Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/11

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist


Gazeta "Dibra" - KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ? Flori Bruqi ...





Nga Flori Bruqi

Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-'82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

 Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin Man Booker International më 2005, çmimin Princesa de Asturias për Artet më 2009 dhe Çmimin Jeruzalem më 2015. Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Qëndrimet kritike janë të ndara nëse Kadareja duhet parë si disident apo si konformist gjatë regjimit komunist.

 Ai qe ndër zërat e pakët kritikë, por mendohet se kjo qe e mundur në sajë të mbrojtjes nga vetë diktatori Enver Hoxha.
 Është parë njëherësh si ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor, por edhe si nacionalist mendjengushtë. Janë disa akademikët që janë përsiatur rreth përshkrimit që shkrimtari i ka bërë Shqipërisë nën Perandorinë Osmane si të ndikuar nga prodhimi artistik Orientalist i kohës së regjimit, e përkufizojnë si eurocentrist, esencialist, fundamentalist dhe anti-modernist, duke u bërë shkak i rritjes së islamofobisë dhe racizmit. Duke u parë kësodore si përfaqësuesi i mitologjisë anti-myslimane. U lind më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, në një familje bektashie qytetare, i biri i Halit Kadaresë dhe Hatixhes nga Dobatët, duke patur kështu nga e ëma paraardhës bejtexhiun Hoxhë Dobi. Emrin ia dhanë në kujtim e nderim të gjyshit; çifti pati edhe dy fëmijë të tjerë, Kadrijen (1937-2022) dhe Shahinin (1943-2021). Në vogëli kalonte shumë kohë te biblioteka e gjyshit nga e ëma, që ishte gjykatës i shkolluar në Stamboll. I ati ka punonte postier i gjykatës së qytetit, më 1920 qe ndër 218 vullnetarët gjirokastritë që morën pjesë në Luftën e Vlorës. Kur u vendos regjimi komunist në Shqipëri ai ishte vetëm 8 vjeç. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër. Në moshën 12 vjeçare u arrestua nën akuzën “falsifikues monedhash”, meqë gjatë lojës me shokun e tij kishin krijuar me plumb të shkrirë monedha 5-lekëshe dhe ia kishin treguar gjithkujt me hare. Policia i arrestoi gjatë orës së mësimit në shkollë, dy ditë përpara ditës së votimeve dhe Ismaili bëri dy ditë burg derisa ndërhyri avokati i Kadarenjve dhe e liruan për shkak të moshës së mitur. Kur ishte 13 vjeç zbuloi Makbethin e Shekspirit, dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë. Në këtë moshë shkroi tregimet e para të cilat i botoi te revista "Pionieri" në Tiranë. Në moshën 17 vjeçare shkroi dy poezi për Stalinin, gjë që sipas Malcolm, ndihmoi në botimin e librit të tij të parë në moshën 18 vjeçare, një përmbledhje poetike e titulluar Frymëzime djaloshare. Studimet universitare i kreu në Tiranë, ku jetonte te shtëpia e tezeve dhe pasi e ftoi, për gati dy vjet (1957-58) jetoi me Nasho Jorgaqin. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi. Shkroi romanin e tij të parë Mjegullat e Tiranës, të cilin e përfundoi në prag të vijimit të studimeve në Bashkim Sovjetik. Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki", gjatë periudhës së zbutjes hrushoviane. Atje pati mundësi të lexonte letërsi bashkëkohore perëndimore, e cila kishte filluar të përkthehej në rusisht. Në institutin Gorki, vendosi t'i hedhë poshtë kanonet e realizmit socialist dhe të shkruajë të kundërtën e asaj që dogma komuniste e quante letërsi "të mirë". U detyrua t'i braktisë studimet për shkak të prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. U kthye në atdhe ku nisi punën si gazetar dhe i mëshoi karrierës letrare, por edhe si redaktor i seksionit të letërsisë së huaj në revistën letrare "Drita". Vitet 1960 Përgjatë viteve '50 dhe në fillimet e viteve 1960 u njoh për poezi, kurse duke filluar nga vitet 1960 edhe për prozë. 

OM Publisher » Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Në atë periudhë pjesa më e madhe e shkrimtarëve i përkisnin brezit të dalë nga lufta. Konflikti mes tyre dhe brezit të ri, Kadare, Agolli dhe Arapi kulmoi në një mbledhje të shkrimtarëve të të dy brezave në vitin 1961, ku ishte i pranishëm dhe vetë Enveri. 

ISMAIL... - Beti Njuma & Biblioteka e librave të harruar | Facebook



Kadare që i përkiste brezit të ri mbrojti letërsinë e re dhe  Enver Hoxha këtu mori anën e të rinjve. Kjo manovër e Enver Hoxhës ishte edhe goditje ndaj brezit të vjetër ish-partizan, dhe brezin e ri e shndërroi në nomenklaturën e re kulturore. 
qyteti pa reklama by Dea D on Prezi


Pas kthimit nga Moska, veprën Qyteti pa reklama e këshilluan që ta mbante të fshehur. Nga ky roman shkëputi një fragment, i cili u botua si novelë me titullin Ditë kafenesh më 1962 te "Zëri i Rinisë". Sapo doli nga shtypi u ndalua, si vepër dekadente. Në vitin 1963 e botoi romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur, që trajtonte temën e një gjenerali italian dhe një prifti që vijnë në Shqipëri për të marrë eshtrat e ushtarëve italianë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

 Romani pasues, Përbindëshi, u botua në revistën "Nëntori", por u ndalua. Në parapërgatitjet për Revolucionin Kulturor shqiptar, ashtu si shkrimtarët e intelektualët e tjerë, u zotua të shkonte me leje krijuese në fshat. Kadare u dërgua në Berat ku qëndroi dy vjet si korrespodent i gazetës "Drita", e ku u njoh me punëtorët e kombinatit të tekstilit.
Libraria RILINDJA - Ismail Kadare - "DASMA" (roman) Onufri, 2016 | Facebook


 U ngarkua të njihej me punëtorët e kombinatit të tekstilit; duke shfrytëzuar një tregim që kish botuar në fillim të viteve '60 me titull Dasma e çuditshme dhe në njohje me realitetin e jetës, mori formë fondi i Lëkurës së daulles, i cili u botua pranverën e 1967 në revistën "Nëntori". Më 1967 u caktua në delegacionin e Lidhjes së Shkrimtarëve që u dërgua në Kinë, bashkë me disa delegacione të tjera. Në atë kohë Revolucioni Kulturor në Kinë ishte në kulmin e vet. Përvojat atje do t'i trajtonte më vonë në veprën e tij. Pas Kinës, delegacioni i Kadaresë qëndroi dy javë në Vietnam, ku lufta vazhdonte. Ditën e fundit kur po kalonin lumin Mekong me një trap të madh i zuri bombardimi midis lumit.[48] Vitet '70, suksesi ndërkombëtar Kronikë në gur, 1971 Në fillim të vitit 1970 shtëpia botuese franceze Albin Michel botoi në frëngjisht romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur.Ai pati jehonë të jashtëzakonshme në Francë dhe brenda tri vjetësh u përkthye në gati 20 gjuhë. Më tej iu rikthye prapë temave historike.
PDF) Parathënie a Ismail Kadare, Kështjella | Matteo Mandalà - Academia.edu

 Shkroi e botoi romanet Kështjella (1970) dhe Kronikë në gur (1971), të cilat u botuan në Francë njëra pas tjetrës. Gjatë këtyre viteve drejtonte po ashtu revistën e vetme në gjuhë të huaj të Lidhjes së Shkrimtarëve, "Les Lettres albanaises".

Titulli:Vajza e Agamemnonit Autori:Ismail Kadare Faqe:112 · Fansat e  Librave · Facebook



 Pas suksesit në Francë, e caktuan deputet,dhe pas dy vitesh u anëtarësua në Partinë e Punës të Shqipërisë. Pas publikimit të dy romaneve me temë historike, Kadare u përball prapë me kritikat për shmangien e temave "aktuale", prandaj mendoi të shkruante një roman me temë prishjen e Shqipërisë me vendet tjera komuniste në dimrin e viteve 1960-1961, që pastaj t'i kishte duart e lira t'i rikthehej historisë dhe legjendave shqiptare për të cilat kritikohej që e kishte lënë pas dore Shqipërinë e Re. Romanit i vuri titullin Dimri i vetmisë së madhe. Sapo doli në fillim të vitit 1973, në sajë të kritikave,u përpunua dhe u ribotua në vitin 1977 nën titullin e ndryshuar Dimri i madh dhe u përkthye edhe në frëngjisht.


