Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/10/11
SYRI I RITES
Nga Kristaq Turtulli
SYRI I RITES
KAPITULLI NJËZET E TRE
Vërtet beson në moralin e pështirë..?
Eli Begolli i kërkoi Rezeartes të vinte e te takohej me të.
Rrezearta porsa kapërceu derën e mesit që të çonte në korridor, dëgjoi Elin që bërtiste dhe lëvizte krahët e bëshme, si e prishur nga mendtë. Ajo qëndronte në mes të korridorit të katit të parë me këmishë nate. Një fëmijë, vajzë e vogël, disa muajsh i volli në përparëse. E vjella e saj ishte lumë vreri. Femijën e gjetën të braktisur në stacionin e trenit. Eli shkoi në dhomën e saj, tërhoqi nga dollapi i vjetër përparëse tjetër, e veshi me bezdi pa ndërprerë ulërimat dhe të sharat. Rrezearta kishte qëndruar mbështetur mbas murit. Eli bariti drejt saj, e vështroi një copë herë me habi, si ti thoshte, ‘çdo ti këtu.’ U kujtua, i ra ballit me pëllëmbë dhe pa përshëndetur i tha:
‘- Dy ankesa kundër teje kanë shkuar në komitet të qytetit, prej simotrat e shtëpisë së fëmijës. E lezetshme është se ato shushka të mjera, nuk kërkojnë tu jepet secilës dhomë më vete, të sistemohen si të gjithë bota, ngulmojnë pa kompromis ti hiqet dhoma Rrezeartës. Uh, kurvickat e gjora, dinë vetëm të pallohen. U ka marrë koka erë.’
Rrezearta mblodhi buzët dhe luajti kokën me trishtim:
‘-Para disa javësh ishte tek unë Valiu, shefi i strehimit,’- foli Rrezearta me zë të ulët duke vështruar mënjanë.
Eli Begolli tundi kryet me nervozizëm dhe shtroi përparësen e zhubrosur, mbërtheu tre kopsat e para dhe i a pat:
‘-Dhe ti nuk ja le, përzure me bisht në shalë goxha shef strehimi qyteti. Ai të dha një dhomë të mrekullueshme si fole pëllumbash. Ti pa u menduar gjatë i dhe duart!’
Rrezearta i nguli sytë me vëmendje fytyrës së mbufatur të Elit, ngriti supet.
‘-Eli,’- foli me zë të ulët: ‘-Nuk mund të veproja ndryshe.’
‘-Ashtu posi,’- ia pat Eli dhe vazhdoi të shtronte përparësen e zhubrosur: ‘-Ajo strehës e kërkon një çmim, ndryshe do mbash gjithë putanat e qytetit mbi shpinë.’
Vajza fërkoi me inat syrin e majtë, derisa e skuqi dhe mërmëriti:
‘-Eli, ti e dije?’
‘-Sigurisht që e dija,’- u përgjigj Eli me moskokëçarje. ‘-Ç’më di mua, shushkë, femër koti e prishur nga mendtë,hë! Qe di të pastroj vetëm mutra e të vjella te dobicerve!’
‘-Nuk më lajmërove?’-e pyeti vajza e indinjuar.
‘-Të lajmëroja,’- bërtiti Eli e fyer, kësaj vajza kish filluat ti hynte vetja në qejf: ‘-Ç’është kjo pyetje idiote! Kush je ti, kush jam unë. Hiç. Sa për dijeni nuk jam jot ëmë, dhe as shoqja jote, gjithashtu nuk jam as postiere e broçkullave dhe epsheve të shkrehura njerëzore.’
‘-Eli të lutem,’-ia bëri Rrezearta e zverdhur ne fytyrë.
Eli e vështroi pjerrët, me mundim mbuloi shkëndijimin e keq në sy dhe nënqeshi lehtë. Nuk e përkrahu dhe e inkurajoi Rrezeartën për mëshirë kristiane, si nënë Tereza që jetonte diku në Kalkutë të Indisë së largët, por ngaqë pëlqehej dhe lakmohej prej meshkujve; trupi, gjoksi, këmbët, mbi të gjitha fytyra ekspresive i bënte shefat tu binin jargët. Me marifet ajo donte ta fuste vajzën në çetë, ku bënin pjesë më të zgjedhurat dhe më të ndezurat e femrave të qytetit. Eli Begolli kish vite që luante rolin e madamës, afronte femra të reja të hijshme, të zjarrta. Zyrtarët e shtetit të lodhur prej detyrave të mëdha dhe streseve kishin nevojë për një strehë të ngrohtë ku të çlodheshin, të shfrynin epshet. Della me kompani e pranuan pa kompromis ofertën e Eli Begollit, por u flakën shumë shpejt tutje si kafshëza të vogla, të cilat u binin teneqesë, të linin në mes të rrugës, fshanin marrëzi dhe mendjeshkurtri të konceptueshme. Ato nuk ishin të denja të qëndronin në elitën e seksit qytetar. Në çetë merrte pjesë dhe nusja e plakut Pal Dograja, ishte energjike e papërmbajtshme në seks. Shef Valiu njihte mirë vrimë dhe vërushkë të asaj shtëpie.
Rrezearta ish tjetër brumë e bukur e zjarrtë e kujdesshme, si panterë e vogël, mbarsur dhe dështuar në moshë shumë të re e fshikulluar prej jetës, nëpërkëmbur, por jo e plandosur përtokë për tu bërë kleçkë në dhembët e të tjerëve. Eli Begolli mendoi se ndërhyri në kohë kur pa vajzën të dekurajuar.
‘-Rrezearta,’- nisi të fliste me kujdes dhe maturi Eli Begolli: ‘-Ti je fill e vetme në këtë botë, pa njeri të afërt, pa përkrahje. Jo pa qëllim të kam thënë: Njeriu në jetë duhet një mik të fuqishëm ti mbarojë punë dhe një armik ta vrasë. Të kujtohet?’
