Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/12/13

US poll: Low confidence among Americans in President-elect Donald Trump's appointments

As President-elect Donald Trump continues to make appointments to key positions in his administration, about half of American adults are “not at all confident” in his ability to appoint qualified people to his Cabinet and other high-level government positions, according to a new poll by the Associated Press and the NORC Center for Public Affairs Research. 
Elon Musk and Donald Trump Interview
       US President Donald Trump and American billionaire Elon Musk-Tesla
 The dizzying pace and speed of the appointments are consistent with Mr. Trump’s promise to voters that he will be a force for change in the country and a return to the unpredictable style of governance that characterized his first term in the White House. But only about 3 in 10 Americans are “extremely” or “very” confident that Mr. Trump will choose qualified people to serve in his administration. Most Republicans say they have high confidence. Mr. Trump has promised to reform Washington with an aggressive approach, including the creation of a Department of Government Efficiency, or DOGE, a nongovernmental task force charged with finding ways to cut federal staff and programs and minimize federal regulations, to be led by billionaire Elon Musk and entrepreneur Vivek Ramaswamy. 


 The poll also finds that confidence in Mr. Trump’s ability to manage government spending and perform other key presidential duties, including overseeing the military and the White House, is also low. Democrats and independents most likely to question the president-elect’s leadership This low confidence is generally held by Democrats and independents. A large share of Democrats are distrustful of Mr. Trump’s abilities on all these fronts — about three-quarters say they are “not at all confident” that he will be able to effectively manage the White House, government spending or the military, or choose qualified people for his Cabinet. Meanwhile, about 4 in 10 independents say they are “somewhat” or “not at all” confident in Mr. Trump’s ability to execute these responsibilities, while about 2 in 10 are “extremely” or “very” confident. Confidence among Republicans higher, but not by much Confidence among Republicans is higher, but not by as much as the level of skepticism among Democrats. About 6 in 10 Republicans are “extremely” or “very” confident in Mr. Trump’s ability to pick qualified people to serve in his Cabinet and manage the White House, the military and government spending. About 2 in 10 Republicans are “moderately confident,” and another 2 in 10 are “somewhat” or “not at all” confident. President Biden faced similar challenges early in his term When Mr. Biden took office in 2021, the public also had some doubts about his ability to handle some of his key responsibilities — but unlike Mr. Trump, where concern is at similar levels for different responsibilities, they were more confident in Mr. Biden’s ability in some areas and less so in others. When he entered the White House, Mr. Biden had served eight years as President Barack Obama’s vice president, as well as decades in the Senate, and he campaigned touting those years of experience. A separate AP-NORC poll conducted shortly after Mr. Biden took office — where the question was worded slightly differently — found a higher level of confidence in Mr. Biden’s ability to appoint qualified people to his cabinet and manage the White House than in his ability to manage the military and government spending.
Flori Bruqi

Flori Bruqi : Fjalimi i William Jefferson Clinton për vrasjet në Kosovë pak para bombardimeve të NATO-s

Në ditën kur fushata e famshme e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe që po kryenin gjenocid në Kosovë, ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, po u shpjegonte amerikanëve pse kjo fushatë ishte e domosdoshme.

Në një fjalim që tani gjendet online, më 24 mars të vitit 1999, Clintoni tha se brutaliteti serb ndaj kosovarëve nuk po ndalej


https://www.youtube.com/watch?v=QaKo30dGILM




 “Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, tha ai.



“Krenar që isha president kur duhej dikush që do t’i kundërvihej spastrimit etnik.”

Katër vjet më parë, teksa dekorohej nga ish presidenti Hashim Thaçi me “Urdhrin e Lirisë” për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, Bill Klinton, falënderimet e tij i shoqëroi me thirrjet që dëshmonin në vijimësinë mbështetjen e pa kufijshme të ish kreut të shtetit amerikan për vendin, në historinë e të cilit emri i tij do të mbetet i gdhendur si ai i njeriut që së bashku me ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, pati rolin vendimtar në aprovimin e fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila i dha fund konfliktit të përgjakshëm me Serbinë të viteve 1998-99, gjatë të cilit u vranë mbi 10 mijë vetë.