 Pashallarët e kuq Fillimin e tetorit të 1975 çoi për botim poemën Pashallarët e kuq, botimi i saj u pezullua me t'u lexuar boceti nga redaktori.[59] Pas një autokritike,[60] Kadare u ndëshkua me vërejtje të rëndë në kartën e regjistrimit dhe paralajmërim për përjashtim nga Partia".[61] Iu ndalua botimi,[32] dhe me propozim e bërë vetë gjatë autokritikës[28] shkoi së bashku me Luan Qafëzezin me "leje krijuese" fillimisht në Fier,[62] e më pas në Seman dhe në kooperativën "Agimi" të Libofshës,[63] ku duhej të hiqte dorë nga shkrimi dhe të mësonte të "kontribonte në mënyrë produktive në të mirën e kombit".[64] I ndaluar për të shkruar romane,[32] më 1978 kur u prishën marrëdhëniet me Kinën botoi përmbledhjen e parë me novela Muzgu i perëndive të stepës, Ura me tri harqe, Kamarja e turpit dhe Komisioni i festës në një vëllim të përbashkët. Pas arrestimit të mikut të vet, piktorit Maks Velo, ia shpëtoi një pikturë nga sekuestrimi dhe djegia duke e fshehur në shtëpinë e vet.[65] Iu gjet pranë mikut të tij, poetit Lasgush Poradeci dhe i ndihmoi t'i regjistronte vajzat në universitet.[66] Vitet '80 Në vjeshtën e 1980 vizitoi Kosovën me rastin e botimit të parë të kompletit të veprave të tij në Prishtinë. U prit institucionalisht dhe pati takime të shumta me lexues dhe intelektualë të Kosovës dhe u njoh me preokupimet e shqiptarëve.[67] Më 17 dhjetor 1981 kryeministri i Shqipërisë Mehmet Shehu u gjet i vdekur, më pas u shpall tradhtar dhe poliagjent.[68][47] Një ditë para varrimit të Shehut, shkrimtarët dhe artistët u ftuan në një ekspozitë arti ku do të merrte pjesë vetë Enver Hoxha, mirëpo Kadare nuk u ftua.[68] Po atë vjeshtë kishte dorëzuar për botim romanin Koncerti në faqet e të cilit përmend mënyrën me të cilën diktatori kinez Mao Ce Duni kishte eliminuar zëvendësin e tij Lin Biao duke e paraqitur si aksident ajror.[47][68] Në janar të vitit 1982 dritaret e shtëpisë së Kadaresë u thyen me gurë, ndërkaq para shtëpisë u organizuan mitingje duke ulëritur "Kadare, agjent i borgjezisë, agjent i Mehmet Shehut."[69][70] Vitet 1981-1982 situata u bë e nderë, edhe për shkak të dëshmive që dhanë në hetuesi familjarët dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit që u gjet i vdekur, Kadaresë po i përflitej akuza për sabotazh të Partisë në letërsi, art, kulturë dhe pjesëtar i grupit të Shehut.[71][72] Në një mbledhje të fshehtë të shtatorit 1982, Hoxha e përmend si pjesë të një grupit të Lubonjës dhe Paçramit.[73] Duke iu bërë bashkë akuzat si bashkëpunëtor i Shehut dhe përmbajtja e romanit Pallati i ëndrrave, qe gati për t'u dënuar, por i shpëtoi arrestimit për shkak të njohjes ndërkombëtare.[74] Në një shkrim të revistës franceze Lire, Bernard Pivot shkroi se Franca ishte e shqetësuar për faktin që Kadare nuk po i përgjigjej ftesës për të shkuar në Paris, duke shkruar "Ne presim Ismail Kadarenë dhe jo kokën e tij në pjatë ...".[75][76] Më 1983 e lejuan t'i përgjigjet ftesës franceze dhe të vizitojë Francën pa familje ndërsa gruaja dhe vajzat mbaheshin në Shqipëri si mjet presioni.[77] Romani i radhës Nata me hënë i dalë në fillim të 1985, u ndalua.[78] Të nesërmen e vdekjes së diktatorit, më 10 prill, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve, Byrosë Politike dhe Komitetit Qendror të Partisë Komuniste organizuan me ngut një mbledhje për të dënuar romanin e fundit të tij.[79] Nën Ramiz Alinë (1985-1989) Romanin tjetër "Vajza e Agamemnonit", ku në mënyrë të hapur shpreh mendime kundër regjimit komunist, e shkroi më 1985 dhe bashkë me disa vepra të tjera antikomuniste e nxori fshehtas jashtë shtetit nëpërmjet botuesit dhe mikut të tij francez Claude Durand, me udhëzimin që të botoheshin në rast se Kadare pësonte ndonjë "aksident" në Shqipëri.[80] Me qëllim që t'i bënte të njohur perëndimit situatën në Shqipëri, i dha botuesit të tij francez të dhëna të detajuara mbi burgjet dhe kampet e internimit të Shqipërisë komuniste të cilat më pas u botuan në një gazetën L'Express në Paris.[81] Në vitin 1986 botoi romanin Krushqit janë të ngrirë që fliste për dhunën dhe terrorin që përdornin serbët kundër shqiptarëve në Kosovë. Romani ishte frymëzuar nga demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1981.[67] Në vitin 1988 u bë anëtar i Institutit Francez.[82] Në vitin 1989 ishte në listën e 12 të ftuarve personalë, të presidentit francez François Miterrand në kremtimin e 200 vjetorit të Revolucionit francez, me ç'rast Ramiz Alia nuk mori fare ftesë. Atje Kadare u takua me personalitete të kulturës dhe të politikës, mes të cilëve dhe me presidentin e Jugosllavisë, sllovenin Janez Dërnovshek, me të cilin bisedoi për çështjen e Kosovës. Me 22 korrik u ftua të hajë mëngjes me presidentin Miterran në pallatin presidencial francez, Elize.[83] Rënia e komunizmit (1989-1991) Në vitin 1989 autoritetet e caktuan zv/kryetar të Frontit Demokratik.[84] Duke shfrytëzuar famën e tij në Shqipëri dhe jashtë saj bëri deklarata gjithnjë e më të zëshme mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut. Në parathënien e romanit të guximshëm Thikat (1989) nga Neshat Tozaj që denonconte shkeljet e Sigurimit, Kadare pohoi se vetëm duke pranuar dhe korrigjuar gabimet e mëparme mund të ecte Shqipëria përpara. Në shkurt 1990 Kadare kërkoi një takim me Ramiz Alinë ku i kërkoi të respektonte të drejtat e njeriut, të zbatonte reforma demokratike, reforma ekonomike dhe të hapej ndaj botës së jashtme.[85] Në fund të tetorit të vitit 1990 u lejua të ikte për mjekim në Francë sipas një burimi,[86] sipas një tjetri e iku me vizë të rregullt për gjithë familjen e tij.[87] Ikja e tij u mirëprit nga ata që donin demokratizimin e Shqipërisë, kurse pas arratisjes u shpall tradhtar dhe Ramiz Alia kërkoi ndjekjen penale të tij. ATSH deklaroi: "Kadare dezertoi!".[71] Disa intelektualë, përkundër rrezikut që u kanosej, e përkrahën publikisht Kadarenë, të cilin autoritetet e kishin shpallur tradhëtar. Për shkak të popullaritetit të tij, autoritetet nuk gjetën përkrahje të mjaftueshme kundër tij dhe librat e tij nuk u ndaluan.[85][87] Pak ditë pas arratisjes së Kadaresë, në një konferencën kombëtare të letrarëve e artistëve të rinj në Korçë, ku morën pjesë me qindra, u përshëndet me brohorima emri i shkrimtarit, arratisja e të cilit e kishte bërë të ndaluar përmendjen e emrit të tij.[88] Në tranzicion Pasi la Tiranën dhe aplikoi për azil politik në Francë, mundi të ushtrojë profesionin e tij në liri të plotë. Mërgimi i tij në Paris qe i frytshëm dhe i mundësoi sukses të mëtejshëm, si në shqip ashtu edhe në frëngjisht.[89] Pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992, Kadare u kthye në Shqipëri.[90] Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar, duke shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm. Në vitin 1996 u pranua në Akademinë e shkencave sociale dhe politike në Francë, ku zëvendësoi filozofin Karl Popper. Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia botuese franceze Fayard botoi veprën komplete të Kadaresë në frëngjisht dhe shqip. Gjatë viteve të 90-ta ai ndihmoi botimin e shumë autorëve shqiptarë në Francë, qoftë duke ua sugjeruar botuesve francezë, qoftë duke ua shkruar parathëniet. Në vitet '90 Kadare loboi për Kosovën dhe përkrahu bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Ndër vite ka deklaruar se ka hequr dorë nga shkrimi i poezive (1997) dhe letërsisë artistike (2011).[91] Jeta private Kadare është martuar me shkrimtaren, Helena Kadare, dhe kanë dy vajza. E madhja, Gresa, gjatë viteve '80 shoqërohej me bashkëmoshatarin Renato Rrapi - marrëdhënie e cila u ndërpre sipas të ëmës së Renatos - Janullës, nga familja Kadare. Po sipas Janulla Rrapit me ndërhyrjen e Kadaresë që ua la në dorë sigurimsave, familja Rrapi u dënua me 5 vjet internim në Kosovë të Madhe dhe i biri pas torturave përfundoi në spital psikiatrik dhe e lanë invalid të përjetshëm. Për këtë ngjarje, Janulla Rrapi shkroi librin Djali i ëndrrës së vrarë. Sipas Kadaresë, siç e portretizoi tek vepra Pesha e kryqit botuar në Francë pas ikjes nga Shqipëria, portretizohet si ndjekje që i bënte Sigurimi i Shtetit.[92] Sipas ish-hetuesit të çështjes, Riza Hiska, Kadare i kishte kërkuar që djali të mos arrestohej pasi i kishte dhunuar shtëpinë.[93] Gresa mbaroi Fakultetin e Shkencave ë Natyrës, në Francë vijoi dhe kreu studimet në Universitetin e Sorbonës dhe punon si shkencëtare dhe pedagoge në Francë.[93] E vogla, Besiana ka qenë ambasadore e përhershme e Shqipërisë në UNESCO,[94] e liruar nga detyra më 2016 u emërua ambasadore e Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke mbuluar edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Kubë, jo rezidente.[95] Vepra Gjatë viteve '60 në shkrimet e kritikës zyrtare kryesisht injorohet ose përmendet rrallë, në kontrast me shkrimtarët e mëdhenj të kohës të cilët kritika i pëlqente.[96] Në vitet '60 ishte i çmuar realisht për talentin e tij nga Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami.[97] Pas njohjes ndërkombëtare konsiderohej si shkrimtar i talentuar, por talenti i të cilit anonte kah dekadenca dhe subjektivizmi.[98] Sipas disa studjuesve të veprës së tij, Kadare u përpoq të shkruajë letërsi normale në një vend jonormal (Shqipëria komuniste mund të krahasohej vetëm me Korenë e Veriut ose Bashkimin Sovjetik gjatë viteve '30),[99] duke e quajtur veprën e tij letërsi rezistence,[100] sfidoi realizmin socialist me realizëm subjektiv.[101] Iu shmang realizmit socialist dhe censurës shtetërore përmes mjeteve alegorike, simbolike, historike dhe mitologjike.