PETRAQ KOTE
A kemi të drejtë ne pasardhësit e ilirëve ta trashëgojmë këtë kulturë të të parëve tanë të pushtuar nga turqit, të përvetësuar nga grekërit?!
Buzeanum
Kisha e shën Sofisë e ngritur mbi qytetin 7000 mij vjeçar të Buzeanumit dardan, është vepër madhore dhe një nga mrekullitë e Shën Kostandinit ose Kostandinit të Madh, Kostandinit të I - rë nga Nishi ( Njishi ) i Ilirisë. Kur jetonte Buzeanumi, Serbia, Bullgaria dhe Turqia nuk ishin këtej, në këto troje ku gjnden ngulur sot. Aty ishin ilirët.
Ai ndodhet në Euro – Azi. Si urë, si portë nga ku hyhet në dy kontinente. Me një kep trekëndor që laget nga deti Marmara dhe dy ngushtica ajo e Bosforit dhe e dardaneleve, Dikur, quhej Briri i Artë. Buzeanumi është qyteti më i sulmuar në botë, ushtarakisht, historikisht dhe moralisht. Është legjendë ku në barkun e tij ende zihet e rrihet absolutia me relativen e përfundimeve. Popullsia e tij arriti 60000 – 70000 banorë. Në të gjeje gotë, romakë, hunë, helenë, skandinavë, egjiptianë, aziatikë etj. Popullsia kryesore ishte ajo shqiptare.
Jo, rastësisht Kostandini i Madh ( i biri i Kostancit dhe Irenës e bija e një hotelxhiu ) ish gjenerali i Perandorisë Romake, kryeqytetin e Romës së Re e ndërtoi mbi Buzeanum
( 326 – 330 pas Krishtit ). Nishianët e tij nuk e pranuan(!).
Në Buzeanum gjendej edhe guri i parë miliar ( gurë miliesh në rrugët e perandorisë Romake).
Pra ishte " kërthiza " e botës.
Shën Kostandini
Ishte i njëjti person dhe personalitet ilirik.
Askush si ky perandor nuk e ka merituar titullin “ I Madh “ dhe shenjtërimin “ Shën “. Paradoksal, metamorfozik dhe i bindur ndaj së ëmës, ndërtoi me shpenzimet e veta bazilikën e parë të Romës Shën Jovanin në Laterano. Në vitin 312 ishte gati të ndërronte fe. Në janar të 313 Kostandini shkoi në Milano tek Licin dhe sëbashku hartuan një edikt që u siguronte të krishterëve njohje ligjore në mbarë perandorinë Romake. Në dhjetor të vitit 324 mblodhi të parin Këshill Kishtar në Nikea, me 330 pjesmarrës. “ Feja e Krishterë është feja e llumit të shoqërisë. “ bërtisnin romakët atëhere. Në vitin 326 ai i dhuroi Romës një bazilikë tjetër Shën Palin e sotëm, Shën Sebastianin. Por më e rëndësishmja ishte ajo që ndërtoi mbi kodrën e Vatikanit, kishën e Shën Pjetrit. Pas mbarimit të këtyre detyrave ai i dha urdhër Niketë dardanit nga Dardania, patriotit të vet të kompozonte këngën e parë korale të kishës “ Te Deum “. Dhe Niketa e kompozoi. Mantelin perandorak e hodhi krahëve pas një beteje të fituar prej tij, ku në qiell iu shfaq një kryq në ngjyrën e diellit, dmth pas qershorit të vitit 306.
Gjysma e dytë e vitit 326 e gjeti duke iu lutur bashkëqytetarëve të tij të Nishit, për ngritjen mbi themelet e qytetit, Romën e Re, por ata nuk e pranuan. Ishin dardanasit trima qytetarë te Buzeanumit ata që e pranuan dhuratën e çmuar të ish gjeneralit romak, birit të tyre, Kostandin. Menjëherë filloi ndërtimi i kryeqëndrës së perandorisë së re duke mos pritur as të nesërmen.
Kostandinopoja. Bizanti
Është quajtur edhe perandoria e turpit. Për jetën e saj 1400 vjeçare janë shkruar 1400 faqe histori ose më sakt 1400 faqe cinizmi. Një faqe për çdo një vit historie të ngjeshur. Sa turp!
Duke filluar ndërtimin e kryeqëndrës së “ Romës së Re “ Kostandini po ndërtonte qytetin që do të merrte për nder të tij emrin, Kostandinopojën. Por edhe jetën. E nisi me ngritjen e kishës së Shën Irenës ( nënës së tij ). Pikërsht aty ku ndodhej tempulli i Afërditës e cila u martua me Ankizin e Trojës ( trojeve ) dhe lindi prijësin ( e dinte ) e njerëzimit, Enean.
Fundin e punimeve të ngritjes së Romës së re, Kostandini i mbylli me inagurimin e kishës së Shën Sofisë ( kisha e mençurisë )
Pastaj ndërtoi “ mesean “ rrugë e gjërë e cila më vonë si edhe shën Sofia do të bëhej e famëshme. Në qëndër së cilës i ngrihej një kolonë profidi, tridhjetë metra e lartë, e rrëmbyer në Helipoli në Egjipt, vendosur mbi një piedestal mermeri 6 metra i lartë kun ë të gdhendeshin:
- Sopatën me të cilën Noeja kishtë ndërtuar arkën.
