Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/03/18

Veshjet popullore shqiptare- identitet i një fisnikërie të lashtë



Përgatiti:Arta Beqiri


Qëndisja dhe endja kanë qenë traditë vetëm për femrat të cilat kalonin një pjesë të mirë të ditës mbi to. Ato qëndisnin veshjet për femra, meshkuj dhe për fëmijët e familjes.
Është e mahnitshme larmia e kostumeve popullorë në vendin tonë dhe puna aq e hollë me detajin. Kemi një pafundësi florealesh të qëndisura mrekullisht nga duart e vajzave dhe grave. Qëndisja dhe endja kanë qenë traditë vetëm për femrat të cilat kalonin një pjesë të mirë të ditës mbi to. Ato qëndisnin veshjet për femra, meshkuj dhe për fëmijët e familjes.
13-

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekujve. Veshja me këmishë të gjatë dhe përparje tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). 
38-

Pra, në Shqipëri, ( në trojet shqiptare) burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. 



Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastëkë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht. 
132-

Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala). Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin sipas moshës.

 Për të vegjlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonin mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. 
135
Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset ashtu edhe për dhëndrin. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës.
11-

 Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet. Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin prapë ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, për shembull xhokën apo përparjen.
102-

 Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërëse e veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njëjtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. 
12-

Mund të përmendim kështu analogjitë e vërejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. 
106-

Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.
2-

Për veshjet popullore duhet ruajtur origjinaliteti i tyre, se janë një shprehje e qartë e identitetit shqiptar. Në një festival folklorik, të zhvilluar jashtë shtetit, ne duhet të përfaqësohemi me kostumin tradicional. Edhe bota i ruan dhe i mirëmban shumë. Është një element identiteti.

103-

 Gjinden forma të ndryshme për organizimin e festivaleve folklorike. 
4-
Me të vërtetë, një festival i bërë para 30 vjetësh nuk ngjan me një festival të bërë sot, por forma të tilla duhen ruajtur, pasi janë vlera të trashëgimisë kulturore të pakontestueshme të çdo populli.
105-

Kostumet kanë rëndësi për procesin studimor. Këtu pasqyrohet edhe historia e zhvillimit ekonomik e kulturor të një vendi, të një krahine e të një fshati. 
93-

Nëpërmjet një veshjeje ne kuptojmë edhe nivelin e zhvillimit kulturor, si dhe psikologjinë e një vendi. Kostumi më i hershëm, që përcjell një mesazh qindravjeçar është xhubleta, e cila e ka origjinën përgjatë Alpeve dhe kalon deri në malësinë e Malit të Zi.
94-
 Megjithëse etnografët më të shquar të Shqipërisë kanë bërë studime nga më të ndryshme, për të akoma nuk është arritur në një shpjegim konkret, pse kjo veshje ka qenë ekzistente vetëm në Malësinë e Veriut.

Ftese/Invitation mbi gjakmarrjen, on blood feud‏‏


From:Gjin Marku (gjin_marku@hotmail.com)
Sent:Fri 3/18/11 5:26 AM
To:bruqi-flori@hotmail.com
Please, read in English below.
Si në çdo prag zgjedhjesh elektorale, misionarët e pajtimit kanë nisur ekspeditën e tyre ne shkallë vendi për të mbajtur nën kontroll situatën e familjeve në hasmëri e afruar dialogun e pajtimit mes tyre si dhe për të nxitur një pjesmarrje sa më të kulturuar të qytetarëve në votime.
Ekspedita është vazhdim i traditës së ekspeditave javore e disa mujore në prag festash fetare e evenimentesh të tjera kombëtare. Ajo ka dhënë rezultate pozitive në pajtime dhe ka krijuar përvojë të dobishme për funksionimin e rrjetit të misionarëve në shkallë vendi duke gjetur vlerësimin e duhur të organizmave ndërkombëtare, Komisionit Europian dhe të OSBE-ODIHR. Ajo vjen mbas konferencës së jashtëzakonshme kombëtare të misionarëve dhe shoqatave të pajtimit, organizuar në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave: Për Traditën në Mbështetje të Shtetit të së Drejtës, me dt 8 teor 2010,    
Për sa më sipër me dt. 20 mars 2011, ditën e diel, ora 10 e 30, ne sallën e Muzeut Historik Kombëtar, organizohet takim me misionarët dhe shoqatat e pajtimit ku do diskutohet edhe mbi disa aspekte të punës dhe shqetësimeve që kanë dalë gjatë vitit 2010.
Në takim janë të ftuar përfaqësues të mediave, të shtetit dhe të trupit dipllomatik.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të jepni kontributin Tuaj.
As in every elections eve, the reconciliation missionaries have commence their expedition in whole country , in order to take in control the situation of families in enmity, to approach the reconciliation dialogue between them and to stimulate a more cultural participation of citizens in elections.   
The Expedition is the continuing of weekly and some monthly expeditions on the eve of national religious holidays and other events. There have been positive results according to reconciliations and it has created a necessary experience in the operation of the missionaries in the whole country, finding the appropriate assessment of international organizations, European Commission and OSCE-ODIHR. It takes place after the Extraordinary National Conference of Reconciliation Missionaries and Associations “About the Tradition in Support of the Rule of Law” association with the Academy of Science of the Republic of Albania held on 8th October 2010.
According to above, on 20th March 2010, on Sunday, in 10 : 30, in the hall of National Historical Museum, the Committee of Nationwide Reconciliation will organize a meeting with the reconciliation missionaries and associations where is going to discus on some aspects of the work and some concerns arising during 2010.
At the meeting are invited representatives of media, state and diplomatic corp. 
We are honored to invite you to participate and to give your contribution in this event.