[102] Për Elsie, ai shfrytëzoi çdo rast për të sulmuar regjimin në veprat e tij nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga lexuesit e edukuar shqiptarë.[99] Duke u njohur për këtë shmangie nga realizmi socialist veprat e tij u përkthyen dhe u pritën mirë nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.[103] Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe akademikët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Temë qendrore e veprave të tij është totalitarizmi, mekanizmat e tij dhe kompliciteti që e bën atë të mundur.[104] Poezi Vëllimi i tij i parë poetik i titulluar Frymëzime djaloshare u botua më 1954. Më pas do t'i botoheshin Ëndërrimet (1957), Shekulli im (1961),[105] Poemë blindazh (1962)[106] dhe më i çmuari Përse mendohen këto male (1964),[105] Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Që në vitin 1966 trajtoi në poezi temën e Kosovës,[67] ashtu edhe për Vietnamin.[107] Romane Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1970). Në romanin Kronikë në gur (1971) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). Më 1981 botoi në një përmbledhje të përbashkët romanet Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinën së bashku me dy kapitujt e parë të romanit Pallati i ëndrrave në trajtë novelash.[108] Vepra bënte fjalë për një shtet totalitar, që në shikim të parë dukej si Perandoria Osmane, por shpejt e vunë re atmosfera e frikës, arrestimeve dhe burgosjeve ishte e ngjashme me Shqipërinë komuniste.[109] Ka shkruar tregime me temën e Sigurimit në revistën "Në shërbim të popullit".[29] Eseistikë Më 1971 botoi Autobiografia e popullit në vargje, ku trajtoi poezinë dhe legjendat popullore.[86] Në sprovën Eskili, ky humbës i madh paraqet atë që vetë quan "tragjedinë shqiptare", që është ngelja anash historisë pas periudhës romake dhe bizantine. Qëndrim të cilin vijoi ta mbante edhe pas rënies së komunizmit, që çoi drejt polemikave të disafishta me akademikun Rexhep Qosja.[110] Në fund të viteve '80 do t'i bënte parathënie sprovës Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe botuar së pari më 1990 në mënyrë të pavarur në Prishtinë.[111] Përkthime Një ndër fushat më pak të lakuara të veprimtarisë së Kadaresë janë përkthimet, hulli të cilën e nisi më 1955, kur shqipëroi poemat Lisi, Fëminija, Në pyllin afër fronit, Katjusha, Pranvera, etj. të shkrimtarit rus M. Isakovski. Autorë të tjerë të shqipëruar prej tij janë: Eskili, Heminguej, Pushkin, Majakovski, Eminescu, Gogol, Esenin, Mihallkov, Shçipaçov, Mickieviç, Buske, Sendrar, Bodler, Andrade, Vijon, Kejler, Seferis, Kavafis, Elitis, Li Bo, Du Fu, Jan Czjun, etj.[27] Retushime Sipas studiueses kineze Ke Jing, ka retushuar disa nga veprat e tij. Në rastin e veprës Kështjella, vepra që përshkruante luftën kundër osmanëve është shndërruar në një betejë fetare ku janë shtuar elementët kishtarë duke e paraqitur Shqipërinë sikur ka dhënë kontribut të madh në Mesjetë për mbrojtjen e Evropës. Sipas studjueses kjo gjë nuk mund të bëhej kur ka shkruar veprën, sepse nuk mund t'i jepej aq rëndësi elementit fetar.[112][113] Konstatim i bërë edhe nga studjuesi i shkrimtarit, Shaban Sinani, që vëren se tek Nëpunësi i pallatit të ëndrrave personazhi e ka Ebu Qerimi në variantin e parë dhe Mark Alemi në variantin e dytë.[114] Kristo Frashëri rishkrimet e veprave letrare të Kadaresë i sheh si trashëgimi të regjimit komunist, në analogji me ndryshimin e referateve që bënte Enver Hoxha sa herë që Partia e Punës e ndryshonte orientimin e politikës së jashtme të saj. Ky ndryshim i pjesëve me përmbajtje realizmin socialist për t'ia përshtatur shijeve postkomuniste do ta dëmtojë si shkrimtar, sipas Frashërit.[18] Me ribotimin e sprovës Ardhja e Migjenit më 2015 vetë autori dha shpjegime për retushimin e saj, në dritën e rrethanave kur u shkrua dhe kur e rishkroi.[115] Marrëdhëniet me pushtetin Sipas mikut të tij, shkrimtarit, skenaristit dhe ish-ministrit Teodor Laço në një intervistë shprehet "Në sytë e njeriut të zakonshëm që nuk kishte qenë afër tij dhe që nuk mund t’i dinte dertet, hallet, atmosferën përgjuese që e rrethonte, Kadareja shihej si një njeri i privilegjuar."[87] Në vitet '60 i çmuar realisht për talentin e tij, e përkrahën figura të tilla si Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami,[97][116] të cilët kur u dëbuan nga kryeqyteti dhe ishin në përpunim nga Sigurimi, i përmend në një artikull duke i denoncuar si "anti-shqiptarë dhe kozmopolitanë" më 1974.[117] Qe deputet në Kuvendin Popullor për tri legjislatura (1970-1982).[118][119] U anëtarësua në Partinë e Punës më 1972.[32][54][55] Me romanin Dimri i madh, Kadaresë iu forcua pozita si shkrimtar i brendshëm i partisë, duk qenë sipas tij edhe romani që e shpëtoi fizikisht.[44] Ndaj kritikave që buruan nga strukturat shtetërore, e mbrojti vetë diktatori Enver Hoxha.[120] Historiani anglez Noel Malcolm ia ka sjellur në dukje gjatë një polemike se megjithëse u "internua" me propozimin e vetë atij, vijoi të ishte deputet.[28] Komoditetet që i kishte mundësuar regjimi qenë një shtëpi e bollshme, tashmë e shndërruar në muze,[121] makinë,[29][87] dhe ka qenë ndër të paktët intelektualë që gëzonte lirinë për të udhëtuar jashtë shteti,[119][122] kur shumica e shkrimtarëve rrinin të izoluar në Shqipëri.[123] Më 1989 u emërua zv/kryetar i Frontit Demokratik.[84] Kristo Frashëri e përshkruan si ndër gjërat pozitive të Enver Hoxhës që i dha "mundësinë, për të mos thënë përkrahjen" bashkëqytetarit të vet nga po e njëjta lagje, natyrisht pa i mohuar talentin, që të bëhej shkrimtar i madh. Duke e parë si përkrahje edhe vënien në dispozicion të përkthyesit Jusuf Vrioni dhe se pa subvencionimin e regjimit komunist dhe lejen e diktatorit vepra e shkrimtarit nuk do t'i kalonte kufijtë.[18] Liri kjo që përshfaqej tek letërsia e udhëtimeve, që e bënte prurës dhe ofrues të perceptimit të Tjetrit fenomenologjik.[124] Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Kadare ka qenë konformist në një shkallë të caktuar.[74] Kritikët e tij shkuan aq larg sa marrëdhënien që pati me regjimin komunist ta përkufizonin "diktatura Hoxha-Kadare".[125] Nderime Kadare është shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme[126] dhe është përkthyer në 45 gjuhë.[127] Para Kadaresë, letërsia shqipe njihej pak në botë,[128] falë tij u bë e njohur, e lexuar dhe e çmuar. Për herë të parë në historinë e vet, nëpërmjet saj letërsia shqipe është integruar në letërsinë evropiane dhe botërore, dhe përfaqësohet denjësisht në hartën e tyre.[129] Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare.[36] Pallati i Kadaresë (Pallati me kuba) në Tiranë Është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca. Në vitin 2005 fitoi çmimin "Man Booker Prize" i nominuar krahas nobelistëve Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: "Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri". Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet - çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.[130] Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. U bë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe nga viti 2018 anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Malit të Zi. Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.[131][132] Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të huaj në gjuhët amtare gjegjëse si Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix në frëngjisht, Piet de Moor në hollandisht, Peter Morgan në anglisht, Bernardo Joffily në portugalisht, Jose Carlos Rodrigo Breto në spanjisht,[8] dhe Ece Dillioğlu në turqisht.[133] Mirënjohjet ndërkombëtar Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë; Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992; Çmimi "Bokaçio" Itali,1997;[134] Herder Prize, Gjermani, 1998;[135][136] Ovid Prize, Rumani, 2003; Çmimi Man Booker International, Britani, 2005; Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009; Çmimi "Lerici Pea", Itali, 2010; Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015;[137] Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016; Çmimi "Letërsia shqipe", Kosovë, 2017; Çmimi "Nonino". Itali, 2018;[36] Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018;[138] Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019; Neustadt International Prize, SHBA, 2020; Prozart, Maqedoni e Veriut, 2020; Skenare filmash Time of the Comet (2008) Cendres et sang (2009) Abril Despedaçado (2001) Kostandini (1991) The return of the dead army (1989) Avril brisé (1987) Të paftuarit (1985) Il Generale dell'armata morte (1983) Ballë për ballë (1979) Radiostacioni (1979) Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1975) Kur vjen nëntori (1964) Vepra mbi Kadarenë Ali Aliu, Kadare mund titanët e letërsisë, Agora, Tiranë, 2019; Vasil S. Tole, Kadare dhe muzika, Mediaprint, Tiranë, 2019. Anton Nikë Berisha, Vetëdëshmi të Ismail Kadaresë për letërsinë, Prishtinë, 2013;[139] Eric Faye, Ismail Kadare: Promethe, porte-feu, Paris, 1991; José Carlos Rodrigo Breto - Ismaíl Kadaré y la Gran Estratagema: reflejos literarios del totalitarismo (Madrid, 2015) Kastriot Myftaraj, Gjyqi intelektual i Kadaresë, Prishtinë, 2008; Piet de Moor, Een masker voor de macht. Ismail Kadare, schrijver in de dictatuur, Amsterdam, 1996; Peter Morgan, Kadare: Shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990, Londer, 2010; Petraq Kolevica, Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje, Tiranë, 2002;[140][141] Shaban Sinani, Një dosje për Kadarenë, Tiranë 2005;
Ismail Kadare Dies at 88; Novels Brought Albania's Plight to ...


