Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/01/29

Presidenti amerikan Donald Trump emëron Elon Muskun , pronarin e kompanisë hapsinore Tesla, X, etj.në krye të një departamenti të ri




                        Nga Flori Bruqi 



Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të emërojë Elon Muskun në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili dhuroi miliona dollarë për të ndihmuar Trumpin që të fitonte zgjedhjet presidenciale. 


 Musk dhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy, do të drejtojnë së bashku një Departament të sapokrijuar për Efikasitetin e Qeverisë, entitet, që sipas Trumpit, do të operojë jashtë ekzekutivit amerikan. Përmes një deklarate, Trump tha se Musk dhe Ramaswamy, “do t’i mundësojnë administratës sime që të zhdukë burokracinë qeveritare, që të zvogëlojë numrin e rregulloreve të tepërta, që të shkurtojë shpenzimet e kota dhe që të ristrukturojë agjencitë federale”. Trump tha se ky departament i ri do të realizojë ëndrrat e kamotshme të republikanëve dhe do të ofrojë “këshilla dhe udhëzime nga jashtë Qeverisë”, duke sinjalizuar se rolet e Muskut dhe Ramaswamyt mund të jenë joformale dhe nuk do të ketë nevojë për miratimin e Senatit për emërimin e tyre. 

Elon Musk's riskiest bet yet: Donald Trump


Një gjë e tillë do t’i mundësonte Muskut që të mbeste në krye të kompanisë së tij për makina elektrike, Tesla, të platformës sociale X, dhe të kompanisë së raketave, SpaceX. Departamenti i ri do të punojë me Shtëpinë e Bardhë dhe Zyrën për Menaxhim dhe Buxhet për të “udhëhequr reformat në shkallë të gjerë dhe për të krijuar një qasje të formës sipërmarrëse” ndaj Qeverisë që nuk është parë më parë, tha Trump. Puna e këtij departamenti, sipas Trumpit, do të përfundonte më 4 korrik 2026, në 250-vjetorin e nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë së SHBA-së. 


 Musk, i listuar si personi më i pasur në botë nga revista Forbes, veçse pritej të përfitonte nga fitorja e Trumpit, pasi sipërmarrësi miliarder pritet të ushtrojë ndikim të jashtëzakonshëm për të ndihmuar kompanitë e tij dhe për të siguruar trajtim më të favorshëm nga Qeveria. Musk ka dhënë miliona dollarë për të mbështetur fushatën e Trumpit për zgjedhjet presidenciale dhe të dy kanë pasur edhe dalje publike. 
Watch: Donald Trump Joins Elon Musk for SpaceX’s Starship Launch


 Trump i ka lidhur përpjekjet për efikasitet me Projektin Manhatan, ndërmarrja e SHBA-së për krijimin e bombës bërthamore që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, teksa Musk premtoi se do të ketë transparencë.


 “Të gjitha veprimet e Departamentit për Efikasitet të Qeverisë do të publikohen online me transparencë maksimale”, tha Musk në X, duke i kërkuar publikut që të japë këshilla. “Ne po ashtu do të merremi me shpenzimet mëdha të dollarëve të taksave tuaja. Do të jetë jashtëzakonisht tragjike dhe jashtëzakonisht argëtuese”, tha Musk. Në tetor, gjatë një tubimi të Trumpit, Musk kishte deklaruar se buxheti federal mund të ulet “për të paktën” 2 trilionë dollarë. Sipas Zyrës së Buxhetit në Kongres, shpenzimet diskrecionale, përshirë shpenzimet e mbrojtjes, vlerësohet se janë 1.9 trilion dollarë nga 6.75 trilionë dollarë sa janë shpenzimet e përgjithshme federale për vitin fiskal 2024. “Paratë tuaja po shpërdorohen dhe Departamenti për Efikasitet të Qeverisë do ta rregullojë këtë problem”, tha Musk gjatë tubimit. Ndërkaq, Ramaswamy është themelues i një kompanie farmaceutike. 

