Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/12/15

Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton

 


Dy italianë, administratorë të Universitetit Wisdom në Tiranë kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të Guardia di Finanza në Itali, si arkitektë të një skeme mashtrimi me diplomat false. Nga përgjimet rezulton se zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve janë korruptuar, siç raportojnë mediat italiane, një prej tyre ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.

Në krye të skemës janë një çift të sapomartuarish, Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit, që duke përfituar nga lidhjet në Shqipëri dhe në Itali, vendosen në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin.

Mediat italiane raportojnë se të dy i dhuruan një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentes së Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar, e emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama për aktivizimin dhe përfundimin e procedurës së akreditimit të Wisdom University.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij e bukur në vendin tonë, me udhëtime, takime të rëndësishme me profesorë, zyrtarë dhe projekte universitare. Në qershor, Nino kurorëzoi martesën në një dasmë luksoze me Lucia Catalanon, ndërsa sot janë arrestuar dhe është kryer transferimi i tyre në një burg në Itali.

Të dy përfunduan pas hekurave në përfundim të operacionit të Guardia di Finanza kundër diplomave false.

Në qeli përfunduan edhe bashkëpuntorë të tyre, të gjithë italianë Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa. Përveç tyre, janë rreth tridhjetë të dyshuar si bashkëpuntorë në procedurat e pajisjes me diplomë kryesisht të studentëve italianë.

Në Shqipëri, përveç Universitetit Wisdom, çifti i italianëve ka edhe disa biznese të tjera, ndërsa në Itali Cianci dhe gruaja e tij janë aksionerë dhe drejtues të CS Consulting Group srl me seli në Foggia.

Të arrestuarit e tjerë janë pjesë e rrjetit për prodhimin e diplomave dhe specializimin apo trajnime të ndryshme, që në thelb, shërbejnë për të mashtruar studentët.

Mediat italiane kanë zbardhur pjesë nga dosja e prokurorisë, sipas së cilës Cianci kishte menaxhuar dhe organizuar “veprimtarinë kriminale dhe selinë e organizatës në qytetet Trani dhe Foggia”. Po sipas hetimeve ai “ka kryer menaxhimin e të ardhurave të paligjshme duke planifikuar dhe zbatuar ngritjen e zyrave kombëtare dhe të huaja, përfshirë ato virtuale, të kompanive që përfitojnë nga fitimet e paligjshme (Shqipëri)”.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

Lexo edhe: Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori dhurata nga italianët mashtrues të Wisdom University

Lexo edhe: Shqiponja Telhaj mori çantën Luis Vuitton për akreditimin e Universitetit Wisdom (DOSJA)

Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës.

Në një rast një viktimë ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme.

19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit.

9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë.

Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.

Një episod tjetër i raportuar në dokumentat e hetuesve ka të bëjë me një Maserati krejt të ri, që ishte blerë për të “pastruar” paratë e fituara nga çifti i administratorëve. Deri më tani, organet e prokurorisë shqiptare nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse operacioni i policisë italiane do të shtrihet deri në Shqipëri.

