Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/20

Ndahen çmimet e Panairit të Librit, Enkel Demi shpallet autori më i mirë i

 


Në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e Panairit të Librit Tirana 2024 për veprat më të mira letrare. Në edicionin e 27-të të këtij panairi, çmimi “Shkrimtari më i mirë i vitit 2024” iu dha Enkel Demit, i cili përdor pseudonimin letrar Tom Kuka, për romanin “I rënë nga qielli”.

Ky çmim iu dorëzua Demit me motivacionin: “Për trajtimin me mjeshtëri stilistikore dhe burimore të një teme të mprehtë për tranzicionin shqiptar, por po aq edhe në rrafsh të përbotshëm, siç është ajo e përpjekjes njerëzore pěr të bërë një jetë të kuptimshme në kushtet e absurdit kolektiv.”.

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me romanin e saj “Kohëstrehim”.

Anastas Angjeli u shpall fitues i çmimit për studimin më të mirë në shkencat ekonomike.

Për sa u përket çmimeve të panairit të librit, çmimin për studimin më të mirë e mori profesoreshë Viola Isufaj me monografinë kushtuar poetit Zef Zorba: “Baladë dritash për Zorbën”.

Çmimi tradicional për përkthimin më të mirë në frëngjisht i shkoi Lindita Gjetanit, për veprën “Mirupafshim atje lart”.

Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Ai u hap në datën 13 nëntor e do të vazhdojë deri më 17 nëntor. Në të marrin pjesë 90 botues jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga treva të tjera shqipfolëse.

Motoja e këtij viti e panairit është: “Të lexosh do të thotë: të jetosh, të zbulosh, të rritesh”.

Ismet Lecaj në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK" “Kërkimet albanologjike në trevat Opojë dhe Gorë”

 

Libri “Kërkimet albanologjike në trevat Opojë dhe Gorë” (studime, materiale folklorike, gjuhësore etimologjike, historike dhe etnologjike) është paraqitur sot nga autori Ismet Lecaj në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Lecaj tha se ky libër është rezultat i punës 40-vjeçare. “I kemi bartur shkrimet nga revista ‘Sharri’ të cilën e kryeredakton Bedri Halimi dhe ka rezultuar ky libër i veçantë”.





“Lirikat popullore, sidomos ajo e dashurisë, janë perla të veçanta”, tha ai.

I pyetur se sa është i pasur ky regjion me shprehje dhe çfarë e dallon atë nga regjionet e tjera, ai tha se me krahinat afër saj e folmja dallon, kurse lojërat fëmijërore dhe për të rritur i kanë të njëjta.

Që nga viti 1991, kur filloi të botohej revista ‘Buletini’, që më vonë mori emrin ‘Sharri’, Ismet Lecaj pothuajse në çdo numër ka publikuar shkrime të natyrës letrare, të etnokulturës, historisë, etnologjisë e veçmas të gjuhësisë.

Ai ka botuar disa libra studimorë voluminozë kryesisht për historinë e Opojës, folklorin e saj, gjuhën, enologjinë dhe kulturën e saj.

Punimet e Lecajt, të përmbledhura në këtë libër, ndonëse janë botuar në revistën “Sharri”, paraqesin një rëndësi të veçantë për lexues dhe studiues të albanologjisë, nga fushat: histori, folklor, etnologji, gjuhësi, kulturë etj.

Libri i autorit Evarist Beqiri “Themeluesi-Lidershipi i Ismaili Qemalit”, me dokumente të reja


Libri “Themeluesi...”, kushtuar figurës së Ismail Qemalit dhe lidershipit të tij, së shpejti vjen me botimin e tretë. Autori, Evarist Beqiri, thotë se në këtë botim të tretë, të përditësuar të librit “Themeluesi-Lidershipi i Ismaili Qemalit”, ka një pasurim me disa materiale, me të cilat autori është njohur së fundmi, përfshirë këtu foton e dokumentit të ‘Regjistrit të Gjendjes Civile në Bruksel’, 1900.

Ismail Qemali jetoi në Bruksel, në vitet 1900-1908. Aty ai realizoi një veprimtari të jashtëzakonshme patriotike, që shërbeu si një gur themeli në përgatitjen e pavarësisë së Shqipërisë. Në regjistër pasqyrohen gjeneralitetet e Ismail Qemalit dhe të tre bijve të tij, që e shoqëruan në azilin e tij politik vullnetar. Ky dokument ka rëndësi të posaçme në saktësimin, njëherë e përgjithmonë, të ditëlindjes së Ismail Qemalit, më 24 janar 1844. Por kuptimplotë është edhe mënyra e regjistrimit të vendlindjes së tij: Vlorë, Shqipëri. Një tjetër fakt domethënës ky për shqiptarizmën e tij të kulluar.