Ai kishte garuar kundër Trumpit për nominimin e republikanëve, por kur u tërhoq nga gara, ai mbështeti ish-presidentin Donald Trump. 


 Në një libër të publikuar më 2021, Ramaswamy ka kritikuar vendimet e disa kompanive të mëdha që bazojnë strategjinë e tyre të biznesit rreth drejtësisë sociale dhe shqetësimeve për ndryshimet klimatike. Ramaswamy tha se ky emërim nënkupton se ai do të tërhiqet nga synimi për t’u emëruar anëtar i Senatit në Ohajo.

Torturoi, vrau dhe sulmoi seksualisht të burgosurit, kush është gjenerali libian për të cilin Giorgia Meloni do të hetohet

Në burgun e Mittiga-s (Tripoli), të drejtuar nga Osama Njeem Almasri, që nga shkurti 2015 ka parë të paktën 34 të burgosur të vrarë dhe 22 persona, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, të dhunuar seksualisht nga rojet 

 Nën hetim për rastin ‘Almasri’




Në burgun e Mittiga-s (Tripoli), të drejtuar nga Osama Njeem Almasri, që nga shkurti 2015 ka parë të paktën 34 të burgosur të vrarë dhe 22 persona, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar, të dhunuar seksualisht nga rojet.

 Kjo del nga dokumenti i Dhomës së Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila më 18 janar 2025 njoftoi me shumicë votash urdhrin e arrestit për gjeneralin libian, i cili u ndalua në Itali më 19 janar 2025 dhe më pas u lirua. 

 Sipas gjyqtarëve të Hagës, Njeem “ka rrahur, torturuar, qëlluar, sulmuar seksualisht dhe vrarë personalisht të burgosur, si dhe ka urdhëruar rojet që t’i rrahin dhe t’i torturojnë ata”.

 Lirimi i tij tani ka sjellë një njoftim hetimi për kryeministren Meloni dhe për ministrat Nordio e Piantedosi. Almasri (që do të thotë Egjiptiani) doli në skenë gjatë ditëve të trazuara të përmbysjes së Gadafit dhe më pas u rreshtua me milicitë që kundërshtonin. Urdhri i arrestit kundër gjeneralit (emri i plotë i të cilit është Osama Njeem Almasri) thotë tekstualisht: “Dhoma ka konstatuar se krimet… janë kryer personalisht nga zoti Njeem, me urdhrin e tij ose me ndihmën e anëtarëve të Forcave Speciale. Krimet janë kryer kundër personave të burgosur për arsye fetare (si të qenit të krishterë ose ateistë); për shkeljet e supozuara të ideologjisë fetare (p.sh., të dyshuar për “sjellje imorale” dhe homoseksualitet); për mbështetjen ose lidhjet e supozuara me grupe të tjera të armatosura; për qëllime shtrënguese; ose për një kombinim të këtyre arsyeve”. Dokumenti thekson se urdhri i arrestit është lëshuar më 18 janar 2025  dhe është «komunikuar në gjashtë shtete pjesëmarrëse, përfshirë Republikën Italiane. 

Kërkesa e Gjykatës është transmetuar përmes kanaleve të përcaktuara nga secili shtet dhe është paraprirë nga një konsultim dhe koordinim për të siguruar pranimin dhe zbatimin e duhur të kërkesës së Gjykatës. 

Gjykata gjithashtu ka transmetuar informacione në kohë reale mbi vendndodhjen e mundshme dhe lëvizjet e mundshme të të dyshuarit».

 Në Mittiga, të paktën 5,140 persona janë burgosur midis shkurtit 2015 dhe marsit 2024, sipas Gjykatës.

 Agjentët e burgut-kamp kanë nënshtruar të burgosurit ndaj sjelljeve brutale dhe torturave. Dhuna është ushtruar me shufra, grushta, të shtëna me armë, elektroshok, izolim në kube metalike.

