Titulli: Kurban
Origjinali: Kurban Gjinia: Kujtime Autori: Edi Rama Shtëpia botuese: Dudaj Viti: 2011 Fq. 444 Pesha: 0.58 kg ISBN: 978-99943-0-233-8
S'ka më bukur se sa e ka thënë në fundin e muzgut të thellë të jetës së tij një burrë i moçëm, themelues shkollash shqipe në bregun e ashpër të Jonit, të cilit fati i dha mundësinë të jetojë Shqipërinë e një shekulli të plotë, nga vitet e fundit 800' nën Turqinë, në vitet 990' të postkomunizmit shqiptar, Panajot Gjiknuri e kishte emrin, kur nipi i tij e pyet: "Si të duket kjo kohë, o gjysh?" dhe plaku u përgjigj: "Shqipërinë më të varfër e kam parë, por më të çoroditur se sot asnjëherë!".
"Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu. Edi qoftë që e ka këtë guxim; ne librin e lexojmë si program politik dhe vlerat e vërteta do mund t'ia masim vetëm në të ardhmen."
Ardian Klosi
"Një rrëfim i shkruar me një frymë për Shqipërinë reale dhe Shqipërinë e mundshme, në traditën më të çmuar të publicistikës shqiptare, nga pena e një njeriu të cilin dëshira për të sjellë shumëçka të re e gozhdoi në kufirin midis të dyjave; një manual i qytetarisë shqiptare post - komuniste, sot të rrezikuar si kurrë më parë nga vërshimi i kaosit, halldupërisë dhe maskarallëkut."
Ardian Vehbiu
"Ky është rrëfimi i Edi Ramës për rrugëtimin e tij njëmbëdhjetëvjeçar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por, jo vetëm kaq. Me një qasje krejt origjinale, Edi Rama na sjell reflektimet e tij për të sotmen, dhe, në njëfarë mënyre, vizionin e tij për të ardhmen, duke e kthyer padyshim këtë libër në një formë mjaft interesante të komunikimit politik."
Pirro Misha
Edi Rama u lind më 4 korrik 1964. Në vitin 1986 kreu studimet e larta për pikturë në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku dhe u angazhua aktivisht në lëvizjen kundër regjimit totalitar. Ka shkruar vijimësisht në shtypin opozitar të viteve 90' dhe ka qenë bashkautor në disa botime publicistike. Ka botuar gjithashtu një pasthënie origjinale në librin e përkthyer prej tij të piktorit të famshëm rus Vasilij Kandinsky (1996), si dhe një libër arti me vizatime, shkrime e dokumenta personalë (2009). Për 11 vjet ka drejtuar Bashkinë e Tiranës dhe aktualisht është kryetar i opozitës.
|
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/12/18
Edi Rama :Kurban
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment