Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/12/24

Fan Noli –Mes botes njerezore dhe hyjnore

Nga Raimonda Moisiu


Ndërsa kthejmë kokën përgjatë viteve, në perëndimin e tyre, dallon gjurmët e arta të kujtesës së një kombi. Janë gjurmë që gjithmonë do të kujtohen si shprehi e ndodhisë në etapa të ndryshme dhe e ekzistencës së tyre, për t'u përqendruar në erudicionin e një prej figurave që është çmuar shumë prej shqiptarëve dhe amerikanëve, si një figurë aktive e letrave shqipe, Rilindjes Kombetare, çështjes kombëtare dhe të të drejtave të shqiptarëve jo vetëm në trojet etnike shqiptare, por edhe në Amerikë e kudo në botë, Fan Stilian Noli. Ndërsa vitet rrjedhin, aq më shumë rritet edhe ndërgjegjësimi kombëtar për t'u kthyer pas ideve, erudicionit, veprave, penës, së këtij kolosi të letrave shqipe, për të eksploruar në vlerën e tyre. Vepra e Nolit të madh është shumëdimensionale, e krijuar në përkushtimin dhe vëmendjen, nw poezi, prozë, publicistikë, fe, muzikë, përkthime të shkrimtarëve të shquar të botës, pastaj si pamfletist, esseist, historian midis tributit të një lideri popullor dhe shpirtëror, midis lavdisë e modestisë që e karakterizonte, gjithmonë sipas kontributit që ai kishte ndërtuar në thënien biblike që shprehte shpesh: "Një popull pa vizion zhduket". Poliadriku dhe eruditi Fan Noli nuk u përqwndrua vetëm te një pjesë e veçantë e historisë së kombit shqiptar, por ai adaptoi atë pjesë integrale të vlerave dhe historinë e kulturave të tjera, pikërisht asaj amerikane, ku ai jetoi dhe veproi deri ditën që vdiq Dhe, hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe të ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor, pas disa shekujsh shtypjeje. Muaji mars tashmë është bërë një muaj i vecantë për të përkujtuar, poliadrikun dhe erduditin, Nolin e madh, dhe krahas tij nw sjellim në kujtesë një sërë figurash të shquara të letrave shqipe, atdhetarizmit e patriotizmit, si Konica, Pipa, Zef Oroshi, Rexhep Baba Bardhi, Qerim Panariti, Antoni Athanas, Kristaq Trebicka, Petraq Turtulli, Sotir Peci, At Arthur Liolini, Bill Kamenica, Thanas Laskaj etj. Përgjatë gjithë kësaj kohë, forca e kujtesës, e vizionit, e mendjes dhe e penës së njerëzve të letrave shqipe, nëpërmjet aktiviteteve në dedikim të vlerave kombëtare e historike, sikurse kanë bërë ata vetë dhe pararendësit e tyre. Ata besojnë në parimin bazë e jetësor se vepra dhe kontributi i Nolit flasin shumë, si një domosdoshmëri që vlen edhe në ditët e sotme, ka aftësi universale për të evokuar të kaluarën ngadhnjyese me njerëzoren. Ndërgjegjësimi kombëtar i njerëzve të letrave shqipe lëviz drejt vizionit të së ardhmes drejt atij vizioni që predikonte Noli i madh, në ruajtjen e traditës, gjuhës, kulturës, identitetin e tyre, për të treguar se jemi një komb me botë, shpirt e mendim të lirë, ecim, jetojmë, tregojmë me pënën e krijimtarinë, organizimin e aktiviteteve me taban kombëtar e historik, se jemi aty, në tokën e mundësisë e demokracisë, dhe kjo është një arësye që ata e përkujtojnë 45-vjetorin e përjetësisë së Nolit tonë të madh. Është ndjesia më e fuqishme e krenarisë kombëtare, është aftësia e e talentit dhe penës së shkrimtarëve, ndjesitë që poetët e prozatorët i koordinojnë me ndjesitë e pararendësve të tyre, si gjënë më të bukur e të shtrenjtë të përjetësimit të vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtar ashtu si pati bërë dikur ky uragan i shqiptarisë në Amerikë.

