Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/12/21

Humb jetën një fëmijë në QKUK, dyshohet se iu dha gabimisht medikamenti

SHSUK tregon se menjëherë pasi fëmija ka marrë trajtim në Spitalin e Gjakovës, ai është nisur për trajtim në QKUK si rast emergjent.

Sipas raportit të Klinikës Infektive, SHSKUK njofton se fëmiu me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).

“Nga mjekët kujdestar fëmiut menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë, pa humbur kohë me procedura administrative në pranim.Fëmiu vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore.Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmiut vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmiu vdes”, njofton SHSKUK.



Rastet kur mjekët akuzohen nga familjarët për humbjen e më të dashurve të tyre nuk janë të shpeshta. Megjithatë, ka raste kur ata janë denoncuar nga fmiljarët në Polici dhe janë hetuar, nën dyshimet për mostrajtim të duhur apo edhe dhënies gabimisht të ndonjë medikamenti që ka mundur të çojë në fatalitet.



 E një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në QKUK, ku një fëmijë ka humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Sipas raportimeve si shkak i vdekjes së fëmijës ka ardhur pasi atij iu është dhënë gabimisht medikamenti.

Medikamenti i llojit të “shurupit” mësohet se iu është dhënë nga një mjek në Gjakovë.

2024/12/20

Sprovë për një studim/ Çfarë trashëguan dhe cili është orientimi i kritikës dhe studimeve letrare për fëmijë pas viteve’90-të?


 Cili është komunikimi, ballafaqimi dhe evidentimi i vlerave të vërteta nga ato jo të vërteta, të cilat “bashkudhëtuan” dhe u bënë pjesë të kësaj letërsie në këto tri dekada?” Padashur të marr përsipër shqyrtimin problemor të shumë fenomeneve e dukurive letrare, që u shfaqën në dy realitete historike: para dhe pas viteve 90-të, është e nevojshme të theksojmë se, disa prej tyre kanë lënë gjurmë, të tjera janë vazhdimësi e këtyre gjurmëve, pra jetojnë, duke shtuar dhe të tjera që “kanë nxjerrë krye” në këto realitete jetësore e letrare, të cilat po marrin jetë e po zhvillohehen sipas mënyrës së tyre. 

Sipas Tzvetan Teodorovit, kjo tërësi problemore, duhet veçuar në tre parametra: në “... kohën, shikimin dhe mënyrën.” Në rrjedhën historike të procesit letrar krijues e studimor, shumësia e fenomeneve dhe dukurive që u zhvilluan e po zhvillohen, në tërësinë e tyre lineare e të segmentuara, kanë prodhuar nëpër vite, vlera dhe antivlera, të cilat kanë ndërtuar udhët e tyre, të cilat këto udhë janë të lidhura me faktorë historikë, psikologjikë, sociologjikë, pra me realitete jashtë letrare dhe letrare. 

