Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/12/15
Paradokset e diplomave në Serbi dhe në Kosovë
Adil Fetahu: PSE NË KOSOVË NUK BËHET ‘VETINGU’’ I DIPLOMAVE TË DYSHIMTA?

Është e ditur, madje shumë herë është shkruar e publikuar për rastet dhe dukurinë ‘’kryerjes’’ së provime dhe marrjes së diplomave të fakultetit në mënyrë të paligjshme. Kjo dukuri ka të bëjë me të gjitha nivelet e arsimit, prej shkollës fillore e deri te doktorata, varësisht se kujt për çfarë i nevojitet. Mënyrat e ardhjes deri te diploma të tilla janë të ndryshme: me ‘’dhënien’’ e provimeve të lëndëve me njoftësi, me preferenca, me paracaktimin e pyetjeve, me blerjen e punimeve të seminareve e të diplomave nga firma të cilat publikisht shpallin se përgatisin seminare e diploma të gatshme’’, me pagesë të një çmimi të caktuar. Natyrisht, pa e ndjekur procesin mësimor, pa iu nënshtrua procedurave të provimeve, pa e ditur se kah e ka derën fakulteti!
Gjithmonë ka pasur raste të izoluara të ‘’dhënies së provimeve’’ me njoftësi apo për motive tjera, por aso raste kanë qenë shumë më të rralla. Dukuria e marrjes së diplomave të fakultetit në mënyrë të paligjshme ka marrë hov sidomos prej dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Dhe kjo ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por në shumicën e vendeve të Ballkanit. Një kohë ka qenë në zë marrja e diplomave të rrejshme të fakultetit të mjekësisë në Rumani. Nga ish-republikat e Jugosllavisë, Maqedonia ka qenë në sy për korrupsionin e përhapur në shëndetësi dhe arsim.
Prej periudhës së luftërave në ish-Jugosllavi, dukuria e marrjes pa meritë të diplomave të fakultetit është bërë dukuri në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mali Zi, Bosnje-Hercegovinë e deri diku edhe në Kroaci. Diploma të rrejshme kanë marrë politikanë, zyrtarë e kryetar shteti (Nikolliqi në Serbi), kryetar e funksionarë tjerë të partive politike, bznismenë, menaxherë firmash dhe deri te policët dhe portierët. Aq ishte e përhapur kjo dukuri e shëmtuar, sa që dolën barcoleta se: ‘’para dite diplomon në bachellor, e pasdite në master’’, apo tjetra: ‘’Sikur ta kisha ditur se është kaq lehtë të kryej fakultetin, do ta kisha kryer edhe shkollën e mesme’’!
Kjo dukuri jo vetëm se paraqet shkelje të normave ligjore, por është dukuri e shëmtuar e normave të etikës dhe moralit, si për ata që marrin, ashtu edhe për ata që japin dokumente të tilla. Në mënyrë të jashtëligjshme diploma marrin njerëz nga të gjitha strukturat dhe segmentet shoqërore: të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, administratës publike,partive politike, gjyqësisë. Me diploma të tilla e me njoftuesi dhe lidhje tjera, avancohen në pozita, në thirrje profesionale dhe në kategori (koeficiente) të pagave. Me diplomë të rrejshme e me librezë të partisë zënë vende pune e pozita udhëheqëse, pa kurrëfar merite as përgatitje profesionale. Ndërkaq, ata që kryejnë fakultetet me mund e meritë, nuk mund të punësohen në punët për të cilat janë përgatitur, por janë të detyruar të pranojnë çfarëdo pune tjetër jashtë profesionit.
