Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/11/18
Arbër Hadri, “Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së dhe lufta në Kosovë: Dokumente Shtetërore-Publike Amerikane – Vëllimi I: 19 qershor 1998 – 31 tetor 1998”
Dëshmia rrëqethëse e vëllait të Liridona Ademajt: Fëmijët e kanë brengë, e panë të atin që e mbante për t’u kryer vrasja më lehtë

Më 29 nëntor bëhet një vit nga tragjedia që tronditi gjithë Kosovën, vrasja e Liridona Ademajt, 30 vjeçares nga Gjakova.
Në vrasjen të cilën sipas dosjes së prokurorisë u porosit nga ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseliu, u përfshin edhe dy persona tjerë, Kushtrim Kokalla, dhe Granit Plava. Për të vrarë gruan e tij, Naimi raportohet se i kishte premtuar vrasësit, Granit Plava deri në 30 mijë euro.
Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, në një rrëfim prekës për Telegrafin, ka ndarë përvojën e dhimbshme të tij dhe të familjes, duke folur për momentet e fundit të motrës së tij. Ai ka shpjeguar se Liridona u vra në makinë, përpara fëmijëve të saj të mitur, dhe në praninë e bashkëshortit të saj, Naim Murselit.
“Tash po bëhet 1 vit që nga vrasja e Liridona Ademaj. Ne si familje jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorinë për aq sa ata po munden të na gjejnë kohë, edhe pse ne do të kishim dashur që të takohemi më shpesh. Vrasja e Liridones është një ndër rastet me të rënda që ka ndodhur vendit tonë, si për nga natyra e viktimës ashtu edhe për nga veprimet kriminale e dinake ndaj një burri kundër një nënë para fëmijëve të tyre. E kuptojmë që Prokuroria duhet të përgatisë aktakuzën sipas ligjit dhe në mënyrë profesionale dhe për këtë ka afat ende në bazë të ligjit”, ka thënë ai.
Ai theksoi se ngritja e aktakuzës dhe dënimi maksimal i autorëve të krimit do të ishte një lehtësim për familjen e tij dhe për gjithë shoqërinë.
“Vrasja e Liridona Ademaj ka ndodhur në bashkëkryerje duke u planifikuar, duke u gjetur ekzekutori, duke blerë armën dhe së bashku të tre duke organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e gruas së bashkëkryesit Naim Murseli, sipas porosisë së tij në mënyrë shumë dinake. Pra, është bërë tërësisht e qartë se Naimi ka kërkuar nga Kushtrimi që t’i ndihmojë ta vrasë Liridonën duke i dhënë mbështetje në planifikim e organizim të vrasjes duke i gjetur një person që e njeh se mund ta kryej këtë punë. Kushtrimi i kishte gjetur dorasin Granit Plava si personin adekuat”, theksoi ai.
“Sipas planifikimit të tyre i kishin kërkuar Granitit të ekzekutonte planin, i cili në natën kritike, sipas koordinimit, Granit Plava e ekzekuton motrën tonë duke e mbajtur shtrëngueshëm për krahu Naimi, në veturë në prezencë të dy fëmijëve të mitur. Është e paparamendueshme se si është ndjerë motra ime (e tradhtuar dhe e pambrojtur nga personi që duhet ta mbronte) në atë moment kur vetura i është ndalur me dinakëri kinse si rezultat i një hajni, e ku papritur është shtrënguar për krahu nga vetë burri i saj. Krahas mungesës deri në amshim që do të kemi, kjo është gjëja që edhe ne si familje e edhe fëmijët po e vuajnë më shumë”.
Fëmijët e Liridonës janë aktualisht nën kujdesin e autoriteteve sociale në Suedi, dhe, sipas Leonardit, ata janë shumë të shqetësuar për momentet e fundit që kanë kaluar me të ëmën dhe për tradhtinë që kanë pësuar nga babai i tyre.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët dhe falënderojmë autoritetet suedeze për kujdesin që po u ofrojnë. Fëmijët i brengosë më së shumti fakti se ishin në veturë dhe se si babai i tyre e shtrëngoj krahun e nënës e tyre në momentin kritik që vrasja të kryhej sa më lehtë”, u shpreh ai.
Demokrati Ervin Salianji merr vendimin e zbardhur për dënimin me 1 vit burg: Qesharak e skandaloz!