Paradokset e diplomave në Serbi dhe në Kosovë

Por, të njëjtin fat nuk e ka Alleksandra Zdravkoviq, serbe nga Çagllavica, në afërsi të Prishtinës, e cila ka diplomuar në Shkencat Politike në Universitetin e Beogradit dhe diplomën e së cilës e kanë njohur autoritetet në Kosovë. Përderisa Jahiu, për shkak të mospranimit të diplomës nga autoritetet serbe nuk ka arritur të punësohet në sektorin publik në shtetin ku jeton, Zdravkoviq tashmë punon në Radio Televizionin e Kosovës, që është shërbyes publik. Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se pa njohje të diplomave të universiteteve të Kosovës nga Serbia, të rinjtë nuk kanë qasje punësimi në institucionet publike. Autoritetet e Kosovës thonë se kanë bërë hapa të njëanshëm për njohjen e diplomave të sistemit arsimor universitar të Serbisë, por ky gjest nuk është çmuar nga pala serbe. Kontrast i diplomave në Serbi dhe Kosovë Jahiu ka arritur diplomën bachelor për Ekonomi, në vitin 2010, ndërkaq masterin për Shkenca Ekonomike e ka përfunduar në vitin 2017. Ai me diplomën e tij universitare nuk ka mundur të punësohet në sektorin publik në komunën ku jeton, në Bujanoc. Aktualisht punon në një kompani private në Komunën e Preshevës. Marrë parasysh që aktualisht pushtetin lokal në Bujanoc e kanë partitë shqiptare, siç thotë ai, ka pasur oferta për t’u punësuar në sektorin publik. Por, ai ka refuzuar të punojë vetëm me diplomën e gjimnazistit, pa iu njohur diploma universitare. “Kam pasur oferta që të kaloj (në sektorin publik), por për shkak se nuk më njihet shkollimi (universitar), nuk kam pranuar vetëm me shkollë të mesme. Nuk të njihet fakulteti dhe pagesat janë më të vogla. Vetëm në shtëpinë tonë, prej katër fëmijëve – vetëm vëllai i ka edhe dy vjet në mjekësi – të tjerët, tre diploma të Prishtinës, që të tria nuk njihen”, tha Jahiu për Radion Evropa e Lirë. Alleksandra Zdravkoviq, thotë se ka diplomuar në vitin 2013. Siç thekson ajo për Radion Evropa e Lirë, për ta nostrifikuar diplomën e saj në Kosovë, i është dashur vetëm një vulë nga noteri dhe më pas ka nisur punën në Radio Televizionin e Kosovës. “Kur jam kthyer në Kosovë, kam punuar në një kompani private dhe nuk më duhej diploma. Kur fillova të punoj në RTK, në vitin 2018, atëherë shkova te noteri dhe pastaj e dorëzova kopjen e vërtetuar (të diplomës). Vetëm kaq më duhej”, tha Zdravkoviq. Kamberi: Që nga 2014, nuk njihet asnjë diplomë Në nëntor të vitit 2011, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të atëhershëm teknik, kishin arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave të shkollimit universitar. Palët ishin pajtuar që nga Asociacioni Universitar Evropian të kërkohet certifikimi i diplomave të lëshuara nga universitetet e secilës palë, për përdorim nga pala tjetër, lidhur me shkollim apo punësim publik. Shaip Kamberi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë viteve 2013- 2014, përmes vërtetimit që u bëhej diplomave të universiteteve të Kosovës nga organizata joqeveritare holandeze SPARK, Qeveria e Serbisë kishte pranuar që t’i verifikonte ato diploma, për të hapur mundësi punësimi përmes atyre diplomave. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. “Së pari është dashur vërtetimi i SPARK-ut e pastaj në Beograd, Ministria e Arsimit e ka vërtetuar vetëm vërtetimin e SPARK-ut dhe jo diplomën. Por, njerëzve u ka kryer punë edhe ajo. Tash, prej vitit 2014 nuk funksionon më ajo. Nuk njihet asnjë diplomë. Shumica e diplomave të shtatë apo tetë gjeneratave, nuk njihen. Ekziston ai dekreti i qeverisë, është në fuqi, por nuk po zbatohet, sepse më nuk ka SPARK. Kur e ka përfunduar projektin, pas atyre dy vjetëve, më nuk ka vazhduar dhe ka mbetur kështu”, theksoi Kamberi. Ai shtoi që mosnjohja nga autoritetet serbe të diplomave të studentëve që kanë diplomuar në universitetet në Kosovë, ka bërë që një numër i të rinjve të migrojnë. “Pikërisht ky është ndër problemet më të rënda, sepse edhe ata që kanë pritur nga shtatë deri 10 vjet dhe nuk u janë nostrifikuar diplomat, i kanë humbur shpresat që të jetojnë më këtu. Janë larguar dhe jo vetëm që janë larguar vetë, por edhe me familje. Është një proces shumë i rrezikshëm që po kërcënon sidomos Bujanocin”, tha Kamberi. Siç thotë ai, aktualisht nuk ka statistika të sakta se sa është numri i të diplomuarve shqiptarë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilëve diplomat nuk u janë njohur nga shteti serb. Por, sipas tij, ky numër tejkalon 1.000. Rexha: Kosova ka pranuar diplomat e verifikuara Autoritetet në Kosovë thonë se për njohjen e ndërsjellë të diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Brukselit, ishte organizuar një skemë me ndërmjetësimin e Asociacionit të Universiteteve Evropiane, i cili veproi përgjatë dy vjetëve, gjatë të cilës kohë ishin njohur një numër i diplomave. Siç thotë për Radion Evropa e Lirë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës i Qeverisë së Kosovës, Xhavit Rexha, autoritetet e Kosovës, pas marrëveshjes në Bruksel për njohjen e ndërsjellë të diplomave, kanë nxjerrë një udhëzim administrativ për këtë çështje, i cili është ende në fuqi dhe zbatohet. Përveç kësaj, siç thotë ai, Kosova ka bërë një hap tutje në vitin 2015 dhe ka sjellë Dekretin për procedurat dhe kriteret për lëshimin e certifikatave për qytetarët e Kosovës, të cilët kanë mbaruar Universitetin në Mitrovicës e Veriut, i cili punon sipas sistemit të Serbisë dhe në Kosovë njihet si institucion arsimor paralel. Ilustrim SHIKONI EDHE: Pranimi i diplomave në veri, mundësi për punësim Ky dekret ishte sjellë me qëllim të krijimit të mundësive për qytetarët serbë që kanë diplomuar në këtë universitet, që të konkurrojnë për punë, për marrjen e licencave profesionale dhe për marrjen e provimeve profesionale në institucionet publike. “Lidhur me këtë, mbi 1.600 kërkesa janë trajtuar dhe janë miratuar për qytetarët e Kosovës. Pikërisht, për punësim në institucione në Kosovë, do të thotë, që t’iu hapet rruga qytetarëve të Kosovës. Ka qenë një hap i madh, i cili, natyrisht, nuk çmohet nga ana e palës tjetër (Serbisë)”, theksoi Rexha. Ilustrim SHIKONI EDHE: Universiteti i Prishtinës nuk preferohet shumë nga studentët e pakicave Procesi i verifikimit të diplomave të marra në Universitetin e Mitrovicës së Veriut lehtësohet nga Qendra Evropiane për Çështje të Pakicave (ECMI-Kosovë), e cila është autorizuar nga Qeveria e Kosovës. Alleksandar Arsiq nga ECMI, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga viti 2016, kur filloi procesi i njohjes së diplomave, kërkesa për verifikim është dorëzuar nga 1.735 të diplomuar, prej të cilëve mbi 1.650 janë aprovuar, ndërsa rreth 50 janë ende në proces verifikimi. Arsiq, megjithatë, thekson që gjatë këtij viti, dinamika e verifikimit të diplomave ka rënë. “Pandemia e koronavirusit e ka zvogëluar interesin për aplikim për shkak të pamundësisë për të ardhur fizikisht dhe për të sjellë aplikimin, për shkak të konkurrencës më të vogël për punësim. Për momentin, institucionet janë në krizë, kështu që ka më pak interes, por ka interes të vazhdueshëm për verifikimin e diplomave ”, thotë Arsiq. Ai gjithashtu shpjegon se procesi i verifikimit ose njohjes së diplomave do të zgjasë derisa Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, brenda së cilës do të zgjidhet çështja e sistemit arsimor. Njohja e ndërsjellë e diplomave, pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit Më 4 shtator të vitit 2020, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në praninë e presidentit Donald Trump, nënshkruan veç e veç zotimet për marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Një prej pikave të marrëveshjes është edhe njohja e ndërsjellë e diplomave. Deri më tash, sipas deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, zbatimi i kësaj pike të marrëveshjes në Serbi nuk ka ndodhur dhe ai thotë se është mjaft skeptik që do të ndodhë. “Informacionet gojore që i kemi pasur prej qeverisë në Beograd, por edhe në Kosovë, janë që do të kryhet shpejt. Megjithatë, kjo ‘shpejt’, në Ballkan zgjat me vite. Për momentin, nuk ka konkrete asgjë. Tash, se a është marrë administrata e re në SHBA, se cili do të jetë fati i asaj marrëveshje, a do të qëndrojë (presidenti i zgjedhur Joe) Biden pas saj ose jo, nuk dihet. Përndryshe, nëse ajo mbetet në fuqi, besoj që do të duhej të jetë një arsye e mirë që të shtyhet përpara kjo temë”, tha Kamberi. Nënshkrimi i marrëveshjes për normalizim ekonomik nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në Uashington, 4 shtator. SHIKONI EDHE: Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington? Zëvendëskryeministri i Arsimit dhe Shkencës i Kosovës, Xhavit Rexha, thotë se pas marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, autoritetet e Kosovës kanë bërë edhe një hap tjetër, sipas tij, mjaft pozitiv. “Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosova e ka bërë edhe një hap tjetër, të njëanshëm me rastin e studimeve të Ballkanistikës, që është një program i ri që pritet të futet në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku pritet të zhvillohet mësimi në gjuhën serbe, kroate dhe boshnjake. Ne me këtë rast e kemi sjellë një vendim për masa të veçanta, që mundëson punësimin e njerëzve nga rajoni, përfshirë Serbinë, Bosnjën dhe edhe Republikën Serbe atje, për nevoja të programit të Ballkanistikës”, theksoi Rexha. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 8 dhjetor, ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë garanci Kosovës, se marrëveshja e 4 shtatorit, për normalizim ekonomik me Serbinë, e arritur në Uashington, do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane.

