Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/11/01
Gjendet “super arma” e Adolf Hitlerit: “E fshehur” në një fushë në Angli!
Adolf Hitleri, çfarë kishte thënë për shqiptarët para 77 vitesh

Në një bisedë të regjistruar me 4 qershor të vitit të 1942 mes Adolf Hitler dhe Presidentit të Finladës, Mannerheim, në një siguri tërësisht private, lideri nazist duke folur për dështimin e planit ‘’Babarossa’’ dhe dështimet e pushtimeve italiane në Afrikë nuk lë pa përmendur edhe rastin e Shqipërisë.
Ai i thotë Mannerheim se do të futej në Ballkan drejt Greqisë dhe Shqipërisë, pikërisht aty ku Italia kishte pushtuar.
Në fakt Hitleri vetë nuk e ka konsideruar më parë Shqipërinë si një vend për tu pushtuar, por ai ishte krejtësisht kundër pushtimit të Shqipërisë nga italianët, prandaj së shpejti duhej të dërgonte forcat e tij në këtë vend.
Hitleri fliste i qetë rreth kësaj bisede private sepse ishte i sigurt që nuk po inçizohej, por dikush po dëgjonte me interes.
Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër ariane", për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte "vend të vogël romantik të Ballkanit".
Lideri nazist i Gjermanisë, shqiptarët i konsideronte për "racë të pastër ariane", për “trima dhe fisnikë”, kurse Shqipërinë e cilësonte "vend të vogël romantik të Ballkanit". Në shërbim të tij, ka qenë një agjent shqiptar, kurse në divizione ka patur shtatëmijë shqiptarë. Sipas disa shënimeve, thuhet se kryqi i thyer i Hitlerit, ishte simbol në Iliri dhe se ka përfaqësuar bashkimin e dy Z-ve, që do të thotë Zeusi - perëndi ilire. Më poshtë janë disa citate për shqiptarët, nga historianë dhe personalitete të kombësive të ndryshme.
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: "Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)".
Nikolla Jorga: "Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
Maximilian Lambertz: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.
Lamartini: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”.
M. Huacunthe Hecquard: “Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
Lord Bajroni: “Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Henry Noel Brailsford: “…Shqiptari ‘primitiv’, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Gjusepe Katapangu: "Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël"!
Agostino Ribeco: "Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali".
Braisllav Nusic: "Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë".
Dushko H. Konstantinov: “Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan".
Edvin Jasques: "Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…".
Edvin Pears: "Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër".
Maks Myle: "Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës."
Fanulla Papazogllu: "Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri".
Gos Xhen: "Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene".
Gustav Majer: "Shqiptarët janë Ilir të rinj".
Gjorgj Hahni: "Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve".
Haki Pasha: “Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi".
Harold Whitehal: "Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe".
Henri Braisford: "Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton"
Johan Fon Han: "Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja".
Jovan Cvijiq: "Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot".
The Chicago Tribune, Wilson: Nëse më jepet mundësia, do t’i ndihmoj sërish shqiptarët…
Nga Aurenc Bebja
“The Chicago Tribune” ka botuar, të enjten e 23 shkurtit 1922, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me telegramin e veçantë që Woodrow Wilson i ka dërguar asokohe Ambrose Kelly-t, botuesit të vetëm të një gazete amerikanë në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Wilson vlerëson Shqipërinë
Ambrose Kelly nga Mechanicsville, N.Y., i cili gëzon dallimin si botuesi i vetëm i një gazete amerikane në Shqipëri dhe një nga gazetat e pakta të çdo lloji në atë vend, sapo ka marrë një telegram nga Woodroë Wilson, duke i uruar mbarësi në botimin e tij.
Gazeta, e përjavshme, i kushtohet punës së Kryqit të Kuq të të Rinjve në Shqipëri dhe botohet në shtypshkronjën e qendrës së trajnimit manual për fëmijët shqiptarë nga organizata amerikane e fëmijëve. Ajo mban emrin “Yuniatieta – Tungjatjeta”, që në shqip do të thotë “How do you do – Si je”.
“Interesimi im dhe simpatitë e mia kanë qenë thellësisht të angazhuar në fatet politike të Shqipërisë dhe asgjë nuk do të më ofronte kënaqësi më të madhe sesa t’u bëja atyre një shërbim shtesë nëse do të kisha fatin të kem këtë mundësi në të ardhmen.”