 Në vite kritika letrare ndaj qasjes së botimeve të letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj ka shënjuar mangësi. Por edhe sot, mendoj se ajo është anemike. Kompetenca e saj shkencore interpretuese në shërbim të vlerave të vërteta është ende e rrallë. Po çdo të thotë mungesa e një kritike të vërtetë? Studiuesi Arshi Pipa na ofron dy opsione: a- “... e quan këtë mungesë si pasojë e “pa –sigurisë letrare në të cilën ndodhemi...”, b-“... e gabimeve të gjykimeve tona vleftësuese”. 2. Studimet dhe kritika letrare për veprat e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, që na ofroi Prof. Agim Deva, studiuesi nga Kosova, në vetvete janë një thesar. Ai e njohu seriozisht këtë letërsi, e vlerësoi me dashamirësi, gjithashtu seriozisht. Fenomenet dhe dukuritë letrare e jashtë letrare që i ranë për hise letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj, në diagramën e zhvillimit të tyre, herë e pasuruan dhe herë e varfëruan klimën letrare, po aq e pasuruan dhe e varfëruan dimensionin e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj. Po aq edhe kritika letrare në pozicionin e saj ekzistues e ka pasuruar dhe e ka varfëruar hapësirën multidimensionale të letërsisë për fëmijë. Pesha dhe angazhimi i saj ka vlera domethënëse jetike për një letërsi, edhe pse ajo quhet e fëmijëve. Mjafton të kujtojmë ëndrrat e dëshirat e Rilindësve tanë, shkrimtarët përkushtrimtarë të së vërtetës të kësaj fushe që lanë plot thesare e gurë të çmueshëm krijimtarie për të sotmen e ardhmërinë e një kombi, për formimin dhe konsolidimin e identitetit të tij. Është e udhës t’i falemi atij kapitulli analizues si rrallë kush, që Prof. Rexhep Qosja tek libri i tij “Porosia e madhe” i bëri edhe krijimtarisë për fëmijë të poetit tonë të shquar Naim Frashëri. Çfarë trashëgoi letërsia për fëmijë gjatë pesë dekadave? Trashëgimia, por edhe ajo e pesë dekadave domosdoshmërisht duhet të njihet, të dihet e të interpretohet, sepse është prodhim i kohës. Kërkohen të evidentohen vlerat e kohës dhe koha e vlerave. Këto, duke i mbetur besnik vështrimit historik, problemet dhe zhvillimet letrare që shfaqen duhen parë gjithherë të lidhura ngushtë me stadet e zhvillimit të një epoke që zgjati afro pesë dekada. Optika e saj gjithëpërfshirëse ishte e natyrës masive, që shquhej dhe kishte si bazë MANIFESTIN ENTUZIAST. Jo më kot një studiuese shkruante shumë vite më parë kështu: “Koha jonë është thellësisht heroike dhe fëmija nga vetë natyra është i prirur për entuziazëm. Veprat heroike e tërheqin, e rrëmbejnë, e ngrejë peshë zemrën dhe fantazinë e tij. Pra, shkrimtari për fëmijë i ka të gjitha mundësitë që t’i japë lexuesit të vet ngjarje dhe karaktere heroike dhe duhet t’ia japë mirë, që të veprojë mbi mendjen dhe fantazinë e fëmijës, t’i zgjojë emocione të forta. Me një fjalë, heroizmi jepet përmes figurave konkrete dhe jo përmes fjalës së zhurmshme, retorike, që nuk zgjon emocione.” Por letërsia për fëmijë e viteve ’50, ‘60, ’70 e ’80 ka pasur konfiguracionin e vet letrar dhe është shpërfaqur, dhe ashtu siç e thamë, duke qenë e lidhur ngushtë me situatat kohore, pranuar edhe në rrafshin politik. 3.Vitet ’50 na flasin për fillimet e një letërsie të re entuziste, me prirje tematike e motivore të burimit folklorik, me prirje subjekti e subjektiviteti, me prirje formatesh të zvetënuara, me prirje drejt historive të luftës dhe duke shkuar më larg, nga Rilindja, duke u mbështetur në letërsinë e saj, që ishte më e konsoliduar dhe më e pasur në vlera në disa aspekte se kjo letërsi. Ndoshta, kjo rrjedh, se kjo periudhë e Rilindjes është më e studiuara më shumë se periudhat e tjera. Po si paraqitet kjo letërsi? Si paraqiten tendencat e saj për të krijuar një rrugë të re letrare? Duke u bazuar në veprat e botuara, gjejmë të pasqyruara: një përbashkësi problemore ku përballet e drejta dhe e padrejta, përbashkësi këndvështrimesh mbi elementet origjinarë, mbi konceptet e idealeve triumfuese e mohuese të tharmit subjektor e të personazheve, të cilët shkojnë gjer në konflikt të papajtueshëm, a në përjashtim të njëri-tjetrit. Është i dukshëm ndikimi i letërsisë sovjetike, si në botime veprash, ashtu edhe në mënyrën e të rrëfyerit e narracionit, të vargëzimit e figuracionit, në mënyrën e ligjërimit e të parafytyrimeve poetike tek autorët shqiptarë. Në të gjitha këto arsyetime në të cilën udhëtonte libri shqip për fëmijë, na tërheq vëmendjen krijimtaria poetike e shkrimtarit Spiro Çomora, si përpjekje e suksesshme për të krijuar individualitet artistik. Arsyeja e parë është se, poezia për fëmijë ka qenë një fushë tjetër e dashur për autorin. Librat poetikë që na dhuroi (vjersha dhe fabula) janë interesantë, plot fantazi e humor të këndshëm. Duke njohur mirë botën e brendshme dhe kërkesat e fëmijës, ai arrinte t’u largohej frazave të përgjithshme, deklarative e moralizuese. Zakonisht vjershat ndërtohen mbi një fabul të thjeshtë, por me aksion, ku fëmija, përmes personazheve moshatarë, sheh veten e tij në lodra e gëzime të çiltra. Vargu është konçiz e me ritëm të rrjedhshëm, aq sa fëmija, fare lehtë, mund t’i mbajë mend e t’i bashkojë me tingujt e një melodie. (“Rona, rona, peperona”, “Çil, çil trëndafil”). Autori shfrytëzoi me shumë sukses modele të gjëzave e përrallave popullore për të vegjël, natyrisht, duke i pasuruar me elemente të reja në funksion të përmbajtjes që kërkon të transmetojë. Kritika letrare, për atë fillim operimi, ka më shumë karakter informativ, recensional, empirik dhe bibliografik. Shpesh herë gjykimet “për të gjetur të meta veprave” i rëndojnë më shumë se ç’duhet veprat dhe autorët e tyre. Evidentimi i problemeve dhe i veçorive bëhet në bllok.(Me bllok nënkuptoj breznitë e krijuesve dhe kriterin gjinor e tematikor, si dhe lëvrimin e pakët të zhanreve letrare). Kritika, në këtë periudhë, është në një rrugë modeste dhe në përpjekjeje për të afirmuar personalitetin e saj. Kurse në vështrimin e analizave të veprave, përqëndrimi është më shumë te subjekti, mungon thellësia e mendimit dhe dukuritë analitike. 