‘-Po..!’
‘-E pra, Valiu është padyshim mik i fuqishëm të mbaron punë, të mbështet në çdo hap të jetës…
‘-Eli, ti thua të bëhem dashnorja e tij?’ -e ndërpreu zëngjirur Rrezearta.
Eli mblodhi supet me moskokëçarje dhe i foli me ton të akullt:
‘-Ç’të keqe ka të bëhesh dashnorja e një personi me rëndësi në qytet, është një shans i rrallë. Po ju përsërit, një vajzë në moshën tuaj e do një pikë ku të mbështetet.’
‘-Eli me gjithë mend e ke? Të lutem mos më çmend, ti kërkon të bëhem kurvë?’ bërtiti Rrezearta me sa zë kishte në kokë. Ajo dridhej shkumëzonte prej inatit. Disa fëmijë jetimë zgjatën kokat të trembur.
Eli hiqej tmerrësisht indiferente, ngriti dhe uli me përbuzje krahun e majtë dhe foli me ton të bezdisur:
‘-Kush thotë të bëhesh kurvë! Sa larg qëndron kurvëria! Vajzë kujdes, mos kalo në ekstrem të lutem, të dashurosh dikë, cilido qoftë ai nuk do të thotë kurvëri. Ti e di mirë unë bëra sa munda për ty.’
‘-Unë të jam mirënjohëse për sa keni bërë’- foli ultazi Rrezearta por pa shumë dëshirë.
‘-Atëherë përse nuk do të dëgjosh deri në fund këshillat e mia të vyera? Kush të ka ndihmuar më shumë se unë në këtë botë të poshtër, hë fol kush?’- e pyeti drejtpërdrejt Eli Begolli: ‘-Rrezearta, dëgjomë mua që jam e rrahur me vaj dhe me uthull prej jetës, je në lule të moshës, mban erë trëndelinë, mos e lërë veten të shkosh për dhjamë qeni. Ti moj vajzë akoma nuk e kupton sa e pushtetshme do jesh mbi burrat, mbi të gjithë, po të kesh marrëdhënie me një person me pozitë. I madhi Zot këtë vrimë të shkretë, që gjendet në mes të shalëve të femrës, nuk krijoi vetëm për të bërë shurrën, por më shumë e krijoi si prag prehjeje seksuale të mrekullueshme, çmendurake, ndezëtare, që ngre dhe përplas përtokë një botë të tërë. Rrezeartë të lutem mos i bjer të mirës me këmbë, një vajzë jetime askujt nuk i hyn në pjesë. Shijoje jetën ashtu siç të jepet pa kokëçarje…’
Fytyra e Rrezeartës ish zverdhur, trupi i dridhej, goja po i bëhej e hidhur farmak, figura e edukatores Eli po humbiste nëpër pështjellime:
‘-Eli,’- e ndërpreu ajo me ton të rëndë: ‘-Mos më detyro të urrej. Për të dëgjuar lumin e turbulluar të fjalëve më thirre?’
‘-Për këtë thirra! Lumin e turbulluar të fjalëve! Kështu i quan ti këshillat e vyera?’ u grind Eli e nervozuar dhe kroi gjoksin me thonj derisa e gjakosi: ‘-Hëm! Nuk doje të thërrisja, nuk doje të vija në dijeni për letrat tendencioze, të poshtra të jetimeve të mjera kundër teje? Shumë keq e shpërdoron ndihmesën time të sinqertë. Mirë, mirë, mos u mërzit nuk të thërres më. Edhe nëse kthehesh përsëri këtu të jetosh, nuk do të flas me gojë.’
‘-Eli të lutem, mos e tepro,’- ia bëri Rrezearta dhembështrënguar: ‘-Unë më mirë të mbytem dhe këtu nuk kthehem më.’
‘- Ha, ha, ha,’-ia pat Eli Begolli ajo dukej si e shkapërderdhur: ‘-Bëra shaka. Budallaqe e vogël, nuk të braktis ty Eli jo. Uf! Jam femër e rëndomtë. Femrat kur mplaken pështirosen, gjepurojnë pak si tepër. Sidoqoftë ti vajzë akoma beson në moralin e pështirë, askush nuk ka të drejtë të gjykojë ty. Ti i përket vetvetes, qysh kur erdhe këtu e mbështjellë lurek dhe deri tani. Flasim gjithnjë me idiotësi për moralin dhe ndershmërinë. Bah! Rrezeartë, ky moral që kujton ti ka shkuar si vapa me gushtin. Hëm, nuk ka përse të jesh më e mirë nga ç’duhet, mirësi të tilla shërbejnë vetëm në vendet e kultit, por edhe atje myku i kohës së vjetër të tërbon prej pervesitetit, ta sjell mendjen vërdallë. Kështu epshe të çartura, gjepura, marrëzira idealizma…
‘-Eli të besoj që jeni ajo që njoh unë, apo dikush tjetër? Më mirë më thuaj që jam shumë e lodhur,’- foli të ulët Rrezearta duke e vështruar ngulët, me dyshim dhe shtoi: ‘Ndoshta duhet të bëni pak pushim.’
‘-E jam, ca e lodhur, jam, ndoshta mund të bëj dhe pak pushim,’- mërmëriti Eli dhe fshiu me inat qafën e trashë që i kruhej prej djersës.