Adil Fetahu: PSE NË KOSOVË NUK BËHET ‘VETINGU’’ I DIPLOMAVE TË DYSHIMTA?

 Adil Fetahu

Është e ditur, madje shumë herë është shkruar e publikuar për rastet dhe dukurinë ‘’kryerjes’’ së provime dhe marrjes së diplomave të fakultetit në mënyrë të paligjshme.  Kjo dukuri ka të bëjë me të gjitha nivelet e arsimit, prej shkollës fillore e deri te doktorata, varësisht se kujt për çfarë i nevojitet. Mënyrat e ardhjes deri te diploma të tilla janë të ndryshme: me ‘’dhënien’’ e provimeve të lëndëve me njoftësi, me preferenca, me paracaktimin e pyetjeve, me blerjen e punimeve të seminareve e të diplomave nga firma të cilat publikisht shpallin se përgatisin seminare e diploma të gatshme’’, me pagesë të një çmimi të caktuar. Natyrisht, pa e ndjekur procesin mësimor, pa iu nënshtrua procedurave të provimeve, pa e ditur se kah e ka derën fakulteti!

Gjithmonë ka pasur raste të izoluara të ‘’dhënies së provimeve’’ me njoftësi apo për motive tjera, por aso raste kanë qenë shumë më të rralla. Dukuria e marrjes së diplomave të fakultetit në mënyrë të paligjshme ka marrë hov sidomos prej dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Dhe kjo ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por në shumicën e vendeve të Ballkanit. Një kohë ka qenë në zë marrja e diplomave të rrejshme të fakultetit të mjekësisë në Rumani. Nga ish-republikat e Jugosllavisë, Maqedonia ka qenë në sy për korrupsionin  e përhapur në shëndetësi dhe arsim.

Prej  periudhës së luftërave në ish-Jugosllavi, dukuria e marrjes pa meritë të diplomave të fakultetit është bërë dukuri në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mali Zi, Bosnje-Hercegovinë e deri diku edhe në Kroaci. Diploma të rrejshme kanë marrë politikanë, zyrtarë e kryetar shteti (Nikolliqi në Serbi), kryetar e funksionarë tjerë të partive politike,  bznismenë, menaxherë firmash dhe deri te policët dhe portierët. Aq ishte e përhapur kjo dukuri e shëmtuar, sa që dolën barcoleta se: ‘’para dite diplomon në bachellor, e pasdite në master’’, apo tjetra: ‘’Sikur ta kisha ditur se është kaq lehtë të kryej fakultetin, do ta kisha kryer edhe shkollën e mesme’’!

Kjo dukuri jo vetëm se paraqet shkelje të normave ligjore, por është dukuri e shëmtuar e normave të etikës dhe moralit, si për ata që marrin, ashtu edhe për ata që japin dokumente të tilla. Në mënyrë të jashtëligjshme diploma marrin njerëz nga të gjitha strukturat dhe segmentet shoqërore: të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, administratës publike,partive politike, gjyqësisë. Me diploma të tilla e me njoftuesi dhe lidhje tjera, avancohen në pozita, në thirrje profesionale dhe në kategori (koeficiente) të pagave. Me diplomë të rrejshme e me librezë të partisë zënë vende pune e pozita udhëheqëse, pa kurrëfar merite as përgatitje profesionale. Ndërkaq, ata që kryejnë fakultetet me mund e meritë, nuk mund të punësohen në punët për të cilat janë përgatitur, por janë të detyruar të pranojnë çfarëdo pune tjetër jashtë profesionit.

Shtetet fqinje po e luftojnë këtë dukuri, në Kosovë as e përmendin

Në Serbi, afera e shit-blerjes së diplomave të fakultetit lidhet edhe me ish-kryetarin e atij Shteti, Nikoliqin, për të cilin është vërtetuar se ‘’ka dhënë’’ provime në Fakultetin Juridik të Kragujevcit edhe në ditët kur ka qenë zyrtarisht jashtë shtetit! Përndryshe, dukuria e shitblerjes së diplomave të Fakultetit Juridik të Kragujvcit ka shpërthyer me aferën ‘’Index’’(2019), kur Gjykata e Lartë e Smederevës i dënoi 12 profesorë të atij Fakulteti, me gjithsej 61 vje6 burgim, për shitje të diplomave dhe të provimeve. Në atë aferë, përveç tjerëve, përmenden me emër e mbiemër edhe 15 persona shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët paskan blerë diploma të doktoratës për drejtësi ose ekonomi (në vitin 2016)?! Për ironi të turpit, mediat serbe informonin se në mesin e diplomave të doktoratës së shqiptarëve nga Kosova, ka pasur tema patriotike: ‘’Kosova shtet i pavarur’’, ‘’Procesi i integrimit të Kosovës në BE’’, ‘’Roli i Prokurorit publik në procesin penal’’,etj.

 Kjo dukuri e shit-blerjes së diplomave është bërë e mundur në saje të bashkëpunimit të Universitetit të Kragujevcit me njëfar Qendre Europiane për Paqe dhe Zhvillim të KB, në qendra të ndryshme në Serbi, Bosnje  e Kroaci. Hetimet kanë vërtetuar se 44 motra medicinale kanë marrë diploma të tilla të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Kragujevcit, i cili gjoja ka zhvilluar aktivitetin mësimor në qytetin Pullla (Kroaci)! Po aty janë dhënë edhe dy diploma të doktoratës: njëra një shtetasi të Kroacisë e tjetra një shtetasi bë Bosjje-Hercegovinës. Pas kësaj afere, Kragujevci ishte qyteti i parë në Serbi, që ka vendosur të bëjë verifikimin e diplomave të të gjithë funksionarëve dhe të nëpunësve të administratës së atij qyteti, dhe për këtë qëllim ia ka dërguar Ministrisë së Arsimit 600 diploma të dyshuara për t’i verifikuar.

Diploma të dyshimta kanë dhënë edhe fakultetet e universiteteve tjera në Serbi, sidomos universitetet private në Beograd e Novisad etj. Në Universitetin privat ‘’Megatrend’’ në Beograd, diploma fakulteti kanë marrë shumë funksionarë të lartë të pushtetit qendror dhe lokal, duke filluar nga ish-ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, etj. Çmimet për diploma fakulteti varen nga lloji i fakultetit, profili profesional dhe niveli, prej bachellorit deri në doktoratë. Për shembëll, në Fakultetin e Menaxhmentit në Sremski Karllovac, çmimi i diplomës është prej 6000 deri në 10000 euro! Në Serbi diplomat blehen edhe për shkolla të mesme ,të profileve teknike dhe medicinale, me të cilat do të gjenin punë më lehtë.