Bulevardi “Bill Klinton” dhe një statujë  e tij me përmasa njerëzore është një homazh i vlerësimit më të lartë që ka sot në Kosovë për ish presidentin amerikan, një adhurim që shtrihet edhe tek familja e tij.

“Ata i shpalosën botës problemet tona. Për të parën herë, të gjithë e mësuan se kush janë kosovarët. Bill Klinton është njeriu që rrëfeu vuajtjet tona-këtu të gjithë e duan”, pohonte asokohe për BBC-në një banore e Prishtinës.

Ndjenja e mirënjohjes ndaj familjes Klinton shkon për krah në Kosovë me respektin për Shtetet e Bashkuara, i cili gjithashtu i ka rrënjët mjaft të thella. Bill Clinton ishte presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara. Gjatë tetë viteve që shërbeu në Shtëpinë e Bardhë, arriti të krijonte reputacionin e një paqebërësi që i solli prosperitet ekonomik, reputacion ky që edhe pse u njollos nga sjellet personale, nuk u zhbë asnjëherë, ndërsa familja e tij konsiderohet si një ndër më të fuqishmet në Amerikë.

Ai lindi si William Jefferson Blythe në Hope, Arkansas, më 19 gusht 1946. I ati i kishte vdekur në një aksident me makinë tre muaj përpara kësaj. Mbiemrin me të cilin e njeh bota sot e mori nga njerku, Roger Clinton.

Heroin e tij politik, ish presidentin John F Kennedy do ta takonte në fillimin e viteve 1960, në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Në rrjedhën e viteve, shumë paralele do të hiqeshin mes këtyre dy liderëve të rëndësishëm të kombit amerikan.

Mes arritjeve të rëndësishëm të Bill Klintonit shënohet ceremonia e jashtëzakonshme e shtatorit 1993 kur ish kryeministri i Izraelit  Yitzhak Rabin, dhe ish kreu i Organizatës për Clirimin e Palestinës,  Yasser Arafat, shtrënguan duart me njëri-tjetrin pas firmosjes së një marrëveshje paqeje. Nëntorin e 1995-sën, KLinton u bë presidenti i parë i SHBA që vizitoi Irlandën e Veriut.

Gjatë gjithë mandatit të tij, ai u angazhua për të sjellë paqen atdhe dhe sponsorizoi procesin që kulmoi me Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, e ndërmjetësuar nga i emëruari i tij, George Mitchell.

Pavarësisht skandalit Levinsky, popullariteti i Clintonit ishte aq i lartë, sa po të mos ekzistonte pengesat ligjore për të kandiduar për herë të tretë për presidencën amerikane, ai besohet gjerësisht se do të kishte fituar përballë George W Bush.


Ai shpjegoi për audiencë botërore se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë,gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.

“Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre…kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, shton Clinton.

Më poshtë gjeni videon e plotë të këtij fjalimi:

Kepi i Rodonit, oazi i natyrës, detit dhe historisë



Shumë pranë Tiranës ndodhet Kepi i Rodonit, vendi ku çdo vizitorë gjen të ndërthurur më së miri historinë me natyrën dhe detin. Në pjesën verilindore të Kepit ndodhet një ndër objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, Kalaja e Skënderbeut, e cila nisi të ndërtohej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1451, e më tej mendohet të jetë përfunduar rreth vitit 1452.


Erozioni rrezikon edhe Kepin e Rodonit dhe plazhin e Hamallajt. Gazetarët e emisionit Vetting në News24 kanë mbledhur dëshmi mbi atë se çfarë ka ndodhur në këto zonë në të paktën 34 vite e fundit, ku jo vetëm erozioni, por edhe dora e njeriut, po rrezikojnë dy prej zonave brendetare të Shqipërisë. 