Eli Begolli ndjehej e nxehur me veten, rrëgjimi po e shkundte prej themeleve, nuk diti ti hidhte siç duhej me zgjuarsi kësaj bushtre të vogël. Mbase e inkurajoi më tepër nga ç’ishte e nevojshme, Ta kish lënë më gjatë nën kthetrat e Dellës dhe të nevojtores, shtëpisë së fëmijës. Idhnake e ndyrë kjo femër, harroi që hodhi një doç në plehra, qysh kur ish spurdhjake, hëm! Ç’e gjeti atë që bëri pallë, u shkërdhe si desh dhe me kë desh, me shefa dhe drejtorë. Eli Begolli kish qenë e plotfuqishme, vendimmarrëse e kudogjendur, ndoshta më shumë se Sekretari i parë i rrethit ose Kryetari i degës së punëve të brendshme. Të gjitha ata vinin në qytet me zulmë dhe bujë, iknin me bisht në shalë, disa prej tyre arrestoheshin në mesnatë dhe pushkatoheshin anës lumit me nga një plumb prapa kokës. Ndërsa Madama e respektuar qëndronte në pozicion, në krye të çetës, syri veshi, mendja e qytetit. Mbase ish koha të tërhiqej mënjanë…
Për të davaritur mendimet e mugëta, Eli i a plasi të qeshurës me të madhe, ngriti sisët dhe rregulloi sutjenat e përdredhura. Kopsat e përparëses i kishte mbërthyer shtrembër, e zbërtheu. Duke tundur kokën lart e poshtë, filloi ti mbërthente kopsat nga e para. Ajo ishte nervoze e paduruar, xheloze e mjerë.
‘-U plake, harraqe e ndyrë,’- ulëriti me sa zë kishte në kokë: ‘-Po shkon për lesh Eli Begolli.’
‘-Eli të lutem, mjaft,’- foli ultas Rrezearta.
Gruaja e vështroi pjerrët:
‘-Mjaft thua, të vjen keq për matufen Eli? U ndjeva e zhgënjyer’- ajo dukej e shkërmoqur.
Rrezearta e vështroi pa folur, sytë e saj ishin të vëmendshëm shpues. Ajo u pendua që u kthye në shtëpinë e fëmijës. Lëvizi shpatullat e bezdisur dhe hodhi shikimin drejt derës. Eli u tremb, ndoshta vajza i a bleu mendimet.
‘-Nuk dua tu vijë keq,’- gërhiti: ‘-As ty e as një njeriu.’
‘-Jo nuk më vjen keq,’- u përgjigj vajza ftohtë: ‘-Eli, ti sigurisht nuk e do mëshirën?’
‘-E urrej keqardhjen, edhe ti gjithashtu?’
‘-Po.’
Eli u kollit, kërkoi gëlbazën në fyt me zhurmë, e gjeti, e vërtiti nëpër gojë, bëri buzët rrotullak, e flaku, pështyu përdhe, u kthye dhe vështroi buzagaz drejt vajzës:
‘-Rrezeartë mirë bëre që nuk ja le dhe e zbove me hosten atë steril muti. Përherë një lepur i shpifur, këf- këf dhe asgjë. Do ta neveriste atë punë.’
Eli donte ti thoshte gjithashtu se Valiu ishte i frymë me një mllef të madh të hidhur, por heshti. Vajza po shkiste larg, ndjehej e përgjegjshme se kish bërë mjaft. Kjo teveqele kujtonte se dhuratat falen pa interes dhe bota ish lesh arapi. Tani le ti bënte vetë ballë furisë dhe hakmarrjes së shef Valiut.
Rrezearta e dëgjonte pa folur. Eli ishte si gjithnjë e mirinformuar, fjalë ndyrë, pa dallime të veçanta nga banorët, punonjësit e shtëpisë së fëmijës.
Diku matanë u dëgjua zhurmë e madhe, thyerje xhamash. Vajza ishte në pritje të ndonjë këshille të saj, ndërsa Eli zë grindur befas i tha:
‘-Ikë tani Rrezeartë, mbushu, e ndjej, po më kërcejnë përsëri nervat. Ky azil muti po më ha të gjallë, se sheh po më bluan kockat.’
Vështrimi i Elit ishte i errët, i egër, kroi grykën me nervozizëm, mblodhi gëlbazën e rrotulloi një copë herë nëpër gojë e bëri lëmsh të lagësht dhe e flaku në qoshe të korridorit me forcë. Me shumë mundim e kish përmbajtur vrerin të derdhej nëpër korridor, gëlbaza ish një pako gjë, duhej të flakte shumë të tilla, ndryshe do plandosej në shtrat e shpartalluar. Eli nuk i durohej sa ti kthente shpinën, por jo ta harronte. Nuk mund të falte dhe të hidhte mbi shpinë me moskokëçarje një gjë që e gatoi me kujdes. Ujkonjave të vjetra plagët dhe dhembjet nuk u shërohen shpejt, u kollit me zhurmë dhe u drejtua me shpejtësi, duke u tundur, ngjitur shkallët si patë e shqyer.
Rrezearta vështroi një copë herë e menduar, muret, dyert e deformuara nga lagështia dhe dyshemenë e pistë të katit të parë. Në katin e dytë, ndoshta e në të tretin u dëgjuan të bërtiturat e Elit dhe dyert që përplaseshin.
‘-Mbani qetësi dreqi e morri,’- u dëgjuan të bërtiturat e Elit.
