Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/03/29

Terminologjia Ushtarake Flori Bruqi Fjalorët terminologjikë dhe termat ushtarake në gjuhën shqipe Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të teknikës ushtarake, tërë dukuritë ushtarake dhe janë pasqyruar në fjalorët përkatës. Si fjalor i parë i këtij tipi vështrohet fjalori i botuar në Londër më 1557 me autor Xhorxh Polmen me diçiturë: “të gjitha betejat më të dëgjuara që janë zhvilluar në shekullin tonë në gjithë botën si në det, ashtu edhe në tokë ….”. Pas këtij botimi numri i fjalorëve terminologjikë ushtarakë në gjuhë të ndryshme erdhi gjithnjë duke u shtuar. Në rrjedhën e kohës termat ushtarakë kanë pësuar ndryshime të vijueshme nga një epokë në tjetrën, në përputhje me dialektikën e zhvillimit të këtyre shkencave në kushte të caktuara politike dhe ekonomike-shoqërore. Në këtë rrugë është zhvilluar edhe terminilogjia ushtarake e gjuhës shqipe. Megjithatë, ajo ka veçoritë e saj. Vendi ynë është shkelur për një kohë të gjatë nga armiq të shumtë e nga më të egrit që ka njohur historia, si romakët, bizantinët, osmanët, serbët, grekët, austrohungarezët, italianët, gjermanët etj. Të gjithë këta pushtues kanë synuar ta zhduknin kombin tonë nga faqja e dheut dhe, për të realizuar këtë objektiv, në radhë të pare janë munduar të zhduknin gjuhën tonë amëtare, në këtë kuadër edhe leksikun e terminologjinë ushtarake, për të shuar çdo traditë luftarake të popullit shqiptar. Aq më tepër që në kushtet e pushtimit tek ne nuk ekzistonte ushtria e rregullt, institucionet e saj dhe letërsia ushtarake në gjuhën shqipe. Si pasojë, në gjuhën tonë hynë mjaft fjalë dhe terma ushtarakë të pushtuesve, veçanërisht termat ushtarakë të turqishtes dhe, nëpërmjet saj, edhe të arabishtes e persishtes. U desh puna e madhe dhe qëndresa e paepur e rilindësve dhe e brezave të mëvonshëm që të nxirreshin jashtë gjuhës sonë këta terma dhe të përtëriheshin termat ushtarakë shqip. Në rrugën e tyre shumë të vështirë, por të lavdishme rilindësit hodhën themelet e para të terminologjisë ushtarake në gjuhën shqipe. Për këtë ata u mbështetën në gjuhën e gjallë e të pasur të popullit dhe në mundësitë e gjera të shqipes për të formuar fjalë-terma me mjetet e veta. Megjithse edhe sot e kësaj dite ka ende ndonjë orientalizëm, që përdoret në terminologjinë ushtarake të shqipes, si bori, borizan, çizme, dylbi, fishek, fitil, hendeklidhje, top, xhep zjarri etj., në ndryshim me terminologjitë ushtarake të disa gjuhëve të tjera ballkanike, në gjuhën shqipe ata janë të papërfillshëm, ndonëse kanë qenë nga huazimet më të hershme e më të shumtat. Ato janë zëvendësuar me fjalë nga brumi i shqipes dhe pjesërisht me terma neolatinë. Pas Shpalljes së Pavarsisë më 28 nëntor 1912, kur u krijua shteti i ri shqiptar dhe Ushtria Kombëtare Shqiptare, në Shtabin Madhor të saj u ngrit për herë të parë në historinë e Forcave tona të Armatosura dhe në ato vite të vështira lufte e përpjekjesh, Komisioni i Terminologjisë Ushtarake. Ky komision në të cilin u aktivizuan personalitete me kulturë të gjerë ushtarake e gjuhësore, që zotëronin disa gjuhë të huaja dhe që njihnin mirë edhe gjuhën shqipe, si Mustafa Maksuti (Shehu), Kamber Sejdini etj., bëri përpjekje serioze dhe punë të lavdërueshme për krijimin e termave ushtarakë shqip dhe për shqipërimin e kufizave të ushtrisë, siç i quanin ata, sepse momenti historik e kërkonte që edhe në fushën e termave të kishin origjinalitet, mëvetësi, rilindje. Me përpjekjet e këtyre forcave filluan të hidhen bazat e një terminologjie të re ushtarake të gjuhës shqipe në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vargun e termave të krijuara prej tyre bëjnë pjesë komanda ushtarake, emërtime të pjesëve të armëve, të veprimeve me zjarr dhe të organizimit ushtarak si: gatitu!, qetësohu!, eja në radhë!, tetësh (për skuadër), tog(ë), tubë, trumbë (për kompani), griq (për batalion), sogorië (për regjiment), ushtrer (për gjeneral), deter (për admiral), epror, depror, gjilpërë, këmbëz (e shkrepjes), shënjestër, siguresë, klith (për bori) e klithtar (borizan) e dhjetëra të tjera. Në gazetën “Liria e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, më 29 korrik 1913, në artikullin “Kufizat e ushtrisë” u botua një listë me 26 terma shqip-turqisht. Ndërsa në revistën “Zgjimi” të Korçës, në numrat 2 e 3 të vitit 1913, u botua një listë me 315 terma e togfajlësha terminologjikë ushtarakë. Në vitin 1916 në Konstanca (Rumani) u punua Fjalori i ushtrimeve ushtarake të emërtuar “Përvuajtjet vetmore” me 315 komanda dhe ushtrime stërvitore. Në Ushtrinë Mbretërore vijuan përpjekjet për pasurimin e mëtejshëm dhe kodifikimin e termonologjisë ushtarake. U botuan dy fjalorë të emërtuar: “Terminellogji ushtarake” (shqip-shpjegues-italisht dhe italisht-shqip) me 700 terma (Tiranë, 1932) dhe “Manual bisedimi me landë ushtarake” (shqip-italisht-jugosllavisht) me 1350 fjalë e shprehje (Tiranë, 1933). Gjithashtu në rregulloret dhe botimet ushtarake bashkëngjiteshin edhe lista termash ushtarakë. Në periudhën 1939-1944 në terminologjinë ushtarake u futën edhe terma të huaj, sidomos italianizma, që kanë të bëjnë me administratën, organizimin, teknikën, armatimin, detarinë etj., p.sh. akostim (për bregëzim), arrest (për ndalim), dragaminë (për minaheqëse), inkuadrohem (për rreshtohem), inkursion (për sulm i befasishëm), karikator (për krehër fishekësh), kolpo (për goditje), komanda tapa (për komandë e grumbullim-shpëndarjes së ushtarakëve), salutoj (për përshëndes), salva (për përshëndetje artilerie), korrier (për lajmëtar) etj. Por lindja e një ushtrie të re dhe e një arti të ri ushtarak në zjarrin e LANÇ-it solli edhe lindjen e zhvillimin e një terminologjie të re ushtarake. Në dokumentet e SHP dhe KP të UNÇSH, që kanë të bëjnë me drejtimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane, u përdorën shumë terma të rinj si nga forma dhe përmbajtja, sepse ata emërtonin dhe shprehnin nocione të reja të një ushtrie popullore revolucionare, krejt të kundërt me ushtritë pushtuese fashiste. Nga ana tjetër, angazhimi i gjerë i masave popullore në luftë për çlirimin e Atdheut dhe të përjetuarit e situatave luftarake prej tyre, bëri, si të thuash, që “gjuha” e UNÇSH të përvetësohej për pak kohë nga i gjithë populli ynë. Kështu hynë në lidhje terminologjike-semantike sistemore, u përhapën shpejt dhe u bënë masiv termat: aradhe partizane, bazë partizane, brigadë sulmuese, grup vullnetar, Komandë e Përgjithshme e Shtabit Madhor, luftim nate, luftim në qytet, zonë operative, plan operativ, rojë partizane, shiprt sulmues etj. Pas çlirimit UNÇSH u shndërrua në një ushtri bashkëkohore. Ajo u zgjerua me lloje forcash, armësh e shërbimesh të reja dhe u pajis me teknikë dhe armatime të kohës. U krijuan institucione ushtarake, shkolla e kurse kualifikimi për oficerë, u dërguan me qindra oficerë në ish-BS për t’u specializuar në profile të ndryshme, filloi botimi në shkallë të gjerë i letërsisë ushtarake, si rregullore, tekste mësimore, udhëzues, albume, revista, gazeta etj. Në vijim të traditës së mëparshme, u zgjerua shumë sasia e nocioneve dhe e emërtimeve ushtarake me terma që shënojnë: nocione të përgjithshme ushtarake, si: art ushtarak, betejë vendimtare, doktrinë ushtarake, e drejta e luftës, ligjet e luftës, mësymje e përgjithshme etj.; nocione dhe emërtime të organizimit ushtarak të FA: armatë, artileri tokësore (bregdetare, kundërajrore), bateri, batalion, brigadë, grupim, korpus etj.; mjete luftarake, armatime e municione të ndryshme: aeroplan, anije, automatik, autoblindë, flakëhedhëse, granatëhedhëse, nëndetëse, obus, raketë, silur etj.; njeriu që kryen një punë a funksion të caktuar në ushtri ose që përdor një armë a mjet të dhënë: anijedrejtues, aviodrejtues, fluturues, kufitar, nënujës, zhytës etj.; mjete teknike, pjesë të mekanizmave të armëve ose procese të ndryshme: antenë, bashkues, busull, djep luajtës, dhëmb ndalues, flakëshuese, mosshkrepje etj.; format ose mënyrat e ndryshme të luftimit: dinamikë e luftimit, dyluftim, kundërgoditje, kundërmësymje, kthesë luftarake, lidhje zjarri etj.; vendin e përqendrimit të forcave, e vendosjes së komandave: bazë nisjeje, brez mbrojtjeje, kryeurë, nyjë kundërtanke, pikëmbështetje, vendkomandë etj.; komanda e raportime ushtarake, përshëndetje ushtarake: armë mbush!, eja në radhë!, tek armët! etj.; cilësi e dinamizëm të veprimeve luftarake: aftësi mbrojtëse, befasi, dinakëri luftarake, manovrueshmëri etj. Terminologjia jonë ushtarake tashmë është formuar e funksionon si sistem. Qartësimi, diferencimi dhe saktësimi i nocioneve në këtë sistem është bërë shkallë-shkallë, nga një periudhë në tjetrën, në përputhje me zhvillimin e mendimit dhe të praktikës ushtarake shqiptare. Veçanërisht në fillim të viteve ’60-të të shekullit të kaluar u ndie e nevojshme të rivështrohej më gjerë dhe në mënyrën më tërësore gjendja e saj, madje nga autorë të veçantë u bënë përpjekje edhe për kodifikimin e pjesshëm të saj, duke hartuar dhe botuar dy fjalorë shpjegues për termat e artilerisë dhe termat taktiko-operativë. Këto përpjekje vijuan pa ndërprerje sidomos në vitet ‘80-të e në vazhdim. Krahas studimeve teorike në këtë fushë, në Akademinë e Mbrojtjes filloi puna e organizuar shkencore për përpunimin sistemor, shqipërimin dhe kodifikimin tërësor të terminologjisë ushtarake, duke i dhënë asaj fytyrë kombëtare. Për këtë qëllim u vol letërsia ushtarake nga rilindja deri në ditët tona dhe u ndërtua një kartotekë shkencore me rreth 200.000 skeda. Mbi këtë bazë, me komisione specialistësh e gjuhëtarësh, qoftë edhe nga autorë të veçantë, janë hartuar deri tani 25 fjalorë dy e shumëgjuhësh, që rrokin rreth 67.000 njësi terminologjike, prej të cilëve 22 janë në dorë të lexuesit ushtarak (shih listën) dhe 3 ende nuk janë botuar. Ndërkohë është punuar për hartimin e serisë së fjalorëve shpjegues të termave ushtarakë, por ende nuk kanë gjetur dritën e botimit për shkaqe financiare. Ky