Titulli i këtij shkrimi është vënë për shkak të dy pyetjeve përcaktuese ndaj këtij shkrimtari, i cili përdori talentin e tij për të mbrojtur një regjim diktatorial: çfarë mesazhi përshkon vepra e Kadaresë? Dhe përse Kadareja dhe jo ndonjë shkrimtar tjetër u bë simboli i regjimit komunist?

 Nuk mund të mos vijë pështirë kur dëgjon dhe sheh se si po përpiqet me çdo kusht ky shkrimtar prangosur midis dy epokave: nam-lënësi Kadare dhe gjyqi i tij me ish -shefen e tij Nexhmije Hoxha. E them kështu se në kohën e diktaturës kur Nexhmije Hoxha ishte Kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë edhe Ismail Kadare ishte zv/kryetar me ‘meritë‘ –sigurisht për punën e palodhur që ai bëri për të justifikuar me marifetet e tij letrare veprën e PPSH. Nuk ishte e rastit që origjinali i “Dimrit të Vetmisë së Madhe” (apo Dimri i Madh) gjendej në duart e Familjes Hoxha. Pse mendoni ju, e kishte origjinalin Familja Hoxha? A mos duhet të besoni broçkullat e Kadaresë kur sot pas 40 vitesh, thotë se, ‘ma ka marrë Familja Hoxha dorëshkrimin? E pse duhet ta mbante kjo familje nëse Kadare nuk ja pati dhuruar vetë? Mendoni me të vërtetë të nderuar lexues se Familja Hoxha ja kërkoi atij- apo vetë ky ja dhuroi origjinalin në shenjë falënderimi për përkrahjen e pamasë që i dha kjo familje për të mbrojtur Kadarenë nga kritikët e komunizmit që në fakt ‘ishin me katolikë se Papa‘? Kulmi është që në fund të gjyqit ky origjinal iu dorëzua arkivit të shtetit?! E pse arkivit të shtetit? Cili nga dorëshkrimet e shkrimtarëve shqiptarë gjendet në arkivin e shtetit? Dhe pse ky dorëshkrim, i cili është një nga veprat e rralla se si një shkrimtar mbron PPSH me aq djallëzi sa e bën edhe popullin të thotë:..‘hm..dale more se Enveri ka të drejtë, këta poshtë tij janë dallkaukë e tradhtarë…“ . Pra, në fakt me apologjinë që i bën Enver Hoxhës, Ismail Kadare në librin e tij ‘Dimri i Vetmisë se Madhe‘, praktikisht ky shkrimtar e ka mbrojtur aq bukur figurën e Enverit sa që e lejoi që kjo figurë të nderohej dhe të hyjnizohej edhe nga inteligjenca shqiptare, e cila shihte tek Kadareja pinjollin se si duhet të jetë ‘njeriu i ri‘ ose ‘njeriu i partisë‘, dhe se si ky ‘njeri i ri‘ duhet të mbrojë me çdo kusht udhëheqësin. “Dimri i Vetmisë së Madhe” është vepra e rrallë që një shkrimtar ka bërë ndonjëherë për t’i hedhur hi syve popullit të tij duke justifikuar veprën e diktatorit. Ky është shkaku që ky dorëshkrim iu dhurua dhe u mbajt aq mirë nga familja Hoxha. U mbajt mirë sepse ishte një vepër makiaveliste që mbron regjimin dhe udhëheqësin –diktator- por dhe në të njëjtën kohë krijon tek lexuesi përshtypjen se (kushdo që e ka jetuar atë kohë mendonte kështu): ..uji nga burimi rrjedh i pastër- pra Enveri ishte i pastër- por ndotet poshtë- pra aparati dhe dikasteret janë të ndotura! O empora o Mores…Ka të drejtë Petraq Kolevica që shkruan një strofë të tillë për Kadarenë: “Atë që Hoxha e thosh në prozë E kthente Kadare në poezi, Ku jetën blozë e bënte rozë, Kur ajo shkonte zi e më zi.” E gjithë veprimtaria e tij deri në ikjen e turpshme të tij më gusht-shtator 1990 në Francë përbën posi një ‘fill i kuq‘ mbrojtjen më të kamufluar të PPSH, si në poezitë e tij, ashtu dhe në prozën e tij. Ashtu sikundër dhe në poezinë ‘anti-regjim‘ për të cilën insiston autori ‘Pashallarët e kuq‘, gjithmonë luftoheshin njerëzit pa emër të pushtetit dhe të Partisë, por me qëllimin e fshehtë që të dilte në pah se:.. sa i pastër ishte Enveri dhe se sa të pabesë dhe të poshtër ishin bukëshkalët që ishin bërë dhe pashallarë…, e për këtë arsye atyre iu duhet prerë koka nga udhëheqësi. Bukur. I nderuar Kadare. Praktikisht në Shqipëri, PPSH për të ruajtur pushtetin e saj veproi kështu: -shkatërroi klasën e pasur nën emrin e Kominternit ( botën e vjetër do ta shkatërrojmë), -nën emrin e revolucionit permanent të Trockit –vrau komunistët dhe simpatizantët kundërshtarë (revolucioni ha bijtë e vet), – u përpoq të krijojë ‘njeriun e ri‘ jo si Lei Fen kinez, por duke mbajtur zap dhe nën presion inteligjencien shqiptare duke e qarkulluar dhe futur në burg në disa raste disa nga inteligjencia, krijoi një art dhe artistë të realizmit socialist me qëllim të mbronte dhe justifikonte veprën e PPSH, -gjeti personin, i cili me talentin e tij dhe intrigën e tij të justifikonte dhe të mbronte direkt vetë Udhëheqësin duke e lejuar këtë shkrimtar të veçantë që edhe të diskreditonte në disa raste në veprën e tij, njerëzit poshtë hierarkisë Enveriane. Kjo risi e djallëzuar, i solli një popullaritet të madh si vetë shkrimtarit ashtu dhe vetë Enver Hoxhës duke e ngritur si shkrimtarin ashtu dhe Enverin në piedestal, aq sa u gënjyen dhe vetë intelektualët, të cilët kur lexonin shkrimet sofiste të Kadaresë mendoheshin , por në fund të fundit pohonin se Kadare është i madh sepse edhe Enveri e përkrah. Ç‘ndodhi me Kadarenë e mikluar, të nderuar dhe të respektuar, të vendosur në poste drejtuese si deputet i Kuvendit Popullor dhe zv/kryetar i FDSH, për shërbimet që i bëri Partisë së Punës dhe veçanërisht Enver Hoxhës? Gjatë këtyre 22 viteve pas ‘90? Ky njeri është përpjekur me çdo kusht që t’i heqë vetes aureolën që e rrethonte si ‘beniamin i regjimit‘ dhe ‘shkrimtar i oborrit‘. Së pari, bëri hapin e parë që ‘nuk ishte dakord me regjimin‘- duke u larguar papritur e pakujtuar nga Shqipëria për të krijuar përshtypjen se regjimi po e përndiqte. Populli e hëngri, por prapë Kadare nxori dhëmbët e tij komunistë duke u shprehur në atë kohë kur njerëzit ikën nëpër ambasadat e huaja : “Iku llumi i shoqërisë?!” Më vonë u përpoq të shkruajë libra dhe vepra që nuk patën jehonën e atyre që shkroi në kohën e regjimit komunist. Së fundmi, ka bërë përpjekje të pafundme për të ripunuar veprat e botuara, disa vjersha, për të krijuar përshtypjen se ai ishte kundërshtar i rregjimit. Po, jo ore I.Kadare, talentin tënd ja dedikove regjimit, ai të ngriti, të ushqeu, të bëri me post, të nxori jashtë shtetit. Kulmi i mosmirënjohjes ishte ky gjyq i fundit në të cilin demaskove vetë veten tënde. E harrove Poemën “Përse mendohen këto Male” e harrove poemën “Pashallarët e kuq”, ku ke ngritur në piedestal Enverin (sigurisht me penën tënde e bëre indirekt) dhe nga ana tjetër u a hodhe fajin atyre poshtë, pra vazhdove të zbatoje porosinë e fshehtë të familjes Hoxha: “vërteto me shkrimet e tua se: uji në burim rrjedh i pastër, por ndotet gjatë rrugës”. Këtë porosi e zbatove në mënyrë të shkëlqyer. Të lumtë! Tani ç‘kërkon mor njeri? Çfarë është ajo gjë e “bardhë” që nxin aty në fund? Përse z. Kadare lan duart, por duart nuk të pastrohen? A nuk ngjason me vjershën tënde për Lady Makbeth? Tani po të kthehet mbrapsht. Karakteristikë e përpunimeve të poezisë së tij është dhe poezia “Varri” – që mban sipas Kadaresë vitin 1986 e që thotë: …Jashtë ngrënë piramidën e turpit Të murtajës, të hoxhës së zi. Ndërsa unë pranë oxhakut të studios i vetëm mbi varrin e tij. Si talenti juaj në Shqipëri ka shumë. Vjershat që ke shkruar nuk janë më të bukura se sa të pedagoges së talentuar që kam unë në universitet- znjsh.Alisia, dhe mund të them me plot gojën që ajo mund të krahasohet me Dritëro Agollin (të paktën Dritëroi e pranon që është i majtë) dhe Fatos Arapi etj.. Ajo i ka thagmë. Më vjen keq që nuk ka një përkrahës të fortë ashtu si e pate ti z. Kadare. Them që është një gënjeshtër me bisht-është e përpunuar pas viteve 1990…. E kush e beson? Proza juaj? “Ura me tri harqe”? Broçkullat e trinisë që thotë politikani Majko? Prozatorë të zotë kemi plot dje dhe sot. Për mua shkrimtar më i zoti dhe plot larmi gjuhësore dhe subjekte mahnitëse ka qenë Jakov Xoxa, është sot Fatos Kongoli, e plot të tjerë. Nami juaj është nami i PPSH-së. Largo PPSH dhe nga vepra juaj do të mbeten shkrime të një shkrimtari oborri të zakonshëm. E keqja qëndron se shkrimtarët e poetët ashtu sikundër dhe tek artistët, ata nuk promovohen nëpërmjet profesionistëve, por ashtu si ndodh në këto vende si i yni, gjithmonë dalin në breg njerëz që kapen pas politikës…. Ndoshta në të ardhmen do të jetë ndryshe, por sot emri i Ismail Kadaresë është për fat të keq i lidhur me memorien e një kohe të trishtuar, ku vepra e tij dukej si ëmbëlsirë e dhënë nga PPSH nëpërmjet dorës së tij, por sot kur kujtojmë se përse ky njeri gjatë gjithë kohës së diktaturës dhe tani 22 vite pas nuk na u hoq nga media, mund të them se nuk është arti i tij, nuk janë shkrimet e tij, nuk janë klithmat e tij që i ngjajnë një të mbyturi në harresën e kohës, por është emri i tij i lidhur me vuajtjet e së kaluarës; sa herë përmendet emri i tij na kujtohet e kaluara e trishtuar, përpjekjet e tij për t’u bërë shkrimtar nobelist në një kohë që e dinim mirë se nuk mund të bëhet dot kurrë. E përse? Sepse njëlloj si Ladi Makbeth – përpiqet të lajë duart nga ndyrësia e së kaluarës por .., duart nuk i lahen dot… sepse si thotë vetë autori tek poezia e tij ‘Sapuni Ledi Makbeth‘: Por asnjë prej tyre Nga duart dot s’ia heq Njollat e gjakut Ledit Makbeth… I përket popullit dhe brezave që do të vijë, nëse ky person kontradiktor dhe ‘shkrimtar oborri‘ do të ketë ‘file‘ e tij në histori, Sigurisht, do ta ketë, por jo si shkrimtar i madh, por se si nuk duhet të veprojë një shkrimtar në kohë diktature dhe demokracie.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

  
Pse Ismail Kadare, ia zgjati jetën regjimit komunist ? - Një dritare e re


                      Nga Flori Bruqi,PHD 


Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpëtojë nga ndonjë përmbysje eventuale dhe humbje të pushtetit. Një nga mundësitë e shpëtimit është që të hapë një front në Kosovë dhe të ndezë nacionalizmin në Serbi. Tani që pritet që Trump të marrë drejtimin e administratës së re, krijohet edhe pasiguri politike, si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën. -Paqartësia politike që Trump është duke sjellë tani për tani buron nga deklaratat e tij radikale. Duhet përkujtuar se në mandatin e tij të parë, Trump pati deklarata radikale, por nuk pati veprime të ngjashme. Tani është e pritshme që nga Trump të kemi edhe veprime radikale. Veprimet radikale, gjykoj, se tani i duhen politikës së jashtme amerikane, dhe këtë do ta bëjë Presidenti Trump. Drejtimi politik i Presidentit Trump, "Amerika e para", pres që tani të shoqërohet me veprime konkrete që vendosin interesat amerikane në rend të parë. Kjo në politikën për Ballkanin, pres që Trump të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane. Besoj se Trump do ta braktisë zgjidhjen e problemeve përmes integrimit të Ballkanit në BE. As që do t'i interesojë integrimi europian, këtë do ta konsiderojë si një çështje europiane.

****


Ish kryeministri i Kosovës,Prof.dr. Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar , marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish presidentit të athershëm dhe të tanishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,zotriut  Donald Trump

 Më poshtë janë pikat e pë​rmbajtjes së​ marrë​veshjes së​ në​nshkruar nga pala kosovare.​

 Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. 

Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020
Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

 Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto: -Autostradën e paqes -Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare -Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë -Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme -Projekte shtesë dypalëshe -Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar. Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare. Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo. Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës. Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të pëërdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë. Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë. Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur. Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP. Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush. Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit. Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë. Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre. Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim ekonomik nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Uashington, 4 shtator.
Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim ekonomik nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Uashington, 4 shtator.



Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

 Shkruan: Florim Zeqa


Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve nga të vdekurit, aq ka pasur nevojë të pastrohen listat e partive politike nga spiunët dhe udbashët, nga bijtë dhe bijat e tyre që kanë vërshuar listat e të gjitha partive tona politike!

Politika dhe institucionet të stërmbushura me udbash

Arsyeja pse institucioet e shtetit të Kosovës po hezitojnë në nxjerrjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit, për t'u ditur se kush ka punuar si spiunë e agjentë në kohën e regjimit serbo-jugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve, është fakti se rreth 50 % e politikanëve, liderëve shtetëror, ministrave, zv. ministrave, deputetëve dhe diplomatëve të jashtëm vet apo familjarët e tyre i kanë pasur pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.

Disa prej politikanëve të nivelit të lartë dihet botërisht se kanë qenë vegla të shërbimeve sekrete serbe, madje edhe të regjimit Millosheviqian, disa të tjerë i kanë pasur baballarët e sa të tjerë gjyshërit apo ndonjërin nga familjarët e tyre pjesë të UDB-së serbo-jugosllave.


Pa pastrimin e politikës përmes ligjeve të lustracionit dhe të dekriminalizimit do të jetë e kotë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja sepse rezultati do të delë i njëjti për faktin se si pozita ashtu dhe opozita kanë në radhët e veta njerëz të inkriminuar të UDB-së serbe dhe familjarë të tyre, sikurse që kanë edhe njerëz me dosje kriminale të para dhe pasluftës në Kosovë.

Për t’u dhënë fund një herë e përgjithmonë regjimeve të korruptuara dhe të kriminalizuara është e domosdoshme të pastrohet politika dhe institucionet e shtetit nga të inkriminuarit, nga spiunët dhe bashkëpuntorët e UDB-së.

Andaj një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë pa bërjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit.

Për aq kohë të zgjatë prolongimi i këtyre dy ligjeve, Kosova jo vetëm që nuk do mund të ecën para, rrezikon të rrëshqas në mënyrë drastike prapa nën kthetrat e Serbisë, ngase deshëm apo s'deshëm ta pranojmë faktin, Kosova ende është shtet në embrion, e pakonsosliduar dhe e pazhvilluar ekonomikisht, pa ushtri të armatosur mirë dhe në varësi të skajshme nga bashkësia ndërkombëtare.

