2011-12-18

Akademia e Shkencave Shqiptare :Ismail Kadare, i denjë për çmin Nobel për letërsi




Zbulohet ftesa e suedezëve dhe letra e plotë e Akademisë së Skencave Shqiptare .
Me kërkesë të Akademisë Suedeze, Akademia Shqiptare e Shkencave bën propozimin e saj për kandidatin e mundshëm për Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2012. Përmes një njoftimi për shtyp, Akademia Shqiptare bëri me dije se këshilli ekzekutiv i kësaj akademie i propozoi Akademisë Suedeze që ky çmim prestigjioz t’i shkojë shkrimtarit Ismail Kadare. Qysh në muajin tetor, Akademia Suedeze i ka dërguar Akademisë Shqiptare ftesën zyrtare që brenda datës 31 janar 2012 të dërgohej emri, ose emrat e kandidatëve për çmimin “Nobel”. Në ftesën e nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Komitetit të Nobelit thuhet se të drejtën e zgjedhjes e kanë të gjithë anëtarët e akademisë, apo seksioni i posaçëm letrar. Ftesa ishte e dërguar në gjuhën suedeze, angleze, franceze e gjermane dhe rekomandohej të shpërndahej tek të gjithë ata akademikë që kishin si fushë interesi pikërisht letërsinë moderne. Në ftesën, një kopje të së cilës ne kemi siguruar, shkruhet si më poshtë:
“Në emër të Akademisë Suedeze, ne të nënshkruarit, që përbëjmë Komitetin e Nobelit, kemi nderin t’ju ftojmë ju të nominoni, me të shkruar, një kandidat (ose kandidatët) për Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2012. Një paraqitje e arsyeve për nominimin është e dëshirueshme, megjithëse jo esenciale. Me qëllim që të merret në konsideratë, propozimi juaj duhet të dorëzohet pranë Komitetit të Nobelit, të cilit i është besuar përgjegjësia për të përgatitur diskutimin e Akademisë për çmimin, jo më larg se 31 janari i vitit 2012. Komiteti i Nobelit do të shqyrtojë nominimin tuaj, i cili duhet të jetë firmosur nga nominuesi, në konfidencialitet të plotë dhe pritet që dhe ju të respektoni konfidencialitetin që kërkon”. Në përgjigje të kësaj ftese, Akademia Shqiptare dërgoi propozimin e saj për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i saj. Në propozimin e firmosur nga kryetari Gudar Beqiraj, jepej edhe motivacioni përkatës në lidhje me këtë kandidaturë. “Sipas këndvështrimit tonë, ai është i denjë për të merituar çmimin “Nobel”, i cili gëzon një prestigj kaq të lartë ndërkombëtar”, shkruhej në këtë letër. Bashkëngjitur ishte edhe jetëshkrimi i shkrimtarit dhe lista e gjatë e veprave të tij të botuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe e përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës. Kjo nuk është hera e parë që ASH i dërgon propozimin e saj Komitetit të Nobelit dhe sërish për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili prej vitesh qarkullon si një ndër kandidatët kryesorë për të marrë këtë çmim.
Akademia e Shkencave propozon Kadarenë
Subjekti: Propozimi për Çmimin Nobel në Letërsi
Të nderuar zotërinj!


Në emër të Këshillit Ekzekutiv të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kemi nderin t’i propozojmë Komitetit të Çmimit Nobel që Çmimi Nobel për Letërsinë për vitin 2012 t’i shkojë shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Duke njohur vlerat e tij të veçanta si një njeri i artit dhe i kulturës, ky shkrimtar i madh është zgjedhur si anëtar i jashtëzakonshëm i Akademisë sonë dhe është nderuar me një numër të madh çmimesh ndërkombëtare për një numër të madh veprash, të shkruara në një stil brilant dhe të pasur shqiptar, dhe tashmë i përkthyer në shumë gjuhë të botës. Sipas këndvështrimit tonë, ai është i denjë për të merituar çmimin “Nobel’, i cili gëzon një prestigj kaq të lartë ndërkombëtar.
Po bashkëngjisim një vlerësim të arritjeve të Ismail Kadaresë dhe një bibliografi të veprave të tij letrare.
Me shpresën që propozimi ynë të merret parasysh, ju shprehim respektin tonë të thellë.
Akademik Gudar Beqiraj