Noli...nuk besoj të ketë patur ndonjë armik personal.
 Ai ka qënë njeri i letrave dhe i humanizmit të thellë njerëzor, në ato përmasa, sa që nga burrë shteti u bë prift. Të bëhet prift dikush, do të thotë të jetë idealist patjetër, njeri që jeton mes botës njerëzore dhe asaj hyjnore, pra, njeri tolerant, i dhimbsur për njerëzit, i gjëndur për ta,- dhe, Noli, e pati të thjeshtë krejt të vishte rason e zezë. Me dhënjen e meshës së parë në gjuhën shqipe dhe shkëputjen e orthodoksisë shqiptare nga ajo greke janë dëshmi të një kthese historike në historinë e Rilindjes Kombëtare. Noli ynë i Madh ka qënë Kryeredaktori i gazetës më të vjetër shqipe, "Dielli", President Nderi i Shoqatës Pan Shqiptare "Vatra", u diplomua në Universitetin e Hawardit, botues i "Adriatic Revieë", "Republika" dhe Përfaqësuesi i Lidhjes së Kombeve, Ministër i Punëve të Jashtëme, Kryeministër i Shqipërisë, filozof, botues dhe përkthyes i shumë veprave letrare e fetare, dhe i vlerësuar nga kritika e kohës amerikanë, në vecanti nga Presidenti Linden B. Xhonson.Një deklaratë brilante e Fan Nolit i kapërceu me të shpejtë kufijtë e mijëvjeçarit kur jetoi. Ai tha se populli shqiptar, me një shumicë dërmuese myslimane, zgjodhi në krye një prift orthodoks, sic vdiq ai.
 E ku ka kompliment më të bukur, se ky mesazh i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare që mund t'i bëjë dikush popullit të tij se sa ky? Sidomos sot, kur ngado gëlojnë përplasjet fetare?
 Fan Noli i ka kapërcyer kufijtë e kulturës së intelektualëve të kohës, shqiptarë dhe jo shqiptarë. Ai është parë si një personalitet i shquar për tributet e një lideri shteti që ai i atribuoi vetes me restaurimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve mbas disa shekuj të pushtimit otoman. Jo vetëm si kishtar, historian, studiues, shkrimtar, esseist, pamfletist por edhe si një burrë shteti -bëri që atdheu i tij të njihej në arenën ndërkombëtare, duke e shquar Nolin si një arkitekt i zgjimit e dinjitetit kombëtar, besimit dhe pika e bashkimit të shqiptarëve, sidomos në Amerikë. Brilantet e tija të veprave origjinale dhe të përkthyera, janë deri më sot, të pakritikueshme nga askush.
 Si poeteshë dhe publiciste, si një adhuruese e patjetërsueshme e Nolit të Madh, do të vëreja një shëmbull të mrekullueshëm për mua, për ne , njerëzit e letrave dhe për ata që aspirojnë galaktikën e letërsisë. Në qoftë se ne i themi "çifut" dikujt që është kurnac dhe që i tërheq gjithmonë kërraba nga vetja, Noli i madh ka qënë "çifut" i fjalës së përkorë. Ai ka qënë kur shkruante , si një punonjës i arit apo i zembrekëve të orëve. Aq poezi sa na ka lënë Noli, janë, që të gjitha, të derdhura në flori, ku nuk ke kurajon të heqësh apo të redaktosh, qoftë edhe një rrokje.
 Mirëpo, Noli, Konica, Mjeda, Migjeni, Fishta, etj, kanë lënë trashëgiminë e tyre që ne jemi të detyruar t'i referohemi, si zotërues të tyre. Pra, duhet të përkulemi me nderim përditë te "Professor Noli" në përzgjedhjen dhe koncizitetin e fjalëve.Tregojnë se Noli, vetëm për të gjetur fjalën e bukur shqipe "gërdallë" , i ka shkruar letër një shoku të tij të fëmijërisë, që nga Amerika, ndërsa po përkthente Cervantesin. Dhe...kush na qe më në fund "gërdalla"? E kush tjetër, përveçse Rosinantit.Apo, tjetër. Pas luftës, kur i dërguan Nolit vepra të tjera të Shekspirit të botuara në atdheun e tij, ai, - si i përgëzoi për punën e lavdëruar me gjeniun anglez, i këshilloi nga ana tjetër duke u thënë se; " por, shqipja ka fjalë të tjera më të bukurua, more djema".
