Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartave, administrohet dosja nr. 3, me afat ruajtje të përhershëm, me 42 fletë, e cila përmban hartën Shqipnija e Vërtetë, punuar nga Prof. Ahmet Gashi, si dhe një studim të tij me titull Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, përgatitur më 1941. Në kohën e përgatitjes së këtij studimi, prof. Ahmet Gashi, së bashku me Hamit Kokalarin, Hamdi Karazin dhe Memduh Rivenin, ishte pjesë e stafit teknik të Komisionit për Rivendikime Shqiptare, që kryesohej nga Fejzi Alizoti. Kontribut teknik pranë këtij komisioni dhanë dhe personalitete të tjera shqiptare, si Mehdi Frashëri, Dhimitër Berati, Ferhat bej Draga, Tahir Shtylla, Rauf Fico etj. Rrethanat dhe arsyet e përgatitjes së këtij studimi do të jenë objekt i një publikimi tjetër.
Ahmet Gashi ka dhënë ndihmesë si autor i një sërë veprash shkencore në fushën e studimeve dhe të teksteve të gjeografisë. Ahmet Gashi ishte i pari gjeograf shqiptar i pranuar si anëtar i Shoqatës Nacionale Gjeografike (The National Geographic Society, Washington D.C.) më 1936; është dekoruar me “Urdhërin e Lirisë” të kl. I, me Urdhrin “Për veprimtari patriotike” të kl.I. Përpiloi dhe botoi disa harta gjeografike dhe historike, ndër to hartën “Shqipëria në vitet 1878-1881”, “Kryengritjet shqiptare për pavarësi në vitet 1909-1912”, “Lëvizja kombëtare shqiptare e vitit 1908”.
Harta Shqipnija e Vërtetë paraqet shtrirjen etnike të shqiptarëve në shkallën 1 me 200 000 dhe shoqërohet me studimin e Prof. A. Gashit: Shqipnija ethnike edhe vuajtjet e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme, nga i cili po paraqesim pjesët kryesore për lexuesin e gazetës “Mapo”, duke ruajtur gjuhën origjinale të dokumentit. Kujtojmë se pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill 1941, Mbretëria Shqiptare u zgjerua në një pjesë të trojeve shqiptare të shtrira në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, ku shtriu dhe veprimin e pushtetit politik, ushtarak dhe administrativ.
Vlera e këtij studimi është e shumëfishtë dhe aktuale, në një kohë kur diskutimet, kundërshtitë, argumentet dhe kundërargumentet për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi, apo shkëmbime territori janë intensifikuar në Kosovë, Serbi, Shqipëri, Evropë, SHBA etj.
Në vijim ndiqni pjesë nga studimi.
Kufijt e Shqipnis Ethnike
1.Kufini perëndimuer.
Në këtë anë Shqipnija Ethnike laget me detin e Jonisë dhe me atë të Adriatikut, qysh prej Prevezës (38057’ gjerësi veriake) e deri te sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) mbi gjiun e Spizzes (4208’ gjerësi veriake). Gjatësia e brigjeve në këtë anë është 651 km.
2.Kufini veri-perëndimuer
Ky kufi fillon të sqepi i Luftës së Zezë (Crnirat) në bregun e Adriatikut dhe mbaron te maja e Jankovit (43020’ gjerësi veriake dhe 37056’ gjatësi lindore prej Ferro-s)
Vija e këtij kufini fillon, si u tha, te sqepi i Luftës së Zezë edhe tue kaluem nëpër majat e qafat e shënueme me numurat 157, 927, 646, 1183, 844, 1160 e 993, mbërrin te sqepi i Radushit në bregun e Liqenit të Shkodrës, me një drejtim deri këtu J.P.-V.L. (këto shënime ndiqen mbas hartës me shkallë 1/200 000 të K.U.K Militargeographisches Institut, Wien 1909). Kjo vijë, nëpër Liqenin e Shkodrës, drejtohet nga veri-perëndimi prej sqepit të Radushit e deri te goja e lumit të Moraçës, edhe e len Vraninën mbrenda në Shqipni. Prej gojës së atij lumi e mbasandej i ngjitet kreshtës së maleve të Bobinjës (Bobonja Gore), shkon me këtë, zbret nëpër qafat e atyne maleve dhe e këput rrugën Podgoricë-Cetinjë në kuotën 222. Prej këndej shkon nëpër kuotat 439 e 375 (afër Buronjës) edhe, si bân një brryl të mprehtë në majën 620 (mali i Busonikut) kthen nga veriperëndimi deri në katundin e Komonit, të cilin e merr mbrenda në Shqipni. Prej këtu vija ngjitet nga veriu i len përjashta katundet e Bandiçit, të Melencit e të Donjit, kthen nga verilindja tue marrë përmbrenda katundet e Jestrebit e të Donje-Selos, mbërrin te maja 212 në perëndim të katundit të Gliziça-s edhe shkon deri te kuota 905 në veri të katundit të Gostiljes. Prej këndej varet drejt juglindjes tue ndjekun kreshtat e malit të Piprit (Piperska), sos te maja 479 në veri të katundit të Shtijena-s, kthen mandej nga lindja edhe, pranë katundeve të Petroviçit e të Blizna-s, të cilët i fut mbrenda kufinit, pjek me lumin e Moraçës, të cilin e ndjek nga veriu deri në majën e Buljes (190) në jug të katundit të Dumaçina-s. Prej këndej te vija e kufinit ndjek përronin e Sjevernica-s, kalon malet e Gradishtës deri në Ostrovicë (1167) edhe e këput më tutje lumin e Tara-s pranë kuotës 1025 për me u zgjatun nga verilindja ndërmjet maleve të Bukovës e të Reçinës; mbasandej shkon tue u ngjitun kreshtave të malit të Planinica-s deri në Piolljan (1900), 10 km në lindje të Kolashinit, ngjitet nga veriu tue kaluem nëpër kuotat 1145, 1106 e Bjolavicë (2117) edhe mbërrin në Kryezi (Crna Glava). Prej këndej e deri te maja e Marinkova-s (1950), vija e kufinit ndjek një pjesë të kufinit të vjetër turko-malazez para 1912-ës. Në Marinkovë dredhon pak nga verilindja, kalon nga lindja e katundve të Rakitnica-s e të Noviçit hypen në kuotën 581, bân një bërryl të mprehtë, shkon drejt veriut tue marrë katundet e Tripishica-s te Nikolacit përmbrenda e tue lânë përjashta qytetin e Bjolopoljes (Akova), ndjek gjithnjë lumin e Limit deri te katundi i Metanacit të cilin e len jashtë edhe mbasandej merr nga verilindja nëpër kreshtat e maleve të Gimçeva-s, të Duboçiça-s, të Visoçka-s e Treshnjevica-s e mbërrin në kuotën 950, mu te karakolli i Trebinjës në veriperëndim të pllajës së Peshterit. Prej këndej vija merr nga lindja gjithnjë përmbi kreshtën e maleve të Trebinjës, deri te përroni i Jablanicës, kalon përmbi katundin e Rezhdeginjes (Rezh dagiç), të cilin e fut përmbrenda, drejtohet nga verilindja tue ndjekë përronin e Kijevca-s edhe atë të Klisara-s që bashkohet me të parin, kalon përmbi Kokoshiçin, mbërrin në katundin e Bernjices edhe pjek (takon), në kullën e Osman Pashës, me kufinin e vjetër turko-serb para 1912-ës, të cilin e ndjek te maja e Jankovit (1931). Këtu mbaron kufini veriperëndimuer i Shqipnisë Ethnike.
Gjatësia e kufinit veriperëndimuer është 170 km, me vija ajrore dhe afër 220 km tue shkue mbas vijave të shtrembta të kufinit. Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare të humbuna më 1878 të Ulqinit, të Tivarit, të Podgoricës (Zetes-s), Hotit, Grudës, Kuçit, Triepshit, Piprit, Plavës, Gucines, Beranes, Bistricës, Pejës, Rugovës, Rozhajës, Peshterit e Pomerenikut.
3.Kufini veri-linduer
Kjo pjesë e kufinit të Shqipnisë Ethnike shtrihet prej majës së Jankovit deri në Gradnja (42042’ gjânësi veriake edhe 39032’ gjatësi lindore prej Ferro-s).
Në rast se nuk do të kërkohen tokat shqiptare të krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces, të ish-vilajetit të Nishit, që na kanë marrë serbët më 1878, vija e kufinit ndjek, njâ 230 km, deri në Trstene (952), vijën e kufinit të vjetër turko-serb para luftës Ballkanike të 1912-ës; kjo gjatësi e kufinit turko-serb nuk po shpjegohet këtu, mbasi edhe dihet prej të gjithëvet. Kjo vijë përmbledh kufinin me Serbinë të prefekturave të Jenipazarit (Novipazarit) e të Prishtinës, ose Dukagjinit (shih fjalorin e Bardhit shkruar më 1650) simbas të ndameve të Perandorisë Osmane. Trstene, vend ku ndahet vija e kufinit të Shqipnis ethnike prej kufinit të vjetër turko-serb, ndodhet 46 km, në lindje të Prishtinës me vijë ajrore ose 36 km në veri-lindje të Gjilanit. Tash vija e kufinit qysh prej Trstena-s e deri në Gradnja (afër 10 km e gjatë) ndjek së pari drejtimin e lindjes deri në katundet e Vlases e të Gradnja-s ku dhe mbaron.
Kjo vijë e kufinit verilinduer përmbledh të tânë krahinën e ish-prefekturave të Jenipazarit e të Prishtinës të humbuna më 1912 edhe një pjesë të kazasë së Vranjës të humbuna më 1878, me qytetet e Jenipazarit, të Mitrovicës, Vuçiternit, Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjilanit etj.