 Sipas materialeve në dispozicion të Gjykatës, të paktën katër të burgosur kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri; të paktën 12 nga trajtime të barasvlershme me torturë; rreth 16 për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor të duhur. Shumica e gjyqtarëve «gjen arsye të forta për të besuar se zoti Njeem ka kryer, si autor i drejtpërdrejtë ose duke urdhëruar të tjerët ta bëjnë, aktet e mëposhtme ndaj të burgosurve të burgut të Mitigës: rrahje dhe urdhërim të të burgosurve për të rrahur të tjerët; tortura; të shtëna; sulm seksual. Gjyqtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk fshehin zhgënjimin e tyre për përfundimin e kësaj çështjeje: 
“Më 21 janar 2025, pa paralajmërim ose konsultim me Gjykatën, zoti Osama Njeem dyshohet se është liruar nga paraburgimi dhe kthyer në Libi. Gjykata po përpiqet ende të marrë një konfirmim nga autoritetet mbi hapat e ndërmarrë. Gjykata rikujton detyrimin e të gjitha Shteteve Pjesëmarrëse për të bashkëpunuar plotësisht me Gjykatën në hetimet dhe procedimet e saj penale për krime”.

 Çështja e Almasrit vazhdon të nxisë përplasjen midis drejtësisë dhe politikës. “Gjenerali libian u lirua për shkak të neglizhencës së ministrit të Drejtësisë, Nordio, i cili mund dhe duhej - pasi ishte informuar nga policia gjyqësore më 19 janar dhe nga Gjykata e Apelit e Romës më 20 janar - të kishte kërkuar paraburgimin e tij, në respekt të detyrimeve ndërkombëtare”, thotë një deklaratë e Shoqatës Kombëtare të Magjistraturës. Kjo është në kundërshtim me deklaratat e Giorgia Melonit, sipas së cilës i kërkuari u lirua me vendim të gjyqësorit.

Meloni në hetim për favorizim dhe shpërdorim të detyrës lidhur me rikthimin në atdhe të komandantit libian Almasri.

Nga FLORI   BRUQI

                        Alfredo Mantovano


Në hetim dhe nënsekretari Alfredo Mantovano dhe ministri i Drejtësisë Carlo Nordio dhe i Brendshëm Matteo Piantedosi. 
Carlo Nordio




Itali/ Pse u vu nën hetim Meloni? Linja e prokurorëve: Një zgjedhje e detyruar

Giorgia Meloni


 
Francesco Lo Voi 

Matteo Piantedosi


Prokurori Francesco Lo Voi nuk kishte asnjë mundësi tjetër përballë denoncimit të marrë kunder Kryeministres italiane Meloni.

 Sipas interpretimit të tij të ligjit, ai ishte i detyruar të regjistronte të akuzuarit në regjistrin e hetimeve dhe të dërgonte çështjen nr. 3924 të vitit 2025 në Gjykatën e Ministrave. 

Sipas ligjit, “nuk mund të kryhet asnjë hetim paraprak”, çka për prokurorin nënkupton ndalimin e mbledhjes së provave që mbështesin ose hedhin poshtë akuzën. 

 Në dokumentacion, përveç shkresës shoqëruese, ndodhet vetëm denoncimi i avokatit Luigi Li Gotti, i cili përmend dy akuza të mundshme: favorizim personal (në favor të gjeneralit libian Najeen Osama Almasri) dhe shpërdorim detyre (për përdorimin e avionit shtetëror për kthimin e tij në Libi). 

Akuzat janë drejtuar ndaj kryeministres dhe ministrave të Drejtësisë dhe Brendshëm, të cilët vendosën lirimin dhe dorëzimin e Almasrit, si dhe ndaj sekretarit shtetëror me përgjegjësi për shërbimet sekrete, për përdorimin e mjetit të transportit. 

 Në denoncim përfshihen edhe artikuj gazetash mbi rastin, por në Gjykatën e Ministrave nuk është dërguar asnjë provë tjetër. 


Madje, as vendimi i Gjykatës së Apelit të Romës, nga i cili del se ministri i Drejtësisë, i informuar për arrestimin e Almasrit nga Digos-i i Torinos më 19 janar 2025 dhe një ditë më vonë(20 janar 2025) nga Prokuroria e Përgjithshme e Romës, nuk bëri asnjë veprim për ta mbajtur atë në burg në pritje të dorëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare 

Po ashtu, nuk u shqyrtuan komunikimet midis ambasadës italiane në Hagë dhe qeverisë italiane pas lëshimit të urdhrit të arrestit për Almasrin.

 Pa këto elemente, është e vështirë të vendoset nëse denoncimi i Li Gotti-t është i pabazuar. 

 Në këtë rast, nuk ka “prokurorë të majtë” të përfshirë, ndërsa ekziston një përplasje mes qeverisë italiane dhe Gjykatës së Hagës pas lirimit të Almasrit, të vendosur nga Gjykata e Apelit, duke theksuar se ishte e domosdoshme një komunikim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, e cila kërkoi pa sukses një reagim nga ministri. 

Për këtë arsye, vendimi politik i qeverisë për të mos e dorëzuar Almasrin, i akuzuar për tortura, përdhunime dhe krime lufte nga GJPN, është shndërruar në një akuzë për favorizim në denoncimin e Li Gotti-t. 

 Sipas ligjeve që rregullojnë marrëdhëniet e Italisë me Gjykatën Ndërkombëtare, bashkëpunimi gjyqësor me Hagën është i detyrueshëm. 

Për shembull, neni 59 i Statutit të Romës përcakton se “Shteti Pal që ka marrë një kërkesë për arrestim duhet të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për të ndaluar personin në fjalë, në përputhje me legjislacionin e tij kombëtar”.

 Në këtë kontekst, për ministrin Nordio ekzistonte edhe mundësia e hetimit për “mosveprim në kryerjen e detyrës”, por kjo nuk është përfshirë në denoncimin e Li Gotti-t. 

Në vend të kësaj, ai kërkoi që të hetohen vendimet për favorizimin e Almasrit dhe përdorimi i avionit shtetëror për kthimin e tij në Libi.

 Këto çështje i takojnë Gjykatës së Ministrave, ndërsa çështja e aktit politik – pra, vendimi për të mos e arrestuar Almasrin – mbetet e diskutueshme. 
Megjithatë, Nordio nuk e ka pohuar zyrtarisht si një akt politik, ndaj edhe kjo do të jetë objekt hetimi. 

 Një tjetër siguri është se kjo çështje do të rrisë tensionet mes qeverisë dhe prokurorisë së Romës. Sidomos pas raportimeve se një hetim i AISI-t (Agjencia e Sigurisë së Brendshme) mbi shefin e kabinetit të Melonit, Gaetano Caputi, i cili duhej të mbetej sekret, përfundoi në një dosje hetimore dhe u bë publik. Ky zhvillim nuk është pritur mirë në Palazzo Chigi, njësoj si njoftimi që iu dorëzua dje kryeministres.

jyqtarët e Romës bllokuan sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri/ Elon Musk i del në krah Melonit: Ata duhet të ikin! Miliarderi Elon Musk i del në mbrojtje qeverisë së djathtë italiane të Melonit në përpjekjen për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm.



Shkruan :Flori Bruqi 

 “Këta gjyqtarë duhet ë ikin”! Miliarderi Elon Musk I del në mbrojtje qeverisë së djathtë italiane të Melonit në përpjekjen për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm.





 Përmes një reagimi në rrjetin e tij social X Musk ka ndërhyrë sot duke folur për gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Romë që dje anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke e çuar cështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

"Këta gjyqtarë duhet të ikin"  shkruan ai. 



Kjo nuk është hera e parë që miliarderi afrikano-jugor, i cili është bërë një drejtues (edhe pse jo shumë në hije) i fushatës zgjedhore të presidentit të ri amerikan Donald Trump, shpreh mendimin e tij për çështjet e migracionit, si në Itali ashtu edhe jashtë saj. "Është skandaloze që ai po përballet me gjyq për zbatimin e ligjit," kishte shkruar ai në platformën X, duke komentuar një postim mbi Matteo Salvini nga opinionistja e së djathtës holandeze Eva Vlaardingerbroek.