 Noli , në tërë parametrat ka qënë modern.
 Kur udhëhoqi revolucionin e njëzetekatrës, i tërë Ballkani ishte monarki, pra, në një mënyrë arkaike e të drejtuarit. Noli, krejt ndryshe, organizoi republikë vëndin e qeverisur prej tij, dhe, për më tepër, ai kërkoi të lidhej me pushtetin komunist të Rusisë së Leninit, duke vepruar me një diplomaci marramendëse. Fundja Lenini qe ai që denoncoi traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e vëndit tonë, por, nga ana tjetër, në atë kohë, komunizmi sovjetik u bë aspiratë e shumë popujve, shteti qe i madh, dhe nuk ishte aspak keq të kishte edhe simpatinë e kësaj fuqie që po rritej me bum të paparë. Dhe, rrëfanën e kishte.... Noli ishte aq energjik, humanist e reformator, diplomat, njohës i shumë gjuhëve të huaja, historisë e kulturës së popujve të ndryshëm, dhe mbrojtës i flaktë i cështjes kombëtare dhe i të drejtave të patjetërsueshme të kombit shqiptar, kur fati i Shqipërisë ishte në një rrezik të madh për t'i ndarë përsëri kufijtë, ai takohet me Presidentin e SHBA-së të asaj kohe, Wilson, duke i kërkuar mbështetjen e padiskutueshme të tij dhe falë saj Noli ynë i Madh do të ndalonte masakrën tjetër që donin të bënin shtetet europiane me kufijtë e Shqiperisë. Duke e vlerësuar ndihmën e Presidentit Wilson dhe mbështetjen e patriotëve të vjetër dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, përvecse zërit të tij të fuqishëm kombëtar, në Konferencën e Parisit më 1919, ai do ndërgjësonte zgjimin e kombit, me vargjet "Mbahu nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë..." Aktualiteti dhe mesazhi i këtyre vargjeve vazhdon edhe për të sotmen për zgjidhjen e cështjes kombëtare si një apel që i bëhet botës dhe Europës për më shumë vëmëndje ndaj kombit shqiptar dhe Kosovës, njohjen e Pavarsisë së saj ndërkombëtarisht. Pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e kombeve Fan Noli e vlerëson si një arritje nga më të mëdhatë e shpirtërore të kombit e cështjes shqiptarë.
 Kur e përzunë forca të financuara nga armiku shekullor i shqiptarëve, shteti sërb, Nolin, këtë figurë poliedrike dhe që krahasohej me kokat më të ndritura të kohës, e zëvendësoi një njeri tjetër. Ai , për fat , që nuk e kishte as kulturën, as edukatën, as bagazhin , as elegancën e të qeverisurit dhe as qytetarinë e tij , por ishte një fshatar i zgjuar dhe manovrator nga Brurgajeti i Matit, pretendenti se vinte nga familja mbretërore e Topiajve, Ahmet Zogu.
 Noli I madh u detyrua të ndahej fizikisht nga populli i tij.
 Atij nuk I mbeti tjetër, veçse atë pjesë të jetës që i kish mbetur, të vishej prift. Pikërisht në Amerikë.
 Ai e dinte se kush do të bëhej Amerika.
 Falë kishës së tij, shqiptarët e Amerikës ishin dhe janë të bashkuar më shumë se në asnjë vënd tjetër të botës.
 Nën shëmbullin e Nolit të madh i mbajnë bashkuar shqiptarët sa e sa klerikë të nderuar si At Arthur Liolini e shumë te tjerë.