Shpresat e qytetarëve, në asnjë rrethanë nuk mund t'ua kthejë kjo klasë e korruptuar kusarësh politikë. Këtë mund ta bëjë vetëm një brez i ri, një klasë e re politike, e pastër dhe e padjallëzuar, në shpirtin e së cilës frymon dashuria për atdhe, barazia qytetare dhe respektimi i vlerave sipas meritokracisë.

Si të mbrohen zgjedhjet në Kosovë nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga propaganda serbe?

 Shkruan: Gëzim Mekuli



Me afrimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, shumë prej nesh pyesim se si mund të mbrohen zgjedhjet në Kosovë nga ndikimi i huaj, veçanërisht nga propaganda serbe. Si mund të mbrohemi si komb politik e si shoqëri nga valët e dezinformimit dhe manipulimit që synojnë të çorientojnë opinionin publik dhe të minojnë procesin demokratik në Kosovë?

Këto janë pyetje të rëndësishme dhe thelbësore, dhe për t’u përballur me to, duhet të reflektojmë dhe të ndërmarrim hapa konkretë për të rritur ndërgjegjësimin, për të parandaluar ndikimet e huaja dhe për të garantuar pavarësinë e votës sonë.

𝑱𝒂 𝒅𝒊𝒔𝒂 𝒌𝒆̈𝒔𝒉𝒊𝒍𝒍𝒂, 𝒒𝒆̈ 𝒖𝒏𝒆̈ 𝒎𝒆𝒏𝒅𝒐𝒋 𝒔𝒆 𝒋𝒂𝒏𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒗𝒍𝒆𝒇𝒔𝒉𝒎𝒆:

𝟏. 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐢


Një shoqëri që kupton rrezikun e ndikimit të huaj është më e aftë ta luftojë atë. Propaganda serbe është sofistikuar ndër vite dhe përdor mediat sociale, platformat online dhe madje edhe individë për të përhapur lajme të rreme dhe përçarëse. Prandaj, populli i Kosovës duhet të jetë i vetëdijshëm për teknikat e manipulimit dhe për qëllimet e prapaskenave të Beogradit. Edukimi mediatik është thelbësor për të ndihmuar qytetarët të dallojnë burimet e besueshme nga ato propagandistike.

Ja për shembull në Norvegji dhe SHBA, pas ndërhyrjeve të dyshuara ruse në zgjedhje, janë ndërmarrë fushata masive për ndërgjegjësim publik, duke përfshirë trajnime për analistët mediatik dhe krijimin e qendrave për luftën kundër lajmeve të rreme. Dhe ky edukim mediatik fillon që në shkollat fillore.

𝟐. 𝐏𝐚𝐫𝐚𝐧𝐝𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐬

Parandalimi fillon me identifikimin e pikave të dobëta të sistemit të informacionit dhe zgjedhjeve. Kosova duhet të investojë në sigurinë kibernetike për të mbrojtur procesin zgjedhor nga ndërhyrjet e jashtme. Për shembull, në SHBA, pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016, janë zhvilluar sisteme të forta për monitorimin e rrjeteve sociale dhe janë ndërtuar mbrojtje kundër sulmeve kibernetike në infrastrukturën zgjedhore. Në Kosovë, një fokus i veçantë duhet t’i kushtohet parandalimit të shpërndarjes së lajmeve të rreme dhe ndikimit të drejtpërdrejt nga mediat pro-serbe; të cilat shpesh përdorin narrativat e Beogradit për të destabilizuar vendin. Kjo vlenë posaqërisht për mediat që opozita e Kosovës i ka blerë apo i ka nën sundimin e vet.

𝟑. 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢

Lufta kundër propagandës nuk është një detyrë që mund të realizohet nga një institucion i vetëm. Duhet një bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve shtetërore, shoqërisë civile (të cilat më shumë ushqejnë propagandën e opozitës se sa që mirren me luftimin e propagandës së opozitës), mediave dhe organizatave ndërkombëtare.

Ja për shembull, në Norvegji, qeveria ka krijuar një njësi të posaçme që bashkëpunon me mediat dhe platformat digjitale për të identifikuar dhe kundërshtuar lajmet e rreme. Po ashtu, Bashkimi Evropian ka ngritur një task-forcë për të luftuar ndikimin e huaj në zgjedhje. Kosova duhet të forcojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë për të pasur qasje në ekspertizë dhe teknologji që ndihmojnë në luftën kundër ndërhyrjes së huaj.

𝟒. 𝐌𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐞

Kosova sa më parë të krijojë një kornizë ligjore që ndalon dhe ndëshkon shpërndarjen e qëllimshme të propagandës dhe lajmeve të rreme që synojnë destabilizimin e shtetit. Mediat që po veprojnë si zgjatime të propagandës serbe ose që përkrahin hapur narrativat destabilizuese serbe duhet të mbahen përgjegjëse. Për shembull, në SHBA, platformat si Facebook dhe Twitter janë detyruar të rrisin transparencën mbi reklamat politike dhe të ndalojnë përmbajtjet që konsiderohen të rrezikshme për sigurinë kombëtare. Në Kosovë, një autoritet i pavarur duhet të monitorojë përmbajtjen mediatike dhe të ndërhyjë kur ajo shkel integritetin e zgjedhjeve.

𝟓. 𝐊𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐬𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞

Lufta ndaj propagandës nuk mbaron me mbrojtjen; kërkohen edhe masa aktive për të penguar dhe dekurajuar ndikimin e huaj. Kosova mund të përdorë ekspertizën teknologjike për të gjurmuar origjinën e dezinformatave dhe për t’i ekspozuar ato publikisht; dezinformatë që shpesh vjen nga opozita, analistët dhe mediat e tyre.

Gjithashtu, ndëshkimi i individëve dhe mediave që përhapin propagandë me qëllim destabilizimin duhet të jetë një prioritet i republikës sonë. Për shembull, BE ka vendosur sanksione kundër mediave ruse RT dhe Sputnik, duke i ndaluar ato të operojnë në territorin e saj. Një qasje e ngjashme duhet të zbatohet edhe në Kosovë për të ndaluar portalet, televizionet, platformat dhe individët (analistët) që përçojnë narrativat destabilizuese të Beogradit.

Pse mos të fillojmë me portalet dhe me televizionet e Prishtinës dhe të Tiranës, të cilat më shumë sajojnë propagandë dhe dezinformacion kundër Qeverisë së Kosovës, se sa që mirren me kundërpropagandën serbe ndaj Republikës sonë të shtrenjtë, Kosovës.

𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

një kritikë shkon ndaj mediave shqipe të Tiranës dhe Prishtinës që shpesh mbështesin opozitën e korruptuar përmes narrativave serbe të shtrembëruara dhe lajmeve të paqena. Këto media po kthehen në zgjatime të propagandës politike serbe, të cilat jo vetëm që minojnë stabilitetin e Republikës, por edhe e privojnë publikun nga e drejta për t’u informuar saktë dhe drejtë. Kjo propagandë e tyre po krijon ndasi, polarizim dhe, më e rrezikshmja, po krijon mungesë të besimit në institucionet shtetërore; thjeshtë po i marrin popullit oksigjenin publik.

𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗𝒆̈𝒔,

mos u bëni viktima të përrallave të sajuara sall për t’ju manipuluar. Mos e merrni si të mirëqenë çdo gjë që lexoni apo dëgjoni. Hulumtoni burimin dhe qëllimin e çdo informacioni. Hulumto kush është pronari i medias dhe me cilën parti apo me cilin oligark është e lidhur kjo media.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës duhet të marrë seriozisht rrezikun e propagandës dhe dezinformimit dhe të veprojë për të mbrojtur demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë të dashur.

Lufta kundër ndikimit të huaj është një luftë për ruajtjen e Pavarësisë dhe stabilitetit të Republikës së Kosovës që e kemi fituar me sakrificë, gazep dhe gjak që nga 1878-ta.

A ka fund hipokrizia serbe?

 Nga Skender Mulliqi


Duke kujtuar të kaluarën jo të largët të luftës në ish-Jugosllavi,vrasjët shkatërrimet, largimet masive nga vendet e origjinës, dhe ajo që po ndodhë tani më krizën politike dhe më kërëcinime më luftë nga Serbia , mund të konkludohet së sa e rëndësishme ka qenë largimi i ish republikave dhe të Kosovës, nga kthetrat e egra serbe.Ky shtet më hipotekë gjenocidi, është bërë sot problemi kryesor në Ballkan.Nuk po heqin dorë serbët nga politikat ekspansioniste dhe aneksuese të territoreve shqiptare por edhe të tjerëve.Mos ndalja eventuale e hegjemonizmit serbomadh, nga BE+ja dhe Amerika seriozisht mund të këtë pasoja për rajonin dhe më gjerë.