Kryetari i Akademisë së Shkencave
Ismail Kadare
Poeti, prozatori dhe eseisti Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, në Shqipëri, në 1936. Ai është shkrimtari më i madh bashkëkohor dhe përfaqësuesi më i shquar i kulturës shqiptare në botë. Ai është anëtar i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe prej vitit 1996 është anëtar i Akademisë Shkencave Politike dhe Etike në Francë. Ai është doktor Honoris Causa i Universitetit të Prishtinës (Kosovë) dhe i Universitetit të Europës Juglindore (Tetovë, Maqedoni), ka marrë gjithashtu “Prix Mondial Cino Del Duca” në 1992, çmimin ndërkombëtar “Man Booker International prize” në 2005 dhe “Princi i Asturias” në 2009. Vepra e tij ka luajtur një rol vendimtar në krijimin e një fizionomie bashkëkohore dhe universale të letërsisë shqiptare. Fuqia e talentit të Kadaresë, kërkimi i tij për forma të reja dhe mënyra shprehjeje dhe shpirti i tij opozitar ndaj ngurtësimit social, historik dhe artistik ka njohur dhe ka hapur horizonte të reja për letërsinë shqiptare, duke u bërë pjesë e letërsisë botërore.

Veprat e Kadaresë janë një shprehje se sa mund të pasurohet kultura universale nga traditat artistike kombëtare të popujve të vegjël me një qytetërim të lashtë, si shqiptarët, që janë një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit. Ai ofron një enciklopedi artistike të jetës shqiptare, një afresk të gjerë të ngjarjeve historike dhe bashkëkohore dhe është një udhëtim në hapësirë, histori dhe shpirtin njerëzor.
Vepra e tij ilustron gjerësinë dhe thellësinë e gjuhës shqipe dhe aftësinë e saj për t’iu përgjigjur kërkesave më të holla të kulturës letrare moderne.

Vepra e Kadaresë portretizon filozofinë, mentalitetin, dramat dhe traditat historike dhe kulturore të popullit shqiptar, të kaluara në filtrin e imagjinatës artistike të shkrimtarit. Ato shprehin identitetin e fortë kombëtar, kulturën e gjallë shpirtërore, rezistencën dhe mbijetesën historike të popullit të shkrimtarit.
Kadare krijon një prozë moderne, duke përdorur gjerësisht paralele historike, udhëtime dhe lidhje me legjenda e mitologji kombëtare e ballkanike. Vepra e tij shquhet nga një poetikë që rrjedh nga bashkimi i aspekteve të ndryshme të narracionit, nga një miksim i reales me irealen dhe fantastiken dhe nga karakteret mozaike të fragmentarizuara të strukturës së tij. Me lidhjen e tij të veçantë me historinë antike të Gadishullit Ballkanik dhe ringjallja e mitologjisë së tij të vjetër, veprat e Kadaresë kanë sjellë në letërsinë europiane dhe botërore një atmosferë karakteristike mesdhetare, duke e pasuruar atë me ngjyrat dhe atmosferën e veçantë të origjinës etnike dhe kulturore. I lindur mes një bote epike legjendash dhe baladash mesjetare, proza moderne e Kadaresë kapërcen barrierat e kohës, duke bërë që të rezonojnë ndërgjegjja dhe mendimi artistik i lashtë dhe mesjetar me mendimin e ndërgjegjen e kohës sonë. Me ripunimin e thellë dhe krijues të lëndës që vjen nga një traditë e lashtë popullore, mesazhi i prozës së Kadaresë në të njëjtën kohë fiton në thellësinë historike dhe merr nota universale njerëzore.

Mesazhi i veprës së Kadaresë është ai i humanizmit, i paqes dhe miqësisë mes popujve.
Kadare, një artist me një vetëdije të fortë kritike, jo vetëm që ka bërë poezi me vlerat shpirtërore të kombit të tij, po ka lënë mënjanë traditat anakronike, mënyrat e vjetruara të mendimit, psikologjinë provinciale, konvencionet e dala mode në jetën e shoqërisë shqiptare.

Me një shpirt disidence kundrejt diktaturës, gjatë së cilës janë shkruar veprat e tij, Kadare ka ndihmuar gërryerjen e themeleve të regjimit komunist në Shqipëri. Ekzili i tij në Francë në vitin 1990 u dha një impuls të menjëhershëm lëvizjeve demokratike në Shqipëri. Për këto cilësi veprat e Kadaresë kanë fituar shumë popullaritet dhe janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, mes të cilave anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, spanjisht, italisht, arabisht etj.