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.

Kush është Shën Sofia… e famëshme?

PETRAQ KOTE


imagePetraq Kote




A kemi të drejtë ne pasardhësit e ilirëve ta trashëgojmë këtë kulturë të të parëve tanë të pushtuar nga turqit, të përvetësuar nga grekërit?!
 Buzeanum
Kisha e shën Sofisë e ngritur mbi qytetin 7000 mij vjeçar të Buzeanumit dardan, është vepër madhore dhe një nga mrekullitë e Shën Kostandinit ose Kostandinit të Madh, Kostandinit të I - rë nga Nishi  ( Njishi )  i Ilirisë. Kur jetonte Buzeanumi,  Serbia, Bullgaria dhe  Turqia nuk ishin këtej, në këto troje ku gjnden ngulur sot. Aty ishin ilirët.
Ai ndodhet në Euro – Azi. Si urë, si portë nga ku hyhet në dy kontinente. Me një kep trekëndor që laget nga deti Marmara dhe dy ngushtica ajo e Bosforit  dhe e dardaneleve, Dikur, quhej Briri i Artë. Buzeanumi është qyteti më i sulmuar në botë, ushtarakisht, historikisht dhe moralisht. Është legjendë ku në barkun e tij ende zihet e rrihet absolutia me relativen e përfundimeve. Popullsia e tij arriti  60000 – 70000 banorë. Në të gjeje gotë, romakë, hunë, helenë, skandinavë, egjiptianë, aziatikë etj. Popullsia kryesore ishte ajo shqiptare.
 Jo, rastësisht Kostandini i Madh ( i  biri i Kostancit dhe Irenës e bija e një hotelxhiu ) ish gjenerali i Perandorisë Romake, kryeqytetin e Romës së Re e ndërtoi mbi Buzeanum
( 326 – 330 pas Krishtit ). Nishianët e tij nuk e pranuan(!).  
Në Buzeanum  gjendej edhe guri i parë miliar ( gurë miliesh në rrugët e perandorisë Romake).
Pra ishte " kërthiza " e botës.
 Shën Kostandini                                                                                
 Ishte i njëjti person dhe personalitet ilirik.
Askush si ky perandor nuk e ka merituar titullin  “ I Madh “ dhe shenjtërimin  “ Shën “. Paradoksal, metamorfozik dhe i bindur ndaj së ëmës, ndërtoi me shpenzimet e veta bazilikën e parë të Romës Shën Jovanin në Laterano. Në vitin 312 ishte gati të ndërronte fe. Në janar të 313 Kostandini shkoi në Milano tek Licin dhe sëbashku hartuan një edikt që u siguronte të krishterëve njohje ligjore në mbarë perandorinë Romake. Në dhjetor të vitit 324 mblodhi të parin Këshill Kishtar në Nikea, me 330 pjesmarrës. “ Feja e Krishterë është feja e llumit të shoqërisë. “ bërtisnin romakët atëhere. Në vitin 326 ai i dhuroi Romës një bazilikë tjetër Shën Palin e sotëm, Shën Sebastianin. Por më e rëndësishmja ishte ajo që ndërtoi mbi kodrën e Vatikanit, kishën e Shën Pjetrit.  Pas mbarimit të këtyre detyrave ai i dha urdhër Niketë dardanit nga Dardania, patriotit të vet të kompozonte këngën e parë korale të kishës “ Te Deum “. Dhe Niketa e kompozoi.  Mantelin perandorak e hodhi krahëve pas një beteje të fituar prej tij, ku në qiell iu shfaq një kryq në ngjyrën e diellit, dmth pas qershorit të vitit 306.
Gjysma e dytë e vitit 326 e gjeti duke iu lutur bashkëqytetarëve të tij të Nishit, për ngritjen mbi themelet e qytetit, Romën e Re, por ata nuk e pranuan. Ishin dardanasit trima qytetarë te Buzeanumit ata që e pranuan dhuratën e çmuar të ish gjeneralit romak, birit të tyre, Kostandin. Menjëherë filloi ndërtimi i kryeqëndrës së perandorisë së re duke mos pritur as të nesërmen.
Kostandinopoja. Bizanti
Është quajtur edhe perandoria e turpit. Për jetën e saj  1400 vjeçare janë shkruar 1400 faqe histori ose më sakt 1400 faqe cinizmi. Një faqe për çdo një vit historie të ngjeshur. Sa turp!
Duke filluar ndërtimin e kryeqëndrës së “ Romës së Re “ Kostandini po ndërtonte qytetin që do të merrte për nder të tij emrin, Kostandinopojën. Por edhe jetën.  E nisi me ngritjen e kishës së Shën Irenës ( nënës së tij ). Pikërsht aty ku ndodhej tempulli i Afërditës e cila u martua me Ankizin e Trojës ( trojeve ) dhe lindi  prijësin ( e dinte ) e njerëzimit, Enean.
Fundin e punimeve të ngritjes së Romës së re, Kostandini i mbylli me inagurimin e kishës së Shën Sofisë ( kisha e mençurisë )