Në rast se kanë me u kërkue tokat shqiptare, të humbuna më 1878, të krahinave të Kurshumlis, të Prokupjes e të Leskovces (sikundër po kërkohen krahinat e Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Vranjës etj.), atëherë kufini veri-linduer ndërron trajtë. Kjo vijë kufini për të tri krahinat e përmenduna në tokë thjesht shqiptare deri më 1878, e shënueme në hartat e paraqituna me vija të këputuna, ndahet prej vijës së kufinit veri-linduer në majën e Tumba-s (1471), në veri të katundit të Beloçiça-s së Kopanikut, ndjek së pari përronin e Lukovska-s deri në Mercez, mbasandej kalon nëpër Magove e mbërrin deri në majën 1003. Prej këndej fillon ta ndajë lagjen e lumit të Toplica-s prej lumejvet të tjerë të Serbisë, kalon në kuotat 1225, 1124, 900, 712, 780, 888, nga karakolli i Turqisë (Karakol Turska) kuotat 1191 e 1205, ndjek kreshtën e maleve të Sestrebacit të Madh nëpër kuotat 1400, 1566, 1564, 1255, 1111, 872 edhe kreshtën e Jastrebacit të vogël në kuotat 727 e 1001, varet nga jugelindja nëpër kuoten 846, mbasandej ndjek përronin e Marosinskesve dhe në këtë drejtim shtyhet deri në Moravë edhe takon në këtë lumë pranë Batushnicës. Prej këtu, vija e kufinit ecën gjatë Moravës afër 70 km, deri në Manalje (42045’ gjânësi veriake). Prej këndej shkon nga lindja e katundeve të Kerzinces, të Zitoragjes, të Alakincit, të Surdulica-s Romanovcës së Poshtme, edhe në kuotën 1389 kalon malin e Verdenikut; mbasandej kthen nga jugperëndimi nëpër Vërlostranje (1357), Borovik (1235), (1280), Prisedo (950), Klisurica (1162), 998, 810, Dajkina (820) edhe mbaron në Tibuzhde. Gjatësia e kësaj vije të kufinit mban afër 216 km. Prej majës së Jankovit deri në Tumba është 96 km. Po t’i shtohet edhe kjo gjatësi atëherë kufini veriak i Shqipnisë Ethnike bëhet 312 km i gjatë.
Kjo vijë e kufinit përmbledh qytetet e Kurshumlisë, të Prokupjes (Yrqyp), të Leskovcës e të Vranjës, bashkë me katundet e kazave të tyne.
Shënim i A.Gashit: Lugina dhe e tânë lagjeja e lumit të Toplica-s deri më 1878 ka qenë me katunde e qytete thjesht shqiptare. Në këtë luginë ndodheshin atëherë tre qytete: Kurshumlija, Prokupja dhe Leskovca. Afër 100 000 banorë të këtyne anëve, të solvuem egër prej serbëvet ikën prej andej dhe u vendosën në viset e ndryshme të Kosovës, ku ndodheshin edhe sot ndër ta pleq që i kujtojnë vendet e veta me mallëngjim.
4.Kufini linduer
Kufini linduer i Shqipnisë Ethnike fillon në Gradnja (42042’ gjanësi veriake edhe 39032’ gjatësi lindore prej Ferro-s) edhe mbaron në këndin ku bashkohet lumi i Venetiko-s me lumin e Vistrices (39011’ gjatësi lindore prej Ferro-s edhe 4003’ gjanësi veriake), me gjatësi afër 342 km. Kjo vijë e kufinit linduer fillon, si thamë, me Gradnje e shkon pranë katundeve të Ushecves e të Sikirijes, të cilët i merr përmbrenda, edhe nëpër majat 961, 1320 e 1226 mbasandej vjen nga katundet e Obliçka-Sena-s, të Mostanices e Asatices, që i merr në Shqipni, kalon udhën e hekurt Beligrad-Shkup, shkon nga lindja e banjave të Vranjes (Vranjska Banja) e të Dugatuka-s, kthen nga jugperëndimi edhe shkon nëpër kuotat 810 e 826 deri në Tribuzhdo, të cilën e len në Shqipni. Prej këtu kalon nga veriu i Trebashinjës e shkon në Drovac, varet nga jugu nëpër majat 595, 1515, 529, 903 (në Jablanicë) edhe ndjek lumin e Pçinja-s deri në vendin ku bashkohet me këtë prroni i Kratovës. Mbas kësaj pike, kufini shkon nga juglindja deri në majën 750 e prej këndej dredhon nga jugperëndimi deri në Badere (Bahader), ku piqet prapë në lumin e Pçinjes, të cilin e ndjek deri në vendin ku bashkohet ky me Vardarin, e mbasandej ndjek lumin e Vardarit për njâ 12 km deri afër katundit të Poshaqoit. Prej këndej kufini kthen e largohet e largohet nga Vardari (nga e djathta), shkon nëpër kodrinat e Hazotit ose Hasit tue e lânë Velesin (Qypryly) përjashta, ecën njâ 4 km me përronin e Topolkës e mbasandej zbret prap në Vardar, të cilin e ndjek deri në vendin ku bashkohet me këtë përroni i Babunes. Qysh këtu vija e kufinit tonë drejtohet nga Jugu deri te maja e Klepa-s (1180); prej këndej kthen nga lindja në jug të Pustogradit edhe pjek me Ujin e Zi (Crne Voda-Karasu), të cilin e ndjek gjithnji (afër 86 km) deri ku bashkohet me këtë përroni i vogël i Stroshnicës.
Prej këndej vija bân një brryl tue ndjekë kreshten e malit të Sterkos, varet nga Jugu, shkon nga lindja e Stera Popadija-s kalon kuotën 1 000, mbërrin në Poteli dhe ndjek deri në Sotir udhën e hekurt që lidhë Selanikun me Manastirin, tue lânë në Shqipni këto pjesë të udhës së hekurt si edhe Panteliun dhe Sotirin. Mbas këtij vendi shkon me përroin e Rudnikut, mbërrin me kalue përmes liqenit me këtë emën (Rudnik), hypën mbasandej nëpër majat 768, 1371, 1838, 1250, shkon nga lindja e Leshnicës edhe pjek me lumin e Bistricës në veri të Melzonices. Me Bistricen ecen njâ 40 km deri në vendin ku bashkohet kjo me degën e vet të Venetikos.
Kjo vijë e kufinit linduer të Shqipnis ethnike përmbledh krahinat lindore shqiptare të humbuna mbas luftës së Ballkanit më 1912. Këto krahina kanë këto qytete bashkë me kazatë e tyne: Jakovën, Prizrenin, Kaçanikun, Vranjen (humbur më 1878), Gostivarin, Tetovën, Shkupin, Kumanovën, Preshevën, Dibrën, Kërçovën, Strugen, Ohrin, Krushevën, Perlepin, Resnën, Manastirin, Follorinën, Kosturin, Naseliçen dhe Grebenenë.
5.Kufini jug-linduer
Vija e kufinit jug-linduer nis qysh prej vendit ku bashkohet lumi i Bistricës me kâmbën e vet të Venetiko-sve dhe mbaron te goja e lumit të Artës (38042’ gjatësi lindore 3901’ gjânësi veriake) me një gjatësi pothuajse 180 km. Kjo vijë e kufinit prej vendit që u përmend shkon me lumin e Venetiko-s deri në majën 549, mbasandej, tue shkue drejt jugës mbas rrjedhës së një përroni që âshtë degë e Venetiko-s, kalon nga lindja e Kipurjos e shkon gjithnjë nga juga mbas atij prroni deri në Fonike (1288), ku pjek me kufirin e vjetër turko-grek të para 1912-ës, të cilin e ndjek deri te goja e Artës.
Kjo vijë përmbledh krahinat shqiptare jug-lindore të humbuna më 1912. Këto krahina kanë për qendra qytetet e Konicës, të Janinës e të Meçovës.
6.Kufini juguer
Kjo pjesë e kufinit të Shqipërisë ethnike përbâhet prej brigjeve të gjiut të Artës. Këto brigje të përthyeme tepër kanë një gjatësi pothuajse 93 km, qysh prej gojës së lumit të Artës e deri te qyteti i Prevezës.
Kjo vijë përfshin krahinën e Pogonit me qytetin e Voshtinës edhe krahinat e Sulit e të Çamëris me qytetet e Filatit, të Ajdonatit, të Margëllëçit, Pargës, Lurosit, Filipiadhës e të Prevezës.
Vendi gjeografik i Shqipërisë Etnike
Mbrenda kufijvet që u përmendën përmblidhen tokat e Shqipnis ethnike, të cilat shtrihen në anën jug-perëndimore të gadishullit të Ballkanit, mbi brigjet lindore të detevet të Jonit e të Adriatikut, prej jugu në veri, ndërmjet shkallëvet të gjanësis veriore 38057’ (Prevezë) dhe 43020’ (maja e Jankovit në V.P. të Novipazarit) edhe prej perëndimit në lindje ndërmjet shkallëve të gjatësisë lindore prej Ferros, 36040’ (=Sqepi i Luftës së Zezë=Crnirat) mbi Spizza-n edhe 39038’ (Kumarovo në lindje të Vranjës).
Për këtë flet edhe dijetari Georg von Hahn në veprën e vet “Albanesische Studien”, Vjenë 1854. Në faqen e parë të kësaj vepre ai thotë: Shqipnija shtrihet ndërmjet shkallëve të gjanësisë veriore 390 dhe 430, që do me thanë prej Prevezës deri në Novipazar.
Në rast se ka me u bâ rivendikimi i plotë i vendevet të humbuna në veri-lindje, më 1878, atëherë shenji veriak shënon shkallën e gjanësisë 43024’ (në Krivirt 1205 afër Karakoll Turska-s) edhe shenji linduer shënon 39052’ në Romanovcin e Sipërm në lindje të Mesuricës. Të gjitha krahinat që përmblidhen me qytetet e Kurshumlis, Prokupjes dhe të Leskovces, domethânë e tânë lagjeja e lumit të Toplicës, deri afër mbarimit të shekullit 19-të, kanë qenë të banueme me popullsi shqiptare. Këtë e vërtetojnë të gjithë shkrimtarët e dijetarët e paanshëm që i kanë shetitun ato anë. Vërtetimin më të mirë të kësaj që thamë e ban konsulli i përgjithshëm i ish-monarkis Austro-Ungare, Lipich-i. Shkrimet e këtij janë raportuem prej Karl Sox-it në studimin që ky bân në “Erleuterunq zu der ethnographische Karte der Evropaische Turkci”, botue në Mitteilungen der K.U.K.Geogr. Gesellscheft in Wien, Bd.XXI, 1878, faqe 177-183.
Këto vende me të vërtetë nuk kanë sot më një popullsi shqiptare (veç një pakicë shumë të vogël), pse barbarizmi, shovinizmi i qeverive serbe i ka shfarosë më një sistem e metodë që njifet edhe sot mbasi edhe në kohët e tashme âshtë tue i zbatuem po ato masa për zhdukjen e racës shqiptare nëpër viset e Kosovës e të Shqipnisë lindore.
Gjinden edhe sot shumë plaka e pleq të atyne viseve të humbuna më 1878, që rrojnë si emigrantë në viset e ndryshme të Kosovës e që mbajnë ndër mend edhe vuajtjet që kanë pasë prej serbvet; këto vuajtje ata ua kallzojnë me mallëngjim nipërvet e stërnipërvet të vet.
III. Justifikimi i kufijve të Shqipnis Ethnike
Caqet e shënueme për vendin gjeografik të Shqipnis Ethnike edhe kufijt e shënuem simbas përshkrimeve të bâme mâ nalt, kallzojnë me përpikeni fytyrën që ka pasë Shqipnija e vërtetë në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare, domethânë më 1878, në kohën kur të parët tanë të lidhun e të besatuem me besë shqiptare për me përballue rrezikun që i kërcënohesh vendit arbnuer, për copëtim, paten formue Lidhjen e Prizrenit.
Veprimtaria e Lidhjes së Prizrenit, megjithëse ka qenë e madhe, nuk ka mundun prap me e shpëtuem krejt atdheun pa u dhânun e pa u cunguem ky pjesërisht, sepse pat ndesh në kundërshtim jo vetëm të fqinjëvet lakmues por edhe të fuqive të mëdhaja të atëhershme me qytetni fallso të pluto e pseudo-demokracivet imperialiste të cilat i përkrahën e i ndihmuen me çdo mënyrë, sikundër dihet në histori, anmiqtë tanë tue u falë atyne tokat thjeshtë shqiptare.
Vendet shqiptare të shkëputuna nga Shqipnija e Veriut iu patën dhurue nga Kongresi i Berlinit të 1878-ës dy fqinjëve tonë sllav, Malit të Zi edhe Serbisë, pse këto u përkrahen me këmbëngulje në atë kongres prej Rusisë së Carvet që donte rritjen e fuqis sllave në Ballkan. Në këtë mënyrë Mali i Zi na pat marrë n’atë kohë këto vende: Tivarin, Ulqinin edhe Podgoricën bashkë me katundet e tyne, edhe Serbija na pat marrë po ashtu kazatë e Nishit e Kurshumlis, të Prokupjes, të Leskovcës dhe të Vranjës, që kanë pasë atëherë popullsi thjesht shqiptare. Një pjesë e kësaj popullsie u shfaros barbarisht prej pushtuesvet edhe një pjesë e sulmueme dhe shtypun rreptë u shtërngue të shpërngulet prej atyne visevet tue i lânë atje vatrat, trojet e vorret e stërgjyshëvet. Këta sot ndodhen të shpërndarë në ish-vilajetin e Shkodrës edhe në atë të Kosovës e madje në Turqi.
Mbas 34 vjetësh Shqipnis i ra edhe një herë coptim i dytë edhe mâ i rreptë se i pari. Ky copëtim u bâ në luftën e parë Ballkanike, më 1912. Këtë herë të tre fqinjët tanë, Mali i Zi, Serbia dhe Greqia, të përkrahun, si përherë, prej Rusisë Cariste, prej Anglisë edhe prej Francës, me vendimet e padrejta të Konferencës së Londonit më 1913, muarën prap sa deshën tokë shqiptare.
Mali i Zi këtë herë na muer të tânë prefekturën e Pejës me Jakovën, Plavën, Gucinen, Rugovën, Rozhajën edhe Beranen. Serbija na muer thuajse të dy ish-vilajetet shqiptare të Kosovës edhe të Manastirit me këto prefektura: Prizrenin, Jenipazarin edhe Shkupin (nga ish-vilajeti i Kosovës) edhe Dibrën e Manastirin (nga ish-vilajeti i Manastirit). Greqija edhe kjo na muer një pjesë të prefekturës së Korçës dhe të Serfixhesë (nga ish-vilajeti i Manastirit), një pjesë të prefekturës së Gjirokastrës edhe gjithë prefekturën e Janinës me Çamërinë. Qytetet e këtyre prefekturave janë përmendur më sipër (çështja e kufirit jugor).
Përpjekjet e malazezëve, serbëve (më vonë edhe jugosllavëve) edhe të grekëve për të zhdukun gjurmat shqiptare në këto treva, kanë qenë gjithmonë fort të mëdhaja e të rrepta. Ata tue mos pas asnjë droe nga bota e atëhershme me qytetni false, që i bânte veshët të shurdhët për ankimet e rënkimet e shqiptarëve, janë mundue me çdo mënyrë për t’ia mbërritun këtij qëllimi, kanë zbatue çdo masë barbare për shfarosjen e elementit shqiptar n’ato vise të pushtueme prej tyne. Asht e mundshme dhe e natyrshme që në disa vende, gjithë ato masa të panjerëzishme të kenë bâmë mjaft punë në dâmin e elementit shqiptar. Elementi shqiptar u shtyp, u ndrydh fort në të gjithë Shqipërinë e robnueme, nuk u përfill asnjë herë si një element njerëzor, iu mohue çdo e drejtë gjallnije, tue mos u përfillun jo vetëm si shqiptarë por edhe si njeri, u grabit, u gjobue me qëllime armiqësore, u zhvesh e u fik. Në shumë vende u shtërngue e u dhunue ta ndërrojë besimin e të bëhet orthodoks që kështu ta gjejë rrugën e humbne e të bëhet malazez, serb, bullgarë ose grek, sepse simbas mendësis që krijuan në të mirë të tyre, vetë të quajtunit shkrimtarë, politikanë e dijetarë serbë e grekë, elementin shqiptar muhamedan e quajshin “Arnaut”, “Arvanit” edhe e merrshin për serb e grek të shqiptarizuem. Këtij mendimi âsht ndër shumë të tjerë Spiridon Gopçeviçi, i cili në librin e vet “Makedonien und Altserbien” shkruan pa turp gjâna të këtilla të padrejta e komike. Shumë pseudoshkrimtarë të tjerë serb e grek të shtymë prej politikanëve të Beligradit e të Athinës, shkruejtën artikuj e botuan libra gjithfarësh, në të cilët banë gjykime me një mendësi të errët të fanatizmës fetare të Mesjetës për elementin shqiptar. Anekset e këtij elementi ata i morën për serbë, për bullgarë ose grekë, simbas vendit. Kjo mendësi ndër këta ishte krijuem qysh afër mbarimit të 18-it shekull e në fillimin e të 19-it shekull edhe me të drejtat që kishin fituar me përkrahjen e Rusis Cariste, me i pasë në tokat e Perandorisë Osmane kishat dhe shkollat serbe, bullgare edhe greke, liri kjo që shqiptari nuk pat mundun me e pasë asnjëherë. Ata qysh atëherë me ndihmën e Popvet e të Papasvet që predikojshin nëpër kishat edhe me mësimet e uçitelvet e të dhaskalëvet që mësojshin nëpër shkolla, patën mundun me e vu në zbatim këtë mendësi në sheshin e trojeve shqiptare që patën gjetë të lirë. Si mjerë ai ortodoks i elementit shqiptar që guxonte me e quajtun vehten shqiptar, si mjerë ai i tillë që kundërshtonte për propagandat që i bâheshin përqark për me shndrruem kombësin, si mjerë ai që i lente fëmijët të flasin shqip, jo vetëm në shkollë e në rrugë por edhe në gjinin e familjes, ai dënohesh fetarisht tue u shkishënuem ose dënohesh me vrasje nga fuqia ekzekutuese (komitaxhitë), ose dënoheshin prej qeverisë turke; pse priftënit edhe mësuesit bashkë me konsujt serbë, bullgarë, zakbe, grekë e rus carista ishin në bashkëpunim më të fortë me autoritetet e Turqisë për t’i ndjekun, për t’i spiunuem atdhetarët shqiptarë. Kush e di se sa mijë e mijë shqiptarë atdhetarë u morën në qafë, u masakruan, u internuan e u kalben në burgjet e largëta të Fezanit, të Jemenit, të Mosulit etj. për të vetmin faj se tue qenë shqiptarë nuk bindeshin me i ra mohit kombësis e me u bâ serbë, bullgarë ose grekë. Me këto plane djallëzore e të poshtërta fqinjët tanë shovinista kanë shkelun dhe kanë verbuar ndërgjegjen kombëtare të orthodoksve shqiptarë në të tri skajet e Shqipnisë Ethnike. Vetëm kështu shpjegohet puna pse të mos gjinden sot shqiptarë orthodoksë në skajet veriake (në Kosovë e në Malin e Zi), në skajet lindore (në Maqedoninë Perëndimore) edhe në skajet jugore (në pjesën e robnueme ndën grekët). Sikur të mos ngjante Rilindja Shqiptare më 1878 edhe sikur të mos kryqëzoheshin interesat e tyne me Shqipninë politike të sotshme do të ishin shkombëtarizue krejt në sajë të kishave e të shkollave serbe e greke, përpara të shpallunit të pamvarësisë sonë me 1912.