Nesër seanca për ish-presidentin, Meta ndryshe nga Berisha: Mos protestoni për mua! Veprime të tilla janë të dëmshme!
Nesër në orën 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) do të zhvillohet seanca për ish-presidentin Ilir Meta.
Kreu i PL-së në një postim në rrjetin social Facebook, shprehet se ka dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës, ndërsa thekson se veprime të tilla janë të padobishme dhe madje të dëmshme për të.
Ndryshe nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Meta u bën thirrje mbështetësve që të distancohen nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.
“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji.
Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.
Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.
Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.
Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.”, shprehet Meta.
Akademik: Hakif Bajrami : UÇK dhe Kosova në grackat e serbëve, Ramës dhe LDK-së

Ku jemi dhe kah po shkojmë?
Nëse letra e A. Vuçiçit dërguar Edi Ramës është e vërtetë (botim i gazetës kombëtare “BOTA SOT”, më 19 XII 2020), atëherë si historian që i njoh hollësisht tri marrëveshjet meskine: Nikolla Pasiq-Esat Pasha (1914 në Nish, 1915 në Tiranë dhe 1919 në Versajë), fakt ky që të lë pa frymë, nuk i preferoj askujt që ta marrë rrugën e Avni Rustemit. Por, le të dihet se Edi Rama paska shkuar shumë larg në rrugën e tradhëtisë kombëtare, sepse për model politik e paska Pashain e punëve të liga. NUK TË KALON, O, EDI RAMA, me KOMPANINË E BATONIT, QË E KE EDHE NË KOSOVË. NO PASARAN! Ka vdekur pazari për ndryshim të kufijve. E “mini shengeni” shqiptarëve u ka treguar çka është, shembulli i Britanisë. Nuk e japim kombin as tokën e tij, për profite të tarafeve të drogërisë dhe spiunimit të pistë që përfundon me tradhëti, shih duke u mbështetur në: “zejtarinë feudale të Esat Pashës”. Piktor, merre një atelie dhe vizato. Mjerë kombi me kë paska pasë punë, sepse e padite Ramush Haradinajn, ke sharë e pështyrë bashkëbisedues e gazetarë shqiptarë, e në anën tjetër e paske pasë pluhur fjalën, për të humbur gjurmë. Të zbuluan ata që me këtë letër publike të kanë shkatërruar për jetë. Thefsh qafën, nëse e ke model Esad Pashën në politikë!
Politikanë shqiptarë, populli mund
t`ju mallkojë!
Është momenti i fundit të mblidhni mendtë, në prag të dekadës së Tretë të shkullit XXI; t`u presë sopata në një vend, në interes të shëndetit të Republikës Kosovës, në interes të tërë kombit duke respektuar gjakun e derdhur për çlirim dhe mirëqenie. Kombit i kemi borxh, të gjithë, pa dallim, kombi nuk na ka borxh asgjë. Politikanë shqiptarë, ligësitë që po ja servoni kombit, duke favorizuar nepotizmin dhe korrupsionin, jeni kualifikuar në një ofensivë të egër për grabitje dhe vjedhje të djersës që buron nga rrudhat e ballit. Reflektoni kah ju thërret KOMBI. Shumë kujt, shtresës së varfër (90%) i ka ardhur thika te fyti nga intrigat dhe varfëria. Nëse kombi jeton në varfëri, e jeton, kokën ju ja keni vënë në cung të druve.