Rrënimi po trokiste zhurmshëm në shtëpinë e fëmijëve ‘Meri’ Qindra fëmijë të vobektë kishin lënë nëpër mure gjurmët e tyre, pikëllimin, trishtimin , ngashërimin, shpresën e vakët, ëndrrat e shurdhëta, ngazëllimin e beftë. Të gjitha po thërrmoheshin ngadalë, me neps prej lagështirës…
Vajza iu mblodh një lëmsh në fyt, doli me hapa të shpejtë…
Kristaq Turtulli
MUNGESA E LIRISË DHE OPTIMIZMI SHQIPTAR
Krijuesit në diasporë: Xhevat Muqaku
Nga Ramiz Dërmaku
Xhevat Muqaku është një poet i ri dhe interesant i cili për herë të parë i paraqitet lexusit me një llojllojshmëri motivesh të ndryshme ne të cilat dominon vargu me rimë, të një bote të mbrojtur me dinamikën optimiste të ditëve tona. Autori edhe pse me profesion është mjek, atë e impresionon çdo gjë, që paraqet të bukurën, njerëzoren, altruizmin, humanizmin, duke e dashur, respektuar e nderuar njeriun dhe vendlindjen-Kosovën. Autori ndien dhembje të madhe për fatin e popullit shqiptar të privuar nga liria, për fatin e Kosovës, Kosovës Lindore, femrës në Kosovë e diasporë, shkollës plotësuese shqipe në mërgim, çështjes kombëtare dhe atdheut. Kam ndjerë krenari të vërtetë duke e lexuar këtë libër. Kam përjetuar në largësi një ndërlidhje të shumëfishtë, një shqisim dhe përfytyrim universal dhe të pashpërbërshëm me autorin, i cili ishte konvertuar fuqishëm dhe thellësisht në çdo ind të librit, në këtë pasaport emblematike dhe tipike përfaqësuese të vetvetes dhe të kombit që e përfaqëson denjësisht.
Kam besuar jo vetëm tek idetë e pavdekshme, po akoma më tepër, tek interesat dhe tek të drejtat e pavdekshme dhe të patjetërsueshme të kombit.
Sipas autorit të librit “Nuset e Erës”, mësojmë se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore. Kam rigjallëruar vetëdijën time, kam kuptuar se humbjet janë të përkohshme. Se disfatat potencialisht mund të kthehen në fitore. Libri i mençur dhe kurajoz i poetit Xhevat Muqakut është libri i një poeti popullor dhe kombëtar.
Xhevat Muqaku, është njeri i kompletuar fuqishëm për nga dijet, për më tepër një intelektual guximtar, ky në librin “Nuset e Erës” , shkruan me serizitetin më të madhë. Libri i poetit të ri, është tërheqës për lexuesin dhe shumë lehtë për ta kuptuar.
Poeti i ri Xhevat Muqaku, nuk qëndis ornamente fjalësh, nuk bën stolira të kota retorikash luksoze e krejt të padobishme, por ai me përkushtim të madh e paraqet realitetin ne të cilin jeton, si në libër, poashtu edhe gjatë bisedave kur deklaron se e kam luftuar dhe e kam fituar luftën mbi vetminë, mbi dëshpërimin, mbi degradimin mbi kultet dhe tabutë. Për Muqakun çështja shqiptare nuk është një mit i rrugës. Duke e lexuar këtë libër m’u kujtuan fjalët e mrekullueshme të dijetarit të madh shqiptar Frang Bardhit, i cili qysh me 1.636 shkruante: “Përkrahni lirinë e natyrshme të njerëzve dhe diturinë e tyre me liberalitetin më të madh. Sepse vetëm kështu, -shton ai, -do ta paraqesin para syve të tu të vërtetën lakuriqe dhe të panjollosur, sepse e vërteta nuk ka nevojë të lyhet dhe stoliset me fjalë të bukura. Sipas Aristotelit, vërtetë njeriu është “kafshë politike” po në ato kushte dhe rrethana që e realizojnë historinë, jo si një zoologji instinktive, po si një politikë mbikafshore dhe tërësisht njerëzore, pra të kthimit të kafshës në njeri dhe jo të njeriut në kafshë, rrjedhimisht, të politikës në histori dhe jo të historisë në thjesht politikë, një lojë që din të lyhet dhe të stoliset me fjalë të bukura”.
Xhevat Muqaku, edhe më tepër do të motivohet të shkruajë kur shihte se si jetojnë popujt e tjerë e kanë lirinë. Ai ndjente dhembje për popullin shqiptar i cili jetonte në robëri. Në momentet më vendimtare kur ai hudhej në mendime, kur digjej nga malli e mërzia, sikur gjente forcë që t’i shkruaj këto vargje. Poezia e Xhevat Muqakut është e mbushur me plot kuptime dhe preokupime të përgjithshme që burojnë nga e veçanta. Ne disa poezi të tij çështjen kombëtare e gjejmë si një dhuratë të mirëseardhur. Mungesën e lirisë Xhevati, e ndjen si dhembje për fatin e popullit të tij. Ajo është e preokupuar me ndarjen e padrejtë që iu bë popullit shqiptarë nga të tjerët. Poeti i ri, në librin ” Nuset e Erës“ flet për dhembjen që ndjen ndaj popullit, dhe merr guximin ta shpreh realitetin në të cilin jeton populli shqiptar.
Autori shkruan edhe për dasmën shqiptare, për doke e mite dhe zakone shqiptare, për gëzimin e vallen dhe këngën. Duke qenë i revoltuar për mungesën e lirisë, poeti shkruar për ëndrrat e mërgimtarit, për tunelet dhe mollët e arta, për meditime, skulpturë, përjetime, lamtumirime, për motra, mësuese e shumë e shumë tema tjera të cilat e mundojnë mërgimtarin në diasporë. Poeti Xhevat Muqaku,siç duket, edhe pse jeton në mërgim, ai na shkruan edhe për dashurinë ndaj familjes, motrës, vëllaut, dasmës etj. Citoj: “Të skuqur në Parajsë/ Lotojnë ditë e natë/ Gjumi nuk i provokon/ Durojnë presin gjatë.” Pra po ti analizosh këto vargje do bindesh se ky poet i ri shumë shpejt do të bëhet emër i njohur në poezinë tonë shqiptare. Nga këto vargje shohim se poeti i ri, Xhevat Muqaku, dikur ishte i rrembyer nga kthetrat e dashurisë. Dashuria tek ky poet është kuptim i gjërë dhe i përgjithshëm dhe i veqantë, publike dhe intime, e largët dhe e afërt, në disa raste ai ndjen një urrejtje, por prap triumfon dashuria ndaj familjes, arsimit, çështjes kombëtare -, atdheut dhe jetës. Ajo që duhet ceket është se Xhevati është në mesin e poeteve të parë të këtyre viteve në disporë. Ne po e përfundojmë këtë shkrim me shpresë se ky poet do ta vazhdon rrugën që ka nisur edhe ne të ardhmen.