Pastaj ndërtoi “ mesean “ rrugë e gjërë e cila më vonë si edhe shën Sofia do të bëhej e famëshme. Në qëndër së cilës i ngrihej një kolonë profidi, tridhjetë metra e lartë, e rrëmbyer në Helipoli në Egjipt, vendosur mbi një piedestal mermeri 6 metra i lartë kun ë të gdhendeshin:
-          Sopatën me të cilën Noeja kishtë ndërtuar arkën.
-          Coprat e bukës me të cilën Krishti kishte shuar urine e njërëzve.
-          Shishja e pomadës e Maria Madalenës.
-          Statuja e “ të thënës “ që Enea e kishte sjellë nga Troja.
-          Në maj ishte Apoloni i Fidias me kokën e Kostandinit. Në dorë mbante skeptrin dhe në thetrën globin që brenda kishte një copë kryq.
Më 11 mars të vitit 330 u inagurua qyteti i Kostandinit.
Për t’i paraprirë kësaj ngjarje gjigante të njerëzimit të krishterë, zhvendosjesn e qendrës së besimit në kufijtë ekstremë të Lindjes Europiane, në vitin 327 Irena shkoi në tokën e shenjtë, në Betlehem, atje ku Krishti hyri hipur mbi një gomar, ku prej andej solli Kryqin e vërtetë ku u kryqëzua Krishti ( një copë u dërgua në Romë ).
Data e përfundimit të qytetit të   Kostandinit, nuk është data e thirrjes së perandorisë së bizantit. U deshë qindra vjet që ajo të pagëzohej me atë emër.
Shën Sofia… e famëshme
Siç shkruam më lartë kisha  e Shën Sofisë mbi Buzeanum, u ndërtua nga iliriku   Konstandini i Madh. Megjithëse ishte kisha e dytë, fama e saj u bë e qiellore. Atëhere Buzeanumi quhej ende Buzeanum, s’ishte shëndërruar në Kostandinopojë. Kisha ngjyrë gri u dogj më 13 janar të vitit 532. Atë e rindërtoi duke e bërë edhe më të famëshme Justiniani i lindur në fshatin ilir Bederrinë të Shkupit, hartuesi po i famshëm i kodit të të drejtave dhe lirive njerëzore.
 Justiniani
 I njohur me emrin “ Kodi Justinian “. Data e përfundimit të punimeve shënonte 27 dhjetor 537. Rindërtimi filloi më 23 shkurt të vitit 532, ku punuan mbi 10000 punëtorë. Nga Roma mbërritën 8 kolona profidi të tempullit të diellit dhe 8 të tjera prej mermeri të jeshil mbërritën nga Efesi. Pjesa e brendëshme e kishës u vesh me mozaikë të artë dhe polikrome. Magjia e kishës ishte kupola, ikonostasi prej argjendi 17m i gjatë, altari i veshur me ar dhe gurë të çmuar,
 Kisha e Shën Sofisë mbi Buzeanum në Kostandinopojë ( Stamboll )
Amvona e gjitha me mermer, polikromë dhe mozaikë, llampadarë madhështorë e të panumërt. Dhe në fund relikat që asnjë kishë në botë nuk i ruante. Bile këtu ishte dhe një enë që mbante të pa tharë gjakun e Krishtit.
Gjendeshin aty edhe mjetet e torturës që kishin përdorur mbi Krishtin si dhe pëlhurat që e mblidhnin atë të “ vdekur “
Justiniani pasi hipi mbi gurin e dalë të themelit të kishës së saporindërtuar nëpërdhëmbi:
“ Solomon, ta kalova! “
Arkitektët e saj janë Antemio i Tralës dhe Izidori i Miletit. Në këtë kishë kanë papënuar shumë papë dhe janë pagëzuar shumë perandor. Shumë prej tyre gjatë një mij e ca vjetësh jetë shpirtërore kanë vënë aty edhe kurorën e martesës. Shën sofia u ndërtua për të plotësuar kuadrin e ndërtimit, ligjërimit, jetës dhe shenjtërimit kristian. Brenda mureve të saj  janë ndodhur shumë ngjarje dhe ngjizur shumë vepra me vlera epokale botërore.
Aty ka lindur edhe kundërshtia e parë e kristianizmit “ si pushtet “. Ishin orthodoksët me në krye patriarkun Akac, më  484 që e bënë këtë akt të drejtë i cili shpëtoi njerëzimin, deri në mars të vitit 519 kur në Shën Sofi shkeli një “ dërgatë papale “.
Jovan deklaroi:
-      Kisha e Romës së Re dhe kisha e Romës së Lashtë është një dhe e pa ndarë. Duke fshirë nga ditikët emrat e Zenonit dhe Anastasit. Kjo vazhdoi deri në vitin 1054, kohë, kur ndodhi përfundimisht ndarja ndërmjet të krishterëve katolikë dhe të krishterëve orthodoks ( besimi i drejt ). Kishat u ndanë.
Shën Sofia e djegur është dëshmitare e parjes së 30 000 viktimave, të cilët u vranë pasi e dogjën kishën. Ishin Mundo ( ilir )  e Belizar ( latin ) me ushtritë e tyre ata që e kryen këtë krim të pa shëmbullt në historinë e besimit fetar kristian të mijëra e mijëra fishtë.
 Perandoria Bizantine