Kritikët në gjithë botën e kanë vlerësuar Kadarenë si një nga shkrimtarët më të shquar të kohëve tona.


Ismail Kadare është një shkrimtar bashkëkohor, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" për letërsi. Dallohet për novela, romane, por ka shkruar dhe poezi dhe kritika. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë...

 Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", 1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).

 Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

 Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

 Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar.

Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

 Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj.

 Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).

 Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.

Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”.

 Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.

 Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar. Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë" pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes.

Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptar si të krishter - perëndimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur", thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishter dhe mysliman.

 Në 2009 ai u nderua me Diplomë Nderi i Shkencave Sociale dhe Komunikimit institucional ndër Universitetit të Palermos në Sicili, kërkuar me forcë dhe dëshirë nga arbëreshëvet të Piana degli Albanesi. Ismail Kadare është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

  Tituj të veprave

Frymëzime djaloshare poezi - 1954

 Endërrime poezi - 1957

Shekulli im poezi- (1961)

 Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963

 Përse mendohen këto male poezi - 1964

Dasma - 1968 Motive me diell poezi - (1968)

 Kështjella - roman - 1970

Kronikë në gur - roman - 1971 Koha (1976)

Dimri i madh - roman - 1977

 Ura me tri harqe - 1978

 Kush e solli Doruntinën - roman - 1979

Prilli i thyer - 1980

Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980

Nata me hënë - 1985

 Koha e shkrimeve - 1986

 Koncert në fund të dimrit - 1988

Vepra Letrare - 1981-1989

Dosja H - 1990

 Piramida - 1992

Shqipëri - 1995

Pallati i ëndrrave - 1996

 Dialog me Alain Bosquet - 1996

 Spiritus - roman- 1996

 Kushëriri i engjëjve - ese- 1997

Poezi - 1997

 Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri. ISBN 9992730161, ISBN 9789992730164. (scribd.com) - ese - 1998

Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998

Ikja e shtërgut - tregim - 1999

 Qorrfermani - roman - 1999

 Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999

Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000

 Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000

 Breznitë e Hankonatëve - 2000

 Vajza e Agamemnonit - 2000

 Bisedë përmes hekurash - 2000

Elegji për Kosovën - 2000

 Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000

 Unaza në kthetra - 2001

 Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)

Qyteti pa reklama - roman - 2001

 Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002

 Princesha Argjiro -lektyrë - 2003

Pasardhësi - roman - 2004

 Shkaba - 2004

Ftese ne studio - 2004

 Dantja i pashmangshëm - 2005

 Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006

 Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006

 Hija (roman) - 2007

 Spiritus - 2007

Çështje të marrëzisë

 - Poshtërimi në Ballkan

- Muzgu i perëndive të stepës

- Darka e gabuar - roman - 2008

 E penguara - roman - 2009

Aksidenti - roman - 2010

Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi

Ditë kafenesh - novelë

 Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010

 Stinë e mërzitshme në Olymp

 Vepra 1

 Vepra 2

Vepra 3

Viti i mbrapshtë Princesha Argjiro -lektyrë - 2003

Mbi krimin në Ballkan.

Letërkëmbim i zymtë - 2011

  Skenare filmash Time of the Comet (2008) Cendres et sang (2009) Abril Despedaçado (2001) Avril brisé (1987) Të paftuarit (1985) Il Generale dell'armata morte (1983) Ballë për ballë (1979) Radiostacioni (1979) Kur vjen nëntori (1964)

  Mirënjohjet Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë Man Booker International Prize, Britani, 2005 Premio Príncipe de Asturias de las Letras, Spanjë, 2009 .


Shikoni edhe këto shkrime:





  Nderime

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.

 Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

 Ismail Kadare më 23.06.2009 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, "Princi i Asturias per Letersi", nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë.

 Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi.

 Ky çmim u akordohet personave, institucioneve, puna krijuese ose kërkimore e të cilëve perfaqëson një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsise apo gjuhësisë. Fituesja e cmimit "Princi i Asturias per Letërsi" në vitin 2008 ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi per veprën e saj të shkëlqyer, në mbrojtjen e dinjitetit të grave.