4.Vitet ’60 na flasin për hyrjen e një grupi shkrimtarësh, ndonëse të rinj, por cilësohen premtues. Ky brez mbetet, çuditërisht, më interesanti edhe sot në letërsinë për fëmijë, për vlerat që sjellin dhe për vlerat që kanë lënë. Koha dhe letërsia për fëmijë vërtetuan se, prurjet e tyre letrare qenë kualitative, jetuan dhe më vonë, pas një përvoje të dukshme në procesin shkrimor, përcaktuan edhe individualitetet e tyre artistike. Përmendim: B. Dedjen, O. Grillon, A. Mamaqin, Xh. Beqarajn. Kështu, në qiellin e kësaj letërsie nisin të vezullojnë embrione stilesh, larmi gjinish e zhanresh. Ndonëse ishin shpërpjestimore, jepnin shpresa për një konsolidim të mëtejshëm të rrugës së kësaj letërsie. Dhe kjo shpresë nuk na zhgënjeu. Sot letërsia për fëmijë, përgjithësisht, ka zërin e atyre shkrimtarëve që hyn vrulltas në vitet ’60 e më pas të atyre në vitet ‘70. Të kthehemi përsëri në vitet ’60. Në veprat e këtyre krijuesve që ne po i quajmë të rinj (asokohe) shfaqen disa risi, të cilat flasin për një realitet të ri që po vjen, dhe që kërkon për të kapërcyer të metat e letërsisë së viteve ‘50. Por, kur në këtë letërsi shumë sythe po çelnin lule, shpejt në rrjedhën e saj, veçanërisht duke iu afruar viteve ’70, nisin të gëlojnë skema të tilla, si: prirja drejt një formati statik të botës së fëmijëve, reflektime shumëngjyrëshe të një bote më shumë ëndërruese se sa reale, të një monumentaliteti absurd e moralizues, që kanë gjegjëse formulën e përditshme e të rëndomtë: “Do të bëhem…”, “Do të bëhem si…”. Letërsia e viteve ’60 nis prirjen drejt vlerave të vërteta. Për rrjedhojë nis thyerja e tabuve që përmendëm më sipër. Në këtë drejtim tipike është vepra “Shpella e piratëve” e shkrimtarit të talentuar Petro Marko. Një autor sa idealist aq dhe realist. Prirës drejt befasive të subjektit e vende-vende (kapitujsh) sjellës i imazheve surreale. Brenda strukturës së fabulës e subjektit, autori futi me mjeshtri nocionin e aventurës si domosdoshmëri bashkudhëtare e natyrës dhe e psikologjisë së moshës, të cilës ia drejtonte veprën. Vepra në fillim u gjymtua nga Shtëpia botuese “Naim Frashëri” (sektori i fëmijëve) me censurën dhe autocensurën e saj që përfaqësohej nga kritikë e shkrimtarë të letërsisë për fëmijë. Kjo zbulohet nga një letër që shkrimtari i dërgon punonjësve të sektorit të fëmijëve, i cili është i shqetësuar për fatin e veprës së tij. Në rreshtat e kësaj letre ndihet dhimbja për fatin e botës së fëmijëve, si dhe për fatin e vërtetë të një vepre të vërtetë. Gjithashtu përmes rreshtave të kësaj letre ne kuptojmë dimensionin e shkrimtarit, vlerat e tij, të cilat nuk përputhen me vërejtjet (shpesh subjektive, shpesh politike) të bëra nga redaktorët. Në atë letër kuptojmë se sa lart e ngre dhe e çmon Petro Marko misionin e shkrimtarit për fëmijë. Dhe, megjithatë... vepra u botua e paplotë. (E plotë u botua pas tre dekadash). Duke lexuar një seri shkrimesh kritike në shtyp për këtë vepër, na rezulton se, “Shpellën...” nisi ta bëjë shpellë me kritika, vetë kritika e atëhershme. Ndërsa një model studimi, për të vërtetat artistike të kësaj vepre na ofron studiuesi Ali Aliu. Mendoj që është me vend të studiohet fati i veprave të shkrimtarit Petro Marko, dhe i disa shkrimtarëve të tjerë gjatë rrugës së krijimtarisë së tyre. Në vazhdën e risive, dhe është fjala për poemën-sintezë që pasuron portretin e kësaj gjinie, janë edhe poemat “Princesha Argjiro” (1958; e ripunuar – 1967), “Gurëgdhendësit” (1967) dhe “Në muzeun e armëve” (1978) të shkrimtarit Ismail Kadare. Kontributi i tij në gjininë e poemës, në rrugën e zhvillimit të saj është i rëndësishëm e bazal, fiton problematika dhe tipare të reja, veçanërisht në drejtim të mozaikut të ndërtimit kompozicional, të mënyrës së rrëfimit dhe figuracionit të pasur; por është objekt i zbehtë i kritikës letrare, më mirë të themi se kritika letrare është e papërgatitur dhe e befasuar nga një ardhje e tillë letrare. E ka të vështirë të bëjë interpretime të tilla të reja e të papritura që krijojnë një fizionomi të re për letërsinë shqipe për fëmijë nga një autor i talentuar që vinte nga letërsia për të rritur. 5.Vitet ’70 flasin për një ideologjizim të theksuar të letërsinë për fëmijë. Veprat e letërsisë për fëmijë vlerësohen vetëm sipas kriterit ideologjik. Idelogjia ka edhe trajtën e vlerës artistike. Është e vetmja optikë shikimi. Si gjini, poezia është në avangardë. Botohen vepra, edhe me format të vogël, por me tirazh të madh. Skematizmi, moralizimi e mediokriteti lëshojnë rrënjë. Në këtë hulli marramendëse, bën dallim, veçanërisht, profili poetik i Xhevat Beqarajt. Që nga libri i parë poetik “Kam një harmonikë” e deri tek i fundit “Rruazat e vesës” kemi një linjë konseguente poetike që ruan statusin e poetit lirik, plot ndjenjë e drithërimë, duke mbetur kështu një Poradec në poezinë për fëmijë. Krijimtaria e tij poetike ka sfiduar rrafshin tematik politik që ofronte koha. Ndoshta është nga poetët më të rrallë që gjenden në letërsinë për fëmijë. Vlerat e veçanta dhe të papërsëritshme të poezisë së Xhevat Beqarajt i ka qëmtuar dhe shqyrtuar në mënyrë të hollësishme, me kompetencë shkencore, në monografinë e tij, studiuesi i talentuar Xhevat Syla, që e ka titulluar “Harmonika e Atdheut”. E vetmja gjini që ngjall, përsëri, diskutime nëpër vite është përralla. Problemi i natyrës dhe i evolucionit të saj meriton vëmendje. Meritojnë vëmendje: konvencioni, elementë të formës e të përmbajtjes, raportet e tradicionales dhe së resë ku bashkohen e ku ndahen, tipologjia,metamorfizmi, morali, animizmi dhe personifikimi, etj., etj. Me të tilla probleme e nocione i takon kësaj radhe të përballet Kritika letrare, e cila në thelb nuk është edhe vetë e qartë, kur merr në shqyrtim të trajtojë dukuri të tilla. Këtë e vërtetojnë edhe diskutimet pro dhe kundër, disa simpoziume e aktive për problemet e përrallës për fëmijë, si dhe diskutimet e herë pas hershme në rubrikën e gazetës “Drita”. Mendojmë se këtë gjini e futin më shumë në udhëkryq. Edhe në vitet e mëvonshme, përsëri për këtë gjini të shumëdiskutuar nuk marrin ende zgjidhje probleme të tilla, si: simbolika e saj, raportet e reales me fantastiken, raportet e përrallës së kultivuar me atë popullore, magjia e mitit, funksioni dhe qëllimi i saj, etj. Ndonëse kritika evidenton krijime me vlerë të autorëve, si: Mitrush Kuteli, Bedri Dedja, Naum Prifti, Odhise Grillo, Gjergj Vlashi, Adelina Mamaqi, Frederik Reshpja, Gaqo Bushaka, Skënder Hasko, Tasim Gjokutaj, të cilët përmes veprave të tyre i jepnin zgjidhje shumë dukurive dhe