Sot shumë korba pa “operacion” po
bëhen “shqiponja”
Në Republikën e Kosovës është në rend të ditës zgjedhja e presidentit. Është pyetje për histori, a më mirë do të ishte që ta propozojmë Shaip Kamberin, apo ndonjë hero që është fuksionar në Kosovë sot, madje edhe të atillë që ka trashëgimi patriotike. E dyta porosi, është partiotizëm sot të flasësh për histori madhështore në Tiranë dhe Prishtinë, por është heroizëm i momnetit dhe i çastit që e kërkon koha që të mendosh dhe të flasësh m’u në parlamentin ku vlon neofashizmi në Beograd, e nëpër botë, ama me fakte . E vërteta, ushtruesja e detyrës të Presidentit Kosovës dhe Kryetare e Parlamentit Republikës së Kosovës e mbajti një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë në Tiranë. Pa e zënë në gojë fare UÇK-në, nuk pati dy mend të tregojë se ka lidhje gjaku me Sulejman Vuçiternën, që e “paska vrarë Enver Hoxha”?. E s’e dikë më të afërm ia paskan vrarë serbët, dihet e nuk dihet, por ajo nuk e dinte se ku ishte Sulejman Vuçiterna, në ofensivën e Rregjimentit famëkeq “KOSOVA” në janar-shkurt 1944. E zonja ushtruese e detyrës Presidentit Kosovës, është dashur ta lexonte njëherë e mirë “Dosjen Sulejman Vuçiterna”, e pastaj ta përmend emrin e tij në foltotre, duke e keqpërdorur mikëpritjen, ku i mori nja katër duartrokitje fare të ftofta, por jo prej depuetëve që e njohin historinë. E vërteta, e di që është një kërkesë në Tiranë që mos të botohen shkrimet e mia, se po na e prish “vllazrimbashkimin” me Serbinë. Ore kryadministrator me BaHa (!), unë nuk shkruaj kundër kombit serbian, por shkruaj me argumente për një politikë koloniale të pushtetit serbian, që ka rrëshqitur deri në gjenocid. Pra shkruaj për një politikë që i ka bërë nderimet më të larta Esat Pashës (të cilin ka zëra në Tiranë që provojnë ta rehabilitojnë një tradhëtar me damkë.). E kjo do të thotë ta nxijnë patriotizmin e Avni Rrustemit. Nuk u kalon kjo politikë e hienave të “pyllit”. Larg keni shkuar ju oportunistë politikë, rruga juaj nuk do të jetë e gjatë, herdo kurrë do ta kuptoni se notoni në gënjeshtra dhe në rreth të thatë.
E vërteta, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani në Tiranë krijoi një avantazhë politik, sepse ua përplasi m’u në Parlament faktin se ata që çojnë ujët në MINI SHENGENIN Ballkanik, ata njëherit e injorojnë dhe gjenocidin serbian ndaj shqiptarëve për dy shekuj. Çështja vijuese e përparësisë së Vjosa Osmanit, ishte se ajo në pjesën më të madhe të fjalimit, ishte e drejtë për drejtë, fakt ky që dëshmoi se Republika e Kosovës po krijon një plejadë politikanësh siç është edhe Albin Kurti, që nuk pranojnë kurrfarë servilizmi apo inferioriteti. E m’u kjo politikë DEMAÇIANE i nevojitet Kosovës. Natyshisht se politikanët e këtij niveli në rend të parë që shikojnë në ardhmëri, nuk është e panevojshme që ta njohin shkëlqyeshëm historinë. Por, në këtë njohje të historisë në rend të parë kryen punë filozofia e historisë, sepse ajo është mbretëreshë e shkencave shoqërore. Pra, marrë në përgjthësi, jo vetëm Vjosës i duhet ende punë për një politikan të nivelit të Adem Demaçit. Pse po e them këtë. Riçard Hollbruk dihet se ka qenë njëri ndër diplomatët e fuqishëm të SHBA-ve në fund të shekullit XX. Me gojë të vetë ma ka thënë në një takim jo të rastësishëm: “Jam njeriu i tretë në hierarkinë e pushtetit në SHBA. Jam takuar me mijëra diplomatë. Askujt nuk ia kam drojën. Por kur e di se duhet gjatë këtij viti që po takohëm me ADEM DEMAÇIN, këtij njeriu jo që ia kam drojën, por ia kam edhe respektin, se për një vendi të vogël dhe një popull që ka popullsi sa një lagje e Nju Jorkut, ky njeri NUK ËSHTË INFERIOR. Ta thotë të vërtetën dhe nuk të bënë lajka, por të respekton, fakt ky që të detyron për ta admiruar si karakter dhe si njeri që i ka kryer punë kombit që nuk do të mund t` i kryenin nja dhjetë divizione ushtrake moderne”. ( Nga takimi konfidencial, dhjetor 1998, Prishtinë. Vinte nga Shkupi).
A ka mundësi sot që shumë
shqiponja të bëhën korba?
Po, po e dimë se ka edhe Koçi Xoxe të gjallë sot në Tiranë dhe Prishtinë, e që janë pushtetarë, sepse nuk e dinë Dosjen e tij në Beograd, që peshon nja 2115 faqe fëlliqësira të çdo lloji, madje duke e akuzuar edhe Leo Fraindllingun, se: “kishte shkruar më 1913 për mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, jo nga pozitat Leniniste”.