Madje ekspertët paralajmërojnë se me ritmet e erozionit, vilat turistike në Hamallaj do të jenë nën ujë pas disa vitesh. Kepi i Rodonit e ka marrë emrin prej perëndisë pagano-ilire Redon. Mendohet të ketë qenë stacion i flotës detare ilire. Shumë shekuj më pas prijësi i shqiptarëve Skënderbeu zgjodhi këtë vend si një shteg të lirë për të dalë në det pa u kushtëzuar nga venedikasit që kishin nën sundim gjithë vijën bregdetare. Sipas historianëve, kalaja e Skënderbeut nisi të ndërtohej pas rrethimit të parë të Krujës. Muret e saj u përfunduan në 1452 nga mjeshtra venecianë që e ndërtuan me një gjatësi prej 400 metrash dhe me kulla të rrumbullakëta në majat e saj.


Kepi i Rodonit, Durrës - 🇦🇱 Albania @MTravelVlog


 E konsideruar si perla sekrete bregdetit verior, e mbushur me histori, mite dhe legjenda antike, Kepi i Rodonit ndodhet seriozisht në rrezik. Pjesa më e madhe mureve rrethues gjendet tashmë në det si shkak i erozionit të detit Adriatik. Nga rrënojat sot ka mbetur në këmbë një pjesë shumë e vogël e një kalaje gjigande. Diku reziston ende një pjesës e murit të jashtëm të kalasë. Vizitorët e Kepit nuk mund të rezistojnë pa shkuar pranë kalasë dhe rrënojave të saj nën ujë. Një monument kulture që përveçse i rrezikuar nga erozioni, dora e njeriut në Kalanë e Skënderbeut i ka humbur asaj dinjitetin që i takon më shumë se 500-vjecarë. Sipas dekanit të fakultetit të pyjeve, në Universiteti Bujqësor Kamëz, Ervin Toromani, “Në Kepin e Rodonit është më tepër një fenomen natyror sesa një fenomen i shkaktuar nga dora e njeriut. Aty është një fenomen ku bashkohet veprimi i ujit dhe erës. Erozini aty shkaktohet nga era që përplas dallgët e detit me bregun dhe me sipërfaqe toke bujqësore, por edhe me pemë. Është një problematikë, natyrisht duhet të adresohet, duhet të ndërtohen barriera mbrojtëse për të penguar avancimin e detit në sipërfaqe të tokave bujqësore dhe bregut që po gërryen vazhdimisht.” Lehtësisht vihen re gjurmët e gërryerjes detare në fund të Kepit të Rodonit. Duke ecur pak metra me këmbë në këtë vijë bregdetare sheh dëmtimet që janë bërë nga “sulmi” i detit, ku bregu më rërë ngushtohet gjithnjë e më shumë ndërsa kodra gërryhet. Plazhi i Hamallaj Banorët e zonës por edhe specialistët thonë se më shumë se 300 metra vijë tokësore në të gjithë bregun duke përfshirë edhe Gjirin e Lalzit pak kilometra më tej, janë gërryer nga deti. Ekspert Mjedisit Endri Haxhiraj shprehet për “ Vetting” se “ veprimtaria e njerëzve në zonat bregdetare shqiptare ka ndikuar negativisht. Marrja ndonjëherë e inerteve pranë lumenjve ka bërë që prurjet të jenë më masive të dherave, apo heqja e rërës në zona të ndryshme. Ndërhyrja pa kriter në vijën bregdetare për shumë vite me rradhë mund të ketë ndikuar negativisht në këtë fenomen. Deti ka përpirë sipërfaqe të mëdha toke, por shqetësimi i banorëve mbetet neglizhenca që i është bërë nga shteti i cili nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar këtë fenomen. Sipas Ervin Toromanit, dekan në Fakultetin e Pyjeve në Universitetin Bujqësor, para viteve 1990 pothuajse në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka patur brez me pisha të cilat kontribuonin për mbrojtjen e tokës. Por pas viteve 1990, në zonën e Hamallaj dhe shkëmbit të Kavajës, nisën ndërtimet pa kriter duke shkatërruar brezin mbrojtës që ishte krijuar me pemë. Profesori shprehet se fajtor për erozionin në këtë zonë, është njeriu i cili ka shkatërruar natyrën për ta zëvendësuar me komplekse turistike dhe banesa. Hamallaj Sipas dekanit Universiteti Bujqësor Kamëz Ervin Toromani, “para viteve 1990 në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka qenë një brez i ndërtuar me pisha të karakterit mesdhetar, kryesisht pisha të egra dhe të buta. Efekti kryesor i tyre ka qenë të parandalohej dhe mbrohej toka, por edhe të pengoj erërat e fortë detare që hynte në brendësi të territorit që mund të dëmtonin kulturat bujqësore apo të shkaktonin edhe dëme të tjera. Pas viteve 1990 ndërtimet pa kriter që janë bërë sidomos në zonën e Shkëmbit të Kavajës ose në Hamallaj komplekse të ndryshme turistike të ndërtuara kanë krijuar problematikë duke e shkatërruar këtë brez mbrojtës. Duke prishur këtë lloj barriera të krijuar artificialisht nga njeriu dhe duke shkaktuar dëmtime të shumta.” Ndërsa eksperti i mjedisit, Endri Haxhiraj, paralajmëron se pas disa vitesh në Hamallaj vilat turistike do të jenë nën uji për shkak të erozionit detar. Sipas tij “E njëjta gjë shihet edhe në zonën e Hamallajt, ku janë edhe vilat turistike, aty ka përparim shumë të madhe të detit, humbja e sipërfaqes së rërës çdo vit. Ne parashikojmë që gjithë këto investime në breg të detut, pas disa vitesh të jenë nën nivelin e ujit, çfarë e bën këtë sitiuatë alamamante.” Të njëjtën gjë duket se ka pësuar edhe bregdeti i Golemit, ku deti ka nisur të gërryej tokat bujqësore.