 Gjin Marku
Chairman of Committee of Nationwide Reconciliation, Albania 
Address: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23 Tirane Albania 
Tel & Fax 00355 42 263 126 /42 238 033. 
Tel 00355 42 259 124 Mobile: 00355 68 27 37 989 
E-mail; gjin_marku@pajtimi.com,  gjin_marku@hotmail.com,  gjin marku@yahoo.com
Web page: www.pajtimi.com

FENOMENI ZADEJA - APO INTELEKTUALI I KOMBIT



Nga Dr. Eno Koço
Përfaqësues i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në Angli
Çesk Zadeja është kompozitori që me krijimtarinë e tij krijoi një epokë të tijën midis epokave të ndryshme të historisë së muzikës shqiptare. Ai qëndron diku në qendrën e një hapsire kohore, ku prapa tij, në kohë, qëndrojnë klasikët muzikorë shqiptarë të gjysmës së parë të shekullit XX, dhe përpara tij, gjithnjë në kohë, brezat më të rinj të muzikantëve shqiptarë. Fenomeni Zadeja përbën nocionin e atij që do mund të merrej si etalon i imazhit muzikor shqiptar. Edhe përpara tij dhe aq më tepër më pas, nuk qenë të paktë muzikantët, kompozitorët, që lëvruan me ndërgjegje kombëtare sfera të ndryshme të formimit shpirtëror muzikor shqiptar, bazuar në etnicitetin e këtij populli. Padyshim, koncepti i kombëtares (edhe pse tani ky term duket disi i dalë mode) dhe i individuales ndryshonte nga veriu në jug të Shqipërisë, por ndryshonte edhe midis krijuesve vendas dhe atyre të diasporës.
Nëse Lec Lurti, Mikel Koliqi e Prenk Jakova në krijimtarinë e tyre ndoqën linjën e muzikës qytetare shkodrane duke huazuar edhe nga tradita europiane romantiko-patriotike, në se Martin Gjoka e Tish Daia ndoqën linjën e shfrytëzimit të motiveve të Mbi-Shkodrës e atyre malësore më në lindje, në se Tonin Harapi kultivoi melosin qytetar të dasmës dhe ahengut shkodran, dhe duke u hedhur ne jug, në se Thoma Nasi e Kristo Kono përpunuan meloditë folkorike dhe modet e Toskërisë të zonës së Korçës, në se Fan Noli do të prirej qëllimisht drejt një tingëllimi “arkaik” muzikor për të sjellë ndjesira lashtësie, qytetërimi antik apo kohësh të lavdishme të gërshetuara këto me motive bizantine deri në citimet nga Pasionet e Shën Mateut, në se kompozitori beratas Murat Shehu i cili në veprën e tij simfonike lëvroi muzikën dhe këngën e qytetit të tij, pra këto pika referimi që prekin në mënyrë të përgjithëshme panoramën e muzikës savante shqiptare, ndoshta të marra të gjitha sëbashku, ishin pika referimi edhe për Çesk Zadenë.
Por a kishte njohuri Zadeja për kompozitorët shqiptarë jo shkodranë, a ishte ai i vetëdijshëm që në fillimet e tij për rrugën që do të ndiqte? Vështirë të pohohet kjo gjë. Zadeja përbënte thjesht një rregull, më tepër se sa përjashtim. Ai do të vazhdonte në mënyrë konshiente atë që kishin bërë Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani të cilët ndihmuan çështjen kombëtare me përkthimin e librave të shenjtë të krishterë të shkruara në alfabetin latin, ndikim ky që erdhi nga rilindja italiane e shekujve 15 dhe 16 dhe nga racionalizmi dhe iluminizmi i shekujve të mëvonë. Nuk dimë se kur e si është zhvilluar në Shkodër muzika klasike, savante, në shekujt e kaluar, por veprimtaria muzikore kishtare lokale ka data të sakta që nga mesi i shekullit 19. Formacione instrumentale italiane por dhe nga ato që vinin nga Dalmacia e kishin bërë Shkodrën vënd te preferuar ku do të zhvillonin veprimtaritë e tyre sezonale muzikore, jo vetëm në kishë por edhe në ambjente të hapura. Ndër kolegjet katolikë të Shkodrës zhvilloheshin programe të rregullta muzikore, që ato që disponoj unë të shtypura datojnë nga viti 1902. Mbiemrat e dëgjuar shkodranë janë të shkruara në këto programe koncertesh, midis të cilëve Bushati, Bumçi, Naraçi, Simoni, Laca, Kodheli, Rota, Gurakuqi, Mosi etj. dhe midis tyre edhe Zadeja. Familja Zadeja, veç të jatit të Çeskut, Rrok Zadeja, që ishte ndër anëtarët themelues të shoqërisë artistike “Bogdani,” kishte dhe të tjerë eksponentë të letësisë e muzikës, si axha i madh Gasperi, këngëtar e krijues popullor, Andrea, Luigji, Dom Ndre Zadeja, ky i fundit poet e krijues i melodramave, dhe padyshim Tonini, vëllai i Çeskut, muzikant e kritik në zë shkodran. Çesk Zadeja kishte privilegjin të trashëgonte një sfond relativisht të begatë kulturor krahinor, ku veç emrave të mësipërm vlen të përmenden edhe emrat e folkloristëve Bernardin Palaj e Gjon Kujxhia.
Që muzika kishtare ka patur ndikim në praktikën e traditën muzikore lokale të një pjese të kompozitorëve katolikë shkodranë, kjo është e vërtetë, por që kjo traditë mbarte tipare të fuqishme krahinore e kombëtare, kjo është edhe më e vërtetë. Të tri prirjet kryesore që mbartin tiparet e muzikës së kultivuar shkodrane, ajo qytetare e bazuar kryesisht mbi ahengun shkodran, ajo me motive të malësise së mbi-Shkodrës e më në lindje, dhe ajo mbi traditën e muzikës romantike europiane, kishin si pikësynim krijimin e një fizionomie kombëtare, pra atë të një etniciteti shqiptar. Kjo në vetvete përbënte një trashëgimi, një traditë. Çesku mori shumë nga Martin Gjoka që dhe ky kish marrë nga Frano Ndoja. Ky i fundit eci në gjurmët e Palok Kurtit në lëvrimin e muzikës qytetare shkodrane, atë të ahengut, dhe që në pikpamje të formimit dhe të teknikës muzikore, njohuritë do t’i merrte nga mjeshtri italian Giovani Canale, i cili kuptohet i sillte këto njohuri në Shkodër të marra nga vendi i tij. Por Martin Gjoka solli në Shkodër edhe një eksperiencë e tijën të përftuar në Austri. Pra siç shihet nga ky vështrim retrospektiv, ruajtja dhe kultivimi i folklorit qytetar shkodran nga kompozitorë me prirje profesioniste e gjente këtë muzikë shpesh të veshur me petka romantike perëndimore në pikpamje të harmonisë, formës apo përpunimit që i bëhej materialit muzikor vendas.