Me këtë fjali tregohet se korespodencën: Enver Hoxha-Leo Fraindlling, për GOLGOTËN SHQIPTARE 1912-1913, e lexonte Koçi Xoxe në Tiranë, dhe e stoponte Aleksandër Rankoviçi dhe Vllada Zeqeviçi (popi) në Beograd. Lidhur me këtë, më kujtohet kur gjyshja QAMILE (një malësore e shkolluar për kohën) më 1957 u tha tre burravecëve në odën tonë në Ballofc të Llapit: “Ju filluat më 1941 t`i maltretoni disa gra serbe. Marre ju koftë. Nuk ngucën gratë dhe fëmia.
Ato ligësi i bëjnë vetëm burravecat që kanë tru bubrreci. Por kurrë nuk guxuat ta vrani Bozhidar Paunoviçin, që m’i ka pre, gri e djegë në zjarr 54 anëtarë të familjes në Sharban të Llapit, në shkurt 1921”. (Emrat e të vrarëve në 14 katundet e Llapit janë botuar në: HAK, PRAVDA, SHQYPNIA, SHKUMBIMI. E përplotë janë në fondin e KMKK në Tiranë, madje të prezatuar edhe në Shoqatën e Kombeve në Gjenevë nga Bedri Pejani; madje të publikuar më 1979: H B, “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941”, Prishtinë 1981, në 458 faqe, me 4211 referenca; e nxjerrë nga doktorata me 1105 faqe, e mbrojtur si doktoratë nga Prof. Dr. Ali Hadri më 15 janar 1979 në Fakultetin Filozofik në Prishtinë).
Pse i theksova këto fakte, për qyqarinë e atij që ka lëshuar kërkesë në Tiranë: mos shkruani kundër Serbisë. Sigurisht këtë urdhër e ka lëshuar Baton Haxhiu!
E në këtë shkrim jam i obliguar si historian ta shpjegoj një fakt. Lexoni Programin e Komitetit Kosovës dhe do ta kuptoni se më 1918, paria politike shqiptare me seli në Shkodër, 30 vjet para se të aprovohet nga KS, OKB, Konventat e Gjenevës për luftën. E aty tesktualisht thuhet, duke e urdhëruar çdo çetë kryengritëse nacionalçlirimtare 1918-1941, që vepronte në Kosovë, citoj: “NUK GUXONI ME VRA CIVILË SHKIE. KUFOMAT E TË VRAMËVE TË OKUPATORIT, NUK GUXONI T` I VARROSNI PARA SE TË VJENË NJI KOMISION NDËRKOMBËTAR….”
Rasti i tretë, këto ditë Vlladimir Putin foli katër orë me gazetarë. E bëri një krahasim në mes Krimesë dhe Kosovës. E tha se Krimea me referendum paska vëndosë t`i bashkohet Rusisë, e që historikisht dihet se nuk ka qenë pjesë e Rusisë. E Kosova pati mbajtur REFERENDUM për pavarësi më 1991, pra para Krimesë. E pasi që V. Putin qenka principial pse nuk e njohu Republikën e Kosovës me Kushtetutë të vitit 1990, dhe me Referendum të vitit 1991; e pasi që po kërkon histori, ja ku e ke: Kosova deri më 1912 ka qenë pjesë e okupuar e Shqipërisë etnike, edhe atëherë 94% me popullsi shqiptare. U nevojit një shekull luftëra në kohë të ndryshme që “REFERENDUMIN” me fuqinë e armëve ta përseritë UÇK, e më në fund edhe NATO, për ta çliruar së bashku një popull 97% e popullit autokton, pra nuk llogaritën kolonistët sllavë. Po, në Krime, rusët sot janë shumicë dhe aty janë të KOLONIZUAR, duke i larguar vendasit me dhunë shtetërore. Pra duhet të dihet se Rusët në Krime, janë kolonizatorë dhe më në fund OKUPATORË. Pra rusët nuk janë autoktonë në Krime, siç janë autoktonë shqiptarët në Republikën e KOSOVËS. Pra edhe Putini flet broçkulla politike, sikurse në disa nuanca oratorja jonë në Tiranë.
