Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/02

Panik në ishullin turistik të Santorinit, në Greqi , prej 24 orësh “breshëri” lëkundjesh sizmike! Shtohet edhe aktiviteti vullkanik

 Banorët e ishullit turistik të Santorinit në Greqi, si dhe të ishujve të tjerë përreth ndodhen prej më shumë se 24 orësh në panik nga rritja e papritur e një aktiviteti të madh sizmik në këtë zonë. Autoritetet greke raportojnë për dhjetra tërmete të vogla, nga 1.2 deri te më i madhi që ka kulminuar me 4.2 ballë të shkallës Rihter. 

Shqetësim në këtë zonë mbetet edhe aktiviteti i nëndheshëm vullkanik.  Në 24 orët e fundit, një sekuencë sizmike e shtuar me magnitudë maksimale 4.3 ballë është regjistruar në zonën e Anydros, midis Thirës dhe Amorgos. 

Ky aktivitet sizmik nuk lidhet me aktivitetin vullkanik, pasi është për shkak të pllakave nënujore me drejtim Verilindje-Jugperëndim. Eskpertët grekë thonë se vullkani nënujor mbetet aktiv dhe se mund të shpërthejë në çdo kohë. Profesori grek i sizmiologjisë, Akis Tselentis tha se aktiviteti sizmik është i lidhur ngushtë me atë vullkanik duke provokuar shpërthime.

 “Ne të gjithë e dimë se këto vullkane janë aktive dhe kanë prodhuar shpërthime vullkanike në të kaluarën. Vibrimet sizmike brenda kalderës së Santorinit ndodhen në pllakën e Kameni (vija Kameni). 

Trazirat të ngjashme tërmete-vullkanike si në vitet 2011-12, pa rezultuar në një shpërthim”, tha ai. Për këtë arsye, Ministrina greke e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur mbylljen e shkollave për zonën, ndalimin e grumbullimit në ndërtesa të mbyllura si dhe një paralajmërim për banorët që të mos i afrohen porteve. Një shpërthim i fuqishëm vullkanik rreth 1800 vite para erës së re e copëtoi ishullin e Santorinit duke ndryshuar përgjithmonë jo vetëm pamjen e tij, por edhe duke provokuar qindra tërmete dhe cunami që goditën gjithë rajonin. Një tërmet shkatërrimtar prej 7.7 ballësh u regjistrua në korrik të vitit 1956.

Një tjetër Parashqevi! Si e lanë të varfër dhe vdiq nga Parkinsoni aktori Met Bega, ja si ia nxinë jetën

 Met Bega është një nga ikonat e humorit të estradës së qytetit të Tiranës. 

Lindi më 0 7 .08. të vitit 1946 në Tiranë. Arti i tij ishte befasues nga shfaqja në shfaqe. Veprimtaria e tij artistike ishte e çmuar me personazhe,tematika,e batuta që vetëm Meti dinte ti përcillte aq bukur për publikun. Rolet e tij ishin të shumtë në filma të tillë si: Dy herë mat në vitin 1986,Tela për violinë në vitin 1987,Stolat në park në vitin 1988,Edhe ashtu edhe kështu në vitin 1989 etj. Batutat e thëna nga ai ende sot e kësaj dite i përdorim të gjithë ku më e famshmja ishte “Goca xhaxhit” apo “Kërkoj nuse nga gazeta”(skeçi me Mariana Kondin e Rita Latin) tek programet e humorit që organizoheshin për natën e ndërrimit të viteve. Nëse keni probleme me urinimin dhe potencën - bëjeni këtë menjëherë report Sponsored by MonadPlug Ai u bë pjesë e disa telekomedive ku së bashku me Marjana Kondin përcillnin humor të pastër e pa banalitete me origjinalitetin që i karakterizonte ato. Por më 21 Prill të vitit 2015 ai u nda nga jeta për shkak të sëmundjes së Parkinsonit. Të gjithë e donin figurën e Met Begës në televizion,pasi ishte i veçantë,por ky xhevahir i artit që tashmë fatkeqësisht nuk është më në jetë,nuk u vlerësua ashtu siç i kishte hije.




 Shkëlqimi i dhjetra roleve të tij,i emocioneve,i një jete të gjatë e impenjative artistike ra menjëherë pas vdekjes së tij.Pas fjalëve “ngushëlluese e lotëve të krokodilit” në ditën e varrimit të tij,askush nuk u kujtua më për Met Begën. Asnjë çmim nuk u dha pas vdekjes së tij,madje e lan në harresë totale,në errësirën e varrit ku prehet trupi i tij i pa jetë prej 9 vitesh. Të gjithë artistët u vlerësuan me çmime e dekorata si gjatë jetës ashtu dhe pas vdekjes, por këtë artist të madh e lanë në harresë.

2025/02/01

Vdiç akademik prof.dr.Isuf Isuf Dedushaj (10 teor 1951-01 shkurt 2025)

 




Akademik Prof.Dr. Isuf Dedushaj,PHD., u lind në fshatin Vuthaj, më 10 tetor të vitit 1951.





 Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas, ish Gllogovci. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore, ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga epidemiologjia më 20 maj 1980 dhe njëherit është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku edhe u magjistruar në nëntor të vitit 1983. Prof. Dr. Isuf Dedushaj, më 27 nëntor, të vitit 1986, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë,
mbrojti tezën e doktoratës. Zgjidhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundon subspecializimin nga imunologjia pranë Universitetit të Zagrebit-Kroaci. Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës, prej vitit 1976- 1990. Në vitin 1990 për shkaqe politike largohet nga puna. Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i epidemiologjisë, pra Prof. Dr. Ph. D. i shkencave të mjekësisë - epidemiolog. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate, prej vitit 1992-1996. Gjithashtu prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës. Prof. Dr. Isuf (Isuf) Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës-përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë. Ka qenë dhe është anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. Prof. Dedushaj ka qenë mentor, por edhe anëtar në Komision për mbrojtjen e temave të doktoratës të më se 45 kandidatëve, prej të cilave disa jashtë Kosove, pastaj 55 magjistraturave shkencore dhe mbi 150 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (epidemiologji, higjienë, mjekësi sociale, mjekësi e punës dhe mjekësi e përgjithshme). Ka publikuar 120 punimeve shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjet me radhë. Ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, si dhe Dekan i fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Ka publikuar disa tekste universitare (Epidemiologjia Speciale e sëmundjeve ngjitëse, Epidemiologjia, Imunoprofilaksa, etj). Më 17 tetor 2019 doli nga shtypi libri enciklopedik i autorit Prof. Dr. Isuf Dedushaj “Enciklopedi e doktorëve të shkencës të mjekësisë shqiptare gjithandej globit”. Profesori Dedushaj ka publikuar një numër të madh të punimeve shkencore si autor dhe koautor. Punime shkencore: -Ularemia outbreak investigation in Kosovo: case control and environmental studies, -R. Reintjes, I. Dedushaj, A. Gjini, TR Jorgensen, B. Cotter, A. Lieftucht, Emerging infectious diseases 8 (1), 69, 2002, -Interacting roles of immune mechanisms and viral load in the pathogenesis of Crimean-Congo hemorrhagic fever ASaksida, D. Duh, B. Wraber, I. Dedushaj, S. Ahmeti, T. Avšič-Županc Clin. Vaccine Immunol. 17 (7), 1086-1093, 2010, -Prevalence of nosocomial infections in high-risk units in the university clinical center of Kosova L. Raka, D. Zoutman, G. Mulliqi, S. Krasniqi, I. Dedushaj, N. Raka, S. Ahmeti, -Infection Control & Hospital Epidemiology 27 (4), 421-423, 2006. -Epidemiological, serological and herd immunity of Crimean-Congo haemorrhagic fever in Kosovo I. Humolli, I. Dedushaj, TAŽupanac, S. Muçaj Med Arh 64 (2), 91-3, 2010, -Prevalence of Crimean-Congo hemorrhagic fever virus in healthy population, livestock and ticks in Kosovo L. Fajs, I. Humolli, A. Saksida, N. Knap, M. Jelovšek, M. Korva, I. Dedushaj, PLoS One 9 (11), e 110982, 2014, -Current situation of Crimean-Congo hemorrhagic fever in Southeastern Europe and neighboring countries: a public health risk for the European Union? -S. Dreshaj, S. Ahmeti, N. Ramadani, G. Dreshaj, I. Humolli, I. Dedushaj Travel medicine and infectious disease 14 (2), 81-91, 2016. Etj. Kryetari i AAAS-it Akademik Prof.Dr.Skender Kodra, PHD Akademik Prof.Dr.fLori Bruqi,PHD drejtor për mardhënie me publikun pranë AAAS-it New York ,Prihstinë, Tiranë , Shkup; 01. shkurt 2025