Kjo ishte pak a shumë panorama përpara se Zadeja të nisej në Moskë për studime (1951-1956), pas dy vjet studimesh (1941-1943) që kishte bërë në Akademinë Santa Cecilia të Romës. Në Moskë, nën drejtimin e kompozitorëve që trashëgonin kulturën muzikore ruse të gërshetuar me një radhë sistemesh teknikë të muzikës perëndimore, ai përftoi apo i përshtati vetes veç teknikave kompozicionale, formën tregimtare të ligjëratës muzikore e cila anonte nga epizmi e dramaciteti, gjë që do t’i nevoitej kompozitorit të ardhshëm në trajtimin intelektual të muzikës kombëtare. Ndryshe nga parardhësit e tij muzikantë, qofshin këta të Shkodrës apo nga e gjithë Shqipëria që lëvruan kryesisht motive e ndjesí që kishin të bënin me krahinat e origjinës së tyre, Zadeja e përqendroi vëmendjen drejt një krijimtarie me tendencë e frymë mbarë kombëtare, pan-shqiptare, duke lëvruar epikën e saj, ashtu dhe heroikën e festiven. Ai iu referua analizës melodike e modale të trevave të ndryshme shqiptare në veçanti, pra duke kompozuar vepra të mbështetura në karakteristika krahinore të caktuara, nga Gegëria në Labëri e Toskëri. Nga ana tjetër vëmendja e tij u përqendrua në atë që tipare lokalë të mund të shkriheshin në trajtën e një etosi specifik shqiptar.
Pra ai do të krijonte gradualisht portretin e tij prej muzikanti mendimtar ku vend parësor do të merrte rrëfimi intelektual, artikulimi po aq intelektual i mjeteve krahinore shprehëse dhe disi më pak artikulimi i formës, për ta plotësuar më tej me situata vallesh të veriut ku shpalosej dinamika e optimizmi, me situata epiko-heroike mbështetur në pentatoninë labe, por edhe toske, tipare këto që mbroheshin e inkurajoheshin nga idetë e metodës së realizmit socialist. A u ndikua Zadeja nga kjo metodë? Padyshim që po, ashtu si Shostakoviçi, Prokofievi e Haçaturiani në Bashkimin Sovjetik. A ndikoi në cilësinë e muzikës së tij përqafimi i kësaj metode? Çesku e dominoi mendimin muzikor për afro dyzet vjet në Shqipëri. Ai, me disa përjashtime, diti t’u shmanget veprave me program apo deklarim agjitativ e ilustrativ, dhe në të njejtën kohë diti të “mbronte” idetë e “metodës” krysisht me fjalë, duke theksuar karakterin kombëtar, për të cilën ai ishte krejt i sinqertë, dhe anashkalonte frymën euforike socialiste. Nocioni i kombëtares, i psikologjisë kombëtare tek Zadeja nuk ishte dogma e imponuar nga metoda; ai ekzistonte në qënien e tij, në ndërgjegjen e tij, ai besonte tek ky nocion sepse i tillë ishte sfondi i tij kulturor i trashëguar nga qyteti i lindjes dhe shkolla e lartë ku studioi. Gjithpushtetshmëria e tij në botën muzikore shqiptare ishte forcë e mëndjes së tij; ai e kontrollonte kohën, e manovronte atë, qëndronte vazhdimisht syhapur, nuk ekzaltohej por as edhe binte në dëshpërim të thellë. Ky kontroll i vetvehtes reflektohej edhe në muzikën e tij. Në të gjen melodi të gjetura, tema të goditura e të frymëzuara, por edhe të rezervuara në zgjerimin dhe shtrirjen e tyre, sikur ruhej nga ngazëllimi. Më e theksuar u bë kjo në vitet e pas Simfonisë së tij dhe Delinës, pra pas viteve ‘50-‘60. Erdhi kjo vetpërmbajtje nga shpërthimet melodike e të kantilenës si rezultat i një stadi të ri të vetëdijes e etikës së tij muzikore, apo koha që jetonte ia imponoi atij këtë “sens mase”? Do të niste për të në gjysmën e dytë të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 periudha e një përpunimi analitik harmonik të veprave të tij, ajo e qëmtimit të qelizës muzikore mbi bazën e motiveve e modeve folklorike e qytetare, e tensionit dramatik, e abstragimit të gjuhës muzikore, shpesh drejt kromatizmit. Kam përshtypjen se Zadeja i periudhës së fundit krijuese, i viteve ’90, veçanërisht me Tre skicat për orkestër, është ai i një çlirimi ndjenjash, i një poetizmi e shakaje që i buron nga shpirti, i një gjuhe muzikore të kthjellët, elokuente e me një sens të përkryer mase në frazimin dhe mënyrën e ligjërimit. Sikur donte të thonte: “Perëndi, më jep edhe pak kohë se tani mund të shprehem lirisht, hapur, tani mund ta them fjalën time të plotë.”
Zadeja shkroi thuajse në të gjitha gjinitë muzikore. Ai e bëri këtë se ndehej i aftë dhe i sigurtë në gjinitë që shkruante, veçanërisht në muzikën simfonike e instrumentale. Por ai e bëri këtë edhe sepse në këtë mënyrë i tregonte botës muzikore shqiptare që ky kishte për të qënë etaloni i një gjinie të caktuar me fizionomi shqiptare. Koha e provoi dhe vazhdon ta provojë që veprat e tij përbëjnë repertorin bazë të instrumentistave dhe orkestrave tona. Nëse imponimi i tij gjatë sistemit totalitar do të kishte qënë arbitrar, atëherë reagimi pas viteve ’90 do të ishte dukshëm në dëm të tij. Faktori kohë mbetet gjithmonë ai që vlerëson veprën e mirë nga ajo më pak e mirë. Vlera e Zadesë është vetëm në fillimet e matjes së saj. Brezat qe do të vinë kam bindjen që do të kontribuojnë në këtë drejtim.
Sa mendimtar e i stërholluar në krijimtarinë e tij më të mirë vokale-simfonike, aq dhe i thjeshtëzuar e i kursyer bëhej Zadeja në krijimet që bënte për grupet amatore. Ky ishte tipari shoqëror i tij. Janë të panumurta, si askush, pjesët që shkruante për këto grupe për Koncertet e Majit. Një pjesë, padyshim, i shkruante për më tepër të ardhura brenda limiteve të rrogave të “socializmit”, por shumë prej tyre mbeten edhe sot krijime të mirëfillta e serioze. E tillë është Suita No.1 për orkestër. Tipari shoqëror i tij nuk ishte thjesht për pak më shumë humor e zbavitje; ai ishte i krejt natyrshëm nga i cili buronin miqësira të mira dhe pse jo, dobiprurëse. Përmes kontakteve me individë e drejtues të grupeve amatore, ai jo vetëm tatonte pulsin e kohës por e bënte vetë atë më “tokësor” në mënyrën e shkrimit. Ai orkestronte për ato instrumenta që realisht ekzistonin në këto grupe, për mundësitë praktike të shfrytëzimit të vokalit amator. Por a ishte çdo gjë që dilte nga dora e tij e përkryer? Sigurisht që pjesë të pambaruara kishte, veçanërisht në vallet e këtyre grupeve amatore, por sa kompozitorë të tjerë në sistemin “socialist” plotësonin nevoja të tilla kur koha a sistemi shoqëror diktonin kërkesa të tilla? A nuk bëri të njejtën gjë Shostakoviçi me operetën e tij Çerjomushki, pa përmendur të tjerë kompozitorë shumë të aftë sovjetikë dhe nga vëndet e “demokracive popullore”? Më duhet të nëvizoj se edhe në këtë pikë, Zadeja besonte në këto kërkesa të kohës, ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, që t’i vinin në ndihmë të lëvizjes amatore. Edhe bisedat i shkonin me artistët amatorë. Më mirë, në fund të fundit, biseda me artistë jo profesionistë, sesa pirje kafesh e diskutimesh jo aq të shëndetëshme nëpër vëndet ku mblidheshin artistë intelektualë. Ai do të vinte nëpër këto klube kur do të thonte fjalën e tij, kur do i duhej të mbronte muzikën por edhe qënien e tij. Thuhej që Zadesë ndonjëherë nuk i merrej vesh diksioni kur fliste nëpër konferenca. Ashtu është, kur ia donte puna për të kaluar një situatë delikate të karakterit ideollogjik, ai bëhej më pak i kuptueshëm, ndërsa kur donte t’i merrej vesh mirë mesazhi i tij, ai ishte nga më të qartët dhe nga më bindësit në ato që shtronte. Shkrimet e tij në gazetën “Drita”, herë të përgjithshëm e anshkalues, por në të shumtën e rasteve të fuqishëm e paekuivoke, ishin provë e forcës dhe shprehjes së tij intelektuale.