Shtetet fqinje po e luftojnë këtë dukuri, në Kosovë as e përmendin
Në Serbi, afera e shit-blerjes së diplomave të fakultetit lidhet edhe me ish-kryetarin e atij Shteti, Nikoliqin, për të cilin është vërtetuar se ‘’ka dhënë’’ provime në Fakultetin Juridik të Kragujevcit edhe në ditët kur ka qenë zyrtarisht jashtë shtetit! Përndryshe, dukuria e shitblerjes së diplomave të Fakultetit Juridik të Kragujvcit ka shpërthyer me aferën ‘’Index’’(2019), kur Gjykata e Lartë e Smederevës i dënoi 12 profesorë të atij Fakulteti, me gjithsej 61 vje6 burgim, për shitje të diplomave dhe të provimeve. Në atë aferë, përveç tjerëve, përmenden me emër e mbiemër edhe 15 persona shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët paskan blerë diploma të doktoratës për drejtësi ose ekonomi (në vitin 2016)?! Për ironi të turpit, mediat serbe informonin se në mesin e diplomave të doktoratës së shqiptarëve nga Kosova, ka pasur tema patriotike: ‘’Kosova shtet i pavarur’’, ‘’Procesi i integrimit të Kosovës në BE’’, ‘’Roli i Prokurorit publik në procesin penal’’,etj.
Kjo dukuri e shit-blerjes së diplomave është bërë e mundur në saje të bashkëpunimit të Universitetit të Kragujevcit me njëfar Qendre Europiane për Paqe dhe Zhvillim të KB, në qendra të ndryshme në Serbi, Bosnje e Kroaci. Hetimet kanë vërtetuar se 44 motra medicinale kanë marrë diploma të tilla të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Kragujevcit, i cili gjoja ka zhvilluar aktivitetin mësimor në qytetin Pullla (Kroaci)! Po aty janë dhënë edhe dy diploma të doktoratës: njëra një shtetasi të Kroacisë e tjetra një shtetasi bë Bosjje-Hercegovinës. Pas kësaj afere, Kragujevci ishte qyteti i parë në Serbi, që ka vendosur të bëjë verifikimin e diplomave të të gjithë funksionarëve dhe të nëpunësve të administratës së atij qyteti, dhe për këtë qëllim ia ka dërguar Ministrisë së Arsimit 600 diploma të dyshuara për t’i verifikuar.
Diploma të dyshimta kanë dhënë edhe fakultetet e universiteteve tjera në Serbi, sidomos universitetet private në Beograd e Novisad etj. Në Universitetin privat ‘’Megatrend’’ në Beograd, diploma fakulteti kanë marrë shumë funksionarë të lartë të pushtetit qendror dhe lokal, duke filluar nga ish-ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stefanoviq, etj. Çmimet për diploma fakulteti varen nga lloji i fakultetit, profili profesional dhe niveli, prej bachellorit deri në doktoratë. Për shembëll, në Fakultetin e Menaxhmentit në Sremski Karllovac, çmimi i diplomës është prej 6000 deri në 10000 euro! Në Serbi diplomat blehen edhe për shkolla të mesme ,të profileve teknike dhe medicinale, me të cilat do të gjenin punë më lehtë.
Në luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar, të shitblerjes së diplomave, Republika e Malit të Zi ka bërë punën më të madhe. Duke ndjekur aferën e diplomave të rrejshme nga Serbia, në Republikën e Malit të Zi kanë ngritur fletëparaqitje penale kundër 54 punonjësve të mjekësisë të cilët kanë marrë diploma në fakultetet e Serbisë. Po verifikohen diplomat edhe të punonjësve tjerë në të gjitha e segmentet e sektorit publik. Sidomos janë në shnjestër diplomat e Universitetit të Beogradit, Novisadit, Tutinit dhe të Mitrovicës (universiteti paralel serb, në Kosovë). Thonë se së paku 25000 punonjës të sektorit publik në Mal të Zi kanë diploma të rrejshme! Janë përgatitur edhe 300 fletëparaqitje tjera për raste të tilla. Prokuroria publike e shtetit ka formuar 70 lëndë penale të kësaj natyre. Edhe në tetor të këtij viti (2025) ka pasur fletëparaqitje penale për falsifikim ose diploma të rrejshme
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikën së Kroacisë ka bërë verifikimin e 75000 diplomave të të punësuarve në sektorin e arsimit, prej të cilave 10% kanë dalë të paligjshme. Janë zbuluar raste, kur mësimdhënësi ka punuar 20 vjet, me diplomë të rrejshme. Janë vërtetuar 27 diploma dhe 33 dëftesa të rrejshme në mesin e punonjësve të arsimit. Është vërtetuar se 90 femra dhe 21 meshkuj, në arsim ose shëndetësi kanë punuar me diploma të rrejshme. Ministria e Arsimit e asaj Republike u ka dërguar shkollave dhe universiteteve Udhëzimin për verifikim të diplomave, dhe u ka rekomanduar edhe ministrive tjera që në resorët e tyre të bëjnë verifikimin e diplomave e çertifikatave të rrejshme apo të falsifikuara.
