Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/14

Me shkas ....Politikanë shqiptarë, populli mund t`ju mallkoi. ...Ku jemi dhe kah po shkojmë?USHTRIA ÇLIRIMTARE DHE KOSOVA NË GRACKAT E POLITIKËS

                      
Prof. dr. Hakif Bajrami: Mos lejoni të copëtohet Rugova e Kosova - Radio  Kosova e Lirë


                   Akademik Prof.dr.Hakif Bajrami 

Rama: Haradinaj gënjen! Nuk i kam bërë presion në Berlin për të hequr  taksën ndaj Serbisë - Top Channel

 Nëse letra e Aleksandër  Vuçiqit dërguar Edi Ramës është e vërtetë (sipas  gazetës  “BOTA SOT”, më 19. XII. 2020), atëherë si historian që i njohë hollësisht tri marrëveshjet meskine: Nikolla Pasiq-Esat Pasha (1914 në Nish, 1915 në Tiranë dhe 1919 në Versaj), fakt ky që të lë pa frymë, nuk i preferoj askujtë që ta marrë rrugën e Avni Rrustemit. 
Emigracioni i 'suksesshëm' i Ramës në Francë

Por, le të dihet se Edi Rama paska shkuar shumë largë në rrugën e tradhtisë kombëtare, sepse për model politik e paska Pashain e punëve të liga. 
Voton Edi Rama, por shihni çfarë ka veshur (FOTO)


NUK TË KALON, O EDI RAMA, me KOMPANINË E BATONIT, QË E KE EDHE NË KOSOVË.

 NO PASARAN! 

Ka vdekë pazari për ndryshim të kufijëve.

Përse u harrua Mini-Shengeni? – Gazeta Si


 E “Mini Shengeni” shqiptarëve u ka treguar çka është, shembulli i Britanisë. 

Nuk e japim kombin as tokën e tij, për profite të tarafeve të drogërisë dhe spiunimit të pistë që përfundon me tradhti, shih duke u mbështetë në: “zejtarinë feudale të Esat Pashës”.


Improvizimet', Edi Rama shkon si piktor në Athinë, në hapjen e ekspozitës  edhe Mitsotakis – Gazeta Si

 Piktor, merre një atelie dhe vizato


Ramush Haradinaj | Sonte gjeta ngrohtësinë familjare në Pejë në familjen  atdhetare, Berisha. Së bashku me kolegët; Ali Berisha, Rrustem Berisha,  Lahi... | Instagram

Mjerë kombi me kë paska pasë punë, sepse e padite Ramush Haradinajn, ke sharë e pështyrë bashkëbisedues e gazetarë shqiptarë, e në anën tjetër e paske pasë pluhur fjalën, për të humbur gjurmë. 



Të zbuluan ata që me këtë letër publike të kanë shkatërruar për jetë.

Kreu i qeverisë lë spitalin një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale - Gazeta  Dita


 Thefsh qafën, nëse e ke model Esad Pashën në politikë. 

Politikanë shqiptarë, populli mund t`ju mallkoi. 

Është momenti i fundit të mblidhni mend, në prag të dekadës së Tretë të shkullit XXI; t`u presë sopata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës së Kosovës, në interes të tërë kombit duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie. Kombit i kemi borxh, të gjithë, pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë.
Berisha: Don apo s'don, Rama do tërhiqet. Ose do vrasë veten, ose do ta  krrehin… - Politika


 Politikanë shqiptarë, ligësitë që po ia servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsionin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitje dhe vjedhje të djersës që buron nga rrudhat e ballit. Reflektoni kah ju thërret KOMBI. 

Ben Blushi - FOTO ME JEZU KRISHTIN | Facebook

Shumë kujt, shtresës së varfër (90%) i ka ardhur thika te fyti nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, e jeton, kokën ju ia keni vu në cung të druve.

Vladimir Putini do ta tradhtojë Perëndimin për Serbinë dhe për Kosovën

        

