflikt politiko-ushtarak as sot nuk është thjeshtë problem i popullatës muslimane të Izraelit, por plotësisht është problem islamiko-ortodoks. Kjo mund të argumentohet lehtësisht edhe me rastin e fundit, që më agresionin terrorist isislamik të Hamasit, të urdhëruar nga Terror-rusia, e që nuk kishte asgjë të bënte me qëllime, objektiva politike a luftarake terroriste të Hamasit. Pavarësisht se në dekadat e fundit, mbështetësit e konceptit të kombit palestinez, pretendojnë dhe përpiqen që të gjithë arabët e Izraelit rrjedhimisht të gjithë muslimanët në këtë shtet, t’i identifikojnë me kombin inekzistent palestinez. Natyrisht edhe sot, siç i tërë konflikti izraelito-palestinez, është ndeshje e lindjes kundër perëndimit, gjegjësisht e bllokut islamo-ortodoks kundër krishterimit perëndimor dhe hebraizmit. Luajnë me muslimanët e Izraelit, sidomos bota arabe më konkretisht disa nga shtetet arabe dhe islamike, pa përjashtuar këtu përmes pan-arabizmit dhe pan-islamizmi e gjithashtu edhe përmes neo-otomanizmit. Këto shtete keqpërdorin dhe nxisin organizatat radikale, ekstremiste dhe terroriste islamike të arabëve të Izraelit, gjoja për t’i mbështetur ato, por që në fund të fundit, shihen qartazi që ata keqpërdoren për qëllime ekspanisoniste( p.sh: keqpërdorimi nga Turqia, Irani, Egjipti, e në fund të të gjithë këtyre qëndron Rusia, që drejtëpërdrejtë tek terroristët e Hamasit si dhe tërthorazi përmes Iranit, ndikon në Hamas dhe në shumicën e organizatave terroroiste isislamike të muslimanëve të Izraelit). Konflikti izraelito-“palestinez” nuk është aspak konflikt i vërtetë politik, historik, ekoniomik, diplomatik, ushtarak etj mes arabëve-muslimanëve të Izraelit dhe shtetit izraelit. Siç as sulmi terrorist masiv, i 7 tetorit 2023, nuk ishte i ideuar, urdhëruar nga Hamasi dhe muslimanët as të Izraelit e as të rajonit, por kryekëput i urdhëruar nga Putini.

 

Popullata muslimane e Izraelit

Sipas statistikave të burimeve palestineze, në territorin izraelit të Palestinës, të vitit 2017, jepnin shifrën prej 4.780.978 palestinez,[20] prej të cilëve 2.881.687 në Bregun Perëndimor,[21] kurse në Rripin e Gazës 1.899.291 palestinez.[22] Në këtë rast duhet të kuptojmë që termi palestinez përfshinë të gjithë arabët që me vendbanim në territorin izraelit, e të cilët nuk kanë as lidhje kombetare a etnike të njejtë, p.sh: arabët e Gazës jnë kryesisht egjiptian, kurse arabët e Bregut Perëndimor janë kryesisht Jordanez. E që vetëm pas vitit 1988, filluan ta quanin veten Palestinez, kurse më parë aspironin shkëputje nga Izraeli për t’u bashku me shtetet e tyre amë( Gaza që t’i bashkohej Egjiptit, Bregu Perëndimor që t’i bashkohej Jordanisë).

Kurse sipas Byros Qendrore e  Statistikave të Izraelit, vlerësohet se në total popullata arabe në territorin izraelit, përfshirë në Izrael, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës janë 5.79 milion në vitin 2017,[23] prej të cilëve 2.16 milon jetojnë në Bregun Perëndimor, 1.84 milion arab jetojnë në Izrael dhe 1.79 milion jetojnë në Rripin e Gazës.[24]

Në “Territoret Palestineze” rreth 86% janë arab, që predominojnë sunitët, rreth 13% janë hebrenj dhe të tjerë janë më shumë se 1%.[25]

