Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/13

Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se shteti ka dështuar në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura në Shkodër.

“Dukagjini është kthyer në Lazarat”, gazetarja Hoxha: – Po kërcënohen policët Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se shteti ka dështuar në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura në Shkodër. Hoxha tha se Dukagjini është kthyer tashmë në një Lazarat të vogël dhe policia e të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thepisur. Paratë e drogës shpjegoi gazetarja, sjellin përplasje mes grupeve kriminale dhe policia gjendet e pafuqishme përballë tyre. Hoxha përmendi edhe rastet e shumta të kërcënimit ose hedhjes së tritolit ndaj pronave të efektivëve. 




 “Shumë vrasje të ndodhura, në zbardhje shteti ka dështuar. Atentate mafioze duke nisur nga Bardhok Pllanaj, por sidomos ndaj sulmeve me tritol, kanosje. Ndaj njerëzve që mund të përfaqësojnë ligjin, policinë apo gjykatën, që kanë qenë këshilltarë apo anëtarë të tenderëve. Ndaj tre oficerëve policorë është vënë tritol. Në Dukagjin vitet e fundit është kthyer fuqishëm fenomeni i kanabisit. Dukagjini është kthyer në Lazart i vogël. Ku kultivohet drogë për shkak të zonës së thyer. Shpesh kanë tentuar të krehin Alpet me forca policore. Një nga sulmet që u qëllua në ajër. Dukagjini vazhdon të jetë problem dhe zona e zhvendosur e kultivimit të drogës. Malet e Dukagjinit, sado të kontrollohen nga lart, kanë metoda mos të zbulohen nga ajri. Dukagjini konsiderohet ‘hotspot’ i kultivimit të drogës, kjo sjell që grupet përplasen me njëra tjetrën. Këto grupet kriminale në Shkodër i bëjnë të gjitha punët e pista, krijojnë aleanca dhe kur bëhet rezymeja, Shkodrën e rendisin në top list. Që në 2021 mban vendin e parë Shkodra me kriminalitet. Oficerit të krimeve iu vendos lëndë plasëse. Dhe një oficeri rrugor që i ngriti tabelën një makine të gabuar që transportonte drogë. Një punonjës bashkie i rrahur me bejsboll, shkoj në Shkodër thotë nuk mbaj mend asgjë”-tregoi gazetarja Anila Hoxha në Top Story.

“Shqipëria, ‘e mbyllur’ përkohësisht nga gjykatësit deri në korrik 2025.”