Për gjatë një periudhe më se tridhjetëvjeçare, Zadeja mori dalëngadalë pamjen e atit të muzikës shqiptare, jo vetëm për nga krijimtaria dhe publicistika, por dhe nga detyra që i vuri vetes për të përgatitur kompozitorë të rinj. Në këtë fushë rezultatet ishin të mahnitëshme. Nuk bëhej fjalë vetëm ata që studjuan drejtpërsëdrejti me të, por ishin edhe të tjerë muzikantë që indirekt përfitonin nga eksperienca e tij, të cilën ai nuk hezitonte t’ua jepte. Vështron tek ky brez kompozitorësh dhe nuk dallon shtampa të mënyrës kompozicionale të tyre, përkundrazi dallon zhvillim individualitetesh. Ajo që i dallon muzikantët që seriozisht ndoqën parimet estetike e ideore të Zadesë, ishte, në rastet më të mira dhe në veprat më të mira të tyre, qartësia e mendimit, e formës, e teknikave specifike kompozicionale dhe mbi të gjitha, shfrytëzimi me art e finesë i folklorit muzikor fshatar e qytetar shqiptar. Nuk duhet harruar se prezantimi i teknikave më të avancuara kompozicionale gjer në vitet ’90 nuk mund të kalonte fare pa problem, e jo më qëndrime krejt personale krijuese sipas preferencave të rrymës së dëshiruar, as që mund të bëhej fjalë. Ashtu si dhe të tjerë kompozitorë, edhe Zadeja ishte i vetëdijshëm për këtë realitet. Brenda këtij realiteti ai do të vazhdonte kërkimin dhe eksperimentimin në veprat e tij, me ide jashtë shablloneve e kornizave jo vetëm të asaj që metoda diktonte në krijimtarinë muzikore shqiptare, por edhe brenda krijimtarisë së tij. Pra ishte tjetër ajo që shpesh artikulohej në shtyp e konferenca, pra tjetër e thëna e tjetër e bëra. Për analogji, më 1931 Shostakoviçi do të shprehte antipati për Skrjabinin, për estetikën e tij “borgjezo-dekadente”: “Ne e konsiderojmë Skrjabinin” – thonte Shostakoviçi, “si armikun tonë muzikor më të hidhur. Pse? Sepse muzika e tij priret drejt një erotizmi aspak të shëndetshëm. Gjithashtu drejt misticizmit, pasivitetit dhe fluturimit jashtë realitetit jetësor.”
Muzikantët e estetët shqiptarë më me nuhatje stimuloheshin nga këto sinjale artikulimesh të gjuhës muzikore së Zadesë, të tjerë i referoheshin thënieve, fasadës. Vitet ’70 e ’80 ishin kohë të trazuara në mendimin muzikor profesionist shqiptar. Lindën dikutime prirjesh e parimesh estetike muzikore. Veprat shpesh duheshin mbrojtur nga kompozitorët e tyre, gjë që bëhej nëpërmjet sulmeve të ndërsjellta. Tani ato diskutime, shpesh tepër emocionale, i përkasin së kaluarës, procesit historik të muzikës artistike shqiptare. Ato që kanë mbetur janë veprat. Seleksionimi tashma në fillimet e demokracisë bëhet më pak i imponuar. Ekzekutuesit janë ata që do të përzgjedhin, kritika do të dijë të bëjë vlerësime jashtë euforizmave e shikimeve pasionale për njërin apo tjetrin autor. Koha është faktor i rëndësishëm në këtë përzgjedhje shijesh e konceptesh estetikë. Veprat e Zadesë japin shënja të jetëgjatësisë. Materiali muzikor i tyre duket që ka shumë për të zhbiruar.
Zadeja mendimtar shfaqet i fuqishëm në redaktimin, vëzhgimin, përpunimin e një varg punëve akademike të bëra nga studiuesit muzikorë te rinj. Ai u mor edhe me programet muzikore të shkollës së muzikës. Ai qëndronte në epiqendër të botës muzikore shqiptare. Edhe autoritetet shtetërorë e partiakë kishin nevojë për të. Ai iu imponua atyre, ashtu si Kadareja në Shqipëri e Shostakoviçi në Bashkimin Sovjetik. Të shumtë ishin ata që me vullnet të mirë dëshironin aprovimin a Zadesë përpara se puna e tyre të dilte në dritë. Këta besonin tek njohuritë e Zadesë, tek sugjerimet e tij, tek dashamirësia e tij kur kjo përligjej, doemos edhe tek influenca e tij në mendimin intelektual muzikor.
Për një periudhë prej pesë vjetësh nuk munda të shoh dot Zadenë, për shkak të largimit tim në Angli. Në dy vjetët e fundit të jetës së tij biseduam mjaft, ndoshta jo aq shpesh sa më parë, megjithatë kishim shumë sende për të shkëmbyer. Një pjesë të të rejave m’i kishte shkruar në letrat që dërgonte në Angli. Ato janë letra personale, të të çiltra dhe e ndjeja veten edhe më të afërt me të që ai më rrëfente për vërshtirësitë ekonomike që kalonte ai dhe familja e tij, si dhe për gëzimet e tij, siç ishte takimi me kolegët në “Lidhjen e Kompozitorëve Rusë” pas më se 40 vjetësh. Midis radhëve, ai do të më shkruante: “Kultura jonë kombëtare ka nevojë për t’u njohur, për t’u respektuar, për t’u rinjallë në këtë krizë të thellë dhe shpirtrore . . . të paktën kështu mendoj . . .” Në një letër tjetër vazhdon: “Gëzohemi që përkohësisht jemi mirë me shëndet, të paktën qëndrojmë në këmbë, me të dyja . . . aq më tepër kur kujton vdekjen e Simonit, Nikollës s së fundi Toninit që vuajti mjaft dhe vdiq me dishpërim të ndieshëm. Fatkeqësi e pariparueshme.”
Po i përfundoj këto fjalë për Zadenë me një tjetër fragment nga një letër e tij, nga e cila nuk dëshiroj aspak të vë në dukje ndonjë kompliment që ai më bën, ashtu si ndodh midis miqsh, sesa për t’ju njohur me atë bashkëpunim profesional dhe miqësor që kam patur me të, ashtu si dhe me kompozitorë të tjerë, për t’ju njohur me atë thjeshtësi e përkushtim që ai kishte e vepronte, shpesh si ato gjestet kalorsiake, duke ia hequr vlerat e atributet e vetes dhe duke ia dorëzuar ato tjetrit. Ai do të më shkruante: “Për vetë natyrën time nuk shprehem shumë, por nuk mund të la pa të falenderuar për kujdesin e veçantë që ke treguar për muzikën time modeste në të tërë karierën tënde të vështirë. Me plot të drejtë mund të ju quaj bashkëautor me që ekzekutimi i vëmendshëm, me ndjenjë dhe frymëzim nga ana tënde ka bërë që shumica e veprave të mia të fitojnë ‘qytetarinë’, të ecin këmba dorës me kohën . . .”
Edhe pse fjalët e tij janë tepër elogjioze e fisnike, një gjë është e vërtetë, që në muzikën e Zadesë unë gjej një shprehje të pastër të mendimit të tij intelektual dhe që çdo herë që i ekzekutoj veprat e tij, aq më shumë ide e ndjesí të reja e përshkojnë qënien time.