Në luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar, të shitblerjes së diplomave, Republika e Malit të Zi ka bërë punën më të madhe. Duke ndjekur aferën e diplomave të rrejshme nga Serbia, në Republikën e Malit të Zi kanë ngritur fletëparaqitje penale kundër 54 punonjësve të mjekësisë të cilët kanë marrë diploma në fakultetet e Serbisë. Po verifikohen diplomat edhe të punonjësve tjerë në të gjitha e segmentet e sektorit publik. Sidomos janë në shnjestër diplomat e Universitetit të Beogradit, Novisadit, Tutinit dhe të Mitrovicës (universiteti paralel serb, në Kosovë). Thonë se së paku 25000 punonjës të sektorit publik në Mal të Zi kanë diploma të rrejshme! Janë përgatitur edhe 300 fletëparaqitje tjera për raste të tilla. Prokuroria publike e shtetit ka formuar 70 lëndë penale të kësaj natyre. Edhe në tetor të këtij viti (2025) ka pasur fletëparaqitje penale për falsifikim ose diploma të rrejshme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikën së Kroacisë ka bërë verifikimin e 75000 diplomave të të punësuarve në sektorin e arsimit, prej të cilave 10% kanë dalë të paligjshme. Janë zbuluar raste, kur mësimdhënësi ka punuar 20 vjet, me diplomë të rrejshme. Janë vërtetuar 27 diploma dhe 33 dëftesa të rrejshme në mesin e punonjësve të arsimit. Është vërtetuar se 90 femra dhe 21 meshkuj, në arsim ose shëndetësi kanë punuar me diploma të rrejshme. Ministria e Arsimit e asaj Republike u ka dërguar shkollave dhe universiteteve Udhëzimin për verifikim të diplomave, dhe  u ka rekomanduar edhe ministrive tjera që në resorët e tyre të bëjnë verifikimin e diplomave e çertifikatave të rrejshme apo të falsifikuara.

Në Shqipëri më shumë zhurmë bëhet fjalë për nostrifikimin e diplomave dhe çertifikatave të lëshuara nga institucionet e hueja, sesa për problemin e lëshuarjes së diplomave të rrejshshme nga institucionet e vendit. Ndërkaq, është evidente se në universitetet private, por edhe ato publike, ka pasur raste të shumta të shitblerjes së diplomave, për nivele e profile të ndryshme. Përmendet në mënyrë të posaçme Kolegji universitar ‘’Wesdom’’, dhe Universiteti privat ‘Kristal’’, të  Tiranës, të  përfshirë në dukurinë e shitjes së diplomave false. Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë të atij  Universiteti ka shitur 170 diploma e certifikata të rrejshme për stomatologë, motra medicinale, infermierë. ‘’Insajderi’’ (2016) bënte të ditur se mbi 220 diploma të Universitetit ‘’Kristal’’ të Tiranës, nuk do t’iu njihen si valide qytetarëve të Kosovës. Bëte të ditur se ato janë blerë me çmime nga 4500 deri 5000 euro për çdo vit fakulteti. Ai dhe 17 universitete tjera private u mbyllën, pasi  u vërtetuan kepërdorime dhe nuk iu dha licenca për punë.

Po në Kosovë, ku jemi me ‘’vetingun’’ e diplomave?

 Në janar (16 janar) të vitit 2021, unë e botova një shkrim në disa media, të titullaur: ‘’Një veting diplomave të dyshimta të arsimit të lartë’’. Atë shkrim timin e mori dhe botoi edhe ‘’Fokus-i’’. Asnjë reagim i institucioneve të shtetit as i universiteteve publike as private ndaj atij shkrimi. Asnjë veprim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në lidhje me këtë problem. E dihet fare mirë se një numër i madh i njerëzve kanë zënë punë e pozita me diploma të rrejshme, diploma të blera ose të marruna në mënyra tjera të paligjshme, qoftë nga universitetet dhe kolegjet private ose atyre publike të Kosovës, qoftë nga ato të vendeve fqinje. Në këtë mënyrë kanë degradua autoritetin e arsimit, profesionalizmit dhe meritokracisë. Jam i indinjuar ndaj atyre njerëzve, të cilët pa kurrëfar mundimi  as merite marrin diplomë fakulteti, masteri a doktorate, kapardisën e shesin mend, ua zënë vendet e punës dhe pozitat atyre të cilët me mund e mërit i kanë fituar diplomat e tyre. Të mos flasim për pasojat e punës së të diplomuarve të rrejshëm, qoftë në arsim, në shëndetësi, në administratë, në gjyqësi, në politikë. Me njerëz të tillë, shoqëria kosovare nuk mund të  lëvizë përpara në asnjë segment. Prandaj, Ministria e Arsimit, universitetet dhe organet tjera (policia, prokuroria, gjyqësori) duhet të merren me këtë problem, t’i ndalet hovi, të  anulohen diplomat dhe të dënohen të gjithë akterët e përfshirë në këtë dukuri të shëmtuar.

Sadik Halitjaha: GJYKATA SPECIALE PJELLË SERBO-SLLAVE

 Sadik Halitjaha

Mamia e lindjes së kësaj gjykate  ishin aleatët dhe lidershipi i Kosovës!

Okupatorët serb nuk mund të pajtohen me humbjen e luftës në Kosovë dhe humbjen e Kosovës!
Edhe pse u detyruan me u largu nga Kosova, ata fizikisht e patën të pamundur të vazhdojnë në Kosovë, prandaj të detyruar ikën, por me të gjitha mënyrat ata vazhduan me Kosovën. Brenda Kosovës ruajtën kolonën e pestë, spiunët, udbashët, bashkëpunëtorët si ato serbe, po ashtu edhe nga radhët e shqiptarëve dhe të njerëzve të rekrutuar e bashkëpunëtor me UNMIK-un dhe EULEX-in. Shumë nga përkthyesit u lidhën me UNMIK e EULEX edhe për t’u rehabilituar, ishin shumë të përshtatshëm me iu shërbye të huajve ky lloj! Serbia pa shërbimet e kolaboracionistëve shqiptarë nuk do të arrinte t’i sajonte të gjitha këto akuza të konstruktuara për Gjykatën Speciale!

Shumica nga këta përkthyes nuk e bënë ndershëm punën, por i dëmtuan shqiptarët dhe spiunuan në favor të Serbisë! Serbia investoi shumë me e mbajt Kosovën me vargoj të dukshëm e të padukshëm, e vendosur të mos heqë dorë kurrë nga Kosova, shfrytëzoi pakicën serbe dhe kishat, faltoret e tyre; këto u përdorën si arsye për t’u rikthyer herë pas here me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it!
Këto rikthime e ri kontaktime nuk i lanë të shuhen bashkëpunëtorët dhe spiunët, përkundër e fuqizuan rrjetin si në bashkëpunim me Serbinë, ashtu edhe me UNMIK-un!