Në Shqipëri më shumë zhurmë bëhet fjalë për nostrifikimin e diplomave dhe çertifikatave të lëshuara nga institucionet e hueja, sesa për problemin e lëshuarjes së diplomave të rrejshshme nga institucionet e vendit. Ndërkaq, është evidente se në universitetet private, por edhe ato publike, ka pasur raste të shumta të shitblerjes së diplomave, për nivele e profile të ndryshme. Përmendet në mënyrë të posaçme Kolegji universitar ‘’Wesdom’’, dhe Universiteti privat ‘Kristal’’, të Tiranës, të përfshirë në dukurinë e shitjes së diplomave false. Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë të atij Universiteti ka shitur 170 diploma e certifikata të rrejshme për stomatologë, motra medicinale, infermierë. ‘’Insajderi’’ (2016) bënte të ditur se mbi 220 diploma të Universitetit ‘’Kristal’’ të Tiranës, nuk do t’iu njihen si valide qytetarëve të Kosovës. Bëte të ditur se ato janë blerë me çmime nga 4500 deri 5000 euro për çdo vit fakulteti. Ai dhe 17 universitete tjera private u mbyllën, pasi u vërtetuan kepërdorime dhe nuk iu dha licenca për punë.
Po në Kosovë, ku jemi me ‘’vetingun’’ e diplomave?
Në janar (16 janar) të vitit 2021, unë e botova një shkrim në disa media, të titullaur: ‘’Një veting diplomave të dyshimta të arsimit të lartë’’. Atë shkrim timin e mori dhe botoi edhe ‘’Fokus-i’’. Asnjë reagim i institucioneve të shtetit as i universiteteve publike as private ndaj atij shkrimi. Asnjë veprim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në lidhje me këtë problem. E dihet fare mirë se një numër i madh i njerëzve kanë zënë punë e pozita me diploma të rrejshme, diploma të blera ose të marruna në mënyra tjera të paligjshme, qoftë nga universitetet dhe kolegjet private ose atyre publike të Kosovës, qoftë nga ato të vendeve fqinje. Në këtë mënyrë kanë degradua autoritetin e arsimit, profesionalizmit dhe meritokracisë. Jam i indinjuar ndaj atyre njerëzve, të cilët pa kurrëfar mundimi as merite marrin diplomë fakulteti, masteri a doktorate, kapardisën e shesin mend, ua zënë vendet e punës dhe pozitat atyre të cilët me mund e mërit i kanë fituar diplomat e tyre. Të mos flasim për pasojat e punës së të diplomuarve të rrejshëm, qoftë në arsim, në shëndetësi, në administratë, në gjyqësi, në politikë. Me njerëz të tillë, shoqëria kosovare nuk mund të lëvizë përpara në asnjë segment. Prandaj, Ministria e Arsimit, universitetet dhe organet tjera (policia, prokuroria, gjyqësori) duhet të merren me këtë problem, t’i ndalet hovi, të anulohen diplomat dhe të dënohen të gjithë akterët e përfshirë në këtë dukuri të shëmtuar.