 Kadare, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për roman Ismail Kadare është fituesi i çmimit “Rexhai Surroi” për roman për vitin 2009. Juria e përbërë nga akademikët Sabri Hamiti e Eqrem Basha dhe dr. Bardh Rugova, nga prodhimi i pasur i sivjetshëm i romanit shqiptar veçoi “Darkën e gabuar” të këtij shkrimtari të madh, tashmë përmasash ndërkombëtare.

 Eqrem Basha në emër të anëtarëve të jurisë arsyetoi vendimin për të shpërblyer romanin e Kadaresë. ““Darka e gabuar”, e botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, në këtë vit vjen si një yll i ri në universin Kadare duke iu rikthyer vendlindjes Gjirokastrës dhe duke rimarrë temën e Luftës së Dytë Botërore, kthesat historike që sollën vendosjen e diktaturës dhe pikat më të ndjeshme të ngjarjeve që përmbysën fatin shqiptar.

 “Darka e gabuar” të kujton “Darkën e fundit” biblike, misteret dhe magjinë e saj, të ardhura tek ne me mjeshtërinë e lojës filigranike në kufijtë e reales dhe të fiktives, historikes dhe artistikes”, ka cituar Basha vendimin e jurisë.

Teksa priste të pushonin duartrokitjet disaminutëshe për laureatin e vitit 2009 të çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, vetë Ismail Kadare, ndonëse u shpreh se nuk kishte fjalë specifike për të përshkruar nderin e fitimit të këtij çmimi, citoi disa fjalë të poetit Naim Frashëri, por të modifikuara në mënyrën kadariane.

 “E kam shumë të vështirë për të thënë diçka të veçantë, por ajo që më vjen ndërmend është vargu i poemës “Bagëti e bujqësi” e poetit Naim Frashëri, që i dedikohet Shqipërisë e që thotë: “Nata atje është tjetër natë e dita tjetër ditë”, teksa unë duke perifrazuar këto vargje më duhet të them se çdo udhëtim në Kosovë është tjetër udhëtim dhe çdo çmim këtu është tjetër çmim”, ka thënë Kadare.

 Për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare ardhja në Prishtinë për të pranuar çmimin “Rexhai Surroi” për vitin 2009 për letërsi ishte diçka e pakontestueshme.

 Ndonëse në rrethana të jashtëzakonshme, ai kishte vendosur të vinte dhe ta pranonte vetë me dorën e tij këtë çmim. “Për këtë që erdha sot në Prishtinë, kam një histori për të treguar.

 Rruga ishte tepër e vështirë, kam ndërruar dy aeroplanë nga Parisi deri në Prishtinë, në një kohë të vështirë e të mundimshme që mbretëroi dje në gjithë Evropën”, i tha Kadare “Kohës Ditore” pas ceremonisë së ndarjes së çmimit “Rexhai Surroi”.

 “E çmoj personalisht shumë këtë çmim dhe ky fakt më bëri të vija gjithsesi dhe të asistoja në ndarjen e çmimit “Rexhai Surroi”. Çmimi është i rëndësishëm, çdo shkrimtar shqiptar do ta donte shumë”, tha Kadare duke kërkuar ndjesë. I duhej të nisej menjëherë për në Paris, por nuk la pa e thënë edhe një fjalë.

“Çdo çmim që jepet në Kosovë është shumë i mirëseardhur”.

Gjenerali i ushtrise se vdekur, Ismail Kadare

Gjenerali i ushtrisë së vdekur” doli për herë të parë në bullgarisht (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht 


(1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur 


shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor. 

Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, romanit më të njohur



 në botë të Kadaresë, kurse greqishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, 


anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij. Por gjuhët dhe letërsitë 


ballkanike nuk kishin as mundësinë dhe as besueshmërinë e mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të tyre. 

Në këtë endje prove “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sikurse dhe romanet e tjerë më vonë, kërkonte 



hapësirat e veta të mëdha për të cilat ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i tij ishte i ngushtë për 


të. Shqipëria zyrtare, që i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellta me krejt Perëndimin, vetëm me Francën 


kishte lejuar një lloj marrëdhënieje. 

Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht, sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati “Gjenerali i ushtrisë 



së vdekur” (1968) e ka lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë, në qendrën botërore të provës dhe të


 miratimit të vlerave të mëdha letrare.