Me kolonën e pestë Serbia jo veç që arriti t’i fshehë gjurmët e krimit dhe të gjenocidit në Kosovë, por riinstaloi rrjet të ri të freskuar me BIA-n dhe pagoi miliona për ta rikthyer Kosovën, në vazhdimësi duke e quajtur shtet të rremë, me qeverisjen e Kosovës të përkohshme, si dhe duke e quajtur administratën e UNMIK-ut të përkohshme, gjithnjë duke shpresuar në kolonën e pestë që është mjaft e shtrirë ndër shqiptarët pro-serb!

Kauza e tyre: Kosova e Metohia janë tokë e Serbisë, dhe ata thonë se e kemi tokë tonën me Kushtetutë!

Kjo u mor me dhunë dhe do t’i rikthejmë me dhunë, herë do kur sa t’u jepet mundësia, gjithnjë tuj shpresuar në tërheqjen e KFOR-it dhe sidomos të Amerikës!
E krahasojnë me tërheqjen që e bëri Amerika nga Afganistani!

Për t’ju konfirmuar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme dhe të sigurt në këtë bindje, vet e dërguan në GJND dhe këtu iu dështoi! GJND e aprovoi si të drejtë shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
Serbia provoi përmes dialogut në Vjenë, dhe të mos e njohë projektin e Ahtisarit!

Kërkoi edhe gjashtë pika Ahtisari plus, edhe pse lidershipi i Kosovës nuk duhej të binte në grackën serbe; për t’u yshtur nga miqtë e Serbisë dhe nga kolaboracionistët e brendshëm, dalë nga dalë rrëshqitën në dialog teknik, më vonë edhe dialog politik, sa që kaluan deri te rindarjet territoriale, çdo fshat i banuar me serb, apo dy e tre fshatra t’i bashkojnë të krijojnë komuna një etnike serbe!

Pastaj ky lidership i yni miop e i etur për karrierë dhe pasuri, pranuan edhe FUSNOTËN dhe pranuan dialogun për bashkimin në një administrim të përbashkët të serbëve në veri, të quajtur asociacion!

Pas kësaj gjendjeje Serbia filloi t’i kthejë në ç ‘njohje shtetet që na njohën Kosovën, si dhe ruajti katër aleatë në NATO, si dhe gjithsej nga ta pesë në BE.
Këta mos njohës të bëhen pengesë e pakapërcyeshme e mosnjohjes së Kosovë!

Serbia e mësuar me gllabërimin e tokave tona në këto 150 vitet e fundit, nga Nishi deri në Prizren, tani janë të verbuar nga ky edukim kishtar e pan-sllav; këta nuk mund të pajtohen me rikthimin e Kosovës në lirinë e shqiptarëve të pushtuar nga 1877!

Këta serbët me ndihmën e rusëve dhe bazuar në planet shfarosëse të Akademisë shoviniste serbe, si dhe projektuesve të shfarosjes së shqiptarëve sipas
– Ilia Garashaninit – e të tjerëve!

Shpikën kurthin (planin) se UÇK-ja paska trafikuar organe njerëzore gjatë luftës!

Pasi i bënë të gjitha përpjekjet ta quanin UÇK-në si islamiste, terroriste, ka blerë armë me drogë, ka bërë kontrabandë e shumëçka tjetër, Serbia e ka shpikur
– shitjen e organeve njerëzore –
dhe për këtë pagoi shumë miliona Dick Martyn, dhe ky ngriti akuza në Këshillin Europian, ku kishte mjaftueshëm pro-serbo-sllav dhe i kaloi rezolutat për t’i hulumtuar këto krime të pretenduara dhe për këtë të bëhej një Gjykatë Speciale!
Edhe aleatët e përkrahën këtë në mbështetje të Evropës, në këtë rast pro-serbe!
As Amerika nuk e ka logjikuar se është krejt sajesë e Serbisë me e kriminalizu UÇK-në dhe aleatët, si bashkëfajtorë në bashkëveprim me “kriminelët”, kështu që një “luftë me kriminelë e kanë okupuar Kosovën, një pjesë të Serbisë”. Serbia përpiqet t’i krijojë kushtet për ta rikthyer Kosovën nën Serbi, si dhe të detyrohen aleatët t’i kërkojnë falje pse u granatua Serbia!

Kjo mendësi po e mban Serbinë në përpjekje të vazhdueshme gjithmonë tuj thanë: Kosova zemra e Serbisë, djep i kulturës serbe! Këtë edukim kisha-sllave e kultivojnë çdo ditë, pa e kujtuar realitetin që serbo-sllavët u shtrinë duke i pushtuar tokat dardane! Ata janë këtu nga shekulli XIII, Perandoria e Nemanjiqëve shtrihet në tokat tona të Kosovës së sotme!
Edhe më vonë serbët barbarë bënë djegie e pastrime etnike, vranë, prenë e bënë gjenocid mbi shqiptarët!
Kjo logjikë me këtë mendësi, serbët e Serbisë synojnë me çdo mënyrë e në çdo kohë ta ripushtojnë Kosovën!

I mbajtën gjallë strukturat paralele dhe bllokadat në veri të Kosovës, rojat e urës, sa edhe organizuan kryengritje dhe përdorën banda ushtarake të përgatitura, të ushtruara e të armatosura nga Serbia, për ta marrë me luftë veriun dhe për ta fut në provë KFOR-in; këta KFOR-i nëse nuk reagojnë dhe nëse do të ishin pasivë,
Serbia me ushtri me e provua okupimin e tërë Kosovës!

Kur nuk ia dolën, vazhduan aty ku e kishin filluar më parë: me diskreditime politike! Dick Marty u dështoi, por gjykata mbeti dhe vazhdoi me akuzat e kompletuara e të konstruktuara nga Serbia!

Ta kuptonin krejt dhe drejt këtë qëllim të Serbisë e të Rusisë, sidomos aleatët tanë, nuk do të bënin presion që të bëhej Gjykata. Me siguri ata menduan që do të zhvillohen disa hetime individuale dhe të rangut të ulët, si dhe do të tregohej e vërteta duke e ditur të pafajshme UÇK-në!

Kështu u bindën edhe krerët e shtetit dhe i dhanë zor maksimalisht deri sa arritën ta kalonin në Parlament, sa që bënë edhe ndërhyrje në ligje kushtetuese për ta legjitimuar realisht, për t’ia dhënë krejt të drejtën juridike Gjykatës Speciale nga ato themelore deri te ato kushtetuese!

Kështu krerët i bënë edhe me presion ndaj të tjerëve duke qenë të bindur apo të garantuar se nuk kapen ata nga gjykata, por disa individë nga rangu i komandantëve të zonave e poshtë!