Prof. dr. Hakif Bajrami




    Akademik  Prof. dr Hakif Bajrami,Prishtinë 



Putini për ta maskuar agresionin në Krime dhe Ukrainë; Vuçiqi për t` i maskuar krimet që i ka bërë kudo, do që përmes Kosovës të paraqitet si viktimë. E drejtuesit tanë blefojnë dhe shahen e fyhen në mes veti, vetëm për pozita dhe pasuri feudale. Ka një kohë e gjatë që inteligjencia shkencore dhe politike shqiptare nuk po ka fuqi të shkëputet de jure, nga inferioriteti. Serbia është rrethuar nga të katër anët nga NATO dhe gjenocidin që e ka shkaktuar po shpreson që do t` ia mbulon Putini. Si duket këtë pozitë inferioriteti, shqiptarët e kanë trashëguar dhe do të jetë punë sizifi t` ua evotosh nga truri. Lidhur me këtë, më kujtohet kur një historian malazez kishte bërë një libër: “Reforma agrare në Kosovë 1918-1941”. Opinioni nuk e dinte se ai njeri me asnjë çmim nuk donte ta vejë në tekst fjalën KOLONIZIM i Kosovës. Me njëmijë mundime e patëm bindur se ne do të ia sigurojmë kartonat e kolonistëve. Nga ky presion permanent, ai e pranoi dhe ma në fund në liber (ishte doktoranturë e tij) e pranoi se kemi të bëjmë me 11000 familje të kolonizuara në Kosovë 1918-1941. Kartotekën e kolonistëve e siguruam dhe doli të ishin shumë më tepër. Por ai mbeti se mbeti në shifrën e tij. Dhe për mos më e shpalosur tragjedinë shqiptare, kolonizimin (shpronësim, shpërngulje, shfarosje ) e mbuloi me termin reformë agrare. E vërteta, reforma agrare sado e keqe të jetë, është ndërmarrje më e mirë se sa kolonizimi më racional. Kolonizim të Kosovës, ka pasur edhe pas vitit 1945 e deri më 1998. Kolonizimi e pati rritur përqindjen e popullsisë në Kosovë deri në 26% më 1938 e sidomos më 1965, më 1995. E theksova këtë fenomen se opinion ynë shkencor më parë e citon një të huaj që e plason një gjysmë të vërteta se sa shkencëtarin shqiptar që e shtron të vërtetën lakuriq. Në rastin e kolonizimit, me që kemi pasë tema që është dashur ta hulumtojmë të njëjtën hapësirë dhe të njëjtën kohë, i kisha tubuar dokumentet (me emër e mbiemër) për kolonizimin (lexo serbizimin e Kosovës), 1918-1941, për çka dokumentet dëshmonin për 24000 familje koloniste(e jo 11000), u detyrova ta botojë studimin monografik: “RIKOLONIZIMI I KOSOVËS 1918-1941;1945-1948, duke i demantuar shifrat e Millovanit, natyrisht me dokumente serbiane. Por Millovani prap është në modë. Lidhur me këtë, opinion ynë shkencor nuk e ka krahasuar studimin “Reformën agrare…” të Millovanit me studimin: “Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941” kurrë. Në këtë studim ka dy herë më shumë fakte për kolonizimin dhe “Reformën…” e Millovanit. Dua të them se ka diçka që e mban studiuesin shqiptar, të sëmurë nga inferioriteti. Tani, më 2019 në Kosovë dihet botërisht se dikush ka filluar nga viti 2011 të flasë kohë pas kohe për dialogun Kosovë-Serbi. Po mbushen dy vite që është bërë çështje publike se: Aleksandër Soros, Toni Blerë, Aleksander Vuqiq, Frederika Mogerini, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, kanë shkuar bukur larg në pazarin për “korrigjim kufijsh”; për këmbim territoresh”, për “këmbim popullsie”, për “ndarje të Kosovës”. Këtu luhet me fatin e një populli sikur të është kartmonedhë. Askush nuk e di çka është folur nga viti 2011 e deri sot, pikërisht një vit pas verdiktit të GJND (2010). Më kujtohet kur flitej për aneksimin e Kosovës në Serbinë federale, Serbianët e venin si paravan çështjen historike dhe Kartën e Atlantikut. Këtë fakt sot rrallë kush do ta besoi pa u hapur stenogramte kur u thuhej: “Për Istër që nuk ishte pjesë e Jugo-kralevinës nuk vlente Karta e Atlantikut e për Kosovë po; Për Kosovë mbështeteni në një goxhdë të ndryshkur historike dhe për Vojvodinë që nuk ka qenë kurrë e vjerrur në atë gozhdë, vlejnë reagensa tjerë”.Madje para të huajve 1989-1999 ua shtronim këtë pyetje: Edhe sa herë duhet tokat shqiptare të copëtohen, për të u dukur Serbia, Mali I Zi, Maqedonia dhe Greqia ma të mëdha”?. Madje citohej një thënje e Koça Popoviqit (luftëtarë i Spanjës dhe gjeneral antifashist dhe MPJ) kur kishte thënë:”Kemi vuajtur deri sa disa funksionarë të lartë shqiptar t` i kemi detyruar të quhen jugosllavë. Tash, kur po provohet të quhen Serbian, më duket se gjenrata e re e të shkolluarve shqiptarë do të shkatërroj dy qëllimet. Faji është te qëllimi I fundit”. Edhe më shkoqur. Bombardimet e NATO-s filluan më 24 mars 1999, për të treguar se pas 23 marsit 1989 vjen kjo date. Madje a nuk ka mundur S. Milloshi të dërgohet në Hagë një ditë tjetër, por me 28 VI 2001? Dua të them se me pranimin e kushteve për “dialog” Kosovë- Serbi, përfaqësuesit tanë politik nuk janë të vetëdijshëm se diplomacia e Vladimir Putinit I ka shndërruar shqiptarët në element inferior, duke përhapur trillime se “Bombardimi është bërë pa vendim të KS OKB”. Askush nga “negociatorët tanë analfabet, nuk I vë trurit gisht e të ua thotë se në çka thirret Rezoluta e KS OKB nr. 1160 e 31 marsit 1998, që është aprovuar unanimisht. Aty bombardimi është VIZATUAR çartë duke u mbështetë KS OKB në Kartën e OKB, Kaptina VII (nenet 39-53, sidomos neni 43). Folni Putina! Madje askush nuk u përkujdes që