arsyetimeve mbi botën përrallore. E në këtë aradhë si një befasi e këndshme që vjen të pasurojë botën përrallore jo vetëm të krijimtarisë së autorit por edhe të letërsisë, është dhe “Ariu artist” (novelë) e shkrimtarit Gaqo Bushaka. Ashtu si tek libri i parë me përralla dhe tregime “Në ishullin e dallëndysheve”, edhe në këtë novële-përrallë, më e theksuar, spikat gjuha që përdor autori, e cila përbën një prej tipareve më dalluese të saj, e cila shquhet për pastërtinë, rrjedhshmërinë e pasurinë leksikore. Këto tipare në saje të përkujdesjes së autorit, do të marrin stade të reja zhvillimi. Do të vijë hijshëm frazeologjia e bukur fëmijërore, e vjelur prej autorit me zgjuarsi e mprehtësi nga jeta e përditshme e të vegjëlve. Është pikërisht ajo frazeologji fëmijërore që ka mundur të sjellë në këtë novelë Gaqo Bushaka, e cila në substancën e saj ka nota humori të këndshme e jetësore, të freskët e joshëse. Gjithashtu gjuha e përdor tregon se shkrimtari është edhe njohës i mirë i psikologjisë së fëmijëve, pasi vë në veprim kryesisht fondin aktiv të fjalorit të tyre, pa e mbingarkuar atë me nocione të pakuptueshme. E papritur për përrallën, por edhe për kritikën letrare për fëmijë ishte libri “Dhjetë pa dy” i shkrimtarit Gjergj Vlashi. Gjergji vinte pas disa sprovave të suksesshme në gjininë e përrallës, siç ishin: “Pse gomari i ka veshët e gjatë? (Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1958); “Lokomotiva e vogël” (Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1970). E papritura ishte se autori Vlashi theu disa nocione për përrallën. E kam fjalën për personazhet, që aktualisht përralla shqiptare (shkrimtarët) i përdorte si rituale të zakonshme e deri në njëfarë mase edhe të konsumuara. Ndërsa në përrallat e Gjergj Vlashit nuk veprojnë as njerëz, as kafshë e insekte (kandrra) nga bota e gjallë, por sende. Ky model përralle i ofruar për ne ishte diçka e re, por në letërsinë botërore, atë e kanë përdorur me sukses që nga Anderseni e deri te Xhani Rodari. Ardhja e këtij libri me një tipologji të tillë, pati edhe kundërshti në kritikën letrare e recensionale. Dhe që do të kishte kundërshti, ishte e pranueshme. Po t’i hedhim një vështrim udhës së zhvillimit të përrallës do të ndeshim këto karakteristika: -Një pjesë e autorëve shqiptarë filloi të mblidhte përralla nga goja e popullit dhe me pak ndryshime t’i përshtaste për të vegjëlit, pa ndryshuar esencën dhe formën. Me një fjalë, këta ecnin pak a shumë në traditën e krijuar nga shkrimtarët e mëdhenj të shekullit XIX. -Më vonë disa autorë filluan të shkruanin përralla autoriale, duke ruajtur nga folklori dhe letërsia gojore skemën e ndërtimit dhe formën. -Përsëri më vonë autorët-përrallëtarë në krijimet e tyre po jepnin e pasqyronin një realitet të saktë nëpërmjet formës së përrallës. Në këtë grupim hyn edhe vëllimi me përralla “Dhjetë pa dy”. Autori Vlashi ka një konceptim tjetër për përrallën, ai i largohet skemës tradicionale dhe e afron atë më tepër me tregimin. Suksesi dhe pamja e re e kësaj përralle është se fëmijëve po u jepeeshin njohuri të reja, larg mbetërve, pricërve, shtrigave, a fenomeneve ku sundonte magjia. Pra, Vlashi po sillte një realitet të ri përralle të shkruar me kulturë, dhe në të gjitha krijimet veçantohej konseguenca e tij për të goditur vese dhe tipare negative morale. Kritika letrare, që sapo filloi të vijëzonte shprehitë e para, i humbi shpejt ato. Po ashtu edhe letërsia për fëmijë që kishte krijuar një lloj themeli, nga mediokriteti e parullizmi, dalëngadalë dhe si pakuptuar po kërcënoheshin dukshëm nga antivlera. Është për t’u theksuar, se në këtë kohë, paraprijnë studimet e Bedri Dedjes, janë studime që në të shumtën e rasteve priren drejt kritikës shkencore, të cilat kërkojnë me ngulm ruajtjen e identitetit të letërsisë për fëmijë. Dhe këtu e kemi fjalën për ciklin e shkrimeve që marrin në analizë periudhën e traditës, që përkon me Rilindjen tonë Kombëtare. Janë më të vlertat. Shumë momente të caktuara historike dhe fenomene letrare përqasen edhe me elementë pedagogjikë, psikologjikë e sociologjikë. Si konkluzion themi, se Rilindja Kombëtare është periudha e letërsisë sonë për fëmijë më e studiuara vertikalisht dhe horizontalisht, më analitikja, ndoshta, kam mendimin, se realitetit historik për cilin po flasim, më shumë se kurrë i duhej motivi atdhetar e patriotik, ndonëse këtij realiteti nuk i ishte mohuar historikisht ky motiv i qenësishëm, identitor dhe frymëzues. 6. Fundi i viteve ’70 dhe fillimi i viteve ’80 flasin për prurje të reja në letërsi. Hyjnë poetë të talentuar, kësaj here, nga letërsia për të rritur, si Xhevahir Spahiu, Moikom Zeqo e Llambro Ruci. Gjithashtu autorë të njohur të letërsisë për të rritur si Dritëro Agolli e Dionis Bubani, nisën të shkruajnë edhe vjersha humoristike për fëmijë. Kjo gjini, më vonë, do të njohë arritjet e saj nërpërmjet talentit të poetit Tasim Gjokutaj, arritje të një spektri interesant e befasues, veçanërisht në drejtim të subjektit e figuracionit, humorit e detajit të freskët artistik për moshën e parashkollorëve. Letërsia për fëmijë flet për problematika të reja dhe interesante, nota origjinaliteti dhe mjeshtëri artistike. Kritika letrare fiton disa tipare dhe shprehësi të reja. Fillojnë prirjet për studime më në thellësi, si ato të Fatos Kongolit, Odhise Grillos, Çapajev Gjokutajt, Viktor Qurkut, Naum Priftit, Foto Malos, Lliko Nanos, Ramazan Çadrit, Sokol Jakovës e Klara Kodrës. Por, çuditërisht, për disa gjini, si p.sh. ajo e përrallës, kritika letrare ende nuk e ka gjetur gjuhën e komunikimit në zbërthimin e plotë të disa nocione të kësaj gjinie. Kur pritej një dimension i ri zhvillimi, si për letërsinë për fëmijë, ashtu edhe për kritikën letrare, realiteti politik ka nisur të tronditet. Letërsia për fëmijë pakëzon botimet. Në emër, gjoja, të nivelit artistik, shfaqet si preferencë monopolizimi i disa shkrimtarëve në botime veprash. Kritika letrare për fëmijë nis çorentimin e saj. Kjo ishte pak e shumë tabloja e zhvillimit të letërsisë për fëmijë, e kritikës letrare e paraqitur në një vështrim historik. Këto prurje u munduam t’i shenjonim e t’i evidentonim. Ato paraqesin problematikat dhe shqyrtimet përkatëse. Me këtë ngarkesë zhvillimi erdhi në vitet ’90. Sistemi politik, tashmë kishte ndryshuar.