DEMOKRACI ALA RUSÇE
Nga Frank Shkreli
Kryeministri rus Vladimir Putin njoftoi të Shtunën në kuvendin e partisë së tij, ‘’Rusia e Bashkuar’’ – që ish-udhëheqësi sovjetik Gorbaçov pat thëne se i kujton ‘’vitet më të këqia të partisë komuniste’’ — se do të kandidojë përsëri, e për të tretën herë, për postin e presidentit të Rusisë, gjë që nuk habiti asnjë njeri. Ai pranoi ‘’propozimin’’ e presidentit të tanishëm Dmitri Medvedev, i cili mbajti karrigën ngrohtë për të gjatë katër vjetëve të fundit. Megjithëse zgjedhjet për president janë caktuar për vitin që vjen, ky vendim sipas analistëve, e bën të sigurt faktin se Kryeministri Putin do të jetë presidenti i ardhëshëm i Rusisë në vitin 2012 dhe se Presidenti Medvedev ka giasë se do të zëjë vendin e Putinit si kryeministër. Putini u tha përkrahsëve të tij në Moskë të Shtunën, atë që shumë analistë dhe ekspertë të çështjeve ruse e kishin marrë me mendë dhe e prisnin, se ai dhe presidenti Medvedev kishin renë dakord ‘’shumë kohë më parë, disa vite më parë’’ për të shkëmbyer postet. Edhe Medvedev — përkrahës besnik i Putinit dhe një figurë kukëll — pranoi se vendimi për këthimin e Putinit në postin e presidentit ishte pjesë e një strategjie afatgjatë e gatuar midis tyre. Në bazë të ndryshimit të kushtetutës ruse, këthimi i Putinit në postin e presidentit do të thotë se ai ka mundësi të udhëheqë Rusinë deri në vitin 2024, në traditën më të mirë të ish-udhëheqësve sovjetikë, si Stalini e Brezhnjevi, që qeverisën atë vend me dekada.
Reagimet ndaj shkembimit të posteve midis dy udhëheqësve më të lartë rusë ishin të shpejta dhe të ndryshme. Gleb Pavlofsky, një ish-këshilltar i Kremlinit i tha gazetës britanikeTelegraf se shkëmbimi i posteve midis Putinit e Medvedevit, është një ‘’poshtërim për Rusinë… dhe një goditje e rëndë ndaj institucionit të presidentit.’’ Ai u citua gjithashtu nga gazeta Los Anxheles Tajms se natyra sekrete dhe mungesa e shpjegimeve për shkëmbimin e posteve, krijuan një atmosferë intrigash e mosbesimi. Jevgeni Volk, zëvendës drejtor i Fondacionit Jeltsin tha për agjensinë e lajmeve Reuter se ky njoftim ‘’duket se është një manipulim politik, dhe i gjithë kuvendi (i partisë Rusia e Bashkuar) më kujtoi periudhën e Brezhnjevit, kur kongresi i partisë vetëm aprovonte vendimet e marra më parë e me dyerë të mbyllura’’.
Këthimi i Putinit në postin e presidentit rus, ka ringjallë shqetësime të mëdha në radhët e kritikëve të tij, të cilët e akuzojnë se ai ka shkelur edhe atë pak demokraci që ekziston dhe se nuk ka përfillur aspak të drejtat e njeriut. Ludmilla Aleksejeva, veterane e të drejtave të njeriut gjatë periudhës komuniste tha se shkëmbimi i posteve n[ udhëheqjen ruse ‘’do të thotë se për gjashtë ose dymbdhjetë vjetët e ardhëshëm, Rusia do të jetë në vend numëro, por edhe më keq, do të shkojë mbrapa si rezultat i korrupsionit, rënjes së biznesit si edhe mungesës së gjykatave të pavarura dhe medias së lirë’’. Ajo i tha agjensisë Reuter se ‘’përderisa nuk kemi një shoqëri civile, pa marrë parasyshë se kush është president…….marrëdhënjet midis atyre në pushtet dhe shoqërisë do të jenë pak a shumë siç janë sot’’.
Edhe reagimet nga jashtë, ndaj shkëmbimit të posteve midis Putinit e Medvedevit, sikurë i përmblodhi deklarata e Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtëme të Bundestagut gjerman, i cili tha se ‘’Këjo tregon se Rusia është shumë larg një shoqërie të hapur me konkurencë demokratike për zgjedhjen e presidentit.’’
Sipas analistëve të mbrendshëm e të jashtëm, Rusia përballet sot me përspektiva të zymta, me një stagnacion ose amulli politike dhe ekonomike dhe probleme serioze që janë rezultat i një qeverisjeje nga një parti. Një numër gjithnjë më i madh rusësh, sidomos intelektualët, po votojnë siç thuhet, ‘me këmbë’, duke u larguar për gjithmonë nga Rusia në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit. Vetë Putini paralajmëroi të Shtunën antarët e partisë së tij ‘’Rusia e Bashkuar’’, se ka mundësi që ata dhe populli rus të përballen me ‘’kokrra të hidhura’’ masash të forta e shtërnguese ekonomike.