Gjithashtu, publikohen për të parën herë në një libër, fotografi të bashkëshortes së tij, Kleoniqi Surmeli Vlora, si edhe të Ismail Qemalit. Njëkohësisht është pasuruar albumi fotografik me artikullin e “The New York Times” dhe dokumente nga dosja e klasifikuar e arkivit të Perandorisë Britanike për arratisjen e bujshme të Ismail Qemalit nga Kostandinopoja, më 1 maj 1900.

Fashikulli përmban 8 faqe me dokumente të klasifikuara “konfidenciale” dhe hapet me letrën që ambasadori britanik në Kostandinopojë, Sir Nicholas R. O’Conor i dërgon kryeministrit dhe, njëkohësisht, ministrit të Jashtëm britanik, Markezit të Salisbury-it.

Muaj më parë, studiuesi Beqiri, i besoi Arkivit të Shtetit dokumente të digjitalizuara nga Arkivi Kombëtar i Indisë, pjesë e arkivit të Perandorisë Britanike, të cilat zbulojnë të dhëna mbi arratisjen e Ismail Qemal Bej Vlorës nga Perandoria Osmane.

Kosova humb ndeshjen me Rumaninë

 


Shtëpia më e madhe futbollit evropian, ka marrë vendimin për ndeshjen Rumani-Kosovë.

Me vendimin e UEFA-së, Kosova e ka humbur ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3-0.

Përpos humbjes së ndeshjes, FFK-ja është gjobitur edhe me 6 mijë euro për shkak të sjelljeve të pahijshme të futbollistëve.

Ndërkaq, Federata Rumune e Futbollit është dënuar me përafërsisht 150 mijë euro.

Ky është vendimi i plotë i UEFA-s:

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si shoqatë mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj ( në lidhje me thirrjet ksenofobike antihungareze).

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e sendeve .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e treguesit lazer .

 

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12,500 euro për shkak të shqetësimit gjatë himnit kombëtar .

Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike .

Të paralajmërojë Federatën Rumune të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.

Akuzat ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës :

Refuzimi për të luajtur (Forfeit), Art. 27(1) DR dhe Art. 27(4)(a) DR në lidhje me Art. 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League

Sjellja e pahijshme e ekipit (kartonë të verdhë 5 lojtarë ose më shumë), Art. 15(4) DR

Vendimi :

AB ka vendosur:

Të shpallë ndeshjen e UEFA Nations League 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës , e cila u luajt më 15 nëntor 2024, një ndeshje e konfiskuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se ka humbur ndeshja 3-0 ) për përgjegjësinë që ndeshja nuk luhet plotësisht (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e Kombeve të UEFA-s Liga).

Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

Sekuestrohen pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

 Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve F.K dhe M.K.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases F.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;
kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

kati nëntokë 139 m2,

kati i parë 79 m2,

kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të M.K., me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Shpërthim epidemik në anijen “Coral Princess” me 1822 pasagjerë, disa prej tyre në gjendje të keqe

 Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles.

Nga 1822 pasagjerë, 55 prej tyre dhe 15 anëtarë të ekuipazhit u sëmurën.

CDC konfirmoi se shkaktar ishte norovirusi, me simptoma kryesore diarre dhe të vjella.

Pas shpërthimit, kompania rriti masat e pastrimit dhe grumbulloi mostra për analiza.

Anija mbërriti në Los Angeles më 17 nëntor dhe vazhdoi udhëtimin për në Fort Lauderdale.

Vonë është zoti Kryeministër Edvin Kristaq Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se qeveria e tij po mendon të ndalojë përdorimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it.

“I madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabre me thikë e një 14-vjeçari nga një adoleshent tjetër. Rrjetet sociale, posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët që në moshë të vogël. Autoriteti i prindërve dhe mësuesve dhe të gjitha përpjekjet tona në familje dhe shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, dhe edukimi i shëndeti mendor i të vegjëlve vihen në pikëpyetje. Të gjithë biem dakord si prindër apo si qytetarë që garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia jonë. Por, nuk janë kaq të thjeshta përgjigjet, shumë shtete po mundohen të vendosin filtra mbrojtës, por pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama.

“Jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike, duke parë vendet e tjera. Vende si Australia po tentojnë ndalimin e qasjes në rrjetet sociale të fëmijëve deri në 16 vjeç, Franca po vendos kusht aprovimin e prindërve për hapjen e llogarive… Përtej debateve, problem mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Tani, dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e të tjerëve mësojmë se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe Snapchat-it. Këtë do ta shtrojmë për diskutim për të marrë një vendim për këtë problem kompleks”, shtoi Rama. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...