Letërsia si “aksion”komunikimi(kritikë)









             Nga Dëfrim CANI - Publicist, studiues


Shkrimtari  dhe studiuesi  Dëfrim Cani nga Tirana ka në process botimi një Libër studimorë për një nga shkrimtarët e Kosovës, I cili ka shkruar për luftën dhe anët e saja më të thella.Flori Bruqi,ka një’korpus” romanesh për këtë kohë, një let1%rsi e vështirë të praktikohet, për shkakun se ka një gjendje subjektesh që janë letërsi,me elementime të gjinisë së reportazhit. 



                                           Flori Bruqi 


 Flori Bruqi,përveçse e sheh tihellë efekin që ka psikologjia e sunduesit,që e përthyer në në të gjithë mundësitë e veta është luftë,I jep një shkas të ri kritikës ,si dikur Kapot me “Qivuret e bëra me dorë”,apo ekzistencialistët e njohur.Eseja prek dhe çështjet e zhvillimit të letërsisë, thotë Defrim Cani,në Librin e tij Letërsia si “aksion” komunikimi për shkrimtarin nga Prishtina, Flori Bruqi. ( marrë nga faqja 257 e librit”Dielli i vështirë” dhe koha e poezisë nga Dëfrim Cani. ISBN 978-99956-38-46-7.