Kurse sipas statistikave “palestineze,” ka 3.935.249 milion banorë më 2009, me dendësi 654 capita per km² prej të cilëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem 433 capita per km² kurse në Rripin e Gazës prej 4.073 capita per km².[26]  Sipas OKB-së, popullata e “shtetit të Palestinës” ishte rreth 4.9 milion, për vitin 2017, e që dendësia vlerësohej prej 817 capita për km².[27]

 

Etnogjeneza e popullatës së sotme “palestineze”

Duke shqyrtuar të gjitha periudhat historike, mund të vijmë në përfundimin që popullata e sotme “palestineze” në Izrael, është me etnogjenezë heterogjene, pra nuk ka një etni, komb, gjuhë, prejardhje të njejtë. Prandaj përfundimi mund të nxjerret lehtas, që etnogjeneza e kësaj popullate është:

1.      Popullata etnike, kombëtare e gjuhësore fqinje, si egjiptiane( në Gazë), e cila popullatë u vendos gjatë pushtimit të Egjiptit të lashtë por edhe më pas, kurse popullata jordaneze në Bregun Perëndimor. Por të cilat u islamizuan nga Perandoria arabe e Muhamedit apo Perandoria Osmane etj. Madje një pjesë e popullatës së këtyre vendeve( Gazës dhe Bregut Perëndimor) edhe sot e konsiderojnë veten me etni, komb a prejardhje nga Egjipti respektivisht Jordania.

2.      Popullatat beduine, që u sollën në periudha të ndryshme të historisë. Vendosjet e këtyre popullatave ishin qoftë në formë të organizuar nga Perandoria arabe e Muhamedit. Po ashtu edhe nga Perandoria Osmane a Sulltanati Mameluk a edhe ajo romake.

3.      Vendosjet e më vonshme të popullatave arabe, të shtyera nga shtetet fqinje arabe, kundër politikave atdhetare.

4.      Vendosjet individuale dhe grupore të besimtarëve fanatik, radikal e ekstremist islamik, e në fund edhe vendosja e tregëtarëve islam.

5.      Ka fise hebreje që janë islamizu dhe më pas janë tjetërësu në identitetin e ri, duke u arabizu-“palestinizu.”

Që në kohën e hekurit, popullata në territorin Izraelit të Palestinës, nuk kaloi më shumë se 1 milion, kurse në periudhën Romake dhe Bizantine popullata vlerësohej që ishte mes 1 milion deri 1.25 milion.[28]

-   Duhet pasur parasysh që arabizimi dhe islamizimi i kombeve dhe etnive të tjera, është dukuri hegjemoiste teologjike islamike, që ka rrënjë të thella dhe që daton që nga shpikja e islamit, prej Muhamedit. Besimtari islam e ka të vështirë edhe në ditët e sotme, që ta bëjë ndarjen mes kombit dhe fesë, gjegjësisht një ndarje e tillë në jopak interpretime islamike cilësohet si herezi. Madje besimtari islam shkrin kombin, etninë e tij, në “kombin” gjegjesisht kombin fetar musliman. Duke filluar nga ambicjet dhe projektet e perandorit Muhamed të Perandorisë Arabe, për pushtimin edhe në drejtim të provincës romake të Sirisë Palestineze, pushtimet e arabëve islamik dhe mposhtjes së regjimit Bizantin, domosdo kuptohet që edhe arabizimi dhe islamizimi i këtij territori, do rrjedhë si pasojë.

-   Procesi i arabizimit dhe islamizimit në territorin izraelit, kishte marr vrull dhe ishte shtyllë e politikës ekspansioniste dhe shoveniste e dinastisë Umajade(661-774), e që ishte e rëndësishme për luftën kundër Gadishullit arab dhe Irakut dhe konvertimet në islamizëm dhe ardhjet e fiseve nga shkretëtira, ndryshuan karakterin etnik, nacional e fetar të banorëve të Izraelit, duke i bërë predominues muslimanët dhe arabofolësit.[29] Kurse prej fundit të shekullit XII, muslimanët u bënë shumicë në territorin izraelit,[30] pa asnjë mëdyshje kuptohet se nën pushtimin e cilës perandori, u bë kjo shumicë muslimane. Pra palestinezët, pretendohet se janë edhe me origjinë hebreje që janë konvertuar në të krishter dhe musliman nga pushtuesit Bizantin dhe Arab, Mameluk dhe Osman si dhe të krishter të vendosur nga perandoria Bizantine, ashtu edhe arab të vendosur nga pushtimet islame.[31]

Foto  1. Tregohet popullata në bazë të përcaktimit fetar, prej nga mund të interpretohet përafërsisht, që me besimtarë hebre, aludohet në popullatën  e kombit hebre, derisa me besimtarë musliman, mund të aludohet përafrsisht në popullatat e etnive të ndryshme arabe dhe joarabe.[32]

 

Nga e gjithë këto dhe faktet të tjera, mund të kuptohet që popullatat ardhacake muslimane të Izraelit, që janë me origjina të ndryshme etnike, kombëtare, gjuhësore. Por që problemi inekzistent “palestinez” ka lindur nga shpërbërja e Perandorisë Osmane më 1914, e që ky problem i tillë mbahet në jetë, vetëm nga panislamizmi, panarabizmi dhe pansllavizmi rus. Natyrisht me rënijen  e Terror-rusisë, vetëkuptohet që edhe terrorizmi islamik, vehabizmi dhe pothuajse të gjitha fraksionet radikale, ekstremiste e terroriste islamike, pastaj edhe ato anarkiste e majtiste, përfshirë edhe problemi artificial “palestinez” do përfundojnë.

Më:28.08.2024

Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 



[1] Dictionary of New Testament Background, A Compendium of Contemporary Biblical Scholarship, Editors:Craig A. Evans, Stanley E. Porter, 2010, faqe 620.

[2] The Jewish Revolts Against Rome, A.D. 66–135: A Military Analysis, J.J. Bloom, 2010, McFarland.

[3] "A History of the Jewish War, AD 66–74", Ursula Westwood, (2017-04-01), Journal of Jewish Studies. 68 (1): 189–193.

[4] "Rural Monasticism as a Key Element in the Christianization of Byzantine Palestine", Doron Bar, (2005), The Harvard Theological Review, 98 (1): 49–65; "Political, social, and economic life in the Land of Israel, Seth Schwartz, Steven T. Katz, (2006), 66–c;”The Cambridge History of Judaism: Volume 4: The Late Roman-Rabbinic Period, The Cambridge History of Judaism, Cambridge: Cambridge University Press, vol. 4, faqe 36–37; The Essenes, the Scrolls, and the Dead Sea, J. E. Taylor, (15 Nëntor 2012), Oxford University Press, faqe 243.

[5] A History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe  334; Portraits of Jesus, A Reading Guide, Robert Imperato, 2022, faqe 23; A History of the Jewish People, Abraham Malamat, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe  33.

[6] Dio's Roman History, Volume VIII, Books 61-70, Dio Cassius, World: Loeb Classical Library, (1927), faqe 447;

A History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 33; Orte und Landschaften der Bibel. Ein Handbuch und Studien-Reiseführer zum Heiligen Land, Othmar Keel, Max Küchler, Christoph Uehlinger, Band 1: Geographisch-geschichtliche Landeskunde, Vandenhoeck & Ruprecht, Göttingen, 1984, S. 279 f;

The Early History of Israel, Roland de Vaux, 1978, faqe 2.

[7] "When Palestine Meant Israel", David Jacobson, (2001), Biblical Archaeology Review, 27 (3), faqe 44-45; "Herodotus' Description of the East Mediterranean Coast", Anson F. Rainey (Shkurt  2001), Bulletin of the American Schools of Oriental Research, The University of Chicago Press on behalf of The American Schools of Oriental Research, 321 (321): 57–63.