fond termash përbën një rezervë të konsiderueshme për pasurimin e mëtejshëm të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe në një ribotim të ardhshëm, sidomos me shkurtesa. Në Fjalorin e shqipes së sotme (2002) nga fusha e leksikut dhe e terminologjisë ushtarake janë përfshirë mbi 2.000 fjalë e terma, nga të cilat 700 fjalë shënuese dhe 1300 togfjalësha. Po ashtu janë botuar një varg artikujsh shkencorë për problemet e terminologjisë ushtarake në Revistat: “Gjuha Jonë”, “Studime filologjike”, “Perla”, ”Mbrojtja”, “Detaria”, në Revistën Ushtarake dhe në gazeta. Kësaj pune i ka prirë edhe studimi monografik “Terminologjia ushtarake e shqipes”, botuar në vitin 1993. Si rrjedhim i kësaj pune të kryer, mund të themi me bindje se termimologjia ushtarake e shqipes ka marrë fizonomi të plotë kombëtare dhe pasqyron në vetvete të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në fushën e mbrojtjes dhe të modernizimit të FA. Megjithatë, puna e bërë deri tani për shqipërimin e saj nuk duhet vështruar si detyrë e përfunduar. Terminologjia jonë ushtarake ka ende në përbërje terma të huaj të panevojshëm, që vijojnë të përdoren si sinonime të termave të rinj të shqipëruar; ka gjithashtu edhe ndonjë term të papërshtatshëm. Aty-këtu vihen re edhe ngurrime nga disa organe e kuadro të veçantë për të përdorur terminologjinë ushtarake shqipe dhe normën e njësuar të saj. Pastaj, krahas huazimeve të mëparshme të panevojshme e plotësisht të zëvendësueshme me fjalë të shqipes, vitet e fundit në terminologjinë tonë ushtarake vërehet depërtimi i anglicizmave vend e pa vend dhe prirja e shtimit të tyre (si fusha më e ndikueshme në kuadrin e NATO-s), madje edhe e neolatinizmave të tjerë nëpërmjet anglishtes. Të tillë janë, p.sh. brifing (për instruktim, trajtesë informim), fidbek (për 1. rikthim, 2. lidhje e kundërt), impakt (për 1. ndikim, 2. goditje), lidership (për udhëheqje, drejtim), lider (për drejtues, udhëheqës), kamping (për fushim), menaxhim e menaxher (për administrim e administrator), staf (për shtab, organ, ekip), implementoj (për zbatoj, realizoj, përmbush), task force (për forcë operative), e shumë të tjerë, si dhe të neolatinizmave: interaktivitet e interoperativitet (për ndërveprim), komunalitet (për përbashkësim a njësim i modeleve të armatimit), obligim(për detyrim), primar (për parësor a në plan të parë), operacional (për operativ), aset (për mjete e pajisje), atraktiv (për joshës, tërheqës), alokim (për ndarje e fondeve), prioritete (për përparësi), duel (për dyluftim), prezencë e prezent (për prani e i pranishëm), komponent (për përbërës), superioritet (për epërsi), konfuzion (për pështjellim, rrëmujë), rezistencë (për qëndresë), influencoj (për ndikoj), marr në konsideratë (për marr parasysh), fleksibël (për elastik), multinacional (për shumëkombësh-e), inflitrim (për depërtim, ndërfutje), eksfiltrim (për dalje nga rendimi i luftimit). Këta terma e shumë të tjerë që po futen pa kriter në ligjërimin e përditshëm, në dokumentet e rëndësishme zyrtare e sidomos në organet e shtypit ushtarak, nuk janë as ndërkombëtarizma, as të karakterit teknik e teknologjik për të cilat do të mund të ndihej nevoja në terminologji, si b.f. radar, sonar, lazer, kompjuter, internet, bit etj.. Kjo dukuri shpegohet me faktin se oficerët shqiptarë vitet e fundit kanë kryer në nënyrë masive dhe vazhdojnë të kryejnë në kuadrin e NATO-s akademitë e shtabeve të larta dhe kurse disamujore të anglishtes në SHBA, Kanada, Angli, Francë, Holandë, Itali, Greqi dhe Turqi. Të ndikuar nga trysnia e anglishtes, të cilën oficerët tanë e përdorin dendur në takimet e shpeshta dhe në stërvitjet e parbashkëta të NATO-s në territorin shqiptar dhe në shtetet partnere, dhe duke mos njohur mirë gjuhën shqipe, ata futin në masë anglicizma në terminologjinë ushtarake të shqipes (shumë më tepër nga ç’qenë futur dikur rusizmat në vitet ’50, ’60-të të shek. XX) dhe ushtrojnë trysni për përdorimin e tyre me pretekste nga më të ndryshmet. Kjo trysni dhe konceptet e shtrembra lidhur me terminologjinë ushtarake kombëtare, çka është një hap prapa lidhur me punën e bërë, siç u referua më lart, përbëjnë një dukuri negative, që duhet mënjanuar sa më parë nga institucionet mësimore, shkencore dhe administrative të Ushtrisë sonë. Kërkesa për një normë të përcaktuar e të njësuar është themelore për terminologjinë ushtarake. Në kohën tonë terminologjia ushtarake e shqipes po merr gjithjnjë e më shumë karakter të qëndrueshëm, të përcaktuar. Megjithatë, në disa raste ajo paraqitet ende e lëkundshme, e panjësuar. Kjo është një dukuri krejt e papëlqyeshme në terminologji, veçanërisht në terminologjinë ushtarake, ku kërkohet përpikëri e lartë në të gjitha format e komunikimit. Çdo luhatje në këtë fushë është me pasoja. Prandaj ajo duhet ngulitur e zbatuar me rreptësi në tërë veprimtarinë ushtarake të FA. Për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe pyetjeve që lindin në këtë fushë të terminologjisë dhe për të mbikëqyrur zbatimin e normës termiologjike në të gjitha botimet ushtarake, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe shërbimi këshillimor terminologjik i Ushtrisë. Prania e një sasie mjaft të madhe njësish leksikore të shkurtuara përbën një nga tiparet më karakteristike të leksikut dhe të terminologjisë ushtarake. Shkurtesat gjejnë një përdorim të gjerë në ligjërimin e ushtarakëve, sidomos në dokumentet që hartojnë, ku kërkesa e shkurtesisë dhe e ngjeshjes (dendësimit) së informacionit është mbizotëruese. Kjo shpjegohet si me zhvillimin e lartë të teknikës së informacionit në kohën tonë, ashtu edhe me vetë natyrën e karakterit dinamik të veprimeve luftarake, të cilat zhvillohen me shpejtësi të madhe e të rrufeshme, ku ekonomizimi i kohës dhe fshehtësia e drejtimit dhe e zhvillimit të tyre marrin rëndësi të veçantë. Prandaj mbledhja, sistemimi dhe studimi i ligjësive të ndërtimit dhe funksionimit të shkurtesave ushtarake është domosdoshmëri në këtë fushë. Të gjithë fjalorët terminologjikë ushtarakë që janë botuar gjer tani, janë pajisur me shtojca të shkurtesave përkatëse. Gjithashtu është botuar një fjalor i shkurtesave dhe akronimeve të NATO-s në gjuhën shqipe (1999) me 8.000 shkurtesa e akronime. Nisur nga dinamika e zhvillimit të fondit leksikor, e ndryshimeve në përmbajtjen kuptimore të termave, e mënyrave dhe e mjeteve të formimit të tyre, e klasifikimit të termave të huazuar dhe e rrugëve të ndjekura për shqipërimin e tyre, mund të përcaktojmë edhe prirjet kryesore në zhvillimin e sistemit të terminologjisë ushtarake në kohën tonë, siç janë: prirja drejt përsosjes së sistemit të tanishëm të kësaj terminologjie, e cila në rrafshin gjuhësor çon në kufizimin e mëtejshëm të dukurive negative të shumëkuptimësisë (polisemisë) dhe të sinonimisë, d.m.th. të dysorëve terminologjikë; prirja e forcimit të simetrisë në mes të tipave fjalëformues; kjo duket mjaft mirë në fushën e formimeve me parashtesa të kundërkuptimshme e mohuese dhe me temat përbërëse antonimike (p.sh. gjoksmbrojtëse-shpinëmbrojtëse, flakëhedhëse-flakëshuese etj.); prirja drejt sintetizmit, që pasqyrohet sidomos në formimet me ndajshtesim (me parashtesa e prapashtesa) dhe me kompozim (bashkim temash) që janë rrugët kryesore për pasurimin e terminologjisë ushtarake me vetë mjetet e shqipes; prirja për të ngritur në terma fjalë të leksikut të përgjithshëm dhe, anasjelltas, kalimi i shumë termave ushtarakë në leksikun e përgjithshëm si rezultat i përdorimit të tyre edhe jashtë sferës ushtarake, çka flet më së miri për bashkëveprimin dhe lidhjet e ngushta të terminologjisë ushtarake me gjuhën e përgjithshme letrare. Nga analiza e bërë për terminologjinë ushtarake dhe nxjerrja e përfundimeve të përgjthshme për gjendjen e tanishme e prirjet e zhvillimit të mëtejshëm të saj, mund të përcaktojmë edhe disa detyra për të ardhmen, siç janë: -Të thellohet puna për pastrimin e vijueshëm të kësaj terminologjie, sidomos nga anglicizmat, duke vijuar hartimin e fjalorëve terminologjikë të llojeve të forcave, të armëve dhe shërbimeve dhe duke bërë përpjekje sistematike për të ngritur më tej cilësinë e tyre. -T’i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të problemeve teorike që dalin lidhur me njësimin (standardizimin), bashkërendimimin dhe shqipërimin e termave, me ndërtimin e funksionimin e sistemit të shkurtesave dhe hartimin e fjalorëve përkatës, me ballafaqimin e sistemeve terminologjike etj. -Puna për terminologjinë ushtarake duhet të vijojë pa ndërprerje. Model për këtë na shërben veprimtaria praktike e Agjencisë së Terminologjisë Ushtarake të NATO-s në Bruksel, ku për çdo miratim termi të ri bëhet mbledhje plenare e Komitetit të Përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në NATO dhe pastaj pothuaj çdo vit bëhet njotimi zyrtar në formë broshure për heqjen e termave të papërshtatshëm dhe vendosjen e termave të rinj. Si në çdo fushë tjetër të jetës, të shkencës dhe të teknikës, edhe në ushtri ndodhin vazhdimisht ndryshime, futen në zbatim metoda, teknika e taktika të reja, prodhohen armë e mjete luftarake të sofistikuara e nga më të përkryerat, të cilat kanë terminologjitë e tyre. E kjo terminilogji e re që do të futet në ushtri dhe që do të zgerojë më tej sistemin e nënsistemet e saj, është e nevojshme të ndiqet, të skedohet, të studiohet dhe të futët në fjalorët përkatës terminologjikë, të cilët do të pasurohen e do të ribotohen përsëri në të ardhmen. Prandaj është detyrë e përhershme e organeve dhe e institucioneve ushtarake që, në bashkëpunim të ngushtë me sektorët përkatës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, të ndjekin hap pas hapi dinamikën e zhvillimeve në këtë sferë të terminlogjisë së sotme shqipe. -Të vijojë si edhe deri tani ndjekja e kurseve dhe e seminareve të përvitshme të terminologjisë së NATO-s, ku ne jemi të ftuar vazhdimisht, si dhe dhënia e leksioneve të termonologjisë sonë ushtarake në institucionet mësimore e shkencore të Ushtrisë.