shqip ta përkthej Marrëveshjen e Kumanovës nga anglishtja ku tekstualisht thuhet se “Serbia pa kushte e nënshkruan KAPITULLIMIN”. Ku je Hashim Thaçi, pse e duron ta bëjë propaganda serbiane “të vërtetë” politikën se “Serbia me Kosovën është në gjendje lufte”. Pse edhe këtë nuk e thua ku duhet, por po moralizon se marrëveshja do të jetë e dhimbshme për të dy palët”. Me këto pak fakte u përpoqa të them se jemi në defanzivë dhe e kemi kthyer Kosovën gati afër fundit të fillimit. Jo fusnota e UNMIK +EULEX-it as që bisedohet sepse inferioritetin e kemi kthyer në kulture të nënshtrimit. Madje, A. Vuçiqi këto ditë i shkruan njëfarë Boltonit se “ Serbia, Bullgaria, Portugalia… kanë qenë shtete në shekullin XII-të”. Nuk ka kush ta përcjellë këtë zotëri e të i thot se Aleksandri i Madh Maqedon ka pas krijuar shtet para EREËS së RE, po ku është; se Napoleoni ka pas shkuar afer Peterburgut; madje Xhingis-kani e ka pasë perandorinë nga Mongolia deri në Adriatik;madje Pellazgo-Ilirët shtriheshin jo vetëm në tërë Ilirinë (Ballkanin) por edhe në Afrikë. Bile Lufta e Trojes është quajtur për shkak se në te marrin pjesë popujt e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë).Nuk janë pra luftërat botërore më të mëdhatë. Ka die e mbi die. Por varfëria e drejtuesëve tanë shtetëror po shihet; se Kuvendi e realizon planin e punës për 38%, qeveria për 62%, presidenca për 31% e rrogat I kanë rritur për 100%. Këtu e kanë embrionin GREVAT. Vet ua kanë hapur punëtorëve shansin. Tash është fare në rrezik rendi dhe çetësia popullore, e cila nuk behet as me polici e as me mjete dhune, por me respektim të një ligjësie, që tri here duhet të matet e një here të veprohet. Për këtë shkrim me shtyri njëfar Vuk Jeremiq, i cili këto ditë e hapi gojë për “pazarin e shekullit”, për fatin e shtetit Kosovës. Po, shumë persona, madje nja njëzetë më pyetnin se a e pe çka po thot Vuk Jeremiqi për Kosovën. Po t` u thoja se ka qe TRI vite që në bazë të provave që i kam nga dora e parë shkruaj për të njejtit emra madje në “KOSOVA SOT”, pa dyshim se arrij në konkluzë se opinion ynë është i retarduar nga INFERIORITETI dhe nuk lexon, nuk beson në asgjë, pa e thenë serbiani. Opinioni ynë ka deshirë që një fakt që është shumë shqetësues për kombin, ta thotë se e ka mësuar nga një “diplomat Serbian”. Por nuk e pëlqen se ajo informatë është plasuar nga një shqiptar gati qe TRI vite, madje në gazetë ditore, se kush dhe si po provohet të futet Kosova në pazarin e Putinit dhe Serbisë, të ciklat e dinë fare mire se “këmba duhet të prehet, për ta shpëtuar pjesën tjetër të organizmit”, thonë mjekët . Ky fenomen i inferioritetit shqiptar, dëshmon se nuk lexojmë, se e nënçmojmë vetvetën, se jemi prepotent dhe shumë më tepër jemi të prirur t` I besojmë një propogande se sa që ta shohim realitetin me sy të shëndoshë. Madje kemi prirje të themi se: “Perëndimi e ndihmoi Kastriotin”, se sa të argumentojmë se e helmosi. Ma tepër kemi prirje të themi se: Pashallëku i Janinës dhe Pashallëku i Shkodrës ishin dy përpjekje të fisnikëve princa shqiptar, për të shkaktuar trazira kundër sulltanit, se sa të themi se fjala ishte për bërjen e dy shteteve principata. Edhe për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ma shumë kemi prirje të themi se ma në fund ishte për kompromis me Stambollin se sa ta themi të vërtetën, se fjala ishte për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Edhe për vitin e pavarësisë 1912, kemi prirje të themi se: “shtetin shqiptar e themloi Austro Hungaria” e jo fisnikëria kombëtare shqiptare; Më 1941 ma tepër kemi prirje të themi se PKSH që ishte parti PURO antifashiste, të themi se e themeloi Miladini me një analfabet, se sa Koço Tashko me shkollë Harvardi, Zef Mala me bekim të PK. Italiane dhe Enver Hoxha që ishte “in media res”, por që i dha formë dhe dimenzione revolucionare antifashiste luftës drejtë, ndër ma të respektuarat në Evropë. Lidhur me këtë një pjesë jo evogël që e ka sabotuar luftën, nuk ka prirëje të thot se më 1944/5 jemi çlriar me forcat tona. Jo, duhet të mos shkëputemi nga saboterët, sepse paskan qenë dikurë fisnik nga derërat familiare. E në vend që ta themi të vërtetën troç, çka vëndosen: Cherchilli, Ruzvelti dhe Stalini për “ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin”, marrim kontra poz për t` i rehabilituar saboterët e luftës së drejtë. Tjter çështje është për t` u vlerësuar si janë siellë komunistët nga koha kur është aprovuar Kushtetuta. Por, të vërtetën për luftën atifashiste nuk mund ta maskojmë me luftën totalitare komuniste. Tani një pjesë e SABOTERËVE të UÇK-ës, është e prirur ta ngritë në qiellë deri në fetish rrolin e pamohur të NATO-s për çlirimin e Kosovës. Por pozita e sabotimit na plason që vlerën tonë, xhakun tonë, mundin tonë, luftën tone të shejtë ta çvlerësojmë, ta defaktorizojmë me lloj lloj fyerjesh si: “Veteranët e Çagllavicës, Veteranët e Durrësit; Veteranët e Tiranës”, e epitete tjera. Madje më reprezentative na duket që një veprimar që me siguri e ka vrarë sherbimi sekret serbian (3500 ishin deri më 2004 në Kosovë) , por jo se jo ia mveshim UÇK-ës, krejtë për interes