Letërsia shqipe është një letërsi evropiane, e megjithatë, ajo është zhvilluar relativisht e veçuar nga kultura mbizotëruese evropiane. Shqiptarët, të cilët rrjedhin nga fiset nomade vendëse të Ballkanit Jugperëndimor, dhe që janë mësuar të jetojnë në një terren malor nga më të thepisurit në të gjithë gadishullin, i konsoliduan vendbanimet e veta larg udhëkryqeve më të rrahura të qytetërimit evropian. Kultura e tyre ka qenë dhe mbetet një kulturë krejt e ndryshme dhe unike evropiane, ndërsa letërsia e tyre e shkruar edhe sot pasqyron shumë prej karakteristikave të saj të veçanta. Madje ky është një prej faktorëve që e bën letërsinë shqiptare kaq të mahnitshme.
Për fat të keq, për letrat shqipe është shkruar shumë pak, sigurisht, me përjashtim të veprave të botuara në vetë gjuhën shqipe. Në nivel ndërkombëtar, tema e letërsisë shqipe ende mbetet përgjithësisht e patrajtuar. Kjo lënie pas dore vjen kryesisht nga mungesa e specialistëve ndërkombëtarë me njohuri të shëndosha të gjuhës letrare shqipe dhe jo për shkak të ndonjë mungese të vetë krijimtarisë letrare.
Vëllimi "Letërsia shqipe: një histori e shkurtër", orvatet të mbushë këtë zbrazëti, duke bërë një përshkrim të përmbledhur të zhvillimit të të shkruarit krijues në gjuhën shqipe. Ai përqendrohet tek autorët dhe rrymat më kryesore të letërsisë shqipe, që prej teksteve më të hershme në shekujt e trembëdhjetë, pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë, deri tek fillimi i mijëvjeçarit të ri, dhe është shkruar duke pasur parasysh një lexues të zakonshëm, që mund të mos ketë shumë njohuri në këtë fushë. Si i tillë, libri mund të jetë i dobishëm si udhëzues për të gjithë ata, fushat e interesit të të cilëve përfshijnë kulturat ballkanike, letërsinë e krahasuar dhe historinë e kulturës evropiane në përgjithësi.
Letërsia shqipe u zhvillua relativisht vonë dhe rritja, madje edhe vetë ekzistenca e saj, është rrezikuar në shumë periudha. Libri i parë i botuar në gjuhën shqipe, sipas të dhënave që kemi, u shkrua në vitin 1555. Por pavarësisht nga ai dhe nga vepra të tjera të hershme, për letërsi kombëtare në Shqipëri mund të flitet me plot gojën vetëm nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e më tej.
Bima e brishtë e letërsisë shqiptare u rrit në një tokë shkëmbore. Ajo herë mbinte e lulëzonte, dhe herë shkulej nga dheu prej rrjedhës brutale të historisë politike të Ballkanit. Letërsia e hershme e Shqipërisë së krishterë humbi nën flamujt e islamizmit, kur vendi u bë me dhunë pjesë e Perandorisë Otomane. Letërsia e Shqipërisë myslimane, shumë pak e njohur edhe sot, u tha e u vyshk në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kur shqiptarët i kthyen shpinën Portës së Lartë dhe deshën të krijojnë një shtet të pavarur evropian. Fillesat e shëndosha të letërsisë moderne në vitet 1930 u shfarosën pa mëshirë nga udhëheqësit stalinistë, që morën pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajtën deri në vitin 1990. Dhe së fundi, me të rënë diktatura, letërsia shqiptare e realizmit socialist, krijesë e regjimit komunist, u bë e vjetruar dhe e padëshirueshme. Për periudha të tëra historike, për shqiptarët ka qenë e ndaluar me ligj që të shkruanin dhe botonin në gjuhën e tyre. Librat dhe shkollimi në shqip ishin të ndaluar në të gjithë Shqipërinë pothuaj deri në fund të sundimit otoman në vitin 1912, dhe një ndalim i ngjashëm, herë zyrtar dhe herë jozyrtar, ka qenë në fuqi edhe në Kosovë nën sundimin serb, deri në vitet 1960.
Megjithatë, kjo bimë e brishtë e kësaj toke të ashpër legjendare ka prodhuar disa lule të mahnitshme, shumë prej të cilave e meritojnë vëmendjen e botës së jashtme.