Sadik Halitjaha: GJYKATA SPECIALE PJELLË SERBO-SLLAVE

Mamia e lindjes së kësaj gjykate ishin aleatët dhe lidershipi i Kosovës!
Okupatorët serb nuk mund të pajtohen me humbjen e luftës në Kosovë dhe humbjen e Kosovës!
Edhe pse u detyruan me u largu nga Kosova, ata fizikisht e patën të pamundur të vazhdojnë në Kosovë, prandaj të detyruar ikën, por me të gjitha mënyrat ata vazhduan me Kosovën. Brenda Kosovës ruajtën kolonën e pestë, spiunët, udbashët, bashkëpunëtorët si ato serbe, po ashtu edhe nga radhët e shqiptarëve dhe të njerëzve të rekrutuar e bashkëpunëtor me UNMIK-un dhe EULEX-in. Shumë nga përkthyesit u lidhën me UNMIK e EULEX edhe për t’u rehabilituar, ishin shumë të përshtatshëm me iu shërbye të huajve ky lloj! Serbia pa shërbimet e kolaboracionistëve shqiptarë nuk do të arrinte t’i sajonte të gjitha këto akuza të konstruktuara për Gjykatën Speciale!
Shumica nga këta përkthyes nuk e bënë ndershëm punën, por i dëmtuan shqiptarët dhe spiunuan në favor të Serbisë! Serbia investoi shumë me e mbajt Kosovën me vargoj të dukshëm e të padukshëm, e vendosur të mos heqë dorë kurrë nga Kosova, shfrytëzoi pakicën serbe dhe kishat, faltoret e tyre; këto u përdorën si arsye për t’u rikthyer herë pas here me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it!
Këto rikthime e ri kontaktime nuk i lanë të shuhen bashkëpunëtorët dhe spiunët, përkundër e fuqizuan rrjetin si në bashkëpunim me Serbinë, ashtu edhe me UNMIK-un!
Me kolonën e pestë Serbia jo veç që arriti t’i fshehë gjurmët e krimit dhe të gjenocidit në Kosovë, por riinstaloi rrjet të ri të freskuar me BIA-n dhe pagoi miliona për ta rikthyer Kosovën, në vazhdimësi duke e quajtur shtet të rremë, me qeverisjen e Kosovës të përkohshme, si dhe duke e quajtur administratën e UNMIK-ut të përkohshme, gjithnjë duke shpresuar në kolonën e pestë që është mjaft e shtrirë ndër shqiptarët pro-serb!
Kauza e tyre: Kosova e Metohia janë tokë e Serbisë, dhe ata thonë se e kemi tokë tonën me Kushtetutë!
Kjo u mor me dhunë dhe do t’i rikthejmë me dhunë, herë do kur sa t’u jepet mundësia, gjithnjë tuj shpresuar në tërheqjen e KFOR-it dhe sidomos të Amerikës!
E krahasojnë me tërheqjen që e bëri Amerika nga Afganistani!
Për t’ju konfirmuar se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme dhe të sigurt në këtë bindje, vet e dërguan në GJND dhe këtu iu dështoi! GJND e aprovoi si të drejtë shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran.
Serbia provoi përmes dialogut në Vjenë, dhe të mos e njohë projektin e Ahtisarit!
Kërkoi edhe gjashtë pika Ahtisari plus, edhe pse lidershipi i Kosovës nuk duhej të binte në grackën serbe; për t’u yshtur nga miqtë e Serbisë dhe nga kolaboracionistët e brendshëm, dalë nga dalë rrëshqitën në dialog teknik, më vonë edhe dialog politik, sa që kaluan deri te rindarjet territoriale, çdo fshat i banuar me serb, apo dy e tre fshatra t’i bashkojnë të krijojnë komuna një etnike serbe!
Pastaj ky lidership i yni miop e i etur për karrierë dhe pasuri, pranuan edhe FUSNOTËN dhe pranuan dialogun për bashkimin në një administrim të përbashkët të serbëve në veri, të quajtur asociacion!