Flori Bruqi 


Leksiku dhe terminologjia ushtarake në gjuhë të ndryshme kanë shoqëruar në të gjitha epokat zhvillimet e shkencës e të teknikës ushtarake, tërë dukuritë ushtarake dhe janë pasqyruar në fjalorët përkatës. Si fjalor i parë i këtij tipi vështrohet fjalori i botuar në Londër më 1557 me autor Xhorxh Polmen me diçiturë: “të gjitha betejat më të dëgjuara që janë zhvilluar në shekullin tonë në gjithë botën si në det, ashtu edhe në tokë ….”. Pas këtij botimi numri i fjalorëve terminologjikë ushtarakë në gjuhë të ndryshme erdhi gjithnjë duke u shtuar. Në rrjedhën e kohës termat ushtarakë kanë pësuar ndryshime të vijueshme nga një epokë në tjetrën, në përputhje me dialektikën e zhvillimit të këtyre shkencave në kushte të caktuara politike dhe ekonomike-shoqërore. Në këtë rrugë është zhvilluar edhe terminilogjia ushtarake e gjuhës shqipe. Megjithatë, ajo ka veçoritë e saj. Vendi ynë është shkelur për një kohë të gjatë nga armiq të shumtë e nga më të egrit që ka njohur historia, si romakët, bizantinët, osmanët, serbët, grekët, austrohungarezët, italianët, gjermanët etj. Të gjithë këta pushtues kanë synuar ta zhduknin kombin tonë nga faqja e dheut dhe, për të realizuar këtë objektiv, në radhë të pare janë munduar të zhduknin gjuhën tonë amëtare, në këtë kuadër edhe leksikun e terminologjinë ushtarake, për të shuar çdo traditë luftarake të popullit shqiptar. Aq më tepër që në kushtet e pushtimit tek ne nuk ekzistonte ushtria e rregullt, institucionet e saj dhe letërsia ushtarake në gjuhën shqipe. Si pasojë, në gjuhën tonë hynë mjaft fjalë dhe terma ushtarakë të pushtuesve, veçanërisht termat ushtarakë të turqishtes dhe, nëpërmjet saj, edhe të arabishtes e persishtes. U desh puna e madhe dhe qëndresa e paepur e rilindësve dhe e brezave të mëvonshëm që të nxirreshin jashtë gjuhës sonë këta terma dhe të përtëriheshin termat ushtarakë shqip. Në rrugën e tyre shumë të vështirë, por të lavdishme rilindësit hodhën themelet e para të terminologjisë ushtarake në gjuhën shqipe. Për këtë ata u mbështetën në gjuhën e gjallë e të pasur të popullit dhe në mundësitë e gjera të shqipes për të formuar fjalë-terma me mjetet e veta. Megjithse edhe sot e kësaj dite ka ende ndonjë orientalizëm, që përdoret në terminologjinë ushtarake të shqipes, si bori, borizan, çizme, dylbi, fishek, fitil, hendeklidhje, top, xhep zjarri etj., në ndryshim me terminologjitë ushtarake të disa gjuhëve të tjera ballkanike, në gjuhën shqipe ata janë të papërfillshëm, ndonëse kanë qenë nga huazimet më të hershme e më të shumtat. Ato janë zëvendësuar me fjalë nga brumi i shqipes dhe pjesërisht me terma neolatinë. Pas Shpalljes së Pavarsisë më 28 nëntor 1912, kur u krijua shteti i ri shqiptar dhe Ushtria Kombëtare Shqiptare, në Shtabin Madhor të saj u ngrit për herë të parë në historinë e Forcave tona të Armatosura dhe në ato vite të vështira lufte e përpjekjesh, Komisioni i Terminologjisë Ushtarake. Ky komision në të cilin u aktivizuan personalitete me kulturë të gjerë ushtarake e gjuhësore, që zotëronin disa gjuhë të huaja dhe që njihnin mirë edhe gjuhën shqipe, si Mustafa Maksuti (Shehu), Kamber Sejdini etj., bëri përpjekje serioze dhe punë të lavdërueshme për krijimin e termave ushtarakë shqip dhe për shqipërimin e kufizave të ushtrisë, siç i quanin ata, sepse momenti historik e kërkonte që edhe në fushën e termave të kishin origjinalitet, mëvetësi, rilindje. Me përpjekjet e këtyre forcave filluan të hidhen bazat e një terminologjie të re ushtarake të gjuhës shqipe në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në vargun e termave të krijuara prej tyre bëjnë pjesë komanda ushtarake, emërtime të pjesëve të armëve, të veprimeve me zjarr dhe të organizimit ushtarak si: gatitu!, qetësohu!, eja në radhë!, tetësh (për skuadër), tog(ë), tubë, trumbë (për kompani), griq (për batalion), sogorië (për regjiment), ushtrer (për gjeneral), deter (për admiral), epror, depror, gjilpërë, këmbëz (e shkrepjes), shënjestër, siguresë, klith (për bori) e klithtar (borizan) e dhjetëra të tjera. Në gazetën “Liria e Shqipërisë”, që botohej në Sofje, më 29 korrik 1913, në artikullin “Kufizat e ushtrisë” u botua një listë me 26 terma shqip-turqisht. Ndërsa në revistën “Zgjimi” të Korçës, në numrat 2 e 3 të vitit 1913, u botua një listë me 315 terma e togfajlësha terminologjikë ushtarakë.