2024/12/19

Pse po falsifikohet Libri i Akademik Prof.dr.Hakif Bajramit, nga shkarravitësit dhe sahanlëpirsit e interneti "Dosja Demaçi"për “Tri proceset gjyqësore kundër Adem Demaçit”1959,1964,1975, botim i vitit 2016

               


                    Shkruan:Flori Bruqi,PHD 


  Njoftojmë opinionin publik që disa shkarravitës shqiptar të internetit janë duke e flasifikuar librin e prof.dr.Hakif Bajramit me titull “Brezi 81” ‘Dosia Demaçi”, për “Tri proceset gjyqësore kundër Adem Demaçit”1959,1964,1975, botim i vitit 2016, duke trilluar emra të trilluar dhe të shpifur se gjëja disa njerëz janë njerëz të UDB-ës (udbash) , pa punuar asnjë ditë në UDB-en serbe dhe jugosllave. 





 Dosja Adem Demaçi , e përgatitur nga historiani Hakif Bajrami - DRINI.us Dosja Adem Demaçi , e përgatitur nga historiani Hakif Bajrami - DRINI.us Visit Theksojmë që "Dosia Demaçi" , të cilën artikullshkruesi e ka në origjinal librin e akdemikut tonë Hakif Bajrami ,emrat e udbashëve janë në Libër , por jo edhe disa emra tjerë që shkarravitësit dhe analfabetet po i plasojnë në disa web faqe interneti . Libri që po falsifikohet në gazeta , portale dhe analfabeta në internet.... Dhe ata shkarravitës dhe gazeta do të paditën në Gjykata kombëtare dhe ndërkombëtare për shpifje dhe falsifikim të dokumentave zyrtarë të denueshme më Kodin Penal të Republikës së Kosovës,si dhe Kodet penale ndërkombëtare. "Artikullshkruesit" e Dosjeve(ca individë që nuk dijnë shkrim lexim kanë trilluar emra udbashës për inate personale që vetëm ata i dijnë psenë. Njoftojmë opinionin publik që disa shkarravitës interneti janë duke e flasifikuar librin “Brezi 81” ‘Dosia Demaçi”, për “Tri proceset gjyqësore kundër Adem Demaçit”1959,1964,1975, botim i vitit 2016, duke trilluar emra të trilluar dhe shpifur se gjëja disa njerëz janë udbash , pa punuar asnjë ditë në UDB-en serbe dhe jugosllave. Dosia Demaçi Disa pre individeve(shkarravitësve janë gjëja Komandant të UÇK-së) që kanë vrarë shqipar pas shpine gjatë luftës dhe pas sajë, për çka janë edhe të denuar dhe njeri syrësh ka qenë disa vjetë në BUrgun e Pejës , për një vrasje që ka ndodhur në Drenicë gjatë Luftës së fundit dhe se tash janë duke u zhvilluar hetime edhe për një rast vrasje tjetër në Drenicë dhe priteen hetime të reja nga Specialja . Dëshmitaret në "Dosia Demaçi” dihën botërisht kush janë , që nga viti 2016 .Ndërsa disa gazeta dhe gazetaruca nëpër web faqe të interneti kanë shtuar shumë emra të gjëja udbashëve pa qenë fare në “Dosjen Demaçi”, bile çka është edhe me keq po falsifikohet Libri i akademik Profesor dr. Hakif Bajramit si dhe vetë Historia kombëtare. Kjo formë e shkrimeve është edhe vepër penale e denuar më Ligje kombëtare dhe nderkombëtare, për çka pritet të akuzohen gazeta, portale dhe individ në organet e jurispondencës së Republikës së Dardanisë. Lusim Prokurorinë e shtetit të gjurmojë këto shkrime të botuara dhe të afishuara në internet pa dëshmi të argumentuara.

Agjencioni Statistikor i Kosoves prezanton të dhënat për numrin e viktimave të luftës

Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi lindi më 29.6.1952,  në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e  Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në

                      Shkruan Flori Bruqi



Lufta e Kosovës ishte një luftë e armatosur në Republikën e Kosovës (në atë kohë Republika Federale e Jugosllavisë) ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e mbështetur nga Policia e Serbisë (MUP) e cila filloi më 28 Shkurt 1998, pas sulmeve jugosllave në fshatrat Likoshan, Qirez dhe Prekaz të rajonit të Drenicës në Kosovë dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 Qershor 1999. Lufta përfundoi kur Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ndërhyri duke filluar sulmet ajrore më 24 Mars 1999, të cilat rezultuan me tërheqjen e forcave serbo–jugosllave nga Kosova. UÇK-ja u formua në fillim të viteve 1990 për të luftuar kundër diskriminimit të shqiptarëve dhe shtypjes së disidencës politike nga autoritetet serbe, e cila filloi pas shtypjes së autonomisë së Kosovës nga presidenti serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1989. UÇK-ja e filloi fushatën e parë në vitin 1995, pasi çështja e Kosovës u la jashtë Marrëveshjes së Dejtonit dhe ishte bërë e qartë se strategjia e rezistencës paqësore e presidentit Ibrahim Rugova nuk kishte arritur ta sjellë Kosovën në agjendën ndërkombëtare. Në qershor të vitit 1996, grupi i UÇK-së mori përgjegjësinë për aktet e sulmeve që synonin stacionet policore serbe në Kosovë. Në vitin 1997, UÇK-ja bleu një sasi të madhe armësh përmes kontrabandës së armëve nga Shqipëria, pas një rebelimi në të cilin armët u grabitën nga postet e policisë dhe ushtrisë shqiptare. Në fillim të vitit 1998, sulmet e UÇK-së që synonin autoritetet serbo–jugosllave në Kosovë rezultuan në një prani të shtuar të paramilitarëve dhe forcave të rregullta serbe, të cilët më pas filluan të ndjekin një fushatë hakmarrëse që synonte simpatizantët e UÇK-së dhe kundërshtarët politikë. Në këtë fushatë u vranë 1,500 deri në 2,000 civilë shqiptarë dhe luftëtarë të UÇK-së dhe u shpërngulën 370,000 shqiptarë të Kosovës deri në mars të vitit 1999. Më 20 mars 1999, forcat serbo–jugosllave filluan një fushatë masive represioni dhe dëbimi të shqiptarëve të Kosovës pas tërheqjes së Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë dhe dështimit të Marrëveshjes së propozuar të Rambujesë. Si përgjigje ndaj kësaj, NATO ndërhyri me një fushatë bombardimi ajror që filloi më 24 mars, duke e justifikuar atë si një "luftë humanitare". Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, të nënshkruar më 9 qershor, me forcat jugosllave dhe serbe që ranë dakord të tërhiqeshin nga Kosova për t'i hapur rrugë një pranie ndërkombëtare. Forcat e NATO-s hyrën në Kosovë më 12 qershor. Fushata e bombardimeve të NATO-s ka mbetur e diskutueshme. Ai nuk mori miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe shkaktoi të paktën 488 vdekje civile jugosllave, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm refugjatësh kosovarë. Në vitin 2001, një Gjykatë Supreme, me seli në Kosovë dhe e administruar nga Kombet e Bashkuara, konstatoi se kishte pasur "një fushatë sistematike terrori, duke përfshirë vrasje, përdhunime, zjarrvënie dhe keqtrajtime të rënda", por se trupat serbo–jugosllavë ishin përpjekur ta dëbonin dhe jo ta zhduknin popullsinë shqiptare. Pas luftës, u përpilua një listë e cila dokumentoi se mbi 13,500 njerëz u vranë ose u zhdukën gjatë konfliktit dy vjeçar. Forcat jugosllave dhe serbe shkaktuan shpërnguljen e 1.2 milionë dhe 1.45 milionë shqiptarëve të Kosovës.