për të u dukur se duke ndejtur nepër kafene, e paskan për detyrë djemët e vashat e Amerikës, Anglisë, Gjermanisë… të vdesin për neve. Dhe për ta defaktorizuar UÇK-ën me dhjeta mija faqe tekste nga shqipfolësit, janë deponuar në Hagë. Në fund. Ku është politika e KGB dhe UDB-ës së trasformuar në këtë rrugëtim të shtetësisë së Kosovës.Fjalën si duket e kanë marrë ata që para syve shohin vetëm fotele dhe pozita benefite. Duan ta riepin shtetin e Kosovës deri në palcë. Shiqoni si janë nagtrruar shqiptarët në taksën 100%, si janë mjegulluar në Greva, në dialog ndërshtetëror me mbikqyrëje ndërkombëtare, në zgjidhjen e personave në ekipe, që as nuk kanë pervojë, as nuk kanë dituri shkollore. Fakti ma flagrant është odisejada e Ekipit Edita Tahirit për gati një dekadë. Tani Hashim Thaçi nuk është i vetëdishëm se me çfarë çmimi po përpiqet Putini t` i vejë spirancat politike në Ballkan. Besoi se hyrja e Maqedonisë në NATO, do ta ndalë këtë turr, sepse edhe në BE edhe në SHBA, janë në hallakamë për rreshtim. Po rata që mednojnë se në shtetet despotike të Putinit dhe Vuçiqit, janë jashtë rriedhave realiste. Jam I sigurtë se V. Putini do të deshtojë në destabilizimin e Ballanit, por do të na lodhin disa nga BE dhe Ekipi i Bolltonit për afatizim të marrëveshjes. Koha tani në shiqim të parë duket se punon për ta. Por, SHBA edh NATO nuk kanë asnjë llogari që të nxitojnë për ta siellë Çështjen e Kosovës atje ku ishte në Rambuje. Ajo shansë për Serbinë duhet konsideruar se është diegë përgjithëmonë. Pse sot është një despot në fron në Beograd dhe Moskë, për momentin duhet të mësojmë, se sot nesër bëhet dje. Dikush po mednon se I kanë ardhur pesë minuatat, por duhet ditur se nuk do t` i gëzojnë as shekujtë. Postscriptum Në fund dua ta shënoi një fenomen. Në Kosovë u mbajtën nja shtatë sipoziume më 2018. Shtypi të gjitha, i lajmëronte me pompozitet. Më tepër flitej se në patronatin e kujt mbahen simpoziumet, se sa të flitet se çka flitet dhe cilat janë temat, në atë debat shkencor. E vërteta, në dy vitet e fundit sipmosiumet janë bërë një lloj llakërdie poltroniste, sa që personat që vijnë aty së bashku, një orë e humbin duke përshëndetur njëri tjetrin, pas të cilit akt mjetet e informimit largohen me shpejtësi. Në këto tubime kuazishenkcore, kumtesat po paraqitën edhe nga ata që kurrë nuk kanë hy në arkiva. Madje ka edhe poltronizëm ( ai që e shkruan kumtesën, para publikut shtihet se po merr shenime) dhe suoerpoltronizm (ai që e ka shkruar jo vetëm mere shenime për t` u pare se shefi është plotë “dituri”, por gjatë leximit të shefit, superpoltronisti i organizon edhe alauze disa herë-hb). E kam fjalën për shkencën e historisë. Është edhe një fenomen tjetër. Autoritetin e atyre që defilojnë nga simpoziumi në tjtrin, po e kulmojnë me një sociologji mjerane, që nuk ka asnjë lidhje me shkencën e historisë. Edhe më keq, në këto simpoziume nuk po dihet se kush është historian e kush është tregimtar apo poet. Faji këtu është te organizatorët “shkencor”, që kanë firmë, por nuk kanë as dituri e as informata se si organizohet tubimet e tilla. Bie fjala, vitin e kaluar (2018) mora pjesë në simpoziumet: Gjergj Kastrioti Skenderbeu; Lidhja Shqiptare e Prizrenit; Demonstratat e vitit 1968; Kryengritja e organizuar nga Haxhi Sadria më 1910 në Kulinë të Llapit; Epopeja e UÇK-ës, Shote Galica; Suprimi i autonomies Kosovës 1989-1999; Krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve 1844-1999 sipas programeve serbiane; Konferenca e Buajnit 1943/4 dhe rendësia e saj historike; etj. Për çdo temë jam përgatitur së pakut për nga dy muaj, duke shoshitur dokuemnete dhe duke plasuar refrenca në të gjitha gjuhët relevante të Evropës dhe Stambollit. Asnjë lek deri me sot patronët dhe patronatat, nuk e kanë paguar. Rrena dhe krimi i autoritetit falso po gufon kudo në këto vitet e fundit. Pse po ngjanë ky realitet, është temë sociologjike dhe psikologjike. Por nuk mundet ma askush ta mbuloi injorancën me “demokraci” dhe pozitë politike që ka. Një ditë do të I shpalosi të gjitha plagiaturat që më janë bërë nga ata që kurrë nuk janë marrë me hulumtime nepër arkiva. Ky sindrom si duket po plasohet me inercion, nga arrogance komuniste se: së pari duhet plasohen në “dituri” pushtetarët e pastaj raja-ata që kanë hulumtuar nepër fonde e koelksione plot pluhur të kohës. Nga kjo kulturë kuazi njerëzore, shiqoni si janë rahatuar militantët e partive nepër insitituione dhe borde. Dhe një profesro ordinarë me 10; 20; 26; 30 e 51 libra shkencor, i përkushtuar të punojë natë e ditë për 31 vjet që të shkollohet-avansohet me meritë në gradën profesor ordaianr, ma në fund kur të PENSIONOHET, ka tretam të një pensioneri që ka kryer një fakultet që I ka zgjatë 12 vjet dhe nuk ka lëvizë ma nga vendi. Askush këtë smundje “demokrtaike”-shtetërore dhe ligjore, nuk e diskuton, sepse pensionisti duhet të shkojë në mbeturina “historike” e dikush me viedhë dhe përvetësua si duket është veti e sistemit që po e ndertojmë me pompozitet. Unë e di e duhet ta besoni se ky realitet ma së pakut ka lidhje me demokracinë, dhe ndertimin e një shoqërie të mirëqenjes relative.