 Në vitin 1916 në Konstanca (Rumani) u punua Fjalori i ushtrimeve ushtarake të emërtuar “Përvuajtjet vetmore” me 315 komanda dhe ushtrime stërvitore. Në Ushtrinë Mbretërore vijuan përpjekjet për pasurimin e mëtejshëm dhe kodifikimin e termonologjisë ushtarake. U botuan dy fjalorë të emërtuar: “Terminellogji ushtarake” (shqip-shpjegues-italisht dhe italisht-shqip) me 700 terma (Tiranë, 1932) dhe “Manual bisedimi me landë ushtarake” (shqip-italisht-jugosllavisht) me 1350 fjalë e shprehje (Tiranë, 1933). Gjithashtu në rregulloret dhe botimet ushtarake bashkëngjiteshin edhe lista termash ushtarakë. Në periudhën 1939-1944 në terminologjinë ushtarake u futën edhe terma të huaj, sidomos italianizma, që kanë të bëjnë me administratën, organizimin, teknikën, armatimin, detarinë etj., p.sh. akostim (për bregëzim), arrest (për ndalim), dragaminë (për minaheqëse), inkuadrohem (për rreshtohem), inkursion (për sulm i befasishëm), karikator (për krehër fishekësh), kolpo (për goditje), komanda tapa (për komandë e grumbullim-shpëndarjes së ushtarakëve), salutoj (për përshëndes), salva (për përshëndetje artilerie), korrier (për lajmëtar) etj. Por lindja e një ushtrie të re dhe e një arti të ri ushtarak në zjarrin e LANÇ-it solli edhe lindjen e zhvillimin e një terminologjie të re ushtarake. Në dokumentet e SHP dhe KP të UNÇSH, që kanë të bëjnë me drejtimin e veprimeve luftarake të formacioneve partizane, u përdorën shumë terma të rinj si nga forma dhe përmbajtja, sepse ata emërtonin dhe shprehnin nocione të reja të një ushtrie popullore revolucionare, krejt të kundërt me ushtritë pushtuese fashiste. Nga ana tjetër, angazhimi i gjerë i masave popullore në luftë për çlirimin e Atdheut dhe të përjetuarit e situatave luftarake prej tyre, bëri, si të thuash, që “gjuha” e UNÇSH të përvetësohej për pak kohë nga i gjithë populli ynë. Kështu hynë në lidhje terminologjike-semantike sistemore, u përhapën shpejt dhe u bënë masiv termat: aradhe partizane, bazë partizane, brigadë sulmuese, grup vullnetar, Komandë e Përgjithshme e Shtabit Madhor, luftim nate, luftim në qytet, zonë operative, plan operativ, rojë partizane, shiprt sulmues etj. Pas çlirimit UNÇSH u shndërrua në një ushtri bashkëkohore. Ajo u zgjerua me lloje forcash, armësh e shërbimesh të reja dhe u pajis me teknikë dhe armatime të kohës. U krijuan institucione ushtarake, shkolla e kurse kualifikimi për oficerë, u dërguan me qindra oficerë në ish-BS për t’u specializuar në profile të ndryshme, filloi botimi në shkallë të gjerë i letërsisë ushtarake, si rregullore, tekste mësimore, udhëzues, albume, revista, gazeta etj. Në vijim të traditës së mëparshme, u zgjerua shumë sasia e nocioneve dhe e emërtimeve ushtarake me terma që shënojnë: nocione të përgjithshme ushtarake, si: art ushtarak, betejë vendimtare, doktrinë ushtarake, e drejta e luftës, ligjet e luftës, mësymje e përgjithshme etj.; nocione dhe emërtime të organizimit ushtarak të FA: armatë, artileri tokësore (bregdetare, kundërajrore), bateri, batalion, brigadë, grupim, korpus etj.; mjete luftarake, armatime e municione të ndryshme: aeroplan, anije, automatik, autoblindë, flakëhedhëse, granatëhedhëse, nëndetëse, obus, raketë, silur etj.; njeriu që kryen një punë a funksion të caktuar në ushtri ose që përdor një armë a mjet të dhënë: anijedrejtues, aviodrejtues, fluturues, kufitar, nënujës, zhytës etj.; mjete teknike, pjesë të mekanizmave të armëve ose procese të ndryshme: antenë, bashkues, busull, djep luajtës, dhëmb ndalues, flakëshuese, mosshkrepje etj.; format ose mënyrat e ndryshme të luftimit: dinamikë e luftimit, dyluftim, kundërgoditje, kundërmësymje, kthesë luftarake, lidhje zjarri etj.; vendin e përqendrimit të forcave, e vendosjes së komandave: bazë nisjeje, brez mbrojtjeje, kryeurë, nyjë kundërtanke, pikëmbështetje, vendkomandë etj.; komanda e raportime ushtarake, përshëndetje ushtarake: armë mbush!, eja në radhë!, tek armët! etj.; cilësi e dinamizëm të veprimeve luftarake: aftësi mbrojtëse, befasi, dinakëri luftarake, manovrueshmëri etj. Terminologjia jonë ushtarake tashmë është formuar e funksionon si sistem. Qartësimi, diferencimi dhe saktësimi i nocioneve në këtë sistem është bërë shkallë-shkallë, nga një periudhë në tjetrën, në përputhje me zhvillimin e mendimit dhe të praktikës ushtarake shqiptare. Veçanërisht në fillim të viteve ’60-të të shekullit të kaluar u ndie e nevojshme të rivështrohej më gjerë dhe në mënyrën më tërësore gjendja e saj, madje nga autorë të veçantë u bënë përpjekje edhe për kodifikimin e pjesshëm të saj, duke hartuar dhe botuar dy fjalorë shpjegues për termat e artilerisë dhe termat taktiko-operativë. Këto përpjekje vijuan pa ndërprerje sidomos në vitet ‘80-të e në vazhdim. Krahas studimeve teorike në këtë fushë, në Akademinë e Mbrojtjes filloi puna e organizuar shkencore për përpunimin sistemor, shqipërimin dhe kodifikimin tërësor të terminologjisë ushtarake, duke i dhënë asaj fytyrë kombëtare. Për këtë qëllim u vol letërsia ushtarake nga rilindja deri në ditët tona dhe u ndërtua një kartotekë shkencore me rreth 200.000 skeda. Mbi këtë bazë, me komisione specialistësh e gjuhëtarësh, qoftë edhe nga autorë të veçantë, janë hartuar deri tani 25 fjalorë dy e shumëgjuhësh, që rrokin rreth 67.000 njësi terminologjike, prej të cilëve 22 janë në dorë të lexuesit ushtarak (shih listën) dhe 3 ende nuk janë botuar. Ndërkohë është punuar për hartimin e serisë së fjalorëve shpjegues të termave ushtarakë, por ende nuk kanë gjetur dritën e botimit për shkaqe financiare. Ky fond termash përbën një rezervë të konsiderueshme për pasurimin e mëtejshëm të Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe në një ribotim të ardhshëm, sidomos me shkurtesa. Në Fjalorin e shqipes së sotme (2002) nga fusha e leksikut dhe e terminologjisë ushtarake janë përfshirë mbi 2.000 fjalë e terma, nga të cilat 700 fjalë shënuese dhe 1300 togfjalësha. Po ashtu janë botuar një varg artikujsh shkencorë për problemet e terminologjisë ushtarake në Revistat: “Gjuha Jonë”, “Studime filologjike”, “Perla”, ”Mbrojtja”, “Detaria”, në Revistën Ushtarake dhe në gazeta. Kësaj pune i ka prirë edhe studimi monografik “Terminologjia ushtarake e shqipes”, botuar në vitin 1993. Si rrjedhim i kësaj pune të kryer, mund të themi me bindje se termimologjia ushtarake e shqipes ka marrë fizonomi të plotë kombëtare dhe pasqyron në vetvete të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në fushën e mbrojtjes dhe të modernizimit të FA. Megjithatë, puna e bërë deri tani për shqipërimin e saj nuk duhet vështruar si detyrë e përfunduar. Terminologjia jonë ushtarake ka ende në përbërje terma të huaj të panevojshëm, që vijojnë të përdoren si sinonime të termave të rinj të shqipëruar; ka gjithashtu edhe ndonjë term të papërshtatshëm. Aty-këtu vihen re edhe ngurrime nga disa organe e kuadro të veçantë për të përdorur terminologjinë ushtarake shqipe dhe normën e njësuar të saj. Pastaj, krahas huazimeve të mëparshme të panevojshme e plotësisht të zëvendësueshme me fjalë të shqipes, vitet e fundit në terminologjinë tonë ushtarake vërehet depërtimi i anglicizmave vend e pa vend dhe prirja e shtimit të tyre (si fusha më e ndikueshme në kuadrin e NATO-s), madje edhe e neolatinizmave të tjerë nëpërmjet anglishtes. Të tillë janë, p.sh. brifing (për instruktim, trajtesë informim), fidbek (për 1. rikthim, 2. lidhje e kundërt), impakt (për 1. ndikim, 2. goditje), lidership (për udhëheqje, drejtim), lider (për drejtues, udhëheqës), kamping (për fushim), menaxhim e menaxher (për administrim e administrator), staf (për shtab, organ, ekip), implementoj (për zbatoj, realizoj, përmbush), task force (për forcë operative), e shumë të tjerë, si dhe të neolatinizmave: interaktivitet e