 Sipas ekspertit të mjedisit Endri Haxhiraj edhe pse bizneset privatë kanë nisur të reagojnë duke investuar për tu mbrojtur nga erozioni detar, kjo nuk është e mjaftueshme. Por duhet një studim i mirëfilltë dhe investim i cili do t’i shërbej gjithë zonës bregdetare. Kjo “ Veçanërisht për zonën e Golemit dëmi për shkak të përparimit të detit është rreth 100 metra, në harkun kohor të 10 viteve të fundit. Gjithashtu duhet një bashkëpunim me komunitetin, midis publikut dhe biznesit që ne e sugjerojmë dhe duhet të kryhet. 



 Biznesi aktualisht po hedh para duke ndërtuar vetë valëthyes apo duke ndërtuar vetë diga në disa zona të caktuara për shembull në bregdetin e Golemit duke i bërë këto investime të pakonsultuara. Ata po hedhin financojnë por për të qenë efikas ky investim, duhet të ndërveprojë me shtetin për të arritur zgjidhjen përfundimtare më të mirë dhe në interes të komunitetit”.


Ajo çka ruhet nga ky monument kulture i kategorisë së I është kryekulla dhe disa mure mbrojtëse. Specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës kanë bërë të mundur edhe hartimin e projektit të restaurimit të monumentit.

Kepi i Rodonit ka formën e një trekëndëshi midis gjirit të Rodonit e atij të Lalzit, formon një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik.



Një perlë e natyrës, ku bluja dhe jeshilja shkrihen në një në thellësinë e Adriatikut, një bukuri ende e virgjër, që së fundmi po eksplorohet nga turistët. Vizitorët në këtë vend mund të shijojnë ujin e kristaltë në qetësinë që panorama ofron, larg zhurmave të plazheve masive.

Në pjesën verilindore të Kepit shtrihet Kalaja e Rodonit, që daton që në shekullin XIV, një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 m, e që shtrihej nga një breg i kepit në bregun tjetër.

A kontrollohet SPAK nga qeveria? – 49.2 % me 47.7 %.

 


Të tjera pohime të përdorura nga “Barometri” për të kuptuar dakordësinë e qytetarëve nxjerrin në pah qartë mendimin e shumicës prej tyre për kontrollin e SPAK nga qeveria.

Në njërin nga pohimet: “Sipas Edi Ramës, pa udhëheqjen e Partisë Socialiste Shqipëria nuk do të bënte dot reformën në drejtësi”, 47.7 % e të pyeturve janë dakord me këtë dhe 26.2 nuk janë dakord.

Ndërsa në pohimin tjetër: “Sipas Sali Berishës, SPAK kontrollohet nga qeveria”, 49.2 % nuk janë dakord dhe 29.9 % janë dakord me këtë pohim.