2011/03/17

Doktori i shkencave Bedri Zahiti ,gjithëmonë pranë pacientëve...



Dr sc Bedri Zahiti. i lindur më 1950. Internist, kardiolog, magjistër dhe doktor i shkencave të mjekësisë. 

Punon dhe vepron në QKUK, Klinika Interne, Shërbimi Kardiologjik, është i angazhuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.  

Dr sc Bedri Zahiti mjek specialist internist, kardiolog ne Kliniken Interne, Sherbimi kardiologjik, QKUK Prishtine, u lind me 12 qershor 1950 në fshatin Kçiq të Madh, KK Mitrovicë Arsimin fillor e kreu ne Skenderaj .Shkollen e mesme ne Mitrovice. Fakultetin e Mjekesis e kreu ne vitin 1975 ne Prishtine. 
Specializim nga Mjekesia Interne e kreu me 1982 ne Beograd .Studimet pasuniversitare nga lemi i kardiologjise i kreu ne Beograd ne vitin 1984. Subspecializimin nga kardiologjia e kreu me 1984 ne Beograd

Tezen e magjistratures me titull: 

“Mundësia e vlerësimit elektrokardiografik të madhësisë së infarktit akut të miokardit”, e mbrojti me 12.07.1997 ne Fakultetin e Mjekesisë ne Prishtine.

TEZËN E DOKTORATURËS ME TITULL: 

“Sëmundja e shurdhët sikemike e zemrës - dilemat dhe vështirësitë e verifikimit të saj” e mbrojti më 27.08.1999 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.


 Punësimi :

Pas diplomimit punoi ne Fakultetin e Mjekesise pranë OP Instituteve dhe katedrave si asistent praktikant ne vitin 1978 kalon ne Shtepine e Shendetit ne Vushtrri. 

Thirrjet profesionale ne Fakultet: 

Ne vitin 1975 zgjedhet asistent praktikant per lenden Higjena ne fakultetin e Mjekesise ne Prishtine. 

 Puna mësimore pedagogjike: 

Dr sc Bedri Zahiti si asistent i higjenes, per kohen sa ishte, me sukses ka zbatuar aktivitetin edukativo-mesimor dhe shkencor.


Puna profesionale shkencore: 

Dr sc Bedri Zahiti qysh heret iu qas punes shkencore hulumtuese qe nga puna ne Shtepine e Shendetit dhe pastaj edhe ne QKUK ne Prishtine. Aplikimi i metodave shkencore ne lemin e shkencave interne e veçanerisht te atyre kardiologjike e beri qe te afirmohet si mjek dhe ekspert. 
Me punimet e veta shkencore ka marre pjese ne shume tubime, konferenca, kongrese si ne vend po ashtu edhe jashtë.

Disa nga  punimet  shkencore të publikuara deri me tash: 

1.  B.Zahiti. Fenomeni i Agut të mëngjesit tek dy të sëmurë në Shtëpinë e Shëndetit Vushtrri, Permbledhje punimesh, Takimet tradicionale te punetoreve shendetesor ne Brezovice, 27-29 Maj 1988. 