interoperativitet (për ndërveprim), komunalitet (për përbashkësim a njësim i modeleve të armatimit), obligim(për detyrim), primar (për parësor a në plan të parë), operacional (për operativ), aset (për mjete e pajisje), atraktiv (për joshës, tërheqës), alokim (për ndarje e fondeve), prioritete (për përparësi), duel (për dyluftim), prezencë e prezent (për prani e i pranishëm), komponent (për përbërës), superioritet (për epërsi), konfuzion (për pështjellim, rrëmujë), rezistencë (për qëndresë), influencoj (për ndikoj), marr në konsideratë (për marr parasysh), fleksibël (për elastik), multinacional (për shumëkombësh-e), inflitrim (për depërtim, ndërfutje), eksfiltrim (për dalje nga rendimi i luftimit). Këta terma e shumë të tjerë që po futen pa kriter në ligjërimin e përditshëm, në dokumentet e rëndësishme zyrtare e sidomos në organet e shtypit ushtarak, nuk janë as ndërkombëtarizma, as të karakterit teknik e teknologjik për të cilat do të mund të ndihej nevoja në terminologji, si b.f. radar, sonar, lazer, kompjuter, internet, bit etj.. Kjo dukuri shpegohet me faktin se oficerët shqiptarë vitet e fundit kanë kryer në nënyrë masive dhe vazhdojnë të kryejnë në kuadrin e NATO-s akademitë e shtabeve të larta dhe kurse disamujore të anglishtes në SHBA, Kanada, Angli, Francë, Holandë, Itali, Greqi dhe Turqi. Të ndikuar nga trysnia e anglishtes, të cilën oficerët tanë e përdorin dendur në takimet e shpeshta dhe në stërvitjet e parbashkëta të NATO-s në territorin shqiptar dhe në shtetet partnere, dhe duke mos njohur mirë gjuhën shqipe, ata futin në masë anglicizma në terminologjinë ushtarake të shqipes (shumë më tepër nga ç’qenë futur dikur rusizmat në vitet ’50, ’60-të të shek. XX) dhe ushtrojnë trysni për përdorimin e tyre me pretekste nga më të ndryshmet. Kjo trysni dhe konceptet e shtrembra lidhur me terminologjinë ushtarake kombëtare, çka është një hap prapa lidhur me punën e bërë, siç u referua më lart, përbëjnë një dukuri negative, që duhet mënjanuar sa më parë nga institucionet mësimore, shkencore dhe administrative të Ushtrisë sonë. Kërkesa për një normë të përcaktuar e të njësuar është themelore për terminologjinë ushtarake. Në kohën tonë terminologjia ushtarake e shqipes po merr gjithjnjë e më shumë karakter të qëndrueshëm, të përcaktuar. Megjithatë, në disa raste ajo paraqitet ende e lëkundshme, e panjësuar. Kjo është një dukuri krejt e papëlqyeshme në terminologji, veçanërisht në terminologjinë ushtarake, ku kërkohet përpikëri e lartë në të gjitha format e komunikimit. Çdo luhatje në këtë fushë është me pasoja. Prandaj ajo duhet ngulitur e zbatuar me rreptësi në tërë veprimtarinë ushtarake të FA. Për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe pyetjeve që lindin në këtë fushë të terminologjisë dhe për të mbikëqyrur zbatimin e normës termiologjike në të gjitha botimet ushtarake, një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe shërbimi këshillimor terminologjik i Ushtrisë. Prania e një sasie mjaft të madhe njësish leksikore të shkurtuara përbën një nga tiparet më karakteristike të leksikut dhe të terminologjisë ushtarake. Shkurtesat gjejnë një përdorim të gjerë në ligjërimin e ushtarakëve, sidomos në dokumentet që hartojnë, ku kërkesa e shkurtesisë dhe e ngjeshjes (dendësimit) së informacionit është mbizotëruese. Kjo shpjegohet si me zhvillimin e lartë të teknikës së informacionit në kohën tonë, ashtu edhe me vetë natyrën e karakterit dinamik të veprimeve luftarake, të cilat zhvillohen me shpejtësi të madhe e të rrufeshme, ku ekonomizimi i kohës dhe fshehtësia e drejtimit dhe e zhvillimit të tyre marrin rëndësi të veçantë. Prandaj mbledhja, sistemimi dhe studimi i ligjësive të ndërtimit dhe funksionimit të shkurtesave ushtarake është domosdoshmëri në këtë fushë. Të gjithë fjalorët terminologjikë ushtarakë që janë botuar gjer tani, janë pajisur me shtojca të shkurtesave përkatëse. Gjithashtu është botuar një fjalor i shkurtesave dhe akronimeve të NATO-s në gjuhën shqipe (1999) me 8.000 shkurtesa e akronime. Nisur nga dinamika e zhvillimit të fondit leksikor, e ndryshimeve në përmbajtjen kuptimore të termave, e mënyrave dhe e mjeteve të formimit të tyre, e klasifikimit të termave të huazuar dhe e rrugëve të ndjekura për shqipërimin e tyre, mund të përcaktojmë edhe prirjet kryesore në zhvillimin e sistemit të terminologjisë ushtarake në kohën tonë, siç janë: prirja drejt përsosjes së sistemit të tanishëm të kësaj terminologjie, e cila në rrafshin gjuhësor çon në kufizimin e mëtejshëm të dukurive negative të shumëkuptimësisë (polisemisë) dhe të sinonimisë, d.m.th. të dysorëve terminologjikë; prirja e forcimit të simetrisë në mes të tipave fjalëformues; kjo duket mjaft mirë në fushën e formimeve me parashtesa të kundërkuptimshme e mohuese dhe me temat përbërëse antonimike (p.sh. gjoksmbrojtëse-shpinëmbrojtëse, flakëhedhëse-flakëshuese etj.); prirja drejt sintetizmit, që pasqyrohet sidomos në formimet me ndajshtesim (me parashtesa e prapashtesa) dhe me kompozim (bashkim temash) që janë rrugët kryesore për pasurimin e terminologjisë ushtarake me vetë mjetet e shqipes; prirja për të ngritur në terma fjalë të leksikut të përgjithshëm dhe, anasjelltas, kalimi i shumë termave ushtarakë në leksikun e përgjithshëm si rezultat i përdorimit të tyre edhe jashtë sferës ushtarake, çka flet më së miri për bashkëveprimin dhe lidhjet e ngushta të terminologjisë ushtarake me gjuhën e përgjithshme letrare. Nga analiza e bërë për terminologjinë ushtarake dhe nxjerrja e përfundimeve të përgjthshme për gjendjen e tanishme e prirjet e zhvillimit të mëtejshëm të saj, mund të përcaktojmë edhe disa detyra për të ardhmen, siç janë: -Të thellohet puna për pastrimin e vijueshëm të kësaj terminologjie, sidomos nga anglicizmat, duke vijuar hartimin e fjalorëve terminologjikë të llojeve të forcave, të armëve dhe shërbimeve dhe duke bërë përpjekje sistematike për të ngritur më tej cilësinë e tyre. -T’i kushtohet vëmendje e veçantë studimit të problemeve teorike që dalin lidhur me njësimin (standardizimin), bashkërendimimin dhe shqipërimin e termave, me ndërtimin e funksionimin e sistemit të shkurtesave dhe hartimin e fjalorëve përkatës, me ballafaqimin e sistemeve terminologjike etj. -Puna për terminologjinë ushtarake duhet të vijojë pa ndërprerje. Model për këtë na shërben veprimtaria praktike e Agjencisë së Terminologjisë Ushtarake të NATO-s në Bruksel, ku për çdo miratim termi të ri bëhet mbledhje plenare e Komitetit të Përfaqësuesve të të gjitha shteteve pjesëmarrëse në NATO dhe pastaj pothuaj çdo vit bëhet njotimi zyrtar në formë broshure për heqjen e termave të papërshtatshëm dhe vendosjen e termave të rinj. Si në çdo fushë tjetër të jetës, të shkencës dhe të teknikës, edhe në ushtri ndodhin vazhdimisht ndryshime, futen në zbatim metoda, teknika e taktika të reja, prodhohen armë e mjete luftarake të sofistikuara e nga më të përkryerat, të cilat kanë terminologjitë e tyre. E kjo terminilogji e re që do të futet në ushtri dhe që do të zgerojë më tej sistemin e nënsistemet e saj, është e nevojshme të ndiqet, të skedohet, të studiohet dhe të futët në fjalorët përkatës terminologjikë, të cilët do të pasurohen e do të ribotohen përsëri në të ardhmen. Prandaj është detyrë e përhershme e organeve dhe e institucioneve ushtarake që, në bashkëpunim të ngushtë me sektorët përkatës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, të ndjekin hap pas hapi dinamikën e zhvillimeve në këtë sferë të terminlogjisë së sotme shqipe. -Të vijojë si edhe deri tani ndjekja e kurseve dhe e seminareve të përvitshme të terminologjisë së NATO-s, ku ne jemi të ftuar vazhdimisht, si dhe dhënia e leksioneve të termonologjisë sonë ushtarake në institucionet mësimore e shkencore të Ushtrisë.