 Ushtria Çlirimtare e Kosovës u shpërbë menjëherë pas përfundimit të luftës, ku disa nga pjesëtarët e saj vazhduan të luftonin për UÇPMB-në në Luginën e Preshevës dhe të tjerë iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) gjatë konfliktit të armatosur etnik në Maqedoni, ndërsa të tjerët vazhduan të formojnë Policinë e Kosovës. 

 Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,200 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët ishin civilë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 8,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

 Prapaskena Kosova nën Jugosllavinë e Titos (1945–1980) Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve u rritën përgjatë shek. 20-të, veçanërisht gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Luftës së Parë Botërore, dhe Luftës së Dytë Botërore. Qeveria socialiste e Josip Broz Tito shtypte sistematikisht çdo manifestim nacionalizmi në Jugosllavisë, duke u siguruar që asnjë republikë apo kombësi të mos krijojë dominancë mbi të tjerat. Në veçanti, fuqia e Serbisë—republika më e madhe dhe më e populluar—dobësohej nga krijimi i qeverive autonome të Vojvodinës në veri dhe Krahina Socialiste Autonome e Kosovës në jug. Kufijtë e Kosovës nuk ishin përcaktuar në bazë të popullsisë autonome shqiptare (shumë shqiptarë mbeteshin jashtë në Maqedoni, në Malin e Zi dhe Serbi.

 Autonomia formale e Kosovës, e krijuar me kushtetutën e 1945 së Jugosllavisë, ishte një gjë pa vlerë. Policia sekrete i goditi rëndë nacionalistët. Në 1956, shumë shqiptarë u gjykuan në Kosovë me akuzat e spiunazhit dhe pëmbysjes së regjimit. Kërcënimi i separatizmit ishte i ulët, shumë pak grupe kishin qëllim të bashkoheshin me Shqipërinë (për shkak të situatës në Shqipëri). 

Por impakti i tyre afatgjatë ishte shumë i kryqëzor, sidomos me Lëvizjen Revolucionare për Unitetin Shqiptar, e themeluar nga Adem Demaçi, të cilat do të krijonin bërthamën e UÇK-së. 

Adem Demaçi (26 .02.1936 – 26 .07. 2018) u burgos në 1964 bashkë me shumë atdhetarë të tjerë.

 Demonstratat dhe trazirat e studentëve në Beograd në qershor 1968 u shpërndanë edhe në Kosovë në nëntor të atij viti, por u shtypën nga forcat e sigurisë Jugosllave. 

Por shumë pak të drejta iu dhanë shqiptarëve nga Tito, përfaqësim më të madh në trupat shtetërorë të Serbisë dhe Jugosllavisë, dhe njohje më të madhe të gjuhës shqipe.

 U krijuaa Universiteti i Prishtinës në 1970 si një institucion i pavarur. Shqipërimi i edukimit në Kosovës vuante nga mungesa e materialeve edukuese në gjuhën shqipe në Jugosllavi, kështu që u firmos në marrëveshje me Shqipërië për furnizimin me libra. Në 1969, Kisha ortodokse serbe urdhëron klerin të marrë të dhëna mbi popullsinë serbe në Kosovë, dhe rritjen e presionit të qeverisë së Beogradit të mbrojë më shumë interesat e serbëve.

 Në 1974, statusi politik i Kosovës u përmirësua pas daljes së kushtetutës së re të Jugosllavisë. Bashkë me Vojvodinën, Kosova u deklarua krahinë dhe fitoi shumë nga fuqitë që kishte një republikë: një vend në presidencën federale dhe kuvendin e saj, forcë policore, dhe bankë kombëtare.[1] Pas vdekjes së Titos (1980–1986) Vdekja e Titos në 4 maj 1980 nisi një instabilitet të gjatë politik, i përkeqësuar nga nga kriza ekonomike dhe protestat nacionaliste. 