Pas kësaj gjendjeje Serbia filloi t’i kthejë në ç ‘njohje shtetet që na njohën Kosovën, si dhe ruajti katër aleatë në NATO, si dhe gjithsej nga ta pesë në BE.
Këta mos njohës të bëhen pengesë e pakapërcyeshme e mosnjohjes së Kosovë!
Serbia e mësuar me gllabërimin e tokave tona në këto 150 vitet e fundit, nga Nishi deri në Prizren, tani janë të verbuar nga ky edukim kishtar e pan-sllav; këta nuk mund të pajtohen me rikthimin e Kosovës në lirinë e shqiptarëve të pushtuar nga 1877!
Këta serbët me ndihmën e rusëve dhe bazuar në planet shfarosëse të Akademisë shoviniste serbe, si dhe projektuesve të shfarosjes së shqiptarëve sipas
– Ilia Garashaninit – e të tjerëve!
Shpikën kurthin (planin) se UÇK-ja paska trafikuar organe njerëzore gjatë luftës!
Pasi i bënë të gjitha përpjekjet ta quanin UÇK-në si islamiste, terroriste, ka blerë armë me drogë, ka bërë kontrabandë e shumëçka tjetër, Serbia e ka shpikur
– shitjen e organeve njerëzore –
dhe për këtë pagoi shumë miliona Dick Martyn, dhe ky ngriti akuza në Këshillin Europian, ku kishte mjaftueshëm pro-serbo-sllav dhe i kaloi rezolutat për t’i hulumtuar këto krime të pretenduara dhe për këtë të bëhej një Gjykatë Speciale!
Edhe aleatët e përkrahën këtë në mbështetje të Evropës, në këtë rast pro-serbe!
As Amerika nuk e ka logjikuar se është krejt sajesë e Serbisë me e kriminalizu UÇK-në dhe aleatët, si bashkëfajtorë në bashkëveprim me “kriminelët”, kështu që një “luftë me kriminelë e kanë okupuar Kosovën, një pjesë të Serbisë”. Serbia përpiqet t’i krijojë kushtet për ta rikthyer Kosovën nën Serbi, si dhe të detyrohen aleatët t’i kërkojnë falje pse u granatua Serbia!
Kjo mendësi po e mban Serbinë në përpjekje të vazhdueshme gjithmonë tuj thanë: Kosova zemra e Serbisë, djep i kulturës serbe! Këtë edukim kisha-sllave e kultivojnë çdo ditë, pa e kujtuar realitetin që serbo-sllavët u shtrinë duke i pushtuar tokat dardane! Ata janë këtu nga shekulli XIII, Perandoria e Nemanjiqëve shtrihet në tokat tona të Kosovës së sotme!
Edhe më vonë serbët barbarë bënë djegie e pastrime etnike, vranë, prenë e bënë gjenocid mbi shqiptarët!
Kjo logjikë me këtë mendësi, serbët e Serbisë synojnë me çdo mënyrë e në çdo kohë ta ripushtojnë Kosovën!
I mbajtën gjallë strukturat paralele dhe bllokadat në veri të Kosovës, rojat e urës, sa edhe organizuan kryengritje dhe përdorën banda ushtarake të përgatitura, të ushtruara e të armatosura nga Serbia, për ta marrë me luftë veriun dhe për ta fut në provë KFOR-in; këta KFOR-i nëse nuk reagojnë dhe nëse do të ishin pasivë,
Serbia me ushtri me e provua okupimin e tërë Kosovës!
Kur nuk ia dolën, vazhduan aty ku e kishin filluar më parë: me diskreditime politike! Dick Marty u dështoi, por gjykata mbeti dhe vazhdoi me akuzat e kompletuara e të konstruktuara nga Serbia!