Pas një mungese të gjatë, gjashtë deri në shtatë milion shqiptarët e Ballkanit po rifitojnë tani vendin e tyre në Evropë dhe kultura e tyre në lulëzim meriton më shumë njohje e vlerësim. Do të shpresoja që ky libër të japë shtysën e nevojshme për këtë.
Nuk më mbetet tjetër veç t'u shpreh mirënjohjen time shumë njerëzve dhe institucioneve që më kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij libri. Falënderime të posaçme i takojnë Janice Mathie-Heck nga Kalgari (Kanada) për rishikimin e versionit përfundimtar të dorëshkrimit.
Robert Elsie
Malet Eifel, Gjermani
Maj 2005
Malet Eifel, Gjermani
Maj 2005
PASQYRA E LËNDËS
1. Letërsia e hershme shqipe (shek. 15-17)
1.1 Fillimet e shkrimit në shqip
1.2 Teodor Shkodrani (1210) dhe shkrime të tjera të hershme
1.3 Gjon Buzuku dhe libri i parë shqip (1555)
1.4 Lekë Matrënga dhe "Doktrina e Krishterë" (1592)
1.5 Veprat e Pjetër Budit (1618-1621)
1.6 Frang Bardhi dhe fjalori i tij latinisht-shqip (1635)
1.7 Pjetër Bogdani dhe Cuneus Prophetarum (1685)
1.8 Rënia e letërsisë së hershme shqipe

2. Letërsia myslimane në Shqipëri (shek. 18-19)
2.1 Lindja e islamizmit
2.2 Letërsia e bejtexhinjve
2.2 Letërsia e bejtexhinjve
3. Letërsia arbëreshe (shek. 18-19)
3.1 Mërgimi shqiptar në Itali
3.2 Letërsia e hershme arbëreshe
3.3 Jeronim De Rada dhe zgjimi kombëtar
3.4 Poetë romantikë: Françesk Santori, Gavril Dara dhe Zef Serembe
3.5 Filizi i Sicilisë: Zef Skiròi
3.2 Letërsia e hershme arbëreshe
3.3 Jeronim De Rada dhe zgjimi kombëtar
3.4 Poetë romantikë: Françesk Santori, Gavril Dara dhe Zef Serembe
3.5 Filizi i Sicilisë: Zef Skiròi
4. Letërsia e Rilindjes: zgjimi kombëtar shqiptar (shek. 19)
4.1 Fillimet e zgjimit kombëtar
4.2 Vëllezërit Frashëri dhe letërsia e romantizmit kombëtar
4.3 Kultura e Rilindjes në Shqipërinë e Veriut
4.4 Rëndësia e letërsisë së Rilindjes
4.2 Vëllezërit Frashëri dhe letërsia e romantizmit kombëtar
4.3 Kultura e Rilindjes në Shqipërinë e Veriut
4.4 Rëndësia e letërsisë së Rilindjes
5. Periudha e pavarësisë (nga fillimi i shek. 20 deri më 1944)
5.1 Poetë të periudhës kalimtare: A. Z. Çajupi, Ndre Mjeda dhe Asdreni
5.2 Mjeshtër të finesës: Faik bej Konica dhe Fan Noli
5.3 Zëri i kombit: Gjergj Fishta
5.4 Lajmëtarët e modernizmit: Migjeni dhe Lasgush Poradeci
5.5 Proza e periudhës së pavarësisë: Ernest Koliqi dhe Mitrush Kuteli
5.6 Autorë të tjerë para ardhjes në pushtet të komunistëve
5.7 Zeniti kulturor i mesit të viteve tridhjetë

6. Realizmi socialist shqiptar dhe më tej (fundi i shek. 20)
6.1 Vërshimi e realizmit socialist
6.2 Risi dhe disidencë: veprat e Ismail Kadaresë
6.3 Prozatorë të tjerë të periudhës së socializmit dhe më tej
6.4 Poetët e popullit
6.2 Risi dhe disidencë: veprat e Ismail Kadaresë
6.3 Prozatorë të tjerë të periudhës së socializmit dhe më tej
6.4 Poetët e popullit
7. Letërsia e sotme shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë
7.1 Shqiptarët në ish Jugosllavi
7.2 Lindja e prozës shqipe në Kosovë
7.3 Poezia në Fushën e Mëllenjave
7.4 Letrat bashkëkohore arbëreshe
7.2 Lindja e prozës shqipe në Kosovë
7.3 Poezia në Fushën e Mëllenjave
7.4 Letrat bashkëkohore arbëreshe
8. Liri dhe kaos: letërsia e sotme shqipe
9. Bibliografi
10. Tregues
Ky botim i dytë i Fjalorit Historik të Kosovës, i rishikuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme, i jep lexuesit informacione më të fundit për Kosovën dhe popullin e saj deri në mes të vitit 2010, duke përfshirë kështu periudhën e administrimit ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, dhe më tej.