Përse ortodoksët shqiptarë të Kosovës e të Malit të Zi tue qenë me fizionomi të tipit shqiptar, tue i pasë të gjitha zakonet shqiptare, tue ditun edhe seicili fisin shqiptar që i përkiste, tue folë një serbishte çalamane me të folme të shqipes (gjë kjo që më ka qëllue shpesh ta vërtetoj edhe vetë) e quejshin veten serbë?! Sepse kujtimi i emnit të fesë ortodokse ndër ata ishte rrënjosun si synonin me kombësinë serbe e jo tjetër.
Përse në shumë katunde të Shqipnisë ethnike lindore (Maqedhoni Perëndimore), sikundër kam muejtun ta vërtetoj vetë, vetëm pleqtë e plakat e folshin me droe shqipen tonë me një të folme të kthjelltë e të kullueme, kur merrshin vesht se ai që kuvendonte me të nuk ishte bullgar ose tjetër kush, por veçse shqiptar, kurse djemt e vajzat e nipat e mbesat e tyne, tue mos ditun veçse pak fjalë shqipe na folshin vetëm bullgarisht? Përgjigjen e kësaj pyetje e gjenë gjithkush tue bâmë krahasimin me shpjegimet e para. Vetëm puna, pse ata pleq e plaka na e folshin me dreshtje e me sy të përlotun shqipen, gjen shpjegimin se këta i drojshin spiunët e komitaxhinjvet bullgarë, të cilët si fuqi ekzekutuese të propagandës së shkombëtarizimit të shqiptarëvet, me të marrunin vesh këtë punë i gjobitshin shumë rëndë ata edhe i masakrojshin pa mëshirë në shtëpinë e tyne natën. Sot bullgarët e këtillë të Maqedhonisë Perëndimore, me shtypjen jugosllave kanë fillue të serbizohen.
Po kjo gjendje e vajtueshme e shkombëtarizimit të elementit shqiptar orthodoks ka marrë hov e ka vijuem po kështu me të madhe edhe nëpër krahinat tona të skajeve jugore të Shqipnisë ethnike. Në shumë katunde të jugut me fizionomi thjesht shqiptare të greqizuem qysh në shekullin e 19-të, sot flasin një greqishte të shkatërrueme si përkthim të shqipes e me të folmen e saj. Në disa anë ata ende në dasma i këndojnë shqip kângët e vjetra të stërgjyshërvet të tyre edhe në mortet vajtimin e bâjnë shqip. Nëpër katundet e greqizueme tash së voni, mbas 1912-ës, vetëm pleqtë e plakat e flasin shqipen, kurse të rinjtë e të rejat, bijtë e bijat e tyne flasin greqishten.
Me këto baza të shtrembëta e me këto përgatitje propagande të tmerrshme u mbështetën fqinjët tonë shovinistë të pangopun për me i grabitun e me i përvehtësuem trojet tona arbënore. Qeveritarët serbë për t’u shërbye qëllimevet të tyne politike për kohët e mëvonshme shpikën e trilluen emnin e paqenë “Stara Serbia” që do me thânë “Serbia e Vjetër”. Ky trillim i emnit të Stara Serbias për herë të parë është pamë më 1846 në “Carte de la principauté de Serbié” prej Jean Bugarsky-it, e përpara asaj kohe as nuk âshtë ndëgjuem as nuk âshtë pamë kërkundi. Në të gjitha gjeografitë e shtypuna në gjuhën serbe para atij viti nuk haset aspak n’atë emen të çuditshëm.
Qeveritarët bullgarë të atëhershëm tue shkue mbas shembullit të serbëvet qysh më 1876, menjëherë mbas lidhjes së Traktatit të San Stefanos ndërmjet Rusisë e Turqisë, ringjallën termin gjeografik të vjetër të “Maqedonisë”, që u bâ më vonë një term tërheqës e magjik për bullgarët që lakmojshin edhe tokat e hueja përjashta Bullgarisë.
Këto dy sheshe të trillueme e të krijueme prej qeverive shoviniste serbe e bullgare, do me thanë “Stara Serbia” edhe “Maqedonia” shumë kohë nuk kanë pasë ndonjë vijë kufini të shqueme ndërmjet tyne, sepse të dy lakmuesit zgjanojshin kufijtë e sheshevet të propagandës së tyne mbas dëshirit tue i kapërcye caqet e njenës mbi tjetrën.
Po kështu edhe qeveritarët shovinistë grekë, për me ngjallun një shpirt lakmije në popullin e tyne, Shqipnin e jugut filluen ta quajnë “Epir”. Ata me këtë emër historik kanë dashun edhe duen gjithnjë me mbuluem fytyrën e tashmë të vërtetë të kësaj ane të Shqipnisë e me këto dokrra janë përpjekun t’i hedhin hi sysh botës, që të mos mundet me pamë e me gjykuem të vërtetën gjeografike të Shqipnisë jugore.
Përsa i përket elementit shqiptarë muhamedan, që kudo ndër tokat shqiptare të pushtueme e të robnueme përmbante shumicën ndër elementët e tjerë, fqinjët tonë, përveç mendësis së tregueme më nalt, kishin edhe këto mendësi të çuditshme; shqiptarët muhamedanë këta i merrnin për turq, sepse feja e re e importueme prej Turqisë gjatë shekujve të 13-të, 14-të e 15-të në Gadishullin e Ballkanit, u quajt atëherë, e madje quhet edhe sot, feja e turqve, edhe të kthyemit në këtë fe thirreshin dhe thirren turq, megjithëse gjuhën edhe fizionominë nuk e kishin të atillë [si] të turkut. Në të gjitha anët e Ballkanit kjo mendësi mesjetare, që përzien emnin e fesë me atë të racës, që i gjykon njerëzit vetëm mbas fesë tue mos i përfillun aspak racën, se cilës i përkasin ata, ka sjellun shumë pengime e ngatërresa në çështjen e zhvillimit të grumbujve të popujve (të kombevet), sepse shumë antarë të një populli janë thithun në këtë mënyrë prej një populli tjetër.
Anmiqtë e Shqiptaris e dijshin këtë mendësi ballkanike e qysh herët filluen të veprojnë për të mirën e politikës së tyre djallëzore. Shqiptarët muhamedanë i quajshin turq nergut edhe tue i përfillun si të këtillë i shtërnguen me çdo farë mase barbare të shpërngulen prej votrave të tyne e të shkojnë në Azin e Vogël në Turqi.
Shumë të vetëquejtun shkrimtarë serbë e grekë botuan broshura e libra, shkruejtën artikuj nëpër fletoret e tyne e të huaja për këto qëllime shoviniste. Qeveritë e Beligradit e të Athinës shpenzuan miliona e miliona për hirin e kësaj propagande të tmerrshme si brenda ashtu edhe jashtë shteteve të tyne tue blemë ndërgjegjen shumë gazetarëve e publicistëvet e mendjen pseudo-autorëvet të shteteve pluto-demokratike të imperialistëve.
Shovinistët serbë për realizimin e kësaj mendësije të shtrembët kanë pasë qenë të ndihmuem qysh me kohë prej pseudo-dijetarëve rus si Makoushef-i, Florinsky-i, Hilferding-u etj, të cilët si shërbëtorë të politikës cariste imperialiste që kishte për qëllim zgjerimin e sllavëvet në Ballkan, botuen artikuj e libra gjithfarësh kundër shqiptarëvet muhamedanë, të clët i quejtën të huaj, turq të ardhun në vendet e Malit të Zi, në Kosovë, në Maqedoninë Perëndimore e ngjeti, edhe i treguen mbarë botës nevojën që herët a vonë këta duhet të përzihen prej këtyre viseve e të çohen në Anadoll!
Aq shumë u rrënjos kjo mendësi ndër serbët sa që, si mbahet ndërmend e në shënim prej gjithkujt, në Skupshtinen (Parlamentin) e Beligradit, shpesh herë ngjante kur një deputet shqiptar ka pasë guximin me kërkuem ndonjë farë të drejte për banorët shqiptarë të Jugosllavisë ose është ankuem për shtypjen e mizorinat e zakonshme që u bâheshin këtyne nga autoritetet jugosllave, deputetët serbë të verbuem nga kjo mendësi e fanatizmë e kalbët, me gojë të shkumbueme u përgjigjeshin tue gërthitun me sa mujshin tue thanë kështu: “Vendi i juej i popullit që përfaqësoni nuk është këtu, ju edhe populli i juej jeni turq, shporruni në Anadoll, në Turqi!”.