The Beleg Masacre (1989)

 Beleg, March 29 & 30, 1999

Written by: Mr.sci.Adem Lushaj, Decan

A night filled with horror. The explosions shook the village, the screams of women filled the air and the men were forcibly separated from their families. It was March 29 and 30, 1999, when Serbian police, military and paramilitary forces landed in the villages of Irznic and Beleg, committing the most inhumane crimes. The crime had spared neither children, nor the elderly, nor the female gender. The night of March 29 and 30 was a night of horror for the citizens who were in the village of Beleg.

In retaliation for the defeats suffered by the Kosovo Liberation Army at Pozhar, Serbian forces carried out a brutal attack on the Albanian population. Women and children were forcibly deported to Albania, while men over the age of 17 were separated and disappeared without a trace. Evidence collected over the years points to torture, rape and mass executions, but the crime remains unpunished.

The testimonies of the survivors have provided clear information about some of the main perpetrators of the crime. Among them, the most mentioned are: Vula Mirčič, Zoran Đurišić

Professor Mehmet Mazrekaj, a key witness to this massacre, has also testified at the International Criminal Court in The Hague, providing incontrovertible evidence of the disappearances and executions of Albanian civilians. However, even after more than two decades, none of the criminals have been prosecuted, neither in Kosovo, nor in Serbia, nor by international justice. "I have testified three times before the International Tribunal in The Hague about the Serbian crimes committed in Beleg. We were gathered in the village of Beleg together with fellow citizens from the village of Drenoc and other villages of Deçan, Peja and Gjakova. Meanwhile, numerous Serbian-Slavic military, paramilitary and police forces, disguised in various forms, have come to the village. All the time they have been mistreating, robbing and killing us. This is proven by the fact that we still have dozens of missing citizens. They separated the men from the women. They locked the women in cowsheds. Yes, yes... the perpetrators of the crime are known, they were Zoran and Vula," Mazrekaj said in his testimony. Similar testimonies have also been given by others who were victims or witnesses of the unprecedented crime against humanity.

Neither the Hague Tribunal, nor the Special Court for Kosovo, nor the institutions of Kosovo have taken measures to shed light on this massacre. Where are the bodies of the missing? Who will be held responsible for the rapes and executions?

The families of the victims live with the double pain: the loss of their loved ones and the indifference of the institutions. War crimes do not have statutes of limitations, and silence cannot be the answer in the face of this tragedy.

Will those responsible for the Beleg massacre ever be punished? Or will this remain another crime hidden in the archives of oblivion?