Kështu shkruan Il Giornale referuar marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë pasi 7 emigrantët e mbërritur më parë në Gjadër u kthyen në mesnatën e 11 nëntorit në Brindisi. “Fjalitë ‘fotokopje’ të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës që dërgoi përsëri çështjen në Gjykatën e Drejtësisë dhe interpretimi i konceptit të “vendit të sigurt”, me Ministrinë e Brendshme që tashmë ka shpallur apelin, ka rindezur përplasjet mes zyrtarëve dhe parlamentit për luftën kundër emigracionit të paligjshëm ndërsa e majta po gëzohet”, shkruan Il Giornale. Dispozita rrezikon të ngrijë marrëveshjen e Gjadrit dhe protokollin Itali-Shqipëri për riatdhesimin e shpejtë të emigrantëve nga vendet “të sigurta”, shkruan më tej gazeta. Sipas shënimit të lëshuar në mbrëmje nga Luciana Sangiovanni, presidente e seksionit që vendosi të pezullojë ndalimin e shtatë emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi të transferuar tashmë në Shqipëri gjatë fundjavës nga anija e marinës italiane Libra “duhet t’i referojmë dokumentet gjyqtarëve të Luksemburgut (siç kanë bërë tashmë gjyqtarët në Bolonja dhe Palermo) për t’i sqaruar më mirë. Ne do të flasim për këtë verën e ardhshme.” Vendimi që do të detyronte Italinë të sillte shtatë emigrantët e paligjshëm pa të drejtë azili, në pritje të një vendimi për riatdhesimin e tyre të mundshëm, pritej që në fundjavë, kur u teorizua në një farë mënyre nga presidentja e drejtësisë demokratike Silvia Albano, shkruan Il Giornale. “Është një tjetër dënim politik kundër italianëve dhe sigurisë së tyre”, thotë ministri i Transporteve Matteo Salvini, i cili i kërkon qeverisë dhe parlamentit “të drejtën për të reaguar, me kusht që ndonjë gjyqtar tjetër të mos më dënojë me gjashtë vjet burg (si për Çështjen e armëve në Palermo) për mbrojtjen e kufijve”. “Kur një nga tre fuqitë i kalon kufijtë e saj, e vë demokracinë në vështirësi. Është e papranueshme që ka magjistratë që i imponojnë qeverisë linjën e tyre politike”, nënvizon zëvendëskryeministri Antonio Tajani. Ka disa dyshime që Gjykata i shtron Gjykatës së BE-së si: kush i përcakton kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës, të rëndësishme vetëm për identifikimin e procedurave që do të zbatohen? “Në pritje të dispozitës së Gjykatës së BE-së, të gjitha paraburgimet e rregulluara në të gjitha qendrat, italiane dhe të tjera, duhet të pezullohen, të paktën për ato vende për të cilat ka dyshime nëse mund të klasifikohen si të sigurta”, shpjegon një burim për gazetën në bazë të informacioneve të Ministrisë së Jashtme.

Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nuk duhet të vihet në diskutim

 



Ajo thotë se ka qenë dhe është kundër idesë së tillë.

“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”, thotë zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Ideja u riaktualizua javën e kaluar, kur kandidatja për komisionare të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, u deklarua kundër saj.

“Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, tha Kos në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian.

Po atë javë, zgjedhjet presidenciale në SHBA i fitoi ish-presidenti republikan, Donald Trump, i cili do ta marrë mandatin nga janari i vitit të ardhshëm.

Në administratën e parë të Trumpit, nga viti 2017 deri më 2021, ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse dy palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”, ka thënë Bolton në gusht të vitit 2018.

Po atë muaj, edhe vetë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur në një forum në Austri idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Ngjashëm, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Ndonëse asnjëri nuk ka ofruar propozime konkrete, është përfolur që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të shkëmbehej me jugun e Serbisë, ku jeton popullatë shqiptare.

Këto ide, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi kanë hasur në reagime për dhe kundër.

Edhe aleatët kryesorë të Kosovës në Evropë, Britania dhe Gjermania, kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

Këtë qëndrim ka sot Qeveria e Kosovës, e cila thotë se përpjekja eventuale për ndarje të Kosovës, nën petkun e shkëmbimit territorial, “nuk është projekt paqësor dhe ndez konflikt të gjerë e të gjatë në Ballkan”.

“Vetëm spekulime”

Për James Ker-Lindsayn, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, përmendja e idesë për shkëmbimin e territoreve tani, bazohet vetëm në spekulime dhe asgjë konkrete.

“Kjo ishte në agjendë më herët [në administratën e parë të Trumpit]. Mendoj se nuk ka asnjë justifikim se po flitet diçka [rreth kësaj teme]”, thotë Ker-Lindsay për Radion Evropa e Lirë.

“Mendoj se shumëçka do të varet se kush do të jetë në krye të ekipit të tij për politikë të jashtme dhe nëse ata do të jenë të interesuar për Ballkanin”, shton ai.

Trump, sipas tij, është i interesuar “vetëm aty ku mendon se mund të arrijë marrëveshje që mund ta bëjnë të duket mirë”.

“Dhe, nëse mendon se Ballkani nuk i ofron diçka të tillë dhe nuk e ka askënd përreth që i thotë se mund të bëjmë diçka në Ballkan, ai nuk do të brengoset”, thotë Ker-Lindsay.

Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad të Serbisë, thotë se nuk e di se kush është duke e iniciuar tashti idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ai thotë se Vuçiçit do t’i konvenonte rikthimi i kësaj ideje në diskutim, por, sipas tij, ajo nuk përkon më me realitetin në terren.

“Shumëçka ka ndryshuar. Pushteti i Kosovës ka arritur që institucionet serbe që funksiononin atje – përveç shëndetësisë dhe arsimit – t’i shuajë tërësisht. Kështu që mendoj se kjo ide është e vdekur. Kushdo qoftë nga SHBA-ja, nga administrata e saj, që e analizon këtë situatë, do ta kuptojë që, para së gjithash, Prishtina nuk do ta pranojë”, thotë Popov.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Presidencën dhe Qeverinë e Serbisë për të kërkuar komente rreth këtyre ideve, por prej asnjërit institucion nuk mori përgjigje.

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se gjasat e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve në diçka konkrete, tash për tash, janë të vogla.

“Shkëmbimi i territoreve nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë si përpara, sepse aktorët kanë ndryshuar – së paku njëri prej tyre. Marrëveshja është folur në kuadër të një pajtimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, të cilët i kanë besuar njëri-tjetrit”, thotë Kanin, duke aluduar në deklaratat e Thaçit dhe Vuçiqit më 2018.

Sipas Kaninit, mes kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuçiqit, nuk ka bashkëpunim të tillë.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre mbeten pa u zbatuar dhe për këtë palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë angazhimi.

Kurti dhe Vuçiç nuk janë takuar qysh në shtator të vitit 2023.

BE-ja, në anën tjetër, ua ka bërë me dije se rruga e tyre drejt integrimit evropian, varet ekskluzivisht nga normalizimi i marrëdhënieve.

Kandidatja për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se “Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm” dhe se do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet.

Edhe emigrantët e rinj largohen nga kampi i Gjadrit

 


Pas vendimit të Gjykatës së Romës për pezullimin e qëndrimit në qendrën e Gjadrit për 7 emigrantët e ardhur disa ditë më parë, mbrëmjen e së hënës ata janë larguar drejt Italisë.

“Vendimi i gjyqtarëve në Romë për 7 emigrantët që ndodhen që nga e premtja e kaluar në qendrën e Gjadrit ka efekt të menjëhershëm. Kërkuesit e azilit, në mbrëmje do të transportohen në anijen ‘Visalli’ të Rojës Bregdetare në Brindisi, të cilën do ta arrijnë gjatë natës pas disa orësh udhëtim.

Të 7 emigrantët do të transferohen në një qendër për kërkuesit e azilit në territorin e Puljas, për t’u nënshtruar procedurës së zakonshme të shqyrtimit të kërkesës”, thuhet në vendimin e gjykatës italiane.

Një vendim i mëparshëm i gjykatës anuloi mbajtjen e 12 emigrantëve të parë në kampet e ndërtuara në Shqipëri.

Pas vendimit të gjykatës emigrantët u transferuan në një qendër pritjeje në Bari, duke u bazuar në të drejtën evropiane. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.

Disa ditë më parë, shtatë azilkërkues të rinj, tre nga Egjipti dhe pesë nga Bangladeshi, u transferuan në Shqipëri në kuadër të një procedure përshpejtuese. Njëri prej tyre u rikthye në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të konstatuara pas kontrollit mjekësor.

Biblioteka e Celsus në qytetin e lashtë të Efesit dikur ishte një depozitë e madhe e mbi 12,000 dorshkrimeve dhe qëndronte si një nga arritjet më të jashtëzakonshme arkitekturore të Perandorisë Romake.


