2024/12/12

Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë

 



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Lideri i PDK-së, përmes një video-adresimi, është shprehur se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra,  por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.

“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se suksesi i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është i garantuar me këtë listë të prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.

“Përkushtimi dhe mbështetja juaj janë të pazëvendësueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Urime të gjithë kandidatëve tanë!  Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe të prirë nga kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, suksesi ynë është i garantuar. Faleminderit, dhe le ta fitojmë këtë betejë së bashku!”, shtoi ai.

LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet e 9 Shkurtit

 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, për Zgjedhjet Parlamentare të 09.02.2025.

I pari i LDK-së, listën me kandidatë për deputetë e ka bërë publike, pasi e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.




Lista e kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së

Kryetari Abdixhiku listën me kandidatë për deputetë e ka quajtur “lista fituese” e Zgjedhjeve të 9 Shkurtit.

Lista e kandidatëve të AAK-së për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit – emrat nga fusha e shëndetësisë e shoqërisë civile

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.









Listës i prin kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe kryetari i partisë tjetër që kanë hyrë në koalicion parazgjedhor, Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ramush Haradinaj - Wikipedia

Tutje në top 10 janë Time Kadrijaj, Ardian Gjini, Nuredin Lushtaku, Albana Bytyçi, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Xhevahire Izmaku, Besnik Tahiri.

Punësimet familjare, Fatmir Limaj flet për vëllain e djalin

Xhevahire Izmaku e cila ishte pjesë e PDK-së dhe së fundmi ka aderuar në Nismën Socialdemokrate do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, e që është në top 10.

Edhe ish-deputeti i LVV-së, Haki Abazi është në listën e AAK-së për deputet.

Po ashtu, kardiologu Gani Bajraktari para disa muajve ka aderuar në Nismën Socialdemokrate, ndërsa është edhe kandidat për deputet.

Kandidat për deputet do të jetë edhe Artan Demhasaj, nga organizata “Çohu” dhe së fundmi analist politik.

Edhe kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës, Diellza Kukaj është pjesë e listës për deputete.


Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka mbyllur afatin për aplikimin e subjekteve politike për certifikim.

Ky afat ishte hapur në fillim të muajit shtator dhe u mbyll më 11 dhjetor.

“Subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim në zgjedhje, nga data 01.09.2024,deri në përfundim të afatit, 11.12.2024, ora 23:59. 28 subjekte politike: prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, ka njoftuar KQZ. 

KQZ do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të verifikuar kandidatët për deputetë

 

Elezi: Ende asnjë koalicion i deklaruar zyrtarisht, afati ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të bashkëpunojë me institucionet kompetente për të bërë verifikimet e nevojshme sa u përket kandidatëve për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 09.02.2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, më 12.12.2024, ka thënë se kanë kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të ua dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale.

“Në këtë nen, parashihet se nuk mund të certifikohet si kandidat një person i cili është dënuar në tri vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv, andaj me qëllim të verifikimit kemi kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të na dërgojë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë dënuar në 3 vitet e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”- ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se KQZ-ja, ka kërkuar edhe nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të bejë verifikimet në raport me kufizimet ligjore.

“Kandidat nuk mund të certifikohet një person i cili është zyrtar i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat; ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja; ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-së”- ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se KQZ do të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që të verifikojnë që kandidatët për deputetë nuk janë funksionarë me status të veçantë në bazë të Ligjit për Zyrtarë Publikë apo anëtarë të shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatikë.



Ndërsa vetë KQZ do të verifikojë që kandidatët nuk janë kryesues apo anëtarë të KQZ-së, Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Afati për aplikim të subjekteve





për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e 09.02.2025 ka përfunduar më 11.12.2024, në ora 23:59.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë 28 subjekte politike që kanë aplikuar për certifikim në Zgjedhje.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 09.02.2025.

Lista preliminare e miratuar në mbledhjen e mbajtur më 28.08.2024, përmban 2,047,148 votues, shtetas të Kosovës.

Në listën e LVV-së për deputetë nuk janë Liburn Aliu dhe Besnik Bislimi

 


Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, për Zgjedhjet Parlamentare të 09.02.2025.

Në këtë listë nuk figurojnë emrat e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut dhe i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit.

Listës i prin Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca.


Kjo është lista e plotë e LVV-së:

Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier:Presidentja Vjosa Osmani: Urdhri “Dr. Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador

 


Qeveria Kurti bashkë me partinë Lëvizja Vetëvendosje erdhi me premtime të mëdha, sidomos për shtresën e varfër dhe të nepërkëmbur të pensionistëve. Por çfarë bëri? Asgjë!

 

Zeqir Bekolli

Qeveria Kurti bashkë me partinë Lëvizja Vetëvendosje erdhi me premtime të mëdha, sidomos për shtresën e varfër dhe të nepërkëmbur të pensionistëve. Por çfarë bëri? Asgjë! Përkundrazi bëri “krim” ndaj kësaj shtrese duke mos u interesuar në hartimin e një Ligji i cili do të rregullonte statusin e kësaj shtrese por edhe do t’i trajtonte njësoj, barabartë.
Këtë nuk e bëri edhe pse premtoi se kjo çështje do të ishte prioritet për këtë Qeveri. U soll njësoj sikur qeveritë tjera të cilat mashtruan këtë shtresë atëherë kur iu dashtë votat për të zënë vend në pushtet dhe ia grahen me të tyren.
I përbuzën shtresat e punëtorëve të cilët rezistuan në kohën e regjimit kriminal të Millosheviqit duke i lënë.me nga 120 euro pension. I përbuzën gazetarët dhe punonjësit e “Rilindjes” të cilët mbajtën gjallë shpirtin liridashës të popullit drejt çlirimit.  Duke i nëpërkëmbur e nënçmuar këtë shtresë, ata favorizuan të gjithë ata që punuan me regjimin kriminal të Millosheviqit, se ia kanë paguar kontributet Serbisë.
Shtresa që kundërshtoi dhe refuzoi t’i paguante regjimit kriminal serb kontribute sot po diskriminohet.
Nga Buxheti i Republikës paguhen pensionistët e rendit të parë dhe të rendit të dytë, edhe pse kontributet e tyre i ka marrë me vete Serbia! Ky kategorizim i pensionistëve në qytetarë të rendit të parë dhe të dytë nuk ndodhë askund, veç tek ne.
Pas 45 vitesh Qeveria vazhdon ta vjedhë djersën tonë, kontributin tonë dhe nuk ka as shenja në horizont se do të bëjë ndonjë ndryshim.  Prandaj është koha që edhe ne t’i ndëshkojmë me votën tonë në këto zgjedhje!

Huazuar : Revista :drini.us

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...