- Coprat e bukës me të cilën Krishti kishte shuar urine e njërëzve.
- Shishja e pomadës e Maria Madalenës.
- Statuja e “ të thënës “ që Enea e kishte sjellë nga Troja.
- Në maj ishte Apoloni i Fidias me kokën e Kostandinit. Në dorë mbante skeptrin dhe në thetrën globin që brenda kishte një copë kryq.
Më 11 mars të vitit 330 u inagurua qyteti i Kostandinit.
Për t’i paraprirë kësaj ngjarje gjigante të njerëzimit të krishterë, zhvendosjesn e qendrës së besimit në kufijtë ekstremë të Lindjes Europiane, në vitin 327 Irena shkoi në tokën e shenjtë, në Betlehem, atje ku Krishti hyri hipur mbi një gomar, ku prej andej solli Kryqin e vërtetë ku u kryqëzua Krishti ( një copë u dërgua në Romë ).
Data e përfundimit të qytetit të Kostandinit, nuk është data e thirrjes së perandorisë së bizantit. U deshë qindra vjet që ajo të pagëzohej me atë emër.
Shën Sofia… e famëshme
Siç shkruam më lartë kisha e Shën Sofisë mbi Buzeanum, u ndërtua nga iliriku Konstandini i Madh. Megjithëse ishte kisha e dytë, fama e saj u bë e qiellore. Atëhere Buzeanumi quhej ende Buzeanum, s’ishte shëndërruar në Kostandinopojë. Kisha ngjyrë gri u dogj më 13 janar të vitit 532. Atë e rindërtoi duke e bërë edhe më të famëshme Justiniani i lindur në fshatin ilir Bederrinë të Shkupit, hartuesi po i famshëm i kodit të të drejtave dhe lirive njerëzore.
Justiniani
I njohur me emrin “ Kodi Justinian “. Data e përfundimit të punimeve shënonte 27 dhjetor 537. Rindërtimi filloi më 23 shkurt të vitit 532, ku punuan mbi 10000 punëtorë. Nga Roma mbërritën 8 kolona profidi të tempullit të diellit dhe 8 të tjera prej mermeri të jeshil mbërritën nga Efesi. Pjesa e brendëshme e kishës u vesh me mozaikë të artë dhe polikrome. Magjia e kishës ishte kupola, ikonostasi prej argjendi 17m i gjatë, altari i veshur me ar dhe gurë të çmuar,
Kisha e Shën Sofisë mbi Buzeanum në Kostandinopojë ( Stamboll )
Amvona e gjitha me mermer, polikromë dhe mozaikë, llampadarë madhështorë e të panumërt. Dhe në fund relikat që asnjë kishë në botë nuk i ruante. Bile këtu ishte dhe një enë që mbante të pa tharë gjakun e Krishtit.
Gjendeshin aty edhe mjetet e torturës që kishin përdorur mbi Krishtin si dhe pëlhurat që e mblidhnin atë të “ vdekur “
Justiniani pasi hipi mbi gurin e dalë të themelit të kishës së saporindërtuar nëpërdhëmbi:
“ Solomon, ta kalova! “
Arkitektët e saj janë Antemio i Tralës dhe Izidori i Miletit. Në këtë kishë kanë papënuar shumë papë dhe janë pagëzuar shumë perandor. Shumë prej tyre gjatë një mij e ca vjetësh jetë shpirtërore kanë vënë aty edhe kurorën e martesës. Shën sofia u ndërtua për të plotësuar kuadrin e ndërtimit, ligjërimit, jetës dhe shenjtërimit kristian. Brenda mureve të saj janë ndodhur shumë ngjarje dhe ngjizur shumë vepra me vlera epokale botërore.
Aty ka lindur edhe kundërshtia e parë e kristianizmit “ si pushtet “. Ishin orthodoksët me në krye patriarkun Akac, më 484 që e bënë këtë akt të drejtë i cili shpëtoi njerëzimin, deri në mars të vitit 519 kur në Shën Sofi shkeli një “ dërgatë papale “.
Jovan deklaroi:
- Kisha e Romës së Re dhe kisha e Romës së Lashtë është një dhe e pa ndarë. Duke fshirë nga ditikët emrat e Zenonit dhe Anastasit. Kjo vazhdoi deri në vitin 1054, kohë, kur ndodhi përfundimisht ndarja ndërmjet të krishterëve katolikë dhe të krishterëve orthodoks ( besimi i drejt ). Kishat u ndanë.
Shën Sofia e djegur është dëshmitare e parjes së 30 000 viktimave, të cilët u vranë pasi e dogjën kishën. Ishin Mundo ( ilir ) e Belizar ( latin ) me ushtritë e tyre ata që e kryen këtë krim të pa shëmbullt në historinë e besimit fetar kristian të mijëra e mijëra fishtë.