Këthimi i Putinit në postin e presidentit të Rusisë, megjithëse pritej nga të gjithë, ka zhgënjyer të gjithë ata që prisnin dhe shpresonin për një Rusi më demokratike. Nëqoftëse ka ende njerëz që dyshojnë se Putini është i frymëzuar nga ndjenja autoritarizmi, njoftimi zyrtar për këthimin e tij në postin e presidentit, duhet të zhdukë njëherë e mirë naivitetin e mendimeve të tilla. Si rrjedhim, analistët besojnë se me shkëmbimin e posteve, asgjë nuk do të ndryshojë për më mirë në Rusi, megjithëse Putini, një ish-agjent i KGB-ës, do të paraqesë veten si i fortë dhe i udhëheqës i pazëvendsueshëm për rusët. Ata shtojnë se me keqësimin e ekonomisë dhe të situatës së mbrendshme të federatës ruse, e të cilat do të nevojitin vëmendjen e plotë të Putinit dhe udhëheqjes ruse, Rusia do të jetë më pak e prirur dhe nuk do të ketë kohë që të angazhohet në avantura dhe ballafaqime ndërkombëtare, ndoshta e vetmja gjë pozitive që mund të dalë nga ky pazarllëk postesh të nivelit më të lartë të shtetit dhe qeverisë ruse.
TURPI I KUVENDIT TE REPUBLIKES SE KOSOVES
*Ne fushaten parazgjedhore parlamentare qe sot jane rehat ne fotele, shkyenin gurmazin si çekanet e mullirit,per te bindur votuesit me genjeshtrat e pakripe,per te votuar per filanin e fistekun
*Serbez genjenin,blenin e vidhnin votat, qe me vone ashiqare dolen ne pazar
*Nuk vlene meselja per ineresa kombetare:”Per inat te vjerres,nusja shkoj ne shtrat me mullixhiun”
*Kuvendaret pasi e mashtruan votuesin, me pas i rane shuplake dhe sakice prapa kurrizit
*Z. Jakup Krasniqi,neqoftese nuk di te drejtoj timonin e Kuvendit, eshte mire te ulet ne kariken e ndonje biblioteke te katedres se historise
*Ky shkrim vlene per te gjithe kuvendaret pa dallim
Nga RESHAT BADALLAJ, Hanover
Ne fushaten parazgjedhore qe mbaheshin ne Republiken e Kosoves,kandidatet per fotelen e bute te Kuvendit,shetisnin si korb shetites ne cdo qytete te Kosoves, hipnin neper binet e ndertuara me derrasa,per te leshuar rrena te pakripe para qytetareve te mjere e plote fukarallek deri ne skajshmeri. Vinin te pispillosur me kollare,floket te lyera me gjel qe as tajfuni te mos i´a valvite. Shkyenin gurmazin si cakallet,duke i mashtruar sovranin me premtime boshe vetem te shkruar ne leter. Nuk pushonin tamam si cekanet e mullirit,duke e mashtruar popullaten per nje jete me te mire,per te hapur vende pune,bile-bile kishte budallenje qe genjenin se Kosoven do ta bejne si Zvicren, elloje-lloje marifetesh qe nuk e hane as qente e sokakut. Pasi e maltretuan popullin disa here ne votime, hajdutet blene e vodhen vota,ben si eshte me zi vetem e vetem te ulen ne fotelen endrrimtare dhe pastaj te falin lexuesit per shprehjen por, ja qe i shkon per shtati ketij shkrimi:”Kur e kalon ujin te … pelen”
Si do qe te jete, votuesi i´a dha voten kandidatit. Por,voten i´a fali per “premtimet” e tyre si; per nje jete me te mire, per hapjen e vendeve te punes, bile ne fshatin tim, ne Zhur, maskarenjt leshuan rrena qe do ta ndertojn Hidrocentralin e Zhurit. Po,po, tamam keshtu thane maskarenjet! Çakallet kete refren e perseritin vetem ne prage te zgjedhjeve.Vetem e lexojn letren qe kane shkruar ne afatin e kaluar. Dhe, sovrani shume shpejt u tradhtua nga ata pishpirike qe serbez rrenin ne cdo cepe te Republikes se Kosoves.Pishpiriket,pasi u ulen ne fotelen e bute plot lesh,votuesve i rane shuplake dhe sakice prapa kurrizit.Kuvendaret u zgjodhen si u zgjodhen,u zgjodhen per te punuar dhe djersitur per interesa te qytetareve dhe per interesa kombetare. Shih per kete, javen qe iku, pikerisht te enjten dhe te premten, Kuvendi i Republikes se Kosoves u be pasqyre e turpshme ne tere boten shqiptare. Aktoret ishin pishpiriket qe ishin ulur ne keto fotele,cakallet qe genjyhen popullin dikur qe shkyenin gurmazin neper binat me derrasa, te pispillosur si grate e perdale. Gjuanin fjale si kurvat neper gardhiqe,here ne te djathte,here ne te majte e here ne mesin e ushkurit. Tamam si rrugaq rrugesh. A e meriton populli kete.Kurren e kurres.
Domosdoshmerisht, duhet t´a perkujtojm ketyre pishpirikeve, se keta kafshaten e gojes te gurmazit te tyre dhe femijeve e marrin nga djersa jone. Bile-bile edhe kollaret,gjelin dhe pudren e blene me parat e popullit.Haram e paqin per jete te jeteve. Perse nuk merren me punet madhore te Kombit; per te zvogluar varverin e skajshme, hapjen e vendeve te punes,permisimin e pensionisteve,familjet e deshmoreve… Mitrovicen per njemije e njeqind probleme, Kosoven Lindore nga terrori serbiane, qe nuk e njeh bota e civilizuar,burgosen e maltretohen vetem pse jane shqiptar dhe pa kurfare faktesh,nuk guxojne as ne dasem te mbajne Flamurin Kombetrae,dokumentet i´u leshohen vetem ne cirilice e jo ne alfabetin latin… Per Çamerine…
Por, me sharje e fyerje me batuta e mesele,t´i ke vjedh me shume, e une kam vjedh me pak. Bile ne emisionin e drejteperdrejt. Turp shkuar turpit!