Në kabllogramin e z.Wilson nuk mungojnë gjithashtu përshëndetjet për punonjësit e Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri.
Servil me të huajin, kapadai me kosovarin!
Edmond Arizaj
Ndoshta nuk u ka rënë në sy. Ndoshta është bërë situatë aq e zakonshme, sa nuk bën më përshtypje. Ndoshta jemi shndërruar. U bënë disa javë që mediat ngazëllehen nga rrëfime të ndonjë të huaji që shkruan në blogje se sa mirë ia ka kaluar në Shqipëri, sa pak paguhej, sa të virgjëra i kishim vendet etj.
Rrëfime të tilla që gjen kudo, edhe kur njerëzit shkojnë në Kongo, Bangladesh a Kirgistan. Do kënaqesha më shumë sikur të shkruanin se çfarë ofrojnë shqiptarët dhe jo natyra, por gjithsesi tani për tani mjaftojnë që ndonjëherë shkruajnë mirë. Nuk do të qëndrojmë tek ata-ato që shkruajnë, për një, dy, apo tre ditë që kanë kaluar në vendin tonë sa për të hedhur një sy; do të doja që të paktën një prej këtyre shkrimeve të niste: “Ishte hera e dytë që kthehesha në Shqipëri…”
Nejse! Nuk më vret qëndrimi dhe sjellja jonë gati-gati e përulur, servile as që diskutohet, ndaj këtyre blogistëve, apo udhëtarëve. Jo, aspak. Më vret surrati ynë i dytë. Nuk e përdor dot fjalën fytyrë. Ajo sjellja jonë karshi shqiptarëve të Kosovës. Një dikush shkruante: “Mos hajdeni se na bëni pis plazhin”! Për kosovarët. Një tjetër i mbante ison diku tjetër: “Këta janë si tufat”! Dikush në një vend tjetër: “Fshatarët e pagdhendur…”, e plot të tjera. Ishin në të njëjtat vende, ku pak më sipër komentohej plot ëmbëlsi, dashuri e pekule një amerikane se kishte shkruar që në Shqipëri haheshin prodhimet e detit shumë lirë. Një kontrast kaq i rëndë në ndyrësinë e tij.
Më kujtohen kosovarët pas luftës, pasi vendi u çlirua. Vinin në radhë të gjata në “nanën Shqipni” për të pushuar. Pa ankesa. A e dini se cila ka qenë fjala më e përdorur në Durrës përgjatë viteve 2000-2005? “I rrasa”. Po, po. Dhe përdorej për kosovarët kur i fusnin familje-familje, nga gjashtë-shtatë persona në ca dhoma ku s’kishte energji, uji me orar, e gati asnjë orendi. E mbani mend situatën energjetike në ato vite? E pra, shqiptarët e Kosovës nuk ankoheshin. Nuk mund ta kuptoj ç’ndjenin këta njerëz që pranonin ato kushte, veç të rrinin e pushonin në Shqipëri?!
Çfarë malli a halli i shtynte? Çfarë dashurie? Ata vazhdonin me stoicizëm, vit pas viti, të vinin në vendin tonë, të derdhnin paratë pa marrë asnjë shërbim dhe të ktheheshin andej nga erdhën, duke marrë me vete edhe të qeshurat tona tallëse. Madje pa harruar të thoshin përherë: “Nana Shqipni!”. Ne nuk i falënderuam kurrë. Ardhja e tyre masive, verë pas vere, pushimet në Shqipëri, atëherë kur vendi ynë sapo kishte dalë nga shkatërrimi financiar, kërkesat minimale të tyre, mbajtën në jetë mini-bizneset familjare në bregdetet shqiptare. Një fije oksigjen edhe për vetë Shqipërinë. Turizëm patriotik u quajt. Do ta quaja heroik…
Sot e kemi kapur veten. Presim amerikanen e radhës që pasi ka vizituar gjithë Mesdheun; vjen e kalon një ditë edhe në një vend që quhet Shqipëri, për ta hedhur si shkrim interesant në blogun e saj, njësoj si herën e parë kur pa luanë në Afrikë. Dhe ne egzaltohemi pa masë. E, nga ana tjetër, shtyjmë me këmbë atë familjen kosovare që ka 15 vjet që vjen në bregdetin tonë, duke harxhuar pa hesap, veç të jetë në dheun e “nanës Shqipni”. Por, sigurisht që një ditë edhe ata do të mërziten prej nesh, teksa lexojnë përditë e përherë këto fjalët tona të idhta e të pavendtta, e shohin këto mediat tona që nuk ua presin hovin të paditurve të tillë, që barazojnë dy lëkurë bananesh të hedhura në rërë, me 200 euro që harxhon në ditë ai kosovari.