Kosova është një tokë e lashtë, por që mediumet dhe bota perëndimore në të vërtetë e 'zbuluan' vetëm gjatë luftërave jugosllave të viteve 1990 të shekullit të kaluar, fillimisht thjesht si një re tjetër e zezë që u shfaq në horizont, diku përtej Bosnjës. Që prej atëherë, u vërshuan një varg botimesh brenda një kohe relativisht të shkurtër, pjesa më e madhe e të cilëve fokusoheshin tek lufta e Kosovës e viteve 1998-1999, shtypja e tmerrshme politike dhe gjendja tejet e rëndë e të drejtave të njeriut nën regjimin serb, kriza humanitare dhe ushtarake që u shkaktua si pasojë e tyre, çështja shumë e kontestuar e statusit dhe pavarësisë, si dhe politika ndërkombëtare që lidhej me të. Pavarësisht nga gjithë kjo vëmendje dhe nga prania e institucionalizuar e bashkësisë ndërkombëtare për prej vitit 1999, Kosova ende nuk është fort e njohur si vend.
Fjalori Historik i Kosovës orvatet ta balancojë këtë problem dhe ta paraqesë Kosovën në një kornizë më të gjerë. Ai përqendrohet jo vetëm tek shumë prej çështjeve të mësipërme, që sigurisht, ende ia vlen t'u kushtohet vëmendje, por shpreson gjithashtu t'i japë lexuesit të interesuar informacione për Kosovën si një vend me një kulturë të pasur dhe histori të gjatë, ose më mirë, si një vend me disa kultura dhe, siç mund të thotë dikush me paksa ironi, me disa histori. Kosova është më tepër se sa një krizë problematike sigurie për Perëndimin. Ajo është një vend i ri evropian, me rreth dy milion banorë, një tokë poetësh dhe shkrimtarësh, piktorësh dhe skulptorësh, dijetarësh dhe artistësh. Është një tokë monumentesh kulturore, ndër të cilat xhami osmane me zbukurime të imta dhe kisha e manastire të vjetra ortodokse, tregje orientale, fushëbeteja e peizazhe të mahnitshme. Kosova është një vend me burime të konsiderueshme natyrore dhe një popullsi të re e optimiste, të etur për ta bërë atdheun e vet pjesë përbërëse të Evropës. Ajo është një demokraci e re me potencial të madh, por që, padyshim, ka trashëguar shumë probleme të mëdha nga e shkuara e errët.
Pjesa më e madhe e 475 zërave që përfshihen në botimin e dytë të këtij Fjalori Historik të Kosovës u kushtohen njerëzve dhe personaliteteve. Këta nuk janë vetëm figura historike, por edhe figurat të sotme publike dhe udhëheqës politikë, si dhe individë që kanë dhënë kontribute të shquara në arte dhe shkencë.
Pa lënë pas dore pakicat kombëtare të serbëve, boshnjakëve, romëve dhe turqve, ky vëllim niste nga realiteti i Kosovës së sotme të pasluftës, si një vend kryesisht shqipfolës. Në përputhje me këtë, aty ku nuk specifikohet ndryshe, zotat për personat bëjnë fjalë për individë nga grupi i shumicës shqiptare, i cili përbën rreth 92 për qind të popullsisë.
Thuhet shpesh që popujt e Ballkanit kanë marrë përsipër më tepër histori nga ç'mund të mbajnë. Shpresojmë që ky vëllim t'ua lehtësojë disi lexuesve barrën e të kuptuarit të kësaj historie dhe t'i ndihmojë ata ta njohin Kosovën, anëtaren e re të familjes evropiane.