Ne kete punim autori ka percjell fenomenin e agut te mengjesit te dy te semure me DM joinzulinovartes me ç’ rast ka deshmuar perkeqesimin e gjendjes se tyre dhe hiperglikemine e shpesht ne kete kohe e cila ishte si pasoje jo vetem e insuficiences se qelizave Beta te pankreasit por edhe i ngritjes se katekolamineve ne gjak.

2.  B.Zahiti, Xh.Shkodra, S.Zahiti. Sëmundja lumbo-ishialgjike si shkaktar i apsentizmit tek puntorët e komunës së Vushtrisë. Permbledhje punimesh, Takimet tradicionale te punetoreve shendetesor ne Brezovice, 27-29 Maj 1988. Ne kete punim autor paraqet shfaqjen e absentizmit te punetoret e komunes se Vustrrise si pasoje e semundjes lumdoiskialgjike ne pergjithesi dhe te punetoret e ndertimtarise ne veçanti.

3.  B.Zahiti, S.Zahiti. Vështrimi i gjendjes së tuberkulozit në komunën e Vushtrisë. Permbledhje punimesh, Takimet tradicionale te punetoreve shendetesor ne Brezovice, 27-29 Maj 1988. Ne kete punim autori paraqet gjendjen momentale te te semureve nga tuberkulozi ne komunen e Vushtrrise si dhe rekomandon masat per deteksionin e hershem te semundjes dhe trajtimin adekuat. 

4.  B.Zahiti, S.Hyseni, S.Zahiti, Xh.Shkodra. Rëndësia dhe organizimi i Shërbimit të patronazhës polivalente në Sh.sh. në Vushtrri, në zbulimin e sëmundjeve masovike kronike. Takimet .Tradicionale të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, maj, 1988, Brezovicë. Ne kete punim autori konstaton rendesine sherbimit te patronazhes polivalentete  Shtepise se Shendetit ne Vushtrri per zbulimin e semundjeve masvike kronike si dhe mundesine e parndalimit te tyre. 

5.  Zahiti B, Gorani D. Shatri F, Gjoka S, Prenkpalaj L, Strana M. Veshtiresite diagnostike dhe terapeutike ne sindromin e prolapsit te valvules mitrale. Risite ne trajtimin e semundjeve kardiovaskulare me pjesemarrje nderkombetare, 8-9 tetor, 2004, Prishtine. Ne punim autori prezenton tri raste me PVM te te cilet gjen prolabim te fletzes se pasme rreth 75% dhe 15% te fletzes se perparme, rezultate te cilat jane te ngjajshme me autor e tjere.

6.  Zahiti B, Dragusha G, Shatri F, Manaj R, Hajdini S. Iskemia asimptomatike e miokardit. Risite ne trajtimin e semundjeve kardiovaskulare me pjesemarrje nderkombetare, 8-9 tetor, 2004, Prishtine. Ne punim autori prezenton shpeshtesine e shfaqjes se iskemise se heshtur te miokardit e cila sillet rreth 38% ne 105 raste me iskemike te heshtur. Domethenese kane qene rezultatet lidhur me moshen dhe gjinine te ata me dhe pa angine pektorale. 

7.   G.Dragusha, A.fusha, O.Halo, R.Manaj, B.Zahiti. Ndikimi medikamentoz në zgjatjen e sistolës elektrike te ethet reumatike. Banja e Kllokotit, 1986.

8.   O.Halo, A.Fusha, G.Dragusha, B.Zahiti. Perikarditi reumatik-analiza elektrokardiografike. Besianë, 1987. 

9.   M.Ristiq, G.Dragusha, B.Zahiti. Projekti për ethet reumatike. 

10.   Xh.Nurboja, B.Zahiti. Rëndësia rentgenografike e mushkërive në reumatologji. Banja e Kllokotit, 1989. 

11.   M.Ristiq, R.Izairi, S.Rexhepi, B.Zahiti. Bymorali në nus-reaksionet gastrike me terapinë e artritit reumatoid. Banja e Kllokotit, 1989. 

12.   T.Bekteshi, B.Sejdiu, L.Prenkpalaj, B.Zahiti. Mjekimi i të sëmurëve me insuficiencë kronike të zemrës me beta bllokues selektiv. Praxis Medica, Prishtinë, 2002. 

13.   S.Zekaj, Z.Kabashi, A.Haziri, D.Berisha, B.Zahiti. Incidence of liver tumors diagnosed with ultrasound at our departement from June 2000 to June 2002. The second International  Scintific Symposium, Diagnostic ultrasound in Medicine, Prizren, 2003
14.   H.Berisha, U.Gashi, B.Zahiti. Korrelacioni në mes të CK, CK-MB dhe madhësisë së infarktit. Simpoziumi i parë ndërkombëtar i Shoqatës së biokimistëve klinikë të Kosovës, 16-18 tetor, 2003. 

15.  B.Zahiti, Y.Elezi, G.Dragusha, F.Shatri, S.Zekaj. Hipertensioni arterial në shtatzënësi. Simpoziumi i dytë i Shoqatës së Internistëve të Kosovës, 12-13 shtator, 2003. 

16.  B.Zahiti, Y.Elezi, L.Prenkpalaj. Shfaqja spontane e epizodave iskemike te miokardit me theks të veçantë gjatë gjumit te një i sëmur gjatë dializës monitorues me holter. Simpoziumi i dytë i Shoqatës së Internistëve të Kosovës, 12-13 shtator, 2003. 

  Pjesëmarrjet në: kongrese konferenca, simopoziume seminare në Kosovë dhe rajon me pjesëmarrje ndërkombëtare.


Përgatiti për Floripress dhe www.facebook.com Flori Bruqi





Dr. Bedri Zahiti, born on  10.07.1950 in Kçiq  Madh, Municipality of Mitrovica.Faculty of Medicine finished in Prishtinë, in  1974, Internal Medicine  residency finished on 22.09.1982, at  Internal Clinic B at Faculty of Medicine, in University of Beograd .Sub-specialization  in Cardiology finished at University of Belgrade-Faculty of Medicine.