Kjo nuk ndodhi kështu, sepse Serbisë po i duhej kriminalizuar tërë luftën dhe me e goditur Kosovën me goditje fatale! Nga akuza e trafikimit të organeve njerëzore në atë

– NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE –

Kur e emëruan kështu u përfshirë e tërë UÇK-ja, si dhe goditjen mortore po duan me ja dhanë Kosovës!

Nëse do të arrijnë me përmbyllë me këtë emërtim e me u dënuar të akuzuarit, krerët e shtetit e të luftës, po fajësohet lufta dhe aleatët!
Si dhe duan me e kontestuar si të paligjshëm, të gabuar dhe të padrejtë shtetin e Kosovës!

Prandaj institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, tanë diplomacia, të bëjnë krejt ç ’është e mundur për të mos lejuar Gjykatën të marrë vendim të gabuar me këtë emërtim, me këtë thirrje:

– NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE –!

Këtu Serbia e ka bërë sikur ai që kishte vjedhë dhe u thoshte të tjerëve: kapni hajnin!

Prandaj nuk duhet lejuar të ndodhë kjo padrejtësi sa nuk është bërë tepër vonë!

Të akuzuarit u mashtruan në strategjinë e imponuar nga mbrojtësit – avokatët.

Avokatët de jure mbrojtës, de facto hetues–prokuror për klientët e tyre!

Nëse tani nuk ndërhyjnë avokatët dhe vet të akuzuarit që të bjerë emërtimi i aktakuzës, me këtë emërtim që e ka, e keqja është e pariparueshme për Kosovën dhe për të akuzuarit!

Duhet kuptuar se nuk është çështje individësh 4, 10 apo 15 të akuzuar apo dënuar!
Kjo e keqe e rëndë, e madhe, e pariparueshme godet Kosovën dhe aleatët!

Kjo gjykatë do të mësohet në historinë e drejtësisë nga studentët botërorë si padrejtësi e pashembullt!

Uroj që çlirimtarët të mbrohen si duhet dhe të dalin faqebardhë, të padënuar!

Tani, kur kanë mbetur edhe pak ditë ta thonë fjalën e vet mbrojtja dhe të akuzuarit, që përfundon çdo gjë më 14 shkurt 2026, të mos presim, të mos ia lëmë spontanitetit dhe fatit, se nuk rikthehet kurrë mundësia që duhet bërë Kosova!

Kjo është luftë me e mbrojt luftën!

05 dhjetor 2025

Ballkani në Rrezik: Vuçiç, Rusia dhe sfida ligjore ndërkombëtare për Kosovën dhe rajonin

