Agjencioni floripress.blogspot.com

2026/04/17

Kanë kaluar 140 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit…

 

Akademik Flori Bruqi: Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ai i Novi Pazarit si dhe numri i shqiptarëve në botë


…Zërat, lotët, klithmat e dhimbjeve të mijëra njerëzve u fshehën e u mbuluan kujdesshëm nga dëbora e acari i hidhur i mesditave të vitit 1877-1878. …

Asnjë mundësi tjetër nuk iu dha karvanit të shqiptarëve për dëbimin e tyre me dhunë mga trojet e veta stërgjyshore, veç largimit të tyre të pa kthim nga tokat në Sanxhakun e Nishit…

Pas atyre ju mbeti gjithçka: Shtëpitë, kullat ,oborret, fushat dhe varret e të parëve të tyre…

Akademik Flori Bruqi

Kanë kaluar 140 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit…

Është periudha kur dhuna masive e ushtrisë serbe ranë si gjeraqina mbi popullsinë e pafajshme shqiptare. Zona të shkatërruara dhe të masakruara, duke lënë pas veç gjurmët e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre etnike. Pikërisht këtë gjurmë e ndoqa për ta risjellë historinë dhe atë që nuk është e shuar ende në këto territore. Në vitin 1875 shpërtheu Kriza e Lindjes, me kryengritje të mëdha anti -osmane në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ato u pasuan nga revolta e shumë popujve të tjerë, siç ishin Bullgarët, e një vit më pas (1876) edhe serbët e malazezët. Të tilla pati edhe në Shqipëri edhe pse ndrojtja ishte shumë e madhe për një arsye të thjeshtë. Grekët në vitin 1844 patën shpallur atë që njihej si “Projekti i Megalidesë”- pra Pushtimin e Jugut të Shqipërisë. Në të njëjtën ditë edhe serbët u trumbetuan në atë Certanjën, që synonte shtrirjen në tokat shqiptare. Pra Shqipëria gjendej në një mostre të frikshme që do të ndihej shumë shpejt pikërisht gjatë krizës së lindjes. Më 1877, Rusia Cariste i shpall luftë Perandorisë Osmane, ndërkohë që paralelisht duke kuptuar dobësimin e tyre u hodhën edhe Serbët e Malazeztë, që u nisën për shpërbërjen e Sanxhakut të Nishit me dhunë. Janë rreth 740 fshatra shqiptare, që u boshatisën plotësisht. Banorët e tyre u dëbuan me dhunë, kurse një pjesë mundi të vendoset në zonat e tjera. Por pati edhe shumë të dëbuar, të cilët vdiqën nga uria dhe të ftohtit në atë rrugëtim të kobshëm. Dëshmitë janë jo thjesht rrëqethëse por thuajse të pabesueshme për shkak të nivelit të dhunës, që vështirë të besohet se njerëzit, mund t’jua bëjnë njerëzve të tjerë një gjë të tillë…Shqiptarët e zhveshur e të zbathur, nëpër të ftohtit e acartë të dhjetorit i braktisën nga dhuna shtëpitë e tyre. Atë natë vdiqën shumë gra e pleq, e shumë fëmijë, të hedhur e të ngrirë grykës së Gërdelicës deri në Vranjë e Kumanovë. Shumë fëmijë që ishin në shpinë të nënave u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit. Këto janë fshatrat e shqiptarëve, për të cilët serbët nuk kanë ditur kurrë, kurse tani në këto fshatra nuk ka mbetur asnjë shqiptar. Prandaj askush nga serbët nuk dinë si quhen ato fshatra. U dogjën e u poqën me zjarr e hekur më shumë se 700 vendbanime shqiptarë si në Toplicë, Nish Vranjë e Leskoc , kurse bota përparimtare e Evropës plakë nuk reagoi fare kundër atij kursi kriminal serbo-rus. Shefki Ukaj shkruan: “ Muhaxhirëve” në Kosovë duke folur për këtë rast ka thënë se nga të parët kishte dëgjuar, se atë kohë kishte ndodhur që nënës i kishte rrëshqitur fëmija prej dorës dhe nga acari dhe bora e madhe fëmija ka mbet në borë dhe nëna nuk ka mundur të kthehet dhe ta marrë fëmijën e vet. Thonë edhe sigurisht kjo është ekzakte: Pasi kur turqit kanë bërë regjistrimin e popullsisë kanë shtu në evidencë se atje iu ka mbetur edhe maca e qeni dhe të gjitha bagëtitë.