TË MOS HARROHEN TRI DETYRA:
E mbani në mend se Shqiptaria sot i ka 15 milionë banorë me vetëdije të lartë kombëtare. Plus kësaj, UÇK me luftën e saj na ka rreshtuar në miqësi me NATO-n.
Sot Shqiptaria, e sidomos Republika e Kosovës, në anën tjetër, është lënduar shumë rëndë me arrestimin e kreut të UÇK-së nga Gjykata e Specializuar në Hagë. Në këtë sprovë shumë të vështirë, provimi i parë për Republikën e Kosovës është zgjedhja e Presidentit. E në këtë pikë zgjedhja më e mirë do të ishte një konsensus i plotë që: Prof. Dr. Murat JASHARI të nominohet dhe të zgjidhet PRESIDENT i REPUBLIKËS KOSOVËS UNANIMISHT, sepse Familja JASHARI me sakrifica dhe paanëshmëri politike, i tejkalon përmasat kombëtare. Pra kjo zgjedhje, jo vetëm që na bën nder, por edhe na faktorizon në tërë botën e civilizuar. Faktori numër DY që duhet patur parasysh në këtë kohë të akuzave nga çdo anë, e që duhet mbrojtur si KOMB, është që ta faktorizojmë historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pa hezitim, sepse këtu jemi sulmuar me tërë fuqinë e tyre nga armiqët jo të pakët. Faktori numër TRE, është lufta për ta faktorizuar nëpër botë me miq shumë, shtetin e Kosovës. Pra mos të harrojmë, e të përqëndrohemi në këto TRI obligime kombëtare, për ta patur rreshtimin për fitore të reja dhe të sigurta, në dekadën e TRETË të shekullit XXI. Unë mendoj se tërë kombi do të rreshtohet në këtë valle me plotë sprova: ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe politiko-shtetërore.
Ejani të marrim shembull nga historia.
Por mbi të gjitha, Shqiptaria sot, nuk është pa: ABDYL FRASHËRI, MYDERRIZ YMER PRIZRENI, HAXHI SADRIU, HASAN PRISHTINA, MIHAL GRAMENO, BAJRAM CURRI, ISA BOLETINI, IDIZ SEFERI, etj… -të gjithë antiokupatorë. E si kampion të humanizmit nuk duhet harruar kurrë E SHENJTË NËNË TEREZË dhe ideologun e emancipimit gjithkombëtar ADEM DEMAÇIN, me PROGRAMIN E TIJ (LRBSH) nga viti 1964. Pse jo, në këtë grigjë është edhe KRYEPLAKU i PAJTIMEVE, Prof. ANTON ÇETA.
Prandaj ju të territ, ligësitë po ju ngushtohen, sepse sot informata është fuqi PRODHUESE në shekullin e INTERNETIT. I dërgoni spiunimet në muze, sepse shumë shpejtë do të zbuloheni. Mendimi, fjala dhe vepra e KOMBIT duhet vënë në lëvizje progresive sot, më shumë se kurrë.
Pse mos të mendohet më thellë
E le të dihet se asnjë lloj mjegulle nuk largohet pa e shkrirë dielli.
Pra, popull: imitoje diellin dhe rreshtohu me vetëdije kah sakrifica dhe dlirësia, kundër punëve të pista, në mënyrë që varësia dhe varfëria në Republikën e Kosovës, të largohen nga vatrat tona si mjegulla para diellit, ashtu si e larguam robërinë me sakrifica dhe më në fund si porosiste Adem Demaçi më 1964 (LRBSH): “Nëse është nevoja edhe me fuqinë e armës. E nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë”.
Para opinionit shqiptar shtroj këtë pyetje: Ku ka popull dhe forcë ÇLIRIMTARE që ia fsheh krimet okupatorit dhe hafijeve të tij? Ku ka institucion shtetëror në botë që agjenturat e okupatorit ja sjellin dokumentet në zyrë dhe ato dokumente t`i përdorë për “humanizëm”? Ku ka person publik shtetëror që arrestohet për një detyrë që së pari është dashur të dihet se kush i ka sjellë Dosjet për tërë zinxhirin komandues të UÇK-së në kryesinë e OVL UÇK? JO, NUK KA. Por Kosova, le të dihet se është ende një koloni moderne, prandaj ka sjellje të këtilla, aq më pak që dosjet kanë ardhur me paramendim, sepse e kanë ditur organizatorët qëndrimin e OVL UÇK. Aq më parë popullit duhet bërë e ditur se jemi në sprovë permanente dhe asnjë lloj hapësire nuk le vakuum të jemi komodë, siç propogandojnë partitë sot. Shkurt e shqip: BE, e sidomos Rusia dhe Serbia, po i frigohen modelit të luftës së UÇK-së.