Protesta e parë madhore u bë në Prishtinë, demonstratat filluan si një lëvizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve në Prishtinë, por ne fakt ishte shkendija në një zinxhir mbi mllëfin e akumuluar prej vitesh. Kjo shkaktoi demonstrata masive në mbarë Kosovën. 

Demonstratat u shtypën nga Presidenca e Jugosllavisë duke shpallur gjendjen e emergjencës, duke dërguar në demonstrata policinë dhe ushtrinë, të cilat shkaktuan shumë të vrarë. Kosova duroi një prani të madhe të policisë sekrete gjatë gjithë viteve 1980, duke shtypur pa mëshirë çdo manifestim nacionalist. Sipas një raporti të reporterit Mark Thompson, rreth 580,000 banorë të Kosovës u arrestuan, u morën në pyetje, dhe u internuan. 

Mijëra prej këtyre humbën punën ose u përjashtuan nga institucionet arsimore. Gjatë kësaj kohe tensionet vazhdonin të rriteshin. 

 Në shkurt 1982, një grup priftërinjsh nga Serbia i bën peticion pëshkopëve të tyre se "pse Kisha Serbe është e qetë" dhe pse nuk bënte fushatë kundër "shkatërrimit, zjarrvënies dhe sakrilegjit të vendeve të shenjta në Kosovë". Këto fjalë tërhoqën interes në Beograd.

 Dolën histori se serbët dhe malazezët po persekutoheshin. Ndërmjet nacionalistëve serbë thuhej se serbët po dëboheshin nga Kosova. Por në fakt situata ishte ndryshe, Kosova ishte rajoni më i varfër në Jugosllavi: të ardhurat mesatare vjetore për frymë ishin 795 USD, krahasuar me mesataren kombëtare prej 2,635 USD.

 Serbia u përpoq të ulte fuqinë e shqiptarëve në rajon, me fushata popaganduese që pohonin se serbët po dëboheshin nga Kosova për shkak të rritjes së popullsisë shqiptare, dhe jo nga situata e keqe ekonomike.

 


Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme(19.12.2024) i ka prezantuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.


Ndër tjerash ASK-ja ka njoftuar edhe për dëmet e luftës.

ASK-ja nga ‘‘Dëmet nga lufta 1998/1999 në Ekonomitë Familjare në nivel vendi’’, ka bërë të ditur se të vrarë gjithsej janë 11 mijë e 417.

Nga të cilët meshkuj janë 9630, ndërsa femra janë 1787.

Po ashtu, është bërë i ditur numri i të zhdukurve, ku gjithsej të tillë janë 1047.


Në prezantimin e të dhënave është dhënë detaje edhe për të plagosurit, ku të tillë gjithsej janë 6. 682.

Sa i përket të burgosurve, ASK-ja ka njoftuar se janë 3. 312.

Pos këtyre, ASK-ja ka publikuar edhe dëmet në lidhje me pronën. 

2024/12/15

A takohen me njëri-tjetrin? - Presidentja Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurtin

 Arjana Berisha

Arjana Berisha

Arjana Berisha është studente në vitin e fundit të studimeve Bachelor në Degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Ajo iu bashkua ekipit të KALLXO.com në korrik të vitit 2021 fillimisht si praktikante dhe aktualisht është Gazetare/Hulumtuese – Juniore.

I pëlqen të shkruajë reportazhe dhe të trajtojë tema me karakter social por është e gatshme të përfshihet edhe në raportimet në fusha tjera.

Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti











































Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur për raportet me kryeministrin Albin Kurtin.

Ajo tha se bashkëpunojnë si institucione.

Ndërsa theksoi se me Kurtin kanë qasje të ndryshme por synim të njëjtë për një Kosovë sovrane dhe të integruar.

“Jemi taku shpeshherë, sidomos dy vitet e fundit kemi pasur vazhdimisht diskutime. Sot folëm mes vete (06.09.2024), e kishim 25 -vjetorin e (themelimit të) Policisë. Ne bashkëpunojmë si institucione, e kemi detyrë kushtetuese me bashkëpunu. Kemi qasje të ndryshme se si me u arrit synimi të njëjtë, të gjithë jemi të gabueshëm, nuk ka njëri të pagabueshëm, nuk mund të them tani që cila qasje do të ketë më shumë sukses për Kosovën, por synimin e kemi të njëjtë, një Kosovë sovrane të integruar në strukturat euro-atlantike”- ka thënë Osmani.

Megjithatë gjatë intervistës, Osmani ia ka hedhur “fajin” Qeverisë për mosdiskutim e moskoordinim për çështje të caktuara.

Ajo tha se nuk e kanë diskutuar me Kurtin ofertën e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.





“Për ketë temë jo sepse mënyra siç shkon kjo punë ata duhet më pyet presidenten për çështje të politikës të jashtme dhe ketë çështje nuk e kanë shtru ndonjëherë para meje”- tha Osmani.

Krisja në raportin Kurti – Osmani është diskutuar jo rrallëherë vitin e fundit. Një gjë e tillë u diskutua pas mungesës së Kurtit në takimin e thirrur më 31.07.2024 nga presidentja Osmani për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Osmani tha se nuk e di arsyen e mosparaqitjes së tij.




Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro

Administratorët e kolegjit privat “Wisdom” në Tiranë dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata kanë shitur diploma dhe...