         Akademik  Prof.Isuf B. Bajrami 




 Në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar te konflikti në Ukrainë dhe tensionet globale, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë e ndjeshme strategjikisht dhe juridikisht. Deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç pranë bazave ushtarake kufitare dhe raportimet se qindra shtetas serbë po luftojnë në Ukrainë nën flamurin rus, nuk janë thjesht fenomene politike – ato përfaqësojnë një strategji destabilizuese me implikime të drejtpërdrejta për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe të rajonit. Ky shkrim synon të analizojë rreziqet, implikimet ligjore dhe ndërkombëtare, si dhe situatën në rajone të tjera të ndjeshme si Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku, dhe të ofrojë rekomandime për zgjidhjen alternative të problemeve. Implikimi i Vuçiç dhe ndikimi serbo-rus Deklaratat e Vuçiç pranë bazave ushtarake dhe narrative të tjera publike shërbejnë për: Konsolidimin e bazës politike nacionaliste brenda Serbisë dhe mobilizimin e opinionit publik në funksion të “rikthimit të territoreve të humbura”. Mesazhe kërcënuese ndaj komuniteteve jo serbe dhe institucioneve kosovare, duke krijuar presion mbi autoritetet ndërkombëtare. Normalizimin e konfliktit të ardhshëm mbi territoret e humbura, duke cënuar parimet e Karta e Kombeve të Bashkuara (OKB), Neni 2(4), që ndalon përdorimin e forcës [1]. Nga këndvështrimi juridik, këto veprime përputhen me instrumente ndërkombëtare si: Konventat e Gjenevës (1949, protokollet e Shtesë I dhe II) mbi mbrojtjen e civilëve [2]. Neni 51 i Karta e OKB-së mbi të drejtën e vetëmbrojtjes [3]. Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961), duke ndaluar ndërhyrjen e jashtme në çështje të brendshme të shteteve [4]. Situata në rajonet përreth Kosovës Lugina e Preshevës (Serbi jugore) Lugina e Preshevës, me shumicë shqiptare, mbetet e ndjeshme ndaj narrativave destabilizuese serbe dhe ndikimit rus: Presioni mbi komunitetet shqiptare rrit rrezikun e tensioneve etnike dhe politikave segreguese. Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, siç përcaktohet në Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), mund të përforcojnë narrative se komuniteti ndërkombëtar nuk është i përkushtuar për mbrojtjen e pakicave [5]. Kërcënimet ndaj integritetit territorial të Kosovës shpien në rrezik të përshkallëzimit rajonal. Maqedonia e Veriut Pjesë të komunitetit serb dhe ndikimet politike nga Beogradi mund të ndikojnë në çështje të komuniteteve lokale dhe marrëdhënie etnike. Presioni politik mbi Maqedoninë e Veriut mund të sfidojë parimin e mosndërhyrjes dhe stabilitetin rajonal, duke cënuar marrëveshjet e Prespës (2018) për normalizimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe integrimin në BE/NATO [6]. Sanxhaku (Serbi dhe Mali i Zi) Sanxhaku, me një komunitet të konsiderueshëm boshnjak dhe shqiptar, është i ndjeshëm ndaj retorikave nacionaliste dhe ndikimeve paramilitare nga Serbia. Rikthimi i individëve të trajnuar në konflikte të tjera, nën influencën e Rusisë, mund të përbëjë rrezik për rendin dhe sigurinë lokale, duke sfiduar Konventën e Gjenevës dhe Ligjin Ndërkombëtar Humanitar [7]. Rreziqet konkrete për Kosovën dhe rajonin Destabilizim i veriut të Kosovës dhe rajoneve përreth: Rikthimi i individëve të trajnuar në luftë mund të integrohet në rrjete paramilitare, duke shkelur Kodin Penal të Kosovës dhe Ligjet Ndërkombëtare Humanitare [8]. Presion diplomatik dhe juridik mbi Perëndimin: Narrative që paraqesin Kosovën si subjekt i diskutueshëm, mund të sfidojnë njohjen ndërkombëtare dhe parimin e mosndërhyrjes [9]. Normalizim i ideve të konfliktit dhe tensioneve etnike: Retorika e Vuçiç mund të ndikojë në komunitetet serbe dhe shqiptare në rajon, duke sfiduar Konventat e Gjenevës dhe të drejtat e pakicave [10]. Përdorimi i Rusisë si mburojë strategjike: Rusia forcon qëndrimet agresive të Beogradit dhe destabilizon rajonin duke shkelur Rezolutat e OKB-së [11]. Rekomandime për Perëndimin dhe KFOR Monitorim i vazhdueshëm nga KFOR, EULEX dhe ambasadat e SHBA/BE mbi indikatorët e hershëm destabilizimi në Kosovë dhe rajone përreth [12]. Përforcim i prezencës preventive në veri të Kosovës, Luginën e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Sanxhak. Dialog diplomatik i koordinuar me Beogradin dhe Shkupin, për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe mbrojtjen e komuniteteve pakicë. Kundër-dezinformim i saktë dhe i koordinuar mbi narrative destabilizuese. Përgatitje e planeve emergjente për reagim të shpejtë dhe koordinim me NATO HQ dhe trupat e reagimit të shpejtë. Mbështetje e institucioneve lokale për forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin e komuniteteve pakicë [13]. Rrzyme për mbyllje Ballkani nuk mund të injorohet. Narrativë destabilizuese, simbolika politike e Vuçiç dhe ndikimi i Rusisë nuk janë thjesht sfida politike – ato janë kërcënime reale për stabilitetin rajonal dhe për rendin ndërkombëtar. Kosova dhe rajonet përreth kanë treguar se janë partnerë të besueshëm për paqen dhe sundimin e ligjit. Por pa veprim të koordinuar, monitorim të vazhdueshëm dhe kundër-narrativë të fuqishme, rreziku për përshkallëzim nuk mund të nënvlerësohet. Veprim proaktiv dhe i koordinuar është thelbësor për sigurinë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Fusnota ligjore dhe referencat ndërkombëtare [1]: Article 2(4), Karta e Kombeve të Bashkuara – ndalimi i përdorimit të forcës. [2]: Konventat e Gjenevës, 1949; Protokollet e Shtesë I dhe II mbi mbrojtjen e civilëve. [3]: Neni 51, Karta e OKB-së – e drejta e vetëmbrojtjes. [4]: Konventa e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike, 1961. [5]: ICCPR – Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike. [6]: Marrëveshja e Prespës, 2018. [7]: Ligjet Ndërkombëtare Humanitare dhe Konventat e Gjenevës mbi armatimin paramilitar. [8]: Kodi Penal i Kosovës dhe Ligjet Ndërkombëtare Humanitare. [9]: Advisory Opinion, ICJ, 2010, mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. [10]: Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Pakicave Kombëtare, 1992. [11]: Rezoluta të OKB-së mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. [12]: EULEX Kosovo, Security Assessment Reports, 2024-2025. [13]: ICCPR dhe ICESCR – Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Vendi i Lekës; 15.12.2025 ENGLISH The Western Balkans at Risk: Vučić, Russia, and International Legal Challenges for Kosovo and the Region Isuf B.Bajrami While international attention often focuses on the war in Ukraine and global tensions, the Western Balkans remain a highly sensitive strategic and legal zone. Statements by Serbian President Aleksandar Vučić near military bases along the Kosovo border, coupled with reports of hundreds of Serbian citizens fighting in Ukraine under the Russian banner, are not mere political gestures—they represent a destabilizing strategy with direct implications for Kosovo’s sovereignty and regional security. This writing analyzes the risks, legal implications, and international frameworks relevant to Kosovo, as well as situations in other sensitive areas such as North Macedonia, the Presevo Valley, and Sandzak, while offering recommendations for alternative problem solving. Vučić’s Implications and Serbo-Russian Influence Vučić’s public statements and military symbolism serve several strategic purposes: Consolidating a nationalist political base within Serbia and mobilizing public opinion around the idea of “recovering lost territories.” 2. Sending threatening signals to non-Serbian communities and Kosovo authorities, creating pressure on international actors. Normalizing the idea of future territorial conflict, violating the principles of the UN Charter, Article 2(4), which prohibits the use of force against the territorial integrity of states [1]. From a legal perspective, these actions intersect with several key international instruments: The Hague Conventions (1907) and the Geneva Conventions (1949, Additional Protocols I & II), governing conduct in armed conflicts and civilian protection [2]. Article 51 of the UN Charter, outlining the right to self-defense [3]. The Vienna Convention on Diplomatic Relations (1961), prohibiting external interference in domestic affairs of states [4]. Situational Analysis in the Wider Region Presevo Valley (Southern Serbia) The Presevo Valley, predominantly Albanian, remains vulnerable to Serbian destabilizing narratives and Russian influence: Pressure on Albanian communities increases the risk of ethnic tensions and discriminatory policies. Violations of human and minority rights, as enshrined in the International Covenant on Civil and Political Rights (ICCPR), reinforce narratives of international neglect [5]. Threats against Kosovo’s territorial integrity escalate regional security risks. North Macedonia Serbian influence over local Serbian communities and political actors could affect inter-ethnic relations. External pressures may challenge the principle of non-intervention and regional stability, undermining agreements such as the Prespa Agreement (2018), which normalized relations with Greece and supported EU/NATO integration [6]. Sandzak (Serbia and Montenegro) Sandzak, with significant Bosniak and Albanian populations, is susceptible to nationalist rhetoric and paramilitary influence from Belgrade. Returning fighters under Russian influence could pose risks to local law and order, violating the Geneva Conventions and International Humanitarian Law [7]. Concrete Risks for Kosovo and the Region Destabilization of northern Kosovo and neighboring regions: Returning fighters may integrate into paramilitary networks, violating Kosovo’s Criminal Code and International Humanitarian Law [8]. Diplomatic and legal pressure on the West: Coordinated narratives portraying Kosovo as a disputed entity may challenge international recognition and the principle of non-intervention [9]. Normalization of conflict ideology and ethnic tensions: Vučić’s rhetoric may influence Serbian and Albanian communities in the region, contravening Geneva Conventions and minority rights protections [10]. Use of Russia as a strategic shield: Moscow strengthens Belgrade’s aggressive stances and undermines regional stability, violating UN resolutions [11]. Recommendations for the West and KFOR Continuous monitoring by KFOR, EULEX, and Western embassies of early indicators of destabilization in Kosovo and surrounding areas [12]. Strengthening preventive presence in northern Kosovo, the Presevo Valley, and Sandzak. Coordinated diplomatic dialogue with Belgrade and Skopje to ensure compliance with international law and protect minority communities. Accurate and coordinated counter-disinformation targeting destabilizing narratives. Emergency response planning in coordination with NATO HQ and rapid reaction forces. Support for local institutions to strengthen rule of law and integrate minority communities, in line with international human rights conventions [13]. Conclusion The Western Balkans cannot be ignored. Destabilizing narratives, Vučić’s political symbolism, and Russian influence are not merely political challenges—they are real threats to regional stability and the international order. Kosovo and neighboring regions have demonstrated reliability as partners for peace and the rule of law. However, without coordinated action, continuous monitoring, and strong counter-narratives, the risk of escalation cannot be underestimated. Proactive measures are essential for the security of the entire Western Balkans. Legal Footnotes and International References [1]: Article 2(4), UN Charter – prohibition of use of force. [2]: Geneva Conventions, 1949; Additional Protocols I & II. [3]: Article 51, UN Charter – right of self-defense. [4]: Vienna Convention on Diplomatic Relations, 1961. [5]: ICCPR – International Covenant on Civil and Political Rights. [6]: Prespa Agreement, 2018. [7]: International Humanitarian Law and Geneva Conventions on paramilitary activity. [8]: Kosovo Criminal Code and International Humanitarian Law. [9]: Advisory Opinion, ICJ, 2010, on the Unilateral Declaration of Independence of Kosovo. [10]: International Convention on the Protection of the Rights of National Minorities, 1992. [11]: UN resolutions on international peace and security. [12]: EULEX Kosovo, Security Assessment Reports, 2024–2025. [13]: ICCPR and ICESCR – International Covenant on Economic, Social, and Cultural Rights. The Land of Leka; 15.12.2025