Prilli i thyer, Ismail Kadare


Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për 


tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja 


janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e 


tragjedisë.”

Në rrafshnaltën ku udhëtojnë Besian Vorpsi dhe gruaja e tij kjo mundësi është një realitet shumëshekullor. 



Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në krahinën e Mirditës, një rrafshnaltë e izoluar nga pjesa tjetër 


e vendit, pa rrugë të denja për këtë emër, dhe bastion katolik e tradicionalist. Këtu, në këtë atelie të tragjedisë 


shkrimtari ka përqendruar karakteristikat e kanunit (domethënë canon, e drejta zakonore) të shumë krahinave 


të veriut e të lindjes, të marra nga përshtypjet e mbledhura gjatë qëndrimit të tij në veri, në fund të viteve ’70


. Kështu, personazhi i Ali Binakut është huajtur nga realiteti: Binak Aliu, që është emri i tij i vërtetë, ishte një 


nga figurat e shquara të Verilindjes së Shqipërisë në fund të shekullit XIX.

Meqenëse ne kemi të bëjmë me një kanun të ngjeshur, të pasuruar, tragjedia ka të gjitha mjetet e mundshme 



për t’u shprehur. Romani ilustron nenet më të shquara zakonore të këtij kanuni të tmerrshëm.


Kush e solli Doruntinen, Ismail Kadare



Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak 

kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai 

rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve. Si ai që mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas

 një legjende romantike, baladës së Konstandinit dhe Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e

 njëherazi më politik. Meqë gjallojnë shumë motërzime të kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është 

dukur më e pasur dhe më e fisme, domethënë, atë të arbëreshëve, shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut 

qysh në mesjetë. Ndoshta këta emigrantë, që janë larguar që   me ardhjen e osmanëve, janë më të aftët për të

 ruajtur të gjallë një legjendë të tillë, duke ndier se kanë gjëra të përbashkëta me këtë Konstandinin që vete 

dhe vjen midis jetës dhe vdekjes.

Pak shkrimtarë shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë baladë, por Kadareja e ka përdorur herët, qysh më 1962, 



në kohën kur hidhte në letër belbëzimet e para të “Muzgut të perëndive të stepës”. Pasi ishte shfaqur fare 


shkurt te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, legjenda së cilës shkrimtari nuk ia kishte shterur mundësitë, mori 


përmasën e vet romaneske me “Kush e solli Doruntinën”.


Keshtjella, Ismail Kadare



Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i 

paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë

 vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha 

të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror. Më se një dUzinë grupesh 

etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në 

mënyrë hierarkike, përbëjnë kontingjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet 

ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake - 

që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.

Në fillim mënyra e tregimit të këtij romani është irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga



këndvështrimi i pushtuesve të mëvonshëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrin të hedhë


 dritë mbi karakterin psikologjik të kundërshtarit. Tursun Pashai karakterizohet nga një pasion i çmendur për 


pushtet, i cili e kthen mënyrën e tij të të vepruarit në një refleks të ulët, të pamenduar. Nga ky rrethim varet 


tërë nderi i tij personal, asnjë përllogaritje politike nuk ka më rëndësi...


Hija, Ismail Kadare


Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast 

pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që 

kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.

Kjo metaforë danteske nuk është pa vend, kur bëhet fjalë për brendinë e veprës, por pikësëpari edhe për 

fatin e saj: paraqitur në version gjysmë të koduar në vitet 1984-1986, dorëshkrimi u depozitua në një kuti 

bankare në Paris, sipas një urdhri dhënë botuesit për ta botuar menjëherë në rast “aksidenti” që mund t’i 

ndodhte shkrimtarit. Në njëfarë mënyre, vepra kishte kapërcyer kufirin e ferrit në vend të autorit të saj. Por 

romani nuk kufizohet në ndryshimet lidhur me këtë argument. Në Perëndim, tregimtari zbulon në mënyrë 

graduale se nuk i përket, në të vërtetë, botës së të gjallëve, se është “i ngrirë” nga vdekja, mbretëria e së cilës 

shtrihet në Lindje. Koha e shkurtër dhe kushtet e qëndrimit, ankthi i kthimit nuk i japin ngrohjen e shpresuar: 

atij i duhet të niset për t’u mbyllur në vendin e tij, për t'u futur në arkivolin e tij, si personazhet e baladave të 

lashta (kujtojmë Konstandinin dhe motrën e tij Doruntinën, rreth të cilëve kjo temë bëhet gjithnjë e më e 

pranishme gjatë gjithë faqeve të librit). 