“ Popullata e pafajshme atëkohë janë nisur me çerre ashtu siç kanë mundur me shpëtu fëmijët dhe është për t’u çuditur si kanë arritur të shpëtojnë fëmijët edhe pse një pjesë e fëmijëve kanë mbetur, sepse nuk kanë arritur t’i marrin me vete. Që faktikisht kur bëhet kjo rikujtuese është një rikujtuese shumë e dhembshme për egzodin e shqiptarëve nga trolli i tyre etnik. Edhe studiuesi zoti Adem Ajvazi, ka thënë se në mënyrën më brutale brenda një kohë shumë të shkurtër ushtria serbe i detyroi dhunshëm gra, fëmijë e pleq e banorë në tërësi të dalin vetëm me rroba të trupit. – Organizoi gjoja se në emër të ikjes së atyre ku zhvillohen luftimet organizoi ikjen në mënyra të ndryshme me karroca kuajsh e çerre të ndryshme mirëpo qëllimi ishte që sa më shpejt të zbrazej ajo tokë që sa më shpejt të kryhet puna sipas tyre, me qëllim që mos të ketë më implikime ndërkombëtare. Jo vetëm që asgjë nuk u ndal, por Traktati i Shën Stefanit në mars të vitit 1878, si dhe pas Kongresit të Berlinit zyrtarizuan projektin serb duke iu dhënë këtyre të fundit të gjitha këto territore me popullsi shqiptare: Nishi, Toplica, Jablanica Masurica e me radhë. Tashmë duheshin t’i përshtateshin realitetit të ri të imponuar. Ushtritë serbe nuk kishin më pse të fshiheshin dhe mund të vijonin qetë spastrimin etnik të plotë nga popullsia autoktone. Dhe askush nuk mund të thotë një shifër të saktë të të dëbuarve me dhunë. Autor të ndryshëm japin të dhëna të ndryshme, sepse asnjëherë nuk është lejuar, apo ndërmarrë një studim i organizuar nga Institucionet Shkencorë jugosllave apo Krahinore të Kosovës. Mendohet se janë rreth 300 mijë shqiptarë, që lanë trojet e tyre, nga të cilët mëse 70 mijë janë vrarë, masakruar apo kanë vdekur edhe rrugës. Ka mjaft studiues të tjerë që këto shifra i quajnë të minimizuara apo të deformuara, duke pretenduar se numri është edhe shumë më i madh”, -shkruan studiuesi Adem Ajvazi. Publicisti Shefki Ukaj sërish ka treguar se të gjitha informatat, 1% deritashme që janë të verifikuara dhe që i posedojnë Arkivi i Kosovës, flasin për 700 vendbanime, ku ka ndodhur spastrimi etnik në një territor prej 11 mijë kilometrash katrore d.m.th edhe ma i madh se territori i sotëm i Republikës së Kosovës. Ky territor me histori të thellë, kryeqendrën e kishte Nishin, i cili ndodhej rreth 200 kilometra nga Beogradi e ku do të niseshin edhe hulumtimet në teren. Po ashtu edhe gazetari shqiptar zoti Marin Mema, i cili edhe ka realizuar këtë histori të dhimbshme, ka treguar se Nishi po ashtu kishte gjurmët e veta historike…

Gjurmë shqiptare- nga “Nishi tek Molla e kuqe “

Zoti Mema në emisionin e tij Televiziv ka thënë:”se shumëçka është shkatërruar, si p.sh Varrezat e vjetra të shqiptarëve, por jo gjithçka është zhdukur, duke filluar nga kalaja tek figurat historike, apo tek investimet e kryera nga shqiptarët para largimit të tyre. Këto janë vetëm disa elemente që lidhin qytetin e Nishit me banorët e dikurshëm me shqiptarët. Të mos harrojmë që në këtë qytet deri më 1878 jetonin mëse 2.000 mijë familje shqiptare. Ndryshe nga sot ku është edhe vështirë të ndjekësh pas këtë gjurmë. Fotografitë e vjetra të qytetarit tregojnë një tjetër fytyrë të tij, që sot është vështirë e identifikueshme monumentet: objekte të ndryshme e deri varret e shqiptarëve janë shkatërruar. Vetëm xhamia e ndërtuar nga Islam Aga i Gjakovës qëndron ende në këmbë. Duket e pabesueshme të mendosh se deri në vitet 1877-1878, jetonin një numër i madh shqiptarësh. Lagjet e tëra u shuan, ndërsa shtëpitë bujtën pronarët e rinj. Konsulli i Turqisë në Nish shkruan për lagje të veçanta ku ndodheshin deri në 300 e më shumë shtëpi shqiptarësh. Ato ishin prona të pasurish, të cilët u detyruan më pas të linin apo shisnin gjithçka, dhe të iknin në Turqi, apo të merrnin rrugën në këmbë drejt trojeve të tjera me shqiptarë. Të tilla lagje kishte kudo në Nish nga të cilat siç theksohet nga burimet e kohës, mbetën pa u shembur jo më shumë se 20 shtëpi. Megjithatë historia e qytetit shkon shumë më thellë, që në kohët më të lashta. Është fakt se Kalaja e Nishit ka themele, që i përkasin periudhës së Dardanëve, çka konfirmohet edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike. Por për fat të keq, kjo pjesë ose mbulohet, ose manipulohet, ose nuk tregohet kurrë e plotë. A thua sikur nuk ka ekzistuar kurrë. Nishi apo Najsusi, siç njihet në antikitet, është vendlindja e Konstandinit të Madh, Perandorit Ilir, që e themeloi Konstandinopojën (Stambollin e sotëm). Në periudhën e tij, persekutimi i ashpër ndaj të krishterëve, morri fund. Perandoria Romake u riorganizua, në planin Ushtarak dhe ekonomik. Ndaj ai edhe sot konsiderohet si njëri prej më të mëdhenjve të historisë. Drejtimi i Konstadinit të madh në mbi 30 vite të shekullit të IV lidhet me një periudhë kur dyndjet skllave donin ende qindra vite që të nisnin. Edhe vet Nishi ka një histori të tillë, por reklamimi bëhet vetëm në atë pjesë, që u inversion autoriteteve serbe. Thuhet se Kalaja është ndërtuar e rindërtuar disa herë nga Romakët, Bizantët, Sllavët Bullgarë, Serbët e Osmanët, por askund nuk përmendet, që themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët. Fundja logjika është e thjeshtë. Kur Romakët erdhën në këtë vend çka tregohet edhe nga këto stelat mortore, atëherë lind pyetja, se cilët ishin banoret vendas”?- ka thënë gazetari shqiptar Marin Mema. Arkeologu shqiptar akademik prof.dr. Neritan Ceka ka thënë se në të gjitha burimet antike del se ishin Dardanët ata që jetonin aty. “ Nuk ka popullsi tjetër, që në ngjarjet e shekullit të III. Bile mund të themi se është zona më e hershme, që përmendet si Ilire që në shek e V, Erodoti i vendos Ilirët në lumin ‘Angrus’, që është pikërisht zona e Moravës Jugore, dhe pjesa më verilindore e trevës Dardane. Dhe që nga kjo kohë nuk përmendet asnjë popullsi tjetër atje. Për të ndjekur një vijë logjike tjetër të historisë nga Najsusi Dardan dhe Konstandini i Madh duhet domosdoshmërish vizituar edhe një sy tjetër shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë historia nuk humbet asnjë hallkë të sajin dhe vijon natyrshëm deri në shpërnguljet e dhunshme të banorëve.