Perandoria Bizantine
Në vitin 325 pas lindjes së Krishtit perandori Romak Kostandini i Madh e shpërngul kryeqytetin e perandorisë Romake në Lindje. Kryeqyteti i ri u quajt Roma e Re dhe më vonë Kostandinopojë. Kufijtë e perandorisë së re, që më vonë mori emrin Perandoria Bizantine, ishin të përafërt me kufijtë e “ Perandorisë së vjetrës “. Me kalimin e viteve Bizanti i humbi këto hapësira. Presioni i jashtë mureve dhe humbja e shumë luftrave ndikuan deri në rënien e plotë të kësaj perandorie lindore. Ishte viti 1453 ai që shënoi shëmbjen e mitit “ të Orthodoksisë “
Karakteristikat kryesore të shtetit Bizant ishin:
Ndarja e krishterimit në atë pjesë që quhej Orthodoksi.
Transferimi i vëmendjes religjioze nga sfera e ndikimit latin në sferën e ndikimit grek dhe për rrjedhojë gjuha zyrtare latine ra për t’ia lënë vendin asaj greke.
Për here të parë funksionoi ligji modern ( Kodi Justinian ) duke realizuar reforma në legjislacion
Fillimisht, perandoria Bizantine ishte një shtet shumë etnik me organizim dhe qeverisje romake, me fe krishtërimin ( orthodoks ) dhe me arsim të centralizuar. Greqishtja mësohej në shkolla.
Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në ecjen përpara të historisë ndërkombëtare dhe pse historia luajti një rol tejet mospërfillës ndaj tij. Bizanti si një superfuqi kontinentale ofroi mbështetjen e tij për europianët e atëherëshm nga sulmet barbare. Mbajti dhe transmetoi në të njëjtën kohë thesarët artistik dhe grafik të lashtësisë.
Periudhat kryesore të bizantinizmit
Perandoria filloi të ndërtohej në vitin 324 dhe përfundoi së ndërtuari në vitin 565.
Në vitin 326 nisi ndërtimi i kryeqytetit.
U riorganizua shteti. Tipikisht u bë kristian. Sistemi i tatimeve dhe taksave u bë më i drejtë.
Rrënjësisht u organizua ushtria. Në krye të saj u vunë gjeneralë të rinj dhe të zot. U ndërrua uniforma dhe armatimet. Në ushtri si dhe në zyra u pranuan barbarët.
Dhe më e rëndësishmja, perandori nuk konsiderohej më Zot.
Përpjekja e dështuar e Julianos, të risillte fenë e lashtë.
Agona për ortodoksinë 378 – 518.
Ortodoksia si dogmë merr formë përfundimtare në vitin 451.
Hapësira midis kishës lindore dhe asaj perëndimore u krijua në vitin 518.
Perandoria e humbi pushtetin e saj dalëngadalë gjatë vjetëve 1081 – 1260
Humbja e pushtetit shoqërohet nga ndryshimi i vazhdueshëm i perandorëve. Kontradiktat e brendëshme vazhdojnë me një politikë te keqe. Vazhdojnë gjithashtu humbjet e njëpasnjëshme me Kroatët, Serbët, Hungarezët, Turqit etj.
Perandoria zëvëndësohet nga shtete të vogla.
Ushtria e sulltanit Muhamet II e pushto i kostandinopojën më 1453, perandori i fundit Kostandin Paleologu vritet në betejë.
E drejta e trashëgimisë
A kemi të drejtë ne pasardhësit e ilirëve, shqiptarët ta trashëgojmë këtë kulturë të të parëve tanë të pushtuar nga turqit, të përvetësuar nga grekërit, të harruar dhe braktisur nga ne?!
Islamizimi i trojeve shqiptare ndikoi edhe në lënien jashtë shtëpie të të gjithë arealit trashëgimor të krishterë. Realiteti i “ ri “ nuk e pranonte realitetin e “ vjetër “. Shkatërrimeve, vjedhjeve, djegieve të kishave dhe manastireve shqiptare prej otomanëve, iu shtua edhe braktisja nga pronarët legjitim, shqiptarët. Shumë prej syresh u zhdukën nga faqja e dheut dhe mbi to u ndërtuan xhami. Ato që mbetën të pa zota, kishat katolike të Dardanisë u kthyen ne kisha orthodokse serbe, bullgare, në kisha greke. Shkatërrimi, djegia, konvertimi i tyre solli humbje të llahtarëshme në identitetin kombëtar. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve u njehësuan me turqit, serbët, grekërit, italianët. Ata
“ fare pak “ shqiptarë të mbetur në trojet e tyre në Ballkan, përpos persekutimit të tmerrshëm të pushtuesve ottoman, filluan të përjetonin edhe përçmimin e persekutimin e bashkombasve të huajzuarë. Nga Shqipëria po ngelte pak e më pak Shqipëri. Frikën e kësaj gjëme fatale e u mundua ta ndal Lidhja e Prizrenit, por ajo nuk mundi. Gjëma pat ndodhur më parë e përgjithmonë…