Qeveritë e ndryshme jugosllave gjithmonë kanë zbatuem mësimin e mjeshtrit të tyne të vjetër Pashiqit, i cili si anmiku më i madh i shqiptarëve ka shkruejtun, ka vepruem edhe ka këshilluem pasardhësit e tij të veprojnë me këtë parim: me i zhdukun shqiptarët me çdo mënyrë, ose tue i masakruem, ose tue i fikun ekonomikisht, ose tue i shtyrë e tue i shtrënguem të ikin në Turqi! Ai gjithmonë thoshte se shqiptarët janë të rrezikshëm për racën sllave, duhet të pakësohet numri i shqiptarëve në viset jugosllave që kështu elementi serb të zejë vendin e tyne.
Me të vërtetë ky mësim u zbatue gjithnjë prej çdo qeverie jugosllave për dëmin e elementit shqiptarë muhamedan, në viset arbnore të robnueme. Të ikunit e qindra mijë shqiptarëvet në Turqi, gjatë 28 viteve të sundimit serb në Kosovë e në Maqedoni janë pemët e këtyre përpjekjeve anmiqësore. Qeveria serbe shumë vite radhë bâni gjuetin e shqiptarëve tue i quejtun egersina, i masakruan për t’i shfarosun, i dogjën e i poqën, i torturuan me mijëra me metoda barbare; por, më në fund, si u ngopën e shfryjtën dufin e tyne barbare me derdhjen e gjakut, panë se nuk ishte e mundun të shfaroset e të zhduket një popull i tânë me këto masa barbare në shekullin e 20-të, tue lânë në fuqi këto veprimtari të poshtëra vetëm për gjuejtjen e atdhetarëve nacionalistë shqiptarë, filluen me shtyrë e me shtrënguem grumbullin e popullsisë shqiptare që të emigrojnë për në Turqi. Për t’ia mbërritë këtij qëllimi sunduesit jugosllavë nuk kanë lânë gjâ pa bâmë, u kanë grabitun tokat më pjellore e ua kanë dhânë këto kolonëvet sllavë që kanë sjellë prej Banatit, prej Lika-s e prej Malit të Zi, tue i vendosun këta në katundet shqiptare. U kanë shumëfishue vetëm shqiptarëve taksat qeveritare e i kanë hypun deri në atë shkallë, aq që mos të munden kurrsesi t’i paguajnë e kështu për pak vjet të shiten e të përshiten me ç’kanë e ku kanë e të mbeten në vorfënin më të madhen bashkë me fëmit e tyne.
Lehtësitë më të mëdhaja ua bânë atyne që i kanë bindun të emigrojnë në Turqi. Këtyne për 24 orë u kanë krye formalitetet e pasaportat, ua kanë lirue djemt n’atë çast nga burgjet ose nga shërbimi ushtarak që ishin tue bâmë, u kanë falun taksat e u kanë bâmë lehtësime, vetëm e vetëm pse këta stërnipa të ilirëve, banorë autoktonë të këtyre vendeve, tue shkue në Turqi po lejshin sheshe të lira zgjanimi të sllavizmit dhe kështu zbatoheshin pika kryesore e programit të qeveritarëve jugosllavë.
Ata atdhetarë që guxojshin me ua mbushun mendjen atyne familjeve shqiptare të mos shpërngulen nga votrat arbnore, ata përnjëherësh humbeshin e zhdukeshin tue u masakrue prej njerëzish të panjohun ose kalbeshin në burgje. Sot me mijë atdhetarë, intelektualë shqiptarë, janë tue u dergjun nëpër burgjet jugosllave vetëm për këto faje e vetëm se si shqiptarë kanë pasë guxue ta mbrojnë shqiptarnin.
Qeverivet të ndryshme jugosllave, në lâmen e kësaj veprimtarie, u erdhën ndihmë edhe qeveritarët e Republikës së Turqisë. Këta të fundit tue deshtë me dëndësue popullsinë e rrallë të republikës së tyne, me një element puntuer e të gjallë, kanë favorizuem gjithmonë këtë politikë jugosllave. Kurdoherë janë pamë agjentat e Turqisë që endeshin ndërmjet qytetevet e katundevet të Shqipnisë së robnueme. Këta agjentë të përbërë prej civilësh e hoxhësh të paguem edhe prej qeverisë jugosllave, merreshin me punën e shpërnguljes së familjevet shqiptare prej trojevet arbënore e me punën e të çuarjes së tyne në Turqi.
Në kohët e fundit kjo punë e shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë në Turqi merr një hov edhe më të madh. Të dy qeveritë e interesueme, Jugosllavia dhe Turqia, bânë një marrëveshje për t’i shpërngulë 250 mijë frymë shqiptarë nga Jugosllavia në Turqi, porse ky plan i tmerrshëm i tyne, mbasi ndeshi në vështirësi financiare, lumtunisht ende ka mbetun pa u zbatue.
Edhe në tokën e Shqipnisë së Lirë ndodhen nja 25 mijë frymë emigrantë shqiptarë të ardhun nga pjesë të ndryshme të Shqipnisë së robnueme ndën Jugosllavi. Nji pjesë e këtyne, tue mos mundun me durue zgjedhen e rândë të serbëvet, kanë kaluem tue i kaluem kufijtë vjedhtas, me shiprt ndër dhëmbë, kështu kanë ardhë në Shqipnin e Lirë për me shpëtue jetën e tyne. Një pjesë kanë ardhë me pasaportë, porse vetëm këta e dinë se ç’kanë hjekun deri sa kanë mundun me i shti në dorë ato pasaporta, kur i kanë lypun këto nga autoritetet jugosllave e kur u kanë thânë se duem të dalim në Albani, ata, me një shikim të rândë e të vranët, u janë përgjegjun se mâ mirë do t’u binte të shkojshin në Turqi se sa për në Albani. Tue qenë se këta tonët ngulshin këmbë për me dalun në Shqipninë e Lirë, atëherë ata u thojshin që të paguajshin të gjitha taksat që i detyroheshin shtetit e mbasandej do të mundeshin me e marrë lejen e të shkuemes në Shqipni. Shqiptari i shkretë, që i kishte ardhë shpirti mu në hundë nga ajo robni e zezë, detyrohesh me u shitun e me u përshitun për t’i la të gjitha ato taksa të rënda që i ngarkoheshin nergut me trillime. Për këto, pra, edhe për t’i paguem avokatët serbë të cilët kinse do t’u delshin zot për nxjerrjen e pasaportit, endeshin me vite e me vite, shkundeshin xhepat e fikeshin kryekëput, e kur u mbushesh mendja atyne autoriteteve se me të vertetë të gjitha të hollat e shitjeve shqiptari i ka derdhun mbrenda në Jugosllavi, atëherë ia jepshin lejen e kërkueme. Me këtë gjendje të mjerueshme na kanë ardhun këtu emigrantët. Sa kontrast me punën e atyne që kërkojshin me shkue në Turqi! Shkakun e gjykon çdo njeri që i njeh dashakeqësitë e smirën që ka pasë Jugosllavia shoviniste për këtë çikë Shqipëri të cungueme që na pat mbetun pa u marrun e pa u shkelun prej asaj!
Një pjesë tjetër e emigrantëve shqiptarë të Jugosllavisë na kanë ardhun këtu në Shqipnin e Lirë edhe nga Turqia. Këta të emigruem së parit prej Jugosllavisë në Turqi përnjëherë e kanë pamë vehten e tyne në dhenat e largëta të përbuzun atje prej njerëzish të huej me fjalët më cenuese e fyese për kombësin shqiptare edhe të shpërndamun nëpër vende gjithfarësh simbas planit të autoritetevet turke që synojshin dobin e vendit të tyne me turqizimin e shqiptarëve të emigruem, e kanë pamë vehten e tyne pa asnjë shpresë që të përmbahen ma si shqiptar dhe prandaj u shtërnguen, si na thanë vetë, të bâhen emigrantë në fuqi katrore e të na vinë këtu, të shkëputun së gjithash për të marrë frymë lirisht. Më ka rënë me pamë ndër ata disa plaka e pleq që mbajshin mbi kurrizin e vet emigrimin në fuqinë e tretë, mbasi këta të mjerë vendin e lindjes e kanë pasë një herë në fushat e luginës së Toplicës.
Me këtë gjendje shpirtërore të mjerueme ndodhen me qindra mijë shqiptarësh të emigruem në Turqi. Këta gjithnji janë tue pritun agimin e ditës fatlume të drejtësisë që ka me ua liruem votrat e tyne nga robnija e rândë, janë tue pritun që t’u zgjatet një dorë shpëtimtare, e cila do të mundet me i sjellun ata prap në pragjet e vatravet të tyne, ku kanë lemun! Ky element i fortë, i pajisun me gjakun, me doket, me besën e me virtytet e ilirëvet, din mâ së miri të punojë sa të jetë jeta, besnik e i bindun ndaj ligjit e shtetit për të mirën e Nanës Shqipni.
Gjendja e elementit shqiptar muhamedan në Greqi ashtë porsi ajo e elementit shqiptar muhamedan në Jugosllavi.
Qeveritë e Greqisë në lëmin e veprimtarisë barbare për shfarosjen e këtij elementi kanë konkuruem me qeverinë e fqinjes së tyne veriore, Jugosllavisë. Taktika e këtyne ka qenë gjithnjë porsi ajo e qeverive të Jugosllavisë. Në barbarizmat e të dy palëve nuk mund të gjindet asnjë ndryshim, sepse të dy palët kanë synue po të njëjtin qëllim: TË SHFAROSUNIT E ELEMENTIT SHQIPTAR MUHAMEDAN NË TREVAT ARBNORE TË PUSHTUEME PREJ ATYNE SI EDHE TË SHKOMBTARIZIMIT TË ELEMENTIT TË KRISHTERË SHQIPTAR.