[8] "A Rock-Cut Burial Cave from the Roman Period at Beit Nattif, Judaean Foothills" Boaz Zissu, Eitan Klein, (PDF), Israel Exploration Journal, (2011) 61 (2): 196–216; "Rural Monasticism as a Key Element in the Christianization of Byzantine Palestine", Doron Bar, The Harvard Theological Review,(2005), 98 (1): 49–65.

[9] Were There Villages in Jerusalem's Hinterland During the Byzantine Period? J.Seligman, (2019). In. Between Sea and Desert: On Kings, Nomads, Cities and Monks. Essays in Honor of Joseph Patrich. Peleg- Barkat O. et.al. (Eds.), Jerusalem; Tzemach, faqe 167-179.

[10] “The Origins of the Rural Settlers in Judean Mountains and Foothills during the Late Roman Period”, E, Klein, 2010, In: New Studies on Jerusalem, Vol. 16, E. Baruch, A. Levy-Reifer dhe  A. Faust (eds.), Ramat-Gan, faqe 321-350.

[11] Between Rome and Babylon: Studies in Jewish Leadership and Society. A'haron Oppenheimer and Nili Oppenheimer, Mohr Siebeck, 2005, faqe 2.

[12] "Cassius Dio's figures for the demographic consequences of the Bar Kokhba War: Exaggeration or reliable account?". Dvir Raviv, Chaim Ben David, (2021-05-27). Journal of Roman Archaeology. 34 (2): 585–607.

[13] "When Palestine Meant Israel", David Jacobson, Biblical Archaeology Review, (2001), 27 (3), faqe 44-45.

[14] Conflict in Ancient Greece and Rome [3 Volumes], The Definitive Political, Social, and Military Encyclopedia, Editors:Douglas Kelly, Iain Spence, Peter Londey, Sara Elise Phang, 2016, faqe 982; Hadrian and the Cities of the Roman Empire, Mary T. Boatwright, 2018, faqe 172; History of the World Map by Map, Publisher:Dorling Kindersley Limited, 2023, faqe 47.

[15] The Languages of the Jews: A Sociolinguistic History, Bernard Spolsky, 2014, faqe 64; Holman Illustrated Bible Dictionary, Chad Brand, Eric Mitchell, Holman Reference Editorial Staff, 2015, faqe 1208.

[16] "Palaestina Salutaris (Tertia) and Its Capital". YARON DAN, Israel Exploration Journa l(1982).32 (2/3): 134–135.

[17] Palaestina Salutaris (Tertia) and its Capital. Yaron Dan. In: Israel Exploration Journal. Band 32, Nummer 2/3, 1982, S. 134–137.

[18] An Introduction to Late Antique Epigraphy in the Holy Land, Leah Di Segni, 2022, faqe 197.

[19] A History of the Jewish People, H. H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe 351.

[20] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf, (qasur më 20.07.2024),faqe 10,33, 64.

[21] Po aty.

[22] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf, (qasur më 20.07.2024),faqe 10, 33, 81.

[23] "Population of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million". Press Release. Israel Central Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; "CIA – The World Factbook: West Bank". Cia.gov.

[24] "Population of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million". Press Release. Israel Central Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; "CIA – The World Factbook: West Bank". Cia.gov.

[25][25] "CIA – The World Factbook: West Bank". Cia.gov.  

[26] Palestine in Figures 2009 Palestinian Central Bureau of Statistics, maj 2010, faqe 9.

[27] "State of Palestine – General Information". data.un.org. United Nations.( online në: http://data.un.org/en/iso/ps.html)(qasur më 20.07.2024).

[28] The Population of Iron Age Palestine in the Light of a Sample Analysis of Urban Plans, Areas, and Population Density, Yigal Shiloh, Bulletin of the American Schools of Oriental Research, No. 239, faqe 33, 1980.

[29] Historic Palestine, Israel, and the Emerging Palestinian Autonomous Areas, Laura Etheredge, Middle East Geography, 2011, faqe 40.

[31] A History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, [1983] 1997. Cambridge University Press, faqe 222–223.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...