Gazetar rumun Liviu Alexa ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama paguan 7 mijë euro në muaj për konsulencë ish shefin e diskretituar të shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea.


"Charles McGonigal ishte kreu i Kundërzbulimit në FBI, një gjuetar spiunësh. Epo, edhe amerikanët e arrestuan pasi e kapën duke i shitur “konsulencën” kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Në aktakuzën e prokurorëve amerikanë, ka edhe një emër interesant për njohësit: Dorian Ducka, “këshilltari” i kryeministrit të Shqipërisë, është mik shumë i mirë me Florian Coldean për bizneset e pista. Po sikur t’ju ​​thosha se zoti Coldea “konsulton” edhe kryeministrin e Shqipërisë për shumën prej 7000 eurosh në muaj," shkruan gazetari Liviu Alexa. Ish shefi i shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea, i njohur ndryshe edhe si Gjenerali i Zi, është vënë nën masë kufizuese nga prokuroria rumune për shkak të dyshimeve se është i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion. Sipas mediave rumune, Coldea ka ndihmuar operacionet e një rrjeti ndërkombëtar trafiku të drogës Meksikë-Shqipëri-Rumani duke shfrytëzuar edhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare. Sipas këtyre mediave, Coldea po hetohet edhe nga FBI-ja amerikane për shitje të informacioneve sekrete, të cilat kanë dëmtuar SHBA-në. Këtë të premte Coldea u paraqit në zyrat e autoriteteve rumune për të njohur me masën e ndalimit të daljes jashtë vendit për 60 ditë, teksa hetimet vazhdojnë. Deri më tani qeveria shqiptare nuk ka reaguar për akuzat e rënda të publikuara nga mediat rumune, të cilat pretendojnë se Coldea ka patur marrëdhënie të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë.

Prostituta dhe shampanjë në këmbim të tenderave/ Nuk mbarojnë skandalet e pronarit të Eco Tirana, GDF kontrollon drejtorin e AMIA-s

 Verona s.p.a Ennio Cozzolotto dhe një nga bashkëpunëtorët e tij janë përfshirë në një maksi hetim nga Guardia di Finanza e Reggio Emilias për korrupsion dhe shfrytëzim prostitucione. Hetimet kanë të bëjnë me parregullsi të pretenduara në dhënien e drejtpërdrejtë të kontratave publike ekskluzivisht për një kompani nga Reggio Emilia që operon në sektorin e depozitimit të mbetjeve. Shoqërime, dhurata dhe shampanjë në këmbim të kontratave të manipuluara është hipoteza akuzuese. Nga hetimet u caktuan 5 masa sigurie (një arrest shtëpie dhe katër masa ndaluese), nga të cilat tre zyrtarë publikë. Kontratat publike të besuara drejtpërdrejt kompanisë nga Reggio Emilia të quajtur "Ecologia soluzione ambiente Spa" u identifikuan në kontekstin e shërbimeve të kërkuara nga disa kompani komunale që operojnë në Toskanë, Veneto dhe Lombardi dhe 10 persona janë nën hetim për këto sjellje. Sipas Guardia di Finanza, Cozzolotto dhe bashkëpunëtori i tij, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kishin favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë "Ecologia soluzione ambiente Spa of Reggio", duke prishur procedurat administrative. U kontrolluan zyrat e të dyve, si dhe shtëpitë e tyre. Në qendër të hetimit, është në veçanti, një tender i dhënë në mënyrë “direkte” duke caktuar një kontratë me një çmim fillestar prej 180 mijë euro. Sipas Guardia di Finanza, sipërmarrësi i Reggio Emilia dyshohet se ka përdorur forma të ndryshme korrupsioni, si donacionet e parave, dhuratat e vazhdueshme përtej përdorimeve normale, mikpritja në hotele apo vila private, pagesa dhe pritje në favor të zyrtarëve publikë, organizimi i darkave me praninë e prostitutave, biletat e ndeshjeve të futbollit, dhënien e kuponëve të benzinës, punë me pagesë jashtë punësimit publik. Si rrjedhim, sipërmarrësi u akuzua edhe për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit për përdorimin e disa shoqëruesve si mjet korrupsioni. Eco Tirana Ennio Cozzolotto është drejtor i AMIA Verona s.p.a, shoqërisë së mbetjeve të kontrolluar nga Bashkia e Veronës. Deri pak muaj më parë AMIA Verona ka qenë indirekt pronare e rreth 12.5 për qind të aksioneve të Eco Tirana, përmes aksioneve që zotërontë në shoqërinë AGSM Holding ALBANIA. Kjo nuk është hera e parë që Cozzolotto hyn n radarin e drejtësisë italian. Në vitin 2020 ai u arrestua si pjesë e skandalit të Ndraghetas që përfshiu Bashkinë e Veronës dhe ish kryebashkiun e atëhershëm Flavio Tossi. Por pas arrestit, akuzat ndaj Cozzolottës ranë në apel. Si rrjedhim ai u kthye sërish në drejtim të AMIA Verona S.p.a, post të cilin ka vazhduar ta mbajë deri më tani. Por kohët e fundit Cozzolotto dhe AMIA Verona janë vënë sërish nën hetim nga prokuroria italiane për korrupsion me tenderat publikë në Bashkinë e Veronës, ndërkohë që në Tiranë biznesi i Eco Tirana vazhdon si normalisht duke fituar 1-1.5 milionë euro neto nga taksapaguesit shqiptarë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...