2024/11/13

FAKTORËT INTEGRUES DHE DEZINTEGRUES NË RSFJ DHE MENTALITETI NAIV I SHQIPTARËVE

Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË  SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I  PIROTIT) - Orfeu.AL




Shkruan:Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 



 Nëse hulumton në arkivat jugosllave, pas një kohe e kupton se serbianët asgjë tjetër nuk kanë punuar, vetëm se kanë bërë palne se si me i shfarosur shqiptarët. Po, kam shkruar për 37 programet serbe, duke ua prezantuar edhe titujtë. Por, fshatari, mësuesi, profesori, nëpunësi, ministri dhe kreyepolitikani serbian sikur e kanë një brengë përmanente në çdo kohë historike, se: “shqiptarët duhet të shfarosën me fuqinë e ushtrisë”. Dhe, për çudi, shqiptarët serioz dhe naiv me të cilët bisedoje gjatë viteve sidomos më 1981-1999, pa dilema shpreheshiin se: “serbët e kanë ushtrinë e katërt në Evropë”. Nuk e di a e theksonin këtë fjali nga friga, apo nga bindja e tyre naive se: “serbianët janë të pathyeshëm”. E nëse i kundershtoje, zakonisht shpreheshin: “Ky ka luejt…”!. E ju pyes publikisht: ku jeni sokola të çlirimit me llafe dhe deklarata nepër gazeta dhe duke u konvertuar”, ku është sot “ushtria e katërt në Evropë” me katër luftëra të humbura më 1992-1999. Vajtone se ka mbetur për inmemoriam. Mjerim i thonë filozofisë suej prej bajraktarit katundit, mjerim ky që po shprehët edhe sot jo vetëm në torjet shqiptare, por edhe në Gjykatën Speciale që e imponoi Evropa, për të na kthyer në kohën e Kongresit Berlinit! I vetmi popull në Jugosllavi (1918-1999) që mund të quhët se ishte në robëri të thellë ishin shqiptarët. Armiku më i egër kundër tyre, me argumente mund të vërtetohet se ishte hapësira unike jugosllave. Këtë armiqësi ndaj shqiptarëve e forconin: 1. shovinizmi serbomadh; 2. limanet e Detit Afriatik dhe 3, Hekurudha Beograd-Tivar, që lidhët me vijën më të fuqishme gjeostrategjike në Evropë-Rajnë- Danub- Deti Adriatik. Lidhur me këtë realitet, shqiptarët do ta luftojnë me pendë dhe me armë çdo lloj Jugosllavie ashtu si e kam shprehur më 1992 në Librin e Bardhë, se pa luftë nuk ka çlirim. E vërteta, këtë aksiomë e forcova, kur Sllovenët dhe Kroatët nuk mundën për t` u çliruar pa fuqinë e luftës së armatosur, sepse serbianët lunin në kartën integruese: Tito, PKJ-LKJ dhe APJ. Kur këta faktorë integrues jugosllav u shporrën nga funksionaliteti agresiv, shqiptarët në mënyrë evolutive përmes Lëvizjës Popullore të Kosovës, ia kthyen pushkën okupatorit dhe më 10 qershor 1999 e kurorzuan luftën e drejtë me çlirim. E vërteta, kundër Projektit më sublim kombëtar shqiptar (UÇK), qysh më 10 qershor 1999 do të ngritën shumë armiqë dhe tradhtorë, dhe ata edhe sot janë në ofienzivë. Por lufta e drejtë e shqiptarëve nuk ka të ndalur, edhe pse siç po shihët në Gjykatën Speciale në Hagë po tentohët terthorazi lufta e UÇK-ës të “diplomatizohët dhe letrarizohët”, madje edhe të provohët e të quhët luftë qytetare, se “qenkan vrarë shqiptarët në mes veti”! Shqiptarë, gjykimi ndaj katër drejtuesëve të UÇK-ës në Hagë është akuzë dhe gjykim ndaj Kosovës së çliruar. Mendoni më thellë e me kokë të ftofur e jo me nerva politik kush ishte: “i majtë e kush i djathtë”. Po jeni vllazër more të mjerë, dhe faktet nuk mund të abortohën, sepse Gjykata Speciale është krijesë e Rusisë dhe Serbisë nazifashiste. Si e luftuam integrimin e Jugosllavisë Federata Jugosllave është ide e iluministëve sllavë gjatë shekullit XIX. Kjo federatë u themelua me forca të jashtëme më 1 dhjetor 1918 në sarajët e Versajit. Por popujtë që u pagzuan në te nga fillimi ishin të paknaqur, sidomos: sllovenës dhe Kroatët, do t` i mprehin shpatat nga fillimi për sistem ekonomiko shoqëror dezintegrues shumëpartiak, madje nuk e votuan as Kushtetutën e Vidovdanit. Por, me monarkinë serbiane në ball dhe me përkrahjën nga jashtë, Jugsllavia pati shkuar shkumë largë duke ngritur famë dhe respekt, sidomos në Botën e Tretë, ku dominonin shtete islame. Serbët që e kishin gëlltitur (rëbëruar) mbi gjysmën e Kombit shqiptar dhe në tërësi kombin e dymendësisë që quheshin maqedon, në vend të “bullgarizimit”, njëherit e kishin gëlltitur kombin malzez më 16 nëntor 1918, duke ia humbur: kombësin, gjuhën, kulturën, shtetin dhe dinastinë. Kështu brenda Jugosllavisë serbianët në çdo etapë histrike do të konfrontohën për fron, me të gjithë. Siç dihët më 1941 Mbretëria Jugosllave kapitulloi brenda shtatë ditëve, para fuqisë së Rajhut Tretë të Adollf Hitlerit. E vërteta, kapitullimi i prillit 1941 është debatuar dhe hulumtuar gjatë gjithë pjesës së mbetur të shekullit XX-të nga historianët shqiptar sidomos, por kurrë asnjëri historian sllavë nuk ka provuar ta thot se Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte sajesë e imperializmit francez, gjithnjë për ta krijuar një barierë “respektive” kundër kapitalizmit gjerman dhe austriak në Ballkan. Gjatë Luftës Dytë Botërore Jugosllavët do ta gjenë fuqinë politike integruese në rrolin e Kominternit sepse PKJ ishte filialë e saj. Madje, përmes autoritetit Kominternit (1919-1943), sidomos serbianët do të provojnë të “eksportojnë” ide rrevolucionare prapa së cilave ide maskoheshin brifingjet integrale hegjemoniste, të cilat në vend të Dinastisë serbiane, sajuan Politbyronë e KQ të PKJ-ës dhe përmes saj provuan ta eksperimentojnë një sistem socialist, që do të lëvizë mbi shoqërinë e jo brenda saj, si deshirë e shumëfisht e popujve të barabartë. Lufta çlirimtare 1941-1945 në Jugosllavi është zhvilluar gjithëmonë në një trekëndësh qendror, por që brenda tij nuk dihej sa trekëndësha janë brenda sajesës që u quajtë Federatë në Bihaq (1942) dhe sidomos në Jajcë (1943). Sidomos në Mbledhjën e Dytë të AVNOJ-it për ndërtimin e shtetit të rinjë do të identifikohën tre faktor: PKJ, Tito dhe Ushtria. Faktori PKJ ishte mbiçmuar Nga Kongresi i Parë e PKJ-ës i mbajtur në Vukovar më 1919 e deri më 1935 ideologjia e kësaj partie do të diktohët nga Kominterni. Në përgjithësi konsiderohej se elemti më eklatant i PKJ në lidhje me zgjidhjën e çështjës nacioanle në vned është dezintegrimi i Mbretërisë dhe themelimi i shteteeve nacionale. Por më 1935 Kominterni do të imponojë filiozofi të re plotike në rrafshin nacional për shtetin jugosllavë. Dhe nga viti 1935 në vend të shteteve nacionale, do të propogandohët ruajtja e Jugosllavisë, por në vend të shteteve të ndara filozofia e PKJ u përqëndrua në krijimin e partive komuniste nacionale, brenda shtetit unitar. Aty do të konceptohët se PKJ si tërësi duhet të ruhët, që do të thot edhe kufijtë shtetëror të pranuar në Versaj më 1919 për Jugosllavinë, do të ruhën. Por, brenda atyre kufijëve, propogandohet se do të themelohën partit nacioanle komuniste, të cilat do të simbolizojnë dhe do të luftojnë për ndërtimin e pushtrtit republikan socialsit, ku “të drejtat nacionale janë të garantuara”. Në këtë frymë më 1937 u krijuan: Partia Komuniste e Kroacisë dhe Partia Komuniste e Sllovenisë. Ndërsa Partia Komuniste e Serbisë mbeti në dilemë por në luftë për shtet dhe parti komuniste unitare. E vërteta, popujtë që nuk mundën të ndertojnë PK nacioanle ishin serbianët (qëllimisht deri më 1945), Malazezët dhe Boshnjakët (deri më 1948) dhe Maqedonët, deri më 1943. Shqiptarët si popull i tretë për kah numri brenda Jugosllavisë, “i mbetën si detyrë prioritare Serbisë”, që t` i: shpërngulë, t` i denacionalizojë dhe shfarosë me Konventë obligative Ndërkombëtar, e cila u lidhë me Turqinë më 11 korrik 1938 në Stamboll. E vërteta, deri më 1944 me këtë konventë parashihej që në Jugosllavi mos të mbetët asnjë familje shqiptare. Dhe, për këtë shfarosje do të përkujdesët edhe PKJ dhe drejtuesit e saj kulmor. Sa i takon politikës shtetërore Jugosllavia deri më 1937, ai shtet do të mbajë qëndrim: antigjerman dhe antikominternë (antirus), me instruksione të francezëve dhe britanikëve përmes Shoqatës Kombeve. Këtë politikë e diktonin kuptohet Franca dhe Britania. Por, me forcimin e Rajhut gjerman Mbretëria Jugisllave do të kthehet tnizisht kah Berlini nga viti 1937e tute përmes Milan Stojadinoviqit. Madje, në prag të kapitullimit pushteti mbretëror jugosllavë, do ta nënshkruaj edhe kalimin në Paktin: Romë-Tokio-Berlin, të cilin demonstratat e zbuluan se populli serbian sidomos nuk e pranonte për legjitimitet ndërkombëtar. Por, me tradhtinë që e dëshmoi Dinastia serbiane në prill 1941 duke u larguar nga vendi, ajo i hapi të gjitha shasat opozitës majtë politike-PKJ që përmes luftës çlirimtare t` i bashkohët koalicionit antihetlerian, duke shpalluar më 4 korrik 1941 luftën e pakompromis kundër okupatorit nazifashist dhe bashkëpuntorëve të tij. Lidhur me këtë, edhe pse shumë çka është e diskutuashme, kryengritjet e armatosura do të fillojnë nepër viset e republikave të ardhëshme, të cilat u promovuan në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it në Jajcë më 29 nëntor 1943. Në këtë luftë të drejtë antifashiste, J. B. Tito dhe PKJ do të promovohën si kulmi i rreshtimit antifashist integrues jugosllavë, jo vetëm në vend. E vërteta, për ata popuj që duhej të mendonin për ardhmëri qysh në tetor të vitit 1943 në Teheran, kur treshjna: Ruzvelt (SHBA), Stalin (BRSS), Cherchill (Britani), muarën vendim që me rastin e kapitullimit të Rajhut Tretë (kishte kapitulluar Italia më 7 shtator 1943), Gjermania të demilitarizohët, kurse ata popuj që kanë shprehur aleancë qoftë me pakte apo pa te, të fitohët e drejta që të “demisionohën”, të shpopullohën ose