Me ka rastis te percjell kuvende nga e gjithe bota, kuptohet per mes valeve,p.sh. Ne Koren e Jugut grushtohen,por kur jane interesat kombetare te gjithe behen nje grusht, ne Turqi,rrahen me qanta gjuajne me kepuce,por kur vjene puna per kurdet,te gjithe behen nje per ineteresa kombetare edhe shkijet-serbet,rrahen e shahen ne buke e ne dielle,por kur eshte ne pyetje Kosova, te gjithe shkijet behen nje grushte… Perse ne e kemi inatin e kaurrit…?
Pa marre parasysh qe i kemi ndasite, ne duhet te jemi te BASHKUAR si ne kohen e Skenderbeut dhe te mos veprojme sipas “meseles”:”Per inat te vjerres, nusja shkoi ne shtrat me provue mullarin e ´Muse Tahirit´…”
Dhe krejt ne fund, duhet ta dijne,pishpiriket e Kuvendit se püopulli di shume mire edhe te ndeshkoje dhe pastaj do ta kruajne kupen e kokes dhe kthehen ne kohen kur nuk kishin as breke per te veshur dhe poqese z. Jakup Krasniqi,nuk di te drejtoj timonin e Kuvendit, eshte mire qe te nderroj karrike e te ulet ne ndonje fotele te bibliotekes apo ne fotelen e Muzeut historik. Perndryshe, popullit do t´i mbrrij thika qe do te preke mish e asht,por do te jete shume vone…
NË HANOVER U PËRKUJTUA AGIM SHALA, KOMANDANT I NJËSISË SPECIALE
*Poashtu, u perkujtua edhe babai i Tij Avdiu, qe ra dy ditë me vonë
*Agimi quhej Mic Sokoli i maleve te Verrinit,i cili la Italinë dhe u kthye ne Jeshkove,kapi pushken e hekurte dhe i´a dha maleve kunder falangave cetnike e mercenareve rus…
*Per jeten dhe veprimtarine heroike te Agimit dhe Avdiut,foli Reshat Sallah Badalli,kryetar i shoqates atdhetare “Gryka e Lumës”
Nga RESHAT BADALLAJ, Hanover
Organizuar nga shoqata atdhetare “Gryka e Lumës”, me seli ne Hanover, mbreme, u perkujtua renja heroike e Agim (Avdi) Shales,komandant i njesise speciale ne Shtabin Rajonal te Verrinit, i cili bashke me babane Avdiun dhe kusheririn Besimin, u vrane ne Jeshkove, nga bandat cetnike te Sheshelit e Arkanit,te ndihmuar edhe nga mercenaret ruse.
Per jeten dhe veprimtarine heroike te Agimit dhe babait i Avdiun,foli Reshat Sallah Badalli,kryetar i Shoqates Atdhetare “Gryka e Lumës” me seli ne Hanover, i cili tha:”Me te drejtë Agimi, quhej Mic Sokoli i maleve te Verrinit,i cili si lua luftoi deri ne vdekje kunder ketyre bandave cetnike-ruse, qe i´u kishin turrur si bisha te egersuara, me mjetet me te renda luftarake dhe sakice e hangjar. Agimi i cili kishte lene luxin e Italise, me pushken e hekurte qe kishte nuk u dorzua por shtriu per toke si mercina per korba cetnik e ruse…
Kryetari kesaj shoqata,poashtu tha se bajraku i lirise i takon fshatit Jeshkove,sepse hapi dyerte dhe i beri konak Shtabit te UÇK-es,te udhehequr nga burri i Zhurit,komandant “Petrit Kodra”-REMZI ADEMAJ.
Agimi u lind me 8 tetor 1970 ne fshatin Jeshkove dhe ne pikerisht,per te nderuar kete hero po e perkujtojm ne prag te ditelindjes se Tij. Agimi,fatekeqesisht nuk la pasardhes,ishte i pamartuar…
Shih per kete, Babai i ti Avdiu, ishte betuar se do te marre hak per Agimin, nuk u derzua edhe pse luteshin nga hordhit cetnike. Kishte thene nuk e dorzon burri armen ore bijte e shkines. Avdi trimi ishte rrethuar nga te gjitha anet nga falangat sllave te karpateve.Vetem dy dite me vone,nga renja heroike e te birit Agimit, qe me duarte e veta i´a kishte hapur gropen e varrit, ai vet bie heroikisht ne fushe te betejes. Avdiu, kur ishte gjalle nuk e kishte lene aske te vajtoi per Agimin. Nderkaq, e kishte lene amanet qe poqese vritet te mos derdh lot askush,qe sipas Tij, nuk vajtohen si qyqe trimat…
Avdiu,ishte i lindur me 18 shkurt 1949 ne fshatin Jeshkove, ishte i martuar dhe pas vetes ka lene ne jete, te shoqen Alimen dhe tre djem: Fidanin, Arbenin dhe Ajriun.
Ne kete manifestim perkujtimor u fol per rolin e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, si forcë qe luftoi per liri te Kosoves.
I QOFTË I LEHTË DHEU I SHQIPERISË MËMË!
Me pietet nga mergimi, RESHAT BADALLAJ
Ç’na është ngjitur kjo Rusia si balta për këpuce!
******
.....Sa herë që dikush prek, qoftë edhe kalimthi, çështjen kombëtare shqiptare, që vazhdon ende të mbahet pezull deri tani, në Rusi fillojnë të fryjnë erëra polare. Paskëtaj, kukuvajkat ruse, që nga Paqësori e deri në Balltik, fillojnë kujamën e tyre të pafundme, në të gjitha regjistrat e politikës ruse. Tashmë kombi shqiptar ka arritur të imunizohet plotësisht nga pasojat e mundshme të korit të vajtocave ruse. Dhe për qëndrueshmërinë e këtij imuniteti, kontribut të veçantë ka dhënë dirigjenti i tyre në Kremlin.