Për me mbërrimun në këtë qëllim, qeveritarët grekë, qysh me kohë, kanë bâmë plane të tmerrshme. Për zbatimin pikë për pikë të këtyne planeve kanë zgjedhë administratorë më të zotë edhe më të përshtatshëm dhe i kanë emnuem nëpër vendet shqiptare të pushtueme. Këta qeveritarë, në çdo anë të këtyne vendevet, me një zell fanatizme fetare e politike e me një program të caktuem filluen t’i zbatojnë planet qeveritare. Ky program kishte për qëllim greqizimin e Shqinisë Jugore e të Epirit, si e quejshin ata vetë këtë anë të Shqipnisë. [Kjo anë deri te Gjiu i Artës ka qenë edhe është tokë shqiptare. Shiko veprën anonime “DER AUFSTAND DER GRIECHEN IN EPIRUS, PESTH, WIEN, Leipzig, 1854, faqe 22. Shiko dokuentimet e veprës “LES REVENDIGATIONS ALBANAISES”, të Lumo Skendos, Lausanne 1919. – shënim i A. Gashit]
Greqizimi i Epirit ishte i siguruem deri diku tue i greqizue ortodoksët shqiptarë gjatë shekullit të 19-të, sikundër e kemi thanë më naltë, por duhesh zhdukur edhe elementi shqiptar muhamedan. Të zhdukunit e këtij elementi filloi të kryhet qysh pas mbarimit të Luftës Ballkanike të 1912-ës, kur grekët pushtuen Shqipnin e Jugut. Nuk lanë gjâ pa bâmë grekët për ta fikun elementin shqiptar muhamedan në këto anë; i dogjën katundet e shqiptarëve muhamedanë në këto anë, i zhbinë fare më 1914, simbas shembullit të vandalëve (shiko kartën përkatëse edhe aneksin nr.7 në “QUESTION DE KORITZA” të Demetre Kolovanit, Paris-shënim i A.Gashit), i vranë, i dogjën e i poqën sa munden; ata që shpëtuen morën malet me rob e fëmijë e u shpërndanë andej e këndej të ndjekun nga komitaxhinjt e Gjiritit (Kretos), nga andartët e Zografos e të Vardhas që ishin fuqia ekzekutuese e planeve të tmerrshme të shfarosjes së këtij elementi. Ata që munden me shpëtuem nga zjarri, pushka e shpata mizore e këtynevet, mezi munden me marrë frymë lirisht në ullishtet e Vlonës ku u dergjen e u farosën nga sëmundja e malarjes.
Vetëm në rrethet e prefekturave të Gjirokastrës, të Korçës e të Beratit u zhbinë më se 400 copë katunde shqiptarësh muhamedanë. Po kjo vepër barbare u zbatua edhe më tepër nëpër rrethet e Janinës e të Çamërisë.
Sot pamja e shkretë, në trajtë gërmadhash, e shumicës së katundeve të elementit shqiptar muhamedan, si këndej kufinit të Shqipnisë së 1913-ës, si edhe n’atë anë tjetër t’atij kufini, është dëshmia më e madhe e këtyne barbarive greke. Qindra mijëra shqiptarë të mbetun pa strehë e pa banesa u ligështuen nga të ftohtit, nga urija, nga mizoritë e emigrimit, humbën fëmijët e njomë edhe pleqtë e plakat e tyne që nuk mund t’u bajshin ballë këtyne vuajtjeve të tmerrshme. Aq u firosen nga numri i frymëve, saqë kur erdhi koha që të ktheheshin në gërmadhat e tyne, ishin përgjysmuem; me mijëra e mijëra individë shqiptarë vdiqën tue u masakrue, tue u djegë e tue u raskapitun prej këtyne barbarive të shekullit të 20-të (shiko librin “Shqiptarët” të George Fred Williamsit, përkthyer prej Shaban Ballës, Tiranë, 1934, f. 50 – shënim i A.Gashit).
Plani i qeveritarëve grekë zbatohej mâ së miri prej autoriteteve për dëmin e elementit shqiptar. Ankimet e rënkimet e shqiptarëve për këto të zeza nuk gjejshin kërkundi në botën e qytetnimit falso një shesh të mbarë dëgjimi, pse demokracitë e perëndimit në shtypin e tyne u delshin zot gjithnjë propagandave dhe përgënjështrimeve të fqinjëve tanë imperialista, të cilët e ushqejshin atë shtyp me buxhetin e tyne që kishin ndamë posaçërisht për këtë qëllim.
Grabitja e tokave shqiptare
Masa e dytë për fikjen ekonomikisht të elementit shqiptar muhamedan të mbetun në pjesën e Shqipnis së robnueme ndën Greqin, ishte konfiskimi i trojeve të tyre bujqësore. Qeverija greke, kinse për qëllimet e reformës agrare, pat hartue disa ligje. Këto ligje të hartueme me mjeshtëri të posaçme u zbatuen vetëm për tokat e elementit shqiptar muhamedanë e jo kurrë ndonjëherë për elementin grek të shtetit grek. Në këtë mënyrë djallëzore autoritetet greke duke u mbështetun mbi ato ligje e nxirrshin shqiptarin nga toka e vet pa i pague asgjë ose tue i pague një çmim pa vleftë. Tokat shqiptare të grabituna u jepeshin falas grekëve të sjellun prej visesh të tjera. Shqiptari i mbetun keq nuk mund të përmbahesh mâ, nuk mund të ushqente më fëmijët e vet e kështu shtërngohesh me dhimbje zemre me i lanë trojet, votrat edhe varrezat e stërgjyshëve e me emigrue në Shqipnin e lirë ose në Turqi.
Qeveritarët grekë, kur panë se nuk mund të zhdukesh një popull i tânë me masakrime, filluen me masat që përmendëm ma naltë t’i dëshpërojnë shqiptarët muhamedanë tue u grabitun tokat bujqësore. Veç kësaj, u vunë taksa të rënda e të papagueshme e kështu i fikën fare ekonomikisht. Këta të shkretë të dëshpëruar e të vorfënuem humbën çdo shpresë jetese e u shtrënguen të emigrojnë, shumë për në Turqi (pse ashtu dojshin autoritetet greke) edhe një pakicë në Shqipni (sepse pengoheshin me të gjitha mënyrat prej autoriteteve greke).
Deri më 1923, si thamë edhe më naltë, në periudha të ndryshme qenë të shtrënguem të ikin për në Turqi edhe gjetiu shumë mijë familjesh shqiptare të krahinave të ndryshme, si të Voshtinës, Filatit, Margëllëçit, të Prevezës, të Janinës e të tjera. Shumica e tyre shkuen mbas shtërngatës së tmerrshme të barbarizmave të Luftës Ballkanike të 1912-ës.
Më 1923, mbas luftës turko-greke, qe lidhun Traktati i Lausanne-s ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Në këtë traktat, veç të tjerash, ishte edhe puna e shkëmbimit të pakicave. Greqia muer 1 500 000 ortodoksë turq, tue i quejtun këta grekë pse ishin ortodoksë. Në vend të këtyne çoi në Turqi qindra mijë muhamedanë, shumica e tyne jo nga raca e verdhë turke, por nga raca e bardhë. Ndër këta që u çuen me përdhuni në Turqi ndodheshin më se 20 000 familje shqiptarësh që nuk dinin asnjë fjalë turqisht. Sadoqë këta u ankuan për këto padrejtësi pranë Komitetit të Shkëmbimeve që ndodhej me qendër në Stamboll, asnjëherë nuk iu muer parasysh ankimi, pse anëtarët e atij komisoni përbaheshin prej njerëzish të porositun prej qeverive të tyne të mos ua vinin veshin ankimeve të drejta të shqiptarëve. Kështu pra kemi humbun me qindra mijë frymë shqiptarësh nga Shqipnija e Jugut e pushtueme prej Greqisë me politikën e saj djallëzore. Sot këta shqiptarë të Shqipnisë së Jugut, të çuem me përdhuni në Turqi bashkë me vllaznit e tyne të Shqipnisë veriore e lindore, i kujtojnë me mallëngjim trojet e tyne, i vajtojnë vllaznit e të njoftunit e tyne të masakruem barbarisht prej serbëve e grekëve dhe presin gjithnjë që të vijë Dita e Drejtësisë, në të cilën ta shohin të liruem mëmedheun e vet e t’u zgjatet një dorë shpëtimtare që t’i marrin prej andej e t’i sjellë prap në vendet e tyne.
Shqiptarët e emigruem me përdhuni në Turqi, kur piqen njëri me tjetrin, fjalën e përditshme “Ç’kemi nga Kosova e Çamëria? Kur po na lirohen?”, e kanë gjithmonë në gojë dhe sa herë që e flasin mallëngjehen e përloten. Këta qindra mijë shqiptarë që ndodhen në Turqi duhet të kthehen në vendet e veta, kur të lirohen këto në ditën vendimtare të drejtësisë dhe shpenzimet për këtë punë duhet t’u ngarkohen shteteve që janë përgjegjës për fajin e randë që kanë bâmë tue dashtë nergut ta humbin e ta shfarojnë racën fisnike arbënore.
1.Gjendja e tashme e shqiptarëve në Shqipnin e robnueme ndën Jugosllavi e ndën Greqi
Përdhunimet e vrasjet, djegiet e pjekjet, nuk iu kursyen racës shqiptare nga qeveritë antipopullore të Jugosllavisë dhe Greqisë nëpër viset arbnore, megjithëkëtë shqiptarët, me shumicë e më një durim të pashoq, qëndruen të fortë në vatrat e tyne. Kjo është cilësija e një race të vjetër, që âshtë regjun e mësuem të heqi keq qysh në kohnat e vjetra të shkeljeve të barbarëvet. Nuk besoj të gjindet ndonjë racë tjetër, në fytyrën e tokës, që të mundet të qëndrojë në kâmbë mbasi të ketë vuejtun aq sa raca e shqiptarit.