Ta kuptonin krejt dhe drejt këtë qëllim të Serbisë e të Rusisë, sidomos aleatët tanë, nuk do të bënin presion që të bëhej Gjykata. Me siguri ata menduan që do të zhvillohen disa hetime individuale dhe të rangut të ulët, si dhe do të tregohej e vërteta duke e ditur të pafajshme UÇK-në!
Kështu u bindën edhe krerët e shtetit dhe i dhanë zor maksimalisht deri sa arritën ta kalonin në Parlament, sa që bënë edhe ndërhyrje në ligje kushtetuese për ta legjitimuar realisht, për t’ia dhënë krejt të drejtën juridike Gjykatës Speciale nga ato themelore deri te ato kushtetuese!
Kështu krerët i bënë edhe me presion ndaj të tjerëve duke qenë të bindur apo të garantuar se nuk kapen ata nga gjykata, por disa individë nga rangu i komandantëve të zonave e poshtë!
Kjo nuk ndodhi kështu, sepse Serbisë po i duhej kriminalizuar tërë luftën dhe me e goditur Kosovën me goditje fatale! Nga akuza e trafikimit të organeve njerëzore në atë
– NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE –
Kur e emëruan kështu u përfshirë e tërë UÇK-ja, si dhe goditjen mortore po duan me ja dhanë Kosovës!
Nëse do të arrijnë me përmbyllë me këtë emërtim e me u dënuar të akuzuarit, krerët e shtetit e të luftës, po fajësohet lufta dhe aleatët!
Si dhe duan me e kontestuar si të paligjshëm, të gabuar dhe të padrejtë shtetin e Kosovës!
Prandaj institucionet e Kosovës, Qeveria e Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, tanë diplomacia, të bëjnë krejt ç ’është e mundur për të mos lejuar Gjykatën të marrë vendim të gabuar me këtë emërtim, me këtë thirrje:
– NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE –!
Këtu Serbia e ka bërë sikur ai që kishte vjedhë dhe u thoshte të tjerëve: kapni hajnin!
Prandaj nuk duhet lejuar të ndodhë kjo padrejtësi sa nuk është bërë tepër vonë!
Të akuzuarit u mashtruan në strategjinë e imponuar nga mbrojtësit – avokatët.
Avokatët de jure mbrojtës, de facto hetues–prokuror për klientët e tyre!
Nëse tani nuk ndërhyjnë avokatët dhe vet të akuzuarit që të bjerë emërtimi i aktakuzës, me këtë emërtim që e ka, e keqja është e pariparueshme për Kosovën dhe për të akuzuarit!
Duhet kuptuar se nuk është çështje individësh 4, 10 apo 15 të akuzuar apo dënuar!
Kjo e keqe e rëndë, e madhe, e pariparueshme godet Kosovën dhe aleatët!
Kjo gjykatë do të mësohet në historinë e drejtësisë nga studentët botërorë si padrejtësi e pashembullt!
Uroj që çlirimtarët të mbrohen si duhet dhe të dalin faqebardhë, të padënuar!
Tani, kur kanë mbetur edhe pak ditë ta thonë fjalën e vet mbrojtja dhe të akuzuarit, që përfundon çdo gjë më 14 shkurt 2026, të mos presim, të mos ia lëmë spontanitetit dhe fatit, se nuk rikthehet kurrë mundësia që duhet bërë Kosova!
Kjo është luftë me e mbrojt luftën!
05 dhjetor 2025
Ballkani në Rrezik: Vuçiç, Rusia dhe sfida ligjore ndërkombëtare për Kosovën dhe rajonin
Gazetar rumun Liviu Alexa ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama paguan 7 mijë euro në muaj për konsulencë ish shefin e diskretituar të shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea.
Prostituta dhe shampanjë në këmbim të tenderave/ Nuk mbarojnë skandalet e pronarit të Eco Tirana, GDF kontrollon drejtorin e AMIA-s
Edvin Kristaq Rama sulmon median rumune, mbron këshilltarin e tij Florian Coldea të akuzuar për korrupsion
Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-
LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256 AAK...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...