Vitin e kaluar, ai gjithashtu kishte shprehur kritika ndaj Gjermanisë për politikën e qeverisë së saj për financimin e OJQ-ve që operojnë në shpëtimin në det. Në një video të një shpëtimi në det, ai kishte pyetur nëse gjermanët ishin në dijeni që OJQ-të "mblidhnin emigrantë të paligjshëm për t'i zbarkuar në Itali". Përgjigjja nga llogaria zyrtare në anglisht e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ishte e drejtpërdrejtë për Musk: "Po, dhe quhet shpëtim jetësh"

Mbështetja e Elon Musk për të djathtën italiane, të udhëhequr nga Giorgia Meloni dhe aleatët e saj, nuk është vetëm virtuale. Në dhjetorin e kaluar, ai mori pjesë në festën e organizuar nga të rinjtë e partisë Fratelli d’Italia. Musk u shfaq me njërin nga njëmbëdhjetë fëmijët e tij në krah dhe bëri thirrje për rritjen e lindshmërisë, duke u drejtuar italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara që të bëjnë më shumë fëmijë. Ai paralajmëroi se, nwse nuk ndodh kultura italiane, ajo japoneze dhe franceze rrezikojnë të zhduken. Musk theksoi se rënia e lindshmërisë nuk mund të zgjidhet përmes migracionit.

Gjatë fjalës së tij, Musk kritikoi ambientalistët dhe Komisionin Evropian, duke e quajtur këtë të fundit të “ndikuar nga ideologjia woke”. Ai e përmbylli fjalimin e tij me shprehjen “viva gli umani” (“rroftë njerëzimi”).

Në kontekstin evropian dhe në komentet e Musk, termi "woke" është përdorur për të kritikuar institucione ose politika që shihen si të ndikuara nga një ndjeshmëri e theksuar ndaj çështjeve sociale dhe të drejtave të grupeve të ndryshme, duke përfshirë edhe tema të mjedisit dhe të drejtat e emigrantëve.

Shtatë emigrantët që ishin vendosur në kampin e Gjadrit u kthyen në mesnatën e 11 nëntorit në Brindizi.

Ndërkohë pas vendimit të gjykatës së Romës e cila pezulloi dekretin e qeverisë meloni për emigrantët, mediat në itali raportojnë se qeveria synon të mos tërhiqet nga operacionet. Sipas La Reppublica, Meloni do të vijojë apelimin e vendiimeve të gjykatave dhe preferon më mirë një betejë me Gjykatën Evropiane sesa me ato italiane të cilat i sheh si të politizuara.

Me këtë argument Meloni u përplas me njerëzit e drejtësisë pas vendimeve të mëparshme në lidhje me emigratnët, duke krijuar një klimë të tensionuar midis ekzekutivit dhe drejtësisë, çka coi edhe në kërcënimin e gjyqatres Silvia Albano, ngjarje që po hetohet nga prokuroria. 


Miliarderi Elon Musk ka përkrahur qeverinë italiane në përpjekjen për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm. 

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social X Musk shprehet "këta gjyqtarë duhet të ikin", duke iu referuar gjyqtarëve të seksionit të emigracionit në Romë që dje anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke e çuar cështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të ashpra në Itali, duke përfshirë dhe reagimin e Matteo Salvinit, sekretarit të Partisë Lega, i cili e mbështeti qëndrimin e Musk.




"Musk ka të drejtë, unë kam ndaluar zbarkimet dhe tani rrezikoj gjashtë vite burg. E parë nga jashtë, e gjitha kjo duket edhe më e pabesueshme," tha Salvini, duke iu referuar përpjekjeve të tij për të ndaluar zbarkimet e migrantëve.

Nga ana tjetër, opozita italiane ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.

Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si "një çështje shumë të ndërlikuar" që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane.

Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det ndërsa rasti u referua te Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

Ky hap pengon zbatimin e vendimit të qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes trajtimit në kampet e ngritura në Shqipëri.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...