shkatrrohën fare. Dhe deri te kjo informatë shumë me rëndësi për rreshtim të popujve-kombe, një ndër të parët do të vijnë jugosllavët. Kështu me kohë, tinzisht pala serbiane do të përpilojë Elaboratin për likvidimin e shqiptarëve derisa të zgjasin operacionet luftarake”. Këtë elaborat do ta përpilojë kush tjetër përpos Vasa Çubrilloviq, i cili pas çlirimit do të promovohet si historian në Ministër të bujqësisë. Elaborati i tij shumë shpejtë do të lexohet nepër koluarët politike sernbiane dhe më 3 nëntor 1944, do të shndërrohet në dokuemnt “gjysëm zyrtar”. Lidhur me këtë, në dokuementet e AVNOJ-it figuron se nuk pranohet coptimi i vendit, nuk pranohet dinastia, nuk pranohet asnjë lloj padrejtësie ndaj kombeve dhe pakicave kombëtare. Por, nëse hulumtohën dokuemntet mbi të cilat është ndërtuar federata kuptohet se aty nuk figuron Kosova me shumicë apsolute shqiptare. Madje, për Vojvodinën thuet se; Duhët t` i mketë 9 deputetë në AVNOJ-in e ardhshëm, sepse popullsia gjermane që vlerësohej se është më e madhe se e shqiptarëve në Jug “, duhët të shfaroset. Dhe pasi që në ato dokuemnete numrohën të gjitha republikat: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia. Në proces nepër koluare do të bisedohet që: “Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të ndahën”. Por, për këtë çështje arbitruan Tito dhe Millovan Gjillasi, prandaj në prag të çlirimit Beogradit me 20 tetor 1944, u vëndos definitivisht që fedratën ta ndërtojnë këto njësi: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia. Gjithashtu u pranua të nominohet për çështje principiele si Krahinë autonome e tipit sovejtik të jetë Vojvodina dhe Sanxhaku. Madeje u cuaktuan se sa antarë do t` i ketë në AVNOJ-in e ardhshëm seicila njësi federative: Sllovenia me 1 150 000 baorë duhej t` i ket 38 përfaqsues; Kroacia me 3 335 000 banorë duhej t` i ketë 77 përfaqsues; Serbia me 3 350 000 banorë t `i ketë 82 përfaqsues; Maqedonia me 1 000 000 banorë t` i ketë 40 përfqasues; Mali i Zi me 293 000 banorë t` i ketë 17 përfaqsues; Vojvodina si krahinë me 1 695 000 banorë t` i ketë 9 përfaqsues, sepse parashihej shfarosja e gjermanëve dhe hungarezëve që kishin bashkpunuar me nazifashizmin. Sanxhaku si krahinë specifike me 205 000 banorë parashihej t ` i ketë 11 përfaqsues. Kurse, Kosova me 530 000 banorë parashihej t` i ketë 0 përfaqsues, sepse ishte në fuqi kulifikimi i Gjillasit dhe Rankoviqit se: “ shqiptarët kanë qenë bashkëpuntorë të nazifashizmit”. (Shiqo: Zakonodavni rad Predsetnistva AVNOJ-a, Beograd 1951, f. 51. Pra, në të gjitha dokuementet për krijimin e Jugosllavisë federative mungon Kosova, sepse ishte cilsuar se: “Shqiptarët duhet likuiduar si bashkpuntorë të nazifashizmit”. Për këtë fakt drejtuesit e LANÇ në Kosovë as që kishin ide se çka do të ndodhë dhe çka projektohej, prapa shpinës tyre në Beograd. Por, me aplikimin e mbobilizimit gjatë janarit 1845, kur Kosova i kishte bërë realitet të gjitha provat me qeta, batalone, aradha dhe 7 brigada antifashiste, atëherë e vërteta për palën serbiane nuk mund të qëndronte në “thes” por u çpik se në Kosovë: “Duhët vëndosur diktatura ushtrake, pati nevojë ose jo”. Dhe me që historia shqiptare nuk mund të shlyhej, sepse në Kosovë ishin edhe dy brigata antifashiste nga Shqipëria, atëherë u vëndos një realitet tragjik: “që në Kosovë të instalohën divizionet serbiane, dy brigadata malazeze dhe një brigadë maqedone, me të drejtë që Kosova të ndahët në tri, prkatsisht në dy pjesë”. (A. KQ PKJ dok. 05/45, s. pov, në 3 faqe çirilicë, shkrimi del se ishte i Vllada Zeqeviqit (pop), që u zgjodhë Ministër i Punëve të Brendëshme). Kosova sipas dokumenteve që i sajuan Gjillas-Rankoviq më 1 shkurt 1945 Nga 1 shkurti e deri më 31 mars 1945 kur Kosova defaktorizohët politikisht duke e sjellë Millovan Gjillasi një analfabet malazez në krye të PKJ-ës për Kosovë, në Londër në adresën e Vinston Cherchillit do të dergohën katrumbdhjetë (14) raporte konfidenciale se: “shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga Xhafer Deva, kanë qenë dhe janë kah luftojnë në favor të Gestapos dhe Abverit, që drejtoheshin nga Eberhart dhe Herman Nojenbaher”. Së këndejmi, çdo njësi antifashiste shqiptare ishte një grancion se qarqet serbiane dhe malazeze të përqëndruara në rikolonizimin e Kosovës, do të dështojnë. Pra, lufta antifashiste ishte fitore e dyfisht për shqiptarë, sepse me një anë bllokohej rikolonizimi, në anën tjetër prapsohej vendimi i Ruzvelltit, Stalinit dhe Cherchillit për deportimin e çdo populli që ka bashkpunuar me nazifashizmin siç ngjau në Vojvodinë me gjermanë dhe në Çamëri me shqiptarë. Pra, skenarët serbiane për “likudimin e shqiptarëve deri sa të zgjasin operaxconet luftarake” ishin në kulmin