Justiniani i Parë, është një ndër figurat më të rëndësishme të lashtësisë.

Gjatë sundimit të tij nga viti 5027 në atë 5065, Dardania u kthye në një kryeqendër investimesh. Dhe mes shumë të tjerave që ai i realizoi ishte edhe ‘Justiniana Primo’, një qendër me një histori të jashtëzakonshme e lidhur natyrshëm me popullsinë autoktone Ilire. Dhe sigurisht se për të kuptuar ketë pjesë thelbësorë të historisë duhet të vizitojmë edhe këtë vend të rëndësishëm arkeologjik, i cili ngrihet vetëm 70 kilometra nga qyteti i Nishit. Mjaft investime të nisura nga Konstandini i madh i përfundoi apo i zgjeroi dhe i përshtati Justiniani i Parë. Mes shumë të tillave bien në sy dy qytete të rëndësishme, njëri ndodhet në Kosovë dhe tjetri në destinacionin tonë. Dhe ajo që dallohet menjëherë është se Justiniana Prima edhe pse përfaqëson një vlerë të trashëgimisë Botërore, është lënë krejtësisht mënjanë. Kjo pa dyshim, se e ka një arsye dhe mjaft të fortë. Historia e Justiniana Prima është mëse e qartë, e kjo pranohet edhe nga vetë autoritetet përkatëse të këtij siti arkeologjik. Ky qytet është para sllav, përkundrazi ai u braktis me dyndjet e këtyre të fundit. Të paktën në këtë rast edhe vetë autoritetet pranojnë historinë ashtu siç është. Ky është një qytet i ngritur në trojet Ilire, nga një Perandor Ilir i Bizantit- Justiniani i Parë. Tabelat thonë pikërisht qyteti u ngrit nga Perandori Justinian jo larg vendlindjes së tij, me synimin që të shndërrohet në selinë e prefekturës së Ilirisë. Më poshtë qartazi është e shkruar se ai u braktis në shek. e VII, si pasojë e dyndjeve sllave. Pra e thënë më thjesht, ky vendbanim ashtu si Nishi i lashtë, jetohej natyrshëm nga vendasit – Dardanët. Arkeologu akademik prof.dr.Neritan Ceka po ashtu ka theksuar se aty ka një origjinë të pastër Ilire, sepse vjen nga Justini i qytetit Dardan – Ilir siç thotë edhe biografi i tij Prekopre Cezares, dhe natyrisht se bën pjesë në klasën sunduese, i cili u kulturua dhe u edukua në Bizant, u martua me bizantinin Theodorën ishte pjesë e klasës së lartë të Bizantit, por megjithatë shumë prezent në vendin tonë. Ka një numër të pafund ndërtimesh që lidhen me Justinianin, sepse verifikohej një pjesë e madhe e qyteteve. Nuk ka qytet që nuk u verifikua në kohën e Justinianit, pra në Kohën e Bizantine”,- ka thënë akademiku dhe profesori i ndritur Neritan Ceka. Por nëse kjo pjesë e historisë duket disi e ftohtë dhe e largët, ka mjaft elemente të tjerë, që frymojnë ende qartazi të shkuarën e tyre. Treguesit historik më të drejtë e të qartë vijnë nga Toponomia, që ende ruhen në zona të tëra. Dhe askujt nuk duhet t’i dukej absurde kur fshatrat kanë emra shqiptarë, por në to nuk ka asnjë banor të tillë. Rajoni i Toplicës ka qenë njëri ndër rajonet më të prekura nga dëbimi masiv dhe masakrat. Mjafton të kujtosh se shqiptarët në tërësi këndej kanë qenë më 80 për qind. Ushtria serbe e mbështetur nga ajo e Carëve rusë i dhanë jetë me çdo kusht strategjisë së tokës së djegur. Megjithatë, çuditërisht jo gjithçka është zhdukur. Mjafton të shikosh emrin e fshatit ‘Arbnas’. Në zona të tilla duhet pasur kujdes. Pyetjet duhet të jenë në dukje naive që askush të mos dyshojë mbi përmbajtjen dhe qëllimin e tyre, aq më pak banorëve të rinj duhet thënë se jemi shqiptar. Ndaj bashkëpunëtorët tanë nuk paraqiten si të tillë po ashtu as makina nuk ka targa shqiptare, por ndërkombëtare, përndryshe gjithçka do të ishte e pamundur. Si shpjegohet fakti se fshati quhet “Arbanas” banoret e sotëm serb…. heshtin…