Sot, me gjithë ato të vuajtuna, prap se prap vetëm në zgjedhën jugosllave (në pjesën e Podgoricës, Tivarit, Ulqinit, në ish – vilajetin e Kosovës e të Manastirit) ndodhen më se 1 200 000 frymë shqiptarë (serbët me statistikën zyrtare pohojnë vetëm një të tretën e kësaj sasie, tue i numërue dy të tretat po të asaj sasie si turq ose serbë muhamedanë të shqiptarizuem-shënim i A. Gashit), në një gjendje tepër të mjerueme, janë të fikun ekonomikisht, janë shtypun egërsisht, kanë mbetun pa shkolla në gjuhën amtare, janë lanë pa asnjë kredi bankare që âshtë fort e nevojshme për zhvillimin e tregëtisë, kurse serbëve të instaluem në vatrat shqiptare u jepen pa kursim ato kredina dhe çdo farë ndihme e përkrahje. Këta shqiptarë i mban të gjallë vetëm një shpresë, e cila âshtë “shpëtimi nga zgjedha e rândë dhe bashkimi me Shqipnin!”.
Presim me durim të thellë që t’ia mbërrijë dita e drejtësisë në të cilën të gjykohet fati i tyne dhe t’u zgjatet dora e fortë e shpëtimtarit që t’i shpëtojë nga ajo robni e zezë.
Këta përbajnë elementin mâ të fortë të racës shqiptare, këta janë luftëtarët e 1910-ës, 1911-ës, 1912-ës, në kryengritjet e Kosovës që luftuan për pavarësinë e Shqipnis dhe së fundi në pragun e luftës Ballkanike, fituan autonomin e katër vilajeteve, të Kosovës, të Manastirit, të Shkodrës e të Janinës (shih veprën “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare të vjetit 1912, shkruem prej Hasan Prishtinës, Shkodër, Sh. Françeskane, 1921, faqe 28, 29, 30-shënim i A. Gashit).
Edhe ndën zgjedhën e rândë të Greqisë, nëpër krahinat e Çamërisë, të Janinës, të Sulit, të Maqedonisë Jugperëndimore ndodhen më se 200 mijë frymë shqiptarë. Këta porsi vllaznit e tyne të robnuem në Jugosllavi, gjendjen e kanë të mjerueme, por të ndjekun e të dhunuem egërsisht janë dëbue përdhunisht që të ikin në Turqi, në Shqipnin e Lirë. Edhe këta i mban të gjallë vetëm shpresa e cila është “SHPËTIMI NGA ROBNIMI I GREKËVET DHE BASHKIMI ME SHQIPNIN”.
Ky element i fortë, punëtor e luftëtar ka me dijtun mâ së miri të jetë mirënjohtës ndaj dorës së fuqishme që ka me na shpëtue nga thonjt’ e pushtuesve barbarë.
2.Disa statistika për viset shqiptare të robnueme (pjesë nga studimi)
(Këto shënime janë nxjerrë prej librit “Albanais et Slaves” të Lumo Skendos, shtypun në Lausanne, më 1919-shënim i A. Gashit)
Në kohën e inspektorit të përgjithshëm turk Hysen Hilmi Pashës e tanë popullsia e Vilajetit të Kosovës ishte çmue 1 063 666 frymë, nga të cilat 754 631 ishin myslimanë, domethânë shqiptarë, sepse turqit gjithnjë i shënojshin shqiptarët si myslimanë; kështu pra Vilajeti i Kosovës ishte tre të katërtat shqiptarë e një e katërta sllavë (serbë e bullgarë), simbas politikës, megjithëqë në këtë vilajet hynin edhe disa kaza që ishin jashtë kufirit të shqiptarëve, sikurse Egri-Palanka, Malëshova, Ishtibi, Koçani, Karatova, Radovishta, Novi-Varoshi, Senica e Tashlixheja, që kishin sllav e turq. Po të mos i fusim në numër këto kaza, atëherë shqiptarët baheshin 85% e popullsisë së vilajetit të Kosovës.
Statistikat e fundit turke, që janë bâ disa muaj përpara Luftës Ballkanike, mund të merren si mâ të mirat e me mâ pak gabime se të gjitha të tjerat. Në këto statistika popullsia âshtë shënuem simbas fesë e jo simbas kombësisë e prandaj shqiptarët janë shënue myslimanë, përveç kësaj edhe nga ata që janë shënue serbë e bullgarë ka një shumicë të madhe që janë shqiptarë ortodoksë. Këto statistika të fundit turke na thonë se Vilajeti i Kosovës (bashkë me vendet ku s’ka shqiptarë, si Egri-Palanka, Ishtibi, Koçani, Karatova, Radovishta, Senica e Plavlja) ka gjithsejt 1 341 499 frymë të ndame sipas fesë kështu:
829 756 myslimanë, domethanë shqiptarë 64,14%.
226 528 serbë edhe shumë pak grekë (shumë shqiptarë ortodoksë) 18,80%.
204 021 bullgarë (shumë shqiptarë ortodoksë) 15,76%.
20 349 katolikë shqiptarë 1,50%.
147 protestantë shqiptarë.
3 171 çifutë 0,20%.
10 527 ciganë 0,60%.
* * *
Epaminondas Mavromatis, që ka qenë konsull i Greqisë në Shkodër më 1876 deri më 1881, jep këtë statistikë në një studim të vetin të botuem, më 1884:
Edhe këtu, sikurse edhe në statistikat e tjera të atyne kohëve, duhet ta kemi ndërmend se një pjesë e madhe e atyne që janë shënuem si serbë a bullgarë të krishterë janë shqiptarë ortodoksë e prandaj janë shënuem si sllavë.
Po ky shkrimtarë grek thotë se Maqedonija Perëndimore shqiptare përfshin Bitoljen (Manastirin), Prilepin, Ohrin, Kastorijen, Florinën, Kërçovën, Kolonjën edhe Korçën. Veç kësaj thotë edhe se Shqipnija gjeografike shtrihet prej Malit të Zi deri në Gjirin e Artës edhe prej Pindit në Malin e Sharrit.
Burimet:
AQSH, Fondi 144 – Koleksioni i hartave, Dosja 3.
AQSH, Fondi 161 – Mëkëmbësia e Përgjithshme, V.1941.
Fjalori Enciklopedik Shqiptar, vëllimi I, ”Kritalina-KH”, Tiranë, 2008.
Gani Demir Ratkoceri, Prof. Ahmet Gashi, rilindasi i fundit, “Albano Esperanto-Instituto”, Tiranë, 2008.
Gjatë viteve 2000, në Shqipëri u shfaqën partitë politike që avokuan dhe ishin të gatshme të luftonin për një Shqipëri të Madhe. Ata ishin Fronti Nacional Çlirimtar i Shqiptarëve (KKCMTSH) dhe Partia e Unitetit Kombëtar (PUK) që të dyja u bashkuan në vitin 2002 për të formuar Frontin e Bashkuar Kombëtar Shqiptar (FBKSh), i cili vepronte si organizatë politike për grupin militant të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare (AKSh). dhe përbëhej nga disa anëtarë të pakënaqur të UÇK-së dhe UÇK-së. Të konsideruar ndërkombëtarisht si terroristë të dy kanë kaluar në ilegalitet dhe anëtarët e tij kanë qenë të përfshirë në incidente të ndryshme të dhunshme në Kosovë, Serbi dhe Maqedoni gjatë viteve 2000. Në fillim të viteve 2000, Ushtria Çlirimtare e Çamërisë (UÇK) ishte një formacion paraushtarak i raportuar që synonte të aktivizohej në rajonin verior grek të Epirit. Partitë politike aktive vetëm në skenën politike ekzistojnë që kanë një pikëpamje nacionaliste janë Partia monarkiste Lëvizja e Legalitetit (PLL), Partia e Unitetit Kombëtar (PBKSh) së bashku me Ballin Kombëtar, një parti që ka kaluar pragun elektoral dhe ka hyrë në parlament. Këto parti politike, disa prej të cilave avokojnë për një Shqipëri të Madhe, kanë qenë kryesisht të parëndësishme dhe kanë mbetur në margjinat e skenës politike shqiptare. Çështja e Kosovës ka tërheqje të kufizuar në mesin e votuesve shqiptarë, të cilët në përgjithësi nuk janë të interesuar të zgjedhin partitë që mbrojnë kufijtë e rivizatuar për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Festimet e njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012 gjeneruan komente nacionaliste në mesin e elitës politike, kryeministri Sali Berisha iu referua tokave shqiptare që shtriheshin në Prevezë, Greqinë veriore dhe Preshevë, Serbinë jugore, duke zemëruar fqinjët e Shqipërisë. Në Kosovë, është shfaqur një lëvizje e shquar nacionaliste e krahut të majtë, e kthyer në parti politike Vetëvendosje (Vetëvendosje), e cila mbron marrëdhëniet më të ngushta Kosovë-Shqipëri dhe vetëvendosje mbarëshqiptare në Ballkan. Një tjetër parti më e vogël nacionaliste, Balli Kombetar Kosova (BKK) e sheh veten si trashëgimtare të organizatës origjinale të Luftës së Dytë Botërore që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin mbarëshqiptar. Shqipëria e Madhe mbetet kryesisht në sferën e retorikës politike dhe në përgjithësi shqiptarët e Ballkanit e shohin integrimin në BE si zgjidhje për të luftuar krimin, qeverisjen e dobët, shoqërinë civile dhe bashkimin e popullsive të ndryshme shqiptare.