e rrealizimit në pjesën e parë të vitit 1945. Megjithë këto qëndrime, Kosova sipas dokuementeve që i sajuan në konfidencë nga Gjilasi dhe Rankoviqi më 1 shkurt 1945, duhej të ndahej në vijën hekurudhore Mitrovicë-Kaçanik. Pra, derisa Vasa Çubrilloviqi me Elaboratin e tij jepte koncepte nazifashiste deduktive (të përgjithëshe për shqiptarë), se si duhet të shfarosën, dueti Gjillas-Rankoviq, sajoi porgram konkret për shfarsje nëse nuk përfshihën me vendimin e Teheranit (1943), atëherë coptimi i Kosovës do të krijojë kushte për shfarosje kolektive, në proces, përmes shpërnguljës. Pra, ai koncept vizatohët në këtë mënyrë dhe Tito e ndihmoi me Marrëveshjën Xhentelemene më 3 mars 1953. Në fakt, në elaboratin konfidencial thuhet: “ Pjesa lindore e Kosovës, duhet` i takojë Serbisë Federale, kurse pjesa perendimore duhej për t` i takur Malit Zi federal. Vija ndarëse ishte hekurudha Mitrovicë-Kaçanik” E vërteta, ky projekt u plasua në shansë më 8 shkurt 1945, kur u vëndos diktatura ushtrake nga J. B. Tito, me serbianin Sava Derleviq në krye. Madje edhe më herët, më 2 shtator 1944 Tito, Shtabin Kryesor i AP të Kosovës e kishte degraduar në Shtab Operativ nën drejtimin e Shtabit Kryesor të Serbisë. Madje, e tërë kjo ndërmarrje për DEFAKTORIZIMIN e LNÇ-ës në Kosovë, u vertetua edhe më 19 shkurt 1945 kur në Beograd vajtën Miladin Popoviq dhe Fadil Hoxha, për t` u ankaur se diktatura ushtrake është totalisht e panevojshme në Kosovë”. Por në Beograd ankesa do të refuzohet nga Millovan Gjillas, i cili e zbulon planin ogurzi duke iu drejtuar Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën, ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun (u nda më 29 mars 1945) në mes Malit Zi dhe Serbisë, me çka krahina historike e Sanxhakut e humbi tërë historinë e vet popullore josllave. Kuash e fakturizoi Kosovën që mos të ndahët dhe popullsia shqiptare mos të deportohët? Në bazë të dokuemnetve arkivore vërtetohët se Kosovën e FAKTORIZOI Brigada e VII-të Nacionalçlirimtare e Kosovës, të cilën e drejtonte Shaban Haxhia-Komandant dhe Qamil Brovina-Komesar Politik me 7500 luftëtarë, të cilët luftuan në Frontin e Sremit për një gjysëm viti. Gjithnjë në bazë të dokuemneteve që i ka botuar Vlladimir Dedier, si dhe atyre që nuk janë botuar (shiqo: A. CK SKJ; AVIIIB, koleksioni Tito), del katercipërisht se J. B. Tito ishte ai që defaktorizimin e Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve në Jugosllavi si antifashista në përgjithësi e ka shpëtuar Lufta Nacionalçlirimare e drejtur fillim e mbarim nga Fadil Hoxha. Por që për defaktorizim janë përkujdesur me intriga Gjillasi dhe Rankoviq në fillim dhe Lazar Kolishevski më vonë, pra seicili sipas mundësive duke bashkpunuar përmes OZN-ës, përkatësisht UDB-ës më vonë, deri më 1953 kur u burgos Gjilasi dhe deri në Plenumin e Brioneve më 1966, kur u largua nga çdo funkson A. Rankoviqi. E vërteta, J. B. Tito vdes më 1980 dhe Rankoviqi vdes më 1983.Pikërisht në kohë për Kosovën fillon një fushatë e egër shoviniste serbo-malazeze, për defaktorizimin e saj në plotëni, qëllim ai që vërtetohet më 23 mars 1989. Faktori ushtri serbiane u shkri si fluskë sapuni në Kumanovë LKJ pushon së ekzistuari në Kongresin e XIV të saj në Beograd me largimin e komunistëve slloven. Dhe për këtë “shprasëti” serbianët pozicionohën se: “Jugosllavinë do ta mbrojnë me APJ- me Ushtri”. Por,Ushtria serbiane do t` i humbë betejat një nga një, deri më 10 qershor 1999, kuptohet para luftës së UÇK-ës dhe bombardimeve të NATO-s. Megjithë këto argumente, duhet theksuar se fillimi i fundit të APJ si faktor ushtrak integrues në RSFJ ishte Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman në Karagjorgjevë 15 mars 1991, për ndarjën e Bosnjës dhe për kolonizimin e Kosovës me serbian. Kjo marrëveshje me çdo kusht duhet hulumtohet dhe të botohën, për ta mësuar populli të vërtetën. Aq më parë sepse me këtë marrëveshje, do të shuhët edhe shansa e fundit e Velko Kadijeviqit dhe Bllagoje Axhiqit që Jugosllavinë do ta “shpëtojë Rusia”, dhe populli serbian, i cili i humbi katër luftëra, njërën pas tjetrës si në: Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Por, definitivisht Jugosllavia pushon së ekzistuari kur Badinteri do të konkludojë më 4 korrik 1992 se: “Jugosllavia më nuk ekziston”, por de fakto fundi i saj shënohet me kapitullimin e Ushtrisë Jugosllave në Kumanovë më 10 qershor 1999. Njëherit pushon së trumpetuari se “shqiptarët do t` i nënshtrojmë me pushkë gjuetie”. Por, tani, me që është mbushur Serbia fashiste me derra nga Rusia, pushkët e gjuetisë si duet i kanë shti turshi dhe janë prishur përbrenda, sepse mizoritë ua kanë thyer çafën

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...