Njëqindë e pesëdhjetë vite intriga dhe PROGRAME serbe për shfarosjën e shqiptarëve (1836-1999), në stilin: përsërite dhe vetëm përsërite intrigën dhe krimin, sepse diçka nga ky zanat antinjerëzor do të mbetet shembull dhe mbeturinë për të vepruar edhe nesër. Dhe çka është këtu politikë brutale anticivilizuese, është fakti se po përsëritet akuza për të njëjtën pasojë e që është realizimi i një pozite koloniale mbi një popull që nuk është ardhacak, sikundër janë serbët, por është autokton, siç janë shqiptarët. Nuk ka dilemë, Rusia me Serbinë është kthyer në një aksion të turpshëm politik dhe diplomatik, sa që më shumë është kah investohet për ta sulmuar shtetin njomëzak të Kosovës, se sa politika pansllaviste të mbrohet nga mundësia e Luftës Tretë Botërore. E ndaj kësaj fushate të egër ruso-serbe, në Perëndim më shumë po bëjnë sehir, sepse po klithin: “asgjë nuk duhet bërë për drejtuesit e UÇK-ës për një burgim të gjatë, sepse kemi luftuar 78 ditë për çlirimin e vendit të tyre”. Këso shprehjesh apologjike ke mundur të dëgjosh nëpër Evropë nga viti 1924 e deri më shpërthimin e Luftës Dytë Botërore më 1939, atëherë kur shumë kujt i doli gjumi për rrezikun që i kanosej botës, por çdo reagim atëherë ishte i vonuar. E vërteta, për mizoritë e Luftës Dytë Botërore janë shkruar vëllime të tëra studimesh, por nuk është pranuar publikisht ende një fenomen: deri sa në tërë Evropën po ndiqeshin HEBRENJTË, Shqiptaria atyre të përndjekurve, u gjeti strehim. Në realitet, atë humanizëm në Shqipërinë Londineze po duan ta përvetësojnë duke na identifikuar me politikën e Xhafer Devës dhe të Rregjimentiti “Kosova”. E po të hulumtohet detalisht çështja hebreje në viset shqiptare, atëherë më tepër janë shpëtuar hebrej në Shqipërinë Kontinentale, jo më pak se për 1792 persona, madje edhe të atillë të sjellë nga Greqia. Faktet lidhur me këtë çështje po flenë gjumë në një arkivë afër Fairburgut, por kush t`i botojë, sepse një pjesë e historianëve shqiptarë që janë shkolluar në Vjenë, më tepër kanë prirje t`ia kthejnë pushkën vetit, se sa ta zbardhin të vërtetën. Po çfarë informate mund të jetë, kur një diplomat e viziton një trevë kombëtare për dy ditë dhe ta mësojë tërë historinë(!). Këta dhe ata, së pari, duhet ta dinë se Herman Nojbajer e ka ideuar Divizonin SS “Skënderbeg”, për t`i mbrojtur kufijtë etnikë të Shqipërisë lingustike në 104.000 kilomatra katrore, sipas hartës së vitit 1876. E Divizioni SS “SKËNDERBEG” në asnjë veprim kurrë, kurrë nuk ka pasë punë me Hebrenjë. Këtë histori po përpiqen serbët për dy shekuj ta përdorin kundër shqiptarëve. Pra te ky qëllim mbështet Serbia që i përpiloi 35 programe për të na shfarosur (1836-1999).
Tani po i kthehem një plage që po më dhemb sikur me m’i vënë thikat e helmatisura në kurriz. Evropë dyfytyrëshe, Perëndim i admiruar, SHBA të respektuara me tru e të dashura me zemër, ju nuk e dini në përgjithësi fare historinë e popullit shqiptar, si populli më i vjetër i Ballkanit dhe Evropës.
"Qyteti fantazmë” ku të rinjtë dynden për të punuar në Angli


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...