Historia e dhimbshme e Prokuples ku jetonin mëse 24 mijë shqiptarë

Grupi i gazetarëve e kanë ndaluar makinën, e cila nuk kishte targa shqiptare dhe kanë pyetur dy pleq të shtyrë në moshë. “Si po jetoni? Ata janë përgjigjur se po jetojnë vështirë dhe me mund. Ndërsa tjetri ka shtuar se s’ke ç’të bësh duhet të jetojmë”. Ata po ashtu iu kanë treguar gazetarëve pa e ditur që ata ishin shqiptarë dhe misioni i tyre ishte që të mësohej e vërteta, se aty në atë fshat me emrin “ Arbanas” dikur ka pasur 180 shtëpi, e sot sipas tyre duhet t’i ketë diku 120 shtëpi. Po ashtu ata kanë treguar se ky vendbanim është i vjetër ku ka disa që kanë ardhur. Pyetja tjetër e radhës nga gazetarët ishte se “ përse e mban emrin ky fshat “Arbanas”? Ndërsa serbët e moshuar të ulur në tokë, thonë se kanë dëgjuar se ky fshat ka jetuar dikur me shqiptar. “ Ku ta dish, ashtu na kanë thënë të vjetrit, që dikur kanë qenë vend i banuar me shqiptar. Dhe a është e saktë apo jo ku ta dimë ne”, -janë përgjigjur fshatarët serb, të cilët tani jetojnë në atë vend. Por sipas dokumenteve “ Arbansi” është një fshat mesjetar, që shfaqet në shekullin XII. Në veprën e tij të detajuar vendbanimet dhe popullsia e Albanëve të Kosovës profesor dr.Iljaz Rexha e vendos theksin tek ekzistenca e mjaft qendrave të hershme, që mbajnë këtë emër. Këto fshatra gjenden si në dokumente sllave ashtu më pas edhe në atë të Portës së Lartë, duke treguar një vazhdimësi të qartë. Dhe pavarësisht prapashtesave Bullgare sllave ato nuk e humbën kuptimin edhe pse në të njëjtën mënyrë u regjistruan nga Administrata Osmane. Në Mesjetë shqiptarët e verifikonin vetën si Arbnor, ndaj edhe emrat e tillë ishin kudo ku ata jetonin. Të njëjtën gjë mund ta prekësh jo larg nga “Arbanasi” ku ndodhej një tjetër qendër sot, dhe e quajtur “Alabana”.Edhe kjo deformimin e emrit e ka marrë nga Administrata sllave. Gazetarët sërish ndalojnë veturën në këtë vend për të folur nga afër me banorët tashmë të banuar me serb, me qëllim që të marrin informacione.

Gazetarët pyesin një fshatar serb aty:

“Më falni ku ndodhemi? — Në “Alabama”- ia kthen fshatari gazetarëve.