 Në vitin 325 pas lindjes së Krishtit perandori Romak Kostandini i Madh e shpërngul kryeqytetin e perandorisë Romake në Lindje. Kryeqyteti i ri u quajt Roma e Re dhe më vonë Kostandinopojë. Kufijtë e perandorisë së re, që më vonë mori emrin Perandoria Bizantine, ishin të përafërt  me kufijtë e “ Perandorisë së vjetrës “. Me kalimin e viteve Bizanti i humbi këto hapësira. Presioni i jashtë mureve dhe humbja e shumë luftrave ndikuan deri në rënien e plotë të kësaj perandorie lindore. Ishte viti 1453 ai që shënoi   shëmbjen e mitit “ të Orthodoksisë “
Karakteristikat kryesore të shtetit Bizant ishin:
Ndarja e krishterimit në atë pjesë që quhej Orthodoksi.
Transferimi i vëmendjes religjioze nga sfera e ndikimit  latin  në sferën e ndikimit grek dhe për rrjedhojë gjuha zyrtare latine ra për t’ia lënë vendin asaj greke.
Për here të parë funksionoi ligji modern ( Kodi Justinian ) duke realizuar reforma në legjislacion
Fillimisht, perandoria Bizantine ishte një shtet shumë etnik me organizim dhe qeverisje romake, me fe krishtërimin ( orthodoks ) dhe me arsim të centralizuar. Greqishtja mësohej në shkolla.
Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në ecjen përpara të historisë ndërkombëtare dhe pse historia  luajti një rol tejet mospërfillës ndaj tij. Bizanti si një superfuqi kontinentale  ofroi mbështetjen e tij për europianët e atëherëshm nga sulmet barbare. Mbajti dhe transmetoi në të njëjtën kohë thesarët artistik dhe grafik të lashtësisë. 
Periudhat kryesore të bizantinizmit
 Perandoria filloi të ndërtohej në vitin 324 dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 565.
Në vitin 326 nisi ndërtimi i kryeqytetit. 
U riorganizua shteti. Tipikisht u bë kristian. Sistemi i tatimeve dhe taksave u bë më i drejtë.
Rrënjësisht u organizua ushtria. Në krye të saj u vunë gjeneralë të rinj dhe të zot. U ndërrua uniforma dhe armatimet. Në ushtri si dhe në zyra u pranuan barbarët.
Dhe më e rëndësishmja, perandori nuk konsiderohej më Zot.
Përpjekja e dështuar e  Julianos, të risillte fenë e lashtë.
Agona për ortodoksinë  378 – 518.
Ortodoksia si dogmë merr formë  përfundimtare në vitin 451.
Hapësira midis kishës lindore dhe asaj perëndimore u krijua në vitin 518.
Perandoria e humbi  pushtetin e saj dalëngadalë gjatë vjetëve 1081 – 1260
Humbja e pushtetit shoqërohet nga ndryshimi i vazhdueshëm i perandorëve. Kontradiktat e brendëshme vazhdojnë me një politikë te keqe. Vazhdojnë gjithashtu humbjet e njëpasnjëshme me Kroatët, Serbët, Hungarezët, Turqit etj.
 Perandoria zëvëndësohet nga shtete të vogla.
Ushtria e sulltanit Muhamet II e pushto i kostandinopojën më 1453, perandori i fundit Kostandin Paleologu vritet në betejë.
E drejta e trashëgimisë
 A kemi të drejtë ne pasardhësit e ilirëve, shqiptarët ta trashëgojmë këtë kulturë të të parëve tanë të pushtuar nga turqit, të përvetësuar nga grekërit, të harruar dhe braktisur nga ne?!
Islamizimi i trojeve shqiptare ndikoi edhe në lënien jashtë shtëpie të të gjithë arealit trashëgimor të krishterë. Realiteti i “ ri “ nuk e pranonte realitetin e “ vjetër “. Shkatërrimeve, vjedhjeve, djegieve të kishave dhe manastireve shqiptare prej otomanëve, iu shtua edhe braktisja nga pronarët legjitim, shqiptarët. Shumë prej syresh u zhdukën nga faqja e dheut dhe mbi to u ndërtuan xhami. Ato që mbetën të pa zota,  kishat katolike të Dardanisë u kthyen ne kisha orthodokse serbe, bullgare, në kisha greke. Shkatërrimi, djegia, konvertimi i tyre solli humbje të llahtarëshme në identitetin kombëtar. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve u njehësuan me turqit, serbët, grekërit, italianët. Ata
“ fare pak “ shqiptarë të mbetur në trojet e tyre në Ballkan, përpos persekutimit të tmerrshëm të pushtuesve ottoman, filluan të përjetonin edhe përçmimin e persekutimin e bashkombasve të huajzuarë. Nga Shqipëria po ngelte pak e më pak Shqipëri. Frikën e kësaj gjëme fatale e u mundua ta ndal  Lidhja e Prizrenit, por  ajo nuk mundi. Gjëma pat ndodhur më parë e përgjithmonë…

GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT

FLORI BRUQI dhe stafi i FLORIPRESS-it ju urojne GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT



MySpaceGraphicsandAnimations.com

Gezuar festat

Pershendetje
dhe
Urimet me te bukura
per krishtlindjet
dhe Vitin e ri

Gezuar festat
Miqesisht
Visar Zhiti

 

Gëzuar!

worldofchemicals

GËZUAR FESTAT MIQ TE DASHUR!!




Duke dashur te respektoj ndjenjat vetjake te gjithsecilit, me lejoni qe sot të ju uroj festat fundvitit me një citat nga libri i shenjtë Bibla "Ja, unë qëndroj tek dera e zemrës tënde dhe trokas; nëse ndokush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, unë do të hyj tek ai" (Zbulesa 3:20). Keto fjale le te një përkujtim njeheresh edhe ne lutje për force dhe shprese qe te dëgjohet zëri i atyre qe nuk janë me ne mesin tonë e qe sakrifikuan jetën e tyre për këto dite me te mira.Do te donim qe këto vlera t'i arrinim pa sakrifica sublime, qe t'i gëzonin e t'i gëzojnë te gjithë. Le te jete kujtimi i tyre ketë mbrëmje një burim drite dhe besimi për te ardhmen.
Me fytyrën nga e ardhmja, duke qene pranë jush ne këto dite festive të Krishtlindjeve dhe viti te ri uroj me gjithë zemër qe viti i ri te jete me i mire për ne, për familjet tona , për te gjithë popujt e ne veçanti për popullin tim, kudo qe jetojnë e punojnë te jetojmë te lire në Shqipërinë tonë. Edhe një here me respekt dhe dashuri ju uroj të gjithëve. 

Gëzuar dhe Urime / sinqerisht Astrit Gashi - Suedil

...më lejo të uroj Gëzuar festat e fundvitit...

I nderuar FLORI
më lejo të uroj
Gëzuar festat e fundvitit,
Hare e lumturi në familje  
penë të artë!

Petraq KOTE


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...