E ndërtuar në vitin 114 te eres tone për të nderuar ish guvernatorin e qytetit, Tiberius Julius Celsus Polemaeanus, kjo bibliotekë ishte e treta më e madhe në botën romake, e tejkaluar vetëm nga bibliotekat e famshme të Aleksandrisë dhe Pergamumit.
Projektuar me një fasadë të ndërlikuar dykatëshe të zbukuruar me kolona dhe statuja Korintike që simbolizonin mençurinë, njohurinë dhe virtytin. Biblioteka ishte simbol i pasurisë intelektuale dhe kulturore.
Tragjikisht, një tërmet i fuqishëm në vitin 262 pas Krishtit rrezoi pjesën më të madhe të kësaj strukture madhështore në rrënoja.

Megjithatë, fasada e saj madhështore duron, duke qëndruar si një ikonë e dashur dhe një nga mbetjet më të fotografuara të antikitetit, duke tërhequr vizitorë të panumërt që mrekullohen nga bukuria dhe rëndësia historike e saj. 

T'i bëjmë thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, për rastin inklatant të burgosjes pa argumente te forta ndaj deputetit të PD-së zt.Salianji

Burgosja politike e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Ervin Salianji, po shoqërohet edhe me një skandal tjetër nga Gjykata e Apelit. Në shkelje flagrante të ligjit, në tejkalim të çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm, trupa gjykuese po refuzon të zbardh vendimin gjyqësor mbi bazë e të cilit një deputet i opozitës ndodhet në burg.







 Sot një deputet i opozitës ndodhet në burg, pa një vendim gjyqësor të arsyetuar dhe pa shpjeguar arsyet e kësaj burgosje. Moszbardhja e vendimit të gjykatës përbën një mohim të së drejtës së deputetit Salianji për të paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe për të kërkuar drejtësi në shkallët e tjera të gjyqësorit, brenda një afati të arsyeshëm. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë shkeljen e vazhdueshme të ligjit nga gjyqtarët Elona Toro, Iliba Bezati dhe Gent Shala, të cilët pasi urdhëruan pa ligj burgosjen politike të një deputeti të opozitës, vijojnë në dhunim brutal të ligjit të mos zbardhin arsyet e këtij vendimi skandaloz. Vetëm regjimet totalitare burgosin kundërshtarët politik pa dhënë asnjë argument apo shpjegim. Vetëm në regjimet totalitare kundërshtarët politik burgosen për lirinë e fjalës dhe u mohohet edhe mundësia për të apeluar vendimin, përmes metodave kriminale të vonesës për zbardhjen e vendimit gjyqësor. Ne arrijmë të kuptojmë që gjyqtarët janë në vështirësi të gjetjes së argumenteve ligjore për urdhrin politik të një përfaqësuesi të lartë të opozitës, dhe gjejmë rastin ti bëjmë thirrje Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, si autorët real të atij urdhri, që të përfundojnë zbardhjen e vendimit dhe t’ia dërgojë për nënshkrim gjyqtarëve pa asnjë vonesë.

Putin e uroi publikisht Trump-in për fitoren e tij në zgjedhje.

 Biseda telefonike mes Putin-it dhe Trump – e cila sipas Washington Post u zhvillua të hënën ndërsa manjati ishte në vilën e tij Mar-a-Lago – është kthyer në mister.

Gazeta e kryeqytetit amerikan përshkruan detajet, ndërsa zëdhënësi i Kremlin-it Dmitry Peskov mohon se kjo ka ndodhur dhe e cilëson thjesht artikullin si “të rremë”.



Peskov shton se nuk ka përgatitje të vazhdueshme për bisedime me krerët perëndimorë, por rithekson disponueshmërinë e kreut të Kremlin-it për “të gjitha kontaktet dhe negociatat”.

Të enjten, Putin e uroi publikisht Trump-in për fitoren e tij në zgjedhje.

Dhe ai kishte treguar optimizëm të kujdesshëm për hapjen e një dialogu me SHBA-të rreth Ukrainës, ndërsa përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbeten një rivale për Moskën.

Sipas Washington Post, në bisedën telefonike Trump i kërkoi liderit rus që të mos intensifikojë luftën në Ukrainë dhe i kujtoi atij se SHBA-të mbajnë një prani të konsiderueshme ushtarake në Evropë.