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u shtuan në numër dhe përhapën ngulimet e tyre në mbarë trevat jugperëndimore të gadishullit. Me kalimin e kohës, si dhe me gjallërinë e këmbënguljen që i kanë në gjak, e me shumë fat, ata erdhën e zunë vendin që kanë sot në radhën e shteteve kombëtare të Europës. Mirëpo, edhe sot, në të hyrë të shekullit XXI, termi 'shtet kombëtar në Europë' nuk eshtë krejtësisht i përshtatshëm për shqiptarët. Jeta e tyre dhe kultura e tyre janë ato të një vendi në zhvillim, të një vendi të Botës së Tretë që lufton për të mbijetuar në të gjitha kuptimet e kësaj fjale. Në pikëpamje materiale, ata kanë qenë të privuar nga gjithçka përveç gjërave më të domosdoshme për të mbajtur frymën gjallë. Madje, zhvillimi historik, politik, ekonomik dhe kulturor i shqiptarëve ka qenë aq i mundimshëm sa që ata që i njohin mirë nuk mund të mos mahniten se si kanë arritur të mbijetojnë si popull. Vetëm në një kuptim kanë qenë të pasur shqiptarët. Kultura popullore tradicionale e tyre, e cila ka ardhur e është zhvilluar gjatë shekujve në kushtet e një veçimi relativ, paraqet një begati befasuese elementesh. Megjithatë, kjo kulturë, pa dijen e së cilës Ballkani kurrsesi nuk ka si të kuptohet, ka mbetur pak e njohur për botën Perëndimore, madje edhe ndër antropologët dhe etnografët që merren posaçërisht me Ballkanin. Punimi që po paraqesim këtu synon ta mbushë këtë zbraztësi, sado në mënyrë modeste. Thelbi i këtij Leksiku të Kulturës Popullore Shqiptare janë besimet. Ai në masë të madhe përqëndrohet në figurat e mitologjisë shqiptare, të besimeve fetare, të bashkësive, urdhrave dhe sekteve fetare që kanë qenë të pranishme në Shqipëri, të shenjtëve e shenjtorëve, burra e gra, që kanë luajtur rol në besimet e shqiptarëve, të vendeve të shenjta e objekteve të kultit, të festave kalendarike, të ritualeve e të bestytnive popullore. Të lidhura ngushtë me botën e besimeve e të bestytnive janë ato që, në një kuptim të përgjithshëm, mund të cilësohen si doke e zakone popullore. Edhe këtyre u është dhënë vend i bollshëm, sikundër u është dhënë edhe një numri zërash kushtuar disa veçorive me lidhje anësore me të parat - veçori të larmishme, si doket e lidhura me lindjen, martesën dhe varrimet e të vdekurve, doket gjinore, gjakmarrja e institucionet e të drejtës dokesore shqiptare. Shumë aspekte të kulturës popullore të palidhura me besimet, doket e zakonet, sikundër janë muzika popullore, arti dhe kultura materiale nuk janë përfshirë. Megjithatë, në një libër të tillë është e vështirë të përcaktohen kufijt e saktë se çfarë përbën kulturë popullore e çfarë nuk përbën. Rruga e ndjekur brenda këtij kuadri të përgjithshëm ka qenë më fort eklektike se e ndarjes së prerë të kufijve. Ky Leksiku të Kulturës Popullore Shqiptare paraqet dhe jep për herë të parë në gjuhën angleze një gamë të gjerë informacioni të panjohur ose pak të njohur në Perëndim. Madje një pjesë të mirë të këtij informacioni e kanë humbur edhe vetë shqiptarët e sotëm. Në këto rrethana, ky fjalor mund të shërbejë si bazë të dhënash për lexuesit dhe studiuesit e një numri fushash. Aty ku ka qenë e mundur, në ndihmë të atyre që duan të thellohen më tej, janë paraqitur të dhëna bibliografike të hollësishme. Kultura popullore shqiptare ndodhet sot në një gjendje interesante. Nga njëra anë, sikundër u tha më sipër, ajo është dhe paraqitet jashtëzakonisht e begatë, sidomos duke patur parasysh se për dhjetëvjeçarë, madje për shekuj me radhë, shqiptarët kanë jetuar të veçuar nga pjesa tjetër e Europës. Kultura tradicionale