2025/01/31

Edi Rama nuk është shqiptar është cincar





Kryeministri Edi Rama në një intervistë ka zbuluar edhe prejardhjen e tij familjare. Gazetari: Jam shumë kurioz të di si shumë shqiptarë, cila është origjina e Edi Ramës? Njëherë del nga Berati, njëherë del nga Durrësi, njëherë nga Tirana? Edi Rama: Deri ku është shtrirë pema e familjes tonë, di tu them se të parët e mi nga babai kanë zbritur nga Berati në Durrës. Kristaq Rama i I-rë është stërgjyshi im, i cili ishte një përfaqësues intelektual i shtresës së mesme të kohës, kishte pasionin e madh për të hapur shkolla të gjuhës shqipe në atë kohë, dhe ka bërë një rrugëtim nga Berati drejt Durrësit, ku ka qenë dhe në shpalljen e pavarësisë, dhe aty më pas përqendrua familja. Gjyshi i cili më pas shkoi për të bërë studimet në Itali që të merrte stafetën e të atit, i mori të gjithë paratë e të atit për të bërë shkollën, bleu një super makinë private dhe erdhi pas 6 muajsh dhe përfundoi shofer i kryetarit të bashkisë. Kur vajti kryetari i bashkisë në pritjen e festës kombëtare tek naltmadhnija, naltmadhnisë i mbetën sytë tek vetura dhe kujtoi se ky e kishte blerë me lekët e buxhetit, ndërkohë që ky i thotë se ajo nuk është e ima, është e shoferit, dhe naltmadhnija ja mori shoferin me gjithë makinë kryetarit të bashkisë. Pastaj historia dihet me tim atë, ai ka lindur në Durrës. Pastaj nga ana e gjyshes nga babai gjithmonë, gjyshja ka qenë motra e Zef Konomit, ishte vajzë e një martesë të një burri katolik nga Shkodra me një grua e cila kishte lindur në Bosnje, e kishte babin kroat nënë veneciane, ata u vranë në një aksident kur fëmijët ishin shumë të vegjël. Dhe gjyshen bashkë e të vëllain i ka rritur kumbari i cili ishte pronari i Grand Hotelit në Shkodër, i martuar me shefen e kuzhinës së Princ Vidit, ajo ishte austriake dhe nga nëna të parët tanë kanë qenë mirditorë, nga zbritur nga Mirdita në Vuno, dhe për këtë arsye shumë nga mbiemrat e të ardhurve në Vuno janë bashkime emrash të katolikëve të Mirditës, si Koleka, Ndrenika. U sqarove se nga jam unë. Me kaq sa the edhe ju vetë nuk e dini se nga jeni, sepse keni bërë një përzierje kaq madhe.

Kryeministri i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama nuk është shqiptar por është CINCAR.


Avokati shqiptar, Spartak Ngjela: Edi Rama nuk është shqiptar, është aromun nga Durrësi 


 Ajo që dëgjuam për shtetin e vogël islamo-bektashi nga Edvin Kristaq  Rama, kuptohet se është skemë e Beogradit për të shkatërruar Shqipërinë. 

Një ligësi injorante antikombëtare e Edvin Ramës, i cili, si familje dihet se është me origjinë arumune në Durrës. 