Telefonata e Trump me Putin-in ndodhi pa mbështetjen e përkthyesve të Departamentit të Shtetit.

Në fakt, ekipi i tranzicionit nuk ka nënshkruar ende çdo element me Administratën e Shërbimit të Përgjithshëm, është një procedurë standarde që i lejon qeverisë së ardhshme të përdorë shërbimet e qeverisë për të lehtësuar dorëzimin.

Megjithatë, Trump dhe ndihmësit e tij nuk u besojnë zyrtarëve qeveritarë pasi disa transkripte të telefonatave të manjatit u zbuluan në media në mandatin e tij të parë.

Kështu që këtë herë telefonatat shkojnë drejtpërdrejt te Trump, shpjegoi një ndihmës i presidentit të zgjedhur, duke iu referuar 70 kontakteve me liderë të huaj që ndodhën në orët pas fitores së tij kundër Kamala Harris.

Ditët e fundit, këshilltarët e Trump kishin zbuluar se presidenti i zgjedhur nuk ka ndërmend të braktisë Kievin dhe në një telefonatë me Zelensky-in të mërkurën ai përsëriti qëndrimin e tij, duke theksuar megjithatë se “është koha për t’i dhënë një shans negociatave”.

Një nga projektet që diskutojnë këshilltarët e Trump përfshin garancitë mbrojtëse për Kievin, ndërtimin e një zone të çmilitarizuar dhe dhënien e territoreve Rusisë.

Megjithatë, kjo është një temë për të cilën Trump nuk ka shprehur ende një qëndrim.

Megjithatë, sipas burimeve të brendshme, në bisedën me Putin-in është ngritur çështja e territoreve.

Ukrainasit ishin paralajmëruar për një telefonatë me liderin e Kremlin-it.

Për të përfunduar “ndërmjetësimin” Trump ka nevojë për një ekip të ngushtë për çështjen e Ukrainës.

Administrata e tij po krijohet nga një listë prej së cilës presidenti i zgjedhur heq anëtarët aspirantë të qeverisë së tij në vend që të vlerësojë kandidaturat.

Pas emërimit të papritur të Susie Wiles si shefe e shtabit (gruaja e parë që mban këtë post), manjati u tregoi gishtin dy peshave të rënda konservatore: Mike Pompeo dhe Nikki Haley nuk do të jenë pjesë e qeverisë, njoftoi manjati me një postim në median sociale “Truth”.

Pompeo ishte ndër të preferuarit për Mbrojtjen apo Departamentin e Shtetit dhe disa burime pranë tij kishin konfirmuar se kontaktet kishin ndodhur.

Megjithatë, ish-kreu i CIA-s do të paguante edhe për pozicionin e tij ndërhyrës ushtarak jashtë vendit, i cili nuk përputhet mirë me linjat e kursit të ri Trumpist.

Mbi të gjitha, ka një ndryshim të qartë në qasjen ndaj Ukrainës.

Pompeo është një mbështetës i vendosur i ndihmës ushtarake dhe beson se Biden e ka humbur mundësinë duke mos lejuar që Kievi të ketë më shumë armë dhe të jetë në gjendje t’i përdorë ato pa kufizime.

Sipas disa burimeve, ishte J.D. Vance – i cili në mënyrë të përsëritur ka shprehur qartë qëndrimin e tij për Ukrainën – është më kundër të paturit të Pompeo-s si “koleg” në administratë, duke i dhënë zë dyshimeve të një pjese të madhe të rrethit të brendshëm Trumpist, Richard Grenell dhe Donald Jr (i biri).

Ky i fundit dje ripostoi një video në Instagram të Sarah Palin – zëvendës kandidate në vitin 2008 me John McCain – e plotësuar me një mesazh për Zelensky-in: “38 ditë të tjera dhe më pas mbarojnë të hollat”.

Ka një ndjenjë shumë e fortë mes konservatorëve dhe Bill Hagerty-it, senator republikan nga Tennessee dhe një nga kandidatët për të udhëhequr Departamentin e Shtetit.