Dhe, mos kujtoni se në terren situata është më e lehtë. Është akoma më e rëndë… Më e pakta të kuptojmë më të thjeshtën: amerikanë, evropianë, aziatikë vijnë e ikin, kosovarët janë tanët dhe po ikën ata, turizmin dhe bregdetin nuk e mbajnë dot veç drejtorët e Tiranës dhe skifterët e Laçit. Të mos bëhemi hipokritë. Nuk krahasohemi dot as me Greqinë, as me Kroacinë, as me Malin e Zi. Nëse do ishte kështu, edhe tek ne do vinin miliarderët, por vijnë vetëm aventurierët me çanta shpine. Ndaj mos i ofendoni kosovarët. Mos u tregoni kapadainj me ta. Mirënjohja është falas.
SHBA duhet të qëndrojë me Kosovën
Nga Eliot L. Engel, ish-kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, publikuar nga revista Foreign Policy.
Dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan është më e madhe sesa mbështetja që ka dhënë për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
Si ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe gjatë më shumë se 30 viteve punë në Dhomën e Përfaqësuesve, kam ndjekur nga afër politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit dhe kam qenë i kënaqur nga mbështetja e Uashingtonit për demokracinë, sundimin e ligjit dhe përpjekjet për të luftuar korrupsion në këto vende.
Por, megjithëse në përgjithësi mbështes atë që po bën administrata e Presidentit Joe Biden brenda dhe jashtë vendit, kam shqetësime për trajtimin e mosmarrëveshjes së vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga Departamenti i Shtetit.
Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Europës e njohën Republikën e Kosovës në vitin 2008, kur vendi i vogël shpalli pavarësinë nga Serbia. Më pak se një dekadë më parë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO ndaluan spastrimin e egër etnik të popullatës shqiptare etnike të Kosovës nga i forti ish-jugosllav, Slobodan Millosheviç.
Ky ishte një sukses i madh i politikës së jashtme për Perëndimin dhe u pasua nga vite të tëra të mbështetjes së fuqishme të SHBA-së për Kosovën. Por që atëherë, Serbia dhe Rusia kanë bllokuar përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara dhe për të fituar njohjen e plotë në mbarë botën, dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-ve kohët e fundit është dukur më pak i gatshëm për të mbështetur ushtrimin e sovranitetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj.
Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka kërkuar të kryejë funksionet normale të qeverisjes brenda kufijve të saj, por është përballur me dënimin dhe madje edhe ndëshkimin nga Shtetet e Bashkuara.
Kur Kosova u përpoq që të gjithë qytetarët e saj, përfshirë serbët etnikë në veri, të përdorin targat e saj dhe jo ato të Serbisë, Departamenti i Shtetit kritikoi ashpër Kosovën.
Kur Kosova kërkoi që kryetarët e komunave, të zgjedhur me votë, (të cilët ishin shqiptarë etnikë për shkak se serbët etnikë bojkotuan votimin), të fillonin punën në zyrat e tyre në veri të Kosovës – një funksion themelor dhe normal i një qeverie demokratike – SHBA, Sekretari i Shtetit Antony Blinken “dënoi ashpër” republikën e re dhe paralajmëroi dënime për vendin.
A e dënoi Uashingtoni presidentin serb Aleksandar Vuçiq për presionin ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotonin zgjedhjet? Jo. A e dënoi grupin e vogël të serbëve që sulmuan Forcën e NATO-s në Kosovë, duke plagosur 30 paqeruajtës?