Atëherë e paskemi humbur rrugën i thonë gazetarët banorit, sepse ne deshtëm të shkonim në Bllacë. “Jo jo ia kthen banori serb nuk e keni humbur rrugën, por vetëm vazhdoni drejt rrugën”. Por a ka pasur ndonjë emër tjetër më parë ky fshat pyesin gazetarët. “Nuk e di, nuk e di” ia kthen banori, kështu që gazetarët vazhdojnë rrugën, duke falënderuar atë për ndihmën. Pra askush nuk tregon më shumë. Histografia ka mbytur gjithçka, ashtu si këto vende, që duhet me çdo kusht të heshtin. Rajoni i Toplicës ka pasur dikur një popullsi mbi 80 për qind shqiptar dhe askush nuk donte ta dinte këtë statistikë, e cila është pranuar edhe nga vetë autorët serb. Edhe pse sot këtu nuk gjejmë as edhe një për qind shqiptar. Kaq mjafton për të treguar fatin tragjik, që kanë pasur banorët autoktonë të këtyre zonave. Andaj nuk mund të mos impresionohesh nga faktet që tregojnë numrin e shqiptarëve të dikurshëm në këto anë. Kryeqendra e Toplicës është Prokople një qyte, që së bashku me rrethinat numërojnë sot më shumë 44 mijë banorë. Qendra e derdhur mes gjelbëremit nuk ka asgjë që të lidh me shqiptarët e dikurshëm. Për një kalimtar apo turist të thjeshtë Prokuple duket është një qytet si shumë te tjerët. E pamundur të kuptosh se çfarë qëndron pas këtij vendi të qetë, nëse nuk ke shfletuar më parë dokumentet, apo dëshmitë rënqethëse të të larguarve. E pra dikur në qarkun e Prokuples jetonin rreth 24 mijë shqiptar dhe rreth 1.500 apo diçka më shumë banorë serb. Kjo është e vërteta, e cila të shoqëron pashmangshmërisht në çdo hap e mendim.

Nga gazeta "Dibra: KUSH ËSHTË Z.FLORI BRUQI ?







Nga Fatos Daci  dhe Bajame Hoxha Çeliku!

Flori Bruqi lindi më 29.6.1952, në Isniq të Deçanit. Studimet e defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato pas diplomike (magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës – në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe të Sportit. Bashkëpunoi me shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri më tash (“Bota e re” – Prishtinë, ”Rilindja” – Prishtinë, “Danas” – Zagreb, ”Dello” – Lubjanë, ”Dnevnik” – Lubjanë, “Veqer” – Maribor,”Nasha Borba”, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).



Është anëtar i Kryesisë së LSHK.
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayrit” të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicrës.
Mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe josportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra. Në punimin e magjistraturës nga fusha e kineziologjisë fiziologjike, ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë, duke përdorur kriteret e avancuara të programeve më të avancuara moderne.
Në vitin 2016, është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptaro-Amerikane dhe ka titullin shkencor Prof. Dr. PH. D. Bordi i Akademisë në korrik të vitit të kaluar e ka emëruar drejtor për marrëdhënie me publikun të ASHASHA-së për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Amerikë.
Autori ka botuar qindra punime në shtypin e kohës dhe në internet.
Ka botuar këto vepra:
Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995
Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995
Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996
Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996
Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997
Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998
Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000
Pallati i Akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork, 2000
Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002
Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004
Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004
Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004
Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr-it”, libër shkencor, Prishtinë, 2004
Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra(punim magjistrature, Prishtinë 2005)
Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjeruar i botuar në “Floart”, 2005
Si ta njohim internetin, “Flomed”, tetor 2005
Sëmundjet infektive seksuale, “Floart”, tetor 2005
Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, “Flomed”, 2006
Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, “Floart”, janar 2006
Kosova nuk është i berzë e zezë, “Floart”, dhjetor 2005
Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, “Flomed”, 2005
THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006 etj.
DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK(Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), “Flomed”, 2006
Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008
Olimpi shqiptar,”Rugova-Art”,Prishtinë, 2009
Triumfi shqiptar, “Rugova-Art”, Prishtinë , 2009
Polemika shqip, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2009
“Antika greke” – Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe Aristoteli, “Albemigrant”, 2009
Nëse kam ditur të guxojë, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2012
Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004, Prishtinë, 2012
Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”, Prishtinë, 2013
Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare, “Rugova-Art”, Prishtinë, 2013
Diademë letrare II,Tiranë, 2014
Atdheu im s’më vret,poezi, Tiranë, 2015
Diademë letrare III,Tiranë, 2015
Vademecun për dezinfektues 1, Prishtinë, 2016
Vademecum për dezinfektues 2, Prishtinë, 2016
Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë, 2016
Praktikat e pastrimit dhe dezinfektimit të mjediseve spitalore dhe ambulantore në Kosovë, Prishtinë, 2017
Dëshmi të krimit të pandëshkuar, Prishtinë-Tiranë, 2017
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkencore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në periudhën 1974-1982, si dhe mijëra punime në shumë webfaqe interneti (2003-2016).


AAAK publikon libra si dhe shkrime shkencore më shumë e vet më shumë se dy akademitë e Shkencave të Tiranës dhe Prishtinës....


Nga viti 2005, është editor dhe kryeredaktor përgjegjës i webfaqes elektronike “Agjencioni Floripress”.