Aksidenti, Ismail Kadare



Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që 

do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një 

qytet të Europës.

Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej 

në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.

“Në këtë vepër magjistrale, thuhet në paraqitjen e botimit francez, Kadare është përpjekur të tregojë të 

patregueshmen: një histori dashurie apo nj histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si 

një maskë? Pyetja, gjer në mbarim të librit, nuk i ndahet lexuesit.”


Një roman ambicioz (pjesë nga fjala hyrëse)

Romani i fundit i Ismail Kadaresë, pa dyshim, do t’i befasojë lexuesit e tij të zakonshëm. Periudha komuniste,

 edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht 

qendrore. Flitej me shaka se në tërë veprat e këtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie 

poshtë me “Aksidentin”, i cili ka të bëjë kryesisht me natyrën e marrëdhënieve dashurore. Një çift që jeton një 

dashuri të gjatë, edhe pse shumë të stuhishme, përfundon në një humnerë, pas gabimit të një shoferi taksie. 

Kryhet një hetim, në përpjekje për të rindërtuar ditët e fundit të viktimave.

Si gjithmonë, te Kadareja është e pamundur të vendosësh fakte. Realja të shpëton, përvidhet, tretet ose merr 

forma që sfidojnë logjikën. Nuk bëhet fjalë për subjektivitetin e thjeshtë njerëzor ose të mosrrjedhshmërisë së

 dëshirës ose të rindërtimeve. Realiteti ka të bëjë me tjetër gjë. Të gjallët nuk janë veçse përdorues të një 

universi, që i shohin veç dukjen.

Kadareja, atëherë kur jetonte nën diktaturën staliniste dhe të turpshme të Enver Hoxhës, nuk pati kurë 

mundësi të trajtonte temën e seksualitetit. Në këtë vepër, ai i kushton një vend të paparë më parë. Megjithatë, 

erotizmi merr aspektin shqetësues të shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete.

Ky roman ambicioz, kundër rrymës – e pakta që mund të themi për të – shkëlqen në një arsyetim të 

stërholluar, tepër tërheqës, që bëhet magjepsës me të gjitha pistat që hap. Raportet e çiftit kthehen në një 

antropologji të thurur me tregime të panumërta, të para si “rrëfimi i të vdekurve”. Kadareja gjykonte dikur se 

censura staliniste kishte vrarë para kohe në trurin e tij “qelizat pararojë, vetë ato që ripërtërijnë artin” (Bisedë

 me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftë, disa prej tyre duhet t’i kenë rezistuar goditjes... Hetuesi, në 

fund të romanit, jep frytin e përsiatjes së tij në shkëmbim të pasqyrës që do të marrë me vete në varr. Ai 

harton një testament, duke dëshiruar që varri i tij të hapet pas një mijë vjetësh, sepse është i bindur se 

“pasqyrat, te të cilat gratë zbukuroheshin përpara se të putheshin, ose të vriteshin, diçka thithnin prej tyre. 

Mirëpo në këtë botë shërfillëse askujt nuk i kishte rënë ndërmend të merrej me to”.


-----------------------

(Fragment nga libri "Gjenrali i ushtrisë së vdekur" ) 

Në hotel Dajti gjenerali e ndjeu veten mirë. Ai shkoi në dhomën e tij dhe ndërroi uniformën. Pastaj zbriti në holl dhe porositi një bisedim telefonik me shtëpinë.
Gjenerali, prifti dhe tre shqiptarët u ulen në një tavolinë. Ata biseduan për gjera të ndryshme dhe të parëndësishme. U shmangeshin bisedave politike dhe shoqërore. Gjenerali ishte shumë serioz dhe i sjellshëm. Prifti fliste pak. Gjenerali dha të kuptonte se ai ishte kryesori, megjithëse prifti fliste më pak. Ai foli për traditat e bukura që ka krijuar njerëzimi në lidhje me varrimin e ushtareve. Përmendi grekët e trojanët, që varrosnin njerëzit me aq madhështi në pushimet midis luftërave. Ai ishte shumë entuziast për misionin e tij. Do ta kryente shumë mirë këtë mision të rëndë dhe të shenjtë. Mijëra nëna prisnin bijtë e tyre. Ato kishin njëzet e ca vjet që prisnin. Është e vërtetë se kjo pritje ndryshonte pak nga ajo pritja tjetër, kur ato shpresonin, t'u ktheheshin të gjalle bijtë e tyre, por, sidoqoftë, edhe të vdekurit priten. Ai do t'u çonte nënave eshtrat e bijve të tyre, që gjeneralët budallenj nuk ditën të udhëhiqnin në luftë. Ai ishte krenar për këtë. Ai do të bënte çmos.
  • Zoti gjeneral, telefoni... Gjenerali u ngrit plot gjallëri.
  • Më falni, zotërinj. - Me hapa të gjatë dhe madhështore shkoi në portinerinë e hotelit.
Po aq madhështor u kthye. Shkëlqente i tëri. Në tryezë pinin konjak dhe kafe. Biseda ishte më e ngrohtë. Gjenerali përsëri dha të kuptohej se ai ishte kryesori në këtë mision, sepse prifti, megjithëse kishte gradën kolonel, në këtë rast ishte vetëm një përfaqësues shpirtëror. Ai ishte kryesori dhe mund të hapte çfarë bisede që të donte: për konjakët, kryeqytetet, cigaret. E ndiente veten shumë mirë në këtë sallon hoteli, me këto perde të rënda, me këtë muzikë të huaj, bile, më tepër se të huaj. Ai u habit dhe vetë nga i erdhi kështu papritur kjo dashuri për konfortin, për të gjitha objektet që shikonte rreth e rrotull në sallonin e hotelit, duke filluar nga kolltukët e rehatshëm e gjer të zhurma e këndshme që bënte makina e ekspresit të kafes. Me tepër se dashuri, ndoshta ishte një ndjenjë malli e parakohshme për diçka që e ndiente se do ta braktiste për një kohë të gjatë.
Gjenerali ishte i gëzuar. Shume i gëzuar. As vete nuk e dinte përse i erdhi kjo valë gëzimi e papritur. Ky ishte gëzimi i udhëtarit që gjen një strehë pas një udhe të rrezikshme në mot të keq. Ajo gota e vogël e verdhë e konjakut nisi t'i dëbonte përherë e më shumë pamjen e irnosur e kërcënuese të maleve, që edhe tani në tavolinë e shqetësonte herë pas here. Si një shpend krenar i vetmuar... Befas e ndjeu veten tepër të fuqishëm. Trupat e dhjetëra mijëra ushtarëve, të futur në toke, pritën kaq vjet ardhjen e tij dhe ja, ai erdhi që t'i ngrinte ata nga balta dhe t'ua kthente prindërve dhe të afërmve. Ai erdhi si një Krisht i ri, i pajisur me harta, lista dhe shënime të pagabueshme. Gjeneralët e tjerë i udhëhoqën këto kolona të pafundme ushtaresh drejt disfatave dhe asgjesimit, kurse ai erdhi që t'ua shkëpuste harrimit dhe vdekjes atë diçka që kishte mbetur prej tyre. Ai do të endej varrezë me varrezë, kudo, mbi ish-fushat e luftëtarëve, me qëllim që t'i gjente të gjithë të zhdukurit dhe të humburit. Në luftën e tij me baltën nuk do të njihte disfatë, sepse ai ishte pajisur me forcën magjike të statistikave të përpikta.
Ai përfaqësonte një vend të madh e të qytetëruar dhe prandaj puna e tij do të ishte madhështore. Në punën e tij kishte diçka nga madhështia e grekeve dhe e trojaneve, diçka nga funeralet homerike. O, si do të mbeteshin me gojë hapur shqiptarët, që mbanin kaq shumë ombrella në duar.
Gjenerali ktheu edhe një gotë. Dhe që atë nate e tutje, çdo ditë, çdo mbrëmje, atje larg në vendin e tij, të gjitha ata që prisnin, do të thoshin për të: Ai tani kërkon. Në shkojmë nëpër kinema, në restorante, në kafe, ndërsa ai i bie kryq e tërthor tokës së huaj dhe kërkon. Kërkon, hap varre. Oh, punë të renda ka, por ai do të dijë t'ia dalë mbanë. Jo meë kot dërguan atë.






Flori Bruqi





Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...