Mezi—dënoi dhunën, por nuk foli për sulmuesit. A e dënoi Serbinë për nxitjen e qytetarëve serbë etnikë të veriut të Kosovës që të refuzojë në mënyrë agresive përdorimin e targave të vendit ku ata jetojnë? Jo. A i ka dënuar veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”? Përsëri, mezi, nëse fare.
Me hezitim kam arritur në përfundimin se në mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Uashingtoni ka qetësuar presionin e njeriut gjysmë autokratik – Vuçiqin – dhe është bërë vetë një ushtrues presioni, duke frikësuar Kosovën, që është më e vogël dhe me cenueshme. Është sjellje që nuk i nderon Shtetet e Bashkuara dhe është koha për të riparë këndvështrimin.
Serbia po largohet nga demokracia dhe Perëndimi që kur Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit erdhi në pushtet në Beograd më shumë se një dekadë më parë. Sipas Freedom House, një organizatë joqeveritare që ndjek të drejtat e njeriut dhe liritë civile në mbarë botën, partia SNS në pushtet “ka gërryer në mënyrë të vazhdueshme të drejtat politike dhe liritë civile, duke ushtruar presion mbi mediat e pavarura, opozitën politike dhe organizatat e shoqërisë civile”.
Për më tepër, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së raportoi në vitin 2019 se “pas zgjedhjeve të Serbisë të vitit 2012, SNS ndërmori hapa për të rritur marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë”. Që atëherë, lidhja Moskë-Beograd ka vazhduar. Në të vërtetë, Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës – gjë që e ka bërë çdo vend tjetër në Evropë (përveç Bjellorusisë).
Pra, çfarë po ndodh? Pse Shtetet e Bashkuara janë kaq të shpejta për të dënuar Kosovën dhe ngurrojnë kaq shumë për të dënuar Serbinë? Dhe si ta përfundojmë këtë spirale në rënie dhe t’i rikthejmë njëfarë kuptimi politikës së SHBA-së?
Unë besoj se në dritën e luftës në Ukrainë, dëshira e Uashingtonit për stabilitet në Ballkan ka tejkaluar mbështetjen e tij për demokracinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Presidenti amerikan ka një meritë të madhe për mënyrën se si administrata e tij po udhëheq Perëndimin në mbështetje të Ukrainës.
Por dëshira e tij e zjarrtë për të ruajtur stabilitetin në Europë ka shtrembëruar pikëpamjen e administratës së tij për konfliktin e gjatë midis Serbisë dhe Kosovës. Uashingtoni tani po e qetëson Vuçiqin në një përpjekje për të ulur tendencat e tij për të fryrë konfliktet.
Natyrisht, Shtetet e Bashkuara duan që si Kosova ashtu dhe Serbia t’i bashkohen institucioneve kyçe euro-atlantike, përfshirë Bashkimin Europian dhe NATO-n, si shtete paqësore dhe demokratike. Por tani, administrata e Bidenit duhet të mbështesë Kosovën pasi kjo forcon demokracinë e saj dhe konsolidon sovranitetin. Në vend të kësaj, po bllokohet Prishtina nga frika se Beogradi gjysmë-autokratik mund të ndezë flakët nacionaliste dhe t’i vërë flakën fuçisë së barutit që ka kultivuar në veri të Kosovës.
Diplomatët amerikanë argumentojnë se nëse vetëm Kosova do të zbatonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASMM) – një shoqatë e propozuar e komunitetit që ka një farë aftësie për të koordinuar aktivitetet lokale – në veri të saj, atëherë të gjithë mund të ecnin përpara.
Kosova ka premtuar krijimin e ASMM-së në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe duhet ta bëjë këtë. Por ASMM nuk do ta zgjidhë problemin themelor – kundërshtimin agresiv të Serbisë për një Kosovë të pavarur – i cili vetëm sa forcohet kur Uashingtoni nuk kundërshton veprimet e gabuara të Vuçiqit.
Në fund të fundit, nëse do të krijohet ASMM, të njëjtat parti do të kenë të njëjtat interesa dhe do të tërheqin të njëjtat leva për të arritur të njëjtat synime. Dhe Vuçiç do të vazhdojë të nxisë separatizmin dhe dhunën.
Natyrisht, është gjë e mirë që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë përpjekur të ecin përpara me normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Megjithatë, normalizimi do të thotë gjëra mjaft të ndryshme për secilën palë.
Ndërkohë, politika për qetësimin e Serbisë nuk po funksionon dhe është koha për të ndryshuar kursin. Administrata Biden ndërmori hapin e parë në këtë drejtim javën e kaluar, kur Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj shefit të spiunazhit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të “korrupsionit të avancuar … duke përmendur dhe përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës” dhe duke përdorur “pozitat e tij publike për të mbështetur Rusinë , duke lehtësuar aktivitetet keqdashëse të Rusisë që të degradojnë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.”
Por këto aktivitete kanë vazhduar në të gjithë qeverinë serbe për vite me radhë, dhe është koha për të bërë një shkëputje të vërtetë me të kaluarën.
Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin demokracinë, sundimin e ligjit dhe shtypin e lirë, si dhe të kundërshtojnë korrupsionin. Këto dukuri janë në rënie në Serbi, por janë në rritje në Kosovë.
I bëj thirrje administratës së Biden që t’i kthehet parimeve bazë: Rifokusimi në vlerat e SHBA-së dhe ndalimi i ngacmimit të Kosovës. SHBA-të duhet të ribalancojnë politikën në Ballkan për të mbështetur ata që i përqafojnë ato prioritete dhe të kundërshtojë ata që nuk e bëjnë këtë.
Ku gaboi Washingtoni – çdo lëshim ndaj Beogradit inkurajon Kremlinin!
Nga Janusz Bugajski
Uashingtoni pretendon se duke i bërë elozhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, po e largon atë prej Moskës dhe kështu po krijohet një front i përbashkët kundër regjimit të Putinit. Por faktet dëshmojnë të kundërtën. Çdo lëshim ndaj Beogradit ose mosdhënie llogarie për veprime provokuese e inkurajon Kremlinin.
Zyrtarët rusë përllogarisin se Perëndimi do të vazhdojë të lëshojë pé për të shmangur dhunën, ndonëse politika e qetësimit ka më shumë gjasa të çojë në konflikt të armatosur.
Moska e konsideron Ballkanin Perëndimor si pasuri strategjike, që zgjeron shtrirjen e saj gjeopolitike dhe që minon institucionet euro-atlantike. Nxitja e mosmarrëveshjeve kontribuon si në turbullimin e rajonit ashtu edhe në ndarjet e përgjigjeve të ndërkombëtarëve.
Moska gjithashtu kërkon të diskreditojë SHBA-të dhe të ulë ndikimin e tyre (në rajon), përmes krijimit të aleatëve që varen nga mbështetja diplomatike ruse dhe korrupsioni financiar. Për të përmbushur këto objektiva strategjikë, Moska ndihmon duke promovuar nacionalizmin ekspansionist të Serbisë.
Duke mos pranuar të kritikojnë publikisht autoritarizmin e Vuçiçit dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës, SHBA-ja e ka ngritur atë në statusin e përçarësit kryesor rajonal të Moskës. Javët e fundit, Beogradit i është lejuar të vendosë ushtrinë e tij përgjatë kufirit të Kosovës, të kërcënojë me ndërhyrje të armatosur kinse për të mbrojtur pakicën serbe, të mobilizojë huliganë për të sulmuar paqeruajtësit e NATO-s, zyrtarët e Kosovës dhe gazetarët lokalë si dhe të rrëmbejë policë të Kosovës.
Në vend që t’i bëjnë presion Beogradit duke i vendosur sanksione të rënda diplomatike dhe ekonomike, për trazirat, të dërguarit e Perëndimit, kryesisht, kanë fajësuar qeverinë në Prishtinë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se të sulmosh Kosovën se ka zbatuar kushtetutën e vet në të gjithë territorin e saj i shërben dobësimit të shtetit dhe është në interes të Moskës, pasi kështu humbin rëndësinë vite e vite promovimi të demokracisë dhe të shtetndërtimit amerikan.
Rreth 15,000 serbë në katër komunat veriore të Kosovës, nga një popullsi totale serbe prej më pak se 100,000 vetash, bojkotuan zgjedhjet komunale të Prillit 2023. Si rezultat, kandidatët shqiptarë dhe boshnjakë etnikë u zgjodhën me pjesëmarrje të ulët vendore.
Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se zgjedhjet ishin në përputhje me kërkesat kushtetuese të Kosovës, por, më pas, kur Beogradi nxiti dhunë, u tërhoq, duke pretenduar se rezultatet nuk ishin një zgjidhje politike afatgjatë.
Gjithashtu, Uashingtoni akuzoi Prishtinën se kishte provokuar trazira, në vend që të drejtonte gishtin nga burimi i vërtetë i përplasjeve, pra bandat e paguara nga agjencitë e sigurisë së Serbisë. Rezultati përfundimtar ishte nxitja e veprimeve të mëtejshme antishtetërore dhe largimi i vëmendjes nga e vetmja zgjidhje afatgjatë: njohja reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ambasadori amerikan në Prishtinë madje deklaroi se Uashingtoni do të zbatojë sanksione kundër Kosovës pas trazirave serbe, duke përfshirë anulimin e pjesëmarrjes së Prishtinës në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender Europe 2023”. Me fjalë të tjera, politikëbërësit amerikanë e përjashtuan Kosovën nga një ombrellë sigurie që Moska dëshiron ta çbëjë.
Ambasadori po ashtu ka pohuar se SHBA-të do të ndërpresin të gjitha përpjekjet për të ndihmuar që Kosova të njihet nga pesë shtetet e mbetura të BE-së dhe do të ndalojnë procesin për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Ndërsa Komisioni i BE-së i dhuroi Moskës planet për pezullimin e fondeve, të vizitave të nivelit të lartë dhe çfarëdo veprimi në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën.
Presioni i diplomatëve perëndimorë ndaj Prishtinës për të krijuar një Asociacion të Komunave Serbe do të gërryejë më tej autoritetin e qeverisë dhe do të rrisë përfshirjen e Beogradit në përçarjen e institucioneve të Kosovës. Kjo do të hapë një tjetër shteg për Moskën në rajon, të ngjashëm me atë të entitetit të Republikes Serbe në Bosnje-Hercegovinë.
Uashingtoni dhe Brukseli gjithashtu do i japin dorë projektit “Bota Serbe” duke mos marrë parasysh, në shumicën e rasteve, të drejtat civile dhe të pakicave jashtë Kosovës. Gati 100,000 shqiptarë përbëjnë shumicat e mëdha në dy komuna në luginën e Preshevës, por kanë shumë më pak të drejta se serbët në Kosovë dhe janë gjithnjë e më shumë subjekt i presioneve të qeverisë (serbe).
Duke e përqendruar politikat e SHBA-ve në Serbi, me një kosto të paguar nga fqinjët e saj, Uashingtoni po përsërit gabimet që ka bërë me Rusinë. Duke qetësuar Moskën në kurriz të Kievit dhe duke dështuar të sigurojë frenimin ushtarak ose anëtarësimin në NATO të Ukrainës, Uashingtoni inkurajoi pushtimin e saj nga Rusia.
Një skenar i ngjashëm po shpaloset tani në Ballkanin Perëndimor, ku Kosovës dhe Bosnjes i bëhet presion të heqin dorë nga sovraniteti i tyre.
Vuçiç mund të lejojë që rezervat e vjetra të municionit të dërgohen në Ukrainë për të qetësuar Uashingtonin, por ai tallet, vazhdimisht, me zyrtarët amerikanë nepërmjet lidhjeve të tij me Rusinë. Ai dërgon rregullisht ministrat e vet për t’u takuar me homologët e tyre rusë, nënshkruan marrëveshje energjetike e marrëveshje të tjera ekonomike dhe lejon që Serbia të përdoret si qendër për mbledhjet e inteligjencës ruse dhe luftërat e informacionit antiperëndimor.
Ndërkohë, Uashingtoni injoron lidhjet e korruptuara kriminale të Vuçiç dhe as nuk mundet ta kritikojë atë për marrëdhëniet e tij të ngushta me kriminelët e luftës që sundojnë Rusinë.
Politika të tilla të gabuara thjesht do ta inkurajojnë Kremlinin që të vërë në lëvizje Vuçiç për të destabilizuar më tej rajonin.
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...