e tyre, me shumë elemente e besime që ndofta nuk hasen gjetiu, vazhdon të mbetet një minierë ari për antropologët dhe etnografët. Në disa kuptime, Shqipëria është një muze i gjallë i së kaluarës. Në malet e veriut, për shembull, ende vihen re mbeturina të dukshme të një kulture e shoqërie fisnore, e cila ka ruajtur vlera të forta patriarkale e madje shumë nga prirjet epike të së kaluarës. Nga ana tjetër, kultura popullore në Shqipëri është sot, për fat të keq, jashtëzakonisht e varfër, e varfëruar në mënyrë të ndërgjegjshme gjatë një gjysëm shekulli diktature staliniste. Regjimi komunist që sundoi në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë së kohës (1944-1990) u përpoq me të gjitha mënyrat për të krijuar 'njeriun e ri socialist,' duke shkatërruar gjithçka para tij. Nën sundimin e Enver Hoxhës (1908-1985), të gjitha besimet dhe zakonet paramarksiste mendoheshin se binin në kundërshtim dhe vinin në rrezik ndërtimin e socializmit dhe pushtetin e Partisë e, për rrjedhojë, të paktën në pjesën më të madhe, u fshinë nga mendjet, zemrat dhe shpirti i shqiptarëve. Si pasojë e drejtpërdrejtë e diktaturës staliniste, të paktë janë sot në Shqipëri ata individë që dijnë diçka për traditat e tyre popullore, për shembull për mitologjinë shqiptare ose për fenë dhe besimet popullore. Mirëpo, një pjesë e mirë e asaj çka ka humbur në Shqipëri fatmirësisht është ruajtur në kulturat më tradicionale të bashkësive shqiptare në Kosovë e në Maqedoninë perëndimore. Disa elemente arkaike gjithashtu janë ruajtur gjatë shekujve në ngulimet e vjetra shqiptare të Italisë jugore e të Greqisë. Sidoqoftë, është koha që kjo kulturë popullore tradicionale të studiohet me imtësi para se të ikë e të zhduket përgjithmonë. Disa arritje janë shënuar ndër vite nga studiues shqiptarë vendës, të cilët kanë regjistruar, dokumentuar, kataloguar e botuar vepra të rëndësishme, sidomos në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe në Institutin e Kulturës Popullore të Tiranës. Po ende mbetet shumë për të bërë. Nëse ky vëllim jep ndihmesë për të zgjuar interesime për këtë fushë ose për kulturën shqiptare në përgjithësi, atëhere mund të thuhet se synimi kryesor është arritur. Më mbetet të shpreh falënderimin tim për shumë veta, që nga studiuesit dhe specialistët deri te blegtorët e bujqit, që kanë dhënë ndihmesën e tyre me dijet, mendimet, kohën dhe interesimin e shfaqur për këtë projekt. Për ndihmën e një natyre më konkrete do të përmendja në veçanti Heinz Bothien-in (Frauenfeld), Bardhyl Demirajn (Mynih), Arthur Liolin-in (Boston), Abdurrahim Myftiun (Tiranë), Joan Pelushin (Korçë) dhe Frances Trix-in (Ann Arbor). Shestimi i këtij libri nisi në muajt e parë të vitit 1998, në një kohë kur revoltat e vitit 1997 i kishin shkatërruar tashmë strukturat e shoqërisë e të kulturës popullore në Shqipëri, duke shkaktuar, ndër të tjera, një eksod tjetër masiv të fiseve malësore drejt vendbanimeve qytetëse pranë brigjeve të detit. Ishte gjithashtu koha kur hegjemonia e huaj, me strategjinë e saj të mbrapshtë të spastrimit etnik dhe urrejtjes së verbër, po orvatej të fshinte e të zhdukte kulturën shekullore, po ende të brishtë, të shqiptarëve të Kosovës, një kohë kur gjenocidi në Ballkan përsëri po ngrinte kokën e vet të shëmtuar. Për shqiptarët, vështirësitë dhe privacionet gjithmonë kanë qenë pjesë e jetës. Mbetet të shpresojmë që populli i shumëvuajtur i Kosovës e i Shqipërisë të rimëkëmbet dhe, me energjinë dhe vrullin e vet tradicional, të kapërcejë vështirësitë e papërshkrueshme të kohës së sotme. Shkurt 2000 |