Flori Bruqi mban titullin shkencor Prof. Dr. Ph.D dhe është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në SHBA.
Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës






Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.
Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.
Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan, jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.
E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë, është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.
Pra, është mendjendritur dhe shkrimtar erudit, me shije të hollë artistike, se ai di t’i rrok me ndijimin e së bukurës në art në veprimtari dhe në jetë.
Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.
Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.
Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.
Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.
Vlera shpirtërore letrare, e forcës së mendimit, është vlerë absolute tek heroi ynë, sepse ka mbi të gjitha; pasuri të çmueshme një popull të tërë, një popull trim, të një gjuhe të një gjaku.
Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.
Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.
Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.
Prandaj Flori mbetet krijues i vlerave të mëdha, thekson shkrimtarja e mirënjohur shqiptare , emigrante në Bruxel
Bajame Hoxha Çeliku!

Kuvendi i Kosovës duhet ta ftojë për raportim kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, tha deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

 Kuvendi i Kosovës duhet ta ftojë për raportim kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, tha deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Artan Behrami.

Ai nga foltorja e Kuvendit, në seancën e sotme theksoi nevojën për një gjë të tillë, siç tha pas shkeljeve dhe shqetësimeve të ekspertëve kosovarë dhe atyre ndërkombëtarë lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

RUaju mos po të ngacmojnë fustaanin  flaamujt shqipatr zonja Ekaterina Trendafilova


“Dua të përshëndes qëndrimin dinjitoz të zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, që e bëri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku kërkoi që kjo gjykatë të raportojë në Kuvendin që e ka themeluar. Kur ministri i jashtëm i Kosovës e ngre këtë çështje në format më të larta ndërkombëtare, atëherë është detyrë e këtij Kuvendi që mos të heshtë. 



 Lironi çlirimtarët se janë të pafajshëm : ATa i duhën Dardanisë.Dardania nuk është Bullgari ?

Andaj Kuvendi duhet të kërkojë llogaridhënie nga BE-ja, shtetet financuese, sqarime institucionale nga EULEX-i dhe urgjentisht duhet të ndalojë raportimin në EULEX dhe UNMIK përmes rezolutës 1244. Kjo gjendje hibride ku Kosova mban emrin dhe të tjerët mbajnë kontrollin nuk mund të vazhdojë. Ne si Kuvend duhet të ftojmë urgjentisht në raportim presidenten e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ombudspersonin e kësaj gjykate dhe pse jo edhe shefin e EULEX-it. Besoj se Komisioni për të Drejtat e Njeriut bashkë me Komisionin për Legjislacion mund të udhëheqin këtë proces”, tha ai.

​Përplasje në Kuvend, LVV dështon t’i përfshijë dy projektligje në seancë

 


Projektligji për Energjinë dhe Projektligji për energjinë elektrike nuk janë përfshirë në rend të ditës në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputetët opozitarë nuk pranuan që këto dy projektligje të përfshihen me procedurë të përshpejtuar, përkundër insistimit të mazhorancës parlamentare.

Këto projektligje nxitën edhe polemika dhe përplasje mes ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe deputetëve të PDK-së.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se është e papranueshme që këto projektligje të shqyrtohen në procedurë të përshpejtuar.

Ai renditi një varg, siç tha, parregullsish që janë të parapara në këto projektligje.

“E ka pas këtë mundësi që gjashtë vjet me bërë, por nuk e ka bërë asnjë hap, pasi ka qenë e interesuar për import. Qeveria në ditët e saj të fundit të saj institucional thotë hajde të bëjmë reformë, pa lexuar ligjin, pa lexuar strategjinë, pa i parë ligjet bazike dhe synimin dhe qëllimin e kësaj iniciative. Me procedurë të shpejtë thotë rregullatorin mbylleni… Nuk ka vend në rruzullin evropian ndërhyrje më flagrante sesa që bën kjo qeveri me këto draft-ligje që i ka pruar”, tha ai.

Kundër formës së miratimit të këtyre projektligjeve u shpreh edhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku.

“E kundërshtojmë absolutisht mënyrën e tillë të imponimit të ligjeve në seanca të rregullta, jashtë procedurave”, tha ajo.

Kritika adresoi edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Është kërkesë e gabuar dhe e cila edhe një herë tenton t’i futë ligjet në trajtim pa një konsultim të thellë, duke parë ndryshime substanciale në ligj”, deklaroi Tahiri.

Mirëpo, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se e ka të pamundur të mos e hedhë në diskutim dhe votim kërkesën e deputetëve.

Sipas saj, deputetët pastaj e vendosin me votën e tyre a pranojnë këtë shmangie të procedurës apo jo.

“Deputetët vendosin me votën e tyre nëse një kërkesë pranohet apo jo. Është keqpërdorim i autoritetit nëse unë i ndaloj grupet parlamentare të bëjnë propozime të tilla. Sot është LVV-ja, nesër mund të jeni ju”, shtoi ajo.

Fjalën më pas e mori ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila arsyetoi nevojën e miratimit të ligjeve, pasi siç tha Kosova i humb nëntë milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së.