“Është zbërthyer telefoni i zyrtares së Belinda Ballukut”- Gazetari paralajmëron: – Do ketë arrestime! Janë zbuluar se si janë shpërndarë 5 miliardë euro…

 

Belinda Balluku | DeputetIM

 SPAK do të fitojë para politikës nëse do të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përmendur këtu zv.Kryeministren Belinda Balluku.

Duke folur për News24, ai tha Balluku ka dhënë 5 mld euro koncesione dhe se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademit.

“Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla aty, se si janë shpërndarë paratë”, tha ai, ndërsa shtoi se Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi, do të arrestohen shumë shpejt.

 “Çështja e Belinda Ballukut është një nga më të rëndësishmet. Janë dhënë 5 mld euro konçensione. Thuhet se është zbërthyer telefoni i Sekretares së Përgjithshme të saj, Viola Haxhiademi, janë gjetur perla aty, se si janë shpërndarë paratë. Tani kjo është një çështje që Dumani duhet të na tregojë nëse është i Edi Ramës apo i amerikanëve. Ceno Klosi, Belinda Balluku dhe Viola Haxhiademi, do të arrestohen shumë shpejt”, tha Toska, referuar burimeve të tij.

Në vijim ai përmendi dosjen e organizatës së Suel Çelës, ku sipas tij, dalin mesazhet e zyrtarëve që kanë përdorur bandën për zgjedhjet.

Ai tha se atje dalin emrat e njerëzve të mazhorancës dhe kjo është dosja e tretë e rëndësishme, që është provë për SPAK-un.

Rezultonte i zhdukur që në vitin 2012, gjendet shqiptari në burgjet e Assadit

Një shtetas shqiptar nga Kosova, me inicialet A.SH., nga fshati Seçishtë i Hani Elezit, është liruar pas 12 vitesh burgim nën regjimin e Bashar al-Assad në Siri. 

 Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai kishte humbur kontaktet me familjen e tij. 

 Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, në një intervistë televizive, ka bërë të ditur se pas lirimit, A.SH. ka arritur të kontaktojë familjen për t’i informuar se është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka shprehur dëshirën për t’u riatdhesuar sa më parë që të krijohen kushtet e nevojshme.




 Elezi ka ndarë edhe detaje rreth historisë së këtij personi, duke shpjeguar se para 12 vitesh, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes nga forcat e Assad-it, A.SH. kishte kërcyer nga një urë e lartë, duke pësuar thyerje të rënda në këmbë. Pas kësaj, ai ishte kapur dhe burgosur, ndërsa familja e tij nuk kishte asnjë informacion për të që nga ajo kohë. Ky rast është raportuar nga mediat në Kosovë. “Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin. Më tej, Elezi tha se ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të djalë ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë”, tha eksperti Elezi. “Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, shtoi Elezi.

2024/12/12

Kush janë luftëtarët nga Ballkani në Siri! koalicioni Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe rëndësia e tij