  1. S.

In the village of Irznic on March 29, 1999, the following were executed: Zeqë, Tahir, Himë, Hajdin and Shkurte Dervishaj, as well as Tahir and Hajdar Dacaj. Meanwhile, in Beleg on March 29 and 30, 1999, the following were killed and disappeared: Daut Aliçkaj, Naim Vishaj, Nezir Vishaj, Hysni Binakaj, Gëzim Vishaj, Qazim Hulaj, Ali Kadrijaj, Shaban Kadrijaj, Jetmir Mazrekaj, Shaqë Binakaj, Malë Vishaj, Mujë Vishaj, Zymer Binakaj, Fatmir Vishaj, Faton Vishaj, Zenel Vishaj, Hamit Zukaj, Rexhep Neziraj, Brahim Zukaj, Hazir Zukaj, Ramë Kilaj, Smajl Ukëhaxhaj, Hajdar Mazrekaj, Nekë Binakaj, Sahit Mazrekaj, Sundim Mazrekaj, Hasan Mazrekaj, Misin Tolaj, Xhevat Tolaj, Isa Tolaj, Shaban Nitaj, Mehmet Tolaj, Haxhi Kadriaj, Arif Mazrekaj, Afrim Haderxhonaj, Bashkim Haderxhonaj, Muhamet Haderxhonaj, Xhevdet Haderxhonaj, Ali Mazreaj, Beqir Dervishaj, Tafe Dinaj and Ragip Morina.

"Engjëlli i vdekjes".osef Mengele






                        Shkruan  Flori Bruqi 


Holokausti përkujtohetkur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945.

Vlerësohet se afro 1.5 milion hebrenj evropianë janë vrarë përgjatë Holokaustit, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe gra.

Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne.



"Engjëlli i vdekjes".Josef Mengele, një mjek nga Gyncburgu kthehet në një vrasës masiv në Aushvitc. Ai arratiset në Amerikën Jugore. 


Josef Mengele (16 Mars 1911 – 7 shkurt  1979) 






Viktimat e praktikave të tmerrshme të tij vuajnë ende edhe sot. "Fytyra e tij nuk më kujtohet, vetëm çizmet që shkëlqenin nga llustra. 




  • Kur dëgjoja hapat që vinte, fshihesha poshtë dhogave ku flinim, strukesha dhe mbyllja sytë. Kujtoja se ashtu nuk do të më gjente dot," tregon Lidia Maksymowicz, kur flet për Josef Mengelen. Lidian e dërguan në Aushvic-Birkenau - në dhjetor të 1943, ajo ishte tre vjeç. Gjermanët e patën marrë familjen e saj nga rrethinat e Minskut në Bjellorusi për ta dërguar në kampin e përqëndrimit. 




Ajo nuk i ka harruar as sot pamjet e kampit ku mbërritën. Në mes të natës, platforma me dritë prozektorësh, njerëzit e SS që bërtisnin, qentë që lehnin. Familjarët ndahen nga njëri tjetri. Edhe Lidia ndahet nga e ëma dhe dërgohet në barakën e fëmijëve. Një barakë e ndërtuar me dhoga druri ku ishin vendosur radhë të gjata dërrasash mbuluar me kashtë. 





Kudo lëviznin parazitët, mbulesat ngrirë nga pisllëku. Fëmijët vuanin nga uria dhe i ftohtit. Por ata kishin më shumë frikë nga vizitat e doktor Mengeles se sa nga uria dhe i ftohti. "Engjëlli i vdekjes" shkon në Aushvic Josef Mengele është djali më i madh i Karl dhe Walburga-s, një familje sipërmarrësish nga Gyncburgu në jug të Gjermanisë.





 Ai studion mjekësi dhe antropologji. Pas përfundimit të studimeve punon në Institutin e Biologjisë Gjenetike dhe higjenës racore në Frankfurt. Në verën e vitit 1940-s ai shkon vullnetarisht të bëhet anëtar i SS-ve, krahut ushtarak të partisë naziste të Adolf Hitlerit . Tre vjet më vonë majori 32 vjeçar dërgohet në Aushvic. Ai është shumë aktiv në seleksionimin e njerëzve dhe ishte veçanërisht i interesuar për fëmijët, sidomos binjakët dhe xhuxhët. Mengele bën prova për të parë, nëse mund të ndryshohet ngjyra e syve duke bërë gjilpëra me lëndë të ndryshme ngjyrorëse. Ai bën operacione tek fëmijët pa përdorur narkoza. Ai infekton binjakët me tuberkuloz dhe tifo. Shumë fëmijë vdesin pas këtyre ndërhyrjeve. Fëmijë të tjerë vriten me qëllim. Të internuarit i japin atij emrin: "Engjëlli i vdekjes". Luftë për mbijetesë Lidia e vogël nuk shpëton dot nga Mengele.




 Ai provon tek ajo vaksinat. Mbas shumë gjilpërave ajo kthehet në gjysmë e vdekur. Kur e ëma futet fshehurazi në barakë për t' i sjellë ushqim, e gjen fëmijën pa ndjenja dhe me temperaturë të lartë që rrinte në një nga dërrasat e fjetjes. Mengele nuk ishte as ndonjë sadist i sëmurë as ndonjë nacionalsocialist fanatik, shkruan Zdenek Zofka në librin e tij "Gyncburg në kohën e nazizmit". Zdenek Zofka është historian dhe mendon se tek Mengele me siguri kishte "cinizëm të pamasë", që i jepte mundësinë që të mos i shihte viktimat si njerëz, por si "material të vdekur", si kavie. 








Mengele arratiset Në janar të 1945, pak para mbërritjes së Ushtrisë së Kuqe, Mengele ikën në drejtim të perëndimit. Me emër të ndryshuar ai fshihet në Gyncburg. Më 1949 arratiset për në Amerikën e Jugut. Familja e tij jep para për kërkimin ndërkombëtar të kriminelëve nazistë. Më 1979 Josef Mengele vdes në një aksident në një pishinë në Brazil.






 Familja e tij e mban të fshehtë vdekjen për një kohë të gjatë. Në vitin 1985 e vërteta del në publik. Me siguri që familja e tij nuk donte të dënohej për fshehjen e një krimineli dhe për mostregimin e vendqëndrimit të një personi në kërkim. Familje me ndikim të madh Mengele vinte nga familje me ndikim të madh. Karl Mengele, i ati i Josefit, ka pas drejtuar që para lufte fabrikën "Mengele & Söhne", e cila ka pas prodhuar makina bujqësore. Në nëntor 1932, Karl Mengele ia vë në dispozicion sallat e fabrikës Adolf Hitlerit për fushatë zgjedhore. Në maj të 1933 ai futet vetë në partinë naziste, NSDAP. 






Në periudhën e pasluftës bizneset ecin edhe më mirë. Karl Mengele është këshilltar në bashkinë e qytetit dhe nënkryetar bashkie. Në vitin 1952 ai merr titullin Qytetar Nderi i qytetit. Një rrugë e qytetit merr emrin e tij. Kur ndërron jetë ai, i biri Alois, i vëllai i Josefit merr drejtimin e fabrikës. 






Sot fabrika ka falimentuar. Mungesë interesi për mediat "Mengele" - thotë një grua në anën tjetër të telefonit, kur i bie numrit të telefonit të "Fondacionit Social të familjes së Dieter Mengeles". Kur i kërkon një takim ajo i jep fund bisedës menjëherë duke thënë: "Ne nuk jemi të interesuar për konktakte me median," dhe e mbyll telefonin. 







Fondacioni që është krijuar në vitin 2009 nga Dieter Mengele, i biri i Alois Mengeles, ka harxhuar deri tani një çerek milioni euro për qëllime bamirësie. Por familja nuk do të ketë të bëjë me të kaluarën. Ata nuk marrin pjesë as në Fondacionin që merret me ish-të burgosurit me punë të detyruar, as me projekte civile që kujtojnë viktimat e Josef Mengeles. Kështjellë e nazistëve apo vendlindje e rastësishme? Mbi emrin e këtij qyteti ekziston një "njollë monstruoze" thotë Rudolf Köppler, ish-kryetar bashkie në Gynzburg. 





Prej dekadash ky qytet i vogël në qendër të rajonit Schwaben është vendosur nën hijen e "Engjëllit të vdekjes", që ka lindur më 1911 në Gynzburg dhe ka jetuar atje deri në maturë. 34 vjet më parë Gynzburg shfaqet në titujt e gazetave. Në shkurt 1985, në Përkujtimoren e Holokaustit në Yad Vashem zhvillohet një "gjyq" simbolik kundër Mengeles. Para kamerave të mbijetuarit tregojnë për mizoritë e mjekut të kampit të përqëndrimit. Jehona është gjigande. Uashingtoni kërkon sërish të rishikohet rasti Mengele. 