He defended the Master thesis  Possibility of echocardiografic evaluation  for the size of acute myocardial infarction “ at Faculty of Medicine-University of Prishtina .Doctoral thesis with title  “ Silent ischemic heart disease  – difficulties and dilemma of verificationj “ has defended on  27.08.1999  at F. Medicine at University of Prishtina.Title “ PhD in Medical Sciences has received on 29.12.2003,  University of Prishtina.Over 15 year I worked as director  of Health House in Municipality of Vushtrri, as internist and after as cardiologist. Currently I work as assistant at Faculty of Medicine –University of Prishtina and as Head of Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo . In year 2004 I was nominated as best worker in Internal Clinic .He is a professor of internal medicine at the University of Pristina, member of the leadership and general secretary of cardiology association of the Republic of Kosovo. On 28th of August he was selected a fellow-member of European Cardiology association in Copenhagen.
I’m applying for a membership at FACC( Fellow of the American College of Cardiology).

 
Publication at  different journals :
1).Bedri F Zahiti   
   “Dawn phenomena  of two patient at Health House in Vushtrri ”. (Traditional  meeting of Kosovo Health Workers , may , 1988,Brezovicë-Kosova).
2).Bedri F Zahiti , Xh. Shkodra, S. Zahiti etj.
    “Lumboishiadic disease as cause of apsentism to the Municipality  of Vushtrri”.Traditional  meeting of Kosovo Health Workers , may , 1988,Brezovicë-Kosova)
3).B. Zahiti, S. Zahiti et al.
    “Survelliance of  TBC status in Municipality of Vushtrri ”.   
(Traditional  meeting of Kosovo Health Workers , may , 1988,Brezovicë-Kosova).
4).B.Zahiti,S.Hyseni,.S.Zahiti,XH.Shkodra etj.
    “Importance and organogram of Department of Polyvalent patronage  for discovery of chronic masovic diseases(Traditional  meeting of Kosovo Health Workers , may , 1988,Brezovicë-Kosova).
5).G.Dragusha,A.Fusha,O.Halo,R.Manaj,B.Zahiti etj.
    “Medicament influence in duration of electric systole at febris rheumatica ”.           
     (Banja e Kllokotit-Kosova ,1986) 
6).O.Halo,A.Fusha,G.Dragusha,B.Zahiti  et al.
     “Rheumatic pericarditis-electrocardiografic analysis ”.
     (Besianë-Kosova,1987)
7).M.Ristiqi,G.Dragusha,B.Zahiti et al.
     “Project for rheumatic fevers ”.
8).Xh.Nurboja,B.Zahiti etj.
     “Pulmonary rentgenologic importance in rheumatology ”
     (B.Kllokoti,1989)
9).M.Ristiqi,R.Izahiri,S.Regjepi,B.Zahiti etj.
     “Bymoral in gastric  nus-reaction  during the arthritis rheumatoid therapy   
    (B.Kllokotit,1989)

1999-2002


Postdoctoral fellow in plant genetics, Plant Biology Laboratory,
Salk Institute for Biological Studies, La JollaUSA; Advisor Dr. D. Weigel

10. B. Zahiti,Y.Elezi, G.Dragusha.etj. Arterial hypertension during the pregnancy .Second Symposia of Kosovo Internist Society, 12,13 September  2003,       Prishtinë-Kosovo.
 11. B. Zahiti,Y.Elezi, L.Prenkpalaj. Spontaneous appearance of myocardial  ischemic episodes with special point to one patient sleeping,   during monitored dialysis with holter. Second Symposia of Kosovo Internist Society, 12,13 September  2003, Prishtinë-Kosovo.
 12. B. Zahiti,G.Dragusha, A.Bakalli, F.Shatri, D.Gorani, A.Lahu. Importance of echocardiografic evaluation of LV function to patient with mitral regurgitation. International  Symposium : Recent development in noninvasive Cardiology. Shkup-Macedonia,   30October  2005.
13. Zahiti, B. Dragusha. G, Shatri. F, Manaj. R, Hajdini. S, Asymptomatic Ischemia of the Myocardium , Department of Cardiology, Internal Clinic, UCCK –  Prishtina. International Symposium of  Cardiology,8-9 October  2005 Prishtinë.
14. B. Zahiti,G.Dragusha,A.Bakalli,S.Gjoka,A.Lahu. Echocardiografic changes of LV to the patient with arterial hypertension during the therapy with amlodipine. Cardiologic Symposia on Arterial Hypertension. October 2005 Prishtinë-Kosova.
 15. B. Zahiti. Thromboloytic  therapy for medication of acute myocardial infarction . Magazine  “Internisti”
 16. B. Zahiti, G.Dragusha et al. Profilactic methods without medicaments for cure of arterial hypertension. Cardiologic Symposia on Arterial Hypertension ,December   2005,Prishtinë-Kosovo .
 17. B. Zahiti, G.Dragusha, et al. Importance of Ergo-testit in discovery of latent  arterial hypertension.  Society of Internists .Third Symposia , April 2006, Banja e Kllokotit-Kosova .
 18. S. Zekaj,Z. Kabashi, A. Haziri, B. Zahiti etj. Incidence of liver tumors  diagnosed with ultrasound at our department from June 2000 to June 2002.  The second International Scientific  symposium, diagnostic ultrasound in medicine. Prizren  2003.
19. H. Berisha,U.Gashi, B.Zahiti. Correlation between CK,CKMB and size of myocardial infarction . First International Symposia  of Kosovo Society of  Clinical Biochemists,16-18 October   
20. T Bekteshi, B.Sejdiu, L.Prekpalaj, B.Zahiti. Medication  with selective blocker to the patients with chronic  heart insufficiency .Praxis medica Prishtinë 2002.
21. Bedri Zahiti, Gani Dragusha, Aurora Bakalli, Daut Gorani, Faik Shatri, Ali Lahu.
     Importance of Echocardiography evaluation of the left Ventricular Function Patients with Mitral Regurgitation.
     Service of Cardiology Internal Clinic, UCCK, Prishtinë. Medicus 2006, supl. (1) VI (2) : 90-91 Nr. 2 October , 2006. Strugë-Macedonia, 27.10.2006
22. Case Report
       Giant Left Atrial Myxoma in an Elderly
       Patient: Natural History Over a 7 – Year Period
       Gani Bajraktari, MD,Merita Emini, MD, Venera Berisha, MD,  Fitnete Gashi, MD, Artan
        Beqiri, MD, Bedri Zahiti, MD,  Hamza Selmani, MD, Faik Shatri, MD, Rexhep Manaj, MD,                                                                                                                                                                                                                                        
       Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of  
      Kosovo.
23.  P03  Clinical role of   AMLODIPINE as monotherapy  at arterial hypertension and the function of LV during systole .
       Bedri Zahiti
       Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo.
       - First Congress of  Kosovo Cardiologist Society ( abstract book  ), 26-28 September 2008 Prishtinë-Kosovo .