Shqiptarët nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë parë aktivë në luftimet e fundit në Siri, që çuan në rrëzimin e pushtetit të kamotshëm atje. Luftëtarët besohet se janë grupuar në një njësit shqipfolës brenda koalicionit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe aleatë të saj, të cilët në fillim të dhjetorit, çuan në rrëzimin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad. “Xhemati Alban” është emri me të cilin grupi i luftëtarëve shqiptarë e ka identifikuar veten në publik, veçanërisht në rrjete sociale. Shqiptarët, megjithatë, përbëjnë vetëm një pjesë të vogël në mesin e qindra luftëtarëve të huaj në radhët e grupit rebel që mori pushtetin. Vetë HTS-ja dhe grupet aleate, besohet të kenë rreth 10 mijë luftëtarë në total. Ajo është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe më parë ka qenë e lidhur me Al-Kaidën. Me marrjen e pushtetit rishtazi, kjo aleancë është zotuar për tolerancë dhe gjithëpërfshirje, ndonëse ka shqetësime për lidhjet e tyre me grupe terroriste. Kush është Xhemati Alban dhe cila është rëndësia e tij në Siri? Adrian Shtuni, ekspert i politikës së jashtme dhe sigurisë që vepron në Uashington dhe bashkëpunëtor i Qendrës Ndërkombëtare për Kundërterrorizëm, në Hagë, thotë se ky grup ka qenë aktiv në Siri që prej vitit 2012, ndonëse jo zyrtarisht me këtë emër si Xhemati Alban, por komponentët e tij, personat që e kanë formuar këtë grup më vonë e kanë përdorur këtë si emër Xhemati Alban. Sipas tij, Xhemati Alban është i përbërë prej dhjetëra personave, ka strukturë komanduese etnike shqiptare dhe bëhet fjalë për “një grup islamist xhihadist dhe të strukturuar i mirë”. “Personat që janë anëtarë të këtij grupi, vijnë kryesisht nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut por edhe nga trevat e tjera shqiptare në Ballkan, dhe nga diaspora”, thotë ai. “Udhëheqësi i grupit shqiptar atje, është një 48-vjeçar, nga Shkupi i cili njihet me emrin Abu Qatade al-Albani. Emri i vërtetë i tij është Abdul Jashari dhe ka pasur funksione të larta këshilluese me komandantin e HTS-së”, thotë Shtuni. Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaidës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës. Grupi ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale, veçanërisht në Telegram, duke publikuar progresin e betejave dhe madje video e foto të ushtarëve, kryesisht të maskuar. Një video e verifikuar nga REL-i, e datës 30 nëntor, tregon një ushtar që flet shqip duke qëndruar në një kala në qytetin e vjetër të Aleppos, i dyti më i madhi në Siri. Videoja u xhirua në ditën kur HTS-ja mori kontrollin e qytetit veriperëndimor. Personi i paidentifikuar, në gjuhën shqipe flet për çlirimin e Aleppos, duke u lutur edhe për çlirime të tjera nga “shtypja e madhe”, teksa i referohet regjimit të Assadit. I njëjti ushtar mban një shenjë dalluese të “Albanian Tactical”, i cili besohet të jetë një nëngrup i Xhematit Alban, i fokusuar në trajnime. “Xhemati Alban është i ndarë në disa grupe të cilat janë të specializuara: njëri për minahedhje, tjetri është grup snajperistësh dhe pastaj kemi edhe këtë grupin trajnues i cili quhet Albanian Tactical”, thotë Shtuni. Ai shton se grupi i shqiptarëve dhe udhëheqësia e tij kanë një rëndësi të veçantë në kuadër të HTS-së. REL-i ka identifikuar disa grupe të Telegramit që variojnë nga qindra në mijëra ndjekës dhe që publikojnë aktivitetet e ushtarëve militantë në Siri. Shumica e përmbajtjes së postimeve është në gjuhën shqipe, e po ashtu ka të shpërndara edhe disa video ku ushtarët flasin shqip dhe tregojnë pamje nga qytete të ndryshme të Sirisë, në veçanti pas aksioneve të fundit për rrëzimin e pushtetit atje. Autoritetet e Kosovës nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë për numrin e luftëtarëve aktualë nga Kosova në Siri dhe as pjesëmarrjen e tyre në koalicionin HTS. Mirëpo, të dhënat e mëparshme tregojnë se mbi 350 persona besohet të kenë shkuar në Siri që nga viti 2011, kryesisht për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik. Kosova ka miratuar Ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës në vitin 2015, derisa që nga viti 2019 u organizuan disa operacione riatdhesimi, me të cilat u rikthyen qindra persona. Në Shërbimin Korrektues të Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se pas proceseve gjyqësore, rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja kanë kaluar nëpër institucionet e tij korrektuese. Aktualisht, në institucionet korrektuese ndodhen 7 prej tyre. Më herët është thënë se rreth 100 kosovarë vazhdojnë të mbesin në territorin e Sirisë dhe Irakut. Deri në shpartallimin e Shtetit Islamik në fund të vitit 2017, shumica e kosovarëve në Siri jetonin në territoret që kontrolloheshin nga ky grup. Lavdrim Muhaxheri, militant i Shtetit Islamik, i cili u deklarua se është vrarë, njihej si udhëheqës i shqiptarëve në formacionet terroriste të Shtetit Islamik.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...