Paratë që jepen për ta kapur arrijnë në 5 milionë dollarë. Reporterë nga e gjithë bota pushtojnë Gynzburgun, „Mengele-Town". "The town where Dr. Death still casts his evil shadow" (Qyteti, në të cilin Doktor Vdekja hedh ende hijen e tij), shkruan "Daily Express" nga Britania e Madhe. "Gynzburg nuk ka qenë kështjellë e nazizmit. Qyteti nuk është as më i keq as më i mirë se sa çdo qytet tjetër gjerman," shpjegon Köppler. 





Mengele "mund të kishte lindur kudo", thotë socialdemokrati 83 vjeçar. Ai nuk do që emri i rrugës Karl-Mengele-Straße të ndryshojë. "Kjo do të ishte të merrje hak tek familjarët, si në kohën e nazizmit", argumentonte ai. 



Qytetarët kujtojnë viktimat e Mengeles Jo të gjithë qytetarët janë të kënaqur me mënyrën se si qyteti është ballafaquar me historinë. Një prej tyre është mësuesi i gjimnazit, Siegfried Steiger. Angazhimi i tij ka bërë që të ngrihet një përmendore përkujtimore për Janusz Korczak, një pedagog polako- hebre, që është vrarë në vitin 1942 në kampin e zhdukjes në Treblinka. Në mënyrë që krimet e Mengeles të mos bien në harresë, Steigers luan që në vitin 2005 në një teatër eksperimental pjesën "Loja me zjarrin - ose Josef M. dhe ata që janë si ai". "Ne vemë me krah pas murit të gjithë mjekët që bëjnë eksperimente kriminele me njerëzit," shpjegon ai. 



Nga shoqëria civile është hedhur po ashtu ideja e ngritjes së një përmendoreje për viktimat e mjekut nazist. Në oborrin e Dossenbergerhauses është varur një pllakë përkujtimore me një citat nga Jean Améry: "Asnjë nuk i shpëton dot historisë së popullit të tij," është shkruar në të. Lidia i mbijeton Aushvitcit Lidia përjeton futjen e trupave të Ushtrisë së Kuqe në 27 janar 1945. "Në ditën e çlirimit në barakë jetonin 160 fëmijë në moshën 2 deri 16 vjeç. Unë kam jetuar më shumë se gjithë të tjerët në Aushvic," thotë ajo. Vetëm në Aushvic Birkenau kanë vdekur 200 mijë fëmijë. 




Mbas luftës Lidia u adoptua nga një familje polake. E ëma mendohej se kishte vdekur. Pesë vjet më vonë nënë e bijë bëhen bashkë sërish. 










Por frika nga Doktor Mengele mbetet. Kur fëmijët luajnë dhe bëjnë zhurmë, Lidia u thotë: "Mos bërtisni kaq shumë, se përndryshe do vijnë gjermanët." Lidia Maksymowicz mëson pas luftës të bëhet kimiste, martohet dhe ka një firmë të vetën. Jeta familjare e saj vuan nga pasojat e qëndrimit në kamp. 



"Unë nuk kam qenë në gjendje të dua vërtet dhe me sinqeritet. Nuk kam qenë në gjendje të dua fëmijët e mi, siç i do një nënë fëmijët," thotë 75 vjeçarja.













2025/03/27

E SHKRUAN ME GJAK HISTORINË E DARDANISË FENIKSAT E LIRISË :ISMET QORRAJ,AGIM KUKLECI,MUJË MEHMETAJ,DHE SALI HADËRGJONAJ NGA DECANI

         
Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi  Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë | Gazeta Telegraf



                   Shkruan: Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi , PHD.


 Në historinë më të re të Kosovës përmenden, kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981, 1997, 1998, 1999. Por, tërësisht të lëna anash janë demonstratat e 28 marsit 1989. Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë. Ka kohë, përkatësisht 26 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë. Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datëhistorike me takime të ndryshme e me vizita në familje të të rënëve dhe varret e të rënëve. Ndoshta nga shumë njerëz kjo datë është e harruar dhe i takon vetëm të kaluarës , mirëpo nëse rikthehemi mbrapa do të shohim se kjo datë ka qenë ndër pikat kyqe të qëndresës shqiptare ndaj regjimit serbo-sllav , me protesta në mbrotje të shkollës shqipe, sovranitet të shtetit të Kosovës e deri tek çlirimi i saj. Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë “në mbrojtje të shtetësisë së saj” dhe jo rrallë edhe krijesës së Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës. 

Ismet Qorraj 





Ajo po ndihmohej edhe nga vasalët, që nëpër tubime thoshin se: “Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera”! Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë, po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë. Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot “harrojnë” këtë ngjarje me peshë po ua “freskoj” kujtesën. Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rreth një milion serbë (në mesin e tyre edhe disa shqiptarë të ndershëm), duke u premtuar se Serbia do t’u dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë. Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lart, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai,kundërshtonte ndryshimet kushtetuese. Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me Kushtetutën e vitit 1974. Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës t’i merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme kushtetuese. Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme. Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës. Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës. Në Komunën e Prizrenit në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në Komunën e Deçanit u vranë katër demostrues (Ismet Qorraj, Agim Kukleci, Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj). Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës. Mirëpo,makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes. Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para. Protestuesit si në Deçan, Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëmmbi ta.Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shlivovicë të Shumadisë, ndërsa në Kosovë derdhej gjak shqiptari. Kundërshtimet sa vinin e rriteshin. Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore. Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë. Durimit po i vinte fundi. Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetjagithëpopullore (1 tetor 1997) deri tek dalja publike e UÇK-së dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po i vinte fundi. Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin tonë të okupuar nga hordhitë sllavo-çetnike serbe. Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, do ta rikujtojë28 marsin e përgjakshëm të 1989-tës ...Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë. Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date. Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: Ismet Qorrajt, Agim Kuklecit, Sali Hadërgjonajt, Mujë Mehmetaj (nga Komuna e Deçanit) si dhe Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e HajrimBadallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë. Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!

MARS I PËRFLAKUR Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj

 

Përgatiti: Flori BRUQI

      

MARS I PËRFLAKUR

Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj

 

 

 

Librin e përgatitur nga Flori Bruqi "Marsi i përflakur"  mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

 

            Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripres – Prishtinë, në pranverë 2015.

            Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj. Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.

            Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.

            Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs.

            AXHENSIONI FLORIPRES PRISHTINË

 

 

 

 

Gentjan BANAJ

 

PRANVERË

 

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë

Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej

Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë

Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej

Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan

I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë

Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit

Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap

Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi

E shpërthen bimëza të vogla loti

Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit

Me sytë drejt qiellit i luten zotit

S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet

Me hapin prej dreri dhe prushin në sy

Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat

Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi

Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët

Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë

Lojë e tyre në kundërmim lirie

Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë

 

 

 

Skënder ZOGAJ

 

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

 

Imja është piktura me sytë e përlotur

Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit

Plot zogj gjoks shpërthekuar,

Të zjarrtë dhe kryengritës

Si meteorë vezullues plot avaz

Që shpirtin e vet e bëjnë kurban

Se nuk e durojnë jetën në kafaz.

Zogj drite me flatra trëndafili

Përhapës magjik të valsit diellor

Ndër shtatë palë toke e qielli

me dashurinë hyjnore për Liri

Kundër ujqve të mallkuar e dinak

Gjithmonë të etur për gjak...

Në këngë është trimëria e zogjve

Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar

Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën

Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet

Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba

As për këlyshë të zinj bushtre

Që i ulërijnë Hënës…

Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe

Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -

Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin

Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...

 

 

 

Engjëll KOLIQI

 

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

 

Duke dëgjuar kushtrimin

Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve

Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina

Nga Bajram Curri e Idriz Seferi

Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani

Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni

O i dashuri ynë

Ismet Avdi Qorraj

Ti djaloshi i Dardanisë

Ishe i Madh

Dhe nuk e duroje më gjakatarin

Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona

Jo

Kur e pe

Se shkjau u tërbua

Ti Ismet i dashur

U ngrite në këmbë

Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane

Në Deçanin heroik

Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin

Ratë nën plumbat bum-bum

Të shkijeve fashisto-komunistë

Jetën tokësore e mbyllët

O dëshmorët e kombit tonë

Por nuk keni vdekur

Jo

Dhjetë vite mbas

Nënëlokja Kosovë

U çlirua nga kriminelët serbianë

Amaneti juaj shkoi në vend

Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie

Ne kemi qarë shumë

Për ju

Sot krenarë

Kremtojmë

E këndojmë

Me mburrje

Që ju patëm të tillë

Lavdi ju këndojmë

N’altarin dardan

Sot e përgjithmonë

 

Poezi nga libri "Marsi i përflakur"  

 

 

           

 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...