 Shqiptarët nuk duhet të heshtin kundrejt një individi të tillë me ngarkesa antikombëtare në formimin e tij ideor, sidomos socialistët që njihen si një parti patriotike. Një akt i tillë, edhe pse është një kërkesë pamundësisht për t’u realizuar se nuk e lejon kushtetuta, çdo individ që merret me politikë duhet të ketë shumë kujdes. Kërkesa e Ramës si kryeministër, nuk ka asnjë hapësirë juridike për t’u pranuar. Por, fakti që një kryeministri në Tiranë i shkon mendja në këtë tradhti kombëtare kundrejt territorit të Republikës së Shqipërisë, kuptohet që, indirekt, ky individ nuk ka lidhje me Shqipërinë. Kurse neni 10/1 i Kushtetutës shprehet në mënyrë taksative që në hyrje të Kushtetutës së Shqipërisë:Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. 

 Ndërsa…Kushtetuta e Shqipërisë në nenin e parë të saj, që është në fakt konceptimi teoriko-konstitucional i të gjithë Kushtetutës, shprehet:

 Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm. Është mirë që, në të ardhmen, kryeministrat e paditur dhe të tria fetë në Shqipëri, bashkërisht, duhet të jenë të kujdesshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=U0Z2ccpBJ9Q

NJË MOZAIK NË SHKENCË, LETËRSI DHE GAZETARI INVISTIGIVE

"Dibra" Newspaper - WHO IS MR. FLORI BRUQI? Flori Bruqi ...


f                                                                                                                                                                                            sAFET rEXHEPI :

Flori Bruqi(1952)poet ,shkrimtar i afirmuar, studiues, është autor i 72 veprave letrare, publicistike dhe shkencore zhanresh të ndryshme. 
Akademik Flori Bruqi-luftëtari i paepur në mbrojtje të ...
```````````````````````
Veprat letrare-poetike dhe shkencore e tij, në një mënyrë soe tjeër, me kohë ka zgjuar interesim të lexuesit dhe studiuesit, veçanërisht të kritika letrare e mirëfilltë letrare dhe shkencore. 



OLIMPI SHQIPTAR (Pikëpamje / Kritikë / Vlerësime / Poetikë... ) Flori Bruqi  | PDF


diademeletrareIV
```````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````
https://zeflushmarku.edu.mk/libra/triumfishqiptarfbruqi.pdf
Flori Bruqi - Triumf Shqiptar - Lajme / News Albemigrant

`
Guxim Shqiptar - Bruqi, Flori, 2008 | PDF



Kështu ajo, si ndërthyerje estetike, vitale, shqiptare dhe evropiane, ka qenë mjaft shpesh pike e fortëreferimi, object observimi dhe analizë nga studiues e shkencëtarë të shumtë si Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, Akademik Prof.dr. Naim Kelmendi, Akademik Prof.dr.Skender Kodra, Akademik prof.Kujtim Mateli, Bajame Hoxha Celiku ,Profesor Mehmet Kajtazi,Profesor Iljaz Prokshi, Profesor Rushit Ramabaja, Prof.dr.Shyqri Galica,Robert Elsie,Fritz Radovani,Hans Joakim Lanksch,Reshat Sahiatj,Adem Avdia, Prof.dr.Sabile Keçmezi -Basha, Prof.dr.Fatmir Terziu,Akademik Zef Pergega.prof.Gani Xhafolli, Gëzim Ajgeraj,Bedri Halimi, Esat Loshaj, Prof.Fatos Daci,Prof Asllan Qyqalla, Prof.Mr.sci.Ahmet Kelmendi,Adem Zapluzha, Prof.Abdullah Konushevci,Akademik Prof.dr.Bedri Zahiti,Dashnim Hebibi ,Mr.sci. prof.Kadrush Radogoshi,Rajmonda Maleçka, prof.dr.Rasim Bebo,Prof.Faik Xhani,prof Atdhe Geci, Luigj Shkodrani, Rajmonda Moisiu, Kozeta Nushi, DR.Lumturije  Haxhiaj, prof Mr.sci. Ajshe Qorraj-Ramadani, Prof.Zejnullah Halili, Prof.Rifat Kukaj,prof. Nehat S.Hoxha,Sothir Athanasi,Rexhep Shahu,Prof.Mr.Sci.Selim Krasniqi,Prof. Kristaq Shabani, ASstrit Kstrati, Akademik prod.dr.Nijazi Halili, Akademik Gjin Kolë Musa etj., etj.
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZIS "DRINI POETIK" 30.11.2020


Untitled




Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...