Ajo iu kundërpërgjigj edhe kritikave të ligjeve nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

“E para, ju ligjet para jush e rrisin konkurrencën në treg, mbrojnë konsumatorët në treg dhe rregullojnë pakon e pastër të BE-së, obligim që e kemi marrë në fund të vitit 2022, ndërsa në fund të vitit 2024 e kemi pasur afatin për të miratuar këto ligje… Ligjet që i keni sot para jush i kanë kaluar konsultimet publike më shumë se 15-16 muaj më herët dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i analizuar dhe të gjithë i kanë parë. Këto dy ligje i kemi si kusht për përfitimet e mjeteve nga Plani i Rritjes. I kemi nëntë milionë euro që i humbim nëse këto nuk miratohen shumë shpejt. Kjo nuk mjafton që të jetë fundi i qershorit. Ky ligj sjell përmirësime të dukshme të cilat janë nga përvojat e menaxhimit të krizës dhe nga avancimi i kornizës ligjore që vjen nga direktivat e BE-së. Ne tani jemi në një situatë kur lufta në Iran po e përkeqëson dhe rrit pasigurinë në sektorin e energjisë dhe ju me vetëdije po na vështirësoni menaxhimin e krizës eventuale që mund të vijë në muajt dhe gjatë vitit në vijim. Është e padrejtë dhe gënjeshtër me thënë që këto ligje janë të dëmshme”, deklaroi ajo.

Më pas fjalën sërish e dëshiroi deputeti Shala, por të cilit nuk ia dha fjalën kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Lexoni rregulloren e Kuvendit dhe shihni se kush është përgjegjës me dhënien e fjalës në Kuvend. Uluni në vend”, theksoi ajo.

Kjo situatë u tejkalua vetëm pas diskutimeve disa minutëshe, e më pas kryetari i PDK-së, deputeti Bedri Hamza kërkoi nga Haxhiu që mos të bëjë praktikë këtë formë të udhëheqjes së seancës.

Ai pati disa fjalë edhe për projektligjet për sektorin e energjisë.

“Mos e bëni praktikë nëse e dini se një deputet e ka të drejtën e vet në bazë të rregullores që kur i përmendet emri. Ia ka përmendur emrin zonja ministre, i është referuar zotëri Ferat Shala. Por mos të bëhet praktikë pasi s’kemi mbarëvajtje të mirë të punës së Kuvendit. Kjo nuk është e arsyeshme. Ministre, mundet me i hup Kosova paratë, por ju jeni fajtore. Nuk e keni proceduar ligjin në kohë”, tha ai.

Vrasja e Liridonës, Naim Murseli: Behgjet Pacolli s’ka lidhje me rastin, emri i është përmendur padrejtësisht

 

I akuzuari për vrasjen e gruas së tij, Naim Murseli, ka mohuar përfshirjen në këtë rast, duke deklaruar se nuk ka organizuar dhe as nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Gjatë fjalës së tij përfundimtare në gjykatë, ai tha se në momentin e vrasjes nuk ka qenë në vendin e ngjarjes dhe se bashkë me fëmijët ishte duke u larguar.

“Unë gjatë këtyre viteve prej ngjarjes jam akuzuar për një krim shumë të rëndë, të cilin nuk e kam kryer. Unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje, as nuk kam marrë pjesë në vrasje, madje as nuk e kam parë vrasjen, as unë as fëmijët, sepse në momentin e vrasjes unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikur. Këtë e tregon edhe Leonardi në deklaratën e tij. Mund t’i shihni intervistat, ku ai shumë drejt dhe saktë tregon atë se çfarë i kanë treguar fëmijët dhe ai vërtetë është që unë dhe fëmijët kemi vrapuar nga makina”, tha ai.

Ai gjithashtu reagoi për përmendjen e emrave të tjerë gjatë procesit gjyqësor, duke përmendur Behgjet Pacollin dhe duke theksuar se ato janë bërë padrejtësisht.

“Pastaj në këtë proces gjyqësor pa të drejtë shumë herë është përmendur edhe Behgjet Pacolli, i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast dhe padrejtësisht i është përmendur emri dhe kisha të nevojshme që ta sqaroj se ndjej keqardhje sa herë është përmendur emri i tij sepse është e padrejtë. Ju do të merrni vendim së shpejti për këtë rast, ne kemi propozuar një CD ku shihet komunikimi me fëmijët dhe e vetmja arsye pse nuk kam komunikuar me fëmijët është se gjendem në paraburgim, jo pse fëmijët nuk dëshirojnë të flasin. Është e ulët që të citohen rrejshëm fëmijët e mi”, tha ai.

Në fund, ai deklaroi se nuk ka pasur rol në organizimin apo realizimin e vrasjes, duke kërkuar një vendim të drejtë nga gjykata.



“Natën e vrasjes ia dorëzova fëmijët familjes Ademaj, po të kisha për të fshehur nuk do t’i dorëzoja… Ju betohem që Naim Murseli nuk ka qenë afër në veturë në momentin e vrasjes, ju betohem Naim Murseli nuk ka paguar për vrasjen, kjo është e vërtetë. Unë pa të drejtë jam akuzuar, targetuar nga mediat, nga kjo sallë, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Ju do të vendosni fatin tim, fatin e fëmijëve të mi dhe nga ju pres vetëm një dënim të drejtë, pres nga ju që vërtetë të ketë drejtësi për Liridonën, sepse kjo Liridona meriton drejtësi të plotë”, tha ai.