Është e pritshme që pas zhvillimeve të këtij tre vjeqari të fundit më vatra të luftës në Ukrainë dhe në Hamas, të reagohet nga administrata e re e SHBA-së dhe nga BE-ja, për të përdorë ndikimin e tyre në ndaljën e marshimit makabër të diktatorit rus, Vlladimir Putin dhe diktatorit të vogël, në Ballkan, Aleksander Vuqiq.Nuk është koha për inercion dhe mos interesim , por për ndërhyrje në këto vatra të konfliktit , dhe tentimi të futjës së konfliktit më motive ndëretnike të Rusisë dhe të Serbinë edhe në Ballkan.Ta ndalohën gjithë këto urrrejtje e hakmarrje të akumulura dekadash të Rusisë dhe Serbisë ndaj popujve të tjerë, që kan lënë plagë të thella në historinë e kombëve të tjera.Termat e tilla si përshkallëzim , terrorizem, agression , okupim , spastrime etnike , diskriminim , krime të luftës etj, janë product historic dhe në luftën e viteve te 90-ta të shekullit të kaluar të Serbisë shoviniste , deri të shovenisti I fundit në pushtet të Aleksander Vuqiqit.Këto terma po aplikohen në varësi të interesave , paragjykimeve dhe ideologjive serbe pa I marrë fare parasysh interesat e popujëve të tjerë në Ballkan.Kush do që po mban qëndrim ndryshe , po shpallet armikë I Serbisë.Për serbët objektiviteti nuk është I mirëpritur.Ndodhën shumë krime të luftës n ë ish-Jugosllavi, të njërzëve të pafajshem që nuk ish të përfshirë në luftë, dhe Serbia , jo që nuk I dënojë kurrë vrasjët dhe dhunimet e shkatërrimet ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve në BH, por qdo ditë krimineli I luftës , Aleksander Vuqiqi po I lartësona ata, duke ju ngritur shtatore.Qdo përson normal duhet të dënojë masakratë, rrëmbimet, abuzimet dhe dëbimet më forcë, e kilika serboqetnike më logjikë abnormale nuk po i sheh si të dënueshme.

Ndoshta, nga gjithçka ka ndodhur në të kaluarën e largët dhe të afërt dhe nga ajo që po ndodh tani, mund të konkludohet se sa e rëndësishme është bota demokratike të reagojnë më fuqishem dhe më vendosmëri për të ruajtur paqën dhe stabilitetin në Evropë dhe në Ballkanin ende të trazuar .Ta detyrojnë Rusinë e Putinit të heq dorë nga politika pushtuese ndaj Ukrainës , por edhe pretendimeve edhe në rajonin tonë. Shumë njerëz tani janë seriozisht të shqetësuar për mundësinë e radikalizimit të mëtejshëm të konfliktit. Kjo mund të ketë pasoja negative për të gjithë popujtë liridashës.Ne Serbi emisarët e ndryshem nga Evropa dhe Amerika , nuk duhet shkuar për ta lutur Vuqiqin dhe për të kërkuar mëshirë, por duhet dhënë afat të caktuar që të largohet nga logjika e luftës dhe pushtimeve të huaja territiorale, për ta rizgjeruar territorin e saj për të pestën herë .Të luftohën politikat helmuese antshqiptare e pan serbe .Vërtetë duhet pyetur vetën faktori ndërkombëtar , së a ka ndonjë kufi deri ku mund të shkojnë politikat qubrilloviqiane , millosheviqiane dhe vuqiqiane ndaj shteteve fqinje ?Serbia dhe serbët nuk po heqin dorë nga kurorat edhe të dy fashistëve serb, Andriqit dhe Qosiqit .A ka kufij hipokrizia serbe?A po është kufiri imagjinar në kokat e sëmuara të tyre si”popull qiellor”.Koha është në këtë vit që sapo kemi hapëruar të ndalohen marshimet macabre ruso.-serbomëdha në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, për realizimin e ideve raciste të “botës ruse’ dhe të “botës serbe”, sa nuk është bërë vonë….

Sloganet e partive politike dhe mesazhet që fshihen pas tyre – si do të ndikojnë në fushatat zgjedhore?

Shkruan: Gëzim Mekuli , editor i "Mekuli press"


 Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të 9 shkurtit ofrojnë një pasqyrë të qëllimeve dhe strategjive të tyre. Gjithashtu këto slogane shfaqin dallimet e thella në porosinë dhe besueshmërinë e këtyre partive. Këto slogane nuk janë vetëm fraza të thjeshta marketingu politik; ato synojnë të përçojnë identitetin dhe prioritetet e secilës parti. Sloganet politike janë një mjet i fuqishëm komunikimi - ndikimi, por po e ritheksoj se këto nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbështetjen dhe besimin e votuesve. Ato mund të frymëzojnë, të ndikojnë dhe të përçojnë një porosi të shkurtër, por suksesi i tyre varet nga përputhshmëria midis përmbajtjes së sloganit dhe veprimeve konkrete të partive që i mbajnë këto slogane. Po e filloj me analizën e sloganit të LVV-së: "Cep më Cep" Ky slogan përçon një porosi të qartë dhe gjithëpërfshirës për shtrirjen e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në çdo pjesë të Republikës së Kosovës, duke u theksuar në sovranitetin dhe përgjegjësinë për të gjithë qytetarët. Për më tepër, qeverisja e VV-së nën Albin Kurtin ka treguar një qasje konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe për forcimin e shtetit ligjor. Ky mesazh është i mirëarsyetuar nga veprimet e kësaj partie, që e kanë rimarrë sovranitetin në Veri nga Serbia dhe ka zbutur dukshëm nivelin e korrupsionit. Pra, ky slogan apelon për një angazhim të qartë për të përmirësuar çdo aspekt të jetës së popullit dhe për të rimarrë kontrollin mbi çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ai reflekton një qëllim të LVV-së për të qëndruar afër popullit, me projekte konkrete dhe prani të prekshme në terren. Strategjia e LVV-së bazohet pra në rezultate të prekshme dhe në një qasje të bazuar në logos (logjikë), jo sall patos (emocion); si për shembull ulja e korrupsionit, rritja e transparencës dhe forcimi i sovranitetit në Veri të Kosovës. Ky slogan saldohet nga një etos (Autoritet - Besueshmëri) i ndërtuar mbi një histori qeverisjeje rikthim nderi, mirëqenjeje dhe pa skandale korrupsioni. Duke u nisur nga aspekti retorik mund të them se: Logos: Ka një bazë racionale që lidhet me veprimin konkret dhe praninë e Qeverisë Kurti në çdo cep të Kosovës. Etos: LVV dhe lideri i saj, Albin Kurti vlerësohen nga populli si të pakorruptuar në krahasim me liderët e tjerë politikë, duke krijuar në këtë mënyrë besueshmëri- autoritet të fortë. Patos: Slogani nxit ndjenjën e përkatësisë dhe kujdesit për të gjithë, pa dallim feje, etnie, statusi social, gjinie a kulture. Mund të argumentoj se, LVV ka një përputhje më të mirë mes sloganit "Cep më Cep"dhe veprimeve konkrete. Puna e LVV-së në luftën kundër Serbisë së moçme dhe korrupsionit dhe përmirësimin e transparencës forcon mesazhin e sloganit. PDK: "Kosova mundet më mirë" Ky slogan ngjan të jetë një pranim dhelpërak i dështimeve të mëparshme të qeverisjes së PDK-së, por nuk shoqërohet me asnjë provë bindëse për ndryshimin e praktikave të saj. Me një histori të lidhur ngushtë me skandalet e korrupsionit dhe miratimin e Gjykatës Speciale për UÇK-në, besueshmëria (Etos – Autoriteti) i PDK-së mbetet shumë e ulët. Besimi i votuesve kërkon etos të besueshëm, i cili mungon në këtë rast për shkak të veprimeve të së kaluarës që kanë dëmtuar interesat kombëtare dhe shtetërore. Duhet theksuar se një pjesë shumë e madhe e publikut e lidh këtë parti me një histori të gjatë skandalesh korrupsioni, dëshitme, zbythjeve politike dhe politizimit të institucioneve. Strategjia e PDK-së duket e përqendruar në përdorimin e patos-it (emocioneve) për të mobilizuar votuesit e pakët, duke premtuar shpresë për të ardhmen, por mungesa e rezultateve konkrete dhe një planifikim i qartë e dobëson fort mesazhin retorik të PDK-së. Ky slogan na le të kuptoj se partia ëndërron për përmirësimin e situatës aktuale. Megjithatë: Logos: Premtimi për përmirësim kërkon argumente të forta dhe plane konkrete, të cilat shpesh mungojnë në mesazhet e PDK-së. Etos: PDK përballet me mungesë besueshmërie për shkak të historisë së saj me skandale korrupsioni, zbythjeve politike dhe qeverisje të diskutueshme, duke filluar që nga lideri i tyre, Hashim Thaçi. Ky argument kokëfortë e dobëson fort efektivitetin e sloganit. Patos: Përmbajtja emocionale ekziston, por nuk është bindëse për shkak të mungesës së veprave politike dhe ekonomike që do ta përforconin këtë mesazh; pra vuan nga mungesa e përputhjes mes fjalëve dhe veprave. LDK: "Bëhu ndryshimi" Ky slogan bënë përpjekje për të frymëzuar individët që të marrin pjesë aktive në ndryshimin politik. Por, për një parti si LDK, e cila është përballur me kritika të ashpra për korrupsion dhe vendime të diskutueshme, si nënshkrimi i marrëveshjes për Asociacionin njëetnik serb, ky slogan duket mjaft hipokrit. E për të pasur sukses, etos-i është vendimtar, pra autoriteti, por LDK e ka humbur këtë element për shkak të veprimeve të saj të kaluara. Kjo dobësi minon çdo strategji të bazuar në patos apo logos, duke e bërë sloganin më shumë një shprehje humori sesa një premtim të besueshëm. E pra kemi të bëjmë me një thirrje motivuese, por të pabesueshme për një parti që, siq e thashë më sipër, historikisht është njollosur nga skandale të shumta korrupsioni dhe që ka mbështetur një marrëveshje për Asociacionin njëetnik serb, në kundërshtim me interesat e Kosovës si shtet sovran. LDK (ashtu si edhe PDK) nuk ka treguar asnjë shenjë të ndarjes nga e kaluara e saj skandaloze, duke mos pasur autoritet moral (etos) për të justifikuar këtë slogan. Slogani i LDK-së kërkon të frymëzojë qytetarët që të bëhen shërbëtorë të ndryshimit, por: Logos: Përmbajtja logjike është e paqartë, sepse LDK ka qenë pjesë e qeverive të mëparshme dhe nuk ka sjellë ndryshime të mëdha. Etos: Besueshmëria është e dobët, sepse qytetarët mund ta shohin si jonormale që një parti që ka qenë pjesë e zbythjeve politike, marrifetllëqëve të shumta politike, ekonomike dhe status quo-së, të flasë sot me zë të lartë për «ndryshim.» Patos: Slogani nxitë emocione, por mungesa e besimit në historinë e partisë e bën atë jo serioze. AAK-NISMA: "Direkt në NATO - Plani aksional i anëtarësimit siguri-ekonomi" Ky slogan i stërgjatur dhe bajat përpiqet të kombinojë dy nga temat më të rëndësishme për votuesit: sigurinë dhe ekonominë. Megjithatë, mungesa e rezultateve konkrete nga këto parti në këto fusha e bën mesazhin të duket jo realist. Për më tepër, historiku i tyre, duke përfshirë manipulimet me toka, korrupcionin dhe faljen e territorit Malit të Zi, e bëjnë këtë slogan të AAK-NISMA të duket si një shfaqje boshe retorike. Strategjia e AAK-NISMA duket se synon të luajë me emocionet (patos), por pa një logos të qartë dhe një etos të fortë, slogani mbetet një premtim i zbrazët; thjeshtë një përrallë për fëmijët prej 7 – 14 vjeç. Megjithatë: Logos: Synimi është i lavdërueshëm, por plani i veprimeve duhet të jetë më konkret dhe realist. Etos: AAK-NISMA kanë pak besueshmëri për të drejtuar një plan kaq ambicioz, për shkak të mungesës së arritjeve të ngjashme në të kaluarën dhe skanadaleve të tmershme korruptive në politikë dhe ekonomi. Patos: Slogani mbështetet te ndjenjat e sigurisë dhe krenarisë kombëtare, por mbetet një premtim i zbrazët; popullizëm. Për këto dy parti slogani mbetet më shumë një deklaratë «dëshirore» sesa një pasqyrim i realitetit. Të nderuar lexues, Unë si pikënisje për këtë analizë kam retorikën e Aristotelit. Dhe si përfundim mund të them se bindja – besueshmëria bazohet në tre elemente kryesore të tij: Logos (arsyeja): Argumentet logjike dhe të bazuara në fakte. Për shembull, Vetëvendosje ka arsyetuar slogane të tilla si "Cep më Cep" përmes rezultateve konkrete, si ulja e korrupsionit dhe rimarrja e sovranitetit në Veri të Kosovës nga kthetrat e Serbisë së moçme. Etos (besueshmëria): Partitë si PDK, LDK, AAK dhe NISMA nuk e kanë këtë përbërës, sepse veprimet e tyre në të kaluarën kanë dëmtuar rëndë besueshmërinë e tyre. Një politikan apo parti pa etos është si një mafioz që përdor sloganin "Me ne është ndryshimi". As Al Capone, as Pablo Escobar nuk mund të bindnin njerëzit për «ndryshim pozitiv» vetëm me slogane, pra vetëm me fjalë. Sepse ju mungon Etos-i, pra autoriteti moral. Patos (emocioni): Edhe pse sloganet si "Kosova mundet më mirë" apo "Bëhu ndryshimi" tentojnë të prekin emocionet e votuesve/popullit, ato nuk arrijnë të krijojnë një ndjenjë të qëndrueshme për shkak të mungesës së mbështetjes nga faktet, argumentet dhe etosi; mungon pra Autoriteti për shkak të skandaleve dhe marrëveshjeve me Serbinë e moçme në dëm të Kosovës. Çka na tregojnë këto slogane për planet dhe strategjitë e partive politike në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit?" Siç shpjegohet në analizën time retorike, etos-i (besueshmëria - autoriteti) është thelbësor. Pa të, slogani, sado emocionues apo logjik, nuk do të ketë ndikim te publiku. Si shembull, nëse një figurë mafioze si Pablo Escobar do të përdorte një slogan si "Me ne mundet më mirë ", populli nuk do ta merrte seriozisht për shkak të mungesës së besueshmërisë (Etos). E njëjta gjë vlen për partitë politike që nuk kanë histori të pastër e as rezultate pozitive. Sloganet e partive politike shqiptare pasqyrojnë një zbrazëti, duke mos ofruar përmbajtje konkrete apo rezultate që të mbështesin premtimet. Harrojnë se sukseset, qëndrueshmëria dhe puna e mirëfilltë, janë ato që ndërtojnë besueshmërinë dhe legjitimitetin e një partie (apo të një lideri). Lëvizja Vetëvendosje, me sloganin "Cep më Cep", përfaqëson një përjashtim, sepse ka mbështetur fjalët me veprime konkrete dhe rezultate të matshme e të prekshme gjatë Qeverisë Kurti III, të më falni, Kurti II. Të dashur lexues, Fitorja e zgjedhjeve kërkon shumë më tepër sesa retorikë. Për të vërtetuar slogane si "Kosova mundet më mirë" apo "Bëhu ndryshimi", partitë duhet të ofrojnë rezultate konkrete, vepra të matshme dhe një histori që mbështet fjalët e tyre; jo ëndërrat e tyre! Pa këto elemente, slogani mbetet një premtim i zbrazët, një formë e demagogjisë që nuk bind as mendjen dhe as zemrën e anëtarëve të familjes së tyre. Të jem i qartë: sloganet janë vetëm një fillim, por këto nuk i fitojnë zgjedhjet. Mos të harrojmë: votuesit shqiptarë janë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm, më të kthjellët dhe kërkojnë rezultate konkrete. Partitë duhet të dëshmojnë me vepra dhe jo sall me fjalë. Për këtë arsye, LVV ka një përparësi, pasi slogani i saj është më i lidhur me veprimet konkrete dhe lidershipin e pakorruptuar. Ndërkohë, për të ndërtuar etos-in dhe për të provuar se premtimet e tyre janë të realizueshme, PDK, LDK, AAK-NISMA duhet të punojnë më shumë, të premtojnë më pak, të distancohen nga nënshkrimet e marrëveshjeve në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë së moçme; marrëveshje të sponzorizuara dhe të nënshkruara nga liderët e partive të tyre.

2025/01/05

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. 





Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje, ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1965. Ishte ndër shqiptarët e parë që punoi mësues nga viti 1958, në Ujmirë të Klinës, pastaj punojë në disa shkolla të Drenicës dhe në Llapushë, kurse në vitet e '60-ta ishte mësues në Jabllanicë. Zeqir Berdynaj i kthehet profesionit të tij prej juristi, profesion ky i rëndë, i vështirë por që ishte me rëndësi të veçantë që edhe shqiptarët të gjenden aty për ta ndihmuar çështjen e shqiptarëve nën një regjim të rëndë e të egër të pushtuesitserb. Prandaj, Zeqiri, këtë profesion e kreu me e nder dinjitet të lartë prej shqiptari sepse, më në fund, Zeqiri rrjedhë nga një familje me virtyte të larta kombëtare nga familja e Mulla Zekë Berdynajt, familje shumë e njohur në Rrafshin e Dukagjinit dhe më gjerë. 


Zeqir Berdynaj me krijimtari letrare ka filluar të merret që nga shkolla e mesme, por që krijimtarinë e tij, deri në vitin 2004 nuk e nxori në dritë, ndoshta për shkak të kohërave të liga...


Veprat: 1.”Lisi”,Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2004 2.”Dri ,o Dri”, Sh.B.”Albi”, Prishtinë, 2005 3.”Delfina”, Sh.B.” Druck Art”, Prishtinë, 2005 4.”Rruga e kombit”,”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017 5.”Djali nga Gllogjani”, ”Illyricum”, Prishtinë-Zagreb, 2017. Vepra publicistike: ”Mërgimi rrugë e dështuar”, ”Fjala jonë”, Prishtinë, 1997. Si dhe dy librat e tij që janë në botim: ”Drenusha” dhe “Dega dhe Lisi”, janë vazhdimësi poetike, që gjithsesi shënojnë nivele të reja në krijimtarinë e tij poetike. Është anëtar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork, Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Zeqir Berdynaj krahas profesionit të tij si avokat, ai nuk ndalon së shkruari, duke e pasuruar krijimtarinë e tij letrare... 


Ishte anëtar i LSHK-së , si  dhe anëtar i AAAS-it  në New York,Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.


Biografia e Zeqir Berdynaj e botuar në Leksikonin Encikopedik të Akademisë së Shkencave Shqiptaro-amerikane të autorit Flori Bruqi , e gjeni në faqën  521:

https://www.sakra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...