24.  Necessary Fibrinolysis in early AMI phase
       Dr. Bedri Zahiti, Dr. Daut Gorani, Dr. Sami Gjoka
      Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo
First Congress of  Kosovo Cardiologist Society ( abstract book  ), 26-28 September 2008 Prishtinë-Kosovo .
25.  SINDROMA ELLIS-VAN CREVELD
       D.Gorani, B.Zahiti, etj
       Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo
       - First Congress of  Kosovo Cardiologist Society ( abstract book  ), 26-28 September 2008 Prishtinë-Kosovo .
26.  Homodynamic evaluation and the confirmation of ischemic heart disease with Holter monitoring of EKG, with emphasis on the   premature changes ( aberrations ) on QRS complexes   
       Bedri Zahiti, PhD, MD. Daut GoraniMD.
       Published by Albanian American Academy of Sciences.  Nr. 8  New York ● 2008.
27.  Agency FLOART - PRESS 03 TETOR 2008
       CONCOMITANT MANIFESTATIONS OF ST SEGMENT DEPRESSION IN THE PRECORDIAL LEADS IN INFERIOR WALL AMI ON THE  
       DETERMINATION OF THE SIZE OF AMI AND LV FUNCTION IN THE EARLY STAGE OF DISEASE.
       Bedri ZahitiMD, PHD, Daut GoraniMD
       Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo

28.  Zahiti, B (Bedri)

       Latest papers:

             J Clin Ultrasound. 2006 Oct 5; : 17024671 (P,S,G,E,B,D)
             Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo, Rrethi i Spitalit, p.n. 10000, Prishtina, Kosovo.
29.  Marphan – Wellspher   11.04.2008
        Zahiti Bedri, PhD; Gorani Daut, MD; Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo ... Depression Medications    
          Explained ...
30.  Diagnostic and therapeutic difficulties for prolaps syndrome ..
          Dr.Bedri Zahiti , Dr.Gani Dragusha. UCKK , Prishtina-Kosovo . Today, modern cardiology  has high attention to the appearance of  phenomena called prolapsed valvula ...
31.   Atrial Fibrillation RSS
        2006 Category: Radiology Authors: Gani Bajraktari, Merita Emini, Venera 
         Berisha, Fitnete Gashi, Arton Beqiri, Bedri Zahiti, Hamza 
         Selmani, Faik Shatri, ...
32.       EARLY FIBRINOLYSIS   IS THE SUCCESFUL METHOD FOR  CURE  OF   AMI
Bedri Zahiti, Daut Gorani, Gani Dragusha, Sami Gjoka, Ali Lahu, Aurora Bakalli
Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo
Abstract
   MEDICUS
ISSN  1409 – 6366      UDC  61     Suplement  3  COLECTION OF STUDIES, KumanovoMacedonia -, October 24, 2008 page 81 – 88.
33.     Followed manifestation of ST depression at precordial derivation at AMI of inferior wall in determination of size of AMI and function e LV in early stage of disease   
Bedri Zahiti, Daut Gorani, Sami Gjoka
Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo
Resume
MEDICUS
ISSN  1409 – 6366      UDC  61     Suplement  3  COLECTION OF STUDIES, Kumanovo-Macedonia, October 24, 2008,   page 90 – 96.
 [ S – 101 ]
Relationship of left ventricular end-diastolic diameter to left atrial appendage maximal area in patients with nonvalvular atrial fibrillation: a transesophageal study
Abstract
Aurora Bakalli, Lulzim Kamberi, Ejup Pllana, Bedri Zahiti, Gani Dragusha,Afrim Gashi, Masar Gashi, Ahmet Brovina.

24th  National Congress of Cardiology – October 24-27, 2008 WOW Convention CenterISTANBUL
35.      
Bedri Zahiti, Daut Gorani, Sami Gjoka

        Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo

    Symposium for arterial hypertension , Kumanovo-Macedonia  2008
 Bedri Zahiti, Daut Gorani, Sami Gjoka, Bardhyl Gashi, Fitim Gashi, Lorita Zahiti. Prishtinë, Kosovë.
Evaluation of echocardiografic changes and biochemical parameters to the patients with arterial hypertension cured with 
Lisinopril and Methyldopa .
MEDICUS – Tetovo-Macedonia , 23 – 24 October 2009.

36.     Bedri Zahiti, Daut Gorani, Irfan Daullxhiu, Sami Gjoka, Bardhyl Gashi, Fitim Gashi, Lorita Zahiti. Prishtinë, Kosovë.
Early dedection of myocardial disfunction with Tissue Doppler to the patient with DM tip2 within one year.
MEDICUS – Tetovo-Macedonia,  23 – 24 October , 2009.

37.     Bedri Zahiti, Daut Gorani, Aurora Bakalli. Prishtinë, Kosovo.
Appereance of chocking syndrome from systolic narrow of coronary arteries  – case study  
MEDICUS – Tetovo-Macedonia , 23 – 24 October, 2009.

38.     Aurora Bakalli; Lulzim Kamberi; Bedri Zahiti et all. 
Influence of left ventricular diameter on left atrial appendage size and thrombus formation
Second Division of Cardiology, Internal Medicine Clinic, University Clinical Centre of Kosovo   
39. Parameter’s changes in hypertensive patients treated with Methyldopa and Lysinopril
Gani Dragusha1, Bedri Zahiti1, Daut Gorani², Fitim Gashi1
1   Internal Medicine Clinic, Second Cardiology Department, University Clinical Center Prishtina, Kosovo
2  Internal Medicine Clinic, Cardiology Department, Coronary Care Unite, University Clinical Center,
   Kosovo
Journal of society for devlopment new net environment in B&H Health MED volum 4/ Number/4 Supplement 1/2010  ISSN 1840-2291
40. Early detection of Diastolic dysfunction in type 2 diabetics withshort duration of disease using tissue Doppler imaging
Daut Gorani, Bedri Zahiti, Gani Dragusha, Artan Pula, Fitim Gashi
Internal Medicine Clinic, Cardiology Department, University Clinical Centre Pristine, Kosovo

Journal of society for devlopment new net environment in B&H Health MED volum 4/ Number/4 Supplement 1/2010  ISSN 1840-2291

 Përgatiti për Floripress :Mr.sci.Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...