Fondi i Natasha Kandic e korigjon Shkëlzen Gashin: Serbia vrau civilë, jo njerëz të armatosur në Dubravë dhe Meje

Organizata që drejton Natasha Kandiq, e cila ka edhe një seli në Kosovë, kanë reaguar lidhur me ekspozitën që është bërë në Kosovë rreth masakrave të ndodhura gjatë viteve 1998-1999. 

 Në komunikatën për media thuhet se të dhënat në këtë ekspozitë në disa raste paraqesin pasqyrë të pasaktë dhe se kjo nuk është çështje e interpretimit por mungesë elementare e njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe leximin e të dhënave të Fondit për të drejtën Humanitare. banner Në komunikatë flitet specifikisht për Masakrën e Dubravës, duke thënë se aty s’janë vrarë persona të armatosur siç paraqitet në ekspozitën e Shklëzen Gashit. “Në Burgun e Dubravës nuk janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në tabelën e ekspozitës. 



Të vrarët ishin të burgosur shqiptarë. Disa prej tyre kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së para arrestimit, por në momentin e vrasjes nuk ishin luftëtarë. Ata ishin persona të privuar nga liria dhe nën kontroll të plotë të autoriteteve serbe, pra persona të mbrojtur sipas Konventave të Gjenevës. Statusi i tyre i mëparshëm si pjesëtarë të UÇK-së është i rëndësishëm për njohjen shtetërore pas vdekjes dhe për reparacionet materiale për familjet, por jo për përcaktimin e rrethanave të vdekjes”, thuhet në komunikatë. Në komunikatë thuhet se ka edhe gabime të tjera, prandaj, organizata e Kandiq thotë se ekspozita në formën aktuale duhet të largohet nga hapësira publike “Për këto arsye, konsiderojmë se ekspozita, në formën e saj aktuale, duhet të hiqet nga hapësira publike. Njëkohësisht, është e domosdoshme të ndërpritet paraqitja arbitrare dhe joprofesionale e krimeve dhe fatit të viktimave. Paraqitja e pasaktë e fakteve nuk kontribuon në kulturën e kujtesës, por e dëmton atë, relativizon krimet dhe cenon seriozisht dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre”, thuhet në reagim. Tutje thuhet se i njejti gabim është bërë edhe me rasitn e Masakrës së Mejës. “I njëjti gabim është bërë edhe në rastin e Mejës. Mes të vrarëve kishte persona që më parë kishin qenë pjesëtarë të UÇK-së, por më 27 prill ata u ndanë nga kolonat e civilëve, ishin të paarmatosur, pa uniformë dhe nën kontroll të forcave serbe. Në këto rrethana ata nuk mund të konsiderohen “persona të armatosur”, por viktima të krimeve të luftës“Organizatorët e ekspozitës tregojnë gjithashtu mungesë njohurie për faktet e vërtetuara në gjykatë në lidhje me Reçakun. Në transkriptin e gjykimit të Slobodan Milošević-it, Shukri Buja ka deklaruar se nëntë pjesëtarë të UÇK-së janë vrarë në luftime më 15 janar 1999, gjë që është e ndarë nga vrasja e civilëve në Reçak”, thuhet në reagim. Organizata e Kandiq thotë se “Është veçanërisht shqetësuese që Shkëlzen Gashi përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë për këto gabime te Fondi për të Drejtën Humanitare.


 Kjo përbën një përpjekje për të diskredituar bazën më të besueshme të të dhënave për viktimat e luftës në Kosovë.

Baza e të dhënave FHP dhe FHPK, e cila dokumenton më shumë se 8.500 viktima civile shqiptare të krimeve të luftës, është vlerësuar në një evaluim të pavarur të vitit 2015 si baza më e plotë dhe më e besueshme e këtij lloji. Evaluimi është kryer nga ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Patrick Ball dhe profesorin britanik Michael Spagat”, thekson reagimi.

 Gjithashtu, organizata e Kandiq thotë se duhet rikujtuar se edhe libri i Shkëlzen Gashit ka pasaktësi të mëdha. 

 “Duhet rikujtuar gjithashtu se të njëjtët autorë para dy vitesh kanë botuar librin “Masakrat në Kosovë”, i cili përmban shumë pasaktësi dhe në shumë raste nuk është në përputhje me faktet e vërtetuara në gjykatë. I njëjti model po përsëritet tani në këtë ekspozitë: të dhëna të pasakta, të bazuara në mungesë njohurie dhe pa përgjegjësi ndaj viktimave”, përfundon komunikata.

Në ndihmë për të "vërtetën " e gënjeshtarit Shkëlzen Gashi, nëpër studiot tv dhe gazeta po i del edhe njëfarë analisti(banalisti) më emrin Rron Gjinovci i cili si papagall po e mbron Gashin.

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...