Ai përsëriti në CBS: “Populli amerikan dëshiron që sovraniteti ynë të mbrohet në Amerikë përpara se të shkojmë për të shpenzuar fonde dhe burime për të mbrojtur sovranitetin e kombeve të tjera”.

Ukraina do të jetë një ndër temat në qendër të bisedimeve midis Biden dhe Trump të mërkurën.

Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, parashikoi që presidenti do t’i tregojë administratës së ardhshme se SHBA-të “nuk duhet të braktisin Ukrainën pasi kjo do të thotë paqëndrueshmëri më e madhe në Evropë”./La Stampa

 Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir PutinPresidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin

Kremlini mohon bisedën Trump-Putin. Shi bombash në Ukrainë

Moska pretendon se lajmi i publikuar nga Washington Post është i rremë: nuk ka telefonata me SHBA. Kiyv: kurrë nuk pyeti për këtë. Ndërkohë, bastisje të shumta ruse në të gjithë Ukrainën jugore gjatë natës. Sipas Pentagonit, të paktën 50 mijë ushtarë, duke përfshirë koreano-veriorë, po marshojnë drejt Kurskut

R.SH. - Vatikan

Asnjë telefonatë e Trump me Putinin. Ky, mohimi kategorik i zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, pas lajmit të publikuar nga Washington Post, sipas të cilit presidenti amerikan i ka kërkuar Moskës të mos i intensifikojë veprimet ushtarake në vend. Në qendër të bisedës duhet të kishte edhe propozime për të planifikuar një zgjidhje të shpejtë të konfliktit. Edhe qeveria ukrainase mohon të jetë informuar paraprakisht për një telefonatë të mundshme ndërmjet Trump dhe Putin. Sidoqoftë, nëse do të kishte një bisedë, sigurisht do të ishte ajo, që u zhvillua të dielën në mbrëmje. Në qendër të bisedës telefonike ishin marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe sfidat aktuale gjeopolitike. “Kancelarja – njofton qeveria gjermane – nënvizoi gatishmërinë e qeverisë federale për të punuar së bashku për kthimin e paqes në Evropë”.

Ukraina, sulm i ri rus në Kiev

Rusia ndërkohë ka intensifikuar operacionet ushtarake kundër Ukrainës. Gjatë natës të paktën pesë persona u vranë në qytetin e Mykolaiv, sipas guvernatorit rajonal, ndërsa një tjetër vdiq në një sulm në Zaporizhzhia. Rreth 300 kilometra në lindje të qytetit, ukrainasit raportojnë tre sulme ajrore që vranë një person dhe dëmtuan disa ndërtesa. Sulmet ajrore të Moskës goditën disa lokacione në Ukrainën jugore. Autoritetet e pohuan sot, një ditë pasi Moska dhe Kievi nisën sulme rekord me dron gjatë natës. Nga pala ruse, megjithatë, u bë njoftimi se dje ishte zmbrapsur një sulm masiv në infrastrukturën civile, në territorin e Federatës, duke shtuar se brenda 24 orëve u shkatërruan dhe u kapën 96 dronë ukrainas, shumica e tyre mbi rajonin e Moskës.

Trupat e Koresë së Veriut në Kursk

Sipas asaj që raportohet nga New York Times, që citon burime ukrainase, ushtria ruse ka dërguar një kontigjent prej 50 mijë ushtarësh në Kursk, duke përfshirë ushtarë të Koresë së Veriut. Objektivi është të rimarrë kontrollin e rajonit në funksion të ndryshimeve të mundshme në koalicionin që mbështet ushtarakisht Kievin. Për Pentagonin, forcimi i kontigjentit që do të përdoret në Kursk nuk do të kishte ndikuar në forcat ruse të dislokuara në Ukrainën lindore, duke lejuar kështu Moskën të vazhdojë të ushtrojë presion në të dy frontet.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...