Para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbarë -viçët e politikës ruse rrahën kambanat në të gjitha udhëkryqet e kontinentit tonë se pavarësia në fjalë do të sillte si rrjedhim një reaksion zinxhir që do të shkallmonte themelet e mbarë Evropës dhe pasojat e veta do t’i kishte në mbarë botën.
Madje ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov pati deklaruar asokohe se Kosova na përfaqësuakej një vijë të kuqe, shkeljen e së cilës Kremlini nuk do ta lejuakej kurrë!
Po mbushen gati tre vjet e gjysmë që kur Kosova shpalli pavarësinë dhe nuk ndodhi asgjë. Themelet e Evropës mbeten atje ku ishin dhe mbarë bota nuk pati kurrfarë pasoje. Për inat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian që e njohën shumë shpejt pavarësinë e Kosovës, Rusia erdhi e u mbars mirrë e mirë nga mllefi dhe mëria që e pati kapluar keqas dhe një ditë të bukur polli dy “mijushë” të vegjël fare: pavarësinë e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut. Kjo e fundit me një popullsi prej rreth shtatëdhjetë mijë banorë. Pavarësia e Kosovës vajtocat ruse i la me gisht në gojë.
Tani që shumë figura të njohura nga radhët e intelektualëve shqiptarë, çështjen e ribashkimit të trojeve etnike shqiptare tash sa vjet e shikojnë me të drejtë si themelin e stabilizimit të përhershëm politik në Evropën Juglindore, përsëri fillojnë e dalin në skenë kukuvajkat e Kremlinit.
Sikleti i kukuvajkave ruse është i dyfishtë.
Së pari, ato i tremben shkallmimit të themeleve të perandorisë ruse, e cila vazhdon të mbahet në zap me forcën e armëve. Dëshmia më e pastër vjen nga rajonet e Kaukazit të Veriut, ku është krijuar në ilegalitet Emirati Kaukazian që bashkon të gjitha republikat myslimane të atij rajoni dhe që, nën surdinë, vazhdon luftën e pandërprerë për shkëputje nga neocarizmi rus.
Së dyti, ato e ndiejnë veten të fyera dhe të poshtëruara nga ngjarjet që u zhvilluan në ish-Jugosllavi gjatë bombardimeve të NATOS kundër Serbisë, si edhe para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të gjitha këto ngjarje shënojnë dështimin përfundimtar të politikës ruse në Ballkan.
Një analist rus, dështimin e kësaj politike e ka nxjerrë në pah që në verën e vitit 1999. Ai shkruante:
“Një nga episodet më befasuese të epopesë ballkanike përcillet në deklaratën e Boris Jelcinit për “politikën e shkëlqyer që ka zhvilluar Rusia” gjatë ecurisë së krizës ballkanike, e cila na u kurorëzua me pjesëmarrjen e trupave ruse në operacionet paqeruajtëse në Kosovë. Kësisoj mund të deklarohet në dy raste: ose kur jeton në një botë imagjinare, duke humbur çdo lidhje me realitetin, ose duke i vlerësuar të gjithë bashkëqytetarët e vet, “rusët e dashur”, si budallenj me brirë. Se cila nga këto dy hamendje është më e papranueshme, kjo është një çështje e diskutueshme. Në Ballkan, politika e jashtme e Moskës pësoi një tjetër disfatë shkatërrimtare dhe, sipas gjasave, tashmë krejtësisht të pariparueshme”. (Citohet sipas: Aleksej Arbatov. “Shansi i fundit i Rusisë në Ballkan”. Botuar në “Njezavisimaja gazeta”. 15 korrik 1999).
Me sa duket, politika sedërpërlyer e Moskës kërkon ta mbajë me gajret Beogradin se “nuk do të jetë e mundur” rrudhosja e mëtejshme e trojeve serbe që banohen me popullsi rrënjëse shqiptare. Me fjalë të tjera , diplomacia dhe politika ruse, e keqlënduar nga ecja e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, kwrkon të vetëngushëllohet me aksionet që ndërmerr kundër kombit shqiptar, duke u shtirur sikur nuk po i bie në të, që edhe Beogradi po i then krahët përfundimisht.
Kjo politikë, domosdo “largpamëse”, mundohet, gjithashtu, t’i gjendet pranë politikës së Grujevskit, për ta ngrohur këtë me shpresën se uniteti i Maqedonisë nuk do të cënohet në perspektivë nga prania e etnisë së madhe shqiptare në të, paçka se bashkëjetesa e saj me etninë maqedonase të kujton atë të vajit me ujin.
Duhet të jesh domosdo politikan rus që të deklarosh se aspirata e popujve për ndërtimin e një shteti kombëtar, me një stemë dhe një flamur, na qenka politikë mesjetare! Politikë mesjetare është politika ruse, e cila popujt e Kaukazit dhe të etnive të tjera joruse, vazhdon t’i mbajë nën zgjedhën e vet, pikërisht si në kohën e carizmit.
Pikërisht këtë vit u mbushën 133 vjet që nga koha kur zhvilloi punimet Kongresi famëkeq i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878), në të cilin, ashtu si edhe në Konferencën e Londrës të vitit 1913 dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, Rusia ishte violina e parë që luajti në “koncertin evropian” për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Kukuvajkat e diplomacisë ruse nuk lanë kusur pa bërë që të sabotohej me të gjitha mënyrat shpallja e pavarësisë së Kosovës. U mbushën 133 vjet që carizmi dhe neocarizmi rus nuk e lë rehat kombin shqiptar. Prirja e përgjithshme është se trojet etnike shqiptare, herët ose vonë, për forcë të domosdoshmërisë historike, një ditë të bukur do të shkojnë drejt ribashkimit kombëtar. Pavarësisht se kombit shqiptar, Rusia neocariste, që nga Kongresi i Berlinit e deri tani, i është ngjitur si balta për këpuce.
Eshref Ymeri
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...