Më 19 korrik 2020, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa u përball me reagime pasi shpërndau një imazh të një pankarte të lidhur me mbështetësit e nacionalizmit ekstrem shqiptar. I njëjti baner kishte ndezur polemika në ndeshjen e futbollit Serbi kundër Shqipërisë 2014. Në pankartë është paraqitur harta irredentiste e Shqipërisë së Madhe, ndërsa mbishkrimi, "autoktone". Në përgjigje, përdoruesit e Twitter-it, shumë prej tyre maqedonas, grekë, malazezë dhe serbë, e akuzuan këngëtaren për etno-nacionalizëm. Shkencëtari politik Florian Bieber e përshkroi postimin e Lipës në Twitter si "nacionalizëm budalla".
Në shkurt të vitit 2021, në një intervistë për Euronews, Albin Kurti, ish-kryeministër i Kosovës, tha se do të votonte personalisht për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Sipas raportit të Gallup Balkan Monitor 2010, ideja e Shqipërisë së Madhe u mbështet nga shumica e shqiptarëve në Shqipëri (63%), Kosovë (81%) dhe Republikën e Maqedonisë (53%), megjithëse i njëjti raport theksonte se shumica e shqiptarëve menduan se kjo nuk kishte gjasa të ndodhte.
Në një anketë të kryer nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), publikuar në mars 2007, vetëm 2.5% e shqiptarëve në Kosovë mendonin se bashkimi me Shqipërinë është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Nëntëdhjetë e gjashtë përqind thanë se donin që Kosova të bëhej e pavarur brenda kufijve të saj aktualë.
Sipas një sondazhi të vitit 2019 nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur që mbuloi 2,504 të anketuar në të dy vendet, 79.4% e të anketuarve shqiptarë të Kosovës ishin në favor të bashkimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, krahasuar me 82.9% të të anketuarve në Shqipëri. Të pyetur nëse do të ishin të gatshëm të paguanin një taksë për bashkim, 66.1% e të anketuarve në Kosovë ishin dakord, krahasuar me 45.5% në Shqipëri.
Çështja shqiptare në gadishullin ballkanik është pjesërisht pasojë e vendimeve të marra nga fuqitë perëndimore në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Traktati i Shën Stefanit dhe Traktati i Berlinit i vitit 1878 u caktuan shteteve të tjera territore të banuara nga shqiptarët, prandaj edhe reagimi i Lidhjes së Prizrenit. Një teori parashtron se Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Austro-Hungaria donin të ruanin një ekuilibër të brishtë në Evropë në fund të shekullit të 19-të.
Është e diskutueshme shkalla në të cilën grupe të ndryshme po punojnë dhe çfarë përpjekjesh po ndërmarrin grupe të tilla për të arritur një Shqipëri të Madhe. Nuk duket asnjë provë që diçka më shumë se disa grupe ekstremiste jopërfaqësuese po punojnë drejt kësaj kauze; shumica dërrmuese e shqiptarëve duan të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre. Megjithatë, ata gjithashtu duan që të respektohen të drejtat e njeriut të popullatës etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Greqi. Një shembull i shkëlqyer është marrëdhënia miqësore mes Malit të Zi dhe mbështetja drejt integrimit të popullatës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ka përfaqësim shqiptar në qeveri, parlamentin kombëtar, qeverisjen vendore dhe sektorin e biznesit, dhe nuk ka dëshmi të diskriminimit sistematik mbi baza etnike ose fetare kundër popullsisë shqiptare (ose në të vërtetë të ndonjë pakice tjetër).
Në vitin 2000, sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk do të toleronte asnjë përpjekje për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Në vitin 2004, në Kosovë u formua Lëvizja Vetëvendosje, e cila kundërshton përfshirjen e huaj në çështjet e Kosovës dhe bën fushata për sovranitetin e popullit, si pjesë e së drejtës për vetëvendosje. Vetëvendosje mori 12.66% të votave në zgjedhjet e dhjetorit 2010 dhe manifesti i partisë bën thirrje për referendum për bashkimin me Shqipërinë.
Në vitin 2012 u krijua Aleanca Kuq e Zi si parti politike në Shqipëri, thelbi i programit të saj është bashkimi kombëtar i të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre amtare.
Në vitin 2012, si pjesë e festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha foli për "trojet shqiptare" që shtrihen nga Preveza në Greqi në Preshevë në Serbi dhe nga kryeqyteti maqedonas i Shkupit në kryeqytetin malazez të Podgoricës. , duke zemëruar fqinjët e Shqipërisë. Komentet janë gdhendur edhe në një pergamenë që do të ekspozohet në një muze në qytetin e Vlorës, ku u shpall pavarësia e vendit nga Perandoria Osmane në vitin 1912.
Koncepti përdoret gjithashtu shpesh, veçanërisht me Iliridën (rajoni i propozuar perëndimor i Maqedonisë së Veriut), nga nacionalistët në qarqet e politikës maqedonase dhe serbe në përpjekje për të mbledhur mbështetje.
Kosova ka një shumicë dërrmuese shqiptare, që vlerësohet të jetë rreth 88%. Regjistrimi i vitit 2011 deklaroi një përqindje më të lartë të shqiptarëve, por për shkak të përjashtimit të veriut të Kosovës, një zonë e dominuar nga serbët, dhe një bojkoti të pjesshëm nga popullata rome dhe serbe në jug të Kosovës, këto shifra nuk janë të besueshme.
Pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut është një zonë me një pakicë të madhe etnike shqiptare. Popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut përbën 25% të popullsisë, duke numëruar 509.083 në regjistrimin e vitit 2002. Qytetet me shumicë shqiptare ose minoritete të mëdha përfshijnë Tetovën, Gostivarin, Strugën dhe Dibrën.
Në vitet 1980, disa organizata shqiptare u shfaqën në SR Maqedoni, veçanërisht në Vinicë, Kërçovë, Tetovë dhe Gostivar. Në vitin 1992, veprimtarët shqiptarë në Strugë shpallën edhe themelimin e Republikës së Iliridës, me synimin për autonomi apo federalizim brenda Maqedonisë. Deklarata kishte vetëm një kuptim simbolik dhe ideja e një shteti autonom të Iliridës nuk pranohet zyrtarisht nga politikanët shqiptarë etnikë në Maqedoninë e Veriut.
Pretendimet në Serbinë Qendrore (me përjashtim të Kosovës) janë në Luginën jugore të Preshevës, duke përfshirë komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ku ka një komunitet shqiptar. Në vitin 2001, shqiptarët llogariteshin të ishin 70,000 në zonë. Sipas regjistrimit të vitit 2002, përqindja e shqiptarëve në ato komuna ishte si vijon: Preshevë–31.098 (89%), Bujanoc–23.681 (55%), Medvegjë–2.816 (26%).
Pas Luftës së Kosovës (1998–99), Ushtria Çlirimtare Shqiptare separatiste e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit luftoi një kryengritje kundër qeverisë serbe, me qëllim shkëputjen e Luginës së Preshevës në Kosovë.
Pretendimet në Greqi janë Çamëria, pjesë të Epirit, vilajeti historik i Janinës.
Rajoni bregdetar i Thesprotisë në Greqinë veriperëndimore i referuar si Çamëria ndonjëherë përfshihet në Shqipërinë e Madhe. Sipas regjistrimit të vitit 1928 të mbajtur nga shteti grek, në prefekturën e Thesprotisë kishte rreth 20.000 çamë myslimanë. Ata u detyruan të kërkonin strehim në Shqipëri në fund të Luftës së Dytë Botërore pasi një pjesë e madhe e tyre bashkëpunuan me nazistët gjatë periudhës 1941-1944. Në regjistrimin e parë të pasluftës (1951), në zonë kishin mbetur vetëm 123 çamë myslimanë. Pasardhësit e çamëve myslimanë të mërguar (ata pretendojnë se tani janë deri në 170.000 që jetojnë në Shqipëri) pohojnë se deri në 35.000 çamë myslimanë jetonin në Epirin e Jugut përpara Luftës së Dytë Botërore. Shumë prej tyre aktualisht po përpiqen të ndjekin rrugë ligjore për të kërkuar dëmshpërblim për pronat e sekuestruara nga Greqia. Për Greqinë
çështja "nuk ekziston...
Shqipëria natyrale ose Shqipëria Etnike është hapi i fundit apo rezultati i Bashkimit Kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë.
Termi Shqipëria Etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe, siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.
Lufta në Kosovë
Kosova qëndroi si pjesë e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabartë të shqiptarëve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia
Lufta në Luginën e Preshevës
Lugina e Preshevës ndodhet ne jug të Serbisë, është e banuar nga shqiptarët. Etniksht ishte trojë e shqiptarëve por më vonë e morën serbët.Në vitin 2000 shqiptarët e luginës i kapen armët ne dor per clirim etnik per tju bashkuar shqipris per ata humben nga shteti i fuqishem sllav serbia edhe sot ata ndhodhen ne serbi
Lufta në Republikën të Maqedonisë
Veriore
Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.
Shqiptarët e Republikës së Maqedonisë( Veriore) në mbrojtje të Shqipërisë etnike (1941-1945)
Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.
Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.
Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.
Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.
Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.
Shqiptarët në Mal të Zi
Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit. Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë. Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.
Shqiptarët në Sanxhakun e Pazarit të Ri
Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është tregut tregutregui Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.
Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.
Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.
Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